{"id":33245,"date":"2022-10-08T10:21:18","date_gmt":"2022-10-08T08:21:18","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33245"},"modified":"2022-10-08T10:52:33","modified_gmt":"2022-10-08T08:52:33","slug":"fiasko-politike-e-partive-politike-shqiptare-ne-kraje-ld-ne-mz-udsh-pd-dhe-forca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33245","title":{"rendered":"FIASKO POLITIKE E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE N\u00cb KRAJ\u00cb (LD N\u00cb MZ, UDSH, PD DHE FORCA)"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"159\" height=\"168\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/hajro-hajdari.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga <strong>Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zgjedhjet politike dhe ato lokale p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb 32 vitet e kaluara, jan\u00eb pritur m\u00eb padurim dhe me entuziaz\u00ebm t\u00eb theksuar. Kjo p\u00ebr faktin se me paraqitjen e pluralizmit politik dhe themelimit t\u00eb subjektit t\u00eb par\u00eb politik shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u2013 Lidhjes Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, shqiptar\u00ebve p\u00ebr here t\u00eb par\u00eb iu dha mund\u00ebsin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit autekton\u00a0 t\u00eb interesave t\u00eb tyre politike dhe civile. Populli shqiptar, nga lumi Buna n\u00eb Ulqin e deri n\u00eb Alpet shqiptare n\u00eb Guci, reflektoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mund\u00ebshme duke iu dh\u00ebn\u00eb besimin\u00a0 e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb intresave t\u00eb tyre n\u00eb parlamentin republican dhe ato lokale, kudo q\u00eb jetonin shqiptar\u00ebt, kandidat\u00ebve shqiptar\u00eb. Fitorja shnd\u00ebrrohej n\u00eb fest\u00ebe pritshm\u00ebrit\u00eb ishin t\u00eb m\u00ebdha! Ishin t\u00eb m\u00ebdha sepse nga padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb iu ishin b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve 112 vite m\u00eb par\u00eb, nga Kongresi i Berlinit,\u00a0 e n\u00eb vazhdim\u00ebsi deri n\u00eb vitin 1990, ishin lodhur e rraskapitur, madje nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar edhe ishin asimiluar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lidhja Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zin n\u00eb programin e veprimit t\u00eb cilin e kishte aprovuar n\u00eb dit\u00ebn e themelimit t\u00eb saj, 09 shtator 1990, e t\u00eb cilin s\u00eb bashku me Statutin e partis\u00eb e kishin dor\u00ebzuar organit kompetent republikan p\u00ebr regjistrimin e partive, nd\u00ebr t\u00eb tjera parashikonte: Territoret n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, edhe p\u00ebrkund\u00ebr potencialeve njer\u00ebzore dhe resurseve natyrore, ende jan\u00eb vende ekonomikisht m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara. Ngecja n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe papun\u00ebsia jan\u00eb elemente permanente t\u00eb kriz\u00ebs.P\u00ebr k\u00ebte arsye LD n\u00eb MZ-ja vler\u00ebson se ngecja n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe papun\u00ebsia jan\u00eb problemet kryesore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe prandaj angazhohet p\u00ebr zhvillim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe daljes nga k\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsi.N\u00eb program thuhet se LD n\u00eb MZ-ja do t\u00eb angazhohet p\u00ebr: stimulimin e iniciativave p\u00ebr angazhimin e investimeve, racionalizimin dhe modernizimin e prodhimtaris\u00eb; orientimin n\u00eb prodhimtari, rekonstruktimin e jo shuarjen e objekteve ekzistuese prodhuese; shfryt\u00ebzimin maksimal t\u00eb gjith\u00eb potencialeve ekzistuese n\u00eb Mal t\u00eb Zi; politik\u00eb