Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York
K\u00ebto dit\u00eb Britania e Madhe dhe mbar\u00eb njer\u00ebzimi i tha lamtumir\u00ebn e fundit Mbret\u00ebresh\u00ebs Elisabeth II. P\u00ebr Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, \u00a0Mb\u00ebret\u00ebresha Elisabeth e II ishte bij\u00eb, mot\u00ebr, n\u00ebn\u00eb dhe gjyshe. Pas N\u00ebn\u00ebs Tereze\u00a0 ishe gruaja m\u00eb e p\u00ebrm\u00ebndur n\u00eb bot\u00eb. Ajo e mbajti n\u00eb kok\u00eb kuror\u00ebn mbret\u00ebrore p\u00ebr 7 dekada dhe biograf\u00ebt e saj thon\u00eb se ishte gruaja m\u00eb e respektuar n\u00eb bot\u00eb sepse p\u00ebrve\u00e7 titullit t\u00eb monarkes jetoi me nder, respekt e dinjitet pothuajse nj\u00eb shekull t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ajo u percoll\u00eb n\u00eb amshim me nderimet m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb jan\u00eb par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb hstorin\u00eb e njer\u00ebzimit. K\u00ebto ceremoni mortore prej 12 dit\u00ebsh zgjuan shum\u00eb emocione edhe n\u00eb familjet shqiptaro-amerikane, duke evokuar ndjenja\u00a0p\u00ebr n\u00ebnat dhe gjyshet tona. Kjo ceremoni madh\u00ebshtore b\u00ebri q\u00eb t’i nderojme dhe t’i kujtojm\u00eb\u00a0ato pak n\u00ebna e gjyshe k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb q\u00eb erdhen me ne n\u00eb mosh\u00ebn e granis\u00eb, por p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 40 dekada ato u b\u00ebn\u00eb gjyshe dhe katragjyshe. Sipas Kodit Moral t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00ebnat dhe gjyshet ishin shum\u00eb t\u00eb nderuara n\u00eb familje dhe n\u00eb fis. Ato mbartin detyra me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb familje dhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e asaj kohe, bile zoja e shtepis\u00eb n\u00eb ato koh\u00ebra mbante titullin e mbret\u00ebresh\u00ebs p\u00ebrbr\u00ebnda familjes. N\u00ebnat dhe gjyshet tona kishin rolin e dyt\u00eb pas zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb familje. Shumica e grave n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin mburoj\u00eb e fort\u00eb n\u00eb ruajtjen e dinjitetit t\u00eb familjes dhe respektit n\u00eb shoq\u00ebri.\u00a0
K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara nuk kemi shum\u00eb gjyshe, sepse\u00a0 pleq\u00ebria e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn dhe shumica nga ato nuk jetojn\u00eb m\u00eb. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb lindur dhe jan\u00eb rritur n\u00eb Mal\u00ebsi. K\u00ebto gra t\u00eb moshuara\u00a0 ruajn\u00eb shum\u00eb kujtime dhe p\u00ebrjetime nga vendlindjet tona. Disa nga ato e kan\u00eb kujtes\u00ebn e fort\u00eb dhe i mbajn\u00eb mend shumic\u00ebn e ngjarjeve t\u00eb vendlindjes dhe m\u00eb gjer\u00eb.\u00a0
Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kisha rastin t\u00eb bisedoj me nj\u00ebr\u00ebn prej n\u00ebnave dhe gjysheve shum\u00eb e p\u00ebrmendur n\u00eb Komunitetin ton\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb New York. Kjo \u00ebsht\u00eb Dil\u00eb Gjonja e Gjo’Gjek\u00ebs s\u00eb Trieshit patriotit dhe m\u00ebsuesit t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb Mal\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb nder dhe privilegj me q\u00ebn\u00eb bij\u00eb e k\u00ebtij atdhetari shum\u00eb t\u00eb qytet\u00ebrur. Ishte k\u00ebnaq\u00ebsi me bisedua me Dilen, ngase mbante mend p\u00ebr mrekulli historin\u00eb e familjes dhe t\u00eb Trieshit! Dila gjat\u00eb k\u00ebsaj bisede ishte shum\u00eb fisnike dhe nuk kishte asnj\u00eb pretendim\u00a0 personal ose familjar p\u00ebr madh\u00ebshti. Ishte shum\u00eb modeste pavar\u00ebsisht\u00a0 se babai i saj Gjon Gjeka kishte njohuri t\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb