{"id":32847,"date":"2022-08-01T18:21:03","date_gmt":"2022-08-01T16:21:03","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32847"},"modified":"2022-08-01T18:22:58","modified_gmt":"2022-08-01T16:22:58","slug":"komuniteti-shqiptaro-amerikan-ne-100-vjetorin-e-marredhenieve-shqiperi-shba-dhe-vlerat-e-perbashketa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32847","title":{"rendered":"KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN N\u00cb 100-VJETORIN E MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE SHQIP\u00cbRI-SHBA DHE VLERAT E P\u00cbRBASHK\u00cbTA"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli*\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe urime! G\u00ebzuar VATR\u00cbS 100-vjetorin e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane.&nbsp; Vatr\u00ebs, si organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, e cila si\u00e7 dihet, historikisht, ka luajtur, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull, rolin kryesor n\u00eb vendosjen dhe promovimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, \u00e7\u2019prej themelimit t\u00eb saj n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar e deri m\u00eb sot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Midis dy kombeve tona \u2013 Shqiptar\u00ebve, nj\u00ebrit prej popujve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, me nj\u00eb histori mija vje\u00e7are dhe Amerikan\u00ebve, nj\u00ebrit prej kombeve m\u00eb t\u00eb reja me nj\u00eb histori, relativisht, t\u00eb re prej 200-300-vjet\u00ebsh, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. &nbsp;Me Amerik\u00ebn e Demokracis\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb dhe me qeverisjen amerikane m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb konstitucionale n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tema e fjal\u00ebs time modeste sonte \u00ebsht\u00eb: Komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb 100-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare nga k\u00ebndveshtrimi i zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb, gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb tranzicionit, por edhe m\u00eb heret &#8212; dhe vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb kan\u00eb pasqyruar k\u00ebto lidhje. Dihet se marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve tona ishin t\u00eb nd\u00ebrprera nga regjimi terrorist komunist i Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Regjimi komunist i Shqip\u00ebris\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk njihte ndonj\u00eb rol t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb lidhjet historike midis dy popujve tan\u00eb, por ai regjim e cil\u00ebsonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij komunitetit, sidomos, atyre q\u00eb ishin arratisur nga komunizmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar, si t\u00eb \u201cshitur\u201d dhe \u201ctradh\u00ebtar\u00eb\u201d t\u00eb Atdheut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jo, jo t\u00eb shitur nuk ishim \u2013 sepse Amerika nuk k\u00ebrkonte as nuk na k\u00ebrkon, as t\u00eb shitemi as t\u00eb blehemi, por ishim t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj liris\u00eb dhe demokracis\u00eb amerikane p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb vendosjen e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb trojet shqiptare. Edhe sot t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb p\u00ebr Kombin shqiptar: liri, demokraci dhe drejt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe pa dallim. &nbsp;Ishim dhe jemi n\u00eb dashuri me k\u00ebt\u00eb vend, me Amerik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dashur, e cila iu gj\u00ebnd gjithmon\u00eb shum\u00eb af\u00ebr kombit shqiptar, sidomos n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.&nbsp; Komuniteti shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb kishte zgjedhur q\u00eb t\u00eb mbronte dhe t\u00eb promovonte k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie \u2013 q\u00eb nga koha e Nolit dhe Konic\u00ebs e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur Enver Hoxha dhe regjimi i tij kriminal th\u00ebrrisnin \u201cPosht\u00eb imperializmi Amerikan\u201d, komuniteti shqiptaro-amerikan punonte dhe vepronte p\u00ebr forcimin e miq\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr rivendosjen eventuale t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy kombeve tona. &nbsp;Ata, \u201ct\u00eb shiturit\u201d &#8212; diaspora anti-komuniste e pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore &#8212; si\u00e7 i quante propaganda komuniste, kurr\u00eb nuk hoq\u00ebn dor\u00eb as nuk humb\u00ebn shpres\u00eb se do vinte dita kur dy kombet tona do t\u00eb rivendosnin p\u00ebrs\u00ebri marr\u00ebdh\u00ebniet midis tyre. