{"id":32354,"date":"2022-06-01T20:37:00","date_gmt":"2022-06-01T18:37:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32354"},"modified":"2022-06-02T20:42:51","modified_gmt":"2022-06-02T18:42:51","slug":"rasti-simon-mirakaj-pasqyre-e-nje-politike-te-pamoralshme-dhe-te-korruptuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32354","title":{"rendered":"\u201cRASTI SIMON MIRAKAJ\u201d \u2013 PASQYR\u00cb E NJ\u00cb POLITIKE T\u00cb PAMORALSHME DHE T\u00cb KORRUPTUAR"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Pa dashur t\u00eb futem n\u00eb holl\u00ebsi se si e tek ndodhi &nbsp;\u201crasti\u201d Simon Mirakaj i dit\u00ebve t\u00eb fundit &#8212; p\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb se dy \u201cdemokrat\u00eb\u201d, Gazment Bardhi e Enkelejd Alibeaj, n\u00eb bashkpunim me socialistin Taulant Balla, rr\u00ebxuan kandidatur\u00ebn e Z. Simon Mirakaj si an\u00ebtar t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, 1944\u00f71991, (AIDSSH)&nbsp; \u2013 me pretendimin se kandidatura e tij ishte n\u00ebnshkruar nga Sali Berisha.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 dihet, Simon Mirakaj rrjedh\u00eb nga nj\u00ebra prej familjeve m\u00eb t\u00eb njohura dhe m\u00eb t\u00eb vuajturat n\u00ebn regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Vet\u00eb Simoni ka vuajtur burgjet dhe kampet e internimit p\u00ebr gati nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli \u2013 pothuaj rrit\u00eb e plakur n\u00eb internim, larg nga vendlindja e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Simonin, v\u00ebllain e tij Sokolin dhe mbar\u00eb familjen Mirakaj \u2013 t\u00eb internuar e t\u00eb burgosur,&nbsp; n\u00eb disa zona t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe p\u00ebr ata an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Mirakaj t\u00eb arratisur n\u00eb per\u00ebndim, p\u00ebrfshir babain, t\u00eb parin e familjes, t\u00eb ndjerin Pal\u00eb Bib Mirakaj, t\u00eb cilin e kam njohur si nj\u00eb prej burrave m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan &#8212; g\u00ebzimet n\u00eb jet\u00ebn e tyre familjare ishin t\u00eb paka dhe mjerimet n\u00eb internim sikur nuk mbaronin kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje as n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme, 30-vjet \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d, fatk\u00ebq\u00ebsit\u00eb po e ndjekin Simonin. Duket sikur njollosja e familjes Mirakaj nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs, po e ndjek\u00eb at\u00eb edhe sot. &nbsp;Si\u00e7 tregon edhe rasti i fundit q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb rast p\u00ebrjashtimi politik t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit.&nbsp; Simon Mirakaj po persekutohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, 32 vite pas \u201cr\u00ebnies\u201d s\u00eb diktatur\u00ebs, e cila e internoi dhe e burgosi p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli. Sipas lajmeve, deputeti socialist, Taulant Balla pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e \u201cdemokratit\u201d Gazment Bardhit, me miratimin e \u201cdemokratit\u201d tjet\u00ebr, Enkelejd Alibeaj, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar kandidatur\u00ebn e Simon Mirakajt si an\u00ebtar i (AIDSSH).<\/p>\n\n\n\n<p>E gjet\u00ebn pretekstin e rastit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar nj\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur t\u00eb komunizmit, duke mos votuar emrin e Simon Mirakajt, si an\u00ebtar t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, 1944\u00f71991.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Fajin e ka Saliu! Sali Berisha, n\u00eb kompetenc\u00ebn e tij si deputet paska n\u00ebnshkruar rekomandimin e kandidatur\u00ebs s\u00eb Simon Mirakajt p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Autoritetit t\u00eb Dosjeve. Por p\u00ebr inatin dhe urrejtjen q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta djema ndaj Z. Berisha, sipas gjykimit t\u00eb tyre, Simon Mirakaj duhet t\u00eb \u201cpaguaj\u201d, se Berisha \u00ebsht\u00eb \u201cnon grata\u201d. &nbsp;Kush m\u00eb mir\u00eb se Simoni, nj\u00eb ish- i p\u00ebrndjekur p\u00ebr tu p\u00ebrdorur si an\u00ebtar i nj\u00eb klase t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt as qeveria as shteti nuk \u00e7ajn\u00eb fort kok\u00ebn p\u00ebr ta as p\u00ebr familjet ose sakfrificat e tyre \u2013 p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. &nbsp;Ky regjim dhe k\u00ebta p\u00ebrfaqsues t\u00eb Kuvendit shqiptar e p\u00ebrdor\u00ebn rastin e Simon Mirak\u00ebs p\u00ebr t\u2019u \u201cfutur lepurin n\u00eb bark\u201d t\u00eb tjer\u00ebve, duke i paralajm\u00ebruar t\u00eb gjith\u00eb se po t\u00eb merreni me Sali Berish\u00ebn, as buk\u00eb nuk do hani \u2013 duke i hedhur n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe, pa pun\u00eb.