{"id":32325,"date":"2022-05-30T10:25:14","date_gmt":"2022-05-30T08:25:14","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32325"},"modified":"2022-05-30T10:30:25","modified_gmt":"2022-05-30T08:30:25","slug":"dasmor-nshtetin-ame%ef%bf%bc%ef%bf%bc","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32325","title":{"rendered":"Dasmor n\u2019shtetin Am\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image-6.png?w=570\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Luljeta Avdiu Cura<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebtitje me klasat e teta dhe t\u00eb n\u00ebnta t\u00eb shkollave fillore \u201cBedri Elezaga\u201d-kat\u00ebrkoll\u00eb dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu-Ostros.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Dit\u00ebn e shtune t\u00eb 7 majit t\u00eb vjetes 2022, n\u00ebn organizimin e Fondit Shqiptaro-Amerikan \u201cTrojet tona\u201d, nx\u00ebn\u00ebsit e klasave t\u00eb teta dhe t\u00eb n\u00ebnta mor\u00ebn rrug\u00ebn drejt shtetit am\u00eb n\u00eb sh\u00ebtijen edukativo-arg\u00ebtuese q\u00eb pat p\u00ebr q\u00ebllim edukimin e nx\u00ebn\u00ebsve me historin\u00eb dhe vlerat komb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb mb\u00ebrritur te pumpa e benzin\u00ebs \u201cLukoil\u201d af\u00ebr shkoll\u00ebs n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb syri t\u00eb shihte shum\u00eb prind q\u00eb kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjellur f\u00ebmij\u00ebt e tyre, nd\u00ebrsa kujdestar\u00ebt e klasave q\u00eb v\u00ebrtetonin numrin e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb ardhur kryenin obligimet e veta por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten koh\u00eb edhe sikur ngush\u00ebllonin prind\u00ebrit se \u00e7do gj\u00eb do shkoj\u00eb mir\u00eb, mos bani marak&nbsp;etj.Mes&nbsp;seriozitetit t\u00eb baballar\u00ebve dhe shprehjes s\u00eb fytyr\u00ebs s\u00eb n\u00ebnave lexoja shum\u00eb \u00e7ka, duke qen\u00eb se jam nan\u00eb edhe un\u00eb.Dhe k\u00ebshtu nuk ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shihje muzgun e syve q\u00eb lagej nga ndarja prind-f\u00ebmi qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb kohore dy apo tre&nbsp;ditore.Por&nbsp;urimet q\u00eb b\u00ebnin disa si&nbsp; psh. pa\u00e7i rrug\u00ebn e mbar\u00eb, mir\u00ebardhshi, kaloshi bukur etj e banin edhe ma t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebt\u00eb ndarje.<\/p>\n\n\n\n<p>Mislim llolla me djalin e tij kujdeseshin \u00e7do moment p\u00ebr mbar\u00ebvajtje t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje ashtu si\u00e7 e ka tradit\u00eb kjo familje e njohur tashm\u00eb e organizimit udh\u00ebtimeve dhe akomodimeve dhe jo vet\u00ebm, nd\u00ebrsa shoferat Qazimi dhe Valdeti mezi prisnin t\u00eb merrnin n\u00eb dor\u00eb timonin e autobusave.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb radh\u00eb me&nbsp;<em>marr\u00ebveshjen q\u00eb b\u00ebn\u00eb shoqatat n\u00eb SH.B.A, \u201cTrojet tona\u201d dhe \u201cKraja\u201d, k\u00ebsaj sh\u00ebtitje ju bashkangjiten edhe nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs \u201cGjergj Kastrioti-Skenderbeu\u201d nga Kraja t\u00eb shoq\u00ebruar nga kujdestar\u00ebt Tahir Bajraktari( arsimtar i plejad\u00ebs s\u00eb brezit t\u00eb art\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e Kraj\u00ebs)&nbsp;<\/em>si edhe Sead Popoviq, arsimtar i brezit t\u00eb ri.