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo dit\u00eb erdhi me 15 mars t\u00eb vitit 1991, kur u n\u00ebnshkrua dokumenti p\u00ebr rivendosjen e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy popujve tan\u00eb. &nbsp;Duke pasur parsysh qendrimin anti-amerikan prej pothuaj 50-vitesh t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Memorandumit p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb posa themeluar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie midis dy kombeve tona nuk po rivendoseshin, domosdoshm\u00ebrisht, midis dy qeverive dhe as me nj\u00eb regjim komunist diktatorial n\u00eb Tiran\u00eb, i cili deri at\u00eb dit\u00eb, ishte i mbushur me urrejtje ndaj liris\u00eb dhe demokracis\u00eb amerikane. Komuniteti yn\u00eb donte q\u00eb rivendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Amerik\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pasqyronte lidhjet popull-me-popull dhe jo, domosdoshm\u00ebrisht, qeveri-me qeveri.&nbsp; Si rrjedhim, komuniteti bindi Departmentin e Shtetit q\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e n\u00ebnshkrimit t\u00eb ftoheshin edhe p\u00ebrfaqsuesit e opozits s\u00eb re shqiptare t\u00eb posa formuar \u2013 Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko. Ashtu dhe ndodhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqiptaro-amerikan\u00ebt si komunitet dhe si individ\u00eb kan\u00eb luajtur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb rolin kryesor n\u00eb \u00e7imentimin dhe p\u00ebrparimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, t\u00eb cilat diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb pa dallime politike, i ka konsideruar gjithmon\u00eb si t\u00eb pa zev\u00ebnd\u00ebsueshme p\u00ebr mbijetes\u00ebn dhe p\u00ebr interesat afatshkurt\u00ebra dhe afatgjata t\u00eb Kombit shqiptar, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta autoktone n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb rol t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb e kan\u00eb njohur dhe e kan\u00eb deklaruar shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane gjat\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave t\u00eb tranzicionit. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se edhe shumica e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tranzicionit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb por m\u00eb me pak sinqeritet e mir\u00ebnjohje dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr interesa personale ose partiake t\u00eb momentit.&nbsp; Ishte pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn historike t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb marrveshjes p\u00ebr rivendosjen e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-SHBA me 15 mars, 1991 q\u00eb Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit p\u00ebr \u00c7eshtjet Evropiane dhe Kanadeze, Z. Raymond Seitz, ai i cili, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb madh shqiptaro-amerikan\u00ebsh, theksoi rolin historik t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan: \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve tona nuk u harruan kurr\u00eb nga mij\u00ebra Amerikan\u00eb me origjin\u00eb Shqiptare\u2026t\u00eb cil\u00ebt ruajt\u00ebn kontaktet me Atdheun e tyre gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve\u2026\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur diplomati i lart\u00eb amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane t\u00eb niveleve vendore, shtet\u00ebrore dhe federale \u2013 shum\u00eb prej tyre gjigant\u00eb politik\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb dhe shpesh rolin e shqiptaro-amerikan\u00ebve, si aktor\u00ebt e par\u00eb q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn nevoj\u00ebs p\u00ebr forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Amerik\u00ebn.&nbsp;&nbsp; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, angazhimi i komunitetit shqiptaro-amerikan, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo, gjat\u00eb 100-viteve t\u00eb shkuara &#8212; ndon\u00ebse i vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr &#8212; mund t\u00eb jet\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i kontributit t\u00eb nj\u00eb komuniteti etnik n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dy-pal\u00ebshe &#8212; p\u00ebr t\u00eb cilat ka folur disa vite m\u00eb par\u00eb, ish-Kryediplomati amerikan, John Kerry, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb mbajtur n\u00eb Washington, kushtuar rolit t\u00eb diasporave n\u00eb Amerik\u00eb &#8212; n\u00eb