{"id":32948,"date":"2022-08-20T00:15:00","date_gmt":"2022-08-19T22:15:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32948"},"modified":"2022-08-20T12:18:45","modified_gmt":"2022-08-20T10:18:45","slug":"ne-10-vjetorin-e-shkuarjes-ne-amshim-te-arben-xhaferit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32948","title":{"rendered":"N\u00cb 10-VJETORIN E SHKUARJES N\u00cb AMSHIM T\u00cb ARB\u00cbN XHAFERIT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"313\" height=\"448\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/arben-xhaferi.jpeg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/arben-xhaferi.jpeg 313w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/arben-xhaferi-210x300.jpeg 210w\" sizes=\"auto, (max-width: 313px) 100vw, 313px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Kujtime nga takimi i vitit 2005<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<a href=\"https:\/\/twitter.com\/intent\/tweet?text=Frank+Shkreli%3A+7+vite+pa+Arb%C3%ABn+Xhaferin&amp;url=https%3A%2F%2Ftelegraf.al%2Fopinion%2Ffrank-shkreli-7-vite-pa-arben-xhaferin%2F&amp;via=Gazeta+Telegraf\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>10 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, me 15 gusht 2012, nd\u00ebrroi jet\u00eb, intelektuali, publicisti, politikani, por mbi t\u00eb gjitha patrioti me zem\u00ebr e me shpirt, i trevave shqiptare, Arb\u00ebn Xhaferi. N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, secili prej nesh takon njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, personalitete t\u00eb njohura dhe jo aq t\u00eb njohura. Pas takimit me ta, disa q\u00ebndrojn\u00eb mbi t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr nga p\u00ebrshtypja dhe mbresat e paharrueshme q\u00eb mbeten nga takimet sa do t\u00eb shkurtra, por t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb personit, se \u00e7far\u00eb e dallon at\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr disa, fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin q\u00eb na jepet mund\u00ebsia t\u2019i takojm\u00eb. P\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb\u2026?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr mua, nj\u00ebri nga k\u00ebto p\u00ebrsonalitete t\u00eb shquara intelektuale t\u00eb bot\u00ebs politike dhe t\u00eb publicistik\u00ebs shqiptare q\u00eb kam pas fatin, nderin dhe privilegjin ta takoja gjat\u00eb viteve, ka qen\u00eb dhe mbetet Arb\u00ebn Xhaferi, i njohur, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte viti 2005 dhe kisha vendosur q\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb turne fakt-mbledh\u00ebs n\u00eb trojet shqiptare, n\u00eb kapacitetin tim si Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, (KKSHA) p\u00ebr t\u2019u k\u00ebshilluar me krer\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr raportuar mbi gjendjen n\u00eb trojet shqiptare \u2014 me t\u00eb kthyer n\u00eb Washington \u2013 organizat\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoja, KKSHA-n\u00eb, si dhe zyrave dhe personave p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs dhe t\u00eb Kongresit Amerikan, q\u00eb merreshin dhe ishin t\u00eb interesuar me \u00e7eshtjet shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Q\u00ebllimi i vizit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb, Shkup dhe Tetov\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u njoftuar nga af\u00ebr me gj\u00ebndjen aktuale n\u00eb rajon, p\u00ebrfshir takimet me protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare n\u00eb trojet iliro-arb\u00ebnore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij turneu ishin takimet me udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedoni, p\u00ebrfshir\u00eb edhe udh\u00ebheq\u00ebsit e partive politike shqiptare, pa dallim, pozit\u00eb dhe opozit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Vizit\u00ebn n\u00eb Maqedoni, si pjes\u00eb e k\u00ebtij turneu, e filluam me nj\u00eb takim n\u00eb Ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Shkup p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vler\u00ebsimin e tyre politik p\u00ebr gjendjen n\u00eb rajon. Pastaj takimin e par\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, e filluam n\u00eb Tetov\u00eb, pik\u00ebrisht, duke u takuar me z. Arb\u00ebn Xhaferi, t\u00eb cilin nuk e kisha takuar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb kapacitetin e tij si Kryetar i Partis\u00eb Demokratike Shqiptare n\u00eb Maqedoni, z. Xhaferi pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb na priste p\u00ebr nj\u00eb takim \u2013 t\u00eb rezervuar m\u00eb heret e q\u00eb zgjati gati nj\u00eb or\u00eb \u2014 n\u00eb kryeqendr\u00ebn e Partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Tetov\u00eb \u2013 ndon\u00ebse ishte e qart\u00eb se s\u00ebmundja kishte filluar ta r\u00ebndonte. Megjith\u00ebse dukej i lodhur fizikisht, i thjesht\u00eb n\u00eb pamje dhe modest n\u00eb bised\u00eb, n\u00eb t\u00eb shprehur t\u00eb mendimeve, Xhaferi ishte i kthjellt\u00eb dhe i thell\u00eb. Pas