{"id":33372,"date":"2022-10-23T13:01:34","date_gmt":"2022-10-23T11:01:34","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33372"},"modified":"2022-10-25T11:16:05","modified_gmt":"2022-10-25T09:16:05","slug":"gezuar-ditelindjen-at-gjergj-fishta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33372","title":{"rendered":"G\u00cbZUAR DIT\u00cbLINDJEN, AT GJERGJ FISHTA!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"542\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta-194x300.jpg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Thuhet se dit\u00eblindja e njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhej duhet sh\u00ebnuar, por jo, domosdoshm\u00ebrisht, edhe kalimi i tyre n\u00eb amshim, pasi njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhej \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb At Gjergj Fishta p\u00ebr Shqiptar\u00ebt \u2013 nuk vdesin kurr\u00eb. &nbsp;23 Tetori (i vitit 1871), sh\u00ebnon dat\u00ebn kur ka lindur Gjergj Fishta, kolosi i madh, Nderi i Kombit, fati i kombit q\u00eb e lindi &#8212; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/suplement\/at-gjergj-fishta-fati-i-kombit-per-shqiperine-e-lire\/\">At Gjergj Fishta, fati i kombit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Lir\u00eb | Gazeta Telegraf<\/a> &#8212; &nbsp;Sot, kujtimi, veprat dhe emri i Fisht\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb ndaluara me ligj n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe as n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Por ama as nuk promovohen, zyrtarisht, as veprat e tija dhe rrall\u00eb her\u00eb, ose pothuaj aspak, as nuk sh\u00ebnohet ndonj\u00eb dat\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me jet\u00ebn dhe veprat e poetit dhe shkrimtarit t\u00eb madh Gjergj Fisht\u00ebs. Por edhe kur ndodh\u00eb q\u00eb sh\u00ebnohet, duket sikur b\u00ebhet me gjys\u00ebm zem\u00ebr, sa p\u00ebr sy e faqe. &#8212; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-dhe-akademia-e-shkencave-e-shqiperise-nje-hap-perpara-dy-mbrapa\/\">Frank Shkreli: At Gjergj Fishta dhe Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara, dy mbrapa | Gazeta Telegraf<\/a> &#8212;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb ish-Jugosllavin\u00eb fqinje komuniste, veprat dhe emri i At Gjergj Fisht\u00ebs ishin rrept\u00ebsisht t\u00eb ndaluar, nd\u00ebrsa Poeti i Kombit shqiptar konsiderohej si armik i popullit, fashist dhe madje edhe anti-shqiptar.&nbsp; As q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr kujtimin e emrit t\u00eb tij ose t\u00eb veprave t\u00eb tija, gjat\u00eb asaj periudhe fatzez\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kombin shqiptar. &nbsp;Por k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh kulturor mundohej ta plot\u00ebsonte \u2013 sipas mund\u00ebsive t\u00eb saja \u2013 diaspora anti-komuniste shqiptare e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb rast i till\u00eb, q\u00eb ma kapi syri duke iu referuar disa revistave t\u00eb vjetra t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Perendim, ishte 23 Tetori i vitit 1961. I binte t\u00eb ishte 90-vjetori i lindjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs.&nbsp; Duke marr\u00eb parasysh trajtimin e keq q\u00eb regjimi komunist shqiptar dhe ai jugosllav i b\u00ebnin emrit t\u00eb mir\u00eb dhe vepr\u00ebs madh\u00ebshtore t\u00eb Fisht\u00ebs \u2013 intelektual\u00ebt e asaj kohe, nj\u00eb brez q\u00eb nuk besoj t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb \u2013nj\u00eb grup q\u00eb mund t\u00eb thuhet se p\u00ebrfaq\u00ebsonte ajk\u00ebn e kultur\u00ebs shqiptare, ndoshta e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. Nj\u00eb grup q\u00eb ishte arratisur nga komunizmi, n\u00eb krye me Redaksin\u00eb e revist\u00ebs \u201cSh\u00ebjzat\u201d , kishin vendosur q\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb sh\u00ebnimit t\u00eb 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Gjergj Fusht\u00ebs n\u00eb trojet shqiptare, t\u00eb kremtonin 90-vjetorin e lindjes s\u00eb Fisht\u00ebs me 23 Tetor t\u00eb vitit 1961, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant t\u00eb revist\u00ebs s\u00eb njohur Shejzat.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Komiteti i nderit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 90-vjetorin e lindjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs (me 23 tetor 1961), p\u00ebrb\u00ebhej nga rreth 25 an\u00ebtar\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dalluarit e intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb anti-komunist\u00eb t\u00eb asaj periudhe dhe rreth 20-shkrimtar\u00eb dhe intelektual\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme, kontribuan artikuj shkencor\u00eb, \u201cp\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb denj\u00eb p\u00ebrkujtimit t\u00eb Poetit Komb\u00ebtar\u201d, n\u00eb at\u00eb num\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant t\u00eb Sh\u00ebjzave, kushtuar At Gjergj Fisht\u00ebs, n\u00eb 90-vjetorin e lindjes (1961).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kryeartikullin e tij me titull, \u201cApostullata Komb\u00ebtare e Fisht\u00ebs\u201d, botuesi i Shejzave, Prof. Ernest Koliqi e kujtonte Fisht\u00ebn, \u201cSi Poet Komb\u00ebtar i cili synonte nd\u00ebrtimin e Atdheut. Vjerrshimi p\u00ebr T\u00eb, ishte sidomos mjet p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nga thell\u00ebsist\u00eb e shpirtit t\u00eb popullit iden\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nj\u00eb rob\u00ebri d\u00ebrmuese pes\u00eb shekujsh kishte kredh\u00eb a zhytur n\u00eb terratisje t\u00eb plot\u00eb&#8230;Fisht\u00ebs, ashtu si edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhejve t\u00eb apostuj t\u00eb shqiptarizmit nuk i shp\u00ebtonte fakti se varra m\u00eb d\u00ebmprurse e mbetur n\u00eb trup e n\u00eb shpirt t\u00eb Kombit nga e kaluara fatkqeqe ishte ndasia n\u00eb mes Shqiptar\u00ebve&#8230; Me \u00e7ilt\u00ebrin\u00eb e vet burr\u00ebrore, Ai na tregon m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb arrihet bashkimi i v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtar, jo duke fshehur shkaqet e ndasive, por duke i zbuluar ato p\u00ebr t\u00eb gjetur barin mjekues. M\u00ebsimin e lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Apostulli t\u00eb Madh t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimit shqiptar duhet t\u2019a mbajm\u00eb gjall\u00eb sot e mot n\u00eb zemrat tona, nq\u00eboftse duam q\u00eb t\u00eb mos fiket hylli i Kombit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs e kup\u00ebs qiellore\u201d, ka porositur Ernest Koliqi n\u00eb p\u00ebrkujtimin e tij, kushtuar At Gjergj Fisht\u00ebs me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb&nbsp; tij (1961).