Nga Eduard P. Xhozef<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb ajrin e past\u00ebr dhe uj\u00ebrat e kristalta t\u00eb Liqenit t\u00eb Ohrit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb ide e mir\u00eb. Ose t\u00eb pakt\u00ebn, n\u00eb 90% t\u00eb rasteve. Fatkeq\u00ebsisht, arsyeja e mbledhjes s\u00eb para disa dit\u00ebve t\u00eb lider\u00ebve nga rajoni, nuk hyn n\u00eb k\u00ebto raste. M\u00eb 7 dhe 8 qershor, qyteti i bukur maqedonas ka b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb lider\u00ebt e rajonit p\u00ebr t\u00eb mbajtur samitin e radh\u00ebs t\u00eb \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d, em\u00ebr ky i fundit q\u00eb m\u00eb shum\u00eb ngjan me nj\u00eb urdh\u00ebr se sa me nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebrparimtare. T\u00eb shtyr\u00eb nga nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb dukje kumbues, dhe nga v\u00ebmendja e her\u00ebpashershme q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt i japin, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt entuziast\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nisme i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb mosp\u00ebrputhjet e dukshme mes tyre.
Dallimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb pabarazia ekonomike mes vendeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nism\u00ebs. Dy nga tre pjes\u00ebmarr\u00ebsit, Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut, kan\u00eb GDP q\u00eb, t\u00eb kombinuara bashk\u00eb, jan\u00eb af\u00ebrsisht sa gjysma e pjes\u00ebmarr\u00ebsit kryesor, Serbis\u00eb. Rrjedhimisht kjo sjell p\u00ebrfundimin q\u00eb p\u00ebrfituesi m\u00eb i madh nga nj\u00eb treg i p\u00ebrbashk\u00ebt, ose nj\u00eb zone tregtare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, do t\u00eb jet\u00eb Serbia. Tregu serb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh dhe gjithmon\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb m\u00eb shum\u00eb investime t\u00eb huaja dhe t\u00eb prodhoj\u00eb mallra me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb (p\u00ebr eksport brenda dhe jasht\u00eb tregut rajonal). Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, batica q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb Ballkani i Hapur mund t\u00eb ngrej\u00eb t\u00eb gjitha varkat, por pas val\u00ebs s\u00eb ndryshimeve Serbia do t\u00eb b\u00ebhet anije.
P\u00ebrkrah\u00ebsit entuziast\u00eb t\u00eb \u201cBalkanit t\u00eb Hapur\u201d, me sa duket, nuk i kan\u00eb menduar efektet e rritjes dhe produktivitetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb \u00e7ekuilibruar. Jan\u00eb disbalanca t\u00eb tilla q\u00eb nxisin tensione n\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, t\u00eb cilat fare mir\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb ende d\u00ebgjohet n\u00eb lagjet e varfra t\u00eb Kosov\u00ebs: \u201cKosovo radi, Beograd gradi\u201d (Kosova punon, nd\u00ebrsa Beogradi nd\u00ebrton). Nj\u00eb gj\u00eb mund t\u00eb thuhet me siguri, ekonomia e rajonit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Ballkanit \u00ebsht\u00eb e ndryshme dhe pasojat e k\u00ebsaj i kan\u00eb ndjer\u00eb m\u00eb sa shumti shtetet e vogla, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruara. Unifikimi i tyre n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt do t\u00eb krijonte efikasitet, do t\u00eb t\u00ebrhiqte investime dhe do t\u00eb nxiste rritjen ekonomike.<\/p>\n\n\n\n
Mbik\u00ebqyrja e pushtetit, mbik\u00ebqyrja e q\u00ebllimeve dhe vlerave
<\/strong>Pas luft\u00ebrave dhe trazirave n\u00eb rajon, Bashkimi Evropian u p\u00ebrpoq q\u00eb t\u00eb krijonte nj\u00eb mjedis paq\u00ebsor dhe q\u00eb do t\u2019i q\u00ebndronte larg telasheve. T\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb vitin 2020, n\u00eb Samitin e Sofjes, BE-ja i dha p\u00ebrpar\u00ebsi bashk\u00ebpunimit dhe lidhjes rajonale, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb angazhim serioz financiar. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu planin ekonomik dhe investues prej 30 miliard\u00eb eurosh.
