{"id":32793,"date":"2022-07-26T18:39:16","date_gmt":"2022-07-26T16:39:16","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32793"},"modified":"2022-07-26T18:40:16","modified_gmt":"2022-07-26T16:40:16","slug":"guvernatorja-e-nju-jorkut-takohet-me-shqiptaro-amerikanet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32793","title":{"rendered":"GUVERNATORJA E NJU JORKUT TAKOHET ME SHQIPTARO- AMERIKAN\u00cbT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"623\" height=\"623\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/guvernatorja-nju-jork-takohet-me-shqiptaro-amerikanet.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/guvernatorja-nju-jork-takohet-me-shqiptaro-amerikanet.jpg 623w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/guvernatorja-nju-jork-takohet-me-shqiptaro-amerikanet-300x300.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/guvernatorja-nju-jork-takohet-me-shqiptaro-amerikanet-150x150.jpg 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 623px) 100vw, 623px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong> \u201cT\u00eb takohemi te Gjergj Kastrioti-Skenderbeu n\u00eb Bronks t\u00eb Nju Jorkut\u201d \u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb viteve, komuniteti shqiptaro-amerikan \u00ebsht\u00eb takuar me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb niveleve t\u00eb larta vendore, shtet\u00ebrore dhe federale p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb hallet dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr komunitetin e k\u00ebtush\u00ebm por edhe p\u00ebr mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me fatin e bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare \u2013 n\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe luft\u00ebn p\u00ebr sigurimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, liris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb e kaluar e shk\u00eblqyer n\u00eb historin\u00eb e komunitetit shqiptaro-amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p>Por komuniteti shqiptaro-amerikan vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb histori. Ishte nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb komuniteti yn\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork dhe n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, dikur k\u00ebrkonte v\u00ebmendjen e udh\u00ebheq\u00ebsve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb atdheut ton\u00eb t\u00eb adaptuar Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, sidomos, p\u00ebrball sfidave t\u00eb diktaturave t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar \u2013 sh\u00ebmbjen e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00e7lirimin e pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nga zgjedha e regjimit terrorist serb t\u00eb Milloshevi\u00e7it, nd\u00ebr t\u00eb tjera.&nbsp; Por, sot ka ardh\u00eb koha politikan\u00ebt amerikan\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, gj\u00eb q\u00eb tregon \u2013 se megjith\u00ebse i vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr, n\u00eb krahasim me komunitetet e tjera etnike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha,&nbsp; komuniteti yn\u00eb ka arritur t\u00eb luaj nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, jo vet\u00ebm n\u00eb ekonomin\u00eb vendore por edhe n\u00eb qarqet politike amerikane.&nbsp; Nj\u00eb rast konkret.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn mbr\u00ebma m\u00eb telefonoi Z. Mark Gjonaj, bashkvendasi im nga rrethi i Ulqinit &#8212; aktivisti i palodh\u00ebsh\u00ebm i komunitetit ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork dhe jo vet\u00ebm, ish-asambleisti dhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Qytetit t\u00eb Nju Jork, realizues i shum\u00eb projekteve shoq\u00ebrore shum\u00eb p\u00ebrfituese p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan k\u00ebto vitet e fundit &#8212; p\u00ebr t\u00eb m\u00eb njoftuar se posa kishte folur me Guvernatoren e 57-t\u00eb e shtetit t\u00eb Nju Jorkut, demokraten (e para fem\u00ebr guvernatore e k\u00ebtij shtetit), Zonj\u00ebn Kathy Hochul, e cila i kishte shprehur d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb takohej me komunitetin shqiptaro-amerikan dit\u00ebn e nes\u00ebrme, t\u00eb diel\u00ebn. Marku, natyrisht, vihet n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb shpejt &#8212; ashtu si\u00e7 e ka zakon p\u00ebr raste t\u00eb tilla &#8212; p\u00ebr t\u00eb organizuar brenda disa or\u00ebsh takimin e Guvernatores Hochul, p\u00ebr dit\u00ebn e nes\u00ebrme, me komunitetin shqiptaro-amerikan.&nbsp; Megjith\u00ebse ishte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e \u201cminutit t\u00eb fundit\u201d, q\u00eb takimi t\u00eb b\u00ebhej dit\u00ebn e diel\u00eb, Mark Gjonaj ia doli q\u00eb vet\u00ebm, brenda disa or\u00ebsh, t\u00eb organizonte nj\u00eb pritje t\u00eb mrekullueshme mysafir\u00ebs s\u00eb lart\u00eb e shtetit Nju Jork, e cila po takohej \u2013 me ftes\u00ebn e ardhur prej saj \u2013 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si guvernatore me komunitetin shqiptaro-amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk jam n\u00eb dijeni \u2013 megjithse mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur m\u00eb par\u00eb \u2013 por nuk mbahet mend q\u00eb nj\u00eb guvernator\/re e shtetit t\u00eb Nju Jork-ut t\u00eb b\u00ebj\u00eb thirrje t\u00eb takohet dhe t\u00eb organizohet miting me komunitetin shqiptaro-amerikan k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork.&nbsp; Zakonisht, ndodh e kund\u00ebrta, komuniteti yn\u00eb fton politikan\u00ebt p\u00ebr takime ose p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb ndonj\u00eb ceremoni me r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, ja Guvernatorja Hochul erdhi t\u00eb diel\u00ebn p\u00ebr takim me komunitetin shqiptaro-amerikan \u2013 n\u00eb lagj\u00ebn e banuar nga shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Bronx \u2013 po aty, ku disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar ceremonia e emrimit t\u00eb rrug\u00ebs Gjergj Kastrioti- Skenderbeu \u2013 nj\u00eb realizim tjet\u00ebr ky i aktivistit t\u00eb njohur t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Mak Gjonaj. Mu aty n\u00eb rrug\u00ebn e Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbeu, n\u00eb Bronks t\u00eb Nju Jorkut, komuniteti shqiptaro-amerikan i udh\u00ebhequr nga Mark Gjonaj i ofroi mir\u00ebseardhjen t\u00eb par\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb Nju Jorkut, Guvernatores, Kathy Hochul, me mikpritjen tradicionale shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke mir\u00ebseardhur Guvernatoren n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb Nju Jork n\u00eb ve\u00e7anti dhe n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Mark Gjonaj tha se shqiptaro-amerikan\u00ebt i gjen\u00eb kudo t\u00eb pun\u00ebsuar, \u201cN\u00eb radh\u00ebt e para t\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb radh\u00ebt e policis\u00eb e t\u00eb arsimit; ata jan\u00eb zjarr\u00ebfik\u00ebs, mjek\u00eb e infirmjer\u00eb n\u00eb spitalet tona, jan\u00eb an\u00ebtar bordesh dhe japin m\u00ebsim n\u00eb shkolla dhe universitetet tona. Kur flasim p\u00ebr shqiptar\u00ebt, kemi t\u00eb bejm\u00eb me njujorkez\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mirat dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb u jan\u00eb dhen\u00eb dhe p\u00ebr privilegjet q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Mark Gjonaj vazhdoi duke then\u00eb se qysh\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai ishte an\u00ebtar i Asambles\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb Nju Jorkut kishte punuar me Guvenatoren Kathy Hochul \u2013 kur ajo ishte zevend\u00ebs-guvernatore dhe se ajo i kishte premtuar q\u00eb at\u00ebher\u00eb se ajo donte t\u00eb njihej m\u00eb mir\u00eb me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe se ajo \u201cdonte t\u00eb dinte m\u00eb shum\u00eb edhe p\u00ebr nevojat dhe shqet\u00ebsimet tona\u201d, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ajo e mbajti fjal\u00ebn\u201d, tha Z. Gjonaj. \u201cAjo me kontaktoi dhe m\u00eb pyeti n\u00ebse mund t\u00eb takoheshim me komunitetin shqiptaro-amerikan, me q\u00ebllim p\u00ebr tu p\u00ebrshendetur me nj\u00ebri tjetrin, nj\u00eb takim ku ju t\u00eb beni pyetjet tuaja dhe q\u00eb guvernatorja tu p\u00ebrgjigjet pyetjeve dhe shqet\u00ebsimeve tuaja\u201d.&nbsp; Ja ky \u00ebsht\u00eb objektivi i vizit\u00ebs dhe i takimit me ju sot\u201d, shtoi Z. Mark Gjonaj dhe ia dha fjal\u00ebn Guvernatores Kochul.<\/p>\n\n\n\n<p>Guvernatorja Hochul, nga ana e saj, p\u00ebrsh\u00ebndeti p\u00ebrzem\u00ebrsisht t\u00eb pranishmit dhe me k\u00ebt\u00eb rast shpalosi vizionin e saj p\u00ebr banor\u00ebt e Nju Jorkut nd\u00ebrsa ofroi edhe ndihm\u00ebn e saj p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan.&nbsp; Duke ku drejtuar Z. Mark Gjonaj, Guvernatorja Hochul e cil\u00ebsoi Z. Gjonaj si nj\u00eb, \u201cZyrtar publik i shk\u00eblqyesh\u00ebm me t\u00eb cilin kam patur rastin t\u00eb punoj n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d, tha ajo. \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar, gjithmon\u00eb kishte n\u00eb zem\u00ebr dhe n\u00eb mendje interesin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe zon\u00ebs s\u00eb tij elektorale, duke i ndihmuar ata q\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn amerikane t\u2019a b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tyre personale. Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr rolin tuaj udh\u00ebheq\u00ebs\u201d, i tha ajo Z. Mark Gjonaj.&nbsp; Nd\u00ebrsa duke iu drejtuar p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb komunitetit n\u00eb at\u00eb takim, \u201ck\u00ebtij komuniteti t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm k\u00ebtu, mbi 100-mij\u00eb, p\u00ebrq\u00ebndruar k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb q\u00eb quhet \u201cShqip\u00ebria e vog\u00ebl\u201d, ku celebrohen disa prej traditave dhe zakoneve m\u00eb t\u00eb mira, ku nderohen dhe kujtohen njer\u00ebz t\u00eb dalluar e kontribues, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb arratisur nga rrethanat t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb atdheun e tyre t\u00eb prejardhjes, por n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb asaj \u201c\u00ebndrr\u00ebs amerikane\u201d, si shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir gjyshin e gjyshe time. Un\u00eb shpresoj q\u00eb ju t\u00eb kini gjetur k\u00ebtu, jo vet\u00ebm \u201c\u00ebndrr\u00ebn amerikane\u201d, por edhe \u201cend\u00ebrren njujorkeze\u201d n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunitet, sepse ky komunitet \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb dhe m\u00eb i bukur dhe m\u00eb interesant, pik\u00ebrisht, p\u00ebr arsye t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb juaj k\u00ebtu.