<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Dhimit\u00ebr Berati n\u00eb \u201cKujtimet dhe Sh\u00ebnime\u201d kushtuar mikut dhe bashkpuntorit t\u00eb tij Gjergj Fisht\u00ebs, n\u00eb konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, se veprat e p\u00ebrsosura t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej, si Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb e At Gjergj Fisht\u00ebs dhe Historia e Skenderbeut&nbsp; e Naim Frash\u00ebri, \u201cDuhet t\u2019i k\u00ebndojm\u00eb, t\u2019i m\u00ebsojm\u00eb e t\u2019i nderojm\u00eb veprat e tyre si nj\u00eb prirje e natyrshme ndaj Atdheut, si nj\u00eb shenj\u00eb dashurije p\u00ebr popullin ton\u00eb. Ato na e pasqyrojn\u00eb&nbsp; ashtu si \u00ebsht\u00eb, me t\u00eb mirat e me t\u00eb metat, me ndjenjat e mendimet q\u00eb ka trash\u00ebguar nga gjysh-st\u00ebrgjyshi, me zakonet e traditat q\u00eb kan\u00eb ruajtur fisin e far\u00ebn, gjat\u00eb shekujve\u201d, ka shkruar Dhimt\u00ebr Berati, bashkpuntor i ngusht i At Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr bashkohas i Fisht\u00ebs dhe nj\u00ebri prej burrave n\u00ebnshkrue t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ekrem Vlora,&nbsp; n\u00eb p\u00ebrkujtimin e dit\u00eblindjes s\u00eb Fisht\u00ebs shkruante se Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb e Gjergj Fisht\u00ebs, \u201cNa shtiu n\u00eb radh\u00ebn e popujve t\u00eb qytet\u00ebruar. Thash t\u00eb qytet\u00ebruar! Mos u \u00e7udit\u00ebni! Sepse nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrparimi l\u00ebndor teknik q\u00eb i jep nj\u00eb populli t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb cil\u00ebsohet i qytet\u00ebruar. Jan\u00eb ndofta m\u00eb tep\u00ebr vlerat morale, mentore dhe shoqnore q\u00eb e rreshtojn\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e njer\u00ebzimit t\u00eb p\u00ebrsosur. Shqiptari q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb i p\u00ebrbuzur&nbsp; nga fqinjt e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&nbsp; pik\u00ebpamje ka vendin e vet n\u00eb radh\u00ebt e qytet\u00ebrimit shpirtnor dhe ka nj\u00eb vend t\u00eb lart\u00eb q\u00eb e ka zen\u00eb q\u00eb me koh\u00eb. E ka zen\u00eb se pse q\u00eb nga koha e historis\u00eb s\u00eb tija m\u00eb t\u00eb lasht\u00eb ka qen\u00eb i pajisur me gjith\u00eb ato cil\u00ebsi me gjith\u00eb ato vlera shpirt\u00ebnore me t\u00eb cilat hyjnon Fishta n\u00eb Lahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb. Por, Lahuta me t\u00eb cil\u00ebn ka k\u00ebnduar Fishta vlerat e asaj Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij kreshnike nuk ka ting\u00eblluar vet\u00ebm p\u00ebr rrethin e ngusht. Ka tinglluar dhe vazhdon t\u00eb ushtoj\u00eb si kumona e kushtrimit an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, ka shkruar Ekrem Vlora p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebrkujtimor si ky &nbsp;me k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb pasqyrohen kujtimet e rreth 20-shkrimtar\u00ebve nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e Kombit, t\u00eb shprehura me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Fisht\u00ebs n\u00eb numrin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Sh\u00ebjzave, kushtuar atij n\u00eb vitin 1961. Por po e p\u00ebrmbyll me disa fjal\u00eb nga parath\u00ebnja e kolegjumit p\u00ebrgatit\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij botimi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn dhe Veprat e Poetit, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb pasqyrim i mendimeve t\u00eb tyre: \u201cN\u00eb Shkodr\u00ebn e Gencit, bri Rozaf\u00ebs ilirjane, (Fishta) nguli kvartierin e shtatmadhoris\u00eb s\u00eb Shqiptarizmit. T\u00eb rijve q\u00eb e rrethuan, ai ma i pari, n\u00eb shkoll\u00ebn e vet u m\u00ebsoi gjuh\u00ebn gjyshore (1902), duke nisur nga alfabeti (1908) e deri n\u00eb hovet m\u00eb t\u00eb nalta lirike. T\u00eb rriturve u dha n\u00eb dor\u00eb LAHUT\u00cbN magjike p\u00ebr t\u2019i k\u00ebthyer k\u00ebta n\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb vatanit. Neofit\u00ebt