{"id":32875,"date":"2022-08-08T12:30:32","date_gmt":"2022-08-08T10:30:32","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32875"},"modified":"2022-08-08T12:38:30","modified_gmt":"2022-08-08T10:38:30","slug":"nje-krim-ndaj-identitetit-kombetar-te-shqiptareve-jo-vetem-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32875","title":{"rendered":"NJ\u00cb KRIM NDAJ IDENTITETIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE, JO VET\u00cbM N\u00cb MAL T\u00cb ZI"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p><strong>MARRVESHJA ABAZOVI\u00c7-PORFIRIJE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi qeveria e Malit t\u00eb Zi njoftoi se Kryeministri i vendit (me origjin\u00eb shqiptare) Dritan Abazovi\u00e7 n\u00ebnshkroi me Patriarkun Porfirije t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse t\u00eb Serbis\u00eb at\u00eb, q\u00eb ata quajn\u00eb \u201cMarr\u00ebveshje Baz\u00eb\u201d p\u00ebr rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy pal\u00ebve. \u201cMarr\u00ebveshja Baz\u00eb\u201d, m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb marrveshje e sherreve. Mediat vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare njoftojn\u00eb se marrveshja midis dy pal\u00ebve u n\u00ebnshkrua n\u00ebn masa t\u00eb forta sigurie dhe pa pranin\u00eb e medias. Madje n\u00ebnshkrimi as nuk ishte njoftuar, paraprakisht, si\u00e7 nuk ishte njoftuar as arritja e patriarkut serb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.&nbsp; Krye-kleriku serb erdhi si hajni nat\u00ebn, n\u00ebnshkroi marrveshjen p\u00ebr pla\u00e7kitje \u201clegjitime\u201d t\u00eb identitetit komb\u00ebtar dhe kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta n\u00ebn Malin e Zi dhe u k\u00ebthye n\u00eb Beograd me \u201cpren\u00eb\u201d, t\u00eb cil\u00ebs kjo kish\u00eb ia kishte \u201cven\u00eb\u201d syrin, si skifteri zogut, shum\u00eb, shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Gjat\u00eb viteve, jam munduar t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e publikut dhe t\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por edhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, ndaj sjelljeve armiq\u00ebsore t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse serbe me q\u00ebllim p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb objekteve historike, sidomos, monumenteve t\u00eb vjetra fetare t\u00eb krisht\u00ebra (katolike shqiptare), si\u00e7 jan\u00eb Kishat e Shasit, me pretendimin se, historikisht, ato kan\u00eb qen\u00eb kisha serbe.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-kryeprifti-serb-msyn-tokat-shqiptare-ne-shas-te-ulqinit\/\">Frank Shkreli: Kryeprifti Serb msyn tokat shqiptare n\u00eb Shas t\u00eb Ulqinit | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>Kisha Ortodokse Serbe &#8212; p\u00ebr arsye t\u00eb rolit shkat\u00ebrrues q\u00eb ka luajtur n\u00eb luft\u00ebrat dhe terrorin serb n\u00eb Ballkanin e 1990-ave, p\u00ebrfshir spastrimin etnik dhe krimet serbe n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb konsideruar, bot\u00ebrisht, si nj\u00eb organizat\u00eb kleriko-fashiste, m\u00eb af\u00ebr ideve n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjenocidit e shfarojses s\u00eb popujve jo-serb, se sa p\u00ebr m\u00ebsimet e Jezu-Krishtit, p\u00ebr t\u00eb dashur t\u00eb af\u00ebrmin si vetveten, q\u00eb si kish\u00eb e krishter\u00eb do duhej t\u00eb predikonte.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke par\u00eb gjat\u00eb viteve l\u00ebvizjet e klerik\u00ebve serb\u00eb n\u00eb ato an\u00eb, nga vij edhe un\u00eb, kam paralajm\u00ebruar disa her\u00eb se Kisha Ortodokse serbe \u2013 p\u00ebr realizimin e objektivave t\u00eb saj djall\u00ebzore q\u00eb nuk i realizoi me luft\u00eb &#8212; do p\u00ebrpiqej t\u2019i arrinte n\u00eb paq\u00eb.