{"id":33255,"date":"2022-10-11T12:29:33","date_gmt":"2022-10-11T10:29:33","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33255"},"modified":"2022-10-11T12:29:50","modified_gmt":"2022-10-11T10:29:50","slug":"ne-sherbim-te-zotit-dhe-atdheut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33255","title":{"rendered":"N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb ZOTIT DHE ATDHEUT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/figure>\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>Nga Frank Shkreli<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebn e Shtun\u00eb, 8 Tetor, 2022, n\u00eb ora 10 t\u00eb mengjesit, n\u00eb Qendren Kulturore \u201cNen\u00eb Tereza\u201d, zhvilloi punimet Simpoziumi Shkencor kushtuar 50 Vjetorit t\u00eb Famullis\u00eb Zoja Pajtore e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Southfield t\u00eb shtetit Michigan, af\u00ebr Detroitit. Nj\u00eb nd\u00ebr fol\u00ebsit e ftuar, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, ishte dhe kolegu yn\u00eb Frank Shkreli, mik i vjet\u00ebr i Dom Prek\u00eb Ndrevashjt, nga vitet kur Dom Preka kujdesej p\u00ebr refugjat\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Itali, 1960-ave- e n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShk\u00eblqesia juaj Ipeshk\u00ebvij\u00eb, klerik\u00eb t\u00eb dashur, t\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim historik, p\u00ebrkujtimor. U p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00eb ju, q\u00eb p\u00ebr 50-vjet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb e vend t\u00eb bekuar, kini vazhduar me p\u00ebrkushtim e dashuri, t\u00eb jeni t\u00eb bashkuar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Zotit, t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb Kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes K\u00ebshillin e kish\u00ebs, mbar\u00eb famullin\u00eb Zoja Pajtore e Shqiptar\u00ebve, por mbi t\u00eb gjith\u00eb dhe ve\u00e7mas p\u00ebrulem para Dom Ndue Gjergjit \u2013 prijsit tuaj fetar, i cili p\u00ebrve\u00e7se e ka drejtuar k\u00ebt\u00eb kish\u00eb me nj\u00eb p\u00ebr-shpirtshm\u00ebri t\u00eb dalluar fetare \u2013 ai, s\u00eb bashku me ju, e ka ngritur k\u00ebt\u00eb faltore \u2013 jo vet\u00ebm n\u00eb nivelin e nj\u00eb qendre ku njer\u00ebzit luten, k\u00ebrkojn\u00eb ngush\u00ebllime shpirt\u00ebrore dhe festojn\u00eb \u2013 por e ka rritur k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr edhe n\u00eb rrafshin e nj\u00eb enti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kulturor e komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb e ben k\u00ebt\u00eb kremtim t\u00eb k\u00ebtij 50-vjetori edhe m\u00eb t\u00eb madhnuesh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrmallsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb edhe kujtimi i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebtu \u00e7\u2019prej fillimit &#8212; e nuk jan\u00eb m\u00eb &#8212; p\u00ebrfshir edhe mikun dhe t\u00eb dashtunin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Dom Prek\u00eb Ndrevashajn, themeluesin e k\u00ebsaj kishe &#8212; nj\u00ebrin prej atyre klerik\u00ebve i cili ishte d\u00ebshmitar i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb Kombit t\u00eb cil\u00ebt derdh\u00ebn gjakun e pafajsh\u00ebm n\u00ebn torturat m\u00eb shtazarake t\u00eb regjimit sllavo- komunisto-enverist n\u00eb Shqip\u00ebri, por q\u00eb me ndihm\u00ebn e t\u00eb Madhit Zot, ai vet i shp\u00ebtoi atij ferri.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fatin e k\u00ebtij komuniteti, Dom Preka, si themeluesi i k\u00ebsaj kishe dhe Dom Ndou drejtuesi dhe famullitari aktual, kan\u00eb pasqyruar dhe pasqyrojn\u00eb dy shtylla t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb shqiptarizmit, jo vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebrgim, por edhe m\u00eb tej. Nj\u00eb apostollat i v\u00ebrtet\u00eb fetar e komb\u00ebtar i k\u00ebtyre dy burrave t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb Kombit!