{"id":32668,"date":"2022-07-13T09:16:00","date_gmt":"2022-07-13T07:16:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32668"},"modified":"2022-07-13T10:24:16","modified_gmt":"2022-07-13T08:24:16","slug":"morali-i-protestes-dhe-thirrja-e-papes-mos-injoroni-hallet-e-njerezve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32668","title":{"rendered":"MORALI I PROTEST\u00cbS DHE THIRRJA E PAP\u00cbS: MOS INJORONI HALLET E NJER\u00cbZVE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb lutjeve t\u00eb Diel\u00ebn n\u00eb Vatikan, Papa Fran\u00e7esku shprehu dhimbjen e thell\u00eb p\u00ebr popullin e Sri Lank\u00ebs, i cili p\u00ebr disa muaj tani \u2013 si pasoj\u00eb e korrupsionit dhe nj\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrie politike dhe ekonomike &#8212; po p\u00ebrjeton nj\u00eb gjendje krizash t\u00eb thella politike dhe ekonomike, t\u00eb cilat kulminuan dit\u00ebt e fundit, n\u00eb marrjen n\u00ebn kontroll t\u00eb rezidenc\u00ebs presidenciale nga protestuesit dhe n\u00eb premtime p\u00ebr dor\u00ebheqjen e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb.\u00a0 Papa u b\u00ebri thirrje autoriteteve t\u00eb vendit q\u00eb t\u00eb marrin parasysh nevojat ekonomike dhe politike t\u00eb popullit dhe t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e t\u00eb varf\u00ebrve dhe nevojtar\u00ebve.\u00a0 \u201cS\u00eb bashku me ipeshkvijt\u00eb e vendit, p\u00ebrs\u00ebris thirrjen time p\u00ebr paqe dhe u lutem atyre q\u00eb kan\u00eb autoritet, t\u00eb mos injorojn\u00eb hallet e t\u00eb varf\u00ebrve dhe nevojat e njer\u00ebzve\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Papa Fran\u00e7esku t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Protestuesit n\u00eb Sri Lanka ngarkojn\u00eb me faj udh\u00ebheqsit politik\u00eb aktual\u00eb t\u00eb vendit, si p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb p\u00ebr korrupsionin dhe keq-menaxhimin e burimeve t\u00eb vendit, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00e7uan n\u00eb shkat\u00ebrrimin ekonomis\u00eb s\u00eb vendit.&nbsp; Protestat n\u00eb Sri Lanka kan\u00eb ndodhur edhe m\u00eb par\u00eb, por gjendja e mjeruar ekonomike e koh\u00ebve t\u00eb fundit, e shkaktuar nga kushtet e v\u00ebshtira ekonomike si dhe nga keq-menaxhimi dhe korrupsioni n\u00eb radh\u00ebt e autoriteteve politike t\u00eb Sri Lank\u00ebs \u2013 \u00e7uan m\u00eb n\u00eb fund, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb marrjen n\u00ebn kontroll t\u00eb Pallatit presidencial dhe t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb kryeministrit t\u00eb vendit \u2013 nga turma t\u00eb zem\u00ebruara protestuesish.&nbsp; Rritja e \u00e7mimeve p\u00ebr artikujt e konsumit dhe gjendja e p\u00ebrgjith\u00ebshme e mjerueshme ekonomike dhe politike, por edhe kriza ekonomike bot\u00ebrore, nxit\u00ebn protestat e nj\u00eb popullate t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe t\u00eb pa shpres\u00eb, n\u00eb Sri Lanka.&nbsp; Disa analist\u00eb po krahasojn\u00eb gjendjen e krijuar n\u00eb Sri Lanka me situat\u00ebn dhe protest\u00ebn e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke then\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb n\u00eb Sri Lanka nuk \u00ebsht\u00eb aq e ndryshme nga gjendja n\u00eb Shqip\u00ebri, ku jav\u00ebn q\u00eb kaloi edhe atje u zhvillua nj\u00eb prej protestave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend kund\u00ebr&nbsp; gjendjes s\u00eb mjerueshme ekonomike dhe kund\u00ebr qeverisjes autoritare dhe arrogante t\u00eb kryeministrit t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Media nd\u00ebrkomb\u00ebtare raporton nga Sri Lanka se qeveria e atij vendi \u00ebsht\u00eb kontrolluar nga familja e njohur Rajapaksa, e cila ka dominuar jet\u00ebn politike n\u00eb at\u00eb vend p\u00ebr pothuaj nj\u00eb \u00e7erek shekulli.&nbsp; N\u00eb Sri Lanka mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb familje e njohur q\u00eb ka ushtruar influenc\u00ebn kryesore politike dhe ekonomike n\u00eb at\u00eb vend p\u00ebr dekada, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb Partia, familja m\u00eb e gjer\u00eb ideologjike, ajo q\u00eb, si pasardh\u00ebse e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs (Komuniste), kontrollon pothuaj \u00e7do gj\u00eb n\u00eb vend. N\u00eb Sri Lanka protestat detyruan Presidentin dhe Kryeministrin e vendit t\u00eb jepnin dor\u00ebheqjen dhe t\u00eb premtojn\u00eb se s\u00eb shpejti do formohet nj\u00eb qeveri e re e p\u00ebrkoh\u00ebshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe autoritetet qeveritare shqiptare duhet t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e protetsuesve dhe t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi sot \u2013 ashtu si\u00e7 ben\u00eb autoritetet e Sri Lank\u00ebs, duke dhen\u00eb dor\u00ebheqjen \u2013 si k\u00ebrkesa kryesore e protestuesve.