{"id":32895,"date":"2022-08-12T19:38:02","date_gmt":"2022-08-12T17:38:02","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32895"},"modified":"2022-08-12T19:38:39","modified_gmt":"2022-08-12T17:38:39","slug":"gjeke-marinaj-poeti-erudit-malesor-shqiptaro-amerikan-po-pushton-boten-me-poezine-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32895","title":{"rendered":"GJEK\u00cb MARINAJ, POETI ERUDIT MAL\u00cbSOR SHQIPTARO-AMERIKAN PO PUSHTON BOT\u00cbN ME POEZIN\u00cb E TIJ"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"505\" height=\"346\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/gjeke-marinaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Gjeke Marinaj\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/gjeke-marinaj.jpg 505w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/gjeke-marinaj-300x206.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 505px) 100vw, 505px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Korea e Jugut, n\u00eb Kazakistan, nga Rumania n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, njihet emri, ndihet z\u00ebri, p\u00ebrkthehen dhe lexohen veprat dhe sidomos poezit\u00eb e poetit, shkrimtarit, p\u00ebrkthyesit dhe kritikut letrar shqiptaro-amerikanit t\u00eb shquar nga Mal\u00ebsia e Madhe, Z. Gjek\u00eb Marinaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Gjek\u00eb Marinaj ka lindur n\u00eb fshatin Brrut t\u00eb Kastratit n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe n\u00eb vitin 1965. \u00cbsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1991 p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara. &nbsp;\u00cbsht\u00eb i njohur, bot\u00ebrisht, tanim\u00eb si poet, shkrimtar, p\u00ebrkthyes, kritik letrar dhe themelues i Teoris\u00eb s\u00eb Protonizmit \u2013 nj\u00eb form\u00eb kjo e kritik\u00ebs letrare q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb promovoj\u00eb paq\u00ebn dhe t\u00eb menduarit pozitiv.&nbsp; Nd\u00ebr t\u00eb tjera detyra, Dr. Marinaj, \u00ebsht\u00eb drejtor i Sht\u00ebpis\u00eb Botuese Mundus Artium Press dhe Redaktor i revist\u00ebs Mundus Artium.&nbsp; Aktualisht, Dr. Marinaj jep m\u00ebsim n\u00eb Richland College t\u00eb shtetit Teksas. \u00cbsht\u00eb autor\u00eb i dyzina librave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Gjek\u00eb Marinaj \u00ebsht\u00eb gjithashtu themelues dhe ish-president i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb. &nbsp;Dr. Gjek\u00eb Marinaj vazhdon t\u00eb jet\u00eb af\u00ebr komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ka themeluar dy dekada m\u00eb par\u00eb \u2013 si\u00e7 ishte rasti i festimit t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb saj n\u00eb Nju Jork, fund vitin e kaluar.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-kronike-nga-komuniteti-shqiptaro-amerikan-20-vite-krijimtari-letrare-ne-amerike\/\">Frank Shkreli\/ Kronik\u00eb nga komuniteti shqiptaro-amerikan: 20-vite krijimtari letrare n\u00eb Amerik\u00eb | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 Zotit Marinaj mban gjithashtu titullin e lart\u00eb, \u201cAmbasador i Kombit\u201d, nga Republika e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh veprat dhe pun\u00ebn e palodh\u00ebshme t\u00eb poetit e shkrimtarit shqiptaro-amerikan, Gjek Marinaj, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e p\u00ebrshtat\u00ebshme dhe plot arsye p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebr arritjet e tija si poet, shkrimtar, edukator, activist I komunitetit, e tjera.