p\u00ebrpilimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane me vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton n\u00eb fjalimin e saj n\u00eb Kuvendin shqiptar, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb N\u00ebntor t\u00eb vitit 2012, ka vler\u00ebsuar k\u00ebshtu rolin e shqiptaro-amerikan\u00ebve n\u00eb zhvillimet historike miq\u00ebsore 100-vje\u00e7are midis dy kombeve tona: \u201cJam shum\u00eb mir\u00ebnjohse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb partneritet dhe p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb historike, ashtu si\u00e7 jam mir\u00ebnjohse edhe p\u00ebr kontributet q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00eb p\u00ebr vendin tim. E dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb aq shum\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb ton\u00eb dhe n\u00eb forcat tona t\u00eb armatosura. Jan\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs e m\u00ebsues, inxhinier\u00eb dhe artist\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb, si dhe drejtojn\u00eb disa prej restoranteve m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb. Kultura shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i pasur i jet\u00ebs amerikane. Arrita ta njoh k\u00ebt\u00eb mir\u00eb si senatore nga Nju Jorku, p\u00ebr 8 vite\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur me at\u00eb rast Hillary Clinton.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njihet mir\u00eb edhe roli i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs &#8212; i cili megjith sulmet e pand\u00ebrprera kund\u00ebr Amerik\u00ebs q\u00eb vinin nga regjimi komunist i Tiran\u00ebs &#8212; p\u00ebr 80-vjet ka mbrojtur dhe promovuar miq\u00ebsin\u00eb tradicionale dhe t\u00eb hershme midis dy kombeve tona.&nbsp; Mesazhet e Washingtonit zyrtar p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb midis dy popujve tan\u00eb p\u00ebrs\u00ebriteshin shpesh dhe n\u00eb forma t\u00eb ndryshme gjat\u00eb dekadave, nep\u00ebrmjet val\u00ebve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, kryesisht, nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb, si dhe nga personalitete t\u00eb shquara t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan. &nbsp;&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-zeri-i-amerikes-nje-faqe-e-lavdishme-ne-marredheniet-amerikano-shqiptare\/\">Frank Shkreli: Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, nj\u00eb faqe e lavdishme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano-shqiptare | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>(Nj\u00eb ilustrim i shkurt\u00ebr i mesazheve q\u00eb transmetonte Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: <\/em>Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson, mb\u00ebshtet\u00ebs i zjarrt i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, 13 Maj, 1951<strong>: <em>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe p\u00ebr mua q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast t\u2019i d\u00ebrgoj nj\u00eb mesazh popullit shqiptar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb dhe t\u00eb popullit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Me rihapjen e programeve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, Qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe populli amerikan edhe nj\u00ebher\u00eb shprehin interesimin e tyre tradicional p\u00ebr popullin shqiptar.&nbsp;Lidhja midis nesh, po ripohohet; miq\u00ebsia e jon\u00eb e hershme do t\u00eb marr\u00eb fuqi dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb re.&nbsp;Kjo miq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat i natyrsh\u00ebm i identifikimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara me p\u00ebrpjekjet e popullit shqiptar p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi.&nbsp;Gjat\u00eb viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kan\u00eb konsideruar k\u00ebto p\u00ebrpjekje me simpati dhe mb\u00ebshtetje, duke ditur se ato pasqyrojn\u00eb aspiratat e juaja t\u00eb verveta\u201d, <\/em><\/strong><em>ishte meszahi i ish-Sekretarit t\u00eb Shtetit Dean Acheson, drejtuar shqiptar\u00ebve nep\u00ebrmjet val\u00ebve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta amerikano-shqiptare, duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb pra p\u00ebr rolin q\u00eb ka luajtur ky komunitet dhe individ\u00ebt &#8212; pjes\u00ebtar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan.&nbsp; Se pas nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli komuniz\u00ebm \u2013 rivendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy kombeve tona me 15 mars, 1991 ishte &#8212; ashtu si\u00e7 kishte parashikuar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson n\u00eb vitin 1951 &#8212; nj\u00eb pohim i miq\u00ebsis\u00eb ton\u00eb t\u00eb hershme duke shpresuar se kjo miq\u00ebsi do t\u00eb marr\u00eb fuqi dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb re n\u00eb vitet dhe dekadat n\u00eb vijim, si rezultat i natyrsh\u00ebm i identifikimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara me vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe me p\u00ebrpjekjet e Kombit shqiptar p\u00ebr pavar\u00ebsi, liri dhe demokraci. <\/em>Kam ven\u00eb re se t\u00eb dy pal\u00ebt, sidomos, Tirana zyrtare por edhe Ambasada amerikane atje, preferojn\u00eb shum\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy popujve tan\u00eb, t\u00eb flasin me \u00e7do rast, p\u00ebr ato q\u00eb ata cil\u00ebsojn\u00eb si, \u201cvlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;Madje edhe slogani i p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb vit jubilar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasqyron besimin e tyre \u2013 ndoshta jo t\u00eb sinqert &#8212; se t\u00eb dy pal\u00ebt ndajn\u00eb, \u201cvlerat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d: 100-vjet Together \u2013 Krah p\u00ebr Krah\u201d, si\u00e7 le t\u00eb kuptohet edhe slogani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb si nj\u00eb shqiptaro-amerikan i vjet\u00ebr, ashtu si edhe shum\u00eb prej jush, nuk do t\u00eb d\u00ebshiroja asgj\u00eb me shum\u00eb q\u00eb i dashuri Atdheu yn\u00eb i origjin\u00ebs \u2013 sidomos Shqip\u00ebria, por edhe Kosova dhe shqiptar\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare \u2013 t\u00eb ndanin \u201cvlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d me Shtetet e Bashkuara \u2013 vendi ku v\u00ebrtet\u00eb ne shqiptaro-amerikan\u00ebt, g\u00ebzojm\u00eb t\u00eb drejtat e barabarta dhe ku n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshm\u00ebri ushqehemi me vlerat amerikane, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor dhe gjithmon\u00eb.&nbsp; Jo se Amerika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i p\u00ebrsosur, por ama gjithmon\u00eb k\u00ebtu b\u00ebhet p\u00ebrpjekje \u2013 ligj\u00ebrisht dhe shoq\u00ebrisht \u2013 p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie me vlera, sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb lir\u00eb e demokratike, sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur pra p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim, pa marr\u00eb parasysh nga vijm\u00eb \u2013por bazuar n\u00eb besimin n\u00eb t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn e madhe, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet edhe n\u00eb Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara se, \u201cT\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar t\u00eb barabart\u00eb\u201d nga Per\u00ebndia.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 200 vjet, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb luftuar p\u00ebr veten dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb mbrojtje t\u00eb parimeve dhe t\u00eb vlerave t\u00eb Liris\u00eb, Demokracis\u00eb dhe Toleranc\u00ebs. N\u00eb koh\u00eb lufte dhe paqeje dhe n\u00eb periudha kritike t\u00eb mbrendshme t\u00eb k\u00ebtij vendi planet, fryma dhe vlerat amerikane kan\u00eb mbijetuar, n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit pa dallim \u2013 p\u00ebrfshir edhe t\u00eb drejtat themelore dhe sovranitetin e popullit shqiptar.&nbsp; Edhe ne si shqiptaro-amerikan\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend g\u00ebzojm\u00eb bekimet e Zotit t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb. &nbsp;Si t\u00eb till\u00eb, edhe ne kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona q\u00eb na takojn\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb mbrojm\u00eb dhe t\u2019i jetojm\u00eb vlerat e k\u00ebtij shteti planet &#8212; t\u00eb k\u00ebtij eksperimenti t\u00eb madh q\u00eb quhet Demokracia Amerikane dhe t\u00eb ndihmojm\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, q\u00eb t\u00eb mbjellim far\u00ebn e vlerave, v\u00ebrtet\u00eb, amerikane, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Q\u00eb t\u00eb&nbsp; mund t\u00eb deklarojm\u00eb pa m\u00ebdyshje se dy kombet tona, v\u00ebrtet\u00eb, ndajn\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Sado q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironim q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sot p\u00ebr sot, nuk besoj se mund t\u00eb themi me bindje, se dy vendet tona, \u201ckrah p\u00ebr krah\u201d, ndajn\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta, sidomos n\u00ebse konsiderojm\u00eb munges\u00ebn e