sociale dhe solidaritetin e t\u00eb zhvilluar\u00ebve ndaj t\u00eb pazhvilluar\u00ebve; barazin\u00eb e plot\u00eb nacionale; mbrojtjen e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe qytetar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb lirisht t\u00eb shpreh\u00eb mendimet e veta dhe p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb politike; lir\u00ebn\u00eb e organeve gjyq\u00ebsore dhe pavar\u00ebsin\u00eb e tyre; afirmimin e subjektivitetit shoq\u00ebror, politik, kulturor dhe shpirt\u00ebror t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, pavar\u00ebsisht nga numri dhe shkalla e zhvillimit, n\u00eb marr\u00ebveshje me t\u00eb gjith\u00eb popujt me t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb s\u00eb bashku, t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjitha format e mund\u00ebshme e konsultimeve dhe marr\u00ebveshj\u00ebve t\u00eb natyr\u00ebs politike dhe juridike t\u00eb cilat do t\u00eb kishin afirmuar barazin\u00eb e tyre; do te angazhohemi kund\u00ebr \u00e7do privilegje&nbsp; apo diskriminimi, qoft\u00eb nacional apo fetar; kund\u00ebr \u00e7do manipulimi nacionalist apo byrokratik;\u2026 Ky subject i par\u00eb politik i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi angazhimet e p\u00ebrmendura i detalizoi m\u00eb holl\u00ebsisht me Rezoluten politike t\u00eb aprovuar n\u00eb Kuvendin e II dhe platform\u00ebn politike t\u00eb aprovuar n\u00eb Kuvendin e III t\u00eb saj e n\u00eb shum platforma e deklarate t\u00eb tjera politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po t\u00eb nj\u00ebjtat angazhime premtuan edhe UDSH-ja dhe t\u00eb gjitha partit\u00eb politike shqiptare q\u00eb vepruan k\u00ebto 32 vite n\u00eb sken\u00ebn politike, e nuk ishin pak, s\u00eb paku 13. Fatmir\u00eb(keq)sisht sot nuk veprojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 6 parti politike shqiptare. Programet politike dhe ekonomike t\u00eb partive t\u00eb mbetura politike pothuajse nuk ndryshojn\u00eb sepse n\u00eb sfond kan\u00eb komb\u00ebtarizmin dhe zhvillimin ekonomik t\u00eb trojeve shqiptare. Por qasjet dhe veprimet e tyre p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve komb\u00ebtare, zhvillimit ekonomik apo injorimit t\u00eb nevojave zhvillimore n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebsnga ana e cilit do pushtet, ndryshojn\u00eb var\u00ebsisht nga interesat e udh\u00ebheq\u00ebsve apo grupeve t\u00eb caktuara brenda partive. Bashk\u00ebpunimi apo bashk\u00ebveprimi&nbsp; p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara politike apo ekonomike \u00ebsht\u00eb nga dita n\u00eb dit\u00eb m\u00eb i pak\u00ebt, sikur \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb dhe p\u00ebrseri varet nga interesat personale t\u00eb grupeve apo individeve, por gjith\u00ebsesi kund\u00ebr interesave t\u00eb popullit, pot\u00eb ati populli q\u00eb vite me rradh\u00eb i \u00e7oj, i mbajti dhe po i mban\u00eb n\u00eb karrikat e majme politike e qeveritare! Partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb si \u201cbrir\u00ebt n\u00eb thes\u201d, n\u00eb rrug\u00ebkryq, n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar! Si rrjedhoj\u00eb realizimi i q\u00ebllimeve programore dhe politike t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb lart\u00eb dhe atyre q\u00eb var\u00ebsisht nga rrethanat jan\u00eb artikuluar m\u00eb von\u00eb si k\u00ebrkesa t\u00eb shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje, madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb realizohen ndonj\u00ebher\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb nuk mund t\u00eb injorohet ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb arritur, por p\u00ebrve\u00e7 themelimit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Tuzit si komun\u00eb n\u00eb vete, arritjet e tjera, n\u00eb krahasim me nevojat dhe k\u00ebrkesat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla.