{"id":32476,"date":"2022-06-20T18:12:00","date_gmt":"2022-06-20T16:12:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32476"},"modified":"2022-06-20T21:15:31","modified_gmt":"2022-06-20T19:15:31","slug":"komuniteti-shqiptaro-amerikan-dhe-100-vjetori-i-marredhenieve-shqiperi-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32476","title":{"rendered":"KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN DHE 100-VJETORI I MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE SHQIP\u00cbRI-AMERIK\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>G\u00cbZUAR 100-VJETORIN E MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE, P\u00cbR SHEKUJ T\u00cb SHEKUJVE!<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli*<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb nderuar bashkombas, an\u00ebtar\u00eb dhe simpatizant\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs Shqiptaro-Amerikane, \u201cSkenderbej\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb Madhit dhe t\u00eb P\u00ebrgjithmonshmit t\u00eb Kombit, sot dhe \u00e7do dit\u00eb, ju kujtoni Gjergj Kastriotin \u2013 Skenderbe \u2013 Kryetrimin e Kombit shqiptar, udh\u00ebheqsin e luft\u00ebrave heroike kund\u00ebr perandoris\u00eb osmane. Por, p\u00ebrve\u00e7 luft\u00ebtarit dhe meritave t\u00eb tjera t\u00eb shumta &#8212; n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2013 <a>kujtojm\u00eb gjithashtu Skenderbeun edhe si Kryediplomatin e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave t\u00eb Shqiptar\u00ebve <\/a>\u2013 themeluesin e institucioneve diplomatike t\u00eb shtetit shqiptar dhe promovuesin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me shtetet evropiane per\u00ebndimore t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Dihet fati i mjer\u00eb ushtarak dhe diplomatik i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i shqiptar\u00ebve &#8212; pas vdekjes s\u00eb Skenderbeut \u2013 por ja ku jemi sot. \u201cQe, pra sot po ka Shqypni; Qe, pra sot po ka Shqyptar\u00eb\u201d, do t\u00eb thoshte At Gjergj Fishta.<\/p>\n\n\n\n<p>Por duhej t\u00eb vinte liria dhe pavar\u00ebsia q\u00eb t\u00eb vendoseshin marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri, ashtu q\u00eb t\u00eb lul\u00ebzonte shteti shqiptar, q\u00eb t\u00eb zhvillohej diplomacia por edhe lidhjet e ngushta midis dy kombeve tona.&nbsp; Ky vit sh\u00ebnon 100-vjet diplomaci me shtetin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb sot \u2013 mikun e madh historik t\u00eb shqiptar\u00ebve: Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Si rezultat i k\u00ebsaj diplomacie \u2013 vet\u00ebm n\u00eb 30-vitet e fundit, p\u00ebrfitimet p\u00ebr shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb dukshme \u2013 kishim vizit\u00ebn e par\u00eb historike t\u00eb nj\u00eb Presidenti Amerikan n\u00eb detyr\u00eb, Z. George W Bush, n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Kemi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO, aleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme ushtarake q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb bota dhe kemi Shqip\u00ebrin\u00eb vend-kandidat p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi Kosov\u00ebn e lir\u00eb e t\u00eb pavarur, n\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb perhershme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si\u00e7 shprehej dikur Pesidenti historik i saj, Dr. Ibrahim Rugova. Kemi arrijtje dhe suksese historike t\u00eb pafund n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe n\u00eb trajtimin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pa dallim, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, bazuar n\u00eb t\u00eb drejtat universale t\u00eb njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto realizime historike n\u00eb interes t\u00eb Kombit shqiptar sot p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan \u2013 si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb histori &#8212; jan\u00eb rezultat i nj\u00eb angazhimi serioz diplomatik, politik dhe ushtarak t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe aleat\u00ebve t\u00eb Washingtonit n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta shekullore. E gjith\u00eb kjo, fal\u00eb diplomacis\u00eb amerikane t\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve t\u00eb fundit.&nbsp; Merreni me mend\u00eb se ku do ishte Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt sot, po t\u00eb kishte pasur zhvillim normal marr\u00ebdh\u00ebniesh me nj\u00eb qeveri normale dhe pa nd\u00ebrprerje t\u00eb lidhjeve diplomatike Shqip\u00ebri-SHBA, p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs?!