p\u00ebrsh\u00ebndetjeve fillestare t\u00eb rastit dhe kafes\u00eb, filluam t\u00eb flasim p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Pyetjes time mbi gjendjen aktuale politike, z. Xhaferi iu p\u00ebrgjigj duke filluar t\u00eb fliste p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis partive politike shqiptare n\u00eb Maqedoni si edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e tensionuara midis popullsis\u00eb shqiptare dhe asaj maqedonase n\u00eb vend. Nd\u00ebrsa po fliste p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebr-partiake, m\u00eb ra menjeher\u00eb n\u00eb sy, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se m\u00eb habiti fakti, se ndryshe nga takimet e mia t\u00eb m\u00ebparshme, &nbsp;pothuaj me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tjer\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare t\u00eb asaj kohe, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare \u2014 me p\u00ebrjashtim t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs \u2014 t\u00eb cilin nuk e kam d\u00ebgjuar kurr\u00eb t\u00eb fliste keq as me zemrim kund\u00ebr partive t\u00eb tjera ose lider\u00ebve t\u00eb tyre \u2014 gjat\u00eb k\u00ebtij takimi, as Arb\u00ebn Xhaferi nuk e tha asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe, as nuk shqiptoi ndonj\u00eb kritik\u00eb as d\u00ebnim t\u00eb pik\u00ebpamjeve ose t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb partive politike shqiptare. &nbsp;Jo vet\u00ebm ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, por asnj\u00ebrit prej tyre, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, si\u00e7 isha m\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebgjoja n\u00eb takimet me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb shqiptar\u00eb, sidomos, atyre n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb freskie e k\u00ebndshme por e pazakont\u00eb, ndon\u00ebse e mir\u00ebpritur p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare, thash\u00eb me vete \u2013 nj\u00eb cil\u00ebsi dalluese kjo q\u00eb e karakterizonte Arb\u00ebn Xhaferin, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar ndryshe, thash\u00eb me veten, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq e nevojshme, sidomos sot, p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb qytet\u00ebruar politik n\u00eb radh\u00ebt e udh\u00ebheq\u00ebsve partiak\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Tetov\u00eb dhe gjithandej trojeve shqiptare. Ndon\u00ebse nuk u shpreh, specifikisht, mbi mosmarr\u00ebveshjet dhe grindjet politike nd\u00ebr-shqiptare t\u00eb koh\u00ebs, mua m\u2019u duk se vuante nga p\u00ebr\u00e7arjet dhe grindjet e vazhdueshme dhe t\u00eb pakuptimta n\u00eb radh\u00ebt e udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb. Ai n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i dalluar nga t\u00eb tjer\u00ebt, shprehej gjithmon\u00eb p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb ndryshe n\u00eb diskursin politik, nd\u00ebr-shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Respekti p\u00ebr t\u00eb dhe reputacioni p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferin, si njeri i arsyes dhe si politikan tolerant ndaj mendimeve t\u00eb tjer\u00ebve, kishte tejkaluar kufijt\u00eb nd\u00ebr-shqiptar\u00eb. Si i till\u00eb, ai ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb thella, jo vet\u00ebm nd\u00ebr shqiptar\u00eb, por edhe nd\u00ebr t\u00eb huaj, me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb takuar gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, si udh\u00ebheq\u00ebs politik dhe si nd\u00ebr intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, Arb\u00ebn Xhaferi dallohej p\u00ebr diplomacin\u00eb respektin dhe karakterin e tij, edhe n\u00eb takimet q\u00eb kishte zhvilluar me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb huaj me p\u00ebrvoj\u00eb dhe t\u00eb njohur n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb huaj, ish-Presidenti i Italis\u00eb, z. Giorgio Napolitano citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr dy mendimtar\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb i respektonte bota \u2013 at\u00ebher\u00eb dhe sot \u2014 se, \u201cN\u00ebse Arb\u00ebn Xhaferi dhe Ibrahim Rugova do kishin qen\u00eb amerikan\u00eb, gjerman\u00eb apo francez\u00eb, ata do ta kishin pushtuar bot\u00ebn me diplomaci, por p\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto dy figura i p\u00ebrkasin nj\u00eb populli shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.\u201d &nbsp;&nbsp;Nj\u00eb atribut ky shum\u00eb me vend \u2014 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur at\u00eb, prej nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi t\u00eb huaj ndaj reputacionit dhe kujtes\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebn Xhaferit, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb 10-vjetor t\u00eb vdekjes.