{"id":33395,"date":"2022-10-28T12:01:26","date_gmt":"2022-10-28T10:01:26","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33395"},"modified":"2022-10-28T12:58:03","modified_gmt":"2022-10-28T10:58:03","slug":"gjergj-kastrioti-skenderbeu-simbol-heroik-i-kohezionit-evropian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33395","title":{"rendered":"GJERGJ KASTRIOTI \u2013 SKENDERBEU: \u201cSIMBOL HEROIK I KOHEZIONIT EVROPIAN\u201d"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"327\" height=\"448\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Shtatorja-skenderbeu.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Shtatorja-skenderbeu.jpg 327w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Shtatorja-skenderbeu-219x300.jpg 219w\" sizes=\"auto, (max-width: 327px) 100vw, 327px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Nga disa burime, p\u00ebrfshir Radio Vatikanin shqip \u2013<a href=\"https:\/\/www.vaticannews.va\/sq\/bota\/news\/2022-10\/nje-monument-kushtuar-gjergj-kastriotit-ne-trento-te-italise.html\">Nj\u00eb monument kushtuar Gjergj Kastriotit n\u00eb Trento t\u00eb Italis\u00eb &#8211; Vatican News<\/a> m\u00ebsova se t\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb qytetin Trento t\u00eb Italis\u00eb veriore \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb ceremoni mjaft me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr komunitetin shqiptaro-italian n\u00eb at\u00eb qytet dhe n\u00eb mbar\u00eb Italin\u00eb, por me r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo.&nbsp; Paraprir\u00eb nga nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore, pasditen e s\u00eb shtun\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb park t\u00eb qytetit italian Trento, u p\u00ebrurua nj\u00eb monument kushtuar Krye-Heroit t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebmonsh\u00ebm t\u00eb Kombit Shqptar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.&nbsp;&nbsp; Seminari shkencor kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbe, p\u00ebrshtatshm\u00ebrisht, i titulluar nga organizator\u00ebt, \u201cSimboli heroik i kohezionit evropian\u201d dhe inaugurimi i monumentit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Trento t\u00eb Italis\u00eb, ishte nj\u00eb nism\u00eb dhe rezultat i nj\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb rend\u00eb nga Shoqata shqiptaro-italiane, Teuta\u201d e atij qyteti dhe krahin\u00ebs Tirol, ku jetojn\u00eb e punojn\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, sipas burimeve, mor\u00ebn pjes\u00eb prezantues nga Italia dhe nga Shqip\u00ebria, personalitete politike dhe kishtare vendase dhe shqiptare, si dhe shqiptar\u00eb nga krahina t\u00eb tjera t\u00eb Italis\u00eb. Nd\u00ebr fol\u00ebsit e spikatur n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb ishte edhe Kreu i Ipeshkvijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i p\u00ebrndershmi Angelo Massafra &#8212; Metropolit i Shkod\u00ebr-Pultit &#8212; i cili u foli t\u00eb pranish\u00ebmve p\u00ebr <strong>\u201c<\/strong>Gjergj Kastriotin si mbrojt\u00ebs i qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Prelati i lart\u00eb i Shkod\u00ebr-Pultit lavd\u00ebroi nism\u00ebn dhe promovimin e k\u00ebsaj vepre duke thek\u00ebsuar se, &nbsp;&#8220;Angazhimi i Shoqat\u00ebs TEUTA p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij memoriali, n\u0451 p\u00ebrkujtim t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar Shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb element krenarie, por m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb njohje e atyre vlerave t\u00eb mish\u00ebruara nga Sk\u00ebnderbeu, q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt banojn\u00eb n\u00eb Itali vazhdojn\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vetat, thell\u00ebsisht