<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, 100 vjetori i vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb&nbsp;moment i vecant\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne dhe shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy kombeve tona. Nj\u00eb p\u00ebrvjetor &#8212; simbol miq\u00ebsie dhe bashkpunimi midis dy popujve dhe shteteve tona \u2013pas nj\u00eb armiq\u00ebsie absurde 50-vje\u00e7are t\u00eb regjimit komunist&nbsp;t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Roli i Diaspor\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Pas pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli komuniz\u00ebm, 15 marsi i vitit 1991 sh\u00ebnon edhe lidhjet e para,&nbsp;komb me komb, n\u00eb pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli. Un\u00eb me disa shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kemi patur nderin dhe privilegjin t\u00eb ishim t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb ceremonin\u00eb historike t\u00eb vitit 1991 n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb Washington, p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e \u201cMemorandumit t\u00eb Mir\u00ebkuptimit\u201d, i cili rivendosi, zyrtarisht, marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike mes dy vendeve tona.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Me at\u00eb rast tep\u00ebr emocional p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb pranishmit, Ndihm\u00ebs Sekretari i at\u00ebhersh\u00ebm i Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane dhe Kanadeze, Z. Rejmond G.H. Saitz, ka ven\u00eb n\u00eb dukje rolin e m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb ruajtjen e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve duke u shprehur se:&nbsp;\u201cMarr\u00ebdh\u00ebnia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme t\u00eb k\u00ebtij shekulli, kur Presidenti&nbsp; Uillson i ofroi mb\u00ebshtetjen amerikane shtetit t\u00eb ri shqiptar.&nbsp;&nbsp;Marr\u00ebdh\u00ebnia nuk u harrua kurr\u00eb nga mij\u00ebra amerikan\u00ebt me origjin\u00eb shqiptare\u2026t\u00eb cil\u00ebt mbajt\u00ebn kontaktet me atdheun e tyre gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>15 Marsi, 1991, ishte nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie e jasht\u00ebzakonshme shpirt\u00ebrore p\u00ebr mua dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e vullnetit t\u00eb mir\u00eb kudo, por sidomos p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan.&nbsp;Ishte nj\u00eb dit\u00eb kur, m\u00eb n\u00eb fund, flamuri i Kombit shqiptar u vendos n\u00eb platform\u00ebn e flamujve t\u00eb shteteve t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Departmentin Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb Washington.&nbsp;&nbsp;Ishte nj\u00eb dit\u00eb, kur Shqip\u00ebria komuniste, m\u00eb n\u00eb fund, iu p\u00ebrgjigj thirrjes &#8212; ndon\u00ebse me ngurrim por e detyruar nga ndryshimet gjeopolitike t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb, thirrjes q\u00eb Shtetet e Bashkuara i p\u00ebrcillnin publikisht, pothuaj, \u00e7do vit Tiran\u00ebs zyrtare, p\u00ebr t\u00eb rivendosur marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Washingtonin.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Delegacioni i par\u00eb i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit \u2013 pjes\u00eb e t\u00eb cilit isha edhe un\u00eb &#8212; arrijti n\u00eb Tiran\u00eb, pas nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, nj\u00eb jav\u00eb pas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis dy vendeve duke q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri, si fillim, p\u00ebr dy jav\u00eb, n\u00eb mars\/prill, 1991.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vizita ime n\u00eb Shqip\u00ebri me delegacionin e par\u00eb t\u00eb Departmentit Amerikan t\u00eb Shtetit ishte nj\u00eb moment emocionesh t\u00eb m\u00ebdha.