{"id":32983,"date":"2022-08-23T12:21:24","date_gmt":"2022-08-23T10:21:24","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32983"},"modified":"2022-08-23T12:24:29","modified_gmt":"2022-08-23T10:24:29","slug":"ne-grude-do-te-vendoset-permendorja-e-burrit-legjendar-te-malesise-baca-kurtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32983","title":{"rendered":"N\u00cb GRUD\u00cb DO T\u00cb VENDOSET  P\u00cbRMENDORJA E BURRIT LEGJENDAR T\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb BACA KURTIT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"283\" height=\"389\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Baca-Kurti.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Baca-Kurti.jpg 283w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Baca-Kurti-218x300.jpg 218w\" sizes=\"auto, (max-width: 283px) 100vw, 283px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Foto: Wikipedia<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>ME 23 T\u00cb K\u00cbTIJ MUAJI DO T\u00cb VENDOSET N\u00cb GRUD\u00cb P\u00cbRMENDORJA E BURRIT LEGGJENDAR T\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb BACA KURTIT<br><em>(ME RASTIN E 215 VJETORIT T\u00cb LINDJES)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Milesh t\u00eb Grud\u00ebs n\u00eb Mal\u00ebsi do t\u00eb p\u00ebrurohet p\u00ebrmendorja e trimit legjendar Baca Kurtit. Aktivitetin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr p\u00ebrkujtimore e kishte filluar v\u00ebllaz\u00ebria e tij n\u00eb diaspor\u00ebn e Shteteve te Bashkuara, m\u00eb mir\u00eb me th\u00ebne n\u00eb Kaliforni, dhe merit\u00ebn kryesore p\u00ebr themelimin e &#8220;Fondit Baca Kurti&#8221; e kishte pinjolli i k\u00ebsaj familje Enver Gjokaj, p\u00ebrndryshe biznismen dhe aktivist i njohur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. Zotni Enver Gjokaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb s\u00eb Baca Kurtit kishte dh\u00ebn\u00eb \u00e7ekun prej 5000 dollar\u00ebsh at\u00eb dit\u00eb q\u00eb ishte themeluar ky fond. N\u00eb fillim fushat\u00ebn financiare e kishin filuar v\u00ebllaz\u00ebria Gjokaj por pas do kohe k\u00ebsaj fushate iu bashkua nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm mal\u00ebsor\u00ebsh n\u00eb Michigan dhe n\u00eb New York. Fushata u mb\u00ebshtet kryesisht nga diaspora e Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Aty k\u00ebtu kontribuan edhe shqiptar\u00eb na rajonet tjera.<br>P\u00ebr Baca Kurt Gjek\u00ebn e Gjokaj\u00ebve kisha d\u00ebgjuar qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri.N\u00eb vendlindjen time n\u00eb Triesh em\u00ebri i Baca Kurt Gjek\u00ebs lakohej shum\u00eb sidomos p\u00ebr aktet e tij t\u00eb mrekullueshme patriotike dhe shoq\u00ebrore. Baca Kurti kishte lindur n\u00eb Dinosh\u00eb n\u00eb vitin 1807 dhe ishte pag\u00ebzuar n\u00eb Kish\u00ebn e Shen M\u00ebhillit. Ai kishte vdekur n\u00eb vitin 1881 dhe ishte varrosur n\u00eb varret e asaj kishte historike. P\u00ebr Baca Kurtin trim\u00ebrit\u00eb dhe atdhetarizmin e tij kisha d\u00ebgjuar shum\u00eb nga vajtor\u00ebt dhe vajtoret n\u00eb vdekjen e Dak Lek\u00ebs para 54 vjet\u00ebsh. Ceremonia e mortit t\u00eb Dak Lek\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs tet\u00ebvje\u00e7are n\u00eb Tuz. N\u00eb at\u00eb ceremoni mortore ishin dalluar vajtor\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb sidomos Tom\u00eb Bishi dhe Rrok Pjet\u00ebr Zeku e Cak Gjoni. Sot e k\u00ebsaj dite ata q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm atje i mbajn\u00eb mend sidomos vargjet epike dhe homerike t\u00eb Tom\u00eb Bishit p\u00ebr heroizmin dhe q\u00ebndrueshmerin\u00eb patriotike t\u00eb Baca Kurtit i cili kishte q\u00ebn\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrmendur n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut deri edhe ne Kosov\u00eb.