t\u00eb bindur se jan\u0451 pjes\u00eb e nj\u00eb Evrope moderne, t\u0451 hapur e mikprit\u00ebse, t\u0451 gatshme p\u00ebr integrimin e kulturave, kuptuar si nj\u00eb pasuri q\u00eb duhet vler\u00ebsuar p\u00ebr rritjen dhe zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve t\u00eb konferenc\u00ebs kushtuar Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, \u201cSimboli heroik i kohezionit evropian\u201d, n\u00eb Parkun e qytetit Trento, \u201cMaksimiliani i Habsburg\u00ebve\u201d, u zhvillua ceremonia e p\u00ebrurimit t\u00eb monumentit kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbeu &#8212; me p\u00ebrsh\u00ebndetjet e rastit nga p\u00ebrfaqsues t\u00eb Shoqat\u00ebs kulturore \u201cTeuta\u201d t\u00eb grave shqiptare n\u00eb Trento si dhe nga p\u00ebrfaqsues politik\u00eb vendas dhe shqiptar\u00eb. &nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast historik p\u00ebr komunitetin shqiptaro-italian t\u00eb asaj zone t\u00eb Italis\u00eb veriore, nuk munguan as k\u00ebng\u00ebt dhe vallet e rastit, t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ceremoni historike nga Shoqata e Artist\u00ebve t\u00eb asaj krahine dhe nga Grupi artistik \u201cTeuta\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb lagj\u00ebn Bronks t\u00eb Nju Jork-ut \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb ceremoni p\u00ebr em\u00ebrimin e nj\u00eb rruge kushtuar Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve.&nbsp; Me ceremonin\u00eb e lart\u00ebp\u00ebrmendur dhe me inauagurimin e&nbsp; nj\u00eb p\u00ebrmendoreje tjet\u00ebr n\u00eb Itali kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut \u2013 m\u00eb duket sikur Gjergj Kastrioti e ndjen\u00eb veten t\u00eb harruar, t\u00eb anashkaluar dhe madje edhe i zhg\u00ebnjyer nga keq-trajtimi q\u00eb i b\u00ebhet atij n\u00eb trojet e shqiptar\u00ebve, p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve ai luftoi kund\u00ebr Perandoris\u00eb Otomane p\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli. Nga gjith\u00eb k\u00ebto aktivitete n\u00eb nder t\u00eb heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shgtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Itali, duket sikur \u201cI P\u00ebrgjithmonshmi\u201d i Kombit shqiptar po k\u00ebrkon strehim m\u00eb t\u00eb denj\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb paq\u00ebt, diku tjet\u00ebr \u2013 si shum\u00eb prej nesh t\u00eb arratisur \u2013 jasht\u00eb trojeve shekullore shqiptare prej dekadash. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-monumenti-i-heroit-kombetar-ne-lezhe-kthehet-ne-nevojtore\/\">Frank Shkreli: Monumenti i Heroit Komb\u00ebtar n\u00eb Lezh\u00eb kthehet n\u00eb nevojtore | Gazeta Telegraf<\/a> Ai duket m\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebr dhenat e tjera, n\u00eb Amerik\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs, ku ai edhe sot pas pothuaj 5-6 shekujsh nuk \u00ebsht\u00eb harruar dhe ku ende konsiderohet si shp\u00ebtimtari i Evrop\u00ebs dhe \u201cSimboli Heroik i Kohezionit Evropian\u201d, si\u00e7 e cil\u00ebsuan fol\u00ebsit n\u00eb konferenc\u00ebn e Trento-s, Heroin e Shqiptar\u00ebve dhe Shp\u00ebtimtarin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse jan\u00eb organizuar nj\u00eb num\u00ebr aktivitetesh dhe nderimesh t\u00eb ve\u00e7anta gjat\u00eb k\u00ebtij viti dhe viteve t\u00eb kaluara n\u00eb nder dhe kujtim t\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbe, n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Amerik\u00eb \u2013kjo nuk mund t\u00eb thuhet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndodhur pothuaj aspak n\u00eb Shqip\u00ebri as dhe n\u00eb trojet shqiptare &#8212;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-gjergj-kastrioti-skenderbeu-i-harruari-i-kombit-ne-ditelindjen-e-tij-6-maji-1405-shenon-625-vjetorin-e-lindjes-se-heroit-kombetar\/\">Frank Shkreli: Gjergj Kastrioti- Sk\u00ebnderbeu, i harruari i Kombit n\u00eb dit\u00eblindjen e tij | Gazeta Telegraf<\/a>.