{"id":32697,"date":"2022-07-15T08:54:00","date_gmt":"2022-07-15T06:54:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32697"},"modified":"2022-07-15T11:08:22","modified_gmt":"2022-07-15T09:08:22","slug":"dom-simon-jubani-protagonisti-i-nje-epoke-te-re-ne-shqiperi-dhe-vizita-e-tij-ne-amerike-ne-maj-te-vitit-1991","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32697","title":{"rendered":"DOM SIMON JUBANI, PROTAGONISTI I NJ\u00cb EPOKE T\u00cb RE N\u00cb SHQIP\u00cbRI DHE VIZITA E TIJ N\u00cb AMERIK\u00cb N\u00cb MAJ T\u00cb VITIT 1991"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 12 Korrik 2011 ka nd\u00ebrruar jet\u00eb Dom Simon Jubani, prifti katolik i cili ka kaluar 26 vjet n\u00eb burgjet e Enver Hoxh\u00ebs. Ai u lirua nga burgu me 13 prill, 1989.&nbsp; Por, ishte 4 N\u00ebntori i vitit 1990, kur prifti katolik \u201crebel\u201d, celebroi p\u00ebr publikun mesh\u00ebn e par\u00eb, tashm\u00eb legjendare, n\u00eb Varrezat e Rrmajit t\u00eb Shkodr\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb as nuk mund t\u00eb merrej me mend n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pasi feja ishte ende e ndaluar me ligj nga regjimi absurd komunist i Enver Hoxh\u00ebs. Kjo mesh\u00eb e par\u00eb, krejt spontane, sipas burimeve t\u00eb asaj kohe, u pasua nga nj\u00eb mesh\u00eb e dyt\u00eb dhe m\u00eb e organizuar, me 11 N\u00ebntor, 1990, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz edhe t\u00eb feve t\u00eb tjera. &nbsp;K\u00ebshtu, Dom Simon Jubani u b\u00eb nism\u00ebtar i rihapjes s\u00eb kishave dhe xhamive n\u00eb Shqip\u00ebri, kur regjimi komunist ende nuk ishte shembur n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb varf\u00ebr shpirt\u00ebrisht dhe materialisht. &nbsp;Kleri e Kisha Katolike edhe nj\u00eb her\u00eb u b\u00ebn\u00eb shk\u00ebndij\u00eb q\u00eb ndezi dhe i dha hov dhe fuqi fitores s\u00eb liris\u00eb dhe fillimeve t\u00eb vendosjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Prandaj, &nbsp;kujtojm\u00eb sot, nj\u00ebrin prej atyre klerik\u00ebve katolik\u00eb q\u00eb luajt\u00ebn rolin e soll\u00ebn ndryshimin, Dom Simon Jubanin n\u00eb p\u00ebrvjetorin e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, &nbsp;nj\u00ebrit prej \u201cprotagonist\u00ebve t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb liris\u00eb e t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pas dimrit t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste\u201d, si\u00e7 e p\u00ebrcakton rolin e tij Radio Vatikani.<\/p>\n\n\n\n<p>Po kush ishte Dom Simon Jubani i cili pas 26 vjet burg, tundi themelet e regjimit komunist ateist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur feja ishte ende e ndaluar me ligj n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste?&nbsp;&nbsp; Dom Simon Jubani&nbsp;ka lindur n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 5 mars t\u00eb vitit 1927. N\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are filloi Shkoll\u00ebn Apostolike t\u00eb Jezuit\u00ebve. Pas mbylljes s\u00eb shkollave katolike nga regjimi komunist, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1946 ai u regjistrua n\u00eb Gjimnazin e Shtetit. M\u00eb von\u00eb u transferua n\u00eb Tiran\u00eb, ku kreu nj\u00eb kurs p\u00ebr radio-rontgen. Pasi punoi pak koh\u00eb n\u00eb spitalin ushtarak t\u00eb kryeqytetit u mobilizua n\u00eb ushtri. Pas tre viteve k\u00ebthehet n\u00eb Shkod\u00ebr, ku \u00ebsht\u00eb shuguruar meshtar nga Imzot Ernest \u00c7oba. N\u00eb vitin 1957 Dom Jubani emrohet famullitar n\u00eb Mirdit\u00eb, ku dhe p\u00ebrfundon i arrestuar nga regjimi komunist p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli.<\/p>\n\n\n\n<p>Dom Simon Jubani do mbahet mend si prifti i par\u00eb katolik q\u00eb celebroi mesh\u00ebn e par\u00eb, publikisht \u2013 ndon\u00ebse feja ishte ende e ndaluar me ligj n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 me 4 N\u00ebntor, 1990, n\u00eb Kapel\u00ebn e djegur t\u00eb Varrezave t\u00eb Rrmajit n\u00eb Shkod\u00ebr, ku mor\u00ebn &nbsp;pjes\u00eb qindra besimtar\u00eb. Ka nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb 12 korrik t\u00eb vitit 2011, n\u00eb Shkod\u00ebr ku edhe \u00ebsht\u00eb varrosur, pik\u00ebrisht, n\u00eb Varrezat e Rrmajit ku b\u00ebri historin\u00eb, i p\u00ebrcjellur n\u00eb at\u00eb jet\u00eb ngakrer\u00ebt e komuniteteve fetare, autoritetet vendore dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb civil\u00eb dhe shtet\u00ebror\u00eb si dhe nga besimtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 kam kujtuar edhe her\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr lexuesin, n\u00eb mars\/prill t\u00eb vitit 1991, si pjes\u00eb e delegacionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, pas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, nj\u00eb prej qyteteve q\u00eb kemi vizituar ka qen\u00eb edhe Shkodra, e njohur si kryeqendra e anti-komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Me t\u00eb arrijtur atje, vizituam Kapel\u00ebn e Varrezave t\u00eb Rrmajit ku po celebronte mesh\u00ebn p\u00ebr qindra t\u00eb pranish\u00ebm, me \u00e7\u2019rast edhe u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm, shkurtimisht, me Dom Simonin, pas mesh\u00ebs. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-shkodra-ne-syte-e-delegacionit-te-pare-te-departamentit-amerikan-te-shtetit-ne-shqiperi-mars-prill-1991\/\">Frank Shkreli: Shkodra n\u00eb syt\u00eb e delegacionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 mars\/prill, 1991 | Gazeta Telegraf<\/a> &#8212; Prandaj me k\u00ebt\u00eb shkrim modest deshta t\u00eb kujtoj Dom Simon Jubanin, jo vet\u00ebm p\u00ebr heroizmin e tij p\u00ebrball bish\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr komuniste dhe p\u00ebr kontributin e tij p\u00ebr lirin\u00eb fetare dhe demokracin\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrvjetorin e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim m\u00eb 12 Korrik, 2011 \u2013 por n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare &nbsp;po kujtoj edhe vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Maj t\u00eb vitit 1991, vet\u00ebm disa muaj pas mesh\u00ebs s\u00eb par\u00eb publike \u00e7\u2019prej vitit 1967.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Kampioni i qendres\u00ebs anti-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cStudio City\u201d t\u00eb Kalifornis\u00eb, Maj, 1991, Dom Simon Jubani \u00ebsht\u00eb shprehur: <strong>\u201cAmerika \u00ebsht\u00eb kampione e demokracis\u00eb, e paq\u00ebs dhe p\u00ebrparimit. Evropa i ka pasur t\u00eb gjitha luft\u00ebrat. Populli Amerikan \u00ebsht\u00eb popull paq\u00ebsor. E do paq\u00ebn\u2026\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebri prej protagonist\u00ebve anti-komunist\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb shqiptare nuk kishte pritur shum\u00eb koh\u00eb pas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane m\u00eb 15 Mars, 1991 q\u00eb t\u00eb vizitonte Amerik\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb shihte p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi se si vepron demokracia n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. N\u00eb Maj t\u00eb vitit 1991, Dom Jubani ka vizituar Amerik\u00ebn, si \u201cProtagonisti i nj\u00eb epoke t\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d! K\u00ebshtu qe paraqitur Dom Simon Jubani gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb Universitetin e San Franciscos, universiteti q\u00eb me at\u00eb rast i ka i akorduar atij edhe Doktorat\u00ebn e Nderit. Me at\u00eb rast, Dom Simon Jubani &#8212; i mbijetuari i burgjeve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs &#8212; vizitoi nj\u00eb num\u00ebr shtetesh dhe qytetesh amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb San Franciskon, Los Angelesin, New Jorkun, Detroitin dhe Washingtonin. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij k\u00ebtu, kudo q\u00eb shkoi, ai u prit me entuziaz\u00ebm dhe si hero. &nbsp;Nd\u00ebrkoh\u00eb, priftit katolik shqiptar q\u00eb kaloi 26 vite n\u00eb bugjet dhe kampete enveriste &#8212; i ishin rezervuar nderimet dhe pritjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, jo vet\u00ebm nga komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe nga vet amerikan\u00ebt, zyrtar\u00eb dhe jozyrtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr aktin e tij guximtar n\u00eb Shkod\u00ebr. Shtypi i koh\u00ebs, si ai amerikan ashtu edhe shtypi i komunitetit shqiptaro-amerikan, p\u00ebrfshir\u00eb Buletinin Katolik Shqiptar, mbuluan vizit\u00ebn e tij gjer\u00ebsisht.