&nbsp; Se, heret ose von\u00eb, ajo do t\u00eb rr\u00ebmbente, me hajdutll\u00ebkun e saj si\u00e7 e kan\u00eb zakon e tradit\u00eb serb\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb vjedhur identitetin dhe historin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre shekullore \u2013 sidomos, Kishat e Shasit dhe t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb historin\u00eb e tyre t\u00eb lasht\u00eb iliro-arb\u00ebrore-shqiptare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, parashikimet e mia t\u00eb para disa viteve u realizuan jav\u00ebn q\u00eb kaloi me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cMarr\u00ebveshje baz\u00eb\u201d, n\u00ebnshkruar nga Kryeministri malazez, me origjin\u00eb shqiptare, Dritan Abazovi\u00e7 dhe Kreu i Kish\u00ebs fam\u00ebkeqe Ortodokse Serbe. Kjo marr\u00ebveshje, p\u00ebr fat t\u00eb keq, shkon p\u00ebrtej \u00e7do imagjinate. Marr\u00ebveshja Abazovi\u00e7-Porfirije \u00ebsht\u00eb aq e favorshme p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse serbe n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi, sa q\u00eb as n\u00eb Serbi kjo kish\u00eb nuk g\u00ebzon privilegje t\u00eb tilla. Marr\u00ebveshja e jav\u00ebs s\u00eb kaluar i jep t\u00eb drejt\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u2013 nd\u00ebr t\u00eb tjera, privilegje me r\u00ebnd\u00ebsi &#8212; q\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb jurisdiksion t\u00eb plot\u00eb mbi pronat dhe kishat q\u00eb ajo pretendon se jan\u00eb t\u00eb saj, an\u00eb e mban\u00eb Malit t\u00eb Zi, duke shkuar 6 shekuj pas n\u00eb histori. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb Kisha Ortodokse Serbe, me vizita t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb saj atje ka zhvilluar ceremoni fetare \u2013 p\u00ebr disa vite tani \u2013 duke pretenduar si prona t\u00eb saja edhe Kishat e Shasit \u2013 n\u00ebnkuptohet edhe territorin rreth e p\u00ebrqark tyre. <a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4542\">Shkreli: GRABITQAR\u00cbT ANTI-SHQIPTAR\u00cb P\u00cbRS\u00cbRI U TURREN TROJEVE ARB\u00cbRORE &#8211; Ulqini Online &#8211; Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia (ulqini-online.com)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Por Kisha serbe nuk \u00ebsht\u00eb ndalur k\u00ebtu. Ajo pretendon si t\u00eb sajat edhe t\u00eb tjera monumente t\u00eb vjetra kishtare n\u00eb trojet shqiptare, si n\u00eb Plav-Guci e t\u00eb tjera. &nbsp;Madje edhe atje ku nuk ka pasur kurr\u00eb ndonj\u00eb prezenc\u00eb kishtare serbe \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kraja, n\u00eb rrethin e Ulqinit. Edhe atje kisha serbe ka pretendime, bazuar n\u00eb gnjeshtra dhe trillime t\u00eb historis\u00eb n\u00eb ato an\u00eb. A u kujtohet \u201ckisha teneqe\u201d serbe q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur me helikopter n\u00eb maje t\u00eb malit t\u00eb Rumis\u00eb, 10-15 vjet m\u00eb par\u00eb? Planet e Kish\u00ebs serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb qen\u00eb afatgjata dhe mir\u00eb t\u00eb planifikuara dhe t\u00eb bashkenduara me politikan\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj, p\u00ebrfshir rus\u00ebt. Pasi humb\u00ebn luft\u00ebn, Beogradi zyrtar dhe Kisha ortodokse serbe kan\u00eb vzahduar planet me mjete t\u00eb tjera p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimeve t\u00eb tyre n\u00eb Ballkan. &nbsp;T\u00eb duruesh\u00ebm, duke i peshuar mir\u00eb pun\u00ebt dhe afat-gjat\u00eb n\u00eb planet e tyre, kan\u00eb pritur momentin e volitsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebvizjen e duhur, duke shfryt\u00ebzuar rolin e nj\u00eb kryeministri t\u00eb vendit me origjin\u00eb shqiptare. T\u00eb gjith\u00eb pyesnin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si mund t\u00eb b\u00ebhet kryeminist\u00ebr dikush q\u00eb nuk ka m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr deputet n\u00eb parlament?