&nbsp; Nuk mund t\u00eb durohem pa e lidhur ceremonin\u00eb e nderimit t\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbe n\u00eb Trento t\u00eb Italis\u00eb dit\u00ebt e fundit, ku Ai u cil\u00ebsua, si \u201cSimboli Historik i Kohezionit Evropian\u201d, me njoftimin e Presidentit t\u00eb K\u00ebshillit Europian, Charles Michel, p\u00ebr t\u00eb mbajtur m\u00eb 6 dhjetor, n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb ashtuquajturin samit BE-Ballkani Per\u00ebndimor. &nbsp;Me siguri q\u00eb Tirana zyrtare ka filluar tanim\u00eb t\u00eb vej\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje rrotat e propagand\u00ebs p\u00ebr ta paraqitur k\u00ebt\u00eb ngjarje si nj\u00eb merit\u00eb t\u00eb saj n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, madje, do ta quajn\u00eb \u201chistorike\u201d,p\u00ebr nga natyra e saj, megjith\u00ebse jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia<\/p>\n\n\n\n<p>Por realiteti \u00ebsht\u00eb ndryshe. Evropa i ka shum\u00eb borxhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, \u00e7\u2019prej koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit -Skenderbe e deri m\u00eb sot. Por edhe Shqiptar\u00ebt i kan\u00eb borxhe Evrop\u00ebs dhe Amerik\u00ebs. &nbsp;E turpshme ishte periudha e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs me Evrop\u00ebn Perendimore. Por p\u00ebr mua edhe m\u00eb e turpshme \u00ebsht\u00eb periudha aktuale \u201cpost-Komuniste\u201d e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cdemokratike\u201d me Evrop\u00ebn demokratike t\u00eb bashkuar dhe me Shtetet e Bashkuara. Flitej e flitet p\u00ebr vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta! Por k\u00ebto 30-vite \u201ctranzicion\u201d, ishte dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e turpshme k\u00ebrc\u00ebnimesh ndaj Evrop\u00ebs (U kujtohet ajo deklarata e famshme e kryeminsitrit: kemi alternativa tjera?) &nbsp;Megjith\u00ebse me fjal\u00eb, Tirana zyrtare vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian \u2013 ajo nd\u00ebrkoh\u00eb \u2013 pa pik\u00eb turpi &#8212; vazhdon flirtimet me diktator\u00ebt m\u00eb t\u00eb urryer t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme n\u00eb Evrop\u00eb dhe me m\u00eb anti-evropian\u00ebt dhe antiamerikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk kana\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vlerat per\u00ebndimore \u2013 me vlerat p\u00ebr t\u00eb cilat jetoi e luftoi Gjeergj Kastrioti-Skenderbeu, Shp\u00ebtimtari i Evrop\u00ebs dhe simboli heroik edhe i kohezionit t\u00eb sot\u00ebm evrropian, si\u00e7 e cil\u00ebsoi Heroin e Shqiptar\u00ebve \u2013 konferenca e jav\u00ebs s\u00eb shkuara n\u00eb Trento t\u00eb Italis\u00eb. &nbsp;Eh, sikur\u00eb Tirana zyrtare sot t\u00eb mbronte vlerat per\u00ebndimore, t\u00eb kishte vizionin, nderin, burr\u00ebrin\u00eb dhe trim\u00ebrin\u00eb e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut \u2013 simbolit historik t\u00eb kohezionit evropian?!<\/p>\n\n\n\n<p>Vlerat e Gjergj Kastrioi -Skenderbe nuk gj\u00ebnden as tek Putini e Vu\u00e7iqi dhe as tek Erdogani. Popujt q\u00eb k\u00ebta p\u00ebprfaqsojn\u00eb sot, historikisht, kurr\u00eb nuk i kan\u00eb dashur t\u00eb mir\u00ebn Kombin shqiptar. Ashtu \u00ebsht\u00eb edhe sot. K\u00ebta \u201cudh\u00ebheq\u00ebs\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb pretendojn\u00eb \u201cvlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d me Per\u00ebndimin demokratik e ndjejn\u00eb veten m\u00eb rehat n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Erdoganit, Vu\u00e7iqit dhe Putinit se sa n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Heroit Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit Skenderbe. Kombi shqiptar\u00eb e ka simbolin e vet p\u00ebrbashkues dhe t\u00eb vlerave per\u00ebrndimore \u2013 Skenderbeun.