{"id":32824,"date":"2022-07-29T09:23:01","date_gmt":"2022-07-29T07:23:01","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32824"},"modified":"2022-07-29T09:23:13","modified_gmt":"2022-07-29T07:23:13","slug":"carmatimi-dhe-kalimi-me-dhune-i-shqiptareve-ne-mal-te-zi-ne-fene-pravosllave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32824","title":{"rendered":"\u00c7ARMATIMI DHE KALIMI ME DHUN\u00cb I SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb MAL T\u00cb ZI N\u00cb FEN\u00cb PRAVOSLLAVE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"308\" height=\"262\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg 308w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari-300x255.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 308px) 100vw, 308px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong> Nga Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>AKT GJENOCIDIAL DHE P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI DIREKTE E KRAJL NIKOLL\u00cbS<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga p\u00ebrmbajtja e dokumenteve arkivore n\u00eb lidhje me kryq\u00ebzimin e shqip\u00adtar\u00ebve, pun\u00ebs s\u00eb komisionit hetimor p\u00ebr veprimet e paligjshme t\u00eb organeve shtet\u00ebrore, qendrore, lokale, t\u00eb individ\u00ebve si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit dhe t\u00eb popullsis\u00eb vendase pravosllave n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, del se shqiptar\u00ebt (mysliman\u00eb dhe katolik\u00eb) u konvertuan n\u00eb fen\u00eb pravosllave pa d\u00ebshir\u00ebn e tyre, gjegj\u00ebsisht me dhun\u00eb dhe me dijen e plot\u00eb t\u00eb pushtetit dhe vet\u00eb Krajl Nikoll\u00ebs. Fakti se shqiptar\u00ebt k\u00ebrkuan vet\u00eb t\u00eb kalonin n\u00eb fen\u00eb pravosllave \u00ebsht\u00eb i papra\u00adnuesh\u00ebm, p\u00ebr k\u00ebto arsye:<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2013 N\u00ebn presionin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb pushtetit dhe ushtris\u00eb malazeze dhe premtimit t\u00eb tyre se ato q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb fen\u00eb pravosllave do t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb privilegje t\u00eb ndryshme, do t\u00eb trajtohen mir\u00eb nga pushteti, aty-k\u00ebtu ndonj\u00ebri edhe do t\u00eb pun\u00ebsohej n\u00eb administrat\u00eb, do t\u2019u ulej tatimi, do t\u00eb marrin ndihma t\u00eb ndryshme materiale etj., disa nga shqiptar\u00ebt, t\u00eb udh\u00eb\u00adhequr nga d\u00ebshira q\u00eb t\u2019i shmangen dhun\u00ebs ushtarako-policore malazeze, u lajm\u00ebruan p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar fen\u00eb e tyre me fen\u00eb pravosllave. Lajm\u00ebrimi vullnetar i tyre n\u00eb asnj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me n\u00ebnshkrimin e tyre, madje as n\u00eb gjuh\u00ebn osmane q\u00eb, pa dyshim, shum\u00eb nga qytetar\u00ebt dinin shkrim e lexim n\u00eb at\u00eb gjuh\u00eb, ve\u00e7 se k\u00ebrkesat n\u00eb \u00e7do rast jan\u00eb n\u00ebnshkruar nga vet\u00eb zyrtar\u00ebt malazez\u00eb;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2013 Kund\u00ebr atyre q\u00eb nuk pranuan t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb fen\u00eb e tyre e t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin arritur t\u00eb&nbsp;iknin, pushteti ushtarako-policor merrte masa nga m\u00eb t\u00eb egrat, rrihte, pla\u00e7kiste, burgostee pushkatonte, veprime t\u00eb cilat i shtynin shqiptar\u00ebt t\u00eb lajm\u00ebroheshin p\u00ebr nd\u00ebrrimin e fes\u00eb,&nbsp;gjithsesi n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnime, me forc\u00eb dhe dhun\u00eb e n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e tyre;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2013 Gjat\u00eb procesit t\u00eb kryq\u00ebzimit me dhun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos pranuar kryq\u00ebzimin, nj\u00eb num\u00ebr i madh i shqiptar\u00ebve t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb i l\u00ebshuan sht\u00ebpit\u00eb e veta st\u00ebrgjy\u00adshore:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2013 Pas proklamat\u00ebs s\u00eb Krajlit, se \u00e7dokush \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb predikoj\u00eb fen\u00eb e vet, po thuaj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb konvertuarit u kthyen n\u00eb fen\u00eb e tyre t\u00eb m\u00ebparshme \u2013 muhamedane apo katolike, veprim i cili n\u00eb themel e shfuqizon mendimin e kujtdo se shqiptar\u00ebt e kishin pranuar konvertimin n\u00eb fen\u00eb pravosllave me vullnetin e tyre.