{"id":33059,"date":"2022-09-07T14:03:14","date_gmt":"2022-09-07T12:03:14","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33059"},"modified":"2022-09-07T14:05:47","modified_gmt":"2022-09-07T12:05:47","slug":"amerika-per-nene-terezen-rastesi-apo-dora-e-zotit-ne-veprim-prej-sot-je-bije-e-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=33059","title":{"rendered":"AMERIKA P\u00cbR N\u00cbN\u00cb TEREZ\u00cbN \u2013 RAST\u00cbSI APO DORA E ZOTIT N\u00cb VEPRIM \u201cPREJ SOT JE BIJ\u00cb E AMERIK\u00cbS\u201d"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"506\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"nene tereza\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit.png 506w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit-300x208.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 506px) 100vw, 506px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><br>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>\u201cMe gjak, un\u00eb jam shqiqptare\u2026\u201d<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi filloi periudha, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, jo vet\u00ebm bota shqiptare, por e mbar\u00eb bota, kujton m\u00eb intensivisht jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Murgesha shqiptare me fam\u00eb bot\u00ebrore, ka lindur m\u00eb 26 gusht, 1910 dhe ka nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb 5 shtator, 1997. K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ky vit ka sh\u00ebnuar nj\u00eb num\u00ebr veprimtarish\u00eb kulturore dhe fetare kushtuar Sh\u00ebnjt\u00ebresh\u00ebs shqiptare, N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, n\u00eb 25-vjetorin e kalimit t\u00eb saj n\u00eb amshim, (5 Shtator, 1997), q\u00eb festohet edhe si Dita kushtuar Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Deri m\u00eb tani, komuniteti shqiptaro-amerikan ka organizuar nj\u00eb num\u00ebr veprimtarish\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Disa prej t\u00eb cilave jam munduar, modest\u00ebsisht, t\u2019i pasqyroj p\u00ebr lexuesit gjat\u00eb muajve t\u00eb kaluar, si p\u00ebr shembull, Nga Frank Shkreli\/ Aktivitete kushtuar Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs,\u201cdashuri m\u00eb t\u00eb madhe nuk ka\u201d | Gazeta Telegraf Komuniteti shqiptaro-amerikan, pa dallim feje a krahine, sa ishte gjall\u00eb Sh\u00ebnjt\u00ebresha shqiptare, por edhe n\u00eb tani, vazhdon ta kujtoj\u00eb nd\u00ebrsa ruan nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terezen. Gjat\u00eb dekadave t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, ajo vizitonte shpesh motrat e saja n\u00eb Nju Jork, n\u00eb Washington, por dhe b\u00ebnte shpesh vizita edhe komunitetin ton\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, jo vet\u00ebm komuniteti shqiptaro-amerikan kishte lidhje t\u00eb ngushta, dashuri dhe respekt, pa kushte, p\u00ebr veprimtarin\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb varf\u00ebrve n\u00eb bot\u00eb dhe p\u00ebr personin e Nen\u00eb Terez\u00ebs gjat\u00eb af\u00ebr 50-viteve t\u00eb fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u2013 dukej sikur e mbar\u00eb Amerika \u2013 pa dallim feje dhe pa dallime politike &#8212; ishte n\u00eb dashuri me k\u00ebt\u00eb murgesh\u00eb shqiptare, me trup t\u00eb vog\u00ebl, por me shpirt dhe zem\u00ebr t\u00eb madhe \u2013 e cila i kishte caktuar vetes misionin e jet\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr \u201cm\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit e t\u00eb varf\u00ebrve n\u00eb bot\u00eb.\u201d Kjo dashuri e Amerik\u00ebs me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn kishte filluar n\u00eb vitin 1960 \u2013 q\u00eb sh\u00ebnon vizit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Vizita e par\u00eb e Nen\u00eb Ter\u00ebz\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb e dat\u00ebs 7<br>N\u00ebntor, 1960, kur N\u00ebn\u00eb Tereza kishte ardhur n\u00eb Nju Jork t\u00eb takohej me udh\u00ebheq\u00ebsen e \u201cMotrave t\u00eb Misionit Mjek\u00ebsor\u201d (Medical Missions Sisters\u201d, Anna Dengel. K\u00ebt\u00eb t\u00eb dhen\u00eb e m\u00ebsova nga nj\u00eb fatur\u00eb e hotelit ku kishte q\u00ebndruar Nen\u00eb Tereza, n\u00eb Nju Jork. 7 N\u00ebntori 1960 ka qen\u00eb &#8212; rast\u00ebsisht ose jo \u2013 edhe dita e zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Amerik\u00eb, kur votuesit amerikan\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e SHBA-ave, kan\u00eb zgjedhur presidentin e par\u00eb katolik, Xhon F. Kenedi.