&nbsp; Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebmb\u00eblla lider\u00ebsh autoritar\u00eb, arrogant\u00eb q\u00eb mbjellin vdekje. &nbsp;\u00c7do komb tjet\u00ebr do e trillonte nj\u00eb hero si Skenderbeu \u2013 Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb por\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjidhni rrug\u00ebn e Skenderbeut dhe t\u00eb vlerave e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tij, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e trojet tona ashtu edhe n\u00eb diaspor\u00eb. &nbsp;T\u00eb pak\u00ebn diaspora po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb fjal\u00ebn dhe amanetin e Skenderbeut t\u00eb bes\u00eb e t\u00eb burr\u00ebnis\u00eb, duke kujtuar Kryetrimin, si\u00e7 b\u00ebri komuniteti shqiptar n\u00eb Trento t\u00eb Italis\u00eb, jav\u00ebn q\u00eb shkoi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe sot po k\u00ebrc\u00ebnohet drejtimi kastriotian, pro-per\u00ebndimor i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i shqiptar\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt \u00e7do shqiptar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb krenohet para bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar kudo q\u00eb gj\u00ebndet fisi i shqiptarit, n\u00eb trojet shqiptare shekullore e deri n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt. Nga Italia dhe Evropa, e deri n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, me vlerat e tija pro-per\u00ebndimore, Gjergj Kastrioti-Skenderbe vazhdon tu tregoj\u00eb shqiptar\u00ebve kudo, rrug\u00ebn q\u00eb duhet ndjekur \u2013 q\u00eb Ai t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm simbol i kohezionit evropian \u2013 por edhe nj\u00eb simbol i p\u00ebrgjith\u00ebmonsh\u00ebm i kohezionit nd\u00ebr-shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Urojm\u00eb q\u00eb takimi i njoftuar i nivelit t\u00eb lart\u00eb BE-Ballkani Per\u00ebndimor m\u00eb 6 Nentor n\u00eb kryeqytetin shqiptar, t\u2019i kujtoj\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare dhe p\u00ebrfaqsuesve evropian\u00eb e ballkanas t\u00eb mbledhur aty, flijimet dhe sakrificat e m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt &nbsp;e koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe dhe t\u00eb gjith\u00eb brezave m\u00eb von\u00eb, &nbsp;p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e vet, duke mbrojtur, identitetin e tyre komb\u00ebtar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor evropian, q\u00eb ata g\u00ebzojn\u00eb sot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Nga disa burime, p\u00ebrfshir Radio Vatikanin shqip \u2013Nj\u00eb monument kushtuar Gjergj Kastriotit n\u00eb Trento t\u00eb Italis\u00eb &#8211; Vatican News m\u00ebsova se t\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb qytetin Trento t\u00eb Italis\u00eb veriore \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb ceremoni mjaft me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr komunitetin shqiptaro-italian n\u00eb at\u00eb qytet dhe n\u00eb mbar\u00eb Italin\u00eb, por me r\u00ebnd\u00ebsi edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24704,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33395","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33395"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33395\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33397,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33395\/revisions\/33397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24704"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}