&nbsp; U p\u00ebrlota dhe u emocionova shum\u00eb, pik\u00ebrisht, n\u00eb momentin kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vendos\u00ebm flamurin amerikan n\u00eb makin\u00ebn ton\u00eb diplomatike me t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtuam an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; U p\u00ebrlota nga mall\u00ebngjimi, se m\u00eb n\u00eb fund Flamuri i vendit tim t\u00eb adaptuar, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, po valvitej tani i lir\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi, ku p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, flamuri amerikan ishte i ndaluar dhe urrehej si nj\u00eb simbol armiqsor nga nj\u00eb regjim &#8212; nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb egrit e diktaturave t\u00eb komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2013 q\u00eb ishte regjimi i Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><a>Prandaj, porosia ime sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim t\u00eb Shoqat\u00ebs Shqiptaro-Amerikane, \u201cSkenderbej\u201d, \u00ebsht\u00eb q\u00eb 100-vjetori i vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb moment reflektimi p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb histori. Q\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebhet \u00e7\u2019mos p\u00ebr t\u2019i ruajtur ato si syt\u00eb e ballit dhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve nj\u00eb hov edhe m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebrpara. Me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb rifituar koh\u00ebn e humbur n\u00ebn regjimin komunist, por edhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb nj\u00eb gabim i till\u00eb historik katastrofik p\u00ebr interesat e shqiptar\u00ebve, t\u00eb mos ndodh\u00eb m\u00eb kurr\u00eb.<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Rivendosja e marr\u00ebdh\u00ebnjeve shqiptaro-amerikane dhe kultivimi i tyre ka qen\u00eb nj\u00eb objektiv, p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb punuar shum\u00eb breza shqiptaro-amerikan\u00ebsh \u2013 nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare &#8212; gjat\u00eb 100-viteve t\u00eb kaluara. &nbsp;Le t\u2019i kujtojm\u00eb ata patriot\u00eb sot dhe t\u2019i fal\u00ebnderojm\u00eb se \u2013 sepse megjith\u00eb d\u00ebshtimet \u2013 p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb regjimit komunist &#8212; p\u00ebr t\u2019i rivendosur ato marr\u00ebdh\u00ebnie gjat\u00eb dekadave t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, k\u00ebta patriot\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb, nuk u dor\u00ebzuan kurr\u00eb as nuk u t\u00ebrhoq\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb nga ideja e miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb fort\u00eb amerikano-shqiptare, megjith\u00eb propagand\u00ebn anti-amerikane q\u00eb vinte nga Tirana e kuqe.&nbsp; Nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb kineze thot\u00eb se, \u201ckur pin uj\u00eb, mendo p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb hapur pusin\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Uroj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo, e q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, si individ\u00eb, si familje por dhe i mbar\u00eb kombi shqiptar, t\u00eb kujtojn\u00eb &#8212; n\u00eb k\u00ebte p\u00ebrvjetor t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis dy vendeve tona &#8212; t\u00eb gjith\u00eb ata vizionar\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb q\u00eb nuk pushuan kurr\u00eb se punuari p\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike. Ata u p\u00ebrpoqen t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb angazhuar Shtetet e Bashkuara p\u00ebr bashkpunim me kombin shqiptar, dhe jo p\u00ebr izolim e armiq\u00ebsi me Amerik\u00ebn. Fatkeqsisht, disa prej k\u00ebtyre patriot\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, ende sot &#8212; n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnive diplomatike Shqip\u00ebri-SHBA &#8212; dhe 30-vjet pas rivendosjes s\u00eb k\u00ebtyre lidhjeve n\u00eb Mars, 1991, ata ende konsiderohen si armiq e tradh\u00ebtar\u00eb n\u00eb Atdheun e tyre t\u00eb origjin\u00ebs, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se kund\u00ebrshtonin regjimin e Enver Hoxh\u00ebs. <a>K\u00ebsaj politike anti-komb\u00ebtare duhet ti vij\u00eb fundi, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb.<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb e ka treguar, historikisht, se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasur dhe ka Kombi shqiptar gjat\u00eb dekadave, duke filluar nga Noli e Konica e deri n\u00eb dit\u00ebt e rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me 15 mars, 1991. Le t\u00eb kujtojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve normale diplomatike shqiptaro-amerikane gjat\u00eb komunizmit, komuniteti shqiptaro-amerikan, me dinjitet dhe plot atdhedashuri, ka mbrojtur interesat komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka luajtur rolin jo-zyrtar t\u00eb ambasad\u00ebs dhe t\u00eb ambasadorit t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb Washington.