{"id":33433,"date":"2022-11-04T13:11:31","date_gmt":"2022-11-04T12:11:31","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33433"},"modified":"2022-11-04T14:12:14","modified_gmt":"2022-11-04T13:12:14","slug":"une-jam-me-pedagoget-protesta-si-e-drejte-e-njeriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33433","title":{"rendered":"UN\u00cb JAM ME PEDAGOG\u00cbT! PROTESTA SI E DREJT\u00cb E NJERIUT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVal\u00ebt e revolt\u00ebs do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shkundin themelet e kombit ton\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb t\u00eb vendoset drejt\u00ebsia.\u201d (Martin Luther King)<\/p>\n\n\n\n<p>Pedagog\u00ebt e disa universiteteve publike n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb dal\u00eb s\u00ebrish n\u00eb protest\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir rritjen e pag\u00ebs. Protesta e pedagov\u00ebve t\u00eb universiteteve shqiptare ka filluar tre jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur ka filluar edhe viti i ri akademik. Njoftohet gjithashtu se protesta e pedagog\u00ebve shqiptar\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet deri n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin grev\u00ebn e uris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk e ndjej\u00eb veten t\u00eb kualifikuar t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebrkesat e pedagog\u00ebve \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7eshtje midis Sindikat\u00ebs s\u00eb Pedagog\u00ebve dhe qeveris\u00eb Rama. Por dua t\u00eb theksoj nevoj\u00ebn dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e protestave t\u00eb tilla p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri tranzicioni, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e 30-viteve t\u00eb fundit, e cila, qart\u00eb \u201cka mbetur n\u00eb klas\u00eb\u201d, sa i p\u00ebrket zhvillimeve dhe reformave, drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb barbarta dhe zhvillimeve, v\u00ebrtet\u00eb, demokratike n\u00eb krahasim me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs ish-komuniste, madje edhe n\u00eb krahasim me vendet e rajonit ballkanik.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 kam thek\u00ebsua shpesh n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, d\u00ebshiroj t\u00eb n\u00ebnvijoj t\u00eb drejt\u00ebn e protest\u00ebs, si nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe e drejt\u00eb morale, p\u00ebr \u00e7do individ dhe p\u00ebr \u00e7do grup, cilatdo qofshin ankesat dhe k\u00ebrkesat e tyre, p\u00ebrfshir kushtet e pun\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe rrogat. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt pa dallim, n\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb e konsideron veten demokratik, ose \u201cpjes\u00ebrisht\u201d demokratik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar Shqip\u00ebria, vazhdimisht, gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve tranzicion \u201cpost-komunist\u201d, nga organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe mbrojt\u00ebse t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Kam konsideruar dhe konsideroj protestat dhe demonstratat paq\u00ebsore, si nj\u00eb forc\u00eb morale p\u00ebr b\u00ebrjen e ndryshimeve t\u00eb nevojshme n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri si Shqip\u00ebria.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-protestat-si-force-morale-per-te-bere-ndryshimet-e-nevojshme\/\">Frank Shkreli: Protestat si forc\u00eb morale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimet e nevojshme | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 Si p\u00ebrfundim jam p\u00ebrpjekur duke bazuar n\u00eb p\u00ebrvojat p\u00ebrendimore t\u00eb t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut, q\u00eb t\u00eb pasqyroj dhe t\u00eb mb\u00ebshtes k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb themelore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir edhe protestat e student\u00ebve shqiptar\u00eb, vite m\u00eb par\u00eb, t\u00eb cilat fatkeqsisht, filluan p\u00ebr s\u00eb mbari, por pastaj u sabotuan nga forca m\u00eb t\u00eb fuqishme se l\u00ebvizja e tyre. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-edhe-une-jam-me-studentet\/\">Frank Shkreli\/ Edhe un\u00eb jam me student\u00ebt | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimi sot \u00ebsht\u00eb dhe shihet nga t\u00eb gjith\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 rinia shqiptare po largohet masivisht nga trojet shqiptare, si rrejdhim i politikave korruptive t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb paaft\u00eb, q\u00eb tani ka prekur &#8212; me p\u00ebrjashtim t\u00eb ma t\u00eb pasurve n\u00eb vend &#8212; pothuaj t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, p\u00ebrfshir pedagog\u00ebt e universiteteve shqiptare, ajka intelektuale e cil\u00ebsdo qoft\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb bot\u00eb. &nbsp;&nbsp;\u201cShpresa kryesore e nj\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb edukimi i mir\u00eb i rinis\u00eb s\u00eb tij\u201d, ka then\u00eb Desederius Erasmus, fillozofi holandez i shekullit XV. &nbsp;P\u00ebr t\u00eb rivendosur shpres\u00ebn dhe p\u00ebrspektivat p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kultura dhe arsimimi \u2013 pedagog\u00ebt dhe student\u00ebt &#8212; jan\u00eb arma m\u00eb e fuqishme p\u00ebr t\u2019i thyer hovin k\u00ebtyre politikave korruptivedhe shkat\u00ebrruese anti-komb\u00ebtare, q\u00eb po zbrazin Shqip\u00ebrin\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e saj.&nbsp; At\u00ebher\u00eb pse mos t\u00eb ket\u00eb protesta paq\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb edhe nga pedagog\u00ebt, qoft\u00eb edhe grev\u00eb urie?! E drejta e protestave paq\u00ebsore sanksionohet nga nj\u00eb num\u00ebr dokumentesh komb\u00ebtare, evropiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. &nbsp;Kjo \u00ebsht\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera arsye, q\u00eb edhe un\u00eb si individ dhe njeri i lir\u00eb, mb\u00ebshtes t\u00eb drejt\u00ebn e protest\u00ebs paq\u00ebsore edhe p\u00ebr pedagog\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ndoshta p\u00ebrvoja amerikane gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara mund t\u00eb jet\u00eb si m\u00eb e njohura n\u00eb bot\u00eb, sidomos, p\u00ebrvoja e shekullit t\u00eb kaluar, e l\u00ebvizjes paq\u00ebsore t\u00eb Martin Luther Kingut, por edhe veprimtaria paq\u00ebsore e Mahatma Gandit, si shembull i nj\u00eb l\u00ebvizjeje paq\u00ebsore bot\u00ebrore. L\u00ebvizja e Martin Luther King-ut n\u00eb Amerik\u00eb ishte nj\u00eb l\u00ebvizje \u2013 protestash paq\u00ebsore, an\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.&nbsp; Ajo periudh\u00eb cil\u00ebsohet si nj\u00eb periudh\u00eb shprese biblike e Martin Luther Kingut, shpres\u00eb q\u00eb pothuaj askush nuk mund t\u2019a parashikonte- ndoshta as vet\u00eb Martin Luther Kingu \u2013 se nj\u00eb dit\u00eb ajo shpres\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej realitet. I gjith\u00eb aktivizmi i Doktor Martin Luther Kingut n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, vazhdon edhe sot t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb thirrje tep\u00ebr aktuale k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs \u2013 p\u00ebrfshir edhe Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe pse jo, p\u00ebrfshir edhe protest\u00ebn e pedagog\u00ebve shqiptar\u00eb, pasi k\u00ebrkesat e tyre, besoj se, ndon\u00ebse legjitime, shkojn\u00eb p\u00ebrtej rritjes s\u00eb rrogave \u2013 \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin komb\u00ebtar q\u00eb rinia shqiptare dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt intelektuala\u00eb t\u00eb kombit t\u00eb qendrojn\u00eb n\u00eb trojet shqiptare dhe t\u00eb mos p\u00ebrhapen nep\u00ebr Evrop\u00eb p\u00ebr pun\u00eb hamall\u00ebk.&nbsp; Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr toleranc\u00eb dhe kultur\u00eb protestash dhe jo p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime ndaj atyre q\u00eb angazhohen n\u00eb protesta legjitime p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb tyre si qytetar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse sot Amerika konsiderohet si nd\u00ebr vendetem\u00eb demokratike n\u00eb bot\u00eb, as Shtetet e Bashkuara, si shoq\u00ebri dhe si shtet, nuk kan\u00eb qen\u00eb dhe nuk jan\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e p\u00ebrsosur, pa probleme ekonomike, politike, etnike, raciale e tjera.&nbsp; P\u00ebrkundrazi, edhe k\u00ebtu vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me probleme. Por jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se, ajo q\u00eb e dallon Amerik\u00ebn nga shumica e vendeve t\u00eb tjera, ashtu si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fjalim edhe ish-Presidenti i par\u00eb afrikano-amerikan, Z. Barak Obama, \u201c<em>\u00cbsht\u00eb angazhimi dhe mb\u00ebshtetja e k\u00ebtij vendi ndaj disa vlerave universale q\u00eb na e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb korrektojm\u00eb t\u00eb metat dhe mang\u00ebsit\u00eb tona, duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar gjithnj\u00eb si shoq\u00ebri, rrjedhimisht, duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb si shoq\u00ebri dhe si shtet. Liria e fjal\u00ebs dhe e drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb femrat dhe pakicat, t\u00eb demonstrojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb drejtave t\u00eb plota p\u00ebr ta dhe t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur atyre u jan\u00eb mohuar k\u00ebto t\u00eb drejta.