{"id":33222,"date":"2022-10-02T11:45:37","date_gmt":"2022-10-02T09:45:37","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33222"},"modified":"2022-10-02T11:54:49","modified_gmt":"2022-10-02T09:54:49","slug":"memorandumi-mbetet-reference-per-statusin-e-shqiptareve-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33222","title":{"rendered":"Memorandumi mbetet \u00a0referenc\u00eb p\u00ebr statusin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"305\" height=\"368\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg 305w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 305px) 100vw, 305px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Diskursi&nbsp; politik<\/p>\n\n\n\n<p><em>Miratimi i Memorandumit p\u00ebr status special t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi,tridhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb(1992-2022)paraqet dokumentin me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis p\u00ebr avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre qytetare e komb\u00ebtare. Por, n\u00ebse analizojm\u00eb k\u00ebrkesat e sh\u00ebnuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument \u00a0shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer sepse p\u00ebrve\u00e7 arritj\u00ebs\u00a0 s\u00eb\u00a0 statusit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb pavarur p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb(Tuz) k\u00ebrkesat tjera kan\u00eb mbet t\u00eb pa realizuara, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb vullnetit politik t\u00eb pushtetit, ku pa\u00a0 p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk jan\u00eb as\u00a0 partit\u00eb politike t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00a0t\u00eb cilat duke qen\u00eb \u00a0pjes\u00eb e pushtetit qendror(1998-2020), kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb avancimin e barazis\u00eb qytetare e nacionale t\u00eb shqiptar\u00ebve\u00a0 n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Viti 1990 paraqet dat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit u zyrtarizua r\u00ebnia e sistemit monist, p\u00ebrkat\u00ebsisht miratimi i pluralizmit, ku edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt u paraqit rasti\u00a0 p\u00ebr vetorganizim politik. Filimisht fal\u00eb angazhimit t\u00eb nj\u00eb grupi intelektual\u00ebsh dhe aktivist\u00ebsh t\u00eb ndrysh\u00ebm, n\u00eb Ulqin u themelua <strong>Forumi Demokratik i Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Z<\/strong>i (26.8.1990). Formimi i k\u00ebtij subjekti jopolitik\u00a0 i papapriu themelimit t\u00eb K\u00ebshillit inicues t\u00eb subjektit t\u00eb par\u00eb politik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb u mbajt n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Kodra t\u00eb Ulqinit po at\u00eb dit\u00eb(26.8.1990), q\u00eb m\u00eb pas u zyrtarizua me kuvendin themelues n\u00eb Tuz, m\u00eb 09.9.1990, me emrin <strong>Lidhja Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi(LDMZ).<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Votimi plebishitar i shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb Mal t\u00eb Zi(9.12.1990), shqiptar\u00ebt p\u00ebrkrahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plebishitare LDMZ-n\u00eb, sepse ajo m\u00eb tep\u00ebr kishte karakterin e nj\u00eb <strong>L\u00ebvizjeje komb\u00ebtare<\/strong> se sa t\u00eb nj\u00eb subjekti politik. S\u00eb bashku n\u00eb koalicion me partin\u00eb e boshnjak\u00ebve(SDA), nga gjithsej 12 deputet\u00eb, shqiptar\u00ebt fituan 4 deputet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e par\u00eb autentik\u00eb n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi. K\u00ebta deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb n\u00eb foltoren e Kuvendit prezantuan k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve, duke njoftuar opinionin e gjer\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk pranojn\u00eb pabarazin\u00eb por do t\u00eb angazhohen p\u00ebr barazi qytetare e nacionale sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dokumenti i par\u00eb p\u00ebr statusin e shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarje e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi&nbsp; u sh\u00ebnua n\u00eb vitin 1992, sepse p\u00ebrmes <strong>Forumit Demokratik t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong>u