&nbsp; K\u00ebto sh\u00ebnime jan\u00eb nga burime t\u00eb ndryshme por edhe nga kujtimet e mia t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Dom Simon Jubanit n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb Maj, 1991.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb San Francisco, Dom Simon Jubanit iu akordua Doktorata e Nderit nga Universiteti i San Franciskos, i treti shqiptar, pas N\u00ebn Terez\u00ebs dhe At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nderuar me at\u00eb titull nga i nj\u00ebjti universitet, me motivacionin: <em>\u201cP\u00ebr q\u00ebndrimin tuaj t\u00eb guximsh\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fes\u00eb duke paguar nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb me 26 vjet burgim dhe kampe pune. P\u00ebr p\u00ebrpjekjet tuaja t\u00eb palodhshme dhe p\u00ebr thirrjet tuaja p\u00ebr nj\u00eb pajtim komb\u00ebtar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e re postkomuniste, ashtu q\u00eb falja dhe drejt\u00ebsia t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb shtypjet dhe urrejtjet totalitare komuniste. P\u00ebr bashk\u00ebpunimin tuaj ekumenik me v\u00ebllez\u00ebrit e krishter\u00eb dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin tuaj nd\u00ebrfetar me besimtar\u00ebt mysliman\u00eb dhe hebrenjt\u00eb. Dhe p\u00ebr pranin\u00eb tuaj profetike k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh shqiptar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vuajtur persekutimet fetare dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr besimin e tyre, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr paqen\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>I emocionuar nga ky nderim i lart\u00eb nga nj\u00eb universitet amerikan, Dom Simon Jubani nuk mundi t\u00eb p\u00ebrmbante entuziazmin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nderimin q\u00eb iu akordua atij nga nj\u00eb institute njohur amerikan, duke th\u00ebn\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera se, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky ishte nj\u00eb nderim q\u00eb i b\u00ebhej mbar\u00eb Kombit shqiptar p\u00ebr vuajtjet n\u00ebn komuniz\u00ebm: \u201cUn\u00eb nuk jam ipeshk\u00ebv, por nj\u00eb prift i thjesht katundi. Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb jetoj sipas besimit tim dhe t\u00eb inkurajoj\u00eb gjithashtu popullin tim q\u00eb t\u2019i rrij\u00eb besnik Per\u00ebndis\u00eb dhe besimeve t\u00eb veta fetare. &nbsp;P\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet, un\u00eb dhe v\u00ebllai im Lazri, gjithashtu prift, kemi kaluar gjithsejt 62 vjet n\u00eb burgjet dhe n\u00eb kampet e pun\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste. V\u00ebllai im Lazri ishte me fat, sepse vdiq atje si martir i Kish\u00ebs. Por, si\u00e7 duket, ishte caktuar prej Zotit q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem sot para jush, nj\u00eb d\u00ebshmitar i vuajtjeve dhe martirizimit t\u00eb katolik\u00ebve dhe besimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb e pranoj me k\u00ebnaq\u00ebsi k\u00ebt\u00eb nderim akademik t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm, jo p\u00ebr meritat e mia, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb klerit katolik shqiptar dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre besimtar\u00ebve t\u00eb feve t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu kan\u00eb vuajtur dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr fe, p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr liri. Sot, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ju po nderoni mbar\u00eb Kombin shqiptar\u201d, p\u00ebrfundoi Dom Jubani fjalimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke fal\u00ebnderuar Dom Simon Jubanin p\u00ebr pranin\u00eb e tij aty, Presidenti i Universitetit San Francisco, At Lo Schiavo u ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb pranish\u00ebmve se prifti katolik shqiptar ishte, \u201cNj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet, si