\u201d &nbsp;Presidenti Obama ka theksuar me at\u00eb rast se protestat paq\u00ebsore p\u00ebr, \u201cZbatimin e ligjit dhe p\u00ebr administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb rr\u00ebzuar monopolet dhe forcat politike t\u00eb korruptuara dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fund abuzimit t\u00eb pushtetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb media e lir\u00eb zbulon korrupsionin n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe entet qeveritare<\/em>.\u201d Eh, sikur media t\u00eb luante rolin q\u00eb i takon, po t\u00eb ishte k\u00ebshtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ndoshta nuk do t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr protesta, qoft\u00eb edhe paq\u00ebsore, qoft\u00eb sidomos edhe nga pedagog\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Citimet dhe fjalimet e Martin Luther King-ut \u2013 si nj\u00eb trash\u00ebgimi e tij \u2013 megjith\u00ebse jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb periudhe para m\u00eb shum\u00eb se 50-vitesh, ato ting\u00ebllojn\u00eb edhe sot gjithnj\u00eb aktuale, profetike, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, biblike, jo vet\u00ebm p\u00ebr aktualitetin politik dhe shoq\u00ebror n\u00eb Amerik\u00eb sot, por jan\u00eb reflektuese dhe shembull edhe p\u00ebr situata dhe protesta paq\u00ebsore t\u00eb popujve kudo n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshir Shqip\u00ebrin\u00eb sot, pasi ai fliste p\u00ebr vlera morale dhe ndjer\u00ebzore dhe p\u00ebr t\u00eb drejta universale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr \u00e7do individ dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt kudo, pa marr\u00eb parasysh, rac\u00ebn, fen\u00eb ose origjin\u00ebn etnike. Por koha, as demokracia nuk presin pafund p\u00ebr zgjidhjen e problemeve t\u00eb cil\u00ebsdo shoq\u00ebrie, \u00ebsht\u00eb shprehur Dr. Martin Luther Kingu n\u00eb fjalimin e famsh\u00ebm q\u00eb ka mbajtur n\u00eb Katedralen Komb\u00ebtare t\u00eb Uashingtonit, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1968.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ka folur p\u00ebr argumentet e disa personave t\u00eb asaj kohe,&nbsp;t\u00eb cil\u00ebt ankoheshin se problemet nuk mund t\u00eb zgjidheshin menj\u00ebher\u00eb, se duhej koh\u00eb, se koha n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb sh\u00ebronte t\u00eb gjitha plag\u00ebt, sipas tyre. \u201cKoha\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Martin Luther Kingu, \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb mit, e ky mit \u00ebsht\u00eb se koha \u00ebsht\u00eb neutrale, se ajo mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime konstruktive, por edhe p\u00ebr q\u00ebllime shkat\u00ebrruese.\u201d Justifikimin, se koha do i sh\u00ebroj\u00eb t\u00eb gjitha problemet,&nbsp;forcat e err\u00ebta, ka theksuar ai, e kan\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb efektivisht, se forcat e vullnetit t\u00eb mir\u00eb. Koha do ta tregoj\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb ai se, \u201cDo t\u00eb duhet q\u00eb ky brez, eventualisht, t\u00eb pendohet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebmat e forcave t\u00eb err\u00ebta \u2013 dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr fjal\u00ebt dhe veprat e dhun\u00ebs s\u00eb tyre \u2013 por edhe p\u00ebr heshtjen e tmerrshme dhe p\u00ebr q\u00ebndrimet indiferente t\u00eb njer\u00ebzve vullnet mir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt rrin\u00eb duarkryq\u201d, p\u00ebrball\u00eb problemeve me t\u00eb cilat ballafaqohet nj\u00eb shoq\u00ebri. \u201cPa nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe pa p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme nga njer\u00ebzit e vullnetit t\u00eb mir\u00eb, koha n\u00eb vetvete, b\u00ebhet aleate e ngusht\u00eb e forcave primitive t\u00eb stagnimit shoq\u00ebror, politik dhe ekonomik, \u00ebsht\u00eb shprehur Kingu. Duke shtuar se&nbsp;koha p\u00ebr t\u00eb vepruar \u00ebsht\u00eb tani. \u201cK\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb jemi bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb koh\u00ebs duke qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se koha \u00ebsht\u00eb, gjithmon\u00eb, e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb shprehur Martin Luther Kingu.