<br>Nj\u00eb princ ballkanik shum\u00eb i djall\u00ebzuar q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim pushtimin e tokave shqiptare , kishte th\u00ebn\u00eb se Baca Kurti dhe \u00c7un Mula kishin q\u00ebn\u00eb prij\u00ebsit m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Baca Kurti edhe pse mal\u00ebsor katatolik kishte drejtuar me shum\u00eb respekt e dashuri pothuajse 300 sht\u00ebpi mal\u00ebsore shumica t\u00eb besimit islam. Nd\u00ebrsa \u00c7un Mula i Hotit duke q\u00ebn\u00eb mal\u00ebsor shqiptar mysliman kishte drejtuar pothuajse 500 sht\u00ebpi mal\u00ebsor\u00eb katolik\u00eb t\u00eb Hotit. Baca Kurti ishte shum\u00eb i dashur dhe i nderuar nga t\u00eb gjith\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt e Grud\u00ebs t\u00eb besimit muhamedan. Ai ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha g\u00ebzimet dhe hidh\u00ebrimet e tyre. Kurdo dhe kudo shfaqej ndonj\u00eb ndjenj\u00eb e urrejtjes fetare Ai nd\u00ebrhynte me shpejt\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrhapej m\u00eb gjer\u00eb. Urrejtjet fetare i quante smundje shkat\u00ebrruese. Baca Kurti respektonte t\u00eb gjitha normat fetare t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve qofshin ata kristian ose muhamedan. Nj\u00ebsoj si \u00c7un Mula edhe Baca Kurti ishte sh\u00ebmbull p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe dhe m\u00eb gjer\u00eb. Mary Durham e kishte th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrfetare kishin q\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosura!<br>Shekulli kur kishte lindur dhe jetuar Baca Kurti ishte nj\u00eb periudh\u00eb e luft\u00ebrave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Evrop\u00eb. Fuqit\u00eb e m\u00ebdha evropiane ku ishin p\u00ebrf\u00ebshir\u00eb edhe Perandoria Ottomane dhe Rusia p\u00ebr interesat e tyre kishin sjellur d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha sidomos p\u00ebr popullin shqiptar. Nj\u00ebsoj si trojet tjera shqiptare edhe Mal\u00ebsia e Madhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jetonte dhe vepronte n\u00ebn sundimin osman.<br>Baca Kurti ishte mburoj\u00eb e fort\u00eb n\u00eb mbrojtjen e vendit kund\u00ebr dhun\u00ebs turke por edhe me shum\u00eb kund\u00ebr hordhive s\u00ebrbo-malazeze t\u00eb cilat e sulmonin vazhdimisht Dinosh\u00ebn dhe katundet p\u00ebr rreth. Baca Kurti u ballafaqua me ato sulme barbare m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00eb prij\u00ebs tjet\u00ebr i Mal\u00ebsis\u00eb. Dinosha ishte at\u00ebher\u00eb sic \u00ebsht\u00eb edhe sot nj\u00ebra prej trevave m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Mal\u00ebssi\u00eb s\u00eb Madhe. K\u00ebshtu jan\u00eb edhe fshatrat p\u00ebr rreth. S\u00ebrbo-malaz\u00ebz\u00ebt kishin p\u00ebr q\u00ebllim pushtimin e atyre trojeve. Rruga e Vermoshit lidhej me Dinosh\u00ebn. Kjo rrug\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur lidhjet e Mal\u00ebsis\u00eb me Plav\u00eb Gucin\u00eb dhe Kosov\u00ebn. Profesori i mir\u00ebnjohur britanik Noel Malcolm thot\u00eb se Mal\u00ebsia e Madhe ishte ura kryesore e lidhjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut me Kosov\u00ebn dhe s\u00ebrbo-malazez\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb \u00e7mos p\u00ebr ta djegur e shkat\u00ebrruar at\u00eb ur\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar. Baca Kurti ishte strategu kryesor i k\u00ebtyre lidhjeve shqiptare dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb shum\u00eb rreziqeve personale dhe familjare. Bandat s\u00ebrbo malazeze i kishin vrar\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes duke u prer\u00eb kok\u00ebn, k\u00ebto banda kishin vrar\u00eb edhe shum\u00eb mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb besimit islam , q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb sa ata v\u00ebrsuleshin kund\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebve pa dallim besimi. Mali i Zi kishte burgosur djalin e Baca Kurtit, Sokol Bacin kur ishte n\u00eb mosh\u00ebn 25 vjecare dhe si pasoj\u00eb Sokoli kishte vdekur n\u00eb burgun malazez. Sot e k\u00ebsaj dite jetojn\u00eb njer\u00ebz\u00eb qe p\u00ebrmendin t\u00eb gjitha k\u00ebto humbje dhe tragjedi. Gjat\u00eb k\u00ebtyre sulmeve ishin vrar\u00eb shum\u00eb dinoshian\u00eb dhe mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb fshatrave p\u00ebr rreth. Ura e Zharnic\u00ebs ishte nj\u00eb prej pikave m\u00eb strategjike dhe gjat\u00eb sulmeve s\u00ebrbo-malazeze atje vraponin me shpejt\u00ebsi Baca Kurti, Smail Martini, Halil Haka, Palok\u00eb Gjoka dhe shum\u00eb trima tjer\u00eb t\u00eb atyre trojeve. Duke q\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb agresor\u00ebve t\u00eb shfr\u00ebnuar, Baca Kurti ballafaqohej me sulmet e para t\u00eb papritura dhe ishte i detyruar t\u00eb kushtrimonte Grud\u00ebn dhe Mal\u00ebsin\u00eb p\u00ebr rreziqet dhe rrebeshet e atyre bandave. S\u00ebrbo-malazez\u00ebt gjat\u00eb sulmeve t\u00eb ndryshme prisnin koka shqiptar\u00ebsh ngase ata e kishin tradit\u00eb k\u00ebto akte barbare t\u00eb mizorive t\u00eb Lindjes. Dhe si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre monstruziteteve, Evropa nuk e pranonte pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi. S\u00ebrbia dhe Mali i Zi b\u00ebnin \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb krijuar ngat\u00ebrresa nd\u00ebrfetare midis t\u00eb krisht\u00ebr\u00ebve dhe muhamedan\u00ebve q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim at\u00eb vepr\u00ebn e mbrapsht\u00eb p\u00ebr\u00e7aj e sundo (divido et impera) Por fat\u00ebbardh\u00ebsit Baca Kurti dhe krer\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb nuk kishin ra pre e k\u00ebture kurtheve antishqiptare. Baca Kurti t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e kishte kaluar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Bashkuar por n\u00ebn sundimin Ottoman. Ai dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij nuk e pranonin diktatur\u00ebn e eg\u00ebr osmane. Ky fisnik i Mal\u00ebsis\u00eb ishte i njohur jo vet\u00ebm p\u00ebr trim\u00ebri por edhe p\u00ebr bujari. Dera e tij e famshme ishte nj\u00ebra prej dyer\u00ebve m\u00eb bujare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut. Sht\u00ebpia e tij ishte n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb vemendjes p\u00ebr pritje bujare dhe bisedime serioze. Sot e k\u00ebsaj dite flitet p\u00ebr kandilin e ndezur deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs p\u00ebr udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb vinin nga Plav\u00eb Gusia ose Shqip\u00ebria. Kjo sht\u00ebpi ishte nj\u00ebra prej sht\u00ebpive m\u00eb fisnike dhe kishte lidhje me familjet m\u00eb bujare t\u00eb Veriut e deri edhe me Familjen e Vrion\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut. P\u00ebr atdhedashurin\u00eb dhe ndersherin\u00eb e madhe Baca Kurti ishte ftuar n\u00eb Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Atje e kishin pritur shum\u00eb mir\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor te Lidhjes Shqiptare. Baca Kurti ishte treguar bujar edhe n\u00eb Kongresin e Prizrenit, sepse kishte porositur kafe p\u00ebr 300 pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb asaj Konference gjith\u00ebkombetare t\u00eb cil\u00ebn historian\u00ebt e cil\u00ebsojn\u00eb si mbledhjen m\u00eb historike pas Beselidhjes s\u00eb princave shqiptar\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb krye me Skenderbeun.