&nbsp; Por, po p\u00ebrdor sot rastin q\u00eb t\u00eb njoftoj lexuesit shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve tona, p\u00ebr dy dekorata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dor\u00ebzuar koh\u00ebt e fundit, Dr. Gjek\u00eb Marinajt &#8212; nj\u00ebra nga Rumania e tjetra nga Kazakistani.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr media e dat\u00ebs 7 gusht, 2022 (Press release), botuar n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr portalesh anglisht n\u00eb internet &#8212; <a href=\"https:\/\/www.digitaljournal.com\/pr\/awards-in-kazakhstan-romania-celebrate-gjeke-marinajs-literary-achievements\">Awards in Kazakhstan, Romania Celebrate Gjek\u00eb Marinaj&#8217;s Literary Achievements &#8211; Digital Journal<\/a> &#8212; thuhet se, \u201cSi pjes\u00eb e misionit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb zhvillimit t\u00eb diplomacis\u00eb kulturore nep\u00ebrmjet let\u00ebrsis\u00eb, Dr. Gjek\u00eb Marinaj PHD, \u00ebsht\u00eb dekoruar me dy \u00e7mime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 nj\u00eb n\u00eb Azin\u00eb Qendrore dhe tjetri n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore. &nbsp;N\u00eb Maj t\u00eb 2022, Dr Gjek\u00eb Marinaj, nj\u00eb poet, shkrimtar, p\u00ebrkthyes dhe kritik letrar Shqiptaro-Amerikan banues n\u00eb rrethin\u00ebn e qytetit Dallas t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb dekoruar &nbsp;nga ente letrare dhe kulturore n\u00eb Republik\u00ebn e Kazakistanit dhe Rumanis\u00eb.\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr arritjet n\u00eb fush\u00ebn letrare t\u00eb Dr. Gjek\u00eb Marinajt, dekoratat iu dhan\u00eb atij si shp\u00ebrblim p\u00ebr kontributin e tij ndaj let\u00ebrsis\u00eb moderne bot\u00ebrore.&nbsp; N\u00eb qytetin Turkestan t\u00eb Kazakistanit, k\u00ebshilltari i Bashkis\u00eb s\u00eb qytetit Ansar Abdikulov i dor\u00ebzoi Dr. Marinajt, dekorat\u00ebn p\u00ebr shkrimet e tija dhe p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs bot\u00ebrore. &nbsp;Prezantimi i \u00e7mimit u zhvillua n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb organizuar n\u00eb Sall\u00ebn e Asambleve t\u00eb Muzeut Rajonal, &#8220;Uly Dala Ely&#8221;, thuhet n\u00eb njoftimin p\u00ebr median. Zhibek Iskakova, kryeredaktore e revist\u00ebs &#8220;Kazakistani i mrekulluesh\u00ebm-2050&#8221;, u spreh n\u00eb ceremonin\u00eb e rastit se &#8220;Gjek\u00eb Marinaj \u00ebsht\u00eb poeti p\u00ebr t\u00eb cilin po pret bota. Un\u00eb besoj se asnj\u00eb shp\u00ebrblim nuk \u00ebsht\u00eb i barabart me kontributin q\u00eb ai i ka dh\u00ebn\u00eb e i jep let\u00ebrsis\u00eb moderne bot\u00ebrore. &#8230; <strong>Ai \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb poet q\u00eb ka pushtuar bot\u00ebn me krijimtarin\u00eb e tij&#8221;,<\/strong> \u00ebsht\u00eb shprehur Iskakova.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke pranuar dekorat\u00ebn n\u00eb Kazakistan, Gjek\u00eb Marinaj fal\u00ebnderoi p\u00ebrfaqsuesit e atij vendi p\u00ebr vler\u00ebsimin e veprave t\u00eb tij duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cKjo ceremoni dhe ky \u00e7mim, jan\u00eb d\u00ebshmi se let\u00ebrsia e v\u00ebrtet\u00eb ka fuqin\u00eb magjike t\u00eb na bashkoj\u00eb, nga nj\u00eb kontinent n\u00eb tjetrin, nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin, nga nj\u00eb kultur\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, nga nj\u00eb dashuri p\u00ebr njer\u00ebzimin, n\u00eb tjetr\u00ebn. Ky nderim ka nj\u00eb kuptim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mua\u201d, shtoi poeti me origjin\u00eb nga Mal\u00ebsia e Madhe, \u201csepse vjen nga Kazakistani, nj\u00eb vend ky q\u00eb duket sikur ka m\u00eb shum\u00eb oksigjen t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb aj\u00ebr nga fjal\u00ebt letrare sesa nga t\u00eb gjitha gjethet e pem\u00ebve.