<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht, me durim, n\u00eb pritje t\u00eb k\u00ebsaj dite p\u00ebr nj\u00eb marrveshje t\u00eb till\u00eb nga Kisha serbe p\u00ebr t\u00eb pretenduar se trojet shqiptare n\u00ebn Malin e Zi jan\u00eb historikisht, serbe me identitet, kultur\u00eb e fe. Sipas logjik\u00ebs s\u00eb tyre edhe \u201ckisha teneqe\u201d, &nbsp;n\u00eb maje t\u00eb malit t\u00eb Rumis\u00eb \u201cprovon\u201d nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Marr\u00ebveshja e Dritan Abazovi\u00e7it me Kish\u00ebn Ortodokse serbe pro-ruse, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, legjitimon tani nj\u00eb pretendim t\u00eb till\u00eb, jo vet\u00ebm ndaj nj\u00eb objekti teneqe, t\u00eb vendosur n\u00eb Rumi, vite m\u00eb par\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb gjitha objektet historike kishtare shqiptare, duke shkuar 6 shekuj mbrapa n\u00eb historin\u00eb e atyre trojeve. Kjo marr\u00ebveshje i jep Kish\u00ebs Ortodokse serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi jurisdikcion p\u00ebr t\u00eb gjitha pretendimet e saja mbi t\u00eb gjitha objektet fetare, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo gjendje qofshin, p\u00ebrfshir g\u00ebrmadhat. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb uzurpuar historin\u00eb e atyre trojeve dhe p\u00ebr t\u00eb zhdukur identitetin fetar dhe komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb rajon. At\u00eb q\u00eb Beogradi zyrtar dhe Kisha ortodokse serbe nuk e ben\u00eb dot me forc\u00eb n\u00eb luft\u00ebrat 1990-ave n\u00eb Ballkan, fatkeqsisht, po realizojn\u00eb objektivat e tyre me dredhi dhe duke p\u00ebrdorur shqiptar\u00ebt si mash\u00eb. Mos mendoni p\u00ebr asnj\u00eb minut\u00eb se ideja e \u201cBallkanit t\u00eb hapur\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj politike!<\/p>\n\n\n\n<p>Besoj se askush q\u00eb di di\u00e7ka p\u00ebr at\u00eb vend, nuk pret q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr me origjin\u00eb shqiptare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Dritan Abazovi\u00e7i n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve ose n\u00eb mbrojtje t\u00eb identitetit komb\u00ebtar dhe t\u00eb drejtave t\u00eb barbarta aktuale dhe historike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta shekullore. Por, ama n\u00eb minimum, do prisnim prej nj\u00eb kryeministri q\u00eb ka sadopak gjak shqiptari n\u00eb venat e tij, q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdori karrig\u00ebn e tij me influenc\u00eb, si num\u00ebr nj\u00eb i qeveris\u00eb s\u00eb atij vendi t\u00eb jet\u00eb indiferent ndaj abuzimit zyrtar t\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve ose cilitdo grup etnik n\u00eb vendin e tij &nbsp;n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb armiku shekullor q\u00eb nuk ka pushuar kurr\u00eb s\u00eb luftuari interesat dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ato an\u00eb. &nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-dritan-abazoviqi-si-perfaqsues-i-brezit-te-humbur-te-politikaneve-shqiptare-dhe-shpifja-ndaj-heroit-kombetar\/\">Frank Shkreli\/ Dritan Abazoviqi si p\u00ebrfaqsues i brezit t\u00eb humbur t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb dhe shpifja ndaj Heroit Komb\u00ebtar | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri Abazovi\u00e7 