Bashk\u00ebpunimi rajonal u projektua nga BE-ja n\u00eb form\u00ebn e \u201cProcesit t\u00eb Berlinit\u201d, nism\u00eb kjo q\u00eb siguronte p\u00ebrkushtimin dhe angazhimin e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb rajonit n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Gjermanis\u00eb. Ky proces p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb \u201cakter\u00ebt\u201d e Ballkanit, jo vet\u00ebm tre apo kat\u00ebr, dhe kusht\u00ebzonte nj\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal, t\u00eb shkrir\u00eb me synimin e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe p\u00ebrkushtimit ndaj vlerave t\u00eb bllokut gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb BE-s\u00eb. Nj\u00eb dizajn i till\u00eb, i bazuar n\u00eb q\u00ebllime dhe vlera mbizot\u00ebruese, ishte kund\u00ebrhelmi m\u00eb i mir\u00eb ndaj pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb lindura, si ato n\u00eb ish-Jugosllavi. Ky proces ishte krijuar asisoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb minimizonte tundimin p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar fuqin\u00eb ekonomike, nd\u00ebrsa promovonte rritjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb vlerave dhe reformave nj\u00ebsoj si n\u00eb vendet e BE-s\u00eb.
Nevoja p\u00ebr ta mbik\u00ebqyrur pushtetin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zbulohej mosbesimi dhe tradhtia, ishte n\u00eb thelb t\u00eb planit t\u00eb famsh\u00ebm Schuman, i cili ishte pararend\u00ebs i BE-s\u00eb. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Franca ushqente frik\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb ringritje t\u00eb Gjermanis\u00eb, nga qasja q\u00eb ky shtet kishte n\u00eb prodhimin e qymyrit dhe \u00e7elikut. Plani Schuman adresoi shqet\u00ebsimet franceze dhe k\u00ebrkesat gjermane duke e vendosur prodhimin e qymyrit dhe \u00e7elikut n\u00ebn nj\u00eb Autoritet t\u00eb Lart\u00eb mbikomb\u00ebtar q\u00eb p\u00ebrfundimisht u b\u00eb Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe \u00c7elikut, dhe m\u00eb von\u00eb Komuniteti Ekonomik Evropian, p\u00ebrpara se t\u00eb evoluonte p\u00ebrfundimisht n\u00eb BE-n\u00eb e sotme.
Mbik\u00ebqyrja e pushtetit dhe garantimi i prosperitetit dhe paqes n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij mekanizmi \u00ebsht\u00eb kthyer me kok\u00eb posht\u00eb nga nisma \u201cBallkani i Hapur\u201d. Filozofia e re, e p\u00ebrqafuar dhe nga administrata Bajden, \u00ebsht\u00eb se tregtia dhe krijimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs kap\u00ebrcejn\u00eb mosbesimin.
Por sado naiv\u00eb t\u00eb jemi, lufta e furishme n\u00eb Ukrain\u00eb, nj\u00eb shtet q\u00eb kishte shk\u00ebmbim tregtar t\u00eb madh me Rusin\u00eb, sot uzurpatore, tregon qart\u00eb q\u00eb ky parim jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm, por p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i rreziksh\u00ebm. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, tregtia midis Kin\u00ebs dhe fqinj\u00ebve t\u00eb saj demokratik\u00eb, Japonis\u00eb, Kores\u00eb s\u00eb Jugut dhe Tajvanit ka kund\u00ebrvepruar dhe besimi midis Pekinit dhe fqinj\u00ebve t\u00eb tij ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm.
E nj\u00ebjta dinamik\u00eb vlen edhe n\u00eb Ballkan. N\u00ebse tregtia do t\u00eb ishte e barabart\u00eb me besimin, at\u00ebher\u00eb Serbia, e cila \u00ebsht\u00eb partneri tregtar num\u00ebr nj\u00eb i Malit t\u00eb Zi p\u00ebr eksportet dhe importet, do t\u00eb kishte tashm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie besimi t\u00eb q\u00ebndrueshme me partnerin e saj tregtar shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, malazez\u00ebt e perceptojn\u00eb Beogradin si nj\u00eb grabitqar. P\u00ebr pasoj\u00eb kuptohet se ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare \u00ebsht\u00eb karakteri i partnerit tregtar, demokratik apo autoritar. Gjermania Per\u00ebndimore v\u00ebrtet evoluoi n\u00eb fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb ekonomike t\u00eb Evrop\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb demokraci udh\u00ebheq\u00ebse q\u00eb nuk e shfryt\u00ebzon fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur fqinj\u00ebt e saj, por k\u00ebt\u00eb ajo e b\u00ebri fal\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe vlerat demokratike, jo mendjeleht\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Serbia e Madhe, Shqip\u00ebria e Madhe
<\/strong>Me Ballkanin e Hapur, SHBA-ja po promovon nj\u00eb regjim tregtar t\u00eb udh\u00ebhequr nga nj\u00eb autokrat, presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili po minon vullnetin e Per\u00ebndimit p\u00ebr rajonin. P\u00ebrpara 24 shkurtit, mb\u00ebshtetja p\u00ebr Open Ballkanin ishte naive; pas 24 shkurtit \u00ebsht\u00eb neglizhenc\u00eb. Beogradi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur ndaj detyrimeve t\u00eb tij kundrejt BE-s\u00eb, duke mos aplikuar sanksione ndaj Rusis\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb Vu\u00e7iqi refuzon me forc\u00eb t\u00eb sanksionoj\u00eb Mosk\u00ebn, por ai kultivon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive partneritetin e tij strategjik e t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Vladimir Putinin, kund\u00ebrshtarin e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb kontinentit.
