Nga Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n
Shqiptar\u00ebt kan\u00eb vuajtur gjithmon\u00eb nga braktisja e popullat\u00ebs\/ Emigrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb e kahmotshme nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epidemi mbar\u00ebkomb\u00ebtare q\u00eb ka prekur pothujse \u00e7do prag sht\u00ebpie, \u00e7do vendbanim e \u00e7do rajon. Kjo plag\u00eb e pash\u00ebrueshme, sot e k\u00ebsaj dite, po merr p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese me tendec\u00eb rritjeje. Fatkeqsisht, karvani i shp\u00ebrnguljeve vazhdon e vazhdon dhe si pasoj\u00eb vendet shqiptare po boshatisen, n\u00eb disa raste edhe t\u00ebr\u00ebsisht.
Pa dashur t\u00eb mohoj levizjet e shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin, me q\u00ebllim t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb kushteve m\u00eb t\u00eb mira jet\u00ebsore, emigrimet e para t\u00eb shqiptar\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, t\u00eb kusht\u00ebzuara nga sulmet e zaptues\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb nga koha e Iliris\u00eb e deri tek okupimi sllav i tokave shqiptare. Emigrimet e para masive kan\u00eb ndodhur si pasoj\u00eb e nd\u00ebshkimeve t\u00eb Perandoris\u00eb Bizantine n\u00eb shekullin XIV ( 1327,1333,1336) e t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta (shekulli XV-XIX). Natyrisht, kjo dukuri ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe daton, s\u00eb paku, q\u00eb nga koha kur territoret bregdetare shqiptare i takonin krahin\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebris\u00eb Venedikase (Albania Veneta), kur shqiptar\u00ebt migronin drejt\u00eb brigjeve bregdetare t\u00eb Italis\u00eb dhe Dalmacis\u00eb.
Historiografia shqiptare i ka kushtuar kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe ka sh\u00ebnuar pothuajse me p\u00ebrpikshm\u00ebri emigrimet e shqiptar\u00ebve nga territoret e Kraj\u00ebs (brigjet e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs) n\u00eb shekullin XVIII, drejt Dalmacis\u00eb dhe v\u00ebndosjen e tyre n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Zar\u00ebs. Mir\u00ebpo, edhe pse migrime t\u00eb shqiptar\u00ebve drejt bregdetit dalmatin ka pasur, si\u00e7 cek\u00ebm m\u00eb lart, q\u00eb n\u00eb shekullin XV, historiografia shqiptare k\u00ebto migrime nuk i ka sh\u00ebnuar fare ose i ka p\u00ebrmendur shum\u00eb pak. Pra, i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb ose n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e koh\u00ebs p\u00ebr t\u2019u fshir\u00eb p\u00ebr gjithmon\u00eb nga kujtesa jon\u00eb.
Migrimi i shqiptar\u00ebve drejt Dalmacis\u00eb ka gjasa q\u00eb t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb grupime t\u00eb vogla ose individuale. Rasti i par\u00eb i migrimeve n\u00eb grupe n\u00eb Dalmaci \u00ebsht\u00eb vendbanimi Arbanija n\u00eb ishullin \u00c7iovo af\u00ebr Trogirit, n\u00eb shekullin XV, nd\u00ebrsa rasti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb migrimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Istra t\u00eb Kroacis\u00eb, n\u00eb shekullin XVII. K\u00ebsaj rradhe do t\u00eb paraqesim disa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr vendosjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb vendbanimin PEROI (PEROJ) n\u00eb Istra t\u00eb Krocis\u00eb, pasi p\u00ebr rastin e par\u00eb kam\u00eb shkruar disa artikuj.<\/p>\n\n\n\n
Peroi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i vendosur n\u00eb jugp\u00ebrendim t\u00eb Istr\u00ebs, n\u00eb Qarkun e Pul\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn veriore t\u00eb qytez\u00ebs Fazhana, af\u00ebr 1000 m larg nga deti. Ky lokalitet fillimisht banohej nga fiset ilire liguret, histret dhe liburnet, nd\u00ebrsa sllavet u vendosen k\u00ebtu n\u00eb fund t\u00eb shekullit VI. Po ashtu k\u00ebtu, koh\u00eb pas kohe (m\u00eb heret edhe m\u00eb von\u00eb) kan\u00eb jetuar edhe fise t\u00eb ardhur nga Moreja e Greqis\u00eb. N\u00eb fundvitet e shekullit XVI dhe gjsm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XVII, Istra u sulmua nga nj\u00eb murtaj\u00eb shfaros\u00ebse dhe si pasoj\u00eb, shum\u00eb vendbanime n\u00eb Istra, pra edhe vendbanimi Peroi, pothuajse mbeten pa banor\u00eb. N\u00eb vitin 1644 Peroi mbeti vet\u00ebm me 3 banor\u00eb. Republika e Venedikut kishte shprehur interesim q\u00eb vendbanimet e shfarosura n\u00eb Istra t\u00eb popullohen p\u00ebrs\u00ebri.