ton\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Pyetjes sime si ishte Gjoni n\u00eb familje Dila iu p\u00ebrgjegj:” Babai im ishte shum\u00eb i mir\u00eb n\u00eb familje, shum\u00eb i qet\u00eb, por nuk ishte ishte shum\u00eb i kujdesshem p\u00ebr\u00a0 pune ekonomike me fjal\u00eb t\u00eb tjera nuk ishte aspak i dh\u00ebn\u00eb pas pun\u00ebve sht\u00ebpiake”. Disa her\u00eb b\u00ebne gabime, bile i\u00a0merrte delet tona nga livadhet tona dhe i fuste n\u00ebn ah\u00ebr duke menduar se jan\u00eb delet e huaja. Kur shkonim p\u00ebr t’i sjellur n\u00eb sht\u00ebpi delet tona nuk ishin aty. K\u00ebrkonim or\u00eb t\u00eb t\u00ebra dhe nuk i gj\u00ebnim. Ai na tregonte se i kishte gjetur ato dele n\u00eb livadhet e tij dhe i kishte mbyllur n\u00ebn ah\u00ebr. \u00c7’me pa ato ishin delet tona. Gjoni kishte prirje p\u00ebr kultur\u00eb por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kultur\u00eb gjermane, por Ai kishte edhe kultur\u00eb fetare dhe e nderonte Jezu Krishtin si Zot dhe njeriun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzimi gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb. Gjon Gjeka, tregon Dila kishte respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr libra dhe dokumente t\u00eb shkruara. Por kishte nj\u00eb dob\u00ebsi se shum\u00eb her\u00eb ua jepte njer\u00ebz\u00ebve p\u00ebr t’i lexuar dhe nuk i kthenin mbrapa kurr\u00eb. Babai im tregon Dila e kishte ruajtur arkivin e kish\u00ebs s\u00eb Trieshit, bile k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrt\u00ebt\u00eb e pohoi edhe Pat\u00ebr Mirash Marinaj gjat\u00eb nj\u00eb interviste me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs m\u00eb rastin e 250-Vjetorit t\u00eb Famullis\u00eb s\u00eb Trieshit n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2013. Ato kishin q\u00ebn\u00eb arkiva me shum\u00eb rend\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb ishin zhdukur sikur t\u00eb mos ishte Gjon Gjeka. Sipas rr\u00ebfimeve t\u00eb Dil\u00ebs Gjoni kishte deshir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha bijat e tij t\u00eb martoheshin n\u00eb Hot, duke menduar se Hoti ishte nj\u00ebra prej krahinave m\u00eb patriotike t\u00eb Mal\u00ebsis\u00ebe s\u00eb Madhe. K\u00ebshtu ishte b\u00ebr\u00eb dhe 4 bijat e tij ishin martuar n\u00eb Hot.\u00a0 Ajo tregon se Gjoni fliste nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr popullin shqiptar, por\u00a0 kurr\u00eb nuk fliste keq p\u00ebr kombet e tjera dhe k\u00ebshtu ruhej nga akuzat dhe shpifjet e bashk\u00ebv\u00ebndas\u00ebve q\u00eb\u00a0 nj\u00eb pjes\u00eb e dukshme e tyre ishin t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me mish e shpirt p\u00ebr q\u00ebllimet s\u00ebrbo malazeze. Pavar\u00ebsisht se Gjoni jetonte n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ishte v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta kuptuar. Ai p\u00ebr ceremoni t\u00eb ndryshme qofshin ato dasma ose vdekje vishej n\u00eb kostume\u00a0qytetare dhe vente kravat\u00ebn. Dila mund t\u00eb fliste or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr historin\u00eb e Tij dhe n\u00ebn\u00ebs Pren\u00eb Mires bij\u00eb nga Kelemendi. Ne ishim shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, dhe n\u00ebna e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb kujdesin p\u00ebr\u00a0ne tregon Dila. Pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive\u00a0 anj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk e kisha d\u00ebgjuar q\u00eb t\u00eb ankohej p\u00ebr di\u00e7ka, edhe pse nga ana e gjinis\u00eb ishte shum\u00eb e vetmuar. Pren\u00eb Mirja kujtohet sot e k\u00ebsaj dite p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e mrekullueshme p\u00ebr vdekjen e djalit t\u00eb saj t\u00eb dashur Profesor Agron Lucaj.
