{"id":32421,"date":"2022-06-13T21:48:00","date_gmt":"2022-06-13T19:48:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32421"},"modified":"2022-06-14T22:07:48","modified_gmt":"2022-06-14T20:07:48","slug":"amerikanizma-ne-sherbim-te-shqiptarizmes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32421","title":{"rendered":"AMERIKANIZMA N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb SHQIPTARIZM\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>PETER \u00c7IKOS SH\u00cbMBULL I P\u00cbRBASHKIMIT T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fjala n\u00eb konferenc\u00ebn: \u201cVatra -110 Vjet n\u00eb Sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut dhe Komunitetit Shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb historin\u00eb e saj 110-vje\u00e7are, Federata Pan-Shqiptare Vatra, me t\u00eb drejt\u00eb, krenohet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Krenare p\u00ebr aktivitetet e shum\u00ebta q\u00eb ka organizuar dhe organizon.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb k\u00ebto aktivitete q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Vatr\u00ebn, vat\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrbashkuese, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr idealin gjithnj\u00eb t\u00eb pa realizuar \u2013 v\u00ebllaz\u00ebrimin dhe p\u00ebrbashkimin e shqiptar\u00ebve. Por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, me vazhdimsin\u00eb e saj, Vatra edhe n\u00eb mosh\u00ebn 110-vje\u00e7are sot po i tregon bot\u00ebs shqiptare dhe shoq\u00ebris\u00eb amerikane, ku jetojm\u00eb, se megjith sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet&nbsp; komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe Kombi shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi &#8212; organizime si ky p\u00ebrvjetor, tregojn\u00eb se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm t\u00eb vlerave t\u00eb veta historike, shpirt\u00ebrore dhe identitare \u2013 q\u00eb i ruajn\u00eb si trash\u00ebgimi e Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshiroj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 110-vjetor &#8212; shkurtimisht&nbsp; &#8212; t\u00eb n\u00ebnvijoj rolin p\u00ebrbashkues t\u00eb Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra &#8212; n\u00eb bashkpunim me diaspor\u00ebn anti-komuniste matan\u00eb oqeanit dhe me Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb &#8212; duke marr\u00eb si shembull, festimet e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe n\u00eb Vatikan dhe n\u00eb Rom\u00eb, prillin e vitit 1968. Le t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb ky si nj\u00eb mesazh i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm simbolik, por jetik p\u00ebr brezin e sot\u00ebm t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bashkpunuar p\u00ebr realizimin e \u201cp\u00ebrbashkimit v\u00ebllaz\u00ebror\u201d, n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, si nj\u00eb porosi e Heroit Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryesia e at\u00ebhershme e Vatr\u00ebs me n\u00eb krye Peter (Chicos) \u00c7ikos dhe qindra shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs, ishin ftuar t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb celebrimet&nbsp; e organizuara n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan n\u00eb prill t\u00eb vitit 1968,&nbsp; me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbeu.&nbsp; P\u00ebr nga organizimi dhe pjes\u00ebmarrja mbar\u00eb shqiptare, ky tubim ka mbetur nj\u00eb veprimtari e paharrueshme dhe historike e diaspor\u00ebs, organizuar nga Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb me ndihm\u00ebn thelb\u00ebsore dhe n\u00ebn drejtimin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb pas luft\u00ebs, si Prof. Ernest Koliqi me bashkpuntor\u00ebt e tij n\u00eb Itali.