d\u00ebshmitar heroik i fes\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr\u201d, shtoi ai, Dom Jubani, \u201c\u00cbsht\u00eb simbol i feve t\u00eb shqiptar\u00ebve, k\u00ebshtu q\u00eb besoj se, duke nderuar at\u00eb, ne nderojm\u00eb shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha feve, p\u00ebr heroizmin dhe p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb e tyre ndaj besimeve t\u00eb veta gjat\u00eb asaj periudhe aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta. Kam bindjen\u201d, ka vazhduar presidenti i Universitetit San Francisco se, \u201cCeremonia e sotme shpreh unitetin dhe solidaritetin ton\u00eb me popullin shqiptar. Ne shpresojm\u00eb se liria e tyre n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ajo fetare n\u00eb ve\u00e7anti, do t\u00eb rritet e do t\u00eb konsolidohet dhe se besimi n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb do t\u00eb p\u00ebrhapet jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb vendin ton\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse e kishte konsideruar Amerik\u00ebn si kampione t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb lirs\u00eb n\u00eb bot\u00eb, Dom Simon Jubani ka shpreheur edhe kritikat e tija ndaj Amerik\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se e shihte k\u00ebt\u00eb vend si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ai, edhe si nj\u00eb \u201cvend i paradokseve\u201d. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij Washington, Dom Simon Jubani zhvilloi nj\u00eb num\u00ebr takimesh me disa udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Kongresit dhe pati takime edhe n\u00eb Departamentin e Shtetit. N\u00eb takimet e tija me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb, ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndihma urgjente ekonomike dhe humanitare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 1991. Nd\u00ebrkaq, Kongresi Amerikan sh\u00ebnoi vizit\u00ebn e tij n\u00eb Amerik\u00eb me nj\u00eb kryeartikull n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare t\u00eb Kongresit (Congressional Record), me titull: \u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje dhe nderim p\u00ebr Dom Simon Jubanin, nj\u00eb mbijetues i guximsh\u00ebm i kampeve t\u00eb vdekjes n\u00eb Shqip\u00ebri! \u201cSALUTE TO FATHER JUBANI, A BRAVE SURVIVOR OF ALBANIAN DEATH CAMPS\u201d. Miku i Shqiptar\u00ebve, deputeti nga shteti Michigan, i ndjeri William Broomfield, njoftonte koleg\u00ebt e tij p\u00ebr vuajtjet e Dom Simonit: \u201cP\u00ebr 26 vjet, Dom Simon Jubani mbahej n\u00eb burgjet e Shqip\u00ebris\u00eb, sepse refuzonte t\u00eb mohonte fen\u00eb e vet. I izoluar n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me viktima t\u00eb tjera t\u00eb atij regjimi shtyp\u00ebs, ai u rrah dhe u mundua n\u00ebn kushte t\u00eb r\u00ebnda dhe shum\u00eb t\u00eb tmerrshme. V\u00ebllai i tij, gjithashtu nj\u00eb klerik katolik, u helmua nga rojet e burgut. Dom Jubani mbijetoi dhe u lirua nga burgu n\u00eb vitin 1989. Sot e mbar\u00eb Shqip\u00ebria po \u00e7lirohet nga komunizmi\u2026Ashtu si\u00e7 mori fund tmerri i gjat\u00eb i Dom Simon Jubanit, le t\u00eb shpresojm\u00eb se edhe terri i nat\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb dhe pik\u00ebllues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb marr\u00eb fund me fitoren e liris\u00eb mbi forcat e territ\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Dom Simon Jubanit dhe t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara &#8212; n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane &#8212; kujtojm\u00eb guximin e Dom Jubanit, mij\u00ebra e mij\u00ebra bashk\u00ebvuajt\u00ebs t\u00eb tij dhe t\u00eb gjitha viktimat e komunizmit sllavo-aziatik n\u00eb Shqip\u00ebri, pa dallim feje ose krahine mbar\u00eb shqiptare. &nbsp;Gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb, Dom Jubani u prit me entuziaz\u00ebm dhe me dashuri nga t\u00eb gjith\u00eb, e pa dallim, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb vuajt\u00ebn dhe dhan\u00eb jet\u00ebn, vet\u00ebm e vet\u00ebm, sepse donin t\u00eb g\u00ebzonin lirin\u00eb e fes\u00eb dhe lirit\u00eb e tjera themelore t\u00eb njeriut. &nbsp;I