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn udh\u00ebheqjen e Dom Ndue Gjergjit, Kisha Pajtore e Shqiptar\u00ebve vazhdon misionin e saj origjinal fetar e komb\u00ebtar \u2013 p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Zotit, besimtar\u00ebve, kultur\u00ebs shqiptare dhe interesave komb\u00ebtare, k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, pra, meritat dhe fal\u00ebnderimet i shkojn\u00eb me siguri edhe k\u00ebtij komuniteti katolik shqiptaro-amerikan\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt \u2013si t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb,s\u00eb bashku me klerik\u00ebt tan\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, i jan\u00eb p\u00ebrmbajtur trinomit: Fe, Atdhe e P\u00ebrparim. Si\u00e7 ishte tradit\u00eb n\u00eb malet tona dikur, s\u00eb bashku me priftin, me fratin, por edhe me jezuitin, t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb p\u00ebrballuar shum\u00eb v\u00ebshtirsi, jo vet\u00ebm duke ndihmuar kish\u00ebn, por kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe jet\u00ebn \u2013 n\u00eb mbrojtje t\u00eb Fes\u00eb e t\u00eb Atdheut, sidomos gjat\u00eb komunizmit t\u00eb pa fe. I nj\u00ebjti angazhim e p\u00ebrkushtim vazhdon edhe sot k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00ebn e bekuar, ky vend q\u00eb na ka fal\u00eb lirin\u00eb, na ka dh\u00ebn\u00eb strehimin dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb bashkim me Zotin dhe n\u00eb dashuri me t\u00eb af\u00ebrmin. Fatbardh\u00ebsisht, sot n\u00eb<br>Amerik\u00eb nuk kemi nevoj\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb as fen\u00eb as Atdheun, me pushk\u00eb. Por, me m\u00ebnyra t\u00eb tjera, si\u00e7 e kan\u00eb treguar shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha feve, duke ndihmuar, bujarisht, xhamit\u00eb, teqet\u00eb, kishat katolike dhe ortodokse shqiptare, gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar e deri m\u00eb sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam ndjekur me interesim gjat\u00eb viteve,festivalet dhe organizimet komb\u00ebtare e kulturore, p\u00ebrfshir Festivalin Kulturor muajin q\u00eb kaloi t\u00eb organizuar nga Kisha Pajtore e Shqiptar\u00ebve. Ishte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb manifestim dhe pasqyrim i dinamizmit t\u00eb k\u00ebsaj famullie q\u00eb frym\u00ebzon komunitetin shqiptaro-amerikan n\u00eb ve\u00e7anti, por edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet tona n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nj\u00eb nd\u00ebrmarrje kjo, e cila ruan identitetin, ose t\u00eb pak\u00ebn ngadal\u00ebson shkomb\u00ebtarizimin e k\u00ebtij komuniteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb oqean t\u00eb madh q\u00eb e quajm\u00eb Amerik\u00eb \u2013nj\u00eb kish\u00eb \u2013nj\u00eb vot\u00ebr ku strehohen ndjenjat, zakonet tona bujare, gjuha, kultura dhe traditat shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, marrim pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim &#8212; n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor &#8212; q\u00eb festojm\u00eb sot me krenari njer\u00ebzore si shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe me fal\u00ebnderime ndaj t\u00eb Madhit Zot p\u00ebr bekimet e tija dhuruar k\u00ebtij komuniteti. Fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, se megjith\u00eb planet djall\u00ebzore prej nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli t\u00eb komunizmit ateist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhdukur p\u00ebrgjithmon\u00eb nderin, fen\u00eb, traditat, identitetin komb\u00ebtar dhe historin\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, ky takim sot me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb shqiptar\u00ebve, pa dallim, nga t\u00eb gjitha trojet dhe fet\u00eb \u2013 t\u00eb krishter\u00eb e mysliman\u00eb s\u00eb bashku si gjithmon\u00eb m\u00eb par\u00eb &#8212; vazhdon t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb se me vullnetin e mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb neve, megjith\u00eb problemet e sot\u00ebme dhe t\u00eb nes\u00ebrme me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Kombi yn\u00eb &#8212; i Madhi Zot ka me i mbajt\u00eb shqiptar\u00ebt, Kosov\u00ebn dhe \u201cShqypnin\u00eb m\u00eb kamb\u00eb, me nder e me lumni\u201d, ka porositur At Gjergj Fishta).<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr nga natyra, p\u00ebrvjetor\u00ebt sh\u00ebnohen dhe sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb kujtes\u00eb! N\u00eb 50-vjetorin e Kish\u00ebs Zoja Pajtore e Shqiptar\u00ebve kujtojm\u00eb themeluesin e saj, Dom Prek\u00eb Ndrevashaj. E kujtojm\u00eb Dom Prek\u00ebn, jo vet\u00ebm si klerik dhe si atdhetar e humanitar, por edhe si udh\u00ebheq\u00ebs largpam\u00ebs, i cili me besimin dhe me patriotizmin e tij dijti t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb shqiptar\u00ebt e k\u00ebtij komuniteti drejt\u00eb s\u00eb ardhmes. T\u00eb asaj t\u00eb ardhme q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot Kisha Zoja Pajtore e Shqiptar\u00ebve, me Dom Ndue Gjergjin n\u00eb krye. Kjo kish\u00eb kur udh\u00ebhiqej nga Dom Prek\u00eb Ndrevashaj e tashti nga Dom Ndou i ka dhen\u00eb dhe vazhdon t\u2019i jap\u00eb edhe sot k\u00ebtij komuniteti, Kombit dhe Kish\u00ebs Katolike shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shpres\u00eb e frym\u00ebzim.