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2013 Kryq\u00ebzimi n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si incident apo rast\u00ebsi e kryer nga disa njer\u00ebz pa dijen e qeveris\u00eb dhe Krajl Nikoll\u00ebs. Fakti se me fillimin e kryq\u00ebzimit \u201cvullnetar\u201d u njoftuan Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Ministria e Arsimit, insti\u00adtucioni fetar dhe pushteti lokal dhe ata komunikuan nd\u00ebrmjet vete, dhan\u00eb udh\u00ebzime p\u00ebr veprim dhe u dhan\u00eb ndihm\u00eb financiare t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb shpenzonin t\u00eb holla p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ashtu si e dokumentuam me dokumente konkrete, po ashtu hedh posht\u00eb t\u00eb gjitha tezat e historiografis\u00eb malazeze se konvertimi n\u00eb fen\u00eb pravosllave ka qen\u00eb incident i p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb kryer pa dijenin\u00eb e pushtetit dhe Krajl Nikoll\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb vitit 1905, e cila n\u00eb koh\u00ebn e kryq\u00ebzimit ishte n\u00eb fuqi, Knjazi \u00ebsht\u00eb kreu i shtetit dhe, si i till\u00eb, ka t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e pushtetit shtet\u00ebror (neni 2); \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruesi suprem i t\u00eb gjitha forcave ushtarake t\u00eb shtetit (neni 5); em\u00ebron t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt qeveritar\u00eb dhe n\u00ebn kontrollin e tij suprem, ata ushtrojn\u00eb autoritetin e tyre n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin (neni 8, al. 2); K\u00ebshilli Ministror q\u00ebndron drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00ebn urdhrat dhe kontrollin e Knjazit (neni 105); Ministrat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ndaj Knjazit p\u00ebr aktet e sh\u00ebrbimit dhe veprimet e tyre zyrtare (neni 108). N\u00eb fund, ministrat, n\u00eb afatin prej pes\u00eb vjet\u00ebve nga dita e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs, mund t\u00eb akuzohen nga Knjazi apo Kuvendi Popullor ( neni 111, al. 1, pika 5 dhe 113). At\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja a ka qen\u00eb Krajl Nikolla n\u00eb dijeni p\u00ebr fillimin dhe ecurin\u00eb e kryq\u00ebzimit? Edhe po t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb se ministrat nuk e kan\u00eb njoftuar me koh\u00eb at\u00ebher\u00eb pse asnj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr pes\u00eb vjet, nuk e&nbsp;shfryt\u00ebzoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr denoncimin e ministrave, madje at\u00eb s\u2019e b\u00ebri as Kuvendi Popullor.&nbsp;Faktet e prezantuara v\u00ebrtetojn\u00eb se Krajl Nikolla ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb veprimit posht\u00ebrues ndaj shqiptar\u00ebve, p\u00ebrndryshe \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i denoncoj\u00eb dhe d\u00ebnoj\u00eb ministrat qeveritar\u00eb, por k\u00ebt\u00eb s\u2019e b\u00ebri! Fakti se Krajli formoi komisionet hetuese p\u00ebr hetimin e veprimeve t\u00eb organeve shtet\u00ebrore apo individ\u00ebve ndaj shqiptar\u00ebve nuk e liron Krajlin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, aq m\u00eb tep\u00ebr kur dihet se t\u00eb procesuarit jan\u00eb d\u00ebnuar me d\u00ebnime t\u00eb lehta, madje disa nga ta jan\u00eb kthyer edhe n\u00eb pun\u00eb!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2013 N\u00ebse n\u00eb relacionin k\u00ebshilli ministror \u2013 Krajl Nikolla v\u00ebrtet ka pasur \u00e7arje ose mos\u00adbashk\u00ebpunim t\u00eb pun\u00ebve, po ashtu Krajl Nikoll\u00ebn nuk e liron nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia sepse dokumentet e paraqitura d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr pasojat e r\u00ebnda dhe vuajtjet e popullit shqiptar t\u00eb k\u00ebtyre trojeve, kryesisht nga organet shtet\u00ebrore.