Palok\u00eb Berisha, Biografia dhe veprimtaria e Gjergj Hasanajt, BKSHMZ, Ulqin, 2020<\/em><\/p>\n\n\n\n
N\u00eb lidhje me zhvillimin e arsimit t\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi opinioni \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr kontributin e pedagogut dhe studiuesit prof.dr.Palok\u00eb Berisha, i cili deri m\u00eb tash ka publikuar n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruar t\u00eb botimeve t\u00eb ve\u00e7anta, duke e trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale si rrall\u00eb kush deri ne dit\u00ebt tona. Gam\u00ebs s\u00eb tyre botimeve koh\u00eb m\u00eb par\u00eb i shtohet edhe monografia kushtuar Gjergj Hasanajt, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, publicistit, fokloristit dhe intelektualit i cili ishte model p\u00ebr koh\u00ebn e tij, jo vet\u00ebm n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/em><\/p>\n\n\n\n
Nga Nail Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n
N\u00eb k\u00ebt\u00eb botim autori fillimisht ofron t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr rregullimin shoq\u00ebror n\u00eb Mal\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e p\u00ebr Trieshin n\u00eb ve\u00e7anti, prejardhjen e Hasanajve, duke vazhduar me shkollimin e Gjergjit dhe kthimin e tij n\u00eb vendlindje si m\u00ebsues, e m\u00eb pas si arsimtar i gjuh\u00ebs shqipe dhe drejtor i shkoll\u00ebs p\u00ebr rreth njezet vite. T\u00eb dh\u00ebnat e prezantuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim monografik d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrpjekjen e autorit p\u00ebr t\u00eb ofruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb pothuaj t\u00eb panjohura p\u00ebr opinion e gjer\u00eb.
Pushteti mbylli shkollat m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe
Pik\u00ebrisht, duke e lexuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr lexuesi do t\u00eb ballafaqohet me sfidat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis sikurse edhe n\u00eb viset tjera shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ishin k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ku pushteti me qasje hegjemoniste b\u00ebnte eksperimente n\u00eb fush\u00ebn e arsimit n\u00eb shkollat m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, sepse n\u00eb vitin shkollor 1956\/57 mbylli shkollat m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Ulqin, Shtoj, Mal\u00ebsi e Guci. Ishte ky nj\u00eb diskrimin komb\u00ebtar i realizuar edhe me ndihm\u00ebn e disa shqipfol\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb pushtetit. Me k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb themi se kishte paknaq\u00ebsi nga prind\u00ebrit e nga nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr mbylljen e shkollave m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ku rasti me tipik \u00ebsht\u00eb nga shkolla e Gucis\u00eb ku u larguan 22 nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt shkuan n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n
Vler\u00ebsim p\u00ebr pun\u00ebn arsimore
<\/strong>T\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb njohur Gjergj Hasanajn e vler\u00ebsojn\u00eb dhe e kujtojn\u00eb si nj\u00ebriun modest, pegagog model, arsimtar t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, drejtor shkolle, mbledh\u00ebs t\u00eb folklorit dhe intelektual i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb mjedisin e tij. Angazhimi i tij n\u00eb fush\u00ebn e arsimit sfidoi rrethanat e koh\u00ebs, q\u00eb d\u00ebshmohet me avancimin e shkoll\u00ebs kat\u00ebrvje\u00e7are n\u00eb ate tet\u00ebvje\u00e7are, q\u00eb ishte nj\u00eb fitore e madhe n\u00eb rrethanat e koh\u00ebs, p\u00ebr poziten e drejtorit t\u00eb shkoll\u00ebs detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka ushtruar rreth dy dekada Ai ka merita t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb m\u00eb mbeshtetjen e disa m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve arriti ta em\u00ebrtoj\u00eb shkoll\u00ebn me emrin e heroit ton\u00eb komb\u00ebtar\u00eb \u201cGjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeu\u201d, me 25.5.1968, d\u00ebshmi e guximit intelektual e partiotik n\u00eb rrethanat shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Pasioni p\u00ebr veprimtarin\u00eb botuese
<\/strong>Ndon\u00ebse p\u00ebr nga profili profesional ishte m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, ai nuk ishte statik, por ka treguar interesim n\u00eb botimin e artikujve t\u00eb ndrysh\u00ebm nga fusha e pedagogjis\u00eb, gjuh\u00ebsis\u00eb, letersis\u00eb dhe t\u00eb historis\u00eb. Ishte ky nj\u00eb angazhim me plot pasion duke dh\u00ebn\u00eb kontributin e tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara, t\u00eb cilat jan\u00eb botuar n\u00eb revistat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe si \u201cP\u00ebrparimi\u201d, \u201cFjala\u201d,\u201dRilindja\u201d, n\u00eb Prishtin\u00eb. Nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i k\u00ebng\u00ebve i jan\u00eb botuar n\u00eb blen\u00ebt e k\u00ebng\u00ebve popullore t\u00eb Institutit Albanologjik n\u00eb Prishtin\u00eb.
