{"id":32556,"date":"2022-06-30T15:29:00","date_gmt":"2022-06-30T13:29:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32556"},"modified":"2022-06-30T16:32:55","modified_gmt":"2022-06-30T14:32:55","slug":"me-rastin-e-15-vjetorit-te-vizites-se-presidentit-george-bush-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32556","title":{"rendered":"ME RASTIN E 15-VJETORIT T\u00cb VIZIT\u00cbS S\u00cb PRESIDENTIT GEORGE BUSH N\u00cb TIRAN\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb 100-VJETORIT T\u00cb VENDOSJES S\u00cb MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE*<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ju K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb me rastin e k\u00ebtyre dy p\u00ebrvjetor\u00ebve me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara: 15-vjetorin e vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb Presidenti amerikan &#8212; n\u00eb detyr\u00eb \u2013 q\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013 Presidentit republikan, George W Bush n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2007 dhe 100-vjetorin e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1922. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Fal\u00ebnderoj thell\u00ebsisht, mikun tim Besnik Mustafajn p\u00ebr ftes\u00ebn, duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb me ju sot, nd\u00ebrsa kujtojm\u00eb k\u00ebto dy p\u00ebrvjetor\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, p\u00ebr dy popujt tan\u00eb. Megjith\u00ebse nuk mund t\u00eb isha n\u00eb person me ju \u2013 p\u00ebr arsyet q\u00eb i shpjegova Z. Mustafaj &#8212; e ndjej\u00eb veten se edhe nep\u00ebrmjet videos, jam me ju n\u00eb nj\u00eb bashkbisedim v\u00ebllaz\u00ebror, pasi me shum\u00eb prej jush kam pas nderin t\u00eb njihem e takohem gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb kaluara, qoft\u00eb n\u00eb Washington, qoft\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb apo Prishtin\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb k\u00ebnaq fakti q\u00eb K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb si an\u00ebtar\u00eb edhe ish-diplomat\u00ebt nga Kosova. &nbsp;&nbsp;Mjaft dometh\u00ebnse! &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket sh\u00ebnimit t\u00eb dy p\u00ebrvjetor\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane \u2013 15-vjetorit t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Presidentit Bush n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 100-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane \u2013 dua t\u00eb theksoj, t\u00eb pak\u00ebn sa na p\u00ebrket ne nga kjo an\u00eb e oqeanit &#8212; Shtetet e Bashkuara, historikisht, k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie jan\u00eb promovuar dhe jan\u00eb mb\u00ebshtetur, pa dallim, nga i mbar\u00eb spektri politik amerikan \u2013 demokrat\u00eb e republikan\u00eb &#8212; duke filluar nga Presidenti Woodrow Wilson e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, politika amerikane n\u00eb ter\u00ebsi, ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk \u00ebsht\u00eb bazuar kurr\u00eb, duke mb\u00ebshtetur nj\u00eb parti politike ose nj\u00eb individ matan\u00eb oqeanit, por, mb\u00ebshtetja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb zhvillimin e proceseve demokratike per\u00ebndimore. &nbsp;Mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat amerikane t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, t\u00eb normave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vetvendosjes s\u00eb popujve dhe n\u00eb mb\u00ebshteteje t\u00eb sigurimit t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejta universale t\u00eb njeriut \u2013 mohuar shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb aq t\u00eb gjat\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb veprohet ose t\u00eb pretendohet ndryshe nga individ\u00eb, parti politike shqiptare ose mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb huaj t\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi morale, politike, diplomatike dhe komb\u00ebtare q\u00eb nuk i sh\u00ebrben interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta shqiptaro-amerikane, jo se jo. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit jubilar t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare, un\u00eb nuk njoh asnj\u00eb shqiptar q\u00eb mund ta quaj anti-amerikan. Por, njoh mjaft asish q\u00eb vet-quhen \u201cpro-amerikan\u00eb\u201d, por q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb bejn\u00eb asgj\u00eb me vlerat amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb, nd\u00ebrsa festojm\u00eb sot, me plot t\u00eb drejt\u00eb, k\u00ebto dy p\u00ebrvjetore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si dhe arritjet e sh\u00ebnuara deri m\u00eb sot, n\u00eb forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre lidhjeve, drejt\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsie t\u00eb p\u00ebrher\u00ebshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs &#8212; si\u00e7 preferonte t\u00eb shprehej i ndjeri President Ibrahim Rugova, kur fliste p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve me Amerik\u00ebn.