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, m\u00ebsova gjithashtu nga libri i shoq\u00ebrueses s\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs dhe autores s\u00eb librit t\u00eb saj kushtuar murgesh\u00ebs shqiptare, \u201cSuch A Vision of the Street\u201d, Zonj\u00ebs Eileen Egan se vizita e Nen\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb, sh\u00ebnonte her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb ajo po largohej nga India p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb jasht vendit, q\u00eb nga Janari i vitit 1929. N\u00ebn\u00eb Tereza pra, kishte zgjedhur q\u00eb vizit\u00ebn e par\u00eb jasht\u00eb Indis\u00eb t\u2019a b\u00ebnte n\u00eb Amerik\u00eb. Sipas autores, Eileen Egan, N\u00ebn\u00eb Tereza e ka filluar vizit\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb qytetin Las vegas, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb ftese p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin vjetor t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Grave Katolike, n\u00eb at\u00eb qytet. Gjat\u00eb asaj vizite, N\u00ebn\u00eb Tereza vizitoi gjithashtu edhe qytetin Peoria t\u00eb shtetit Illinois, Washingtonin dhe Nju Jork-un.<\/p>\n\n\n\n<p>NEN\u00cb TEREZA SHKON N\u00cb WASHINGTON<br>K\u00ebshtu, pra filloi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dashurie e Shteteve t\u00eb Bashkuara me murgesh\u00ebn shqiptare, Nen\u00eb Terezen \u2013 jo vet\u00ebm me popullin amerikan t\u00eb t\u00eb gjitha shtresave dhe etnive, por dhe me p\u00ebrfaqsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli.<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebn Tereza e Kalkut\u00ebs, e njohur n\u00eb jet\u00eb si N\u00ebn\u00eb Tereza, ka vizituar Shtetet e Bashkuara disa her\u00eb, zakonisht p\u00ebr t\u00eb hapur sht\u00ebpi t\u00eb reja t\u00eb rendit t\u00eb saj, Misionaret e Bamir\u00ebsis\u00eb. Por, ajo ka vizituar edhe p\u00ebr raste t\u00eb tjera, kur ka folur p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb kemi t\u00eb gjith\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve &#8212; p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00ebri \u2013 tjetrin. Ajo ka vizituar her\u00eb t\u00eb tjera e ftuar nga entet m\u00eb t\u00eb larta politike dhe fetare t\u00eb k\u00ebtij vendi p\u00ebr takime me t\u00eb dhevendit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prej tyre \u00e7mime dhe dekorata p\u00ebr pu\u00ebn e saj dhe t\u00eb urdh[rit t\u00eb , n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb varf\u00ebrve an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Ndikimi i vepr\u00ebs s\u00eb Nen\u00eb Terezes njihej tanim\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Kalkuta t\u00eb Indis\u00eb, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, e sidomos k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, nd\u00ebrsa mori hov gjat\u00eb dekadave pas vizit\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb par\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1960.<\/p>\n\n\n\n<p>Amerikan\u00ebt e kan\u00eb vler\u00ebsuar dhe e vler\u00ebsojn\u00eb gjithnj\u00eb vepr\u00ebn dhe personin &#8212; Gonxhen e shqiptar\u00ebve dhe sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn e Amerik\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs. Ajo ishte shpallur Qytetare Nderi e SHBA, nj\u00eb titull i dh\u00ebn\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb nga Presidenti republikan Ronald Reagan. Presidenti Reagan e adhuronte shum\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebn p\u00ebr pun\u00ebn e saj n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve amerikan\u00eb