Po ashtu ka botuar artikuj edhe n\u00eb gjuh\u00ebn serbokroate n\u00eb disa gazeta n\u00eb Podgoric\u00eb si\u00e7 ishin \u201cTitogradska tribina\u201d, \u201cProsvjetni rad\u201d dhe \u201cPobjeda\u201d.
Duke marr\u00eb parasysh kontekstin e koh\u00ebs del qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb person ambicioz i cili me pasion \u00ebsht\u00eb angazhuar dhe d\u00ebshmuar si askush n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet arsimore, gjuh\u00ebsore, kulturore e shoq\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb viset e tyre n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ishte nder t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb kishte bashk\u00ebpunim me Institutin Albanologjik n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Institutin e Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe n\u00eb Tiran\u00eb.
N\u00eb saj\u00eb t\u00eb angazhimit disa vje\u00e7ar n\u00eb mbledhjen e foklorit shqiptar n\u00eb viset shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi botoi vepr\u00ebn \u201cMal\u00ebsori k\u00ebndon\u201d n\u00eb vitin 1971, n\u00eb Cetin\u00eb me shpenzime vetanake. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me vepr\u00ebn e tij jet\u00ebsore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si botim me vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebrpjekj\u00ebt p\u00ebr t`u pun\u00ebsuar jasht\u00eb arsimit
<\/strong>Ndon\u00ebse ishte i dalluar n\u00eb fush\u00ebn e arsimit fillimisht si m\u00ebsues e m\u00eb pas si arsimtar i gjuh\u00ebs shqipe dhe drejtor i shkoll\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr tu pun\u00ebsuar jasht\u00eb arsimit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ofron autori i monografis\u00eb, ai ka treguar interesim p\u00ebr tu pun\u00ebsuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebshilltarit pedagogjik p\u00ebr shkollat m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, bashk\u00ebpun\u00ebtor p\u00ebr emisionin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Radio Televizionin e Malit t\u00eb Zi dhe s\u00eb fundi gazetar-korrespondent p\u00ebr Malin e Zi n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRilindja\u201d. Ndon\u00ebse n\u00eb saj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitjes profesionale dhe t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb \u00e7do vend q\u00eb konkuronte kishte p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb krahasim me konkurentet tjer\u00eb, por ai nuk u pranu n\u00eb asnj\u00eb vend pune.
Nuk ka dilem\u00eb se refuzimi i tij ishte i motivuar politikisht ndon\u00ebse ishte an\u00ebtar i partis\u00eb, pushteti nuk kishte besim, duke refuzuar \u00e7do ankes\u00eb t\u00eb tij. Nuk ka dilem\u00eb se pushteti monist ka mbeshtetur individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me t\u00eb p\u00ebrshtash\u00ebm q\u00eb ishte praktik\u00eb e koh\u00ebs, duke refuzuar kuadrat me integritet personal e profesional q\u00eb punonin n\u00eb favor t\u00eb mbrojtj\u00ebs s\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n
Emigrimi i imponuar n\u00eb SHBA
<\/strong>Por, botimit t\u00eb vepr\u00ebs \u201cMal\u00ebsori k\u00ebndon\u201d e cila ishte e para p\u00ebr folklorin shqiptar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis sipas d\u00ebshmive ai nuk ishte i qet\u00eb nga ana e pushtetit. Fillimisht e larguan nga partia, e m\u00eb te edhe nga puna. I ndodhur n\u00eb rrethana t\u00eb pap\u00ebrshtashme p\u00ebr t\u00eb jetuar u detyrua t\u00eb l\u00ebshoj vendlindjen n\u00eb vitin 1972, duke u vendosur n\u00eb Detroit-SHBA. Ishte ky vendim i imponuar duke u larguar me familje nga vendlindja ku kishte kontribuar si rrall\u00eb kush jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e arsimit n\u00eb Triesh e Mal\u00ebsi.