demokracis\u00eb s\u00eb plot\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si nj\u00eb nga k\u00ebto vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, k\u00ebto 30-vjet\u00eb tranzicion. K\u00ebt\u00eb nuk e them vet\u00ebm un\u00eb. Mungesa e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pasqyrohet vit pas viti, n\u00eb pothuaj t\u00eb gjitha raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi t\u00eb drejtat e njeriut, liris\u00eb dhe demokracis\u00eb. Gjithnj\u00eb nj\u00eb \u201cvend pjes\u00ebsrisht i lir\u00eb\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor \u2013 un\u00eb besoj se marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane jan\u00eb t\u00eb forta \u2013 ato popull-me-popull, dua t\u00eb them &#8212; ashtu si\u00e7 ishin edhe n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb regjimi komunist ishte nd\u00ebr m\u00eb anti-amerikan\u00ebt n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; Un\u00eb do d\u00ebshiroja q\u00eb fjal\u00ebn time ta mbyllja me nj\u00eb mesazh pak m\u00eb optimist, por m\u00eb duhet t\u00eb jem i sinqert me vete dhe me t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr gjendjen aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb le shum\u00eb p\u00ebr tu d\u00ebshiruar, klasa politike shqiptare i ka fajet e veta dhe bart\u00eb barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr aktual\u00ebitetin politik, ekonomik e tjera. Por, fatkeqsisht, kam bindjen se mb\u00ebshtetja pa kushte, heshtja publike dhe indiferenca e demokracive per\u00ebndimore p\u00ebrball shkeljes flagrante t\u00eb parimeve t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebto 30-vite tranzicion &#8212; nj\u00eb \u201cvend gjys\u00ebm i lir\u00eb\u201d ende &#8212; vet\u00ebm po minon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb keq vlerat tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe parimet baz\u00eb demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Mungesa e p\u00ebrballjes me krimet e komunizmit dhe prirjet anti-demokratike p\u00ebr t\u00eb cilat, modest\u00ebsisht, kam shfaqur shqet\u00ebsimet e mia p\u00ebr vite me radh\u00eb, kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb reale t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Sot, kemi n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb tmershme midis autoritarizmit dhe demokracis\u00eb. Demokracia, fatkeq\u00ebsisht, po e humb davan\u00eb.&nbsp; Kjo duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, pa dallim. &nbsp;Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, gj\u00ebndja aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon, duhet t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb edhe politik\u00ebb\u00ebrsit amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ia duan t\u00eb mir\u00ebn Kombit shqiptar. Kam droj\u00eb se, heret ose von\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj Evrop\u00ebs dhe Bashkimit Evropian nga Tirana zyrtare, flirtimet e autoriteteve shqiptare me autoritar\u00ebt anti-amerikan\u00eb dhe anti-shqiptar\u00eb n\u00eb Ballkan, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nisma \u201cBallkani i hapur\u201d dhe zbehja e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb edhe n\u00eb zbehjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane. Kam droj\u00eb se, heret ose von\u00eb, zbehja e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Uroj q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh. &nbsp;Zgjohu shqiptar, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb. Demokracia nuk pret! Rroft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs miq\u00ebsia midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kombit Shqiptar, bazuar n\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet dhe n\u00eb t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli*\u00a0\u00a0\u00a0 P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe urime! G\u00ebzuar VATR\u00cbS 100-vjetorin e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane.&nbsp; Vatr\u00ebs, si organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, e cila si\u00e7 dihet, historikisht, ka luajtur, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull, rolin kryesor n\u00eb vendosjen dhe promovimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, \u00e7\u2019prej themelimit t\u00eb saj n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-32847","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32847"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32847\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32849,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32847\/revisions\/32849"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}