{"id":33359,"date":"2022-10-21T16:02:51","date_gmt":"2022-10-21T14:02:51","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33359"},"modified":"2022-10-21T16:12:02","modified_gmt":"2022-10-21T14:12:02","slug":"ld-ne-mz-me-kumtese-ne-lidhje-me-zgjedhjet-lokale-te-dites-se-diele","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33359","title":{"rendered":"LD n\u00eb MZ me kumtes\u00eb n\u00eb lidhje me zgjedhjet lokale t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb diele"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"269\" height=\"187\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ld-ne-mz.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>LD n\u00eb MZ ka dalur sot me kumtes\u00eb n\u00eb lidhje me zgjedhjet lokale t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb diele. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb ajo jep nj\u00eb kronologji t\u00eb ngjarjeve si dhe n\u00eb nj\u00eb orientim p\u00ebr votuesit e vet.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;T\u00eb nderuar votues, duke u nisur nga sa u tha m\u00eb lart, ju ftojm\u00eb q\u00eb t\u00eb dilni n\u00eb zgjedhje dhe t\u00eb votoni sipas p\u00ebrcaktimit tuaj q\u00eb del nga bindja dhe nga mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kemi p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje. Jemi t\u00eb bindur se vota e votuesve tan\u00eb nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr ato (politika) q\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnuan n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe po na k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb kultur\u00ebn, historin\u00eb, ekzistenc\u00ebn, t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve ton\u00eb dhe trojet tona&#8221;, k\u00ebshtu thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjerave n\u00eb mesazhin e k\u00ebtij subjekti, transmeton Ulqini Online.<\/p>\n\n\n\n<p>Kuimtes\u00ebn e plot\u00eb e k\u00ebtij subjekti mund ta lexoni m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>KUMTES\u00cb P\u00cbR OPINION<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb LD n\u00eb MZ, p\u00ebrkrah\u00ebs, qytetar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb mediave<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 jemi n\u00eb dijeni, t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 23 tetor 2022, do t\u00eb mbahen zgjedhjet lokale n\u00eb disa komuna n\u00eb Malin e Zi, n\u00eb kryeqytetin Podgoric\u00eb si dhe n\u00eb 13 komuna: n\u00eb Tivar, Budv\u00eb, Tivat, Zet\u00eb, Danilovgrad, Kollashin, Zhablak, Shavnik, Bijello Pole, Plevle, Plav\u00eb, Rozhaj\u00eb dhe Plluzhin\u00eb. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre komunave jan\u00eb edhe komunat ku shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb me shekuj, jan\u00eb autokton\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb cilat, nga fillimi i shum\u00ebpartiaksis\u00eb Lidhja Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi ishte dhe \u00ebsht\u00eb e organizuar politikisht, madje edhe kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vet legjitim\u00eb n\u00eb parlamentet lokale gjegj\u00ebse q\u00eb nga themelimi, konkretisht n\u00eb komun\u00ebn e Tivarit, Plav\u00ebs, Rozhaj\u00ebs dhe Podgoric\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb zgjedhjeve, udh\u00ebheq\u00ebsia e LD n\u00eb MZ-s\u00eb u vu n\u00eb l\u00ebvizje dhe b\u00ebri konsultime me zgjedh\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vedimet e duhura me k\u00ebt\u00eb rast. Pas analizave, duke marr\u00eb parasysh situat\u00ebn aktuale n\u00eb trevat shqiptare, ku n\u00eb dekadat e fundit kemi nj\u00eb shp\u00ebrngulje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb banor\u00ebve, si pasoj\u00eb kemi &nbsp;zvog\u00eblimin e duksh\u00ebm t\u00eb numrit t\u00eb votuesve shqiptar\u00eb, vende vende me 2\/3 e n\u00eb disa vende edhe shp\u00ebrngulje totale. Duhet mos ta l\u00ebm\u00eb pa theksuar, si shkak ishin dhe jan\u00eb nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike e deri te ato politike e policore. Po t\u00eb p\u00ebrmendim arsyet ekonomike, dalin q\u00eb pushteti jo vet\u00ebm q\u00eb nuk investoi, por p\u00ebrkundrazi i mbylli, &nbsp;fiku, disa edhe i tjet\u00ebrsoi &nbsp;edhe ato pak nd\u00ebrmarrje t\u00eb cilat pun\u00ebsonin banor\u00ebt e k\u00ebtyre trevave. K\u00ebshtu n\u00eb Kraj\u00eb, komuna e Tivarit, e mbyll\u00ebn Fabrik\u00ebn e Pelimit, repartin e k\u00ebpuc\u00ebve t\u00eb \u201cKoshut\u00ebs\u201d, q\u00eb s\u00eb bashku pun\u00ebsonin mbi 250 pun\u00ebtore. I hodh\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe dhe i lan\u00eb pa t\u00eb ardhuna.