{"id":32929,"date":"2022-08-18T09:28:00","date_gmt":"2022-08-18T07:28:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32929"},"modified":"2022-08-18T11:32:32","modified_gmt":"2022-08-18T09:32:32","slug":"prape-bien-kambanat-ne-kishen-e-currjave-t-eperm","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32929","title":{"rendered":"PRAP\u00cb BIEN KAMBANAT N\u00cb KISH\u00cbN E CURRJAVE T\u2019 EP\u00cbRM"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;Nuk jam i sigurt se kush prej lexuesve &#8212; p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb vijn\u00eb nga Tropoja me rrethin\u00eb ose nga krahina q\u00eb njihet si Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs \u2013 mund t\u00eb ken\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr fshatin Currrajt t\u2019Ep\u00ebrm \u2013 q\u00eb konsiderohet si nj\u00ebri prej fshat\u00ebrave m\u00eb t\u00eb izoluar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rajonit dhe ndoshta n\u00eb Evrop\u00eb.&nbsp; I izoluar nga natyra ndoshta, por jo i pa d\u00ebgjuar, as i harruar nga historia.&nbsp; Banor\u00ebt e asaj ane dhe Kisha e tyre &#8212; Kisha e Shna Ndout n\u00eb at\u00eb fshat &#8212; kan\u00eb b\u00ebr\u00eb historin\u00eb e vet. Historia e k\u00ebsaj kishe p\u00ebrshkruhet m\u00eb posht, shkurtimisht, &nbsp;nga At Bernardin Llupi \u2013 nj\u00eb fran\u00e7eskan i cili s\u00eb bashku me 3 martir\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga Shqip\u00ebria (Marie Shllaku, Kol\u00eb Parubi dhe Gjergj Martini) \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vdekje nga nj\u00eb gjykat\u00eb sllavo-komuniste n\u00eb Prizren dhe jan\u00eb pushkatuar nat\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb 24-25 N\u00ebntorit t\u00eb vitit 1946.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, vrasja e k\u00ebtyre martir\u00ebve t\u00eb Atdheut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt dhe kapitull tjet\u00ebr i dhimb\u00ebsh\u00ebm i historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar e sidomos t\u00eb atyre an\u00ebve, shekullin e kalar, por le t\u00eb sjellim historin\u00eb e shkurt\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj Kishe n\u00eb Curraj t\u00eb Ep\u00ebrm \u2013 q\u00eb u ruajt nga banor\u00ebt gjat\u00eb komunizmit edhe kur regjimi barbar i Enver Hoxh\u00ebs e kishte shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb vendin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb kish\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb rinovua koh\u00ebt e fundit. Bazuar n\u00eb fjal\u00ebt e At Bernardin Llupit \u2013 nj\u00eb p\u00ebrshkrim ashtu si\u00e7 pasqyrohet n\u00eb faqen personale elektronike t\u00eb Ambasadorit Flamur Gashi. &nbsp;Ambasador Gashi \u2013 i cili deri koh\u00ebt e fundit ishte n\u00eb stafin e Presidenc\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; mori pjes\u00eb n\u00eb inaugurimin e kish\u00ebs n\u00eb Curraj t\u2019Ep\u00ebrm n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej donator\u00ebve q\u00eb kontriboi p\u00ebr ringritjen e k\u00ebtij simboli historik t\u00eb qendres\u00ebs fetare dhe atdhetare t\u00eb popullit t\u00eb asaj zone kund\u00ebr hordhive serbo-malazeze, n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u201cBesimit n\u00eb Zotin, n\u00eb Mbrojtje t\u00eb Atdheut dhe tok\u00ebs s\u00eb t\u00eb par\u00ebve, Dashuris\u00eb, Bes\u00ebs, Urt\u00ebsis\u00eb dhe Unitetit Komb\u00ebtar\u201d \u2013 me frym\u00ebn se, \u201cN\u00eb kish\u0451 hyjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb dashur Zotin, prej k\u00ebtu dalim p\u00ebr t\u00eb dashur t\u00eb af\u00ebrmin\u201d, si\u00e7 u shpreh Radio Vatikani n\u00eb kronik\u00ebn e saj me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa ip\u00ebrket historis\u00eb, bazuar n\u00eb faq\u00ebn (facebook) t\u00eb Ambasador Flamur Gashit:&nbsp; <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo\/?fbid=10229228533839293&amp;set=a.10201218265240084&amp;__tn__=%2CO*F\">August 7 at 2:05 PM<\/a>&nbsp; &#8212;&nbsp; (At Bernardin Llupin), ka sh\u00ebnuar se, \u201cKisha e Currajve t&#8217;Ep\u00ebrm ka shkruar historin\u00eb e saj, ka hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar, me ngjarjen historike t\u00eb s\u00eb dieles t\u00eb 4 korrikut 1915, kur nj\u00eb komando ushtarake malazeze, arriti deri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Currajve t&#8217;Ep\u00ebrm, e p\u00ebr siguri u ngujua brenda n\u00eb Kish\u00eb.