<br>N\u00eb Kongresin e Berlinit q\u00eb e drejtonte Bizmarku fuqit\u00eb e m\u00ebdha kishin r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr coptimin e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr interesat ruso-ottomane. Coptimin e Shqip\u00ebris\u00eb Baca Kufti e shikonte si vepr\u00ebn m\u00eb antishqiptare dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kishin zgjedhur t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e tij kund\u00ebr Kongresit fam\u00ebkeq t\u00eb Berlinit. Gazeta &#8220;Rilindja&#8221; e Kosov\u00ebs shkruante n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1978 p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen dhe 300 kafet\u00eb e Baca Kurtit n\u00eb Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit. K\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim &#8220;Rilindja&#8221; e kishte botuar me rastin e 100-vjetorit t\u00eb asaj lidhjeje historike. Ska dyshim se Baca Kurti n\u00eb at\u00eb mbledhje t\u00eb madhe komb\u00ebtare kishte takuar Abdyl Frash\u00ebrin, Sulejman Vokshin, Al Pash\u00eb Gucin\u00eb dhe shum\u00eb krer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Lidhjes Shqiptare. Baca Kurti ishte betuar se do t\u00eb luftonte kund\u00ebr atyre q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim cop\u00ebtimin e tokave arb\u00ebrore. Edhe pse n\u00eb mosh\u00ebn 71 vjecare Baca Kurti kishte pranuar rrug\u00ebn e gjat\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb mundimshme p\u00ebr mosh\u00ebn e tij 71-vjecare. Vajtja me kal prej Grudet n\u00eb Prizren kishte q\u00ebn\u00eb rrug\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Baca Kurtin,por i kishte p\u00ebrballuar t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsit e asaj rruge p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit shqiptar. Pas kthimit nga Prizreni s\u00ebrbo-malazez\u00ebt e kishin n\u00eb sy t\u00eb keq, gjithashtu edhe Turqia kishte humbur besimin tek Baca Kurti sepse nuk pranonte coptimin e tokave shqiptare si\u00e7 e k\u00ebrkonte Turqia. Pas lidhjes shqiptare t\u00eb Prizrenit Baca Kurti dhe krer\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb u gjet\u00ebn para dy zjarresh, para dy pushtues\u00ebve q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr coptimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Mal\u00ebsia e Baca Kurtit kurr\u00eb nuk u pushtua nga s\u00ebrbo-malazez\u00ebt, ngase Ai vdiq\u00eb ne vitin 1881 vet\u00ebm tri vjet pas Lidhjes s\u00eb Prizrenit. Ai kishte jetuar n\u00ebn sundimin turk por jo asnj\u00ebher\u00eb n\u00ebn sundimin s\u00ebrbo-malazez,ngase Mal\u00ebsia u coptua zyrtarisht n\u00eb vitin 1913. Pas k\u00ebtij viti fam\u00ebkeq populli shqiptar\u00eb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebn: &#8220;Mallkua po kjoft\u00eb Evropa q\u00eb e ndau Shqip\u00ebnin\u00eb copa copa&#8221;<br>Nj\u00eb kapadahi me em\u00ebrin Omer Bozhi kishte sulmuar fizikisht babain e tij Kurt Gjek\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i gjith\u00eb farefisi ishte shqet\u00ebsuar,saq\u00eb nuk kishte zgjedhje tjet\u00ebr vet\u00ebm vrasjen e Omer Bozhit. Sipas Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit r\u00ebnja shuplak\u00eb ose r\u00ebnja me grusht nj\u00eb