{"id":33155,"date":"2022-09-19T01:04:00","date_gmt":"2022-09-18T23:04:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33155"},"modified":"2022-09-19T13:15:32","modified_gmt":"2022-09-19T11:15:32","slug":"rendesia-e-lirise-se-shtypit-per-demokracine-dhe-paqen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33155","title":{"rendered":"R\u00cbND\u00cbSIA E LIRIS\u00cb S\u00cb SHTYPIT P\u00cbR DEMOKRACIN\u00cb DHE PAQ\u00cbN"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Mbrojtja e liris\u00eb s\u00eb shtypit, mbron demokracin\u00eb!<br><\/strong>Nga Frank Shkreli<br>15 shtatori 2022 sh\u00ebnoi 15-vjetorin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, e p\u00ebrcaktuar si e till\u00eb qysh n\u00eb vitin 2007, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb rezolute nga Asamblea e P\u00ebrgjith\u00ebshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB) me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb promovohen dhe t\u00eb zbatohen parimet e demokracis\u00eb dhe t\u00eb liris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, nj\u00ebherazi, u k\u00ebrkohet shteteve an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyra sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, duke promovuar vlerat dhe parimet e demokracis\u00eb dhe t\u00eb liris\u00eb, n\u00eb vendet e tyre. Sipas OKB-s\u00eb, Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Demokracis\u00eb ofron nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar gjendjen e demokracis\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe po\u00ebr t\u00eb promovuar vlerat demokratike, lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Demokracia \u00ebsht\u00eb po aq proces sa edhe nj\u00eb q\u00ebllim dhe vet\u00ebm me pjes\u00ebmarrjen dhe mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb, nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, organizmat qeveris\u00ebse komb\u00ebtare, shoq\u00ebria civile dhe individ\u00ebt, mund t\u00eb realizohet ideali i demokracis\u00eb dhe liris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe kudo, pa dallim, thuhet n\u00eb njoftimin e OKB-s\u00eb. Si tem\u00eb e e k\u00ebtij viti p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 15-vjetorin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur Liria e Shtypit dhe Demokracia. Liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut, e mbrojtur nga neni 19 i Deklarat\u00ebs Universale t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e OKB-\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor thuhet se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kriza e COVID-19 ka shkaktuar sfida t\u00eb m\u00ebdha globale, nj\u00eb kriz\u00eb e re n\u00eb Evrop\u00eb na kujton se parimet tona demokratike gj\u00ebnden p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb ndryshme, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. OKB-ja paralajm\u00ebron me k\u00ebt\u00eb rast se, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, Demokracia po tkurret, hap\u00ebsira p\u00ebr debat shoq\u00ebror po ngushtohet, mosbesimi dhe keq-informimi po shtohen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet, kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb medias vijn\u00eb duke u shtuar, nga dit\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Prandaj, si p\u00ebrfundim i k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb bot\u00eb, OKB-ja ka vendosur q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 15-vjetor t\u00eb Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohet mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe rolin q\u00eb luan liria e shtypit n\u00eb zhvillimet demokratike dhe n\u00eb sigurimin e paq\u00ebs n\u00eb bot\u00eb. Media e lir\u00eb, e pavarur dhe pluraliste, e aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb informuar shoq\u00ebrin\u00eb mbi \u00e7eshtje t\u00eb interesit publik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebrse e Demokracis\u00eb s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. OKB-ja thekson me k\u00ebt\u00eb rast se, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, vihet re se gazetar\u00ebt, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrballen me pengesa t\u00eb llojllojshme ndaj liris\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn si gazetar\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe p\u00ebr zhvillimet demokratike kudo.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mesazhin e tij kushtuar Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Antonio Guterres shprehet se \u201cDemokracia nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb pa lirin\u00eb e shtypit dhe pa lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb mbrojtja e liris\u00eb s\u00eb medias konsiderohet si nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebrse &#8212; kritike &#8212; p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb demokracie t\u00eb sh\u00ebndosh, ka th\u00ebn\u00eb ai. \u201cPa lirin\u00eb e shtypit, demokracia nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb. Pa lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit, nuk ka as liri t\u00eb tjera\u201d, theksoi udh\u00ebheqsi i organizat\u00ebs bot\u00ebrore, nd\u00ebrsa u b\u00ebri thirrje qeverive t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u201csigurohet liria dhe t\u00eb mbrohen t\u00eb drejtat e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, pa dallim dhe kudo n\u00eb bot\u00eb\u201d. International Day of Democracy | Messages | United Nations.