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe ky brez i komunitetit shqiptaro-amerikan sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor &#8212; si individ\u00eb ashtu dhe si organizata &#8212; ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet q\u00eb ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb brezat e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb komunitetit ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, t\u00eb luftoj\u00eb q\u00eb k\u00ebto lidhje midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar t\u00eb mos preken kurr\u00eb m\u00eb nga diktator\u00eb, parti ose regjime anti-amerikane shqiptare n\u00eb t\u00eb ardhmen. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie 100-vje\u00e7are nuk jan\u00eb pron\u00eb as merit\u00eb e vetme e ndonj\u00eb kryeministri a presidenti, e madje as edhe e ndonj\u00eb ambasadori t\u00eb vet\u00ebm. Ato jan\u00eb lidhje historike n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy kombeve tona!&nbsp; Marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike shqiptaro-amerikane jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjta, n\u00eb interes madhor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve komb\u00ebtare q\u00eb nuk duhet t\u00eb lejohen kurr\u00eb t\u00eb jen\u00eb subjekt abuzimesh, manipulimesh as p\u00ebrfitimesh t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme personale ose partiake nga autokrat\u00eb t\u00eb caktuar ose individ\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm, nga cilado pal\u00eb qofshin.<\/p>\n\n\n\n<p>Si shqiptaro-amerikan\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, sot kemi shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb celebruar t\u00eb gjitha arritjet q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe dhe q\u00eb me entuziaz\u00ebm dhe shpres\u00eb t\u00eb presim dhe t\u00eb shkojm\u00eb drejt zhvillimeve edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00eb dobi t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy popujve tan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr durimin dhe p\u00ebr respektin q\u00eb kini treguar ndaj meje, duke m\u00eb ftuar t\u00eb jem s\u00eb bashku me ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebr dy kombet tona t\u00eb dashura. G\u00ebzuar, pra, t\u00eb gjith\u00ebve 100-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, p\u00ebr shekuj t\u00eb shekujve! Urimet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>*Fjala n\u00eb tubimin e SHOQAT\u00cbS SHQIPTARO-AMERIKANE, \u201cSKENDERBEJ\u201d, n\u00eb kuadrin e 100-Vjetorit t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Diplomatike: SHTETET E BASHKUARA T\u00cb AMERIK\u00cbS-SHQIP\u00cbRI<\/p>\n\n\n\n<p>*Autori ka marr\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e 15 Marsit, 1991 t\u00eb nenshkrimit t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Washingtonit e Tiran\u00ebs dhe an\u00ebtar i delegacionit t\u00eb par\u00eb diplomatik amerikan q\u00eb, nj\u00eb jav\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Memorandumit, shkoi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur kontaktet e para midis dy vendeve, n\u00eb pothuaj 50-vjet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>G\u00cbZUAR 100-VJETORIN E MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE, P\u00cbR SHEKUJ T\u00cb SHEKUJVE! Nga Frank Shkreli* P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb nderuar bashkombas, an\u00ebtar\u00eb dhe simpatizant\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs Shqiptaro-Amerikane, \u201cSkenderbej\u201d. Me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb Madhit dhe t\u00eb P\u00ebrgjithmonshmit t\u00eb Kombit, sot dhe \u00e7do dit\u00eb, ju kujtoni Gjergj Kastriotin \u2013 Skenderbe \u2013 Kryetrimin e Kombit shqiptar, udh\u00ebheqsin e luft\u00ebrave heroike kund\u00ebr perandoris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-32476","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32476"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32476\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32478,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32476\/revisions\/32478"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}