organizua mbledhja e cila u mbajt m\u00eb 22 gusht dhe vazhdoi m\u00eb 12 shtator 1992, ku u miratua teksti i <strong>Memorandumit p\u00ebr Statusin Special t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong>, t\u00eb cilin e kan\u00eb n\u00ebnshkruar 39 pjes\u00ebmarr\u00ebs me kryetar z.Gjergj Gjokaj. Ashtu si\u00e7 pritej, nj\u00eb akt i till\u00eb u mir\u00ebprit nga subjektet shqiptare anek\u00ebnd hap\u00ebsir\u00ebs etnogjeografike shqiptare, nd\u00ebrsa u sulmua nga subjektet politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, qofshin ato nga pozita apo opozita, ku p\u00ebrjashtim b\u00ebnte vet\u00ebm&nbsp; partia e boshnjak\u00ebve (SDA).<\/p>\n\n\n\n<p>Memorandumi kishte vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr momentin por edhe m\u00eb pas, sepse ky ishte dokumenti i par\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb pluraliz\u00ebm, i miratuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike, nga nj\u00eb subjekt jopolitik. N\u00eb t\u00eb jan\u00eb paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb taksative k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve n\u00eb lidhje me pozit\u00ebn dhe statusin e tyre n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Nj\u00eb veprim i till\u00eb ishte logjik, sepse n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb popujt e ndrysh\u00ebm kishin dal\u00eb n\u00eb opinion me k\u00ebrkesat e tyre politike, madje disa p\u00ebr statusin e tyre kan\u00eb organizuar edhe referendume. Andaj, edhe deklarimi i shqiptar\u00ebve p\u00ebrmes Forumit nuk ishte risi, por realitet i situat\u00ebs politike n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Memorandumi \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb form\u00eb t\u00eb amandamentit edhe n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi nga deputetet shqiptar\u00eb, por ai u majorizua nga shumica parlamentare e pushtetit. Nd\u00ebrsa me rastin e miratimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi(1992), deputetet shqiptar\u00eb e cil\u00ebsuan at\u00eb&nbsp; t\u00eb papranueshme dhe e l\u00ebshuan mbledhjen e Kuvendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb kishin filluar takimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje optimale, n\u00eb ato konferenca tash mund t\u00eb merrnin pjes\u00eb edhe shqiptar\u00ebt nga Mali i Zi me dokumentin p\u00ebrkat\u00ebs, q\u00eb paraqiste k\u00ebrkesat optimale p\u00ebr zgjidhjen e statusit t\u00eb tyre e ky ishte Memorandumi i 12 shtatorit t\u00eb vitit 1992. Me k\u00ebt\u00eb dokument shqiptar\u00ebt ishin pal\u00eb&nbsp; dhe partner n\u00eb bisedime, sikurse ishin n\u00eb <strong>Konferenc\u00ebn&nbsp; e Gjenev\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb,<\/strong> t\u00eb ftuar nga organizator\u00ebt, q\u00ebfatkeq\u00ebsisht ishte &nbsp;takimi i par\u00eb dhe i fundit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Statusi special apo autonomia bashk\u00ebkohore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Statusi special ishte nj\u00eb modifikim terminologjik p\u00ebr <strong>autonomin\u00eb bashk\u00ebkohore<\/strong> q\u00eb e ka burimin nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar(anglez\u00ebt), i cili ishte ky\u00e7ur p\u00ebr t\u00eb zgjidhur statusin e serb\u00ebve n\u00eb Kroaci. T\u00eb nxitur nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, autonomia u b\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb shum\u00eb popujve n\u00eb ish-Jugosllavi, ku as shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk ishin p\u00ebrjashtim, sepse ajo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb optimale&nbsp; praktike e barazis\u00eb nacionale dhe qytetare n\u00eb mjedise t\u00eb caktuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, disa dit\u00eb pas miratimit t\u00eb Memorandumit, p\u00ebr shkak t\u00eb efikasitetit praktik, Forumi n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb formoi <strong>K\u00ebshillin p\u00ebr realizimin e Memorandumit<\/strong>, me kryetar avokatin Mustafa \u00c7apuni, i cili do t\u00eb merrej enkas me organizimin e takimeve dhe formimin&nbsp; e komisioneve t\u00eb ndryshme p\u00ebr elaborimin e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebrkesave t\u00eb prezantuara. Por, pun\u00ebt nuk shkuan ashtu si\u00e7 ishin parapar\u00eb, sepse q\u00eb nga fillimi&nbsp; ekzistonte animozitetdhe refuzim nga ana e LDMZ(!). Andaj, p\u00ebr t\u00eb mos krijuar paraleliz\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb qesharak para opinionit, pas pes\u00eb takimeve, K\u00ebshilli i sapoformuar e nd\u00ebrpreu veprimin e vet. Dhe nga nj\u00eb gjendje e till\u00eb plot animozitet dhe ataviz\u00ebm politik, Forumi nga nj\u00eb aktivitet dinamik kaloi n\u00eb pasivitet t\u00eb plot\u00eb, duke e nd\u00ebrprer\u00eb aktivitetin t\u00ebr\u00ebsisht m\u00eb pas.