&nbsp; Pra mbet\u00ebt shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr realizimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Puna dhe veprimet e partive politike shqiptare, udh\u00ebheq\u00ebsve dhe grupeve t\u00eb tyre, m\u00ebnyra e bashk\u00ebpunimit apo bashk\u00ebrenditj\u00ebst\u00eb problemeve p\u00ebr zgjidhjen e tyre, ndikuan negativisht n\u00eb nd\u00ebrtimin e vet\u00ebdijes qytetare dhe komb\u00ebtare e cila fatkeq\u00ebsisht po zbehet nga dita n\u00eb dit\u00eb. Koncepti politik komb\u00ebtar i partive shqiptare dhe strategjia p\u00ebr pushtet, sipas th\u00ebnjes \u201cedhe me dreqin e mallkuar, vet\u00ebm un\u00eb t\u00eb jam n\u00eb pushtet\u201d po p\u00ebrjeton fijasko, nd\u00ebrsa koncepti&nbsp; qytetar i partive politike po ngritet e siduket po merr primatin tek shqiptar\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodh me popujt tjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, tek ata koncepti qytetar i partive politike po zvoglohet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partit\u00eb politike themelohen p\u00ebr realizimin e programeve t\u00eb veta politike dhe kjo arrihet me pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhjenga ku buron e drejta e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb pushtet, n\u00eb organet vendimmarr\u00ebse, ekzekutive apo gjyq\u00ebsore. K\u00ebshtu vepruan 32 vitet e kaluara edhe partit\u00eb politike shqiptare. Fituan e realizuan aq sa munden apo aq sa u lejuan t\u00eb tjer\u00ebt!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb shpejti n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb disa komuna do t\u00eb mbahen zgjedhjet local, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe n\u00eb komun\u00ebn e Tivarit dhe Plav\u00ebs. Procesi I dor\u00ebzimit t\u00eb listave zgjedhore p\u00ebrfundoi para disa dit\u00ebve. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, pa marr\u00eb parasysh se ku jetonin e ve\u00e7an\u00ebrisht ata n\u00eb Kraj\u00eb, ishin t\u00eb interesuar p\u00ebr vendimin e partive shqiptare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet locale. Shpresonin p\u00ebr t\u00eb mire sepse p\u00ebr 32 vite me radh\u00eb z\u00ebri i tyre ishte d\u00ebgjuar n\u00eb Kuvendin Komunal t\u00eb Tivarit. Fatkeq\u00ebsisht z\u00ebri i partive politike shqiptare q\u00eb vepruan n\u00eb Kraj\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht I LD n\u00eb MZ-s\u00eb nuk u d\u00ebgjuan! Lista zgjedhore shqiptare nuk u dor\u00ebzua dhe si pasoj\u00eb nuk ka pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje e rrjedhimisht as p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb Komun\u00ebn e Tivarit! Veprim joserioz dhe joprofesional. Partit\u00eb politike nuk u deklaruan p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje, ata hesht\u00ebn! Po \u00e7ka se nuk do ta fitonin nj\u00eb k\u00ebshilltar\u00eb?! Kryesore do t\u00eb isht\u00eb t\u00eb mbetet gjall\u00eb fryma shqiptare n\u00eb Kraj\u00eb. K\u00ebshtu i gjith\u00eb ai p\u00ebrkushtim, angazhim e nganj\u00ebher\u00eb edhe keqkuptime me m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit vet\u00ebm se votoje LD n\u00eb MZ-n\u00eb apo ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr shqiptare, u \u00e7vler\u00ebsua, shkoi bosh. LD n\u00eb MZ-ja nuk funksionon m\u00eb n\u00eb Kraj\u00eb, madje si duket edhe \u00e7elsat e zyr\u00ebs jan\u00eb diku n\u00eb Ulqin! Por, nuk funksionojn\u00eb m\u00eb as parti t\u00eb tjera shqiptare! E dhimbshme! Por, kjo teposht\u00ebze nuk filloi sot, ajo ka sinjalizuar vite me radh\u00eb, mbase ka hasur n\u00eb veshshurdh\u00eb! Kjo s\u2019duhej