dhe bot\u00ebs. Gjat\u00eb viteve, pas vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb vitin 1960 &#8212; ajo ka vizituar shpesh Shtetet e bashkuara dhe \u00ebsht\u00eb takuar m\u00eb personalitetet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb fush\u00ebs politike, kishtare, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues, pothuaj, t\u00eb gjitha shtresave t\u00eb shqoi\u00ebris\u00eb amerikane, pa dallim. P\u00ebrve\u00e7 Presidentit Reagan, N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb takuar edhe me Presidentin Xhorxh H. Bush i vjet\u00ebr dhe me Presidentin Bill Clinton, por edhe me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kongresit amerikan t\u00eb dy partive politike kryesore t\u00eb Amerik\u00ebs dhe me p\u00ebrfaqsues vendor\u00eb dhe shtet\u00ebror\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 shihet edhe nga takimet e tyre, Nen\u00eb Tereza kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb me Presidentin republikan, Ronald Reagan, n\u00eb krahasim me t\u00eb tjer\u00ebt. Me Presidentin Bush t\u00eb vjet\u00ebr kishte marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte, ashtu edhe me Presidentin Bill Clinton, megjith\u00ebse Nen\u00eb Tereza nuk ngurronte t\u00eb kritikonte politikat pro-abortit t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Z. Clinton.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb ndonj\u00eb kund\u00ebrshtim ndaj qendrimit t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs kund\u00ebr abortit, respekti dhe mir\u00ebnjohja amerikane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bij\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar ishte e gjithan\u00ebshme dhe e pa dyshimt\u00eb. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb vler\u00ebsuar Nen\u00eb Terez\u00ebn me medaljet dhe titujt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb Amerika rezervon p\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb njohura dhe m\u00eb t\u00eb merituara, p\u00ebr kontributet e tyre ndaj k\u00ebtij vendi dhe n\u00eb bot\u00ebn mbar\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 1985 presidenti Ronald Reagan ka nderuar Nen\u00eb Terez\u00ebn me Medaljen Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb. N\u00ebna Tereza \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr personalitetet e rralla \u2013 amerikane dhe bot\u00ebrore &#8212; t\u00eb cil\u00ebs n\u00eb vitin 1996, presidenti Bill Clinton i dha titullin Qytetar Nderi i Amerik\u00ebs. N\u00eb vitin 1997, Kongresi Amerikan ka nderuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn me Medaljen e Art\u00eb. Pasi Kongesi amerikan nderoi at\u00eb me medaljen e Art\u00eb, Posta Amerikane m\u00eb 2010 nxori pull\u00eb postale me portretin e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr nder prej shum\u00eb vler\u00ebsimeve q\u00eb i jan\u00eb ber\u00eb asaj nga ente t\u00eb ndryshsme amerikane qeveritare dhe private, an\u00eb e mban\u00eb k\u00ebtij shteti planet. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet se cila ishte p\u00ebrmbajtja e v\u00ebrtet\u00eb e bisedimeve kok\u00eb-m\u00eb kok\u00eb t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb president\u00ebt e k\u00ebtij vendi dhe ata bot\u00ebror\u00eb, por sipas Dr. Lush Gjergjit, i cili e ka shoq\u00ebrurar shpesh Nen\u00eb Terez\u00ebn n\u00eb udh\u00ebtimet e saja an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, ka shkruar se ajo e kujtonte gjithmon\u00eb popullin e vet. N\u00ebna Tereze na ka p\u00ebrcjell\u00eb vazhdimisht me urat\u00ebn e saj \u2013 dhe ajo, duke filluar nga Papa, prej Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, kryetar\u00ebve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, apo kudo n\u00eb bot\u00eb, porosia e saj drejtuar udh\u00ebheqsve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb dhe bot\u00ebror\u00eb, ishte: \u201cJu duhet t\u00eb b\u00ebni di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019a shp\u00ebtuar popullin tem shqiptar, e n\u00eb ve\u00e7anti Kosov\u00ebn\u201d, ka shkruar Dom Lush Gjergji, biografi