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Joe Biden b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb &#8212; Statement by President Joseph R. Biden, Jr. on the International Day of Democracy &#8211; The White House &#8212; \u201c15-vjet m\u00eb par\u00eb, shtetet an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb bashkuar p\u00ebr t\u00eb deklaruar Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb \u2013 nj\u00eb dit\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb treguar mb\u00ebshtetjen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr qeverisje p\u00ebrfaqsuese, transparente; p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi barazin\u00eb, respektin p\u00ebr t\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut dhe dinjitetin njer\u00ebzor dhe p\u00ebr shtetin e t\u00eb drejt\u00ebs\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera, Presidenti Biden. Udh\u00ebheqsi amerikan pranoi se vitet e fundit, \u201cdemokracia an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ka p\u00ebsuar disa sfida t\u00eb dukshme\u201d, nd\u00ebrsa ai faj\u00ebsoi ata q\u00eb i quajti \u201cautokrat\u00eb dhe forca t\u00eb tjera, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb trysni ndaj atyre q\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb lirive themelore.\u201d N\u00eb 15-vjetorin e shpalaljes s\u00eb Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb nga OKB-ja, Presidenti Biden shtoi se, \u201cShtetet e Bashkuara po bashkpunojn\u00eb me shtetet e tjera demokratike n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjidhur sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilat p\u00ebrballet bota\u201dsot, nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi \u201cluft\u00ebn brutale dhe t\u00eb pajustifikueshme t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs\u201d, si nj\u00eb nga ato sfida.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tij\u00ebn nga Departamenti i Shtetit, kushtuar Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb &#8212; Commemorating the International Day of Democracy &#8211; United States Department of State &#8212; u shpreh se n\u00eb \u201cK\u00ebt\u00eb Dit\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, ne theksojm\u00eb angazhimin ton\u00eb ndaj demokracis\u00eb nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqemi p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe m\u00eb paq\u00ebsore. Si\u00e7 ka theksuar edhe Presidenti Bajden, shtoi diplomati lart\u00eb amerikan, &#8220;\u2026 ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb me diplomacin\u00eb e rr\u00ebnjosur n\u00eb vlerat demokratike m\u00eb t\u00eb dashura dhe m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb Amerik\u00ebs, e q\u00eb jan\u00eb: mbrojtja e liris\u00eb, mb\u00ebshtetja e mund\u00ebsive t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, respektimi i t\u00eb drejtave universale, respektimi ndaj sundimit t\u00eb ligjit dhe trajtimi me dinjitet i \u00e7do personi\u2026 Duke vendosur t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme, Shtetet e Bashkuara avancojn\u00eb respektin p\u00ebr lirit\u00eb themelore, edhe n\u00eb nivel global. Ne e dim\u00eb se respekti, p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe dinjitetin e njeriut, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr paq\u00ebn e q\u00ebndrueshme dhe begatin\u00eb e vazhdueshme n\u00eb bot\u00eb. Ky respekt bazohet n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb si shtet demokratik, ndon\u00ebse jo i p\u00ebrsosur, por, vazhdimisht, duke punuar p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, \u00ebsht\u00eb shprehur, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Kryediplomati amerikan Antony Blinken me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, me 15 shtator, 2022.