Shoqata e Artist\u00ebve dhe Intelektual\u00ebve \u201cArt Club\u201d organizoi m\u00eb 27-29 korrik 2022, n\u00eb mjediset e Muzeut n\u00eb Kalan\u00eb e Ulqinit, edicionin e 30-t\u00eb jubilar t\u00eb manifestimit letrar \u201cKalimera Poetike \u2013 Basri \u00c7apriqi\u201d. Pas tre viteve, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, \u201cKalimera Poetike \u2013 Basri \u00c7apriqi\u201d u rikthye n\u00eb Kalan\u00eb e Ulqinit, n\u00eb vendin ku dhe n\u00eb koh\u00ebn kur organizohet zakonisht.
N\u00eb fjal\u00ebn e hapjes, kryetari i SHAI \u201cArt Club\u201d, Ismet Kallaba, ka th\u00ebn\u00eb se pavar\u00ebsisht faktit se t\u00eb jetosh nga let\u00ebrsia sot \u00ebsht\u00eb (pothuajse) e pamundur, shkrimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrpiqen ta ruajn\u00eb rolin e saj iluminues n\u00eb shoq\u00ebri.
Duke folur p\u00ebr manifestimin letrar \u201cKalimera Poetike\u201d, ai ka th\u00ebn\u00eb se ky manifestim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur dhe ka arritur t\u00eb ruaj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e vet, duke ftuar jo shkrimtar\u00ebt m\u00eb n\u00eb \u201cmod\u00eb\u201d t\u00eb koh\u00ebs, por ata q\u00eb me shkrimin e tyre kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi.
\u201cAjo ka krijuar nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por t\u00eb ruash vazhdim\u00ebsin\u00eb dhe tradit\u00ebn \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. E personifikuar me emrin e poetit dhe studiuesit t\u00eb ndjer\u00eb Basri \u00c7apriqi, edhe pas 30 vitesh ajo zhvillohet me po t\u00eb nj\u00ebjtin pasion t\u00eb fillimit, duke ruajtur identitetin shqiptar n\u00eb k\u00ebto treva\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.
Gjat\u00eb tri net\u00ebve u mbajt\u00ebn mbr\u00ebmje autoriale me shkrimtar\u00ebt Ylljet Ali\u00e7ka, Donika Dabishevci dhe Dragan Radulloviq, tre autor\u00eb ku secili krijon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, n\u00eb forma dhe tematika t\u00eb larmishme, te krijimtaria e t\u00eb cil\u00ebve mish\u00ebrohet m\u00eb s\u00eb miri let\u00ebrsia si art i fjal\u00ebs dhe na p\u00ebrkujton se e para \u00ebsht\u00eb (mbetet) fjala.<\/p>\n\n\n\n
Leht\u00ebsia e pap\u00ebrballueshme e rr\u00ebfimit
<\/strong>Mbr\u00ebmja e par\u00eb autoriale iu kushtua shkrimtarit Ylljet Ali\u00e7ka, i njohur p\u00ebr lexuesin e huaj po aq sa p\u00ebr at\u00eb shqiptar, let\u00ebrsia dhe skenaret e t\u00eb cilit ironizojn\u00eb absurditetin komunist dhe t\u00eb transicionit shqiptar.
N\u00eb bised\u00eb me shkrimtarin Mark Lucgjonaj, Ali\u00e7ka ka folur p\u00ebr krijimtarin\u00eb e tij t\u00eb dyzuar nd\u00ebmjet let\u00ebrsis\u00eb dhe kinematografis\u00eb, arsyen pse ka filluar t\u00eb shkruaj von\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e takimeve promovuese p\u00ebr shkrimtar\u00ebt etj.
Ai ka treguar se ka mbaruar p\u00ebr biologji dhe nuk ka pasur ndonj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shkrimtar ndonj\u00ebher\u00eb.
\u201cLet\u00ebrsia e ndaluar na ka nxitur shum\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb lexojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb gjurmonim libra n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, t\u00eb ndaluar. Kjo ka diktuar edhe shijen e leximit, q\u00eb qe shum\u00eb e lart\u00eb. Pra, gjat\u00eb diktatur\u00ebs, nj\u00eb nga ato \u2018meritat\u2019 q\u00eb mund t\u2019i quajm\u00eb, ka qen\u00eb shija e leximit dhe v\u00ebmendja ndaj kultur\u00ebs, kryesisht asaj t\u00eb ndaluar. Nd\u00ebrsa sot ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh ndaj asaj q\u00eb do ta quaja shije e let\u00ebrsis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb shkrimtari.
Ali\u00e7ka ka theksuar se t\u00eb shkruarit i jep k\u00ebnaq\u00ebsi.
\u201cAto pak libra q\u00eb kam shkruar, m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb disa gjuh\u00eb. Mbi librat e mi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe disa filma, me t\u00eb cilin krenohem me filmin \u201cSlogans\u201d (Parullat), i cili n\u00eb vitin 2002 u p\u00ebrzgjodh n\u00eb Festivalin e Filmit n\u00eb Kan\u00eb dhe mori nj\u00eb \u00e7mim kritike aty. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, un\u00eb tregimet e mia ose librat e mi i p\u00ebrshtas p\u00ebr skenare filmi. Pra, merrem me t\u00eb dyja tani, edhe me let\u00ebrsi, edhe me kinematografi\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur shkrimtari.