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe k\u00ebshtu dy autobus\u00eb dhe nj\u00eb fugon u nis\u00ebm drejt kufirit.Kaluam fshatrat Selit\u00eb, dhe kur kaloj pran\u00eb k\u00ebti katundi nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur mejtepin e vitit 1929 \u00a0at\u00ebher\u00eb shkolla n\u00eb Selit\u00eb pun\u00ebn e rifilloi n\u00eb nd\u00ebrtesen e Mejtepit q\u00eb gj\u00ebndej af\u00ebr xhamis\u00eb, pran\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb fshatit. Ajo ishte nd\u00ebrtes\u00eb p\u00ebrdhese, e ul\u00ebt. Muret gur-boke, t\u00eb lidhur me mallter g\u00eblqere. Pullazi i mbuluar me tjegulla kanale q\u00eb u prodhonin n\u00eb vend. Kishte der\u00eb e nj\u00eb dritare t\u00eb vog\u00ebl me kapak druri. Nga orendit shkolla pati banka prej d\u00ebrrase n\u00eb t\u00eb cilat u ulnin nx\u00ebn\u00ebsit, nga kat\u00ebr, tavolin\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe karrige p\u00ebr m\u00ebsuesin. Vazhduam drejt \u00a0Dragin\u00ebs, ku gjendet Kodra e keqe dhe p\u00ebr t\u00eb cilen tregoheshin shum\u00eb\u00a0ndodhi.Por\u00a0reputacionin\u00a0 e friksh\u00ebm Kodr\u00ebs keqe ja ka marr\u00eb hapja e Muzeut n\u00eb Dragin\u00eb te familja Hajredin Kova\u00e7it, q\u00eb k\u00ebt\u00eb katund e ban destinacion t\u00eb shum\u00eb artdash\u00ebsve dhe njer\u00ebzve t\u00eb apasionuar pas muzeve,\u00a0 dhe n\u00eb fund mb\u00ebrritem n\u00eb Sukubin\u00eb \u00a0n\u00eb katundin ku jam rrit.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image.png?w=528\" alt=\"\" class=\"wp-image-766\"\/><figcaption><em>Ruga Ulqin \u2013 Sukubin\u00eb \u2013 Muriqan, punuar nga Simon Pinargiet, viti 1570<\/em><\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Pika kufitare n\u00eb Sukubin\u00eb e hapur n\u00eb vitin 2002 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendkalim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb bashkon dy shtete dhe n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin kalojn\u00eb me mij\u00ebra turist sidomos gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procedurave n\u00eb kufi, kaluam n\u00eb Muriqan.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe kur kalon nga kjo an\u00eb nuk mund t\u00eb l\u00ebsh pa sjellur n\u00ebp\u00ebr mend historin\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u201ckorrigjuar\u201dpun\u00ebn e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar(1912), at\u00eb nat\u00eb, anamalasi Murat Osja, burr\u00eb i njohur p\u00ebr urt\u00ebsi e trim\u00ebri, \u00e7ohet n\u00eb mesnat\u00eb dhe merr gurin e kufirit mbi shpin\u00eb, ec\u00ebn sa mundet gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs dhe e \u00e7oi sa m\u00eb larg, deri sa e lan\u00eb forcat dhe e l\u00ebshoi mbi tok\u00eb\u2026aty ku \u00ebsht\u00eb kufiri sot, duke e shp\u00ebtuar Vidhgarin pa e ndar\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me klasat e teta (8-1,2,3) ishin kujdestar\u00ebt Rita Avdiu, Nezmije Taipi dhe Sanije Hajdari. Dr.Nexhat Avdiu ishte n\u00eb rolin e ciceronit, dhe un\u00eb Luljeta si dhe shoferi Valdet Asllani i cili trash\u00ebgon profesionin e t\u00eb atit Skenderit( nj\u00eb person gjithmon\u00eb i qeshur dhe entuziast dhe q\u00eb me ne kur ishim nx\u00ebn\u00ebsa t\u00eb shkoll\u00ebs fillore dhe t\u00eb mesme&nbsp; u sillte gjithmon\u00eb mir\u00eb). N\u00eb autobusin tjet\u00ebr ishin klasat e n\u00ebnta (9-1,2,3) t\u00eb shoq\u00ebruar nga kujdestar\u00ebt Memli Kurti, Jetmira Sellaj dhe Ndri\u00e7im Muja.N\u00eb rolin e ciceronit Sami Flamuri, nd\u00ebrsa me nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs Kraj\u00ebs Sead Popoviqi, asistentja e shkoll\u00ebs son\u00eb Samire Kraja dhe Vjollca Lika \u00c7obi. Me fugon Tahir Bajraktari, Arjeta Kurti dhe&nbsp; Hajredin Veliu n\u00eb rolin e shoferit por edhe si person q\u00eb bashk\u00eb me Vjollca Lika \u00c7obin( koordinatore e k\u00ebsaj sh\u00ebtitje) koordinonin pun\u00ebt p\u00ebr mbar\u00ebvajtje t\u00eb ekskurzionit.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image-1.png?w=388\" alt=\"\" class=\"wp-image-769\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Dhe k\u00ebshtu si dasmor nga dy treva u ndalem n\u00eb Muriqan p\u00ebr t\u2019u veshur me ngjyrat e flamurit.