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Kjo \u00ebsht\u00eb koha e p\u00ebrshtatshme edhe p\u00ebr p\u00ebr Sbqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. \u201cN\u00eb qoft\u00eb se njeriu nuk ka pun\u00eb as t\u00eb ardhura, ai nga ana tjet\u00ebr nuk ka as jet\u00eb, as liri, as perspektiv\u00eb dhe as mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i k\u00ebnaqur\u201d. Duke njoftuar protesta paq\u00ebsore kund\u00ebr diskriminimit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, \u201cKemi ardhur n\u00eb Uashington\u201d \u2014 \u00ebsht\u00eb shprehur Martin Luther Kingu, n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Katedralen Komb\u00ebtare t\u00eb kryeqytetit amerikan, n\u00eb vitin 1968 \u2013 \u201c<strong>P\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb nj\u00eb veprim dramatik paq\u00ebsor, p\u00ebr t\u2019u kujtuar t\u00eb gjith\u00ebve hendekun e madh q\u00eb ekziston midis premtimeve t\u00eb b\u00ebra dhe mosrealizimit t\u00eb premtimeve t\u00eb dh\u00ebna<\/strong>. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb padukshmen, t\u00eb dukshme\u201d, ka theksuar ai, duke paralajm\u00ebruar se,&nbsp;<strong>\u201cAsgj\u00eb nuk do t\u00eb realizohet drejt zgjidhjes s\u00eb problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet shoq\u00ebria, n\u00eb qoft\u00eb se njer\u00ebzit vullnet mir\u00eb, rrin\u00eb duarkryq, me shpres\u00ebn se koha, eventualisht, do t\u2019i zgjidh\u00eb problemet.\u201d&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Citimet dhe fjalimet e tij, megjith\u00ebse i p\u00ebrkasin nj\u00eb periudhe tjet\u00ebr historike, ting\u00ebllojn\u00eb edhe sot gjithnj\u00eb aktuale, profetike, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, biblike, jo vet\u00ebm p\u00ebr aktualitetin politik dhe shoq\u00ebror n\u00eb Amerik\u00eb sot, por jan\u00eb reflektuese edhe p\u00ebr situata protestuese t\u00eb popujve kudo n\u00eb bot\u00eb, si n\u00eb Shqip\u00ebri sot. &nbsp;Disa nga th\u00ebniet e famshme t\u00eb Dr. King-ut\u2013 sidomos n\u00eb lidhje me protestat paq\u00ebsore kund\u00ebr padrejt\u00ebsive, diskriminimeve dhe t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut \u2013 e q\u00eb jan\u00eb aktuale edhe sot:<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cNe duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet-dijsh\u00ebm se, m\u00eb n\u00eb fund, ne k\u00ebrkojm\u00eb krijimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb paq\u00eb me vet-veten dhe e cila mund t\u00eb jetoj\u00eb me nd\u00ebrgjegj\u00ebn e saj.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb protestoni guximsh\u00ebm, pa u trembur por me dinjitet, kur t\u00eb shkruhet historia p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm, historian\u00ebt do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb librat e historis\u00eb, se nj\u00ebher\u00eb na jetonte nj\u00eb popull i madh\u00ebrish\u00ebm, i cili futi nj\u00eb kuptim t\u00eb ri t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, n\u00eb rrjedhat e qytet\u00ebrimit.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cJu lutem t\u00eb jeni paq\u00ebsor\u00eb. Ne besojm\u00eb n\u00eb ligjshm\u00ebri. Ne nuk promovojm\u00eb as nuk mb\u00ebshtesim dhun\u00ebn.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfillen ligjet e padrejta\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cTerri nuk zhduk dot terrin; vet\u00ebm drita mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Urrejtja nuk zhduk dot urrejtjen; vet\u00ebm dashuria mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cJeta jon\u00eb fillon t\u00eb marr\u00eb fund, dit\u00ebn q\u00eb heshtim p\u00ebr gj\u00ebrat e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cPadrejt\u00ebsia kudo qoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb gjithkund tjet\u00ebr.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Martin Luther King<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u201cVal\u00ebt e revolt\u00ebs do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shkundin themelet e kombit ton\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb t\u00eb vendoset drejt\u00ebsia.\u201d (Martin Luther King) Pedagog\u00ebt e disa universiteteve publike n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb dal\u00eb s\u00ebrish n\u00eb protest\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir rritjen e pag\u00ebs. Protesta e pedagov\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33433","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33433"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33433\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33435,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33433\/revisions\/33435"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}