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte pra prilli i vitit 1968, kulmi i luft\u00ebs s\u00eb ftoh\u00ebt. M\u00eb von\u00eb at\u00eb vit, (n\u00eb gusht) ish-Bashkimi Sovjetik do t\u00eb pushtonte \u00c7ekosllovakin\u00eb dhe Shqip\u00ebria jon\u00eb e mjer\u00eb komuniste ishte zhytur n\u00eb zjarrin vet-shkat\u00ebrrues t\u00eb l\u00ebvizjes m\u00eb t\u00eb turpshme t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u2013 t\u00eb ashtuquajturit \u201crevolucion kulturor\u201d kinez &#8211;dhurat\u00eb nga Kina maoiste e q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim \u00e7kombtarizimin &#8212; zhdukjen e identitetit dhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 n\u00eb lavdi t\u00eb marksiz\u00ebm-leninizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb tensionuar komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, diaspora anti-komuniste n\u00eb Evrop\u00eb me Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb dhe me Vatr\u00ebn e Amerik\u00ebs, v\u00ebrshuan n\u00eb Rom\u00eb e Vatikan p\u00ebr t\u2019i treguar bot\u00ebs me plot krenari dhe dinjitet&#8211; se pa marr\u00eb parasysh\u00eb se \u00e7\u2019po ndodhte n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u2013 shqiptar\u00ebt, si komb ishin t\u00eb bashkuar rreth Fatosit t\u00eb tyre trim, Gjergj Kastriotit-Skenderbe \u2013 n\u00eb nj\u00eb frym\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimi e p\u00ebrbashkimi, pa dallim feje a krahine.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGjaku arb\u00ebnuer njofti nji triumf t\u00eb papritun n\u2019ato dit\u00eb\u201d, do t\u00eb komentonte krye-organizatori i celebrimeve t\u00eb 500-vjetorit t\u00eb Skenderbeut n\u00eb Vatikan, Profesor Ernest Koliqi.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u2013 historik, mund t\u00eb thuhet &#8212; n\u00eb realizimin e k\u00ebtij, \u201ctriumfi\u201d arb\u00ebror, ka luajtur edhe kjo Vat\u00ebr, 110-vjetorin e t\u00eb cil\u00ebs sh\u00ebnojm\u00eb sot.&nbsp; Delegacioni i Vatr\u00ebs n\u00eb Vatikan, p\u00ebrb\u00ebhej nga nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e diaspor\u00ebs shqiptare anti-komuniste t\u00eb asaj kohe \u2013 figura me em\u00ebr n\u00eb diaspor\u00eb, por t\u00eb urrejtur nga regjimi komunist n\u00eb Atdhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Ja si e p\u00ebrshkruante Ernest Koliqi pranin\u00eb e vatran\u00ebve n\u00eb festimet e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Kryetrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve: \u201cNji tub\u00eb zojash t\u00eb ndritshme e zotnijsh t\u00eb zgjedhun, p\u00ebrfaq\u00ebsoi &#8212; n\u00eb rrethe arb\u00ebreshe e shqiptare \u2013 Federat\u00ebn e mir\u00ebnjohun q\u00eb dikur aq hov i dha p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr rilindje t\u00eb Atdheut dhe sot mban nalt\u00eb zanin e Shqipnis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore. Hijet e madhnueshme t\u00eb Nolit e t\u00eb Faik Konic\u00ebs na shfaqeshin para syve, tue v\u00ebrejt\u00eb nd\u00ebr rrjeshtat ton\u00eb kryesin\u00eb vatrane, t\u00eb atyne dy Patriot\u00ebve t\u00eb paharruesh\u00ebm, themeltar\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs.&nbsp; Kishim p\u00ebrshtypjen se drita e agimeve t\u00eb reja t\u00eb Rilindjes at\u00eb dit\u00eb po reshte mbi Bashkimin e Arb\u00ebresh\u00ebve me Shqiptar\u00eb. E bashk\u00eb me at\u00eb drit\u00eb, rrezja e bekimit t\u00eb Perendis\u00eb\u201d, do t\u00eb shkruante Ernest Koliqi.&nbsp; Pjes\u00ebmarrja e vatran\u00ebve n\u00eb manifestimet p\u00ebrbashkuese t\u00eb 500-vjetorit t\u00eb Skenderbeut, Koliqi e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb prani q\u00eb ua, \u201cshtoi shk\u00eblqimin kremtimeve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb tem\u00ebs s\u00eb \u201cp\u00ebrbashkimit\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 110-vjetor t\u00eb Vatr\u00ebs, dua t\u00eb kujtoj nj\u00eb ish-Kryetar t\u00eb Vatr\u00ebs, nj\u00eb shembull t\u00eb \u201cp\u00ebrbashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d n\u00eb diaspor\u00eb, t\u00eb ndjerin Peter Chicos. Jo me fjal\u00ebt e mia pasi, fatkeq\u00ebsisht, nuk e kam njohur, por bazuar n\u00eb vler\u00ebsimet e t\u00eb tjer\u00ebve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Me rastin e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim t\u00eb parakoh\u00ebsh\u00ebm, Gazeta Boston Globe shkruante, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se Departamenti Amerikan i Shtetit, duke njohur aft\u00ebsit\u00eb e Peter \u00c7ikos si udh\u00ebheq\u00ebs i komunitetit shqiptaro-amerikan, sanksionoi n\u00eb vitin 1968 disa simpoziume nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00ebn drejtimin e tij dhe t\u00eb Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastrioti-Skenderbe, n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Vatikan dhe n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cAt\u00ebher\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\u201d, theksonte gazeta amerikane Boston Globe, \u201cN\u00eb Katedral\u00ebn e Sh\u00ebn Patrikut n\u00eb Nju Jork, u mbajt\u00ebn sh\u00ebrbimet ekumenike fetare Katolike, Ortodokse dhe Myslimane.