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vazhdim e sip\u00ebr t\u00eb bised\u00ebs me t\u00eb n\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb vitin 2005, z. Xhaferi qe ankuar se kontrata midis dy popujve, e ashtuquajtura \u201cMarr\u00ebveshja e Ohrit\u201d, midis shqiptar\u00ebve dhe maqedonasve n\u00eb at\u00eb vend, nuk po zbatohej nga pala maqedonase, e cila si\u00e7 dukej, shtoi ai, nuk i kishte marr\u00eb seriozisht pun\u00ebt dhe as nuk kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrmbushte obligimet e marra me n\u00ebnshkrimin e asaj marr\u00ebveshjeje. Si p\u00ebrfundim, tha ai, ajo marr\u00ebveshje midis dy pal\u00ebve nuk po zbatohej sipas planit nga autoritetet maqedonase \u2013 marr\u00ebveshje t\u00eb cil\u00ebn ata e kishin n\u00ebnshkruar duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr zbatimin e saj, n\u00eb prani t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, theksoi kryetari i Partis\u00eb Demokratike Shqiptare. N\u00eb zhvillim e sip\u00ebr t\u00eb bised\u00ebs miq\u00ebsore q\u00eb pat\u00ebm mbi gjendjen politike n\u00eb Maqedoni n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Arb\u00ebn Xhaferi foli edhe p\u00ebr zgjedhjet vendore q\u00eb ishin mbajtur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e p\u00ebr t\u00eb cilat mbaj mend se shfaqi pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb thell\u00eb n\u00eb lidhje me procesin. Xhaferi shpjegoi se si rezultat i problemeve me zgjedhjet, ai dhe Partia e tij, kishin vendosur largimin e deputet\u00ebve t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij nga parlamenti maqedonas.<\/p>\n\n\n\n<p>E mbyll\u00ebm bised\u00ebn me Arb\u00ebn Xhaferin duke d\u00ebgjuar mendimet e tija p\u00ebrtej Maqedonis\u00eb, mbi gjendjen n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor, ve\u00e7an\u00ebrisht, mbi gjendjen n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. E njoftova me at\u00eb rast Z. Xhaferi se, bazuar n\u00eb burime t\u00eb besueshme zyrtare t\u00eb asaj kohe n\u00eb kryeqytetin amerikan \u2014 Shtetet e Bashkuara, n\u00eb parim \u2014 kishin vendosur n\u00eb favor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por nd\u00ebrkoh\u00eb, vet\u00ebm pritej rezultati i konsultimeve p\u00ebrfundimtare me aleat\u00ebt evropiano-per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, para se Washiungtoni t\u00eb b\u00ebnte publik njoftimin zyrtar t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebtij lajmi, i ndjeri Xhaferi iu g\u00ebzua shum\u00eb \u2014 e priti me nj\u00eb buzqeshje t\u00eb sinqert \u2014 duke th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto troje jan\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm, por shtoi ai, se edhe Washingtoni duhet ta dij\u00eb, se pa angazhimin serioz t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u2014 asgj\u00eb e mir\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr ne shqioptar\u00ebt, n\u00eb k\u00ebto trojet tona, u shpreh ai.<\/p>\n\n\n\n<p>U largova prej atij takimi me t\u00eb ndjerin Arb\u00ebn Xhaferi, i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr nderin dhe privilegjin q\u00eb u njoha dhe dhe q\u00eb mu dha rasti ta takoja dhe t\u00eb bisedoja me nj\u00ebrin prej vazhduesve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb rilindasve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kombit Shqiptar dhe me nj\u00ebrin prej politikan\u00ebve, intelektual\u00ebve dhe publicist\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb bot\u00ebs shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb gjitha koh\u00ebrave \u2014 vepra, filozofia politike dhe publicistika e t\u00eb cilit, fatbardh\u00ebsisht, mbeten nj\u00eb trash\u00ebgimi e art\u00eb dhe pik\u00eb referimi p\u00ebr frym\u00ebzimin e brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 10-vjetor t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, kujtojm\u00eb nj\u00ebrin prej burrave m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Kombit Shqiptar, me q\u00ebllim q\u00eb ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb para tij \u2013 emri i tij t\u00eb mos bjer\u00eb kurr\u00eb n\u00eb harres\u00eb nga brezat!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtime nga takimi i vitit 2005 Nga Frank Shkreli 10 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, me 15 gusht 2012, nd\u00ebrroi jet\u00eb, intelektuali, publicisti, politikani, por mbi t\u00eb gjitha patrioti me zem\u00ebr e me shpirt, i trevave shqiptare, Arb\u00ebn Xhaferi. N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, secili prej nesh takon njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, personalitete t\u00eb njohura dhe jo aq t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23449,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-32948","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32948"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32948\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32950,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32948\/revisions\/32950"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23449"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}