burri d\u00ebnohet me vdekje,ngase Kanuni nuk lejon asnj\u00eb lloj goditje n\u00eb trup q\u00eb sipas k\u00ebtij Kodi t\u00eb vjet\u00ebr shqiptar trupi \u00ebsht\u00eb i paprekur. P\u00ebr t\u00eb mos e d\u00ebnuar me vdekje Omer Bozhin krer\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb i kishin shkuar te dera Baca Kurtit p\u00ebr ta falur ar\u00ebmikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb tij. E kishte pothuajse t\u00eb pamundur faljen e atij q\u00eb kishte shkelur nderin dhe dinjitetin e babait t\u00eb tij Kurt Gjek\u00ebs.<br>N\u00eb vendlindjen time n\u00eb Triesh flitej vazhdimisht p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Hasa Nik Gjeloshit n\u00eb k\u00ebt\u00eb mospajtim. Flitej se nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh Hasa Nika kishte vendosur q\u00eb te shkonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb m\u00eb mir\u00eb me th\u00ebn\u00eb n\u00eb oxhakun e Baca Kurtit p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e pajtmit me Omer Bozhin. S&#8217;ka dyshim se Hasa Nik Gjeloshi ishte shum\u00eb i nderuar n\u00eb Trieshe dhe n\u00eb Mal\u00ebsi. Hasa Nika kishte biseduar gj\u00ebr\u00ebsisht me Baca Kurtin p\u00ebr pajtimin e tij me Omer Bozhin, por e kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merrte k\u00ebt\u00eb vendim. Gjat\u00eb bisedimeve t\u00eb gjata Hasa Nika i kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se e fal Omer Bozhin do t\u00eb jesh\u00eb sh\u00ebmbull p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr tan\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb gjitha ato gjaqe t\u00eb pafalura dhe n\u00ebqoft\u00ebse Ju pajtoheni me Omer Bozhin, ata do t\u00eb p\u00ebrdorin em\u00ebrin tuaj si sh\u00ebmbull p\u00ebr pajtime. D\u00ebgjo o Baca Kurti i kishte th\u00ebn\u00eb trimi i Trieshit, Hasa Nika. Sh\u00ebmbulli juaj do t\u00eb jet\u00eb ndera dhe vepra m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni sot p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb. At\u00ebher\u00eb Baca Kurti i kishte dh\u00ebn\u00eb bes\u00ebn se do t\u00eb pajtohej me Omer Bozhin; &#8216;duke i shtrir\u00eb dor\u00ebn e pajtimit&#8221; do t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb profeti i Kosov\u00ebs Adem Dema\u00e7i. Por m\u00eb n\u00eb fund Omer Bozhi ishte d\u00ebnuar sepse e kishte keq\u00ebp\u00ebrdorur burr\u00ebrin\u00eb dhe nderin e Baca Kurtit.<br>S&#8217;ka asnj\u00eb dyshim se Baca Kurti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej trimave m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe tash m\u00eb shum\u00eb se 200 vjet por p\u00ebr nj\u00eb arsye ose nj\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb shkruar dhe as folur aq sa duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb personalitet t\u00eb madh t\u00eb kombit shqiptar. Natyrisht se p\u00ebr politik\u00ebn malazeze dhe jugosllave ky ishte em\u00ebr jo shume i dashur sepse t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn kishte luftuar p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar gjith\u00ebshqiptar. Kishte luftuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike. Kurr\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb ton\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur ndonje takim ose konferenc\u00eb shkencore p\u00ebr veprimtarin\u00eb pariotike dhe virtytet e tij t\u00eb larta njer\u00ebzore t\u00eb Baca Kurtit. K\u00ebtu b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe pasardh\u00ebsit e familjes s\u00eb tij t\u00eb arsimuar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr gjyshin e tyre shum\u00eb t\u00eb nderuar Baca