autor i 25 librave mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti Ronald Reagan n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb \u2013 Qershor, 1985 duke i dor\u00ebzuar Nen\u00eb Terez\u00ebs \u201cMedaljen Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb. Presidenti Reagan: \u201cNen\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb heroin\u00eb e koh\u00ebve tona. K\u00ebshtuq\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb nderimeve dhe dekoratave q\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asaj, p\u00ebrfshir \u00c7mimin Niobel p\u00ebr Paq\u00eb &#8212; me dashuri t\u00eb madhe dhe me respekt t\u00eb pafund, i dor\u00ebzojm\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs, Medaljen Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nen\u00eb Tereza: \u201cUn\u00eb nuk jam e denj\u00eb e k\u00ebsaj dhurate fisnike nga Presidenti yn\u00eb, nga bashkshortja e tij dhe nga populli i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Por un\u00eb e pranoj p\u00ebr glorifikimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Zotit dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miliona njer\u00ebz\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr\u2026\u201d.<br>Z. Reagan ka th\u00ebn\u00eb me at\u00eb rast se ndon\u00ebse kjo medalje tradicionalisht u jepet shtetasve amerikan\u00eb, Z. Reagan shpjegoi se n\u00eb shenj\u00eb nderimi dhe admirimi t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e saj, kjo dekorat\u00eb po akordohet N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, pasi \u201cShpirtmir\u00ebsia n\u00eb zemrat e disa individ\u00ebve, i kap\u00ebrcen t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb komb\u00ebtar dhe tejkalon t\u00eb gjitha konsideratat e vogla nacionaliste\u201d, u shpreh ish-presidenti amerikan Regan, duke iu drejtuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb absolutisht t\u00eb pazakonta marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb Presidenti Regan dhe bashk\u00ebshortja e tij Nancy \u2013 q\u00eb konsideroheshin si nd\u00ebr \u00e7iftet m\u00eb aristokrat\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe ndoshta n\u00eb bot\u00eb \u2013 kishin vendosur me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, p\u00ebrfaq\u00ebsuesen dhe mbrojt\u00ebsen e m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve n\u00eb bot\u00eb. An\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, N\u00ebn\u00eb Tereza kishte takuar shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb e fetar\u00eb. Por dalloheshin marr\u00ebdh\u00ebniet e saja me Presidentin Ronald Regan dhe me Papa Gjon Palin e dyt\u00eb, sidomos gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoft\u00eb t\u00eb 1980-ve. Ishin k\u00ebta t\u00eb dy, protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr komunizmit, Presidenti Regan dhe Papa Gjon Pali i dyt\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt dukej sikur N\u00ebn\u00eb Tereza kishte lidhje t\u00eb ngushta me ta.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Pap\u00ebn Gjon Palin e dyt\u00eb, ish-udh\u00ebheq\u00ebsi sovjetik Mikhail Gorbachov \u00ebsht\u00eb shprehur se shembja e komunizmit do t\u00eb kishte qen\u00eb e pamundur pa kontributin e Papa Gjon Palit t\u00eb dyt\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Presidentin Regan, N\u00ebn\u00eb Tereza ka th\u00ebn\u00eb: \u201cKur presidenti amerikan ishte plagosur n\u00eb nj\u00eb atentat kund\u00ebr tij, ajo ishte e bindur se shp\u00ebtimi i jet\u00ebs s\u00eb Presidentit Regan nga plag\u00ebt q\u00eb kishte marr\u00eb nga atentati\u201d, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte \u201cNj\u00eb akt hyjnor\u201d.<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code><\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Admirimi dhe respekti p\u00ebr Nen\u00eb Terezen tejkalonte oborrin e Sh\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb dhe mjediset e president\u00ebve t\u00eb dy partive politike. Ky admirim shtrihej edhe tek Kongresi amerikan dhe n\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb amerikane. N\u00eb foto, 5 Qershori, 1997, N\u00ebn\u00eb Tereza fal\u00ebnderon udh\u00ebheqsit e Kongresit p\u00ebr nderimin q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb duke ia akorduar asaj Medaljen e Art\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2013 medalja m\u00eb e lart\u00eb q\u00eb jep Kongresi.