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Jo, se Amerika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i p\u00ebrsosur, sepse edhe ajo i ka hallet e veta, por p\u00ebr ne shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 100-vjet tani, si nj\u00eb \u201cmik i mir\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u201d, dhe mik i pa hile.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb historike, \u201cp\u00ebr jet\u00eb a vdekje\u201d, p\u00ebr ruajtjen e sovranitetit politik dhe territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, Presidenti Amerik\u00ebs, Woodrow Wilson, sipas Fan Nolit, i premtoi atij se, \u201cNj\u00eb z\u00eb do t\u00eb kem n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs dhe at\u00eb z\u00eb do e p\u00ebrdor n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhej t\u00eb kalonte nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli t\u00eb nj\u00eb historie fat\u00ebzez\u00eb &#8212; p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano-shqiptare t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr komuniste sllavo-aziatike \u2013 pa marr\u00ebdh\u00ebnie normale diplomatike midis dy vendeve tona.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, m\u00eb n\u00eb fund, u shemb Muri i Berlinit dhe lindi shpresa e rivendosjes s\u00eb lidhjeve midis dy popujve tan\u00eb. &nbsp;Edhe po t\u00eb donte Amerika t\u00eb \u201charronte\u201d Shqip\u00ebrin\u00eb, ishte komuniteti shqiptaro-amerikan ai i cili gjat\u00eb dekadave nuk e lejoi Amerik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb harronte Shqip\u00ebrin\u00eb, as Kosov\u00ebn, as shqiptar\u00ebt kudo. &nbsp;K\u00ebto \u201cMarr\u00ebdh\u00ebnie nuk ishin harruar kurr\u00eb nga mij\u00ebra amerikan\u00eb me origjin\u00eb shqiptare\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit, Raymond Seitz n\u00eb ceremonin\u00eb e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Memorandumit p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1991.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Kam nderin dhe privilegjin t\u00eb them, se nj\u00eb prej k\u00ebtyre shqiptaro-amerikan\u00ebve isha edhe un\u00eb, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, shkela n\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi, me delegacionin e par\u00eb diplomatik t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara me 20 mars, 1991, vet\u00ebm 5 dit\u00eb pas n\u00ebnshkrimit, n\u00eb Departamentin e Shtetit n\u00eb Washington, t\u00eb Memorandumit p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis dy popujve tan\u00eb, pas pothuaj nj\u00eb gjy\u00ebsm shekulli komuniz\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk mund t\u00eb anashkalojm\u00eb assesi vizit\u00ebn historike t\u00eb Presidentit George W Bush n\u00eb Tiran\u00eb, 15-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb. Edhe kjo vizit\u00eb ishte n\u00eb vazhd\u00ebn e shprehjeve t\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga Amerika, ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfshir Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 kishte premtuar presidenti demokrat i Amerik\u00ebs, Woodrow Wilsoni 100-vjet m\u00eb par\u00eb se z\u00ebrin e tij do e p\u00ebrdorte n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga armiqt\u00eb e saj, edhe Presidenti republikan i Amerik\u00ebs, George Bush pothuaj nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrball pothuaj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve armiq t\u00eb Kombit shqiptar \u2013 deklaroi nga Tirana, gjat\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi me ish-Kryeministrin e vendit, Z. Sali Berisha se: \u201cMjaft \u00ebsht\u00eb mjaft \u2013 Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur\u201d, duke shtuar se nuk mund t\u00eb ket\u00eb bisedime t\u00eb pafund rreth pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, do e citonte Presidentin Bush, gazeta e njohur Nju Jork Tajms.&nbsp; Media amerikane e koh\u00ebs, e cila i pat b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jehon\u00eb t\u00eb madhe vizit\u00ebs s\u00eb Presidentit Bush n\u00eb Shqip\u00ebri 15-vjet m\u00eb par\u00eb, interpretonte deklarat\u00ebn e Presidentit amerikan si nj\u00eb deklarat\u00eb drejtuar Rusis\u00eb dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb kund\u00ebrshtonin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb asaj vizite u vendos\u00ebn gjithashtu edhe themelet e antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebrsi\u00eb n\u00eb NATO.