<\/p>\n\n\n\n<p>Prej autobusit ton\u00eb nana v\u00ebshtronte me admirim Memlin dhe Samiun q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt veshen bluzat kuq e zi dhe m\u00eb pas ju bashkangjiten edhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb pas kaluam fshatrat e Anes Malit, ku bile n\u00eb fshatin Goric\u00eb dhe Muriqan kam t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngadal\u00eb kaluam fabrik\u00ebn e \u00e7imentos n\u00eb Zues ku Nexhati na tregoi se Gjergj Fishta kishte punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fabrik\u00eb dhe njiher gati sa nuk p\u00ebsoi nj\u00eb aksident dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb ai la thanien :\u201dMa ka xan rrota bishtin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrball\u00eb me madh\u00ebshtin\u00eb e vet na u shfaq Kalaja e Rozaf\u00ebs e cila hijeshon dhe kam p\u00ebrshtypjen se ka mbrojt qytetin e Shkodres gjat\u00eb shekujve.<\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, midis lumenjve Drin, Buna dhe Kir dhe liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, shtrihet nj\u00eb nga<\/em>&nbsp;qytetet m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 Shkodra. Shkodra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike dhe kulturore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr altoparlantat e xhamive e kumont\u00eb e kishave I kurdisin sahatet asisoj, q\u00eb mos me ja prish ritmin sho-shoit.Kaluam k\u00ebshtu uren e Bun\u00ebs dhe u nisem p\u00ebr te Rozafati&nbsp; e cila gjendet n\u00eb periferi jugore t\u00eb qytetit dhe n\u00eb mendje m\u00eb sillej legjenda e Rozaf\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Nj\u00eb legjend\u00eb tregon se tre v\u00ebllez\u00ebr donin t\u00eb nd\u00ebrtonin k\u00ebshtjell\u00ebn s\u00eb bashku. Gjithsesi, \u00e7do nat\u00eb, muret q\u00eb ata kishin ngritur me mund gjat\u00eb dit\u00ebs u shemb\u00ebn. Nj\u00eb plak u dha atyre disa k\u00ebshilla. Nj\u00eb grua duhej t\u00eb rrethohej me mure, kjo ishte m\u00ebnyra e vetme q\u00eb ata mund t\u00eb p\u00ebrfundonin nd\u00ebrtimin e mureve dhe ato do t\u00eb zgjasin p\u00ebrgjithmon\u00eb. T\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrit u k\u00ebshilluan dhe vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb flijonin nj\u00ebr\u00ebn nga grat\u00eb e tyre, at\u00eb q\u00eb do t\u2019u sillte e para ushqimin e drek\u00ebs t\u00eb nes\u00ebrmen. Por dy v\u00ebllez\u00ebrit e m\u00ebdhenj nuk e mbajt\u00ebn marr\u00ebveshjen dhe i paralajm\u00ebruan grat\u00eb e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb Rozafa e re, gruaja e v\u00ebllait m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, ishte e vetmja grua q\u00eb u shfaq n\u00eb kantierin e kalas\u00eb. Me guxim, Rozafa e pranoi fatin e saj, por me nj\u00eb kusht: ajo u k\u00ebrkoi v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb nj\u00eb gji, nj\u00eb krah dhe nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb mos muroseshin me ta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb vazhdonin t\u00eb ushqenin me gji f\u00ebmij\u00ebn e tyre t\u00eb vog\u00ebl, duke i ledhatuar me duar dhe me atyre k\u00ebmba mund t\u00eb tundte djepin e foshnj\u00ebs. Shumica e nd\u00ebrtesave t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs jan\u00eb shkat\u00ebrruar me kalimin e koh\u00eb<\/em>s,&nbsp;<em>por muri ende q\u00ebndron n\u00eb Shkod\u00ebr \u2013 i fort\u00eb dhe i pathyesh\u00ebm.