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2013 N\u00eb krye t\u00eb t\u00eb gjitha veprimeve johumane ndaj shqiptar\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb brigadier\u00eb e komandant\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb malazeze, komandant suprem i t\u00eb cilave ishte Krajl Nikolla, dhe m\u00eb i theksuar nd\u00ebr ata Avro Cemoviqi. N\u00ebse Cemoviqi, brigadier i nisur p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar situat\u00ebn n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb nga vet\u00eb komandanti suprem, ka qen\u00eb bart\u00ebs i t\u00eb gjitha veprimeve barbare ndaj shqiptar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: Kush ishte iniciatori dhe me urdh\u00ebr t\u00eb kujt veproi Cemoviqi? N\u00eb rregullimin shtet\u00ebror monar\u00adkist, ku monarku i ka t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e komandimit civil dhe ushtarak, \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb ai t\u00eb punonte krye n\u00eb vete, p\u00ebrndryshe ai do t\u00eb burgosej q\u00eb n\u00eb fillimin e veprimeve e jo t\u00eb pritej deri kur komisioni hetimor t\u2019i mbaronte hetimet.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2013 N\u00ebse i shikojm\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet arkivore nj\u00eb nga nj\u00eb e t\u00eb gjitha s\u00eb bashku dhe pasojat t\u00eb cilat kan\u00eb prodhuar veprimet jonjer\u00ebzore ndaj shqiptar\u00ebve dhe n\u00ebse i refe\u00adrohemi Kushtetut\u00ebs n\u00eb fuqi, e gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi komandantin suprem dhe mund t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb se iniciatori i k\u00ebsaj masakre ishte vet\u00eb Krajl Nikolla.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2013 T\u00eb gjitha veprimet e paligjshme, si \u00e7armatimi dhe kryq\u00ebzimi, pushkatimet e t\u00eb moshuarve dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, pla\u00e7kitjet, djegia e sht\u00ebpive dhe objekteve fetare, t\u00eb marra nj\u00eb nga nj\u00eb e t\u00eb shqyrtuara si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dokumentesh e veprimesh, p\u00ebrmbajn\u00eb elemente t\u00eb&nbsp;dh\u00ebna p\u00ebr gjenocidin ndaj njer\u00ebzimit dhe n\u00eb rastin konkret ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi&nbsp;e ndaj shqiptar\u00ebve, mysliman\u00eb e katolik\u00eb, t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjithsesi, politika e konvertimit me dhun\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve Malit t\u00eb Zi i sh\u00ebrbeu si mjet&nbsp;i pastrimit etnik t\u00eb trojeve shqiptare ose, s\u00eb paku, p\u00ebr ndryshimin e struktur\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb&nbsp;n\u00eb favor t\u00eb malazez\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb fund dua t\u00eb shtoj se konstatimi im p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Krajl Nikoll\u00ebs&nbsp;dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tij shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr krimet e b\u00ebr\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve dhe cil\u00ebsimi i<a><\/a> tij si p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe iniciator \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i bazuar n\u00eb dokumente arkivore t\u00eb shtetit, prij\u00ebs i t\u00eb cilit ishte ai vet\u00eb. K\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebra p\u00ebr ta denoncuar personalitetin e tij, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb, por e b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb duhet ta m\u00ebsojn\u00eb gjeneratat e reja, &nbsp;me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga ajo, sepse ka ardhur koha q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb thuhen ashtu si\u00e7 jan\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari AKT GJENOCIDIAL DHE P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI DIREKTE E KRAJL NIKOLL\u00cbS Nga p\u00ebrmbajtja e dokumenteve arkivore n\u00eb lidhje me kryq\u00ebzimin e shqip\u00adtar\u00ebve, pun\u00ebs s\u00eb komisionit hetimor p\u00ebr veprimet e paligjshme t\u00eb organeve shtet\u00ebrore, qendrore, lokale, t\u00eb individ\u00ebve si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit dhe t\u00eb popullsis\u00eb vendase pravosllave n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, del se shqiptar\u00ebt (mysliman\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"hajrullah hajdari","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-32824","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32824"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32824\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32826,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32824\/revisions\/32826"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}