Kurtin. Mbase ata kishin frik\u00eb se po rr\u00ebnohet Jugosllavia &#8220;socialiste&#8221; ose Mali i Zi &#8220;demokratik&#8221; n\u00ebse dikush prej tyre do t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb ose shkruar nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Baca Kurtin. Ata q\u00ebndruan n\u00eb heshtje edhe p\u00ebr tragjedin\u00eb e akadamikut ushtarak Dod\u00eb Pjet\u00ebr Lek\u00ebs dhe m\u00ebsuesit t\u00eb p\u00ebrmendur Prenk\u00eb Pulit. T\u00eb gjith\u00eb e dijm\u00eb se Dod\u00eb Pjet\u00ebr Leka dhe Prenk\u00eb Puli ishin vrar\u00eb nga sigurimi i Jugosllavis\u00eb s\u00eb Vjet\u00ebr dhe Jugosllavis\u00eb s\u00eb Re. K\u00ebta jan\u00eb martir t\u00eb kombit dhe nj\u00eb dit\u00eb duhet t\u00eb nderohen si t\u00eb till\u00eb. Pas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs jugosllave familjar\u00ebt e tyre filluan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dicka m\u00eb serioze p\u00ebr Baca Kurtin. Para disa vjet\u00ebsh ishte botuar nje monografi p\u00ebr jeten dhe vepr\u00ebn e Baca Kurtit dhe sic duket k\u00ebt\u00eb botim e kishin sponsorizuar familjar\u00ebt e tij. Aty k\u00ebtu ndonj\u00eb rapsod ka dh\u00ebn\u00eb kontributin e tij, por p\u00ebr Baca Kurtin mund te b\u00ebh\u00ebj edhe m\u00eb shum\u00eb. Edhe njer\u00ebzit e artitit dhe kultur\u00ebs qoft\u00eb ata t\u00eb familjes mund t\u00eb benin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kolos t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb m\u00ebkat n\u00ebse q\u00ebllimisht harrohen ata q\u00eb kan\u00eb vepruar dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit dhe kombit t\u00eb vet. S&#8217;ka asnj\u00eb dyshim se nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi meriton em\u00ebrin e Baca Kurtit. P\u00ebr Baca Kurtin mund t\u00eb shkruhen vepra serioze. Vepra q\u00eb po e realizon k\u00ebto dit\u00eb v\u00ebllaz\u00ebria dhe donator\u00ebt tjer\u00eb mal\u00ebsor\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr realizimin e aspiratave t\u00eb Baca Kurtit. Permendorja q\u00eb do t\u00eb vendoset atje \u00ebsht\u00eb historike dhe artistike . Fondi Baca Kurti me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr natyrisht se hapi rrug\u00ebn edhe per vepra tjera qofshin ato historike ose t\u00eb fushave tjera t\u00eb artit dhe kultur\u00ebs. Dy vjet m\u00eb par\u00eb Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb Ilir Meta e kishte nderuar Baca Kurtin me &#8220;Urdh\u00ebrin shum\u00eb t\u00eb merituar &#8220;Kalor\u00ebs i Sk\u00ebnderbeut&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto: Wikipedia ME 23 T\u00cb K\u00cbTIJ MUAJI DO T\u00cb VENDOSET N\u00cb GRUD\u00cb P\u00cbRMENDORJA E BURRIT LEGGJENDAR T\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb BACA KURTIT(ME RASTIN E 215 VJETORIT T\u00cb LINDJES) Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York K\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Milesh t\u00eb Grud\u00ebs n\u00eb Mal\u00ebsi do t\u00eb p\u00ebrurohet p\u00ebrmendorja e trimit legjendar Baca Kurtit. Aktivitetin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr p\u00ebrkujtimore e kishte filluar v\u00ebllaz\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32985,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-32983","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32983"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32983\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32986,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32983\/revisions\/32986"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32985"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}