<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code><\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Un\u00eb besoj se &#8212; ishin vlerat amerikane ato q\u00eb admironte Nen\u00eb Tereza dhe vlerat e Nen\u00eb Terez\u00ebs q\u00eb admironin amerikan\u00ebt &#8212; arsyeja e k\u00ebsaj lidhjeje t\u00eb ngusht t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs dhe Amerik\u00ebs. Ishte 16 Nentori, 1996 &#8212; N\u00ebn\u00eb Tereza me deklarat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nenshtetsis\u00eb s\u00eb saj amerikane, n\u00ebnshkruar nga Presidenti Bill Clinton me 1 Tetor, 1996. \u201cT\u00eb jesh nj\u00eb shtetas amerikan, do t\u00eb thot\u00eb se ndajm\u00eb disa vlera themelore: Se ne kemi p\u00ebr detyr\u00eb t&#8217;i ndihmojm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e premtimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Per\u00ebndia. Se ne kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe p\u00ebrforcuar lidhjet n\u00eb komunitetin ku jetojm\u00eb, Se ne kemi detyrim t\u00eb ofrojm\u00eb ndihm\u00ebn ndaj atyre q\u00eb nuk mund t\u00eb ndihmojn\u00eb gjithmon\u00eb vet-veten\u201d, ka shkruar Presidenti Clinton n\u00eb shpalljen e Nen\u00eb Terezes, shtetase amerikane e nderit. Me k\u00ebt\u00eb mas\u00eb, N\u00ebn\u00eb Tereza tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetare amerikane. Dokumenti i n\u00ebnshtetsis\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs nga Ambasadori i at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm amerikan n\u00eb Indi, Z. Frank G. Wisner \u2013 edhe ky nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i shqiptar\u00ebve, \u00e7\u2019prej fillimit t\u00eb viteve 1950-ata e deri m\u00eb sot. Dor\u00ebzimin e dokumentit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb amerikane t\u00eb nderit nga Ambasadori Wisner, Nen\u00eb Tereza e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb, \u201cDhurat\u00eb nga Per\u00ebndia. Kam droj\u00eb se nuk e meritoj at\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ajo p\u00ebr mediat n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Nd\u00ebrsa Ambasadori amerikan, Wisner e ka siguruar Nen\u00eb Terez\u00ebs duke i then\u00eb se: \u201cPrej sot, ti je bij\u00eb e Amerik\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn\u00eb Tereza nuk ngurronte t\u2019i kritikonte as personalitet e larta t\u00eb politik\u00ebs amerikane. N\u00eb tubimin vjetor \u201cThe National Prayer Breakfast\u201d n\u00eb Washington, 5 Shkurt, 1994, n\u00eb mbrojtje t\u00eb parimeve t\u00eb saja, N\u00ebna Terez\u00eb u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb para Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Bill Clinton dhe Zevend\u00ebs-Presidentit, Al Gore dhe bashkshorteve t\u00eb tyre si dhe 4000 personaliteteve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb tubim &#8211; nga e gjith\u00eb bota \u2013 duke deklaruar se, \u201caborti \u00ebsht\u00eb vrasje\u201d.<br>Edward Kennedy<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>                            Koincidenc\u00eb apo vullneti i Zotit n\u00eb veprim?<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Po kush \u00ebsht\u00eb kjo bij\u00eb e Kombit Shqiptar e cila admirohej nga Pap\u00ebt e Rom\u00ebs dhe President\u00ebt e fuqive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir president\u00ebt e Amerik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin jo vet\u00ebm t\u00eb takoheshin me t\u00eb por donin edhe k\u00ebshillat e saja? Lind pyetja se \u00e7ka dinte kjo bij\u00eb shqiptare p\u00ebr k\u00ebta burra t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shekullit 20-t\u00eb dhe \u00e7far\u00eb frym\u00ebzimi prisnin k\u00ebta prej k\u00ebsaj murgeshe t\u00eb