N\u00eb nj\u00eb moment kur lufta e Rusis\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon rendin per\u00ebndimor dhe madje edhe at\u00eb global, pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb tregtare me aleatin num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb Putinit n\u00eb Ballkan dhe ndoshta n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese. Lufta e Rusis\u00eb me Ukrain\u00ebn e ka v\u00ebn\u00eb bot\u00ebn p\u00ebrpara nj\u00eb zgjedhjeje dhe deri m\u00eb tani, Vu\u00e7iq e ka treguar qart\u00eb se cil\u00ebn pal\u00eb mb\u00ebshtet. Autokrati serb duhet t\u00eb shikohet si ushtar i nj\u00eb krimineli lufte dhe jo si partner.
Nj\u00eb tjet\u00ebr pabarazi krijohet n\u00eb lidhje me Vu\u00e7iqin si faktor n\u00eb Ballkan. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pabarazin\u00eb mes vendeve q\u00eb e mb\u00ebshtesin Ballkanin e Hapur dhe ato q\u00eb kan\u00eb refuzuar t\u2019i bashkohen k\u00ebsaj nisme. Shqiptar\u00ebt (n\u00eb Shqip\u00ebri, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedoni t\u00eb Veriut) dhe maqedonasit nuk ndajn\u00eb ankthin p\u00ebr dominimin ekonomik prej Serbis\u00eb, sepse ata nuk p\u00ebrballen me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta nga autoritarizmi i Vu\u00e7iqit.
Duke par\u00eb t\u00eb bllokuar rrug\u00ebn e tyre drejt BE-s\u00eb, maqedonasit jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shkojn\u00eb drejt Ballkanit t\u00eb Hapur, pasi integrimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb sh\u00ebrben si nj\u00eb mburoj\u00eb kund\u00ebr nacionalizmit grabitqar bullgar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, njohja e fundit e Kish\u00ebs Ortodokse Maqedonase nga Kisha Ortodokse Serbe ka intensifikuar marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur identiteti maqedonas \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sulmin e Bullgaris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu rivale e Serbis\u00eb.
E udh\u00ebhequr nga kryeministri Edi Rama, Shqip\u00ebria mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb interes afirmativ n\u00eb \u2018bashk\u00ebpunimin rajonal\u2019 t\u00eb stilit t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur. Me kalimin e koh\u00ebs, nj\u00eb regjim tregtar t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb kuadrit t\u00eb BE-s\u00eb do ta l\u00ebr\u00eb nacionalizmin serb t\u00eb drejtuar nga Vu\u00e7i\u00e7 q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb status quo-n\u00eb e Kosov\u00ebs. Ashtu si\u00e7 ndodhi me \u2018shk\u00ebmbimin e territoreve\u2019 n\u00eb vitin 2019, SHBA-ja dhe BE-ja \u2013 t\u00eb m\u00ebrzitura nga mosmarr\u00ebveshjet e lodhshme t\u00eb Ballkanit \u2013 mund t\u00eb pranojn\u00eb s\u00ebrish ndarjen, t\u00eb nxitur nga t\u00eb huajt q\u00eb pretendojn\u00eb se k\u00ebshtu mund t\u00eb \u201czgjidhet nj\u00eb konflikt i ngrir\u00eb\u201d.
Ndarja hap automatikisht mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke krijuar at\u00eb q\u00eb zakonisht konsiderohet si Shqip\u00ebria e Madhe. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb zgjidhje e pranueshme dhe p\u00ebr pal\u00ebn serbe, e cila mund t\u00eb krijoj\u00eb gjithashtu Serbin\u00eb e Madhe duke marr\u00eb pjes\u00eb prej Kosov\u00ebs s\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dysh.