&nbsp; Shqip\u00ebria mori ftes\u00ebn p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Aleanc\u00ebn e Atlantikut Verior, n\u00eb takimin e nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Bukuresht m\u00eb 2008 dhe m\u00eb 1 prill, 2009, Shqip\u00ebria u b\u00eb an\u00ebtare e plot\u00eb e NATO-s. Nuk besoj t\u00eb ishte nj\u00eb zhvillim i rastit \u2013 q\u00eb pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb njohur nga SHBA dhe shtete t\u00eb tjera perendimore n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria u b\u00eb e an\u00ebtare e NATO-s, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mrekullueshme p\u00ebr vendin ton\u00eb. Ka ardhur t\u00eb na vizitoj\u00eb miku m\u00eb i madh e m\u00eb i nderuar q\u00eb kemi n\u00eb bot\u00eb \u2013 i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, udh\u00ebheqsi i bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb\u201d, citohej nga FOX-news e Amerik\u00ebs, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Z. Sali Berisha.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto dy p\u00ebrvjetore me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane, ne shqiptar\u00ebt, pa dallim dhe kudo qofshim, me t\u00eb drejt\u00eb shprehim miq\u00ebsin\u00eb dhe admirimin ton\u00eb ndaj Amerik\u00ebs, duke filluar nga Presidenti Wilson, ish-presidenti Bill Clinton, i cili nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs nga regjimi terroristo-komunist serb i Milloshevi\u00e7it, e deri tek Presidenti George Bush i vjet\u00ebr, i cili me \u201cparalajm\u00ebrimin e Krishtlindjeve\u201d t\u00eb dhjetorit, 1992, njoftoi Milloshevi\u00e7in se agresioni serb n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb sillte nd\u00ebrhyrjen ushtarake t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. &nbsp;Dhe Presidenti George W. &nbsp;Bush i ri, i cili nga Tirana b\u00ebri thirrje p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs duke deklaruar se, \u201cMjaft \u00ebsht\u00eb mjaft\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta dhe shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb &#8212; politikan\u00eb t\u00eb dy partive kryesore amerikane, p\u00ebrfshir senator\u00eb e kongresmen\u00eb, zyrtar\u00eb vendas, shtet\u00ebror\u00eb e federal\u00eb \u2013 i jan\u00eb gj\u00ebndur af\u00ebr komunitetit shqiptaro-amerikan\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe fatit t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo dhe kurdoher\u00eb dhe pa dallime politike. N\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme &#8212; nd\u00ebrsa festojm\u00eb k\u00ebto dy p\u00ebrvjetor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona \u2013 vihet re nj\u00eb debat se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201cpro-amerikan\u201d ose m\u00eb \u201canti-amerikan\u201d, se tjetri.<\/p>\n\n\n\n<p>Etiketimi midis shqiptar\u00ebve si \u201cpro\u201d ose \u201canti-amerikan\u00eb\u201d, nuk i sh\u00ebrben interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve as miq\u00ebsis\u00eb shekullore midis dy vendeve tona. Sa i p\u00ebrket Amerik\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim, jan\u00eb pro-amerikan\u00eb \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb jubile 100-vje\u00e7ar t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike Shqip\u00ebri-SHBA dhe n\u00eb 15-vjetorin e vizit\u00ebs historike t\u00eb Presidentit George W. Bush n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Urimi dhe shpresa ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo miq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb midis dy kombeve tona t\u00eb vazhdoj\u00eb me shekuj, p\u00ebr sa t\u00eb jet\u00eb jeta!<\/p>\n\n\n\n<p>G\u00ebzuar 100-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike dhe miq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrher\u00ebshme midis Kombit shqiptar dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs! Mir\u00eb u d\u00ebgjofshim!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>*Autori ka qen\u00eb an\u00ebtar i delegacionit t\u00eb Departmentit t\u00eb Shtetit n\u00eb vizit\u00ebn e par\u00eb zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri pas pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nd\u00ebrprerjeje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve SHBA-Shqip\u00ebri &#8212; nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>*Fjalim nep\u00ebrmjet videos drejtuar mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, 28 Qershor, 2022 \u2013 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb 100-VJETORIT T\u00cb VENDOSJES S\u00cb MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE* \u00a0Nga Frank Shkreli P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ju K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb me rastin e k\u00ebtyre dy p\u00ebrvjetor\u00ebve me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara: 15-vjetorin e vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb Presidenti amerikan &#8212; n\u00eb detyr\u00eb \u2013 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-32556","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32556"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32556\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32558,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32556\/revisions\/32558"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}