Nuk ka dilem\u00eb se Gjergj Hasanaj \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmbulli tipik se si pushteti i koh\u00ebs ka p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha metodat destruktive, madje edhe bashk\u00ebvendasit dhe disa m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs gjeloz dhe egoist t\u00eb shkoll\u00ebs ku punonte p\u00ebr t\u00eb eliminuar k\u00ebt\u00eb personalitet me vlera arsimore, shoq\u00ebrore dhe komb\u00ebtare. Nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk ishte rast\u00ebsi por metod\u00eb perfide e pushtetit komunist i cili kudo kishte bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet, ku Gjergj Hasanaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi autentike e fushat\u00ebs antishqiptare. Veprime t\u00eb tilla destruktive kund\u00ebr drejtuesve t\u00eb shkollave ka pasur edhe n\u00eb Ulqin, Kat\u00ebrkoll\u00eb etj, sepse pushtetit iu pengonin personat me dinjitet profesional e komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n
Vrasja enigmatike
<\/strong>Vendosja e tij me familje n\u00eb Detroit, nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrshtatur n\u00eb rrethana t\u00eb reja jete e pune.Por, ai edhe k\u00ebtu survejohej nga UDB-a jugosllave e cila k\u00ebtu kishte bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet, fatkeq\u00ebsisht shqipfol\u00ebsa t\u00eb cil\u00ebt edhe n\u00eb emigrim punonin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.
U vra n\u00eb banes\u00eb me 26.6.1978 n\u00eb rrethana t\u00eb paqarta, nd\u00ebrsa me nderime \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb Mal\u00ebsi. N\u00eb lidhje me vrasjen e tij \u00ebsht\u00eb folur se \u00ebsht\u00eb realizuar nga ana e UDB-\u00ebs p\u00ebrmes bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre shqipfol\u00ebs, por, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebnde nuk \u00ebsht\u00eb ndri\u00e7uar.
Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore e cila duhet t\u00eb hulumtohet nga studiues n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn, sepse kjo vrasje nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja realizuar kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Detroit. Nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb obligim moral dhe profesional, si kompletim me rastin e ribotimit eventual t\u00eb k\u00ebtij libri. N\u00eb ve\u00e7anti kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dosj\u00ebn e Gjergj Hasanajt dhe shum\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb sirtar\u00ebt e arkivit t\u00eb UDB-s\u00eb s\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Podgoric\u00eb, q\u00eb ende jan\u00eb t\u00eb panjohura si p\u00ebr individ\u00ebt, familjar\u00ebt e tyre dhe opinion e gj\u00ebr\u00eb.
Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt se ai u vra sepse antishqiptareve iu pengonte qendrimi dhe ndikimi i tij tek mal\u00ebsor\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb n\u00eb ruajtj\u00ebn e identitetit komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n
Mungon nderimi n\u00eb Mal\u00ebsi
<\/strong>P\u00ebr personalitetet e ndryshme q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr n\u00eb saj\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb thuhet se jan\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm.Pik\u00ebrisht i till\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjergj Hasanaj, sepse ai ka l\u00ebn\u00eb em\u00ebr si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, drejtor i shkoll\u00ebs, publicist e folklorist ku vepra\u201dMal\u00ebsori k\u00ebndon\u201d \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e vlerave etnokulturore mbar\u00ebkomb\u00ebtare.
Andaj duke marr\u00eb parasysh k\u00ebto vler\u00ebsime do t\u00eb ishte n\u00eb nderin e Komun\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb me qend\u00ebr n\u00eb Tuz, q\u00eb emri i Gjergj Hasanajt t`i vendos\u00ebt ndonj\u00eb sheshi, rruge apo subjekti edukativ e arsimor n\u00eb Mal\u00ebsi. Nj\u00eb veprim i till\u00eb kur Mal\u00ebsia \u00ebsht\u00eb komun\u00eb e pavarur \u00ebsht\u00eb obligim moral p\u00ebr t\u00eb nderuar personalitetet sikurse vepron bota e qytet\u00ebruar, pa hezituar sepse pun\u00ebt tona nuk na i kryejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n
(Lexuar me rastin e p\u00ebrurimit t\u00eb librit n\u00eb Tuz, m\u00eb 25 gusht 2022)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Palok\u00eb Berisha, Biografia dhe veprimtaria e Gjergj Hasanajt, BKSHMZ, Ulqin, 2020 N\u00eb lidhje me zhvillimin e arsimit t\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi opinioni \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr kontributin e pedagogut dhe studiuesit prof.dr.Palok\u00eb Berisha, i cili deri m\u00eb tash ka publikuar n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruar t\u00eb botimeve t\u00eb ve\u00e7anta, duke e trajtuar k\u00ebt\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33043,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-33041","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33041"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33041\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33044,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33041\/revisions\/33044"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33043"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}