N\u00ebn nj\u00eb Beograd ekonomikisht m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, i pakufizuar nga asnj\u00eb korniz\u00eb e BE-s\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 kandidatur\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7iqit n\u00eb BE, perspektivat p\u00ebr njohje reciproke me an\u00eb t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb \u2018Normalizimit ekonomik\u2019 n\u00eb shtator 2020 n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb drejtuar nga ish-presidenti Tramp asokohe, nuk b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur armiq\u00ebsin\u00eb e Beogradit ndaj Prishtin\u00ebs, edhe pse Kosova drejtohej at\u00ebher\u00eb nga kryeministri Avdullah Hoti. N\u00ebse gj\u00ebrat vijojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb frustruar, duke par\u00eb q\u00eb Serbia nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrim, do t\u00eb pyesin veten: \u201cPse t\u00eb mos jemi \u2018praktik\u00eb\u2019 p\u00ebr Kosov\u00ebn?\u201d
Rivali i Ram\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb nacionalist q\u00eb promovon \u201cbashkimin e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Kurti, si shumica e kosovar\u00ebve, nuk d\u00ebshiron ta shoh\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb ndar\u00eb, pjes\u00ebrisht sepse kjo do t\u00eb shfaj\u00ebsonte politik\u00ebn nacionaliste serbe t\u00eb Millosheviqit \u2013 e ringjallur nga Vu\u00e7iq. Shfaj\u00ebsimi i Serbis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb sillte m\u00eb pas t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr ambiciet nacionaliste serbe n\u00eb Bosnje dhe Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n
Fitore p\u00ebr Rusin\u00eb
<\/strong>N\u00ebse t\u00eb gjitha parashikimet e b\u00ebra m\u00eb lart do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb jet\u00eb, kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb fitore p\u00ebr presidentin rus Vladimir Putin dhe vizionin e Putinit p\u00ebr Ballkanin dhe Evrop\u00ebn. Ministri i Jasht\u00ebm rus, Sergej Lavrov, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb prer\u00eb, koh\u00ebt e fundit pohoi mb\u00ebshtetjen e Mosk\u00ebs p\u00ebr Ballkanin e Hapur. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb. Media kryesore e Rusis\u00eb n\u00eb Serbi, \u201cSputnik Serbia\u201d, ka promovuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur \u201cBallkanin e Hapur\u201d, si\u00e7 vun\u00eb n\u00eb dukje Srgjan Darmanoviq dhe Angjelka Rogac n\u00eb raportin e tyre t\u00eb CEDEM-it mbi \u201cGjurm\u00ebn digjitale ruse n\u00eb Ballkan\u201d. Raporti citon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb titujsh lavd\u00ebrues t\u00eb Sputnik-ut, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb perl\u00eb: \u201cVu\u00e7iq: \u2018Ballkani i Hapur\u2019 do t\u00eb funksionoj\u00eb, sepse askujt tjet\u00ebr nuk i ka shkuar mendja p\u00ebr nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d.
Fatkeq\u00ebsisht, pavar\u00ebsisht gjith\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebs s\u00eb krijuar rreth \u201cOpen Balkan\u201d, ajo nuk ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb rezultate. Avokati nd\u00ebrkomb\u00ebtar serb Rela Radoviq koh\u00ebt e fundit ekspozoi natyr\u00ebn e zbraz\u00ebt t\u00eb \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d me titullin: \u201cMarr\u00ebveshja p\u00ebr kushtet p\u00ebr qasje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u201d. Si\u00e7 shpjegon Radoviq, q\u00ebllimi i supozuar i qasjes s\u00eb lir\u00eb mbetet n\u00eb nivelin e d\u00ebshirave.
Mungesa e progresit \u00ebsht\u00eb gjithashtu zhg\u00ebnjyese, sepse e gjith\u00eb ideja e \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d ishte t\u00eb tejkalonte ritmin e ngadalt\u00eb t\u00eb \u201cProcesit t\u00eb Berlinit\u201d. Me sa shihet, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur. K\u00ebshtu \u201cOpen Balkan\u201d sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i ofruar Aleksandar Vu\u00e7iqit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar iluzionin e stabilitetit bashk\u00ebpunues n\u00eb Ballkan, duke nd\u00ebrtuar ironikisht kushtet p\u00ebr destabilitet. N\u00ebn k\u00ebto rrethana kuptohet sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ndalohet ndezja e k\u00ebtyre zjarreve q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb fu\u00e7ia e barutit (Ballkani) t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb flak\u00eb. (Balkan Insight)
(Autori \u00ebsht\u00eb profesor dhe diplomat, specialist p\u00ebr rajonin e Ballkanit)<\/em>
\/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Eduard P. Xhozef Nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb ajrin e past\u00ebr dhe uj\u00ebrat e kristalta t\u00eb Liqenit t\u00eb Ohrit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb ide e mir\u00eb. Ose t\u00eb pakt\u00ebn, n\u00eb 90% t\u00eb rasteve. Fatkeq\u00ebsisht, arsyeja e mbledhjes s\u00eb para disa dit\u00ebve t\u00eb lider\u00ebve nga rajoni, nuk hyn n\u00eb k\u00ebto raste. M\u00eb 7 dhe 8 qershor, qyteti i […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32535,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-32534","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32534"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32537,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32534\/revisions\/32537"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}