Dila e Gjo’Gjek\u00ebs gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj 85 vjecare p\u00ebrjetoi dhimbje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr vdekje tragjike t\u00eb motr\u00ebs\u00a0 Pashk\u00eb Gjonja dhe v\u00ebllaut Agron Lucaj, dhe gjat\u00eb jet\u00ebs Dila humbi 11 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes ku p\u00ebrfshihen burri i saj Martin Gjoni Gjelaj i cili vdiq para\u00a08 vjet\u00ebsh. Ajo p\u00ebrjetoi vdekjen e djalit t\u00eb saj t\u00eb dashur\u00a0 Markut i cili vdiq n\u00eb New York para dy vjet\u00ebsh n\u00eb mosh\u00eb relativisht t\u00eb re. Edhe prind\u00ebrit ishin t\u00eb dhimbsh\u00ebm\u00a0pavar\u00ebsisht se ishin t\u00eb moshuar. Kat\u00ebr\u00a0 v\u00ebllaz\u00ebr: Toma, Agroni, Noshi dhe Nikolla ishin shum\u00eb t\u00eb dashur me nj\u00ebri tjet\u00ebrin dhe me prind\u00ebr e motra. N\u00eb k\u00ebto humbje b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe tri motra t\u00eb saj. P\u00ebrve\u00e7 Agronit dhe v\u00ebllaz\u00ebrve tjer\u00eb Dila ruan kujtime shum\u00eb t\u00eb mira edhe nga Toma i cili n\u00eb Triesh njihej me em\u00ebrin Toli i Gjo’Gjekes, q\u00eb kishte emigruar n\u00eb Gjermanin\u00eb Per\u00ebndimore menj\u00ebh\u00ebr\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Pavar\u00ebsisht se ishte larguar nga vendlindje n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re Ai kishte treguar interesim t\u00eb madh per familjen dhe p\u00ebr vendlindjen e tij. Koh\u00eb pas kohe d\u00ebrgonte dhurata p\u00ebr familjar\u00ebt e tij, pastaj p\u00ebr kish\u00ebn e Trieshit kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb konsideruesh\u00ebm, ashtu si\u00e7 kishte dh\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr rregullimin e varreve t\u00eb fshatit ku kishte lindur. F\u00ebmij\u00ebt e Tom\u00ebs dhe zonja e tij gjermane vinin p\u00ebr vizita n\u00eb Triesh, pavar\u00ebsisht se nuk flisnin shqip ato ishin me fat se gjyshi i tyre Gjon Gjeka fliste gjermanisht, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast luante rolin e p\u00ebrkthuyesit n\u00eb familje dhe n\u00eb shoq\u00ebri. Dila tregon shum\u00eb edhe p\u00ebr tezen e saj Drane Miren qe kishte kontribuar\u00a0 k\u00ebmban\u00ebn e kish\u00ebs s\u00eb Trieshit dhe po ashtu kishte dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saraxh\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs. Sot familja e Gjon Gjek\u00ebs Lucaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej familjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Trieshit por pothuajse shumica jan\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Gjermani. Atje jeton v\u00ebllau i saj q\u00eb n\u00eb Triesh njihej me em\u00ebrin Zefi i Gjo’ Gjek\u00ebs, bijat e t\u00eb cilit jan\u00eb shkolluar p\u00ebr mrekulli, bile vajza e madhe Lena ka doktoruar n\u00eb shkencat shoq\u00ebrore n\u00eb Gjermani. Edhe f\u00ebmija e Tom\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkolluar. Pas vdekjes s\u00eb bab\u00ebs dhe n\u00ebn\u00ebs, Dila shum\u00eb her\u00eb luante rrol me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Familjes s\u00eb Gjon Gjek\u00ebs. Por ishte e mrekullueshme edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Martin Gjonit Gjelaj\u00a0 ku ishte martuar. Ajo me djemte e saj\u00a0 dhe me Familjen e Nikoll\u00eb Gjonit treguan interesim t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm p\u00ebr nderimet e Gjonit dhe Agronit pas