t\u00eb neglizhohej, duhejt\u00eb veprohej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Veprimi i partive qytetare n\u00eb Kraj\u00eb, por edhe n\u00eb vendet tjera shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dhe impenjimi i tyre p\u00ebr t\u00eb fituar besimin e votuesit shqiptar \u00ebsht\u00eb sa i theksuar aq edhe i rreziksh\u00ebm p\u00ebr qenjen shqiptare k\u00ebtu. Nd\u00ebrkaq veprimi i partive shqiptare \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7do kritik\u00eb, ato duhet ti japin llogori zgjedhs\u00ebve t\u00eb vet, mbase do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb dalin para pasqyr\u00ebs, t\u00eb reflektojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha ato \u00e7ka kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb hallall atyre votuesve t\u00eb rregullt e t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb kurr nuk I l\u00ebshuan. N\u00ebse do dilnin n\u00eb zgjedhje nuk do t\u2019i l\u00ebshonin as k\u00ebsaj rradhe, sigurisht se jo, vet\u00ebm t\u00eb figuronin si list\u00eb zgjedhore shqiptare q\u00eb do t\u00eb v\u00ebrtetonte se n\u00eb Kraj\u00eb ka akoma shqiptar\u00eb. K\u00ebshtu, s\u00eb paku n\u00eb zgjedhje s\u2019ka m\u00eb shqiptar\u00eb, e k\u00ebshtu g\u00ebzohet populli joshqiptar\u00eb, g\u00ebzohen partit\u00eb qytetare, do t\u00eb g\u00ebzohen t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb theksimit t\u00eb shqiptarizmit n\u00eb Kraj\u00eb ia paten aq inat! Por nejse, Kraja ishte dem baba dem shqiptare, \u00ebsht\u00eb dhe ashtu do t\u00eb mbes\u00eb. Prandaj kryet lart\u00eb krajan\u00eb, ju q\u00eb e votuat p\u00ebr 32 vite LD n\u00eb MZ-n\u00eb ose ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr shqiptare, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mendohen mire p\u00ebr veprimet e tyre sepse as ato nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka m\u00ebshum p\u00ebr zhvillimin e Kraj\u00ebs. Kraja edhe sot e k\u00ebsaj dite \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb pak i zhvilluar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, po boshatiset jo p\u00ebr d\u00ebshiren e banor\u00ebve t\u00eb saj por pik\u00ebrisht p\u00ebr injorimin e k\u00ebrkesave tuaja q\u00eb lidhen vet\u00ebm me zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor e jo p\u00ebrndonj\u00eb privilegj\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e k\u00ebrkuat. Sidoqoft\u00eb shpresa vdes e fundit! Alternativa Shqiptare, ndon\u00ebse n\u00eb koalicion me partin\u00eb qytetare URA, garon n\u00eb Tivar e Kraj\u00eb, mbase do t\u00eb kemi ndonj\u00eb rrezultat t\u00eb mir\u00eb. Parrulla politike \u201cp\u00ebr\u00e7aj\u00eb e sundo\u201d k\u00ebtu n\u00eb Kraj\u00eb funksionoi ashtu si ishte projektuar 144 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Kongresin e Berlinit.<a><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Zgjedhjet politike dhe ato lokale p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb 32 vitet e kaluara, jan\u00eb pritur m\u00eb padurim dhe me entuziaz\u00ebm t\u00eb theksuar. Kjo p\u00ebr faktin se me paraqitjen e pluralizmit politik dhe themelimit t\u00eb subjektit t\u00eb par\u00eb politik shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u2013 Lidhjes Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33183,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"kraja,hajro hajdari,hajrullah hajdari","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33245","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33245"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33245\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33247,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33245\/revisions\/33247"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}