k\u00ebrkoi ndjes\u00eb se kjo marrveshje nuk ishte n\u00ebnshkruar m\u00eb heret, duke shtuar se me n\u00ebnshkrimin e saj tani, \u201cd\u00ebrgohet nj\u00eb mesazh i paq\u00ebs dhe toleranc\u00ebs\u201d dhe se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim i ri, sipas tij. Ndoshta Kryeministri Abazovi\u00e7 di di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se bota tjet\u00ebr p\u00ebr \u201cpaq\u00ebn dhe toleranc\u00ebn\u201d e Kish\u00ebs ortodokse serbe. &nbsp;Mbetet p\u00ebr tu par\u00eb se \u00e7far\u00eb fillimi t\u00eb ri ka nd\u00ebr mend Kryeministri i Malit t\u00eb Zi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tija me Kish\u00ebn Ortodokse serbe n\u00eb at\u00eb vend dhe pasojat katastrofike p\u00ebr Malin e Zi dhe p\u00ebr rajonin.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb \u201cfillimi i ri\u201d, sipas Abazovi\u00e7it, t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe identitetit komb\u00ebtar e kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre shekullore, p\u00ebrfshir Kishat e Shasit \u2013 me 365 kish\u00eb q\u00eb ka pasur dikur e q\u00eb p\u00ebrkon me numrin e dit\u00ebve t\u00eb nj\u00eb viti, sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb historian\u00ebve vendas dhe t\u00eb huaj. Atij Shasi t\u00eb pushtuar nga Stefan Nemanja rreth vitit 1183. &nbsp;Shasit t\u00eb shkat\u00ebrrruar ter\u00ebsisht rreth 1242 nga Mongol\u00ebt. &nbsp;Shasit t\u00eb rind\u00ebrtuar nga Mbret\u00ebresha Helena Anzhuine. &nbsp;Shasit, krejt\u00ebsisht t\u00eb shkretuar nga pushtimi Osman n\u00eb vitin 1571, dhe Shasit t\u00eb vendlindjes time, pran\u00eb g\u00ebrmadhave t\u00eb t\u00eb cilit kalonim \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00ebn fillore n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, pa ditur asgj\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb atyre g\u00ebrmadhave. Sepse e v\u00ebrteta e tyre historike ishte e ndaluar t\u00eb m\u00ebsohej n\u00eb shkolla, nga nj\u00eb regjim tjet\u00ebr &#8212; komunizmi i asaj kohe &#8212; q\u00eb predikonte \u201cpaq\u00eb, toleranc\u00eb\u201d e madje edhe \u201cbashkim-v\u00ebllaz\u00ebrim\u201d e solidaritet midis popujve t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Ai Shasi, historikisht, pjes\u00eb e identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar si shqiptar\u00eb, q\u00eb sot pretendohet nga Kisha Ortodokse serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi si pron\u00eb e saj e q\u00eb si\u00e7 duket marr\u00ebveshja legjitimon pretendimet serbe. Sido q\u00eb ta shikosh, kjo marr\u00ebveshje e Dritan Abazovi\u00e7it me Kish\u00ebn Ortodokse serbe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Vladimir Putinit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe kund\u00ebr interesave komb\u00ebtare e kulturoe shqiptare. Kjo n\u00eb, vet\u00ebvete, i shpjegon t\u00eb gjitha!<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, Kombi shqiptar nuk d\u00ebshiron as nuk ka d\u00ebshiruar kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij, territorin e t\u00eb tjer\u00ebve, as uzurpimin e pronave dhe as monumentet historiko-fetare, legjitime t\u00eb fqinj\u00ebve, por as \u201cbashkim-v\u00ebllaz\u00ebrimin\u201d e imponuar sllavo-aziatik komunist t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, as \u201cBallkan t\u00eb Hapur\u201d, sot. Shqiptar\u00ebt duan vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi historin\u00eb dhe mbrojtjen e identitetit t\u00eb tij, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Mbi t\u00eb gjitha Kombi shqiptar d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb i lir\u00eb dhe i pavarur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, n\u00eb paq\u00eb dhe siguri me t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rajon, p\u00ebrfshir sllav\u00ebt e jugut!