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shkoll\u00ebn fillore \u201cGjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu\u201d kishte mbi 30 m\u00ebsues, arsimtar\u00eb e profesor\u00eb me mbi 550 nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb sot, si rezultat i presioneve t\u00eb ndryshme q\u00eb ndikuan n\u00eb zhvendosjen e shp\u00ebrnguljen e banor\u00ebve, kemi m\u00eb pak se 80 nx\u00ebn\u00ebs\u2026Si d\u00ebshmi e shk\u00eblqimit dhe q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, n\u00eb oborr para hyrjes s\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrtese t\u00eb dituris\u00eb q\u00ebndron &nbsp;i pamposhtun busti i Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut, busti i par\u00eb n\u00eb trevat shqiptare n\u00eb Malin e Zi, t\u00eb cilin e organizoi dhe e vendosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike LD n\u00eb MZ, &nbsp;n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2001, punim mjesht\u00ebror nga skulptori i mir\u00ebnjohur shkodran, Skender Kraja, me prejardhje nga Kraja.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Kraja kishte me dhjet\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb peshkatari. Vapori, me timonierin kranjan p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb i merrte ata nga Kraja dhe i \u00e7onte n\u00eb fabrik\u00ebn e peshkut n\u00eb Rijeka<\/p>\n\n\n\n<p>Crnojeviq &nbsp;ku punonin. Kishte shum\u00eb q\u00eb merreshin me peshkim n\u00eb liqe dhe k\u00ebshtu mbanin familjet e tyre. Por as kjo nuk ekziston m\u00eb. Kishte shitore ku punonin me dhjet\u00ebra t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb tregti. Ishin edhe hoteli \u201cRumia\u201d me disa t\u00eb pun\u00ebsuar, Monopoli e duhanit etj. etj. etj, t\u00eb cil\u00ebt pushteti i mbylli, i shkat\u00ebrroi dhe t\u00eb gjith\u00eb ata pun\u00ebtor\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe. Pat\u00ebm presione edhe p\u00ebrndjekje politike, p\u00ebrjashtimin e arsimtar\u00ebve nga puna, madje edhe burgosje vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr arsye se ishin t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr zhvillimin e arsimit shqip.<\/p>\n\n\n\n<p>Pastaj, &nbsp;nuk duhet l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur aksionin famkeq policor n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb quajtur, t\u00eb koduar \u201cFluturimi i shqiponj\u00ebs\u201d (Orlov let). Aksion ky i nd\u00ebrmarr\u00eb m\u00eb 9 shtator 2006, mu n\u00eb dit\u00ebn e 16-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb LD n\u00eb MZ dhe nj\u00eb dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve parlamentare, t\u00eb parat pas shpalljes (rivendosjes) s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi. A nuk ishte kjo shum\u00eb simptomatike e k\u00ebrc\u00ebnuese!? N\u00eb k\u00ebt\u00eb akcion policoro-politik, u burgos\u00ebn me dhjet\u00ebra intelektual\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebnuan dhjeta vjet burg s\u00eb bashku etj. etj. Jan\u00eb k\u00ebto, nd\u00ebr t\u00eb tjera, raste t\u00eb planifikuara mir\u00eb nga pushteti, q\u00eb ndikuan n\u00eb shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve nga k\u00ebto treva. K\u00ebto shp\u00ebrngulje, pa dyshim, ndikuan edhe n\u00eb zvog\u00eblimin e numrit t\u00eb zgjedh\u00ebsve \u2013 votuesve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt votonin dhe me vot\u00ebn e tyre \u00e7onin n\u00eb parlamentet lokale p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre autentik\u00eb. K\u00ebshtu, p.sh. n\u00eb Kuvendin e Komun\u00ebs s\u00eb Tivar, n\u00eb fillime t\u00eb shum\u00ebpartiaksis\u00eb kishim kat\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues (k\u00ebshilltar\u00eb), pastaj n\u00eb disa mandate dy k\u00ebshilltar\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e parafundit nj\u00eb k\u00ebshilltar, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e kaluara nuk kishim p\u00ebrfaq\u00ebsues autentik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po t\u00eb marrim gjendjen aktuale ekonomike, politike, shtet\u00ebrore, administrative e parlamentare t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ku p\u00ebrpos rr\u00ebnimit t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve ekonomike, kemi daljen haptas n\u00eb sken\u00eb, n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, madje ardhjen n\u00eb pushtet p\u00ebrmes ndikimit dhe marrjes pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte dhe indirekte n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, t\u00eb strukturave t\u00eb Kish\u00ebs Serbe, e cila me veprimet e saja p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe trojet shqiptare u b\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i v\u00ebrtet\u00eb. Duke nisur me ekspeditat k\u00ebrc\u00ebnuese te Kisha e Kraj\u00ebs, q\u00eb nga viti 1989 e n\u00eb vazhdim, n\u00eb Kala t\u00eb Ulqinit, n\u00eb vendbanimin e lasht\u00eb t\u00eb Shasit, me okupimin, vendosjen e objektit metalik n\u00eb form\u00eb t\u00eb kish\u00ebs n\u00eb majen e malit t\u00eb Rumis\u00eb,&nbsp; me an\u00eb t\u00eb helikopter\u00ebve ushtarako-luftarak\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, m\u00eb 18 qershor 2005, pastaj n\u00eb Martinaj t\u00eb Gucis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk duhet l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur okupimet e ishujve (garicave, si\u00e7 i thon\u00eb kranjan\u00ebt) n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs, po nga Kisha Serbe, q\u00eb nga fillimi i&nbsp; viteve t\u00eb \u201990, t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joligjore, klandestine, madje tash s\u00eb voni arrit\u00ebn t\u2019i regjistrojn\u00eb n\u00eb kadast\u00ebr si pron\u00eb t\u00eb vetat !? Nd\u00ebrtuan e po nd\u00ebrtojn\u00eb, i devastuan monumentet kulturo- historike, q\u00eb gjend\u00ebshin n\u00eb k\u00ebta ishuj, e t\u00eb cilat i p\u00ebrkisnin padyshim popullat\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre trevave dhe si vlera \u2013 t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, dashamir\u00ebsve t\u00eb kultur\u00ebs etj. &nbsp;Me gjith\u00eb shkresat, k\u00ebrkesat &#8211; protestat &nbsp;e LD n\u00eb MZ n\u00eb vazhdim\u00ebsi, edhe n\u00eb Parlamentin e MZ, nga deputet\u00ebt e Lidhjes Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, pushteti, as ai as ky aktual, nuk nd\u00ebrmori asnj\u00eb veprim q\u00eb t\u2019i ndaloj\u00eb k\u00ebto devastime e k\u00ebrc\u00ebnime, e t\u2019i kthejn\u00eb n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme, \u00e7ka si pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb eskalimi i situat\u00ebs shqet\u00ebsuese e destabilizuese sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke u nisur nga faktor\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm dhe sidomos Ligjit Zgjedhor diskriminues, i cili na i mori \u201ct\u00eb drejtat e arritura\u201d, q\u00eb pakica shqiptare t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vet autentik\u00eb n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi dhe si rrjedhoj\u00eb edhe n\u00eb kuvendet komunale, ku shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb me shekuj, dhe pasojat q\u00eb rezultuan, udh\u00ebheq\u00ebsia e LD n\u00eb MZ, &nbsp;me shpalljen e k\u00ebtyre zgjedhjeve lokale, k\u00ebrkoi, apeloi e propozoi q\u00eb n\u00eb komunat shqiptare, partit\u00eb politike shqiptare, kan\u00eb edhe nj\u00eb shans\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar, q\u00eb t\u00eb dalin me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb grumbullimin e vot\u00ebs shqiptare n\u00eb nj\u00eb vend dhe sigurimin e mandatit-ve, sepse po t\u00eb dilet ve\u00e7 e ve\u00e7 me m\u00eb shum\u00eb lista (madje qoft\u00eb edhe kandidat\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb listat zgjedhore joshqiptare!?) at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arriheen rezultate pozitive. Fatkeq\u00ebsisht as kjo nisiativ\u00eb, propozim e k\u00ebrkes\u00eb jona, si dhe disa her\u00eb t\u00eb tjera m\u00eb par\u00eb, nuk hasi n\u00eb mir\u00ebkuptim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, por edhe t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vendit dhe karakterit t\u00eb k\u00ebsaj kumtese, nuk i cek\u00ebm,&nbsp; organet e LD n\u00eb MZ soll\u00ebn vendim q\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje n\u00eb k\u00ebto komuna t\u00eb mos marrim pjes\u00eb me list\u00ebn ton\u00eb zgjedhore<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar votues, duke u nisur nga sa u tha m\u00eb lart, ju ftojm\u00eb q\u00eb t\u00eb dilni n\u00eb zgjedhje dhe t\u00eb votoni sipas p\u00ebrcaktimit tuaj q\u00eb del nga bindja dhe nga mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kemi p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje. Jemi t\u00eb bindur se vota e votuesve tan\u00eb nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr ato (politika) q\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnuan n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe po na k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb kultur\u00ebn, historin\u00eb, ekzistenc\u00ebn, t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve ton\u00eb dhe trojet tona.<\/p>\n\n\n\n<p>LD n\u00eb MZ do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb me ju!<\/p>\n\n\n\n<p>SH\u00cbRBIMI P\u00cbR INFORMIM<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LD n\u00eb MZ ka dalur sot me kumtes\u00eb n\u00eb lidhje me zgjedhjet lokale t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb diele. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb ajo jep nj\u00eb kronologji t\u00eb ngjarjeve si dhe n\u00eb nj\u00eb orientim p\u00ebr votuesit e vet. &#8220;T\u00eb nderuar votues, duke u nisur nga sa u tha m\u00eb lart, ju ftojm\u00eb q\u00eb t\u00eb dilni n\u00eb zgjedhje dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5610,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"class_list":["post-33359","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33359"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33359\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33361,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33359\/revisions\/33361"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}