&nbsp; N\u00eb protest\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb mbahet mend n\u00eb Shqip\u00ebri, protestuesit shqiptar\u00eb dol\u00ebn n\u00eb shesh dhe n\u00eb bulevard p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre \u2013 p\u00ebrball nj\u00eb situate t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike, drog\u00ebs dhe korrupsionit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb, sipas disa enteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka prekur t\u00eb gjitha nivelet e qeveris\u00eb dhe mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.&nbsp; Shqet\u00ebsuese p\u00ebr protestuesit \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb barabart\u00eb (t\u00eb gjith\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit), largimi n\u00eb mas\u00eb i shqiptar\u00ebve nga vendlindja si rezultat i gjendjes s\u00eb rend\u00eb socio-ekonomike t\u00eb krijuar.&nbsp; Sulmet e kryeministrit Rama ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb kufizimet e t\u00eb drejtave t\u00eb gazetar\u00ebve dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kan\u00eb shqet\u00ebsuar shum\u00eb opinionin vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar&#8211; nd\u00ebr nj\u00eb mij\u00eb halle t\u00eb tjera me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt \u00e7do dit\u00eb, si p\u00ebrfundim i keq-qeverisjes dhe korrupsionit masiv n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb e natyrshme dhe e moralshme q\u00eb kur populli nuk gjen\u00eb zgjidhje t\u00eb problemeve t\u00eb veta n\u00eb zyrat dhe institucionet e qeveris\u00eb dhe t\u00eb shtetit, at\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit do k\u00ebrkojn\u00eb dhe do t\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre n\u00eb sheshet dhe rrug\u00ebt e vendit.&nbsp; K\u00ebshtu ndodhi n\u00eb Sri Lank\u00eb, k\u00ebshtu ndodhi edhe n\u00eb Tiran\u00eb jav\u00ebn q\u00eb kaloi.<\/p>\n\n\n\n<p>Shembuj t\u00eb till\u00eb protestash \u2013 shpesh paq\u00ebsore e her\u00eb t\u00eb tjera jo aq paq\u00ebsore &#8212; q\u00eb bejn\u00eb ndryshimin, ka pasur plot historia dhe ka gjithnj\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Frank Shkreli: Fuqia e t\u00eb Pafuqishm\u00ebve | Gazeta Telegraf<\/p>\n\n\n\n<p>Morali i Protestave dhe mos bindjes civile, sipas Martin Luther King &#8212; P\u00ebr ne n\u00eb Amerik\u00eb, \u00ebsht\u00eb e njohur l\u00ebvizja e Martin Luther King-ut, priftit protestant i sektit Baptist, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe ish-aktivist i t\u00eb drejtave civile, i njohur n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe udh\u00ebheq\u00ebsi m\u00eb i njohur i l\u00ebvizjes p\u00ebr promovimin e t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut, n\u00ebp\u00ebrmjet protest\u00ebs paq\u00ebsore dhe mosbindjes civile.&nbsp; Ai i bazonte taktikat e tij t\u00eb rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore n\u00eb besimin e tij t\u00eb krishter\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjente frym\u00ebzim edhe nga aktivizmi paq\u00ebsor i Mahatma Gandhi-t.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo periudh\u00eb cil\u00ebsohet nga historian\u00ebt si nj\u00eb periudh\u00eb shprese biblike e Martin Luther Kingut, shpres\u00eb q\u00eb pothuaj askush nuk mund t\u2019a parashikonte ndoshta as vet\u00eb Martin Luther Kingu \u2013 se nj\u00eb dit\u00eb shpresat e tija do b\u00ebheshin realitet. I gjith\u00eb aktivizmi i Doktor Martin Luther Kingut n\u00eb mbrojtje t\u00eb demokracis\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, vazhdon edhe sot t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb thirrje tep\u00ebr aktuale k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.&nbsp; Fjal\u00ebt e tija mbajn\u00eb gjall\u00eb shpres\u00ebn, se m\u00eb n\u00eb fund e mira do ta mund\u00eb t\u00eb keqen.