thjesht me origjin\u00eb shqiptare \u2013 kujdestarja e m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve n\u00eb bot\u00eb \u2013 gjat\u00eb nj\u00eb periudhe historike dhe aq vendimtare p\u00ebr fatin, e jo vet\u00ebm Europ\u00ebs, por t\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimit? \u00c7far\u00eb roli mund t\u00eb ken\u00eb luajtur Presidenti Reagan dhe Papa Gjon Pali i II p\u00ebr realizimin e vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Rusi, n\u00eb Gusht t\u00eb vitit 1987? Dhe a ishte ajo vizit\u00eb 5-dit\u00ebshe e Nen\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Rusi n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrpjekjet e Presidentit Reagan dhe t\u00eb Papa Gjon Palit II p\u00ebr t&#8217;a tundur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga rr\u00ebnj\u00ebt komunizmin ruso-sovjetik? Po cili ishte roli i udh\u00ebheqsit sovjetik, Mikhail Gorbachev \u2013 nj\u00eb protagonist tjet\u00ebr i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, i cili meriton gjithashtu kredi p\u00ebr kontributin e tij historik n\u00eb shembjen e komunizmit sovjetik, p\u00ebr realizmin e asaj vizite?<br>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb media t\u00eb asaj kohe, Raisa Gorbachev, bashkshortja e ndjer\u00eb e Mikhail Gorbachev, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ka lujtur rol vendimtar n\u00eb p\u00ebrgatitjet e vizit\u00ebs s\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Mosk\u00eb, n\u00eb vitin 1987?<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk besoj se sot p\u00ebr sot i dijm\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet e jet\u00ebs dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, por as influenc\u00ebn q\u00eb ajo mund t\u00eb ket\u00eb ushtruar n\u00eb takimet e saja me m\u00eb t\u00eb fuqishmit e bot\u00ebs, sidomos gjat\u00eb 1980-ave. Uroj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb \u2013 me deklasifikimin e dokumenteve t\u00eb fshehta t\u00eb asaj kohe &#8212; t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, sidomos p\u00ebr trek\u00ebndshin e lidhjeve dhe t\u00eb bashkpunimit \u2013 n\u00eb kulmin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb \u2013 midis Presidentit amerikan Ronald Reagan, Papa Gjon Palit t\u00eb II dhe N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. A ishte kjo lidhje e rast\u00ebsishme, apo ishte dora e Zotit n\u00eb veprim? \u201cUn\u00eb jam vet\u00ebm nj\u00eb laps i vog\u00ebl n\u00eb duart e Zotit\u2026\u201d \u2013 (Nena Tereze)<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 25-vjetor t\u00eb shkuarjes n\u00eb amshim t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs me mall kujtoj dhe si privilegj t\u00eb madh e bekim t\u00eb jet\u00ebs time e konsideroj takimin me Nen\u00eb Terez\u00ebn \u2013 nj\u00eb takim q\u00eb mund t\u00eb ndodh &#8212; n\u00ebqoftse dikush \u00ebsht\u00eb me fat &#8212; vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb njeriu. Autori me kolegun dhe mikun e ngusht t\u00eb familjes, Dr. Elez Biberaj me familjet tona n\u00eb vizit\u00eb me Nen\u00eb Terezen \u2013 n\u00eb kryeqendr\u00ebn e Motrave t\u00eb Dashuris\u00eb t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs, n\u00eb Washington DC.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi filloi periudha, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, jo vet\u00ebm bota shqiptare, por e mbar\u00eb bota, kujton m\u00eb intensivisht jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Murgesha shqiptare me fam\u00eb bot\u00ebrore, ka lindur m\u00eb 26 gusht, 1910 dhe ka nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb 5 shtator, 1997. K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9344,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-33059","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33059"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33059\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33061,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33059\/revisions\/33061"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}