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse k\u00ebt\u00eb viti jemi n\u00eb p\u00ebrvjetorin e kujtimit t\u00eb Nan\u00ebs ton\u00eb Sh\u00ebn Terezes \u2013dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes me respekt nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, Dr. Dom Lush Gjergjin, biografin e madh t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs, i njohur komb\u00ebtarisht dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht \u2013 por mbi t\u00eb gjitha dhe mikun e t\u00eb gjith\u00eb neve. Jemi krenar\u00eb me ju, Dom Lush!<\/p>\n\n\n\n<p>Nen\u00eb Tereza, kujdesej p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit pa dallim \u2013 Ajo nuk pyeste \u2013 para se t\u00eb kujdesej p\u00ebr dike \u2013 n\u00ebse ishte katolik, mysliman, ortodoks ose ateist i pa fe, a po prej cil\u00ebs krahin\u00eb ishte. Edhe Dom Preka ishte besnik ndaj k\u00ebtyre parimeve fetare dhe komb\u00ebtare tradicionale p\u00ebr ne &#8212; bashkjetes\u00ebs fetare nd\u00ebr shqiptar\u00ebt. Por, ai ishte besnik edhe ndaj parimit se edhe kund\u00ebrshtarit i duhen njohur vlerat, meritat, t\u00eb drejtat politike dhe liria e fjal\u00ebs. Si i till\u00eb, Dom Preka kishte nj\u00eb respekt t\u00eb madh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs &#8212; ku un\u00eb kam punuar p\u00ebr tre dekada &#8212; si\u00e7 ve n\u00eb dukje edhe autori Zef P\u00ebrgega n\u00eb librin e tij, \u201cKristale Dukagjini\u201d, kushtuar jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb Dom Prek\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs &#8212; \u00cbsht\u00eb merit\u00eb e k\u00ebsaj kishe \u2013 themeluesit t\u00eb saj Dom Prek\u00eb Ndrevashajt dhe e famullitarit aktual, Dom Ndue Gjergjit \u2013 q\u00eb ndon\u00ebse Kisha Pajtore e Shqiptar\u00ebve &#8212; n\u00eb thelb dhe n\u00eb temel &#8212; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr e krisht\u00ebr\u00eb katolike \u2013 kjo ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe jam i bindur se do t\u00eb mbetet nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr ku, p\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebs s\u00eb Zotit, predikohen me zem\u00ebr e me shpirt ndjenjat e shqiptarizm\u00ebs, bashkjetes\u00ebs fetare, vlerave t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo gj\u00ebnden dhe pa dallim.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa prej nesh, e njoh\u00ebm Dom Prek\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn kur kishim m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb: n\u00eb kulmin e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb midis komunizmit terrorist t\u00eb lindjes dhe demokracis\u00eb per\u00ebndimore. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur disa t\u00eb rinj\u00eb mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb brezit tim dhe t\u00eb Dr. Gjek\u00eb Gjelaj, aktivistit t\u00eb njohur t\u00eb k\u00ebsaj famullie p\u00ebr dekada &#8212; n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u2013 prej Dom Prek\u00ebs, mendja na ishte ndri\u00e7ue drejt vlerave t\u00eb demokracis\u00eb per\u00ebndimore, megjithse nuk i njihnim ende aq mir\u00eb. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb n\u00eb kampet e Italis\u00eb, n\u00eb Dom Prek\u00eb Ndrevashajn, ne gjet\u00ebm nj\u00eb burr dukagjinas, nj\u00eb klerik dhe nj\u00eb patriot, i cili me ndjesit\u00eb e tij njer\u00ebzore dhe fetare, na ndihmoi rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs, pa asnj\u00eb interes as dobi personale. N\u00eb personin e Dom Prek\u00ebs, ne gjet\u00ebm Patriotin e shquar t\u00eb idealeve p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb me Zotin, t\u00eb p\u00ebrparuara, n\u00eb qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor \u2013 besim ky q\u00eb pasqyrohej gjithmon\u00eb n\u00eb vlerat, veprat dhe fjal\u00ebt e tija. Pa Dom Prek\u00eb Ndrevashaj dhe klerik\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tre feve&#8211; megjithse kan\u00eb kaluar 50-vjet \u2013 dyshoj se komuniteti shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb do t\u00eb ishte ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, n\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpamje.<\/p>\n\n\n\n<p>Dom Ndue, u p\u00ebrg\u00ebzoj Ju dhe famullin\u00eb q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kujtoni e p\u00ebrjetoni trash\u00ebgimin\u00eb e mikut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 mikut t\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve, pa dallim feje a krahine. Sepse k\u00ebshtu nderoni veten dhe trash\u00ebgimin\u00eb e Dom Prek\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn pasurohet shpirti i k\u00ebsaj famullie e i k\u00ebtij komuniteti, nd\u00ebrsa rritet bujaria Juaj dhe begatohet Kisha edhe shpirti i Kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>Me festimin e 50-vjetorit dhe me kujtimin e themeluesit t\u00eb Famullis\u00eb Zoja Pajtore e Shqiptar\u00ebve, Dom Prek\u00eb Ndrevashaj, ju po kujtoni t\u00eb shkuar\u00ebn por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Ju po nd\u00ebrtoni t\u00eb ardhmen. 50-vjetori i themelimit t\u00eb Kish\u00ebs Zoja Pajtore e Shqiptar\u00ebve \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvjetor i art \u2013 golden anniversary \u2013 q\u00eb ve n\u00eb dukje trash\u00ebgimin\u00eb fetare dhe komb\u00ebtare, len\u00eb pas nga Dom Prek\u00eb Ndrevashaj, por q\u00eb sh\u00ebnon dhe kremton gjithashtu arrijtjet dhe sukseset e udh\u00ebheqsit aktual t\u00eb k\u00ebsaj famullie Dom Ndue Gjergjit dhe antar\u00ebve dhe K\u00ebshillit t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb k\u00ebsaj famullie, gjat\u00eb viteve.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, Zonja dhe Zot\u00ebri &#8212; Urimet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jubile historik. Uroj q\u00eb t\u00eb vazhdoni, lumnisht, n\u00eb veprimtarin\u00eb tuaj fetare dhe atdhetare \u2013 si p\u00ebrher\u00eb, n\u00eb dobi t\u00eb Kish\u00ebs, identitetit dhe vlerave t\u00eb Kombit \u2013 p\u00ebr Fe, Atdhe e P\u00ebrparim \u2013 duke u p\u00ebrg\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb ju &#8212; me fjal\u00ebt e mikut t\u00eb ngusht t\u00eb Dom Prek\u00ebs, bashkpuntor i ngusht i t\u00eb Madhit Ernest Koliqit me rastin e themelimit, \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari frytdh\u00ebnse, duke ju uruar vazhdim t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb nisun me kaq zell e vullnet\u201d, 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ashtuq\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb udhtimit ton\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb planet, secili prej nesh t\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb me At Gjergj Fisht\u00ebn: \u201cPo vdes i k\u00ebnaqur p\u00ebrse gjith\u00eb jet\u00ebn teme ia kam kushtuar Fes\u00eb dhe Atdheut\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Po e mbyll k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb modeste, t\u00eb p\u00ebrndershmit fetar\u00eb dhe t\u00eb nderuarit e mij\u00eb v\u00ebll\u00ebz\u00ebr e motra, t\u00eb gjith\u00eb sa jeni, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Zotit dhe t\u00eb Atdheut, duke ju d\u00ebshiruar, bekimet e t\u00eb Madhit Zot, sot dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb! Zoti e bekoft\u00eb Amerik\u00ebn dhe Kombin Shqiptar, nd\u00ebr shekuj! Zoti e bekoft\u00eb famullin\u00eb tuaj, Zoja Pajtore e Shqiptar\u00ebve, sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor, dhe gjithmon\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Ju fal\u00ebnderoj nga zemra p\u00ebr ftes\u00ebn dhe p\u00ebr durimin!\u201d<br>Frank Shkreli*<\/p>\n\n\n\n<p>*N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb p\u00ebrkujtimore, fjala e autorit u lexua nga Huana Kurti \u2013 protagoniste e protest\u00ebs s\u00eb par\u00eb anti-komuniste n\u00eb<br>mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013 p\u00ebr rr\u00ebximin e bustit t\u00eb diktatorit komunist sovjetik, Stalin.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e Shtun\u00eb, 8 Tetor, 2022, n\u00eb ora 10 t\u00eb mengjesit, n\u00eb Qendren Kulturore \u201cNen\u00eb Tereza\u201d, zhvilloi punimet Simpoziumi Shkencor kushtuar 50 Vjetorit t\u00eb Famullis\u00eb Zoja Pajtore e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Southfield t\u00eb shtetit Michigan, af\u00ebr Detroitit. Nj\u00eb nd\u00ebr fol\u00ebsit e ftuar, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, ishte dhe kolegu yn\u00eb Frank Shkreli, mik i vjet\u00ebr i Dom [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-33255","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33255"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33257,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33255\/revisions\/33257"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}