<\/p>\n\n\n\n<p>Deklararat e Martin Luther Kingut \u2013 si nj\u00eb trash\u00ebgimi e tij, megjith\u00ebse jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb periudhe para m\u00eb shum\u00eb se 50-vitesh &#8212; ting\u00ebllojn\u00eb edhe sot gjithnj\u00eb aktuale, profetike, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, biblike, jo vet\u00ebm p\u00ebr aktualitetin politik dhe shoq\u00ebror n\u00eb Amerik\u00eb sot, por jan\u00eb reflektuese dhe shembull edhe p\u00ebr situata dhe protesta paq\u00ebsore t\u00eb popujve kudo n\u00eb bot\u00eb. Ai fliste p\u00ebr vlera dhe moral njer\u00ebzor, p\u00ebr t\u00eb drejta universale p\u00ebr \u00e7do individ dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt kudo, pa marr\u00eb parasysh rac\u00ebn, fen\u00eb ose origjin\u00ebn etnike ose bindjet politike. Por koha, as demokracia nuk presin pafund, p\u00ebr zgjidhjen e problemeve t\u00eb cil\u00ebs do shoq\u00ebrie qoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb shprehur Dr. Martin Luther Kingu n\u00eb fjalimin e famsh\u00ebm q\u00eb ka mbajtur n\u00eb Katedralen Komb\u00ebtare t\u00eb Uashingtonit, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1968.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ka folur me at\u00eb rast p\u00ebr argumentet e disa personave t\u00eb asaj kohe, t\u00eb cil\u00ebt ankoheshin se problemet nuk mund t\u00eb zgjidheshin menj\u00ebher\u00eb, se duhej koh\u00eb, se koha n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb sh\u00ebronte t\u00eb gjitha plag\u00ebt, sipas tyre. \u201cKoha\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Martin Luther Kingu, \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb mit, e ky mit \u00ebsht\u00eb se koha \u00ebsht\u00eb neutrale, se ajo mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime konstruktive, por edhe p\u00ebr q\u00ebllime shkat\u00ebrruese.\u201d Justifikimin, se koha do i sh\u00ebroj\u00eb t\u00eb gjitha problemet &#8212; forcat e err\u00ebta, sipas tij e kan\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb efektivisht se forcat e vullnetit t\u00eb mir\u00eb. Koha do ta tregoj\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb Martin Luther King se, \u201cDo t\u00eb duhet q\u00eb ky brez, eventualisht, t\u00eb pendohet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebmat e forcave t\u00eb err\u00ebta \u2013 dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr fjal\u00ebt dhe veprat e dhun\u00ebs s\u00eb tyre \u2013 por edhe p\u00ebr heshtjen e tmerrshme dhe p\u00ebr q\u00ebndrimet indiferente t\u00eb njer\u00ebzve vullnet mir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt rrin\u00eb duarkryq\u201d, p\u00ebrball\u00eb problemeve me t\u00eb cilat ballafaqohet shoq\u00ebria. \u201c\u00c7\u2019m\u00eb duhet mua\u201d!&nbsp; Por, \u201cPa nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe pa p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr zgjidhjen e problemeve nga njer\u00ebzit e vullnetit t\u00eb mir\u00eb, koha n\u00eb vetvete, b\u00ebhet aleate e ngusht\u00eb e forcave t\u00eb err\u00ebta e primitive t\u00eb stagnimit shoq\u00ebror, politik dhe ekonomik, \u00ebsht\u00eb shprehur Martin Luther Kingu. Duke shtuar se koha p\u00ebr t\u00eb vepruar \u00ebsht\u00eb tani. \u201cDuhet t\u00eb jemi bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb koh\u00ebs duke qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se koha \u00ebsht\u00eb, gjithmon\u00eb, e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se njeriu nuk ka pun\u00eb as t\u00eb ardhura, ai nuk ka as jet\u00eb, as liri, as perspektiv\u00eb dhe as mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lumtur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.&nbsp; Duke njoftuar protesta paq\u00ebsore kund\u00ebr diskriminimit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb Amerik\u00eb, ai kishte deklaruar se, \u201cKemi ardhur n\u00eb Uashington\u201d \u2014 \u00ebsht\u00eb shprehur Martin Luther Kingu, n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Katedralen Komb\u00ebtare t\u00eb kryeqytetit amerikan, n\u00eb vitin 1968, \u201cP\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb nj\u00eb veprim dramatik paq\u00ebsor, p\u00ebr t\u2019u kujtuar t\u00eb gjith\u00ebve hendekun e madh q\u00eb ekziston midis premtimeve t\u00eb b\u00ebra dhe mosrealizimit t\u00eb premtimeve t\u00eb dh\u00ebna. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb padukshmen, t\u00eb dukshme\u201d, ka theksuar ai, duke paralajm\u00ebruar se, \u201cAsgj\u00eb nuk do t\u00eb arrihet drejt zgjidhjes s\u00eb problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet shoq\u00ebria, n\u00eb qoft\u00eb se njer\u00ebzit vullnet mir\u00eb, rrin\u00eb duarkryq, duke shpresuar se koha, eventualisht, do t\u2019i zgjidh\u00eb problemet.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Deklaratat dhe fjalimet e tij, megjith\u00ebse i p\u00ebrkasin nj\u00eb periudhe tjet\u00ebr historike, ting\u00ebllojn\u00eb edhe sot gjithnj\u00eb aktuale, profetike, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, biblike, jo vet\u00ebm p\u00ebr aktualitetin politik dhe shoq\u00ebror n\u00eb Amerik\u00eb sot, por jan\u00eb reflektuese edhe p\u00ebr situata protestuese t\u00eb popujve kudo n\u00eb bot\u00eb. Martin Luther Kingu fliste p\u00ebr vlera dhe moral, p\u00ebr t\u00eb drejta universale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr \u00e7do individ dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt kudo, pa marr\u00eb parasysh rac\u00ebn, fen\u00eb ose origjin\u00ebn etnike. Amerika sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, fal\u00eb angazhimit t\u00eb Dr. Martin Luther Kingut dhe protestave t\u00eb tija p\u00ebr promovimin e t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut, n\u00ebp\u00ebrmjet protest\u00ebs paq\u00ebsore dhe mosbindjes civile, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.&nbsp; \u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale q\u00eb njeriu t\u00eb mos u bindet ligjeve t\u00eb padrejta\u201d, ka then\u00eb Martin Luther King, duke shtuar se \u201cPadrejt\u00ebsia kudo qoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb gjithkund tjet\u00ebr.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00eb Amerik\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me probleme politike e shoq\u00ebrore. Por jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se, ajo q\u00eb e dallon Amerik\u00ebn &#8212; nga shumica e vendeve t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb nj\u00eb fjalim edhe ish-Presidenti i par\u00eb afrikano-amerikan, Z. Barak Obama &#8212; \u201c\u00cbsht\u00eb angazhimi dhe mb\u00ebshtetja q\u00eb ky vend u akordon vlerave universal e q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb korrektojm\u00eb t\u00eb metat dhe mang\u00ebsit\u00eb tona dhe padrejt\u00ebsit\u00eb duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar progresivisht si shoq\u00ebri dhe si rrjedhim, duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Liria e fjal\u00ebs dhe e drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb femrat dhe pakicat t\u00eb demonstrojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb drejtave t\u00eb plota dhe t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur atyre iu ishin mohuar k\u00ebto t\u00eb drejta.\u201d&nbsp; Presidenti&nbsp; Obama ka theksuar me at\u00eb rast se protestat paq\u00ebsore p\u00ebr, \u201cZbatimin e ligjit dhe administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb rr\u00ebzuar monopolet dhe forcat politike t\u00eb korruptuara dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fund abuzimit t\u00eb pushtetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb media e lir\u00eb zbulon korrupsionin n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe entet qeveritare.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, larg duart nga liria e fjal\u00ebs dhe media e lir\u00eb \u2013 si nj\u00ebr\u00ebs prej vlerave m\u00eb t\u00eb shenjta p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe si e till\u00eb e paprekshme nga autoritetet e korruptuara, kudo qofshin ato!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Gjat\u00eb lutjeve t\u00eb Diel\u00ebn n\u00eb Vatikan, Papa Fran\u00e7esku shprehu dhimbjen e thell\u00eb p\u00ebr popullin e Sri Lank\u00ebs, i cili p\u00ebr disa muaj tani \u2013 si pasoj\u00eb e korrupsionit dhe nj\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrie politike dhe ekonomike &#8212; po p\u00ebrjeton nj\u00eb gjendje krizash t\u00eb thella politike dhe ekonomike, t\u00eb cilat kulminuan dit\u00ebt e fundit, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-32668","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32668"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32668\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32670,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32668\/revisions\/32670"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}