P\u00ebr krijimtarin\u00eb e tij ka folur studiuesja e let\u00ebrsis\u00eb dhe pedagogia Prof. dr. Persida Asllani, e cila ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse ka di\u00e7ka q\u00eb e b\u00ebn kaq t\u00eb paharrueshme p\u00ebrvoj\u00ebn e leximit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Ylljetit \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsia e pap\u00ebrballueshme e rr\u00ebfimit.
\u201cDo t\u00eb thot\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim q\u00eb nuk mund ta harrosh m\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim q\u00eb trondit.
Dhe mendoj q\u00eb kjo tronditje, ky s\u00ebmbim q\u00eb t\u00eb l\u00eb gjat\u00eb leximit, por edhe pas leximit, m\u00ebnyra e shkrimit t\u00eb Ylljetit ushqehet ose buron tek ai paradoks, shum\u00eb l\u00ebndues p\u00ebr mua, por edhe shum\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, i rr\u00ebfimit t\u00eb absurdit dhe t\u00eb tragjikes, p\u00ebrmes ironis\u00eb. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb gjendje shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e shkrimit, q\u00eb nuk e gjen leht\u00eb, ndon\u00ebse tradita shqiptare \u00ebsht\u00eb e pasur me shkrimin e satir\u00ebs apo shkrimin ironik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo<\/p>\n\n\n\n
Poetja e lirikave t\u00eb fuqishme t\u00eb dashuris\u00eb
<\/strong>Mbr\u00ebmja e dyt\u00eb autoriale i \u00ebsht\u00eb kushtuar poetes Donika Dabishevci nga Kosova, nj\u00eb z\u00eb fem\u00ebror i ve\u00e7ant\u00eb dhe i fuqish\u00ebm n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, e cila lirin\u00eb poetike e p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb thyer tabut\u00eb.
N\u00eb bashk\u00ebbisedim me poetin, studiuesin e let\u00ebrsis\u00eb dhe profesorin universitar Arben Prendi, poetja ka folur p\u00ebr receptimin, kuptimin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e interpretimit t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb saj nga kritika dhe lexuesi.
Ajo ka th\u00ebn\u00eb se m\u00eb mir\u00eb se vet\u00eb poezia, nuk beson se asnj\u00eb lloj interpretimi mund t\u00eb flas\u00eb, aq m\u00eb pak interpretimi i vet\u00eb autorit.
\u201cDihet q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb botohet nj\u00eb tekst, ai nuk i p\u00ebrket m\u00eb autorit. \u00cbsht\u00eb i lexuesit dhe kuptimi\u2026 Dometh\u00ebn\u00eb, secili lexues ia mvesh tekstit at\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e vet, dhe tashm\u00eb ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e secilit prej tyre n\u00eb variantet e tyre\u201d, ka th\u00ebn\u00eb poetja.
Duke folur p\u00ebr temat q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb krijimtarin\u00eb e saj poetike, si dashuria dhe vdekja, Dabishevci ka th\u00ebn\u00eb se \u201cDashuria dhe vdekja jan\u00eb prej atyre temave t\u00eb p\u00ebrbotshme q\u00eb e kan\u00eb sunduar let\u00ebrsin\u00eb prej antikitetit deri m\u00eb sot. Besoj se p\u00ebr \u00e7do autor \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb vet\u00ebidentifikohet me k\u00ebto dy tema\u201d.
P\u00ebr krijimtarin\u00eb e saj ka folur poetja Vlora Ademi, sipas s\u00eb cil\u00ebs, Dabishevci shquhet p\u00ebr poezi me karakter personal e intim, pra p\u00ebr lirika t\u00eb fuqishme dashurie.
\u201cLirika ku shohim trupin e shpirtin e gruas tek tundohet fort e jepet me t\u00ebr\u00eb qenien, pa pyetur p\u00ebr barriera konvencionale e as morale. Pra, n\u00eb poezit\u00eb e Donik\u00ebs gjejm\u00eb erotizimin, q\u00eb kritika ndonj\u00ebher\u00eb e ka cil\u00ebsuar edhe si ekstrem e q\u00eb merr vler\u00eb m\u00eb spektakolare n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, pasi shkruhet nga nj\u00eb grua\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.
Ademi ka th\u00ebn\u00eb se duke qen\u00eb se Dabishevci ka studiuar dhe doktoruar n\u00eb let\u00ebrsi, n\u00eb forma dhe diskurse letrare, e njeh teorin\u00eb, e njeh let\u00ebrsin\u00eb, e njeh tradit\u00ebn e t\u00eb shkruarit dhe domosdo me vet\u00ebdije ka zgjedhur t\u00eb hudhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb terren jo t\u00eb leht\u00eb t\u00eb t\u00eb shkruarit duke i njohur sfidat, qoft\u00eb n\u00eb aspektin ideor, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe atij t\u00eb receptimit.