\u201d&nbsp; Gazeta sh\u00ebnonte gjithashtu se Peter \u00c7ikos ishte pritur n\u00eb Vatikan nga Papa Pali i VI me rastin e ceremonive kushtuar 500-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit Skend\u00ebrbe n\u00eb vitin 1968, ku ai kishte dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn e tij n\u00eb organizimin e manifestimeve madh\u00ebshtore me at\u00eb rast, n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb delegacioni mjaft t\u00eb madh shqiptaro-amerikan\u00ebsh, pa dallim feje a krahine, q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb ato ceremoni.&nbsp; Shqiptar\u00ebt e mbledhur atje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar dhe nderuar Fatosin e tyre t\u00eb Madh, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe p\u00ebr t\u2019i shpalosur bot\u00ebs nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb pashoqt\u00eb identiteti dhe dinjiteti komb\u00ebtar, bashkpunimi dhe marr\u00ebveshje v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ernest Koliqi kishte krijuar nj\u00eb respekt t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb organizuese, p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb dhe prirjet e Peter \u00c7hicos p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar dhe bashkuar diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.&nbsp; \u201cI lindun e i rritun n\u00eb tok\u00ebn amerikane dhe si i till\u00eb i p\u00ebrjashtuem nga ndasit\u00eb q\u00eb ligshtojn\u00eb bot\u00ebn shqiptare, ai drejtoi veprimtarin\u00eb e vet dhe t\u00eb rrethit vatran n\u00eb harmonizim t\u00eb atyne forcave t\u00eb shp\u00ebrndara\u201d, ka shkruar Koliqi n\u00eb nj\u00eb editorial botuar n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat, kushtuar jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb patriotike t\u00eb Peter Genc \u00c7ikos. \u201cMe dinamiz\u00ebm amerikan, i p\u00ebrkrahun nga rrethi i vjet\u00ebr si dhe nga dashamir\u00eb t\u00eb ri, ia doli q\u00ebllimit n\u00eb skaj. Ai organizoi n\u00eb Boston e n\u00eb New York manifestimet dhe organizimet ma t\u00eb shk\u00eblqyeshme q\u00eb njofti diaspora shqiptare sot e k\u00ebsaj dite. Mblodhi n\u00eb nji ndjesi v\u00ebllaznore Vatran\u00eb, Arb\u00ebresh\u00eb e Shqiptar\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs, pa dallim besimesh e krahinash, kulturash e rrymash politike.\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ernest Koliqi e ka pag\u00ebzuar Peter \u00c7ikos, si \u201cUnifikuesi\u201d, n\u00eb historin\u00eb e diaspor\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u201cKjo i jep Atij t\u00eb drejt\u00ebn m\u2019u quejtun n\u00eb historin\u00eb e diaspor\u00ebs son\u00eb, \u00c7ikos Unjisuesi, ose (Unifikatori) i gjakut t\u00eb shprishur\u201d, sipas Koliqit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr eksponent i m\u00ebrgat\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme shqiptare, Tahir Kolgjini e ka kujtuar ish-Kryetarin e Vatr\u00ebs si nj\u00eb njeri me \u201cSjellje simpatike, t\u2019urt\u00eb, i cili krijoi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta me grupet e ndryshme, pa ardhun ndesh me programet e tyne\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Muar pjes\u00eb n\u00eb 500-vjetorin e p\u00ebrkujtimuer t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar n\u00eb Rom\u00eb. Shkoi edhe n\u00eb gjirin e Arb\u00ebreshve n\u00eb Itali, vizitoi vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, rregulloi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore p\u00ebrkujtimin e Heroit ton\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkueme\u201d, e t\u00eb tjera. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, sipas Tahir Kolgjinit, \u201cQ\u00ebllimi i tij ishte p\u00ebr t\u2019ia bam\u00eb t\u00eb njohun bot\u00ebs se raca shqiptare asht\u00eb e gjall\u00eb kulturalisht dhe fizikisht. Nderoi Vatr\u00ebn, nderoi Diellin. Nderoi bot\u00ebn shqiptare. Nderoi edhe vetveten\u2026Me pak fjal\u00eb, ngriti nalt\u00eb sedr\u00ebn komb\u00ebtare, tue mbajtun n\u00eb kamb\u00eb moralin e shqiptar\u00ebve, q\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebnuem me q\u00ebndrue larg Atdheut.