<\/p>\n\n\n\n<p>Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Demokracis\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB) sh\u00ebnohet \u00e7do vit m\u00eb 15 shtator me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin publik vlerave t\u00eb demokracis\u00eb dhe lirive t\u00eb njeriut, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Veprimtari t\u00eb ndryshme t\u00eb sponsorizuara nga ente qeveritare dhe ente jo-qeveritare zhvillohen anemban\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb promovuar demokracin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dhe gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Udh\u00ebheq\u00ebs shtetesh si President\u00ebt e Amerik\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, si dhe Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb, e sh\u00ebnojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb me deklarata n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb demokracis\u00eb dhe lirive baz\u00eb t\u00eb njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu ndodhi edhe sivjet. Por m\u2019u duk se p\u00ebrjashtim k\u00ebt\u00eb vit, ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Shqip\u00ebria dhe Kosova, b\u00ebnin pjes\u00eb me vendet q\u00eb nuk e sh\u00ebnuan Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, zyrtarisht, dhe jo me vendet demokratike si Shtetet e Bashkuara, ku kjo dit\u00eb u sh\u00ebnua nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe qeveris\u00eb. Nd\u00ebrsa Sekretari Amerikan i Shtetit, n\u00eb deklarat\u00ebn e tij pranoi se megjith\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e gjat\u00eb demokratike \u2013 megjith\u00ebse jo t\u00eb p\u00ebrsosur &#8212; \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb edhe Amerika ta kujtoj\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkom\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, si nj\u00eb angazhim i p\u00ebrher\u00ebsh\u00ebm ndaj vlerave demokratike, p\u00ebrfshir promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir lirin\u00eb e shtypit dhe lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit p\u00ebr individ\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeqsisht, m\u00eb duket se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tranzicion tep\u00ebr t\u00eb zgjatur prej 32- vitesh, dielli i demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptare, t\u00eb ket\u00eb humbur rrug\u00ebn n\u00eb vran\u00ebsirat e jet\u00ebs konfliktuale politike t\u00eb korruptuar shqiptare. Ose t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb ket\u00eb devijuar shum\u00eb keq nga rruga q\u00eb duhej t\u00eb ndiqte n\u00eb zhvillimin e demokracis\u00eb dhe lirive baz\u00eb t\u00eb<br>njeriut, n\u00eb tranzicionin e pafund \u201cpost-komunist\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, e deri diku edhe n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, paralajm\u00ebrimi im jo aq i kahersh\u00ebm se, \u201cDemokracia Nuk Pret\u201d, vazhdon t\u00eb jet\u00eb aktual sot e k\u00ebsaj dite, kur bota sh\u00ebnon 15-vjetorin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb shtypit, n\u00eb Shqip\u00ebri as nuk p\u00ebrmendet fjala Demokraci. N\u00eb vend t\u00eb Demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kemi autoritariz\u00ebm, jo p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb vlerave t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb, p\u00ebrfshir lirin\u00eb e shtypit. Por nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb tyre \u2013 ashtu si\u00e7 reflektohet n\u00eb shum\u00eb raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut &#8212; ndoshta m\u00eb keq se kurdoher\u00eb n\u00eb k\u00ebto tre dekada \u201cpost-komuniz\u00ebm. Kapja e drejt\u00ebsis\u00eb N\u00eb 15-vjetorin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb \u201cDemokracia Nuk Pret\u201d, por sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb analist\u00ebve t\u00eb brend\u00ebshm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, demokracia &#8212; sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. Kapja e drejt\u00ebsis\u00eb nga qeveria, nep\u00ebmjet nj\u00eb \u201creforme\u201d q\u00eb mb\u00ebshtetet dhe financohet nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, nuk i sh\u00ebrben thellimit t\u00eb demokracis\u00eb as mbrojtjes s\u00eb vlerave t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, padallim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDemokracia nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb pa lirin\u00eb e shtypit dhe pa lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit\u201d, porositi Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebshp\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Antonio Guterres, n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, 15 shtator, 2022. Demokracia Nuk Pret!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbrojtja e liris\u00eb s\u00eb shtypit, mbron demokracin\u00eb!Nga Frank Shkreli15 shtatori 2022 sh\u00ebnoi 15-vjetorin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, e p\u00ebrcaktuar si e till\u00eb qysh n\u00eb vitin 2007, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb rezolute nga Asamblea e P\u00ebrgjith\u00ebshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB) me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb promovohen dhe t\u00eb zbatohen parimet e demokracis\u00eb dhe t\u00eb liris\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33155","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33155"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33155\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33157,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33155\/revisions\/33157"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}