&nbsp; Do hani bar!&nbsp; Kriteri, pra, p\u00ebr refuzimin e kandidatur\u00ebs s\u00eb Z.Mirakaj si an\u00ebtar i (AIDSSH), ku ka punuar p\u00ebr 5 vitet e fundit, ishte n\u00ebnshkrimi i Sali Berish\u00ebs n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Z. Mirakaj, krejt\u00ebsisht brenda t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij si deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8211; Jo more, jo, ata nuk e mor\u00ebn k\u00ebt\u00eb vendim kund\u00ebr Z. Mirakaj, me premis\u00ebn se ai nuk mund t\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebn, por sepse e mb\u00ebshteti Sali Berisha.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb program televiziv, Z. Mirakaj tha se ai vet vler\u00ebson lirin\u00eb mbi t\u00eb gjitha duke u shprehur se, \u201cE kam p\u00ebr nder q\u00eb ka firmosur lideri historik i PD, Sali Berisha. Liria (ime) i ka rr\u00ebnj\u00ebt hersh\u00ebm tek Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, Kryengritja e Postrib\u00ebs, m\u00eb pas revolta e Spa\u00e7it, familjet e<em> internuara, t\u00eb syrgjynosurit n\u00ebp\u00ebr burgje.\u201d, ka then\u00eb<\/em> Simon Mirakaj, n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb televizion. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Mirakaj njihet si nj\u00eb ish i internuar i&nbsp;<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Diktatura_ne_Shqiperi\">regjimit komunist<\/a>&nbsp;n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili jetoi n\u00eb internim p\u00ebr 44 vite. I ati i tij \u00ebsht\u00eb arratisur nga Shqip\u00ebria pas ardhjes n\u00eb fuqi t\u00eb regjimit komunist, nd\u00ebrsa familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb pushkatuar p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimit dhe rezistenc\u00ebs s\u00eb tyre ndaj komunizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00ebnyra se si u mor\u00ebn p\u00ebrfaqsuesit e k\u00ebsaj klase politike me vot\u00ebn kund\u00ebr kandidatatur\u00ebs s\u00eb Simon Mirakajt, nj\u00eb i p\u00ebrndjekur dhe i internuar i regjimit komunist, m\u00eb kujton nj\u00eb thenje t\u00eb Vladimir Leninit, t\u00eb cilin po e parafrazoj t\u00eb ket\u00eb then\u00eb se, ne duhet t\u00eb veprojm\u00eb, t\u00eb flasim e t\u00eb shkruajm\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb p\u00ebrhap sa m\u00eb shum\u00eb urrejtje, neveritje dhe p\u00ebrbuzje n\u00eb popull, sidomos ndaj atyre q\u00eb nuk pajtohen me ne.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Leninit jan\u00eb \u2013 p\u00ebrafqsuesit e klas\u00ebs politike e tranzicionit \u201cpost-komunist\u201d, n\u00eb Shqip\u00ebri!&nbsp; Fatkeq\u00ebsisht, jo vet\u00ebm shpresa e humbur p\u00ebr demokracin\u00eb at\u00eb vend, por m\u00eb duket si nj\u00eb gjenerat\u00eb e humbur, nga pik\u00ebpamja politike, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit!<\/p>\n\n\n\n<p>Shikoni fytyrat e k\u00ebtyre tre liderve t\u00eb rinj\u00eb politik\u00eb.&nbsp; K\u00ebta nuk jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr post-komuniste. Mund t\u00eb jem gabim, por n\u00eb vitin 1990 \u2013 me shembjen e Murit t\u00eb Berlinit &#8212; k\u00ebta duhet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, ndoshta.&nbsp; Me fjal\u00eb t\u00eb tjera jo t\u00eb regjur n\u00eb komuniz\u00ebm si disa t\u00eb tjer\u00eb, por fatkeqsisht sot sillen si komunist\u00eb pa librez\u00eb, nd\u00ebrsa me fjal\u00eb dhe vepra p\u00ebrhapin urrejte, neveritje dhe p\u00ebrbuzje, sidomos ndaj aytre q\u00eb nuk pajtohen me ta.&nbsp; Sali Berisha me t\u00eb drejt\u00eb ose pa t\u00eb drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb i zoti t\u00eb mbroj\u00eb veten prej k\u00ebtyre politikan\u00ebve t\u00eb rinj\u00eb, por pyetja \u00ebsht\u00eb kush e mbron Z. Simon Mirakaj&nbsp; dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si ai, ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe ish-t\u00eb internuarit e regjimit komunist. Si nuk del nj\u00eb nga k\u00ebta polikan\u00ebt e ri \u201cmodern\u00eb\u201d, q\u00eb e quajn\u00eb veten, \u201cpro-per\u00ebndimor\u00eb\u201d e ve\u00e7an\u00ebrisht \u201c pro-amerikan\u00eb\u201d e t\u00eb pyes, more \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsie kan\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb qeverit\u00eb shqiptare dhe n\u00eb entet shtet\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, k\u00ebto 30-vitet e fundit. Sa sish ka sot n\u00eb qeverin\u00eb aktuale???!!! \u00c7far\u00eb mund\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb duket sa m\u00eb p\u00ebrfaqsuese q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, duke mos p\u00ebrjashtuar asnj\u00eb grup, si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurit e komunizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Po diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, shohin gj\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb me k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, krejt\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga jeta politike e vendit.