{"id":33117,"date":"2022-09-16T17:19:23","date_gmt":"2022-09-16T15:19:23","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33117"},"modified":"2022-09-16T17:21:17","modified_gmt":"2022-09-16T15:21:17","slug":"ruski-mir-dhe-ballkani-i-hapur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33117","title":{"rendered":"\u201cRUSKI MIR\u201d DHE \u201cBALLKANI I HAPUR\u201d"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code> SHQIP\u00cbRIA SI PJES\u00cb E BOT\u00cbS RUSE \n                                                                             \nNga Frank Shkreli<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, Rusia i dha rreth gjysm\u00eb milioni dollar\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb 2017 p\u00ebrmes kompanive fantaz\u00ebm\u201d, tha burimi i qeveris\u00eb amerikane\u201d, njofton VOA shqip \u2013 kjo kur ishte kryetar i saj Lulzim Basha. Sipas VOA-s, zyrtari q\u00eb foli me median, nevijoi se ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi n\u00eb t\u00eb cilin arrin nj\u00eb raport i komunitetit amerikan t\u00eb zbulimit, i cili ka analizuar financimet e Rusis\u00eb, \u201cn\u00eb mbi 24 vende gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb manipuluar demokracit\u00eb nga brenda\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanojm\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet e mund\u00ebshme ndaj Ballkanit. Andaj, nuk duhet t\u00eb ushtrohet m\u00eb trysni ndaj Serbis\u00eb q\u00eb t\u2019i imponoj\u00eb sanksione Rusis\u00eb. Sanksione t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmerren sepse pa Rusin\u00eb, Serbia nuk mbijeton dot. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, qeveria dhe Presidenti Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq nuk do u mbijetonin sanksioneve (t\u00eb Serbis\u00eb) kund\u00ebr Rusis\u00eb.\u201d Kryeministri Rama, Intervist\u00eb me gazet\u00ebn austriake Die Presse, para disa dit\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Derisa un\u00eb t\u00eb kem ndikim, Serbia nuk do ta njoh\u00eb as drejtp\u00ebrdrejt, as t\u00ebrthorazi pavar\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebanshme t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;, tha presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq. &#8220;Un\u00eb nuk do t\u00eb heq dor\u00eb nga lufta ime legjitime p\u00ebr interesat shtet\u00ebrore dhe komb\u00ebtare, si dhe p\u00ebr respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha lideri serb, sipas Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Eh, sikur Tirana zyrtare sot do mbronte interesat legjitime dhe t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, me kaq k\u00ebmb\u00ebngulje dhe vendosm\u00ebri si\u00e7 mbron Vu\u00e7iqi interesat nacionaliste serbe an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, me ndihm\u00ebn e Rusis\u00eb s\u00eb Putinit. \u201cSerb\u00ebt dhe Rus\u00ebt, v\u00ebll\u00ebz\u00ebr p\u00ebrgjithmon\u00eb\u2026\u201d, nj\u00eb parull\u00eb kjo q\u00eb d\u00ebgjohej n\u00eb rrug\u00ebt e Beogradit dhe qyteteve t\u00eb tjera n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pushtimit t\u00eb paprovukuar t\u00eb Ukrain\u00ebs nga forcat putiniste ruse 6-muaj m\u00eb par\u00eb.<br>Ndonj\u00eb lexuesi aty k\u00ebtu, mund t\u2019i kujtohet ndonj\u00eb shkrim imi modest vite m\u00eb par\u00eb, me t\u00eb cilat jam p\u00ebrpjekur t\u00eb zgjoj nd\u00ebrgjegjen por edhe t\u00eb parlajm\u00ebroj p\u00ebr rrezikun q\u00eb, sipas mendimit tim at\u00ebher\u00eb dhe sot, i k\u00ebrc\u00ebnohet interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si rrjedhim i p\u00ebrhapjes s\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb putiniste dhe shteteve t\u00eb tjera autoritare t\u00eb bot\u00ebs, si Kina dhe Turqia.<\/p>\n\n\n\n<p>Po i sjell\u00eb k\u00ebto citime t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, jo p\u00ebr t\u00eb then\u00eb: ja kisha t\u00eb drejt\u00eb, por si nj\u00eb ilustrim i rreziqeve t\u00eb mundshme q\u00eb i kanosen Kosov\u00ebs dhe interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Se kam droj\u00eb q\u00eb protagonist\u00ebt e sip\u00ebrp\u00ebrmendur shqiptaro-serb, po punojn\u00eb, dasht\u00eb e pa dasht\u00eb, me interesat ruso-serbe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe si rrjedhim edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave afatgjata gjeopolitike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, interesa t\u00eb cilat do duhej t\u00eb p\u00ebrputheshin