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Martin Camaj, nj\u00eb tjet\u00ebr bashk-kohas i ish-Kryetarit t\u00eb Vatr\u00ebs, ka shkruar se e kishte njohur Peter \u00c7ikon si, \u201cNj\u00eb burr\u00eb t\u00eb rrahun me jet\u00eb, realist, me cil\u00ebsi t\u00eb mbara e t\u00eb nevojshme t\u00eb nj\u00eb shqiptari t\u00eb vendosun e krenar &#8212; p\u00ebr t\u00eb ia pas\u00eb lakmi\u201d.&nbsp;&nbsp; Peter Genc \u00c7ikos, ka shkruar Martin Camaj, ishte nd\u00ebr ata shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i, \u201cSoll\u00ebn nderimin emnit shqiptar n\u00eb bot\u00ebn amerikane.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ishin k\u00ebto ndjenja ndaj nj\u00eb shqiptaro- amerikani si Peter \u00c7ikos q\u00eb i kishin l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb thella&nbsp;edhe albanalogut t\u00eb njohur Italian, At Zef Valentinit.&nbsp;&nbsp; \u201cMe \u2018t\u00eb (Peter Chicos) n\u00eb krye t\u00eb Vatr\u00ebs kishte hyp\u00eb breznija e re e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs dhe ashtu kishte hyr p\u00ebrnjimend AMERIKANIZMA n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb SHQIPTARIZM\u00cbS\u201d, do t\u00eb shkruante At Zef Valentini.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, Skend\u00ebr H. Hasani n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim botuar n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat t\u00eb Ernest Koliqit ka shkruar se Peter Genc \u00c7ikos, si Kryetar i Vatr\u00ebs por edhe si njeri dhe si shqiptaro-amerikan i brumosur dhe i ushqyer me m\u00eb t\u00eb mirat e dy kulturave tona \u2013 asaj shqiptare dhe amerikane \u2013 i tregoi, \u201cDiaspor\u00ebs shqiptare se \u00e7\u2019rrug\u00eb duhet marr\u00eb e si mund t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i tyre n\u00eb bot\u00eb. Me urt\u00ebsi e but\u00ebsi, por me program t\u00eb caktuar, ai b\u00ebri q\u00eb t\u00eb p\u00ebrtrihet me hov roli historik i Vatr\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb, me q\u00ebllim solla n\u00eb v\u00ebmendje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 110-vjetor rolin e ish-Kryetarit t\u00eb Vatr\u00ebs Peter Genc Chicos dhe vler\u00ebsimet e pun\u00ebs s\u00eb tij si vatran dhe si shqiptaro-amerikan, e mbi t\u00eb gjitha rolin e tij p\u00ebrbashkues q\u00eb ai luante n\u00eb Vat\u00ebr dhe n\u00eb komunitet \u2013 si nj\u00eb shembull, mund\u00ebsisht, p\u00ebr t\u2019u ndjekur e p\u00ebr t&#8217;u kopjuar nga brezi i ri.&nbsp; Peter Genc Chicos kishte nj\u00eb p\u00ebrparsi t\u00eb madhe si i lindur dhe i rritur n\u00eb Amerik\u00eb, por me ndjenja t\u00eb thella dhe dashuri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai nuk ishte as pjes\u00eb, as viktim\u00eb e ndasive q\u00eb, historikisht, kan\u00eb lig\u00ebshtuar dhe po lig\u00ebshtojn\u00eb bot\u00ebn shqiptare edhe sot, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet tona, por edhe k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Periudha e Peter Chicos si Kryetar i Vatr\u00ebs ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb &#8212; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur dikur albanologu italian At Zef Valentini &#8212; nj\u00eb periudh\u00eb historike unifikuese e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Vatr\u00ebs, nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunitet, p\u00ebrnjimend kishte hyr\u00eb fryma e, \u201cAmerikanizm\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqiptarizm\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, urimi im n\u00eb k\u00ebt\u00eb 110-vjetor t\u00eb VATR\u00cbS \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb dhe I realizuesh\u00ebm: Uroj q\u00eb fryma e Amerikanizm\u00ebs s\u00eb Peter Chicos t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqiptarizm\u00ebs, me vatran\u00eb si ish-Kryetari i Vatr\u00ebs dhe unifikuesi i shqiptar\u00ebve, i ndjeri Peter Chicos.<\/p>\n\n\n\n<p>Peter Chicos ka nd\u00ebrruar jet\u00eb tep\u00ebr i ri, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1970, n\u00eb mosh\u00ebn 51-vje\u00e7are. I p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi i tij!<\/p>\n\n\n\n<p>E Vatra rroft\u00eb e qoft\u00eb sot dhe p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs! Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr durimin!