&nbsp; Banor\u00ebt e fshatit, si besimtar\u00eb te zellsh\u00ebm q\u00eb ishin, nuk pranonin t\u00eb gjuanin plumba mbi der\u00ebn dhe as mbi dritaret dhe muret e Kish\u00ebs.<br><br><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<br>N\u00eb ket\u00eb situat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb, famullitari i Kish\u00ebs s\u00eb Currajve t&#8217;Ep\u00ebrm, At Leonard Shajakaj ka dal\u00eb jashte Kish\u00ebs e ka fol\u00eb me p\u00ebrfaqesuesit e popullit t\u00eb Currajve t&#8217;Ep\u00ebrm, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb refuzuar me indinjat\u00eb k\u00ebrkesat e ushtar\u00ebve serbo-malazez\u00eb.&nbsp; N\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebsaj bisede, paria e Currajve t&#8217;Ep\u00ebrm, ka k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn dhe shpjegimin fetar t\u00eb famullitarit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb pushtuesit serbo-malazez jasht\u00eb nga Kisha&#8230;N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr, famullitari At Leonard Shajakaj, sipas dokumentave historike e kishtare por edhe tregimeve n\u00eb breza t\u00eb burrave t\u00eb Currajve, u ka then\u00eb burrave t\u00eb Currajve: \u201cA po ndieni burra! N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00e2sht\u00eb m\u00ebkat me qit\u00eb pushk\u00eb kundra kish\u00ebs&#8230;, pse meshtar aty s\u2019k\u00e9, por k\u00e1 h\u00ee aty ai q\u00eb kjofte tret\u00eb (shejtani), pse k\u00ebta s\u2019jan\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb mallkuar, e prandej duhet qit\u00eb jashta kishe\u201d.&nbsp; Pas fjal\u00ebs s\u00eb famullitarit, nderkoh\u00eb q\u00eb malazezet nuk u dor\u00ebzuan vullnetarisht, ka kris\u00eb pushka, ka nis\u00eb lufta, aq sa edhe sot n\u00eb gur\u00ebt dhe mureve t\u00eb kish\u00ebs, duken shenja t\u00eb plumbave t\u00eb asaj beteje\u2026\u201d ka shkruar (At Bernardin Llupi).<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht, dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq, ajo koh\u00eb dhe sidomos periudha e komunizmit q\u00eb pasoi, ishin koh\u00eb t\u00eb tjera dhe shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb urojm\u00eb t\u00eb mos k\u00ebthehen m\u00eb. Por, sot me ndihm\u00ebn e bijve t\u00eb tyre n\u00eb diaspor\u00eb dhe kontribuesve dhe donator\u00ebve vendas, si ish-Ambasadoriit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb, Z. Flamur Gashi nga Kosova dhe kush\u00ebririt t\u00eb tij, Milazim Ademi, dhe biznesmenit e humanistit, Sk\u00ebnder Tha\u00e7i, Kisha historike e \u201cShna Ndout e Currajve t\u2019Ep\u00ebrm \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtuar me nj\u0451 dashuri birnore e v\u00ebllaz\u00ebrore, me ndihm\u0451 financiare e materiale, me nj\u0451 p\u0451rkushtim t\u0451 ve\u00e7ant\u0451 p\u0451r t\u0451 nderuar Zotin, t\u0451 par\u0451t, tradit\u0451n, kultur\u0451n e p\u0451r t\u0451 hapur shtigje t\u0451 reja premtuese\u201d, thuhet n\u00eb kronik\u00ebn e Radio Vatikanit shqip, me at\u00eb rast, me q\u00ebllim q\u00eb, \u201cAjo t\u00eb kthehej s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb vend takimi v\u00ebllaz\u00ebror dhe lutjeje, ku i thuren lavde Zotit t\u00eb Gjithpushtetsh\u00ebm, Atit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo histori pra, q\u00eb u kujtua por q\u00eb edhe u p\u00ebrjet\u00ebsua me 6 gusht, 2022, kur pas shum\u00eb dekadash, p\u00ebrs\u00ebri, ran\u00eb kambanat e Kish\u00ebs s\u00eb rind\u00ebrtuar n\u00eb Curraj t\u00eb Ep\u00ebrm dhe tingujt e tyre u d\u00ebgjuan p\u00ebrs\u00ebri an\u00eb e mban\u00eb asaj zone. Sipas nj\u00eb kronike nga Radio Vatikani n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ceremonia e bekimit t\u00eb kish\u00ebs u kryesua nga Ipeshkvi i Sap\u00ebs, imzot Simon Kulli, n\u00eb bashk\u00ebkremtim me meshtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb pranin\u00eb e besimtar\u00ebve e qytetar\u00ebve nga Shqip\u00ebria, Kosova, Mali i Zi e diaspora. E pranishme ishte edhe Ministrja e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Rozeta Hajdari, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e qeveris\u00eb s\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni, si dhe autoritete t\u00eb tjera. &nbsp;Nuk u vihet faj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr munges\u00ebn, pasi