\u201cPra, Donika shkelmon kufijt\u00eb tradicional\u00eb q\u00eb i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb rol gruas. Them barrikadat. Shp\u00ebrthen si vullkan pa frik\u00eb. Pa frik\u00eb p\u00ebr at\u00eb se si pranohet nga t\u00eb tjer\u00ebt e po ashtu edhe pa merak p\u00ebr pasojat. Sepse ajo \u2013 pra subjekti lirik n\u00eb poezit\u00eb e saj, e ka t\u00eb qart\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb nisur, e po ashtu edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb shkoj\u00eb, si do t\u00eb vrapoj\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.
Gjat\u00eb mbr\u00ebmjes vet\u00eb Dabishevci ka lexuar vargje t\u00eb saj p\u00ebr publikun e pranish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n
Let\u00ebrsia si pjes\u00eb e angazhimit shoq\u00ebror
<\/strong>Dita e tret\u00eb e manifestimit ka filluar me p\u00ebrurimin e antologjis\u00eb n\u00eb proz\u00eb \u201cKalimera rr\u00ebfen\u201d n\u00eb liqenin e Shasit. N\u00eb antologji jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 21 autor\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb \u201cKalimera Poetike \u2013 Basri \u00c7apriqi\u201d nd\u00ebr vite. P\u00ebrzgjedhjen e ka b\u00ebr\u00eb studiuesja e let\u00ebrsis\u00eb Liridona Sinishtaj \u2013 Do\u00e7e, e cila ka shkruar edhe parath\u00ebnien q\u00eb i paraprin\u00eb antologjis\u00eb.
Edicioni i sivjetsh\u00ebm ka p\u00ebrfunduar me mbr\u00ebmjen autoriale me shkrimtarin malazias Dragan Radulloviq, i cili let\u00ebrsin\u00eb e sheh si pjes\u00eb e angazhimit t\u00eb tij shoq\u00ebror. N\u00eb bised\u00eb me poetin Enes Haliloviq, ai ka folur p\u00ebr krijimtarin\u00eb e tij dhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje aktuale n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb.
Ai ka th\u00ebn\u00eb se vitet \u201990 kan\u00eb pasur ndikim vendimtar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e perceptimit t\u00eb gj\u00ebrave dhe n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij.
\u201cRealiteti n\u00eb t\u00eb cilin kam qen\u00eb d\u00ebshmitar dhe ajo \u00e7far\u00eb ka ndodhur m\u00eb von\u00eb, ka p\u00ebrcaktuar edhe krijimtarin\u00eb time. Ajo periudh\u00eb nuk ka p\u00ebrcaktuar vet\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn e mendimit tim, por edhe m\u00ebnyr\u00ebn e leximit t\u00eb librave, m\u00ebnyr\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kuptoj realitetin dhe at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodh.
Mendoj se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ndodh sot i ka rr\u00ebnj\u00ebt diku n\u00eb vitet \u201990\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Radulloviq.
Krahas let\u00ebrsis\u00eb, publiku i pranish\u00ebm ka shijuar tingujt muzikor\u00eb t\u00eb instrumentist\u00ebve nga Shkodra \u2013 Ares Fani n\u00eb kitar\u00eb dhe Anton Kaftalli e Elvis Buraniqi n\u00eb violin\u00eb. Ediconi i sivjetsh\u00ebm u mbajt n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Festivalit \u201cSkena Verore\u201d.
\u201cKalimera Poetike \u2013 Basri \u00c7apriqi\u201d \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi. Ajo i ka dh\u00ebn\u00eb impuls jet\u00ebs kulturore n\u00eb Ulqin, sidomos gjat\u00eb ver\u00ebs, dhe ia ka rritur namin Ulqinit n\u00eb rrafshin kulturor gjith\u00ebkomb\u00ebtar. P\u00ebrgjat\u00eb viteve, n\u00eb sken\u00ebn e \u201cKalimer\u00ebs Poetike\u201d kan\u00eb parakaluar shum\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb shquar, pastaj piktor\u00eb akademik\u00eb, disa prej t\u00eb cil\u00ebve nuk jetojn\u00eb m\u00eb, por q\u00eb me emrin dhe vepr\u00ebn e tyre kan\u00eb krijuar historin\u00eb e k\u00ebtij manifestimi.<\/p>\n\n\n\n
\/I.K. Koha Javore\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Shoqata e Artist\u00ebve dhe Intelektual\u00ebve \u201cArt Club\u201d organizoi m\u00eb 27-29 korrik 2022, n\u00eb mjediset e Muzeut n\u00eb Kalan\u00eb e Ulqinit, edicionin e 30-t\u00eb jubilar t\u00eb manifestimit letrar \u201cKalimera Poetike \u2013 Basri \u00c7apriqi\u201d. Pas tre viteve, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, \u201cKalimera Poetike \u2013 Basri \u00c7apriqi\u201d u rikthye n\u00eb Kalan\u00eb e Ulqinit, n\u00eb vendin ku dhe n\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28331,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-32851","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32851"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32851\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32853,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32851\/revisions\/32853"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}