Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Sip\u00ebrmarr\u00ebsi shqiptar Osman Kallaba nga fshati Zhej i An\u00ebs s\u00eb Malit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i nj\u00eb biznesmeni t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb m\u00ebrgim. Nga shkuarja e tij n\u00eb Nju Jork, SHBA n\u00eb vitet 70-t\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar ka punuar fort, dy dhe tri pun\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mir\u00ebqenie ekonomike p\u00ebr veten, familjen e tij t\u00eb ngusht\u00eb dhe familjar\u00ebt e tij n\u00eb vendlindje, t\u00eb cil\u00ebt i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb varf\u00ebri t\u00eb madhe, sikurse ishin shumica e familjeve t\u00eb tjera shqiptare ,jo vet\u00ebm n\u00eb vendlindjen e tij, por n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi .<\/p>\n\n\n\n
Kontributi i tij vullnetar humanitar
<\/strong>Nuk kishte synim vet\u00ebm t\u00eb jet\u00eb (b\u00ebhet) nj\u00eb milioner koprrac, sepse nj\u00eb i pasur mund t\u00eb jet\u00eb i palumtur, ashtu si nj\u00eb i varf\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i palumtur. D\u00ebshira e tij ishte q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij t\u2019ia dedikoj\u00eb popullit t\u00eb tij t\u00eb varf\u00ebr pa dallim se n\u00eb cilat shtete jetojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngjallur shpres\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb rritur besimin tek ata se nuk jan\u00eb t\u00eb vetmuar n\u00eb p\u00ebrballimin e v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb tyre. K\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb fisnik\u00ebrie e bamir\u00ebsie e kishte trash\u00ebguar nga sht\u00ebpia e lindjes, nga n\u00ebna Sanija dhe babai Ram\u00eb Bajrami, t\u00eb cil\u00ebt shquheshin p\u00ebr nga shpirti i tyre paq\u00ebsor fisnik, mikprit\u00ebs e shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit.
Osmani nuk k\u00ebnaqej vet\u00ebm me mir\u00ebqenie personale, pa u ndihmuar edhe njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb i ndjesh\u00ebm ndaj t\u00eb varf\u00ebrve, ngase vet\u00eb nga mosha e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e kishte p\u00ebrjetuar varf\u00ebrin\u00eb. I brumosur dhe i udh\u00ebhequr nga ky akt human e njer\u00ebzor nuk ka munguar kurr\u00eb kontributi i tij vullnetar. Shpesh n\u00eb komunikim e d\u00ebgjon t\u00eb thot\u00eb: \u201c Bamir\u00ebsia nuk t\u00eb varf\u00ebron, p\u00ebrkundrazi ajo t\u00eb lumturon. Un\u00eb ndjehem keq, kur nuk mund t\u2019i ndihmoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb nevoj\u00eb\u201d. Vullnetarizmi i tij mund t\u00eb perceptohet si nj\u00eb detyrim i tij personal n\u00eb dobi t\u00eb komunitetit, dhe si nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e p\u00ebrkushtuar q\u00eb buron nga vet\u00eb ai dhe nevoja p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr komunitetin.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare
<\/strong>Duke marr\u00eb parasysh t\u00eb gjitha k\u00ebto virtyte t\u00eb tij njer\u00ebzore, ai bashk\u00ebpunoi ngusht me shum\u00eb m\u00ebrgimtar\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar s\u00eb pari vendlindjen, e pastaj p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zgjidhjesh s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb komb\u00ebtare ai u angazhua me gjith\u00eb qenien dhe mund\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr m\u00eb se tri dekada.
Sikur shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb grumbulluar pran\u00eb organizatave dhe shoqatave t\u00eb ndryshme politike, institucionale, shoq\u00ebrore e kulturore, klube e fondacione, ka vepruar edhe Osman Kallaba , gjithher\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb kontributin e tij p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendlindjes dhe t\u00eb atdheut t\u00eb tij. S\u00eb bashku me veprimtar\u00ebt e tjer\u00eb atdhetar\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb u organizua p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e tij fillimisht n\u00eb sensibilizimin e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kongresin Amerikan. Ky angazhim \u00ebsht\u00eb zhvilluar p\u00ebrmes takimeve t\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij komuniteti dhe t\u00eb Osman Kallab\u00ebs, me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes amerikane. Po ashtu edhe p\u00ebrmes demonstratave dhe protestave t\u00eb organizuara n\u00ebp\u00ebr shtete e qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Amerik\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane, deri te president\u00ebt e Amerik\u00ebs, n\u00eb fillim t\u00eb kryetarit Xhorxh W. Bush dhe t\u00eb Bill Klinton, t\u00eb cil\u00ebt nj\u00ebher\u00ebsh jan\u00eb edhe kontribues shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb realizimin e aspiratave t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.