&nbsp; Dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb kesh nj\u00eb filxhan aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr dhe nj\u00eb got\u00eb me poezi t\u00eb fresk\u00ebt me ju sonte, n\u00eb nderim t\u00eb dashuris\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej saj.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb Rumani, sipas t\u00eb nj\u00ebjtit njoftim p\u00ebr media, Dr. Gjek\u00eb Marinaj u dekorua me \u00e7mimin e lart\u00eb q\u00eb jepet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shkrimtarit t\u00eb njohur t\u00eb Rumanis\u00eb, Paul Iorgovici (1764-1808), nga K\u00ebshilli i zon\u00ebs administrative Caras-Severin, nj\u00ebra prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe administrative t\u00eb rajonit t\u00eb Maleve Banat t\u00eb Rumanis\u00eb. Edhe kjo dekorat\u00eb rumune \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim q\u00eb u jepet figurave t\u00eb shquara \u2013 rumune dhe t\u00eb huaja &#8212; t\u00eb fushave t\u00eb kultur\u00ebs, let\u00ebrsis\u00eb dhe artit.&nbsp; Dekorata iu dor\u00ebzua Profesor Dr. Gjek\u00eb Marinajt nga Profesoresha e Clara Maria Constantin e cila tha se \u201cishte nj\u00eb nder i madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e krahin\u00ebs Caras-Severin p\u00ebr t\u00eb pritur nj\u00eb person t\u00eb k\u00ebti kalibri, ndaj t\u00eb cilit planeti yn\u00eb i ka borxh atij p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.\u201d&nbsp; Nd\u00ebrsa nj\u00eb fol\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb at\u00eb tubim, Prof. Dr. Cornel Ungureanu, e cil\u00ebsoi vizit\u00ebn e shkrimtarit e poetit shqiotarao-amerikan Gjek\u00eb Marinaj n\u00eb at\u00eb qytet \u201csi nj\u00eb ngjarje historike q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb hart\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb evropiane.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Marinaj, nga ana e tij, e cil\u00ebsoi dekorat\u00ebn rumune, si nj\u00eb prej \u201cpapritshm\u00ebrive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs time profesionale dhe nj\u00eb prej nderimeve m\u00eb domethn\u00ebse t\u00eb karrier\u00ebs time\u201d, shtoi poeti Marinaj. Shkrimtari shqiptaro-amerikan theksoi gjat[ fjal\u00ebs s\u00eb tij se \u201cRumania ka provuar gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj se shpirti dhe fryma e saj kan\u00eb kan\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb kultivuar nj\u00eb kultur\u00eb dhe art t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, Rumania,vendi i shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej si Vasile Alecsandri, Mihai Eminescu, Constantin Lucaci dhe Ana Blandiana\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur, nd\u00ebr t\u00eb tjera Z. Marinaj gjat\u00eb pranimit t\u00eb dekorat\u00ebs s\u00eb tij letrare n\u00eb Rumani.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas shum\u00eb burimeve mediatike amerikane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Dr. Gjek\u00eb Marinaj \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar disa her\u00eb p\u00ebr \u00c7mimin Nobel n\u00eb Let\u00ebrsi. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Profesor Marinaj po grumbullon \u00e7mime dhe dekorata nga mbar\u00eb bota. Vitin q\u00eb kaloi, poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptaro-amerikan \u00ebsht\u00eb dekoruar me nj\u00ebrin prej \u00e7mimeve letraro-kulturore m\u00eb prestigjioze t\u00eb Kores\u00eb s\u00eb Jugut, \u201c\u00c7mimin Letrar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Changwon KC\u201d, duke theksuar \u201ckontributin e madh jet\u00ebsor dhe etik\u00ebn kulturore n\u00eb let\u00ebrsi\u201d, t\u00eb Dr. Marinajt \u2013 duke theksuar se ai gjithmon\u00eb, \u201ci vendos njer\u00ebzit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, frym\u00ebzon paq\u00ebn p\u00ebrmes poezis\u00eb dhe k\u00ebndon p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe sjelljen e shpres\u00ebs n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Prej nderimeve dhe dekorimeve t\u00eb shumta gjat\u00eb viteve nga t\u00eb gjitha ana\u00ebt e bot\u00ebs dallohen, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00c7mime Komb\u00ebtare Letrare nga qeveria dhe Shoqata e Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Vietnamit, \u00c7mimin \u201cAutori Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d t\u00eb Italis\u00eb, \u00c7mimin \u201cPoeti i Bot\u00ebs\u201d t\u00eb Uzbekistanit, \u00c7mimin \u201cPoet Bot\u00ebror\u201d t\u00eb Bengalit Per\u00ebndimor dhe \u00c7mimin shum\u00eb prestigjioz \u201cISISAR\u201d (Shoqata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Studime Nd\u00ebr-Kulturore dhe K\u00ebrkime) p\u00ebr k\u00ebrkimin e paq\u00ebs p\u00ebrmes let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb individ\u00eb dhe ente t\u00eb ndryshme prestigjoze shpesh kan\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje poezin\u00eb protestuese, \u201cKuajt\u201d t\u00eb Z. Marinajt, botuar n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitin 1990, si nj\u00eb protest\u00eb ndaj regjimit diktatorial komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb detyroi poetin t\u00eb ikte n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u00ebr\u00eb jet\u00ebn duke vrapuar rrim\u00eb \/ Shohim ve\u00e7 p\u00ebrpara \/ \u00c7\u2019b\u00ebhet prapa s\u2019duam t\u2019ia dim\u00eb. \/ Ne nuk kemi em\u00ebr \/ T\u00eb gjith\u00ebve kuaj na thon\u00eb. \/ Nuk qajm\u00eb, \/ Nuk qeshim; \/ Heshtim, \/ D\u00ebgjojm\u00eb; \/ Ham\u00eb at\u00eb \u00e7\u2019na japin, \/ Ecim nga na thon\u00eb, \/ Asnj\u00eb nga ne s\u2019\u00ebsht\u00eb mendje holl\u00eb. (\u2026) \u201cKush qe kal\u00eb mbreti, \/ Posti qe i lart\u00eb,\/Kush qe kal\u00eb princeshe.\/I b\u00ebn\u00eb shal\u00eb t\u00eb art\u00eb,\/ Kush qe kal\u00eb fshatari,\/Pat samar me kasht\u00eb,\/ Kush qe kal\u00eb i eg\u00ebr,\/ T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn fjeti jasht\u00eb,\/ Po qem\u00eb dhe mbetem kuaj, para njeriut!\u201d (Gjek\u00eb Marinaj \u201cKuajt\u201d, 1990)<\/p>\n\n\n\n<p>Po, kush \u00ebsht\u00eb ky intelektual erudit mal\u00ebsor i p\u00ebrmasave bot\u00ebrore? Prof. Dr. Gjek Marinaj \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb intelektual, poet e shkrimtar, q\u00eb tashti e njeh bota. Nj\u00eb intelektual i ushqyer me dituri dhe kultur\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.&nbsp; Nj\u00eb intelektual &#8212; si\u00e7 e p\u00ebrcaktonte Ernest Koliqi intelektualin \u2013 i cili urren \u00e7do sundim absolut. Nj\u00eb njeri i cili beson se ka nj\u00eb far\u00eb fuqie intelektuale p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb caktim drejtimesh q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr kombin dhe p\u00ebr bot\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb. Intelektuali shqiptaro-amerikan me origjin\u00eb nga Mal\u00ebsia e Madhe, Gjek Marinaj, si\u00e7 sugjeron edhe poezia e tij \u201cKuajt\u201d, nuk duron diktatura as diktator\u00eb. Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intelektual shqiptaro-amerikan i cili \u201ci vendos njer\u00ebzit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, frym\u00ebzon paq\u00ebn p\u00ebrmes poezis\u00eb dhe k\u00ebndon p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe sjelljen e shpres\u00ebs n\u00eb bot\u00eb\u201d. &nbsp;Nj\u00eb intelektual, i cili, \u201cN\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet d\u00ebshiron lirin\u00eb, e vetmja q\u00eb lejon mendjen krijuese t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb kombit dhe njer\u00ebzimit p\u00ebr nj\u00eb bujarsim shpirt\u00ebnuer\u201d, p\u00ebr veten dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. (E.Koliqi). Ashtu si\u00e7 b\u00ebnte vite m\u00eb par\u00eb poeti dhe shkrimtari i madh, Martin Camaj, nj\u00eb erudit tjet\u00ebr i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, duke iu drejtuar bashkombasve t\u00eb vet me thirrjen p\u00ebr bashkim, <em><strong>\u201cAvitu, njeri! Afrohuni shqiptar\u00eb!<\/strong><\/em><em><strong>&nbsp;<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-nje-thirrje-nga-shkrimtari-i-lartesive-martin-camaj-afrohuni-shqiptare\/\">Frank Shkreli\/ Nj\u00eb thirrje nga shkrimtari i lart\u00ebsive, Martin Camaj: \u201cAfrohuni shqiptar\u00eb!\u201d | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 ashtu edhe nj\u00eb tjet\u00ebr poet i madh i dit\u00ebve tona nga Mal\u00ebsia e Madhe Gjek\u00eb Marinaj, (Mos m\u00eb ik larg\u201d), me poezin\u00eb e tij e ka k\u00ebthyer bot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb veprimi p\u00ebr fuqin\u00eb magjike t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb bashkuar njer\u00ebzimin, \u201cnga nj\u00eb kontinent n\u00eb tjetrin, nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin, nga nj\u00eb kultur\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, nga nj\u00eb dashuri p\u00ebr njer\u00ebzimin, n\u00eb tjetr\u00ebn.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Lart\u00eb e m\u00eb lart\u00eb intelektuali yn\u00eb, Prof. Dr. Gjek\u00eb Marinaj, eruditi mal\u00ebsor shqiptaro-amerikan q\u00eb m\u00eb veprimtarin\u00eb t\u00ebnde letrare po pushton bot\u00ebn! Jemi krenar\u00eb p\u00ebr ty dhe me ty p\u00ebr veprat tua t\u00eb njohura dhe t\u00eb vler\u00ebsuara tanim\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Vepra, me t\u00eb cilat jo vet\u00ebm po frym\u00ebzon paq\u00eb e shpres\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin por q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, me kultur\u00ebn t\u00ebnde per\u00ebndimore, t\u00eb rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb traditat dhe doket bujare shekullore t\u00eb mal\u00ebsorit &#8212; t\u00eb g\u00ebrshetuara n\u00eb veprimtarin\u00eb t\u00ebnde letrare dhe njer\u00ebzore &#8212; po i sjell\u00eb nder e lavdi edhe emrit shqiptar n\u00eb bot\u00eb. Qofsh gjithmon\u00eb me faqe t\u00eb bardh\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Nga Korea e Jugut, n\u00eb Kazakistan, nga Rumania n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, njihet emri, ndihet z\u00ebri, p\u00ebrkthehen dhe lexohen veprat dhe sidomos poezit\u00eb e poetit, shkrimtarit, p\u00ebrkthyesit dhe kritikut letrar shqiptaro-amerikanit t\u00eb shquar nga Mal\u00ebsia e Madhe, Z. Gjek\u00eb Marinaj. Dr. Gjek\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32896,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-32895","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32895"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32895\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32897,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32895\/revisions\/32897"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32896"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}