me interesat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeqsisht, disa prej k\u00ebtyre, dit\u00ebn flasin dhe shfaqen si \u201cpro-amerikan\u00eb\u201d t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb cil\u00ebt, na thon\u00eb se \u201cndajn\u00eb vlerat per\u00ebndimore\u201d, nd\u00ebrsa nat\u00ebn sjellin uj\u00eb n\u00eb mullijt\u00eb e armiq\u00ebve t\u00eb Kombit shqiptar\u00eb dhe t\u00eb interesave t\u00eb aleatit strategjik, historikisht, m\u00eb t\u00eb sinqert t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs \u2013 Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Me miq \u201cproamerikan\u00eb\u201d si k\u00ebta, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr armiq.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtoi k\u00ebtyre deklaratave t\u00eb fundit nga lider\u00ebt ballkanas si dhe raportit t\u00eb zbulimit amerikan &#8212; n\u00eb lidhje me financimin e raportuar nga burime amerikane t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs \u2013 edhe njoftimin e jav\u00ebs s\u00eb kaluar t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme ruse, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Presidenti Vladimir Putin. Kjo doktrin\u00eb e re e politik\u00ebs ruse, njoftuar n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, sipas mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrqendrohet rreth konceptit t\u00eb ashtuquajtur, \u201cBota Ruse\u201d, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilit justifikohet nd\u00ebrhyrja e Kremlinit n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave rusisht-fol\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ish-sovjetike. Por, sipas raporteve n\u00eb media, ky dokument prej 31- faqesh \u2013 n\u00ebnshkruar na vet Putini &#8212; shkon p\u00ebrtej konceptit t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb \u201crusisht-fol\u00ebsve\u201d jasht\u00eb kufijve t\u00eb Rusis\u00eb \u2013 t\u00eb asaj pra q\u00eb konsiderohet si \u201cBota Ruse\u201d, ose hap\u00ebsira ish-sovjetike, t\u00eb cil\u00ebn regjimi i Putinit e konsideron si zon\u00eb t\u00eb infleunc\u00ebs s\u00eb saj, nep\u00ebrmjet nj\u00eb \u201cpolitike humanitare\u201d. Sipas medias nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ky dokument shkon p\u00ebrtej Bot\u00ebs Ruse\u201d, duke u paraqitur edhe si nj\u00eb p\u00ebrdorim i t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs strategji ruse e \u201cpushtetit t\u00eb but\u00eb\u201d. N\u00eb dokumentin e ri t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme ruse, b\u00ebhet gjithashtu thirrje, p\u00ebr shtimin e bashkpunimit dhe influenc\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb me shtetet sllave, dhe p\u00ebr p\u00ebrforcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb saj me Kin\u00ebn dhe Indin\u00eb, Lindjen e Mesme, Amerik\u00ebn Latine dhe Afrik\u00ebn, me q\u00ebllim \u201cp\u00ebr t\u00eb mbrojtur, ruajtur dhe avancuar traditat dhe idealet e Bot\u00ebs Ruse.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kur nj\u00eb Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb mbron Serbin\u00eb dhe justifikon politik\u00ebn pro-ruse t\u00eb Beogradit si nj\u00eb politik\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb t\u00eb Sebis\u00eb dhe t\u00eb regjimit serb t\u00eb Vu\u00e7iqit Rama for &#8220;Die Presse&#8221;: Let&#8217;s keep away the threats from the Balkans &#8211; Politik\u00eb (tiranapost.al) dhe kur nj\u00eb raport i sh\u00ebrbimeve sekrete amerikane njofton se Rusia ka financuar parti politike n\u00eb dhjetra vende ku mes tyre p\u00ebrmenden 500 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 2017 kur Lulzim Basha ishte n\u00eb krye t\u00eb saj &#8212; un\u00eb e konsideroj si nj\u00eb situat\u00eb emergjente q\u00eb rrezikon sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; SHBA: Rusia ka financuar parti politike n\u00eb dhjetra vende; mes tyre p\u00ebrmenden 500 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 2017 (zeriamerikes.com) \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRuski mir\u201d dhe \u201cBallkani i Hapur\u201d jan\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb pandar\u00eb. Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb aleati m\u00eb i ngusht i Vladimir Putinit dhe i politikave t\u00eb tija eskpansioniste t\u00eb \u201cBot\u00ebs Ruse\u201d, mb\u00ebshtetur nga Kishat Ortodokse ruse dhe serbe. \u201cBota Ruse\u201d e Putinit \u00ebsht\u00eb si \u201cbota serbe\u201d e Vu\u00e7iqit. \u201cBallkani Per\u00ebndimor\u201d, pjell\u00eb e Serbis\u00eb e mb\u00ebshtetur qart\u00eb nga Moska, mund\u00ebson shtrirjen e influenc\u00ebs ruse n\u00eb Ballkan p\u00ebrtej hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb. Sot, pretendimet e Vu\u00e7iqit kund\u00ebr Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat me ato t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar pushtimin e paprovokuar t\u00eb Ukrain\u00ebs, 6 muaj m\u00eb par\u00eb nga Rusia.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb ende nuk e kuptojn\u00eb se \u00e7\u2019 \u00ebsht\u00eb, \u201cBallkani i Hapur\u201d, ua shpjegon nj\u00ebri prej analist\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur amerikan\u00eb p\u00ebr \u00e7eshtjet ballkanike dhe evropiane, Janusz Bugajski: \u201cBallkani i Hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb favorizon Mosk\u00ebn, nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb mban rajonin larg Bashkimit Evropian, q\u00eb mban t\u00eb ngrir\u00eb konfliktin n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Bosnje Hercegovin\u00eb. Nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb do t\u00eb kontrolloj\u00eb Malin e Zi dhe t\u00eb shtrij\u00eb influenc\u00ebn e Serbis\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rajon.\u201d Shum\u00eb mir\u00eb e then\u00eb nga analist i njohur, q\u00eb p\u00ebrmbledh thelbin e k\u00ebsaj nisme.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjohu o shqiptar! Zhvillimet e fundit tregojn\u00eb se Ballkani i Hapur po shkon p\u00ebrpara, krah p\u00ebr krah, me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb \u201cBot\u00ebs Ruse\u201d, t\u00eb n\u00ebsnhkruar nga Putini jav\u00ebn q\u00eb kaloi. \u201cBallkani i Hapur\u201d nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb projekt i menduar mir\u00eb dhe i p\u00ebrpiluar n\u00eb korridoret m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb Beogradit dhe Kremlinit \u2013 q\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me objektivat strategjike t\u00eb \u201cBot\u00ebs Ruse\u201d t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr influenc\u00ebn e Serbis\u00eb n\u00eb Ballkan dhe nep\u00ebrmjet saj, edhe influenc\u00ebn ekonomike, politike dhe ushtarake t\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb assesi n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs as n\u00eb interes t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve afatgjata midis kombit shqiptar dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Hapni syt\u00eb! Shqiptar\u00ebt e lir\u00eb nuk nuk duan kurr\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb nj\u00eb vend n\u00ebn sfer\u00eb influence t\u00eb Mosk\u00ebs as t\u00eb k\u00eblyshave t\u00eb Rusis\u00eb dhe bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tyre rajonal. Fatkeq\u00ebsisht, \u201cmanipulimi i demokracis\u00eb n\u00eb vend\u201d, n\u00eb Shqip\u00ebri po vazhdon, para syve t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve diplomatik\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. Prandaj shqiptar\u00ebt po zbrazin vendin se ua kan\u00eb h\u00ebng\u00ebr \u00e7orb\u00ebn p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull influencave t\u00eb huaja sllavo-komuniste dhe majtiste serbo-ruse, p\u00ebrball mos interesimit per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>Hiqni dor\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga Ballkani i Hapur! Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb dashur kurr\u00eb as nuk duan sot t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Bot\u00ebs Ruse as Bot\u00ebs Serbe!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, Rusia i dha rreth gjysm\u00eb milioni dollar\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb 2017 p\u00ebrmes kompanive fantaz\u00ebm\u201d, tha burimi i qeveris\u00eb amerikane\u201d, njofton VOA shqip \u2013 kjo kur ishte kryetar i saj Lulzim Basha. Sipas VOA-s, zyrtari q\u00eb foli me median, nevijoi se ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi n\u00eb t\u00eb cilin arrin nj\u00eb raport i komunitetit amerikan t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33117","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33117"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33117\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33120,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33117\/revisions\/33120"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}