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Referendumi pa k\u00ebrkesa t\u00eb shkruara<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Se shqiptar\u00ebt ishin e jan\u00eb t\u00eb pakoordinuar dhe pa ide p\u00ebr k\u00ebrkesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr avancimin e pozit\u00ebs dhe statusit t\u00eb tyre u d\u00ebshmu me rastin e mbajtj\u00ebs s\u00eb Referendumit p\u00ebr Pavar\u00ebsi t\u00eb Malit t\u00eb Zi(21 maj 2006). Dhe nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe &nbsp;sepse dominoi qasja&nbsp; ataviste &nbsp;p\u00ebrmes subjekteve nacionale politike &nbsp;duke e mb\u00ebshtetur &nbsp;pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, pa asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb shkruar p\u00ebr barazi nacionale dhe qytetare. Ishte ky l\u00ebshim i pafalsh\u00ebm i subjekteve politike, duke anashkaluar k\u00ebrkesat e Memorandumit, ku&nbsp; pasojat jan\u00eb t\u00eb pranishme edhe n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Partitokracia n\u00eb pun\u00ebsim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sepse sot, n\u00eb Malin e Zi t\u00eb pavarur me konceptin e ashtuquajtur qytetar, hasim n\u00eb&nbsp; padrejt\u00ebsi praktike, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb jo me shtetin qytetar, por tipik nacional-partiak, ku kemi&nbsp; institucionet dhe kuadrot jan\u00eb partiake. N\u00ebse analizojm\u00eb vet\u00ebm fush\u00ebn e arsimit, del se p\u00ebrve\u00e7 drejtor\u00ebve partiak\u00eb, kemi edhe k\u00ebshillat e shkollave partiake, t\u00eb pun\u00ebsuarit partiak\u00eb, qofshin me koh\u00eb t\u00eb kufizuar apo praktikant\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb nga partia n\u00eb pushtet, nga del qart\u00eb se jemi t\u00eb diskriminuar n\u00eb aspektin qytetar sepse ata q\u00eb nuk i takojn\u00eb partis\u00eb apo koalicionit n\u00eb pushtet nuk kan\u00eb asnj\u00eb&nbsp; mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr shkollat apo p\u00ebr t&#8217;u pun\u00ebsuar. Nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se n\u00eb koh\u00ebn e monizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, mosp\u00ebrfaq\u00ebsimi proporcional n\u00eb pun\u00ebsim vazhdon gjithnj\u00eb, nga del se kemi pabarazi nacionale, ku institucionet qeveritare e ato lokale jan\u00eb shembull praktik i k\u00ebsaj dukurie.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Arsimi mbetet diskriminues<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sa iu p\u00ebrket planprogrameve m\u00ebsimore dhe teksteve shkollore, n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e identitetit komb\u00ebtar (histori, kultur\u00eb muzikore, dituri natyre, art figurativ etj.) gjendja \u00ebsht\u00eb skandaloze,&nbsp; sepse ato jan\u00eb diskriminuese p\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb t\u00eb kujton koh\u00ebn pas vitit 1981, kur u zyrtarizua fushata antishqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa eliminimi i t\u00eb drejtave t\u00eb realizuara, sikurse \u00ebsht\u00eb ligji zgjedhor p\u00ebr zgjedhjen e deputet\u00ebve dhe k\u00ebshilltar\u00ebve, q\u00eb u miratua n\u00eb Parlament me shumic\u00eb votash(2011), pa votat e deputet\u00ebve t\u00eb partive nacionale shqiptare, d\u00ebshmon majorizimin&nbsp; e shumic\u00ebs ndaj pakic\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Komuna e Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tuz, arritje e ve\u00e7ant\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ne k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore tridhjet\u00ebvje\u00e7are p\u00ebrjashtim b\u00ebn formimi i Komun\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb me qend\u00ebr n\u00eb Tuz(2018) e cila u d\u00ebshmu e suksesshme ne funksionimin e saj q\u00eb nga formimi i pushtetit lokal i dal\u00eb nga zgjedhjet