<\/p>\n\n\n\n<p>Kishat e Shasit nuk jan\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e izoluar q\u00eb i p\u00ebrket vet\u00ebm shqiptar\u00ebve n\u00ebn Malin e Zi, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nevojit\u00eb vullnetin dhe aft\u00ebsin\u00eb e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo p\u00ebr ta par\u00eb \u00e7eshtjen e mbrojtjes s\u00eb identitetit komb\u00ebtar e kulturor n\u00eb trojet shqiptare, n\u00eb ter\u00ebsi dhe si di\u00e7ka t\u00eb pacenueshme &#8212; si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e sigurimit komb\u00ebtar. Nd\u00ebrkaq, entet zyrtare shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si dhe Tirana e Prishtina zyrtare heshtin p\u00ebrball k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe mos kujdesjes ndaj objekteve historike t\u00eb identitetit komb\u00ebtar e kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve, jo vet\u00ebm n\u00eb Mal t\u00eb Zi por edhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;P\u00ebr fat t\u00eb keq, influenca majtiste ateiste, sllavo komuniste, bolshevike n\u00eb radh\u00ebt e elit\u00ebs politike shqiptare, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, po shkat\u00ebrron identitetin, tradit\u00ebn dhe kultur\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb fryme t\u00eb re globaliste, anti-komb\u00ebtare.&nbsp; N\u00ebqoftse Per\u00ebndimi i mbyll der\u00ebn \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d, at\u00ebher\u00eb prite se po hyn\u00eb p\u00ebr penxhere me m\u00ebnyra t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja e kryeministrit malazez me origjin\u00eb shqiptare, Dritan Abazovi\u00e7 me Kish\u00ebn ortodokse serbe &#8212; aleat\u00ebn m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Putinit n\u00eb Ballkan &#8212; n\u00ebnshkruar jav\u00ebn q\u00eb kaloi. &nbsp;Si rrjedhim dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq, ky brez i politikan\u00ebve shqiptar\u00eb nuk po b\u00ebjn\u00eb shtetin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kombin dhe as nuk po zhvillojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb shtetin, historin\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar nga pretendimet dhe p\u00ebrvet\u00ebsimi ilegjitim i identitetit dhe historis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, nga fqinj\u00ebt dashakeq\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb fundit, si\u00e7 thot\u00eb populli, livadhi \u00ebsht\u00eb i deleve q\u00eb e kullosin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MARRVESHJA ABAZOVI\u00c7-PORFIRIJE Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi qeveria e Malit t\u00eb Zi njoftoi se Kryeministri i vendit (me origjin\u00eb shqiptare) Dritan Abazovi\u00e7 n\u00ebnshkroi me Patriarkun Porfirije t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse t\u00eb Serbis\u00eb at\u00eb, q\u00eb ata quajn\u00eb \u201cMarr\u00ebveshje Baz\u00eb\u201d p\u00ebr rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy pal\u00ebve. \u201cMarr\u00ebveshja Baz\u00eb\u201d, m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb marrveshje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":655,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-32875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32875"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32875\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32879,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32875\/revisions\/32879"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}