Kontributi i komunitetit shqiptar, edhe i Osman Kallab\u00ebs, n\u00eb internacionalizimin dhe sensibilizimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe asaj shqiptare, tregon p\u00ebr kontributin dhe angazhimin p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs dhe komunitetit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ky veprimtar i palodhsh\u00ebm dhe bashk\u00ebveprues i idealist\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb fushata t\u00eb shpeshta p\u00ebr legjislator\u00ebt amerikan\u00eb, president\u00ebt amerikan\u00eb, veprimtari t\u00eb cilat i kan\u00eb kushtuar atij dhe veprimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb shpenzime t\u00eb m\u00ebdha financiare. \u201c Q\u00ebllimi yn\u00eb kryesor ka qen\u00eb t\u00eb ngrisnim z\u00ebrin ton\u00eb, t\u00eb ndjehemi edhe ne dikush n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur kongresist\u00eb e politikan\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr vete, duke menduar se kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e suksesshme p\u00ebr ta ndihmuar zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila rrezikohej nga forcat ushtarake zaptuese serbe t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb Bosnj\u00eb e dyt\u00eb, dhe t\u00eb asaj shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d , shprehet veprimtari Kallaba.<\/p>\n\n\n\n
Mb\u00ebshtet\u00ebs i denj\u00eb i presidentit historik t\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs
<\/strong>Ishte p\u00ebrkrah\u00ebs i denj\u00eb i konceptit politik, filozofik dhe humanist t\u00eb Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, kryetar i LDK-s\u00eb dhe president i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. \u201c Sa her\u00eb q\u00eb ka ardhur Dr. I. Rugova n\u00eb Amerik\u00eb e kemi pritur me dashamir\u00ebsi t\u00eb madhe. Nga ai m\u00ebsonim shum\u00eb gj\u00ebra, si nga fusha e politik\u00ebs, ashtu edhe t\u00eb tjera, sepse ishte nj\u00eb personalitet i madh me shum\u00eb kultur\u00eb e njohje politike, dhe jo vet\u00ebm. Nj\u00eb intelektual me vizion shum\u00ebdimensional, largpam\u00ebs, atdhetar i vendosur, njeri i paqes dhe optimist n\u00eb proceset politike dhe ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thekson Kallaba.
Po ky veprimtar i dalluar u ka dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe l\u00ebvizjeve nacionale q\u00eb ishin aktive n\u00eb Amerik\u00eb, t\u00eb Fondit \u201c Vendlindja Th\u00ebrret\u201d e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.
P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ka ndihmuar edhe shum\u00eb aktivitete t\u00eb tjera kulturore, p\u00ebrvjetor\u00eb e p\u00ebrkujtime, pritje e p\u00ebrcjellje t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs shqiptare gjat\u00eb vizitave n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, pastaj ka nd\u00ebrtuar xhamin\u00eb n\u00eb Nju Jork dhe ka sponsorizuar shum\u00eb aktivitete t\u00eb tjera politike e kulturore.<\/p>\n\n\n\n
Kontaktet e tij me senator\u00eb e kongresist\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebrmir\u00ebsimin e statusit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi
<\/strong>Osman Kallaba ka sjell\u00eb n\u00eb Ulqin senator\u00eb e kongresist\u00eb t\u00eb njohur amerikan\u00eb si Tomas Peter Lantos, Eliot Lance Engel, dhe Xhozef J. Dioguard, miqt\u00eb e m\u00ebdhenj t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebrmir\u00ebsimin e statusit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.
N\u00eb t\u00eb gjitha takimet q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb ai, atij nuk i ka interesuar se kush i zhvillon k\u00ebto aktivitete. P\u00ebr t\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi ka qen\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebnin p\u00ebr vete senator\u00ebt e kongresist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kishte nevoj\u00eb aq shum\u00eb Kosova dhe gjith\u00eb kombi shqiptar. Filozofia e tij p\u00ebr t\u00eb kontribuar materialisht ka qen\u00eb dhe mbetet tejet e thjesht\u00eb, t\u00eb ndihmoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare e jo ata q\u00eb i organizonin k\u00ebto tubime, por edhe objektet fetare, p\u00ebr t\u2019u ndihmuar jo prij\u00ebsve fetar\u00eb, por personave q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Zot. Fjal\u00ebpak, i palodhur dhe i bindur se \u00e7do gj\u00eb arrihet me pun\u00eb, k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruajn\u00eb biznesmenin e suksessh\u00ebm shqiptar, njeriun bamir\u00ebs dhe kontribuesin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare personat q\u00eb e njohin, punojn\u00eb dhe bashk\u00ebveprojn\u00eb me t\u00eb, i cili vitet e pensionit dhe dit\u00ebt e pleq\u00ebris\u00eb po i kalon mes Ulqinit dhe Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
\/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Gjek\u00eb Gjonaj Sip\u00ebrmarr\u00ebsi shqiptar Osman Kallaba nga fshati Zhej i An\u00ebs s\u00eb Malit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i nj\u00eb biznesmeni t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb m\u00ebrgim. Nga shkuarja e tij n\u00eb Nju Jork, SHBA n\u00eb vitet 70-t\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar ka punuar fort, dy dhe tri pun\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mir\u00ebqenie ekonomike p\u00ebr […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33080,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-33078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33078"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33083,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33078\/revisions\/33083"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33080"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}