Gjendja ekonomike dhe politike n\u00eb territorin e Arb\u00ebris\u00eb Venedikase nuk ishte e mir\u00eb. Kushtet e jetes\u00ebs v\u00ebshtir\u00ebsoheshin nga dita n\u00eb dit\u00eb. Z\u00ebri se venedikasit, pas murtaj\u00ebs, pranonin ardhacak p\u00ebr t\u00eb populluar Istr\u00ebn u p\u00ebrhap me shpejt\u00ebsi edhe n\u00eb Arb\u00ebrin\u00eb Venedikase. K\u00ebshtu nj\u00eb grup prej dhjet\u00eb familjesh shqiptare nga territori i sot\u00ebm i Malit t\u00eb Zi, u nis drejt Istres dhe mb\u00ebrrijti atje m\u00eb 21 korrik t\u00eb vitit 1657. Ato u vendos\u00ebn n\u00eb vendbanimin tani t\u00eb quajtur Peroj (Peroi). S\u00eb bashku me k\u00ebto dhjet\u00eb familje shqiptare, n\u00eb Peroj u vendosen edhe pes\u00eb familje malazeze. T\u00eb gjitha familjet (shqiptare dhe ato malazeze) i p\u00ebrkisnin fes\u00eb ortodokse. Malazez\u00ebt e arritur n\u00eb Peroj, n\u00eb 365 vitet e kaluara, me krenari e rujten identitetin e tyre fetar dhe komb\u00ebtar. Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr fat t\u00eb keq, fati i k\u00ebtyre shqiptar\u00ebve nuk dihet, nuk \u00ebsht\u00eb ruajtur nga e kaluara e tyre asgj\u00eb dhe sipas t\u00eb gjitha gjasave jan\u00eb asimiluar.
Nd\u00ebr\u00ebsa historiografia malazeze dhe ajo serbe pretendojn\u00eb dhe v\u00ebrtetojn\u00eb se t\u00eb gjitha 15 familjet ardhacake t\u00eb ardhura n\u00eb Peroj kan\u00eb qen\u00eb familje malazez nga Crmnica, historiografia shqiptaren hesht\u00eb, edhe pse shumica e tyre ishin shqiptar\u00eb.
Po si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?!
Duke folur p\u00ebr shqiptar\u00ebt, Aleksa Bogosavleviq, n\u00eb faqen 12 t\u00eb librit t\u00eb tij \u201cMbi Arnautet\u201d (O Arnautima) botuar n\u00eb Nish n\u00eb vitin 1897, nd\u00ebr t\u00eb tjera thekson: \u201cVendbanimi i tret\u00eb dhe m\u00eb i vogli prej 500 frym\u00ebsh gjendet n\u00eb siujdhes\u00ebn e Istres, n\u00eb fshatin Peroj (Lugina e Arnauteve), e cila nga Pula \u00ebsht\u00eb dy or\u00eb udh\u00ebtim.K\u00ebta k\u00ebtu i ka v\u00ebndosur Republika e Venedikut me dekretin e saj. At\u00ebher\u00eb prij\u00ebs i tyre ka qen\u00eb Miko Dra\u00e7koviq. Ata e kan\u00eb ruajtur veshjen e tyre popullore dhe adetet e veta, flasin shqip, por t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb fes\u00eb ortodokse\u201d. Pra, dihet se shqiptar\u00ebt e Peroit plot\u00eb 240 vjet nga emigrimi i tyre, e flisnin gjuh\u00ebn shqipe, por p\u00ebr ata nuk u interesua askush. Historiografia shqiptare heshti dhe hesht akoma, sikur mos t\u00eb kishte ndodhur asgj\u00eb!