&nbsp; Dhe vullneti juaj p\u00ebr t\u00eb punuar duke hapur tregti t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Nju Jork m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nep\u00ebrmjet pun\u00ebs tuaj, si\u00e7 p\u00ebrmendi edhe Marku, p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar t\u00eb luftojm\u00eb krimin, nd\u00ebr t\u00eb tjera. P\u00ebrpar\u00ebsia ime, num\u00ebr nj\u00eb, si guvernatorja juaj, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019ju garantojm\u00eb sh\u00ebndetin, sigurin\u00eb juve dhe familjeve tuaja&#8230;kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia ime num\u00ebr nj\u00eb&#8230;\u201d, ka th\u00ebn\u00eb guvernatorja e Nju Jorkut n\u00eb takimin me shqiptaro-amerikan\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn Gjergj Kastrioti -Skenderbe, n\u00eb lagj\u00ebn&nbsp; Bronks t\u00eb Nju Jorkut, t\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi.<\/p>\n\n\n\n<p>Dua t\u00eb p\u00ebrfitoj nga ky rast i vizit\u00ebs s\u00eb Guvernatores s\u00eb shtetit t\u00eb Nju Jorkut t\u00eb djel\u00ebn n\u00eb komunitetin shqitaro-amerikan n\u00eb Bronks, nj\u00eb vizit\u00eb kjo q\u00eb tregon rolin e shtuar politik dhe ekonomik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kam theksuar shpesh nevoj\u00ebn e angazhimit t\u00eb brezit t\u00eb ri t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve n\u00eb politik\u00ebn vendore dhe t\u00eb niveleve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore dhe federale. Un\u00eb jam munduar q\u00eb t\u00eb pasqyroj n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, sadopak l\u00ebvizjet pozitive n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb angazhimi i Z. Mark Gjonaj n\u00eb proceset politike t\u00eb Nju Jorkut. \u00c7do fillim \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sidomos angazhimi n\u00eb aren\u00ebn politike amerikane nuk \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb.&nbsp; Por mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat e k\u00ebtij komuniteti t\u00eb angazhohen m\u00eb seriozisht p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e&nbsp; procesit politik t\u00eb k\u00ebtij vendi.&nbsp; Mark Gjonaj, ka luajtur nj\u00eb rol model p\u00ebr k\u00ebt\u00eb brez t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve, se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb angazhimi i vet\u00ebm i nj\u00eb personi p\u00ebr komunitetin q\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e procesit politik, si p\u00ebrfaqsues politik i nj\u00eb komuniteti, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb komuniteti shqiptaro-amerikan \u2013 n\u00eb \u00e7fardo detyre qoft\u00eb. N\u00ebqoftse d\u00ebshironi t\u00eb kontriboni p\u00ebr komunitetin tuaj shqiptaro-amerikan ndiqni shembullin e Z. Mark Gjonaj, \u201csh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb shk\u00eblqyer publik\u201d, si\u00e7 e cil\u00ebsoi Z. Mark Gjonaj, Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, para nj\u00eb grupi shqiptaro-amerikan\u00ebsh n\u00eb rrug\u00ebn Gjergj Kastrioti-Skenderbe n\u00eb Bronks, t\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb takimin e saj me ta.&nbsp; Duhet vet\u00ebm t\u00eb shikoni p\u00ebrfitimet e shumta q\u00eb i kan\u00eb ardhur komunitetit shqiptaro-amerikan gjat\u00eb disa viteve t\u00eb fundit &#8212; fal\u00eb angazhimit serioz dhe pun\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Z. Mark Gjonaj &#8212; n\u00eb procesin politik t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb madh e demokratik p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse, v\u00ebrtet\u00eb, ia vlen. Un\u00eb them se po!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cT\u00eb takohemi te Gjergj Kastrioti-Skenderbeu n\u00eb Bronks t\u00eb Nju Jorkut\u201d \u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0Nga Frank Shkreli Gjat\u00eb viteve, komuniteti shqiptaro-amerikan \u00ebsht\u00eb takuar me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb niveleve t\u00eb larta vendore, shtet\u00ebrore dhe federale p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb hallet dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr komunitetin e k\u00ebtush\u00ebm por edhe p\u00ebr mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32795,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-32793","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32793","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32793"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32793\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32796,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32793\/revisions\/32796"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32795"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}