Currajt e Ep\u00ebrm \u2013 nj\u00eb fshat nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb izoluarit por me nj\u00eb histori dometh\u00ebnse p\u00ebr Kombin \u2013 si\u00e7 duket \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr Prishtin\u00ebs se Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb shqiptare konfliktuale dhe frym\u00ebs dhe atmosfer\u00ebs negative politike, shoq\u00ebrore dhe ekonomike dhe pothuaj n\u00eb \u00e7do fush\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb aktivitetit t\u00eb shoq\u00ebrsis\u00eb shqiptare, un\u00eb e ndjej\u00eb si detyr\u00eb njer\u00ebzore, morale dhe atdhetare q\u00eb nga koha n\u00eb koh\u00eb, t\u00eb ve n\u00eb dukje vepra \u2013 an\u00eb e mban\u00eb trojeve tona dhe n\u00eb diaspor\u00eb &#8212; si kjo e rind\u00ebrtimit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Shna Ndout n\u00eb Curraj t\u2019Ep\u00ebrm. P\u00ebr t\u00eb thek\u00ebsuar dhe rikujtuar se me gjith\u00eb problemet, hallet dhe grindjet politike nd\u00ebr shqiptar\u00eb, n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebra t\u00eb pasigurta n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve sot, shqiptaria ka ende burra dhe gra q\u00eb veprojn\u00eb dhe bashkpunojn\u00eb, bazuar n\u00eb \u201cBes\u00ebn e Lidhur dhe n\u00eb Fjal\u00ebn e Mbajtur\u201d. &nbsp;Burra si Ambasador Flamur Gashi me shok\u00eb, miq e bashkpuntor\u00eb si Skend\u00ebr Tha\u00e7i, Sk\u00ebnder P\u00ebrpepaj e Milazim Ademi, si dhe Shoqata \u201cNikaj-M\u00ebrtur\u201d, q\u00eb ishin protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebsaj vepre. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta filiza t\u00eb sh\u00ebndosh t\u00eb Kombit na japin shpres\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00ebn e turbullt shqiptare sot, ende ka shqiptar\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb dhe punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt &#8212; n\u00eb mbrojtje t\u00eb identitetit dhe t\u00eb interesave komb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi! &nbsp;Nuk mund t\u00eb gjej\u00eb fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebshme p\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim modest, me k\u00ebt\u00eb rast, se sa deklarata e nj\u00ebrit prej kontribuesve, Z. Skend\u00ebr P\u00ebrpepaj p\u00ebr Radio Vatikanin shqip, i cili pasi fal\u00ebnderoi,\u201ct\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontribuar p\u00ebr restaurimin e Kish\u00ebs dhe n\u00eb ve\u00e7anti mikun tim dhe mikun e t\u00eb gjith\u00eb Currajve, Ambasadorin Flamur Gashin i cili s\u00eb bashku me nipin e tij i b\u00ebn dhurat\u00eb dy KUMBONA p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb si dhe materiale t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme p\u00ebr Kish\u00ebn. Gjithashtu nj\u00eb fal\u00ebnderim edhe p\u00ebr mikun ton\u00eb tjet\u00ebr Sk\u00ebnder Tha\u00e7i i cili b\u00ebri dhurat\u00eb disa kryqa p\u00ebr Kish\u00ebn e sapo restauruar\u201d, theksoi ai.&nbsp;&nbsp;<strong>\u201cEdhe ky rast tregoj\u00eb me vepra se shqiptar\u00ebt jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb gjakut dhe t\u00eb kombit dhe nuk i ndan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, <\/strong>\u00ebsht\u00eb shprehur Skend\u00ebr P\u00ebrpepaj. Nuk m\u00eb mbetet tjet\u00ebr ve\u00e7 t\u00eb them: Amen, ashtu qoft\u00eb gjithmon\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb, pa dallim feje as krahine! Ju lumt\u00eb burrave t\u00eb Dheut!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;&nbsp;Nuk jam i sigurt se kush prej lexuesve &#8212; p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb vijn\u00eb nga Tropoja me rrethin\u00eb ose nga krahina q\u00eb njihet si Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs \u2013 mund t\u00eb ken\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr fshatin Currrajt t\u2019Ep\u00ebrm \u2013 q\u00eb konsiderohet si nj\u00ebri prej fshat\u00ebrave m\u00eb t\u00eb izoluar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rajonit dhe ndoshta n\u00eb Evrop\u00eb.&nbsp; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-32929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32929"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32931,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32929\/revisions\/32931"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}