Por, dokumenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i cili flet p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb shqiptare t\u00eb familjeve t\u00eb vendosura n\u00eb Peroi \u00ebsht\u00eb pa dyshim \u201cDokumenti (Statuti) i Perojt\u201d n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ardhacak\u00ebve u \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb toka. K\u00ebt\u00eb dokument p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e ka b\u00eb t\u00eb ditur dhe e ka publikuar Giovanni Andrea Dalla Zonca, n\u00eb artikullin \u00bbNotizie riguardo a Peroj\u00ab (Lajme rreth Perojt), botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u00bbL’Istria\u00ab n\u00eb vitin 1852, pra 45 vite para Bogesavleviqit. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij dokumenti, i p\u00ebrkthyer, sigurisht, n\u00eb gjuh\u00ebn serbe nga Fran Barbaliq, inspektor austro-hungarez i shkollave, n\u00eb vitin 1933, nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhet: AD+ 26 n\u00ebntor 1657. \u201cZot\u00ebriut m\u00eb t\u00eb shquar dhe m\u00eb t\u00eb respektuar Girolamo (Jeronim) Priuli, p\u00ebr Republik\u00ebn e Shquar t\u00eb Venedikut, kapetanit Raspo. Duke e p\u00ebrbushur obligimin q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Senati i Ducalit, m\u00eb 27 korrik q\u00eb kaloi, p\u00ebr vendosjen e familjar\u00ebve n\u00eb vendin ku do t\u2019i pelqente Kryepriftit t\u00eb nd\u00ebruar Misho Braikoviqit, me 10 familje shqiptare dhe priftit kryesor Mikel Lubosina, me 5 familje, gjithsejt 77 frym\u00eb t\u00eb ardhura nga Mali i Zi, nj\u00eb vend Turk, si n\u00ebnshtetas besnik\u00eb e t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs shum\u00eb t\u00eb ndritshme (Venedikut). Duke pasur informata t\u00eb sakta, se vendi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb ai q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb vendbanim, n\u00eb pron\u00ebsi publike, i quajtur Peroi, i shkretuar dhe i pabanur prej shum\u00eb vitesh\u2026.me toka t\u00eb papunuara, gurishte, i mbushur me therra, t\u00eb l\u00ebshuara, pa zot\u00ebrim nga dikush\u201d\u2026 (L’ill.mo et ecc. mo sig Girolamo Priuli per la Ser. ma Repubblica di Venezia, Capitanio di Raspo.Eseguendo le commissioni che tiene dall’ ECC.mo Senato in Ducali 21 Luglio passato in Provinzia in un sito che parese proprio a. S.E. il Capo Micho Braicovich con dieci famiglie albanesi, et il Capo Prete Michiel Lubosina con famiglie cinque, che in tutti sono anime settantasette venute da Montenegro paese Turchesco, come fedeli sudditi alla devozione della Ser.ma Repubblica. Avendo pertanto esata informazione, che men proprio, e comando sara il sito, et loco che fu gia Villa di ragione pubblica detta Peroi deserta et disabitatamolti anni\u2026. con Terreni incolti,sassosi, spinosi, dereliti, abbandonati, e senza il possesso d’alcuno.). Pra, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se shumica e familjeve t\u00eb vendosura n\u00eb Peroj ishin shqiptar\u00eb ortodoks\u00eb. Por p\u00ebr k\u00ebta shqiptar\u00eb nuk u kujdes askush, ato u harruan, mbase nga harresa edhe u asimiluan. P\u00ebrkundrazi, shteti i Malit t\u00eb Zi nuk i harroi asnj\u00ebher\u00eb, madje u kushtoi kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ekzistojn\u00eb mbi 100 punime shkencore p\u00ebr malazez\u00ebt e Perojt (vet\u00ebm p\u00ebr 5 familje) dhe shum\u00eb libra t\u00eb botuara n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme. Nd\u00ebrkaq, nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur se kemi ndonj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb botuar apo punim shkencor p\u00ebr k\u00ebto shqiptar\u00eb, tani m\u00eb t\u00eb humbur. Malazez\u00ebt e Peroit, edhe sot e k\u00ebsaj dite, jan\u00eb t\u00eb organizuar, kan\u00eb shoq\u00ebri kulturore-artistike dhe p\u00ebrdorin alfabetin e tyre cilirik. P\u00ebr fatin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Peroit nuk dihet asgj\u00eb, jan\u00eb aty, u asimiluan apo\u2026.! Sidoqoft\u00eb, dokumentet e p\u00ebrmendura, por do t\u00eb ket\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjera, dokumentojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Peroi. Dihet s\u00eb paku, se duke folur gjuhen shqipe, 250 vite jan\u00eb identifikuar si shqiptar\u00eb. Malazez\u00ebt ishin shum\u00eb m\u00eb pak n\u00eb num\u00ebr se sa shqiptar\u00ebt, por i qendruan koh\u00ebs, edhe sot ata me krenari deklarohen si malazez\u00eb. Po krenaria shqiptare ku na mbeti?!
\u00cbsht\u00eb e dhimbshme q\u00eb shteti shqiptar dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb mos shfaqin interes p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb ata jetojn\u00eb! Edhe shqiptar\u00ebt e emigruar n\u00eb Arbanas t\u00eb Zar\u00ebs nuk ishin t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr, por ata e ruajt\u00ebn identitetin e tyre komb\u00ebtar, fal\u00eb edhe interesimit t\u00eb individeve dhe institucioneve shqiptare. S\u2019ka dyshim se rasti i shqiptar\u00ebve t\u00eb vendosur n\u00eb vendbanimin Arbanija dhe Peroi dhe l\u00ebnia e tyre n\u00eb harr\u00ebs\u00eb dhe m\u00ebshir\u00ebn e koh\u00ebs, d\u00ebshmon mosfunksionimin e mosinteresimin e institucioneve shqiptare p\u00ebr bashkkomb\u00ebsit e vet. Mbase jemi shum\u00eb dhe s\u2019na duhen ata pak! Rasti i malazez\u00ebve t\u00eb Peroit dhe kujdesi i historiografis\u00eb malazeze ndaj tyre, duhet t\u00eb merret si shembull i mir\u00eb se si duhet t\u00eb kujdesemi p\u00ebr pjest\u00ebr\u00ebt e kombit ton\u00eb, sadopak q\u00eb jan\u00eb e kudo q\u00eb jan\u00eb. Akademit\u00eb e Shkencave Shqiptare (Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb) duhet t\u2019i nxisin studiuesit t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb e zbulojn\u00eb vendbanime shqiptare, sidomos n\u00eb bregdetin dalmatin dhe t\u00eb Istres, t\u00eb shpetojm\u00eb \u00e7ka mund t\u00eb shpetohet, ani pse nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre e kemi humbur dhe ata jan\u00eb asmiluar tashm\u00eb!
Kam\u00eb bindjen se n\u00eb Peroi duhet t\u00eb ekzistojn\u00eb gjurm\u00eb shqiptare edhe sot e k\u00ebsaj dite. Ato duhet gjurmuar dhe studiuar me v\u00ebmendje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Hajrullah Hajdari Shqiptar\u00ebt kan\u00eb vuajtur gjithmon\u00eb nga braktisja e popullat\u00ebs\/ Emigrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb e kahmotshme nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epidemi mbar\u00ebkomb\u00ebtare q\u00eb ka prekur pothujse \u00e7do prag sht\u00ebpie, \u00e7do vendbanim e \u00e7do rajon. Kjo plag\u00eb e pash\u00ebrueshme, sot e k\u00ebsaj dite, po merr p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese me tendec\u00eb rritjeje. Fatkeqsisht, karvani i shp\u00ebrnguljeve vazhdon […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33183,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33181","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33181"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33181\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33184,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33181\/revisions\/33184"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}