lokale(3 mars 2019), duke qen\u00eb model edhe p\u00ebr komunat tjera n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa mosinvestimi n\u00eb viset shqiptare si dhe privatizimi i d\u00ebshtuar ka ndikuar n\u00eb keq\u00ebsimin e gjendjes sociale t\u00eb shqiptar\u00ebve, andaj kemi dukurin\u00eb e&nbsp; emigrimit&nbsp; t\u00eb shqiptar\u00ebve e p\u00ebr pasoj\u00eb zvoglimin e tyre demografik nga nj\u00eb regjistrim n\u00eb tjetrin, nga del se k\u00ebtu ndodh n\u00eb praktik\u00eb&nbsp; pastrimi i heshtur etnik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>K\u00ebrkesat&nbsp; mbesin aktuale&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkesat e Memorandumit jan\u00eb aktuale edhe sot pas 30 viteve dhe ato presin realizim praktik p\u00ebr t\u00eb eliminuar pabarazin\u00eb qytetare dhe nacionale n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Pavar\u00ebsisht se k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve nuk jan\u00eb kund\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve, pushteti i Malit t\u00eb Zi deri m\u00eb tash nuk ka shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb dialogu me shqiptar\u00ebt, sepse iu&nbsp; mungon vullneti politik. Andaj \u00ebsht\u00eb koha e fundit q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb dialog i till\u00eb n\u00eb mes Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe shqiptar\u00ebve, p\u00ebrmes partive politike nacionale, si p\u00ebrfaq\u00ebsues autentik t\u00eb tyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis. Vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb <strong>dialogu konstruktiv<\/strong> duhet t\u00eb krijohen <strong>raporte t\u00eb partneritetit <\/strong>p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje t\u00eb pranueshme sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duhet&nbsp; t\u00eb kontaktohet dhe informohet vazhdimisht&nbsp; <strong>faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/strong>, duke iu ofruar argumente n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrkat\u00ebse. Sepse \u00e7\u00ebshtjet e barazis\u00eb nacionale n\u00eb nj\u00eb mjedis multinacional, nuk jan\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shtetit p\u00ebrkat\u00ebs, por kan\u00eb karakter nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht, nuk ka dilem\u00eb s\u00eb kur trajtohet&nbsp; pozita dhe statusi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Memorandumi mbetet &nbsp;referenc\u00eb e domosdoshme p\u00ebr \u00e7do qasje apo analiz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sepse ai paraqet baz\u00ebn e k\u00ebrkesave p\u00ebr barazi qytetare dhe nacionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis multinacional dhe multikulturor. Andaj, si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e platformave politike t\u00eb subjekteve politike nacionale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe n\u00eb fund, e themi pa hezitim&nbsp; se derisa nuk do t\u00eb realizohen ende&nbsp; n\u00eb praktik\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr barazi qytetare dhe nacionale sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, <strong>\u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi&nbsp; mbetet e hapur<\/strong><em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; (Shtator&nbsp; 2022)<a><\/a><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi&nbsp; politik Miratimi i Memorandumit p\u00ebr status special t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi,tridhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb(1992-2022)paraqet dokumentin me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis p\u00ebr avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre qytetare e komb\u00ebtare. Por, n\u00ebse analizojm\u00eb k\u00ebrkesat e sh\u00ebnuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument \u00a0shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer sepse p\u00ebrve\u00e7 arritj\u00ebs\u00a0 s\u00eb\u00a0 statusit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33222","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33222"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33222\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33224,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33222\/revisions\/33224"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}