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>*Fjala me rastin e 110-Vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra: Peter Chicos, shembull i p\u00ebrbashkimit shqiptar \u2013 \u201cAmerikanizma n\u00eb Sh\u00ebrbim t\u00eb Shqiptarizm\u00ebs\u201d, Nju &nbsp;Jork, 12 Qershor, 2022<\/p>\n\n\n\n<p>KUSH ISHTE PETER CHICOS: Ishte fillim Korriku i vitit 1970 kur n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb u p\u00ebrhap lajmi i zi se, papritmas, kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb nga nj\u00eb goditje n\u00eb zem\u00ebr, Peter Genc Chikos (\u00c7ikos), Kryetari i Federat\u00ebs Pan-shqiptare, Vatra.&nbsp;&nbsp;Si udh\u00ebheq\u00ebs i organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe shqiptaro-amerikane, Peter \u00c7ikos ishte, natyrisht, i njohur n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, por ishte gjithashtu i njohur edhe n\u00eb komunitetin m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb amerikan ku jetonte e vepronte, sidomos n\u00eb qytetin Boston t\u00eb shtetit Masa\u00e7usets.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gazeta e njohur amerikane Boston Globe kishte njoftuar vdekjen e para koh\u00ebshme, t\u00eb Peter \u00c7ikos n\u00eb mosh\u00ebn 51-vje\u00e7are,&nbsp;duke ven\u00eb n\u00eb dukje arritjet n\u00eb jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij, p\u00ebrfshir\u00eb medaljet q\u00eb kishte fituar si p\u00ebrfundim i heroizmit t\u00eb tij n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb Bot\u00ebrore.&nbsp;&nbsp;Shkruante p\u00ebr detyrat e ndryshme me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb kishte kryer n\u00eb ushtrin\u00eb amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb detyr\u00ebn e oficerit z\u00eb inteligjenc\u00ebs ushtarake n\u00eb stafin e Gjeneralit Dwight Eisenhower gjat\u00eb invadimit t\u00eb Franc\u00ebs, si pjes\u00ebtar i Grupit t\u00eb 6-t\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb Amerikane, nd\u00ebrsa ka sh\u00ebrbyer m\u00eb von\u00eb edhe si an\u00ebtar i Misionit p\u00ebr Kontrollin e Berlinit.&nbsp;&nbsp;Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb largohet me nderimet m\u00eb t\u00eb larta nga radh\u00ebt e ushtris\u00eb amerikane pas luft\u00ebs, Peter \u00c7ikos me t\u00eb kthyer n\u00eb Boston ndihmoi n\u00eb themelimin e Shoqat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve shqiptaro-amerikan\u00eb dhe fillon nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re si civil, pa uniform\u00ebn ushtarake.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim nekrologjik, Gazeta Boston Globe sh\u00ebnonte se me t\u00eb dal\u00eb nga ushtria, Peter \u00c7ikos vazhdoi veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, bazuar n\u00eb gjurm\u00ebt q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb, si shembull babai i tij, Harris (Llambi) \u00c7ikos, nj\u00ebri prej themeluesve&nbsp;t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale Ortodokse Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb dhe nj\u00ebherazi Kryetar i Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra, nj\u00eb organizat\u00eb patriotike shqiptare, si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar Vatr\u00ebn me at\u00eb rast gazeta Boston Globe.&nbsp;&nbsp;Kjo gazet\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat e asaj kohe, por q\u00eb edhe sot g\u00ebzon influenc\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, shkruante edhe p\u00ebr p\u00ebrpjekjet personale redaksionale t\u00eb Peter \u00c7ikos n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gazet\u00ebs Dielli, organ i Federat\u00ebs Pan-shqiptare Vatra, si dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn financiare q\u00eb ai jepte p\u00ebr botimin e gazet\u00ebs q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dilte nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PETER \u00c7IKOS SH\u00cbMBULL I P\u00cbRBASHKIMIT T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE Fjala n\u00eb konferenc\u00ebn: \u201cVatra -110 Vjet n\u00eb Sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut dhe Komunitetit Shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb\u201d Nga Frank Shkreli N\u00eb historin\u00eb e saj 110-vje\u00e7are, Federata Pan-Shqiptare Vatra, me t\u00eb drejt\u00eb, krenohet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Krenare p\u00ebr aktivitetet e shum\u00ebta q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-32421","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32421"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32421\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32423,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32421\/revisions\/32423"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}