p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi i Dom Simon Jubanit dhe i t\u00eb gjitha viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 t\u00eb cilat edhe sot &#8212; 30-e sa vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit &#8212; vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi dhe t\u00eb V\u00cbRTET\u00cbN sakt\u00eb p\u00ebr fatin e tyre t\u00eb mjer\u00eb, 6,000 e m\u00eb shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve nuk u dihen as varret, ku familjet e tyre t\u00eb mund t\u00eb vendosnin nj\u00eb buqet\u00eb me lule n\u00eb kujtim t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb vet t\u00eb humbur dhe t\u00eb harruar nga shteti dhe qeverit\u00eb \u201cdemokratike\u201d shqiptare \u201cpost-komuniste\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, jam i sigurt se n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, Dom Simon Jubani do t\u00eb shpjegonte komentin e tij p\u00ebr \u201cparadokset\u201d e Amerik\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb pyetjen se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb, <strong>\u201cAmerika kampione e demokracis\u00eb, liris\u00eb, e paq\u00ebs dhe p\u00ebrparimit\u201d, <\/strong>si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ai gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb San Francisco n\u00eb Maj t\u00eb vitit 1991\u2014sot 30 vjet m\u00eb von\u00eb ende Shtetet e Bashkuara nuk i k\u00ebrkojn\u00eb, publikisht, qeveris\u00eb dhe shtetit shqiptar q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohen, zyrtarisht, krimet e komunizmit t\u00eb regjimit barbar t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe q\u00eb Shqip\u00ebria, sot an\u00ebtare e NATO-s, t\u00eb distancohet, zrytarisht, nga e kaluara komuniste duke u p\u00ebrballur me ato krime anti-njer\u00ebzore, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00ebt t\u00eb gjitha shtetet ish-komuniste n\u00eb Evrop\u00eb. Dhe q\u00eb kjo k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb jet\u00eb edhe kusht Bashkimit Evropian (BE) p\u00ebr antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.&nbsp; Ky \u00ebsht\u00eb \u201cparadoksi\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin, mendoj un\u00eb, fliste Dom Simon Jubani gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar, n\u00eb Maj t\u00eb vitit 1991. Prandaj, n\u00ebqoftse Shtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria, vertet\u00eb, kan\u00eb dicka t\u00eb p\u00ebrbashket n\u00eb ket\u00eb 100-vjetor, si\u00e7 pretendohet nga disa se ndajm\u00eb vlera te perbashk\u00ebta &nbsp;&#8212; krah per krah &#8212; at\u00ebher\u00eb t\u2019i tregojm\u00eb shqiptar\u00ebve dhe amerikan\u00ebve se nder vlerat q\u00eb dy vendet e dy popujt ndajn\u00eb&nbsp;me nj\u00ebri tjetrin, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim, p\u00ebrfshir\u00eb viktimat e komunizmit dhe pasardh\u00ebsit e tyre \u2013 t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur &#8212; duke d\u00ebnuar krimet e komunizmit dhe duke u distancuar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga ajo e kaluar barbare. Un\u00eb si shqiptaro-amerikan, nuk kam asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe nuk ndaj\u00eb vlera me nj\u00eb qeveri ose persona \u2013 qofshin ata edhe p\u00ebrfaqsues diplomatik\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs apo t\u00eb Bashkimit Evropian &#8212; q\u00eb heshtin n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli M\u00eb 12 Korrik 2011 ka nd\u00ebrruar jet\u00eb Dom Simon Jubani, prifti katolik i cili ka kaluar 26 vjet n\u00eb burgjet e Enver Hoxh\u00ebs. Ai u lirua nga burgu me 13 prill, 1989.&nbsp; Por, ishte 4 N\u00ebntori i vitit 1990, kur prifti katolik \u201crebel\u201d, celebroi p\u00ebr publikun mesh\u00ebn e par\u00eb, tashm\u00eb legjendare, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,15],"tags":[],"class_list":["post-32697","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32697"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32697\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32699,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32697\/revisions\/32699"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}