vdekjes, duke organizuar konferenca shkencore dhe or\u00eb p\u00ebrkujtimore p\u00ebr v\u00ebllaun e tyre t\u00eb dashur Agronin. Dil\u00eb Gjonja e Gjo’Gjek\u00ebs s\u00eb Trieshit kishte m\u00ebsuar shum\u00eb nga babai i saj shum\u00eb i permendur. Edhe djemte e saj u shquan n\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme. Djali i saj i ndjer\u00eb Marku ishte mjesht\u00ebr i madh,nd\u00ebrsa Zefi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej mal\u00ebsor\u00ebve m\u00eb t\u00eb suksesh\u00ebm n\u00eb biznes, \u00ebsht\u00eb bujar dhe shquhet p\u00ebr donacione p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Edhe djali i saj m\u00eb i riu Koti \u00ebsht\u00eb me profesion inxhinier n\u00eb New York. Djemte e v\u00ebllaut Nikoll\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksesh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e tyre t\u00eb biznesit. Prej saj mesuam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebrTrieshin dhe p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb. Dil\u00eb Gjonja \u00ebsht\u00eb\u00a0 si nj\u00eb nan\u00eb e madhe(matriarch) si\u00e7 e quan bota anglo-saksone. N\u00ebnat dhe gjyshet si Dil\u00eb Gjonja kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe japin kontribut t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e brezave te ri t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, traditat dhe historin\u00eb e venlindjeve tona. Ato lujn\u00eb rrol me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb lidhjet nd\u00ebrfamiljare, q\u00eb shum\u00eb her\u00eb edhe mund t\u00eb luhaten.T\u00eb gjitha n\u00ebnat dhe gjyshet q\u00eb kan\u00eb lindur atje kan\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mos e harrojn\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb ton\u00eb.
Dil\u00eb Gjonja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua tani plak\u00eb e jashtzakonshme e cila me sjelljet e saj fisnike nderon familjen dhe krahin\u00ebn e Trieshit dhe t\u00eb Hotit ku ishte martuar shum\u00eb dekada m\u00eb par\u00eb.. Dil\u00eb\u00a0Gjonja m\u00eb kujton ato grat\u00eb e koh\u00ebrave klasike. \u00c7do her\u00eb q\u00eb e kam takuar kam m\u00ebsuar di\u00e7ka t\u00eb re prej saj. E konsideroj si nj\u00eb prej m\u00ebsueseve t\u00eb mia, sepse\u00a0 Ajo\u00a0 flet jo nga librat por nga p\u00ebrvoja e jet\u00ebs m\u00eb shum\u00eb t\u00eb hidhur se t\u00eb \u00ebmb\u00ebl. Dil\u00eb, dhe n\u00eb fund t\u00eb uroj sh\u00ebndet e j\u00ebt\u00eb.\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York K\u00ebto dit\u00eb Britania e Madhe dhe mbar\u00eb njer\u00ebzimi i tha lamtumir\u00ebn e fundit Mbret\u00ebresh\u00ebs Elisabeth II. P\u00ebr Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, \u00a0Mb\u00ebret\u00ebresha Elisabeth e II ishte bij\u00eb, mot\u00ebr, n\u00ebn\u00eb dhe gjyshe. Pas N\u00ebn\u00ebs Tereze\u00a0 ishe gruaja m\u00eb e p\u00ebrm\u00ebndur n\u00eb bot\u00eb. Ajo e mbajti n\u00eb kok\u00eb kuror\u00ebn mbret\u00ebrore p\u00ebr 7 dekada dhe biograf\u00ebt […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33175,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-33173","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33173"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33173\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33176,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33173\/revisions\/33176"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}