e rij t\u00eb atdheut i radhiti t\u00eb armatosun&nbsp; mbas Marash Ucit e Oso Kuk\u00ebs, Abdyl Frash\u00ebrit e Ali Pash\u00ebs, Ded\u00eb Gjo\u2019 Lulit e Vrionit, Pat\u00ebr Gjonit e Hafiz Myslimit. N\u00eb ball t\u00eb luft\u00ebs kundra armiqve t\u00eb jasht\u00ebm, shpalosi flamurin me shkab\u00ebn kastriote, t\u00eb lir\u00eb e sovrane, t\u00eb ndar\u00ebt nd\u00ebr fise e krahina, nga ndryshimet fetare e kulturore, i pushoi emb\u00ebl n\u00eb preh\u00ebrin e Barazimti kristjan\u201d,&nbsp; shkruajn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e nderit t\u00eb kolegjumit t\u00eb numrit t\u00eb ve\u00e7ant t\u00eb Sh\u00ebjzave kushtuar Gjergj Fisht\u00ebs me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes, n\u00eb vitin 19961.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimet e tyre p\u00ebr Fisht\u00ebn, ata kan\u00eb shkruar se Gjergj Fishta, \u201cMbas Zotit e Fes\u00eb ai dashuroi Atdheun dhe k\u00ebtij i kushtoi mundin e vet e djers\u00ebn, ve\u00e7 p\u00ebr t\u2019a par\u00eb t\u00eb lumtun e t\u00eb p\u00ebrparuar. Hatroi zhgunin q\u00eb bajti dhe hijen e tij e b\u00ebri t\u00eb bekuar\u201d. &nbsp;Si i \u201cbekuar\u201d e thirr\u00ebn kahdo q\u00eb i shkelte k\u00ebmba si p\u00ebrfaqsues i Shqip\u00ebris\u00eb dhe kombit n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit 1918, n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb 1930, n\u00eb Stamboll\u00eb, 1931, n\u00eb Bukuresht n\u00eb 1932, n\u00eb Amerik\u00eb, 1919, e n\u00eb Rom\u00eb, 1939.<\/p>\n\n\n\n<p>At Gjergj Fishta pra, si i p\u00ebrkushtuar ndaj Fes\u00eb dhe Atdheut \u2013 \u201cShqiptar jetoi gjith\u00eb jet\u00ebn. I varf\u00ebn lindi dhe ma i varf\u00ebr vdiq. Nuk grumbulloi pasuni, por i la Kombit pasunin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, veprat q\u00eb nuk dijn\u00eb kurr\u00eb mort!\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur&nbsp; Karl Gurakuqi, nj\u00ebri prej shkrimtar\u00ebve q\u00eb kontribuan n\u00eb numrin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb revist\u00ebs Sh\u00ebjzat kushtuar 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, botuar n\u00eb numrin Nentor-Dhetor, 1961.<\/p>\n\n\n\n<p>G\u00ebzuar Dit\u00eblindjen At Gjergj Fishta! Ndon\u00ebse gjithnj\u00eb i harruar dhe i anashkaluar, zyrtarisht, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb lindjes, urojm\u00eb q\u00eb vlerat e Tua t\u00eb shprehura n\u00eb Lahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb, t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyese p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave historike komb\u00ebtare dhe n\u00eb shp\u00ebtimin e identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve nga nd\u00ebrhyrjet e ideologjive t\u00eb huaja dhe t\u00eb kulturave gjysmake sllavo-aziatike, historikisht, dashakeqse ndaj vlerave dhe interesave shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Thuhet se dit\u00eblindja e njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhej duhet sh\u00ebnuar, por jo, domosdoshm\u00ebrisht, edhe kalimi i tyre n\u00eb amshim, pasi njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhej \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb At Gjergj Fishta p\u00ebr Shqiptar\u00ebt \u2013 nuk vdesin kurr\u00eb. &nbsp;23 Tetori (i vitit 1871), sh\u00ebnon dat\u00ebn kur ka lindur Gjergj Fishta, kolosi i madh, Nderi i Kombit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33372"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33374,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33372\/revisions\/33374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}