&nbsp; A \u00ebsht\u00eb kjo vler\u00eb per\u00ebndimore t\u00eb mbyllni syt\u00eb ndaj p\u00ebrjashtimit t\u00eb 50% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi nga jeta politike.&nbsp; Do lejohej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00eb cilindo vend an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s dhe t\u00eb Bashkimit Evropian, q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni n\u00eb Tiran\u00eb, si\u00e7 ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? &nbsp;Pse tolerohet deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb, keqtrajtimi dhe p\u00ebrjashtimi nga jeta politike e vendit e ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb t\u00eb regjimit diktatorial t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.&nbsp; \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e juaj , t\u00eb nderuar p\u00ebrfaqsues t\u00eb Per\u00ebndimit demokratik, q\u00eb nj\u00eb vend aleat si Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb aleat\u00eb vlerash q\u00eb ndajm\u00eb me at\u00eb vend, p\u00ebr ndryshe cili \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis k\u00ebtij regjimi dhe ish-regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb ka burgosur, internuar, ose n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrjashtonte m\u00eb shum\u00eb se gjym\u00ebn e popullsis\u00eb nga jeta politike dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Simon Mirakaj si dhe p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb komunizmit, t\u00eb p\u00ebrjashtuar at\u00ebher\u00eb, t\u00eb p\u00ebrjashtuar edhe sot. P\u00ebr ta, situata nuk ka ndryshuar shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u2019na duhet t\u00eb festojm\u00eb 100-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve amerikano-shqiptare, kur n\u00eb Shqip\u00ebri edhe sot pas 30-vjet tranzicion kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me regjime q\u00eb me dashje ose pa dashje kan\u00eb p\u00ebrjashtuar dhe izoluar gjysm\u00ebn e popull\u00ebsis\u00eb nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb jet\u00ebn e vendit. N\u00eb rastin e Simon Mirakajt, i internuar dhe i persekutuar, vet\u00ebm e vet\u00ebm se babai Pal\u00eb Bib Mirakaj ishte shtetas amerikan, madje nj\u00eb shtetas shembullor amerikan. &nbsp;Sjellja zyrtare e tre p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb klas\u00ebs aktuale politike ndaj emrimit t\u00eb Simon Mirakaj p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb (AIDSSH)&nbsp; &#8212; djalit t\u00eb nj\u00eb shtetasi amerikan &#8212; p\u00ebr nga m\u00ebnyra se si u zhvillua dit\u00ebt e fundit \u2013 vet\u00ebm e vet\u00ebm se mendon ndryshe &#8212; \u00ebsht\u00eb absolutisht e papranueshme. &nbsp;Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00eb amerikane!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Simon Mirakaj \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb vuaj persekutimet dhe p\u00ebrjashtimet. Ai di edhe t\u00eb mbijetoj\u00eb.&nbsp; Me ndihm\u00ebn e Zotit, Simoni do t\u00eb dij\u00eb edhe t\u00eb triumfoj\u00eb mbi t\u00eb keqen. Fatkeq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb se me nj\u00eb klas\u00eb politike si kjo aktualja \u2013 moralisht e korruptuar dhe ideologjikisht e hutuar \u2013por kam droj\u00eb se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb mund t\u00eb triumfoj\u00eb mbi t\u00eb keq\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe nostalgjik\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Pa dashur t\u00eb futem n\u00eb holl\u00ebsi se si e tek ndodhi &nbsp;\u201crasti\u201d Simon Mirakaj i dit\u00ebve t\u00eb fundit &#8212; p\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb se dy \u201cdemokrat\u00eb\u201d, Gazment Bardhi e Enkelejd Alibeaj, n\u00eb bashkpunim me socialistin Taulant Balla, rr\u00ebxuan kandidatur\u00ebn e Z. Simon Mirakaj si an\u00ebtar t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-32354","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32354","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32354"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32354\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32356,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32354\/revisions\/32356"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32354"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32354"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32354"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}