<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image-10.png?w=720\" alt=\"\" class=\"wp-image-809\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb Lasgush Poradeci ka shkruajtur; Kur ke tradicion, je nacion, je komb, jo popull, jo popullsi, jo popullat\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzis\u00eb (q\u00eb s\u2019ka tradit\u00eb), nj\u00eb grup njer\u00ebzor (q\u00eb s\u2019ka tradit\u00eb) \u00ebsht\u00eb mas\u00eb, \u00ebsht\u00eb turm\u00eb, \u00ebsht\u00eb popullat\u00eb, \u00ebsht\u00eb popullsi \u2013 po nuk \u00ebsht\u00eb komb, nuk \u00ebsht\u00eb Nacion.<\/p>\n\n\n\n<p>Njer\u00ebzit, kur jan\u00eb grup (pa tradit\u00eb), s\u2019jan\u00eb Nacion (me tradit\u00eb). Grupi s\u2019ka fuqi shpirt\u00ebrore dhe spirituale dhe materiale, \u00ebsht\u00eb amorf. S\u2019ka ekspresion special t\u00eb grupit t\u00eb vet. S\u2019ka zhvillim, evoluim, evolution, p\u00ebrparim, perfekcionim gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ay nuk mbush dot, nuk p\u00ebrmbush dot, nuk realizon dot veten e tij, vet\u00ebveten, p\u00ebr t\u00eb vajtur drejt perfekcionit, drejt perfekcionimit, drejt p\u00ebrsosjes.evolution, p\u00ebrparim, perfekcionim gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ay nuk mbush dot, nuk p\u00ebrmbush dot, nuk realizon dot veten e tij, vet\u00ebveten, p\u00ebr t\u00eb vajtur drejt perfekcionit, drejt perfekcionimit, drejt p\u00ebrsosjes.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image-3.png?w=487\" alt=\"\" class=\"wp-image-776\"\/><figcaption>Me nanen tuj u ngjit Rozafatit<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Rozafat, Mislimi u p\u00ebrsh\u00ebndet me ne p\u00ebr t\u2019ja l\u00ebshuar udh\u00ebheqjen e sh\u00ebtitjes Lindit, djalit t\u00eb tij q\u00eb me korekt\u00ebsi kryente \u00e7do veprim.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebsaj here autobusi mori rrug\u00ebn p\u00ebr te Memoriali i Skenderbeut n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Memoriali i Skenderbeut<\/strong>&nbsp;\u2013 \u00ebsht\u00eb vendi ku me 2 Mars 1444 u mbajt \u201cBeslidhja e Lezh\u00ebs\u201d dhe ku m\u00eb 17 Janar 1468 u varros heroi komb\u00ebtar Gjergj Kastriot-Sk\u00ebnderbeu. Ka q\u00ebn\u00eb objekt kulti q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si kish\u00eb dhe xhami n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ky objekt<\/strong>&nbsp;q\u00eb i p\u00ebrket&nbsp;shek.XIV&nbsp;\u00ebsht\u00eb e tipit bazilikor me gjat\u00ebsi 17m dhe gjer\u00ebsi 8m. N\u00eb muret e saj ndodhet nj\u00eb afresk i Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs. Sipas goj\u00ebdh\u00ebnave n\u00eb vitin 1478, turqit t\u00eb cil\u00ebt pushtuan Lezh\u00ebn, shkat\u00ebrruan dhe hap\u00ebn varrin e Sk\u00ebnderbeut dhe thuhet se eshtrat e tij u mor\u00ebn nga ushtar\u00ebt dhe t\u00eb cil\u00ebt i mb\u00ebshtoll\u00ebn me flori e argjend p\u00ebr ti p\u00ebrdorur si hajmali pwr pathyeshm\u00ebri n\u00eb beteja.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vendvarrimi i Sk\u00ebnderbeut<\/strong>&nbsp;p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebrin prej monumenteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; P\u00ebrve\u00e7 mureve t\u00eb kish\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt gjendet edhe absida ku ndodhet i vendosur busti i Skenderbeut, afresku i Sh\u00ebn Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi der\u00ebn e kish\u00ebs. N\u00eb mure jan\u00eb varura 25 mburoja prej bronzi t\u00eb cilat tregojn\u00eb 25 betejat kryesore t\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb katedrales<\/strong>, posht\u00eb vendit q\u00eb sinifikon varrin e heroit komb\u00ebtar\u00eb, ndodhet nj\u00eb tjet\u00ebr kish\u00eb dhe nj\u00eb sarkofag prej guri q\u00eb nuk jan\u00eb shfaqur ende p\u00ebr publikun. P\u00ebrb\u00ebhet nga dy rradh\u00eb gur\u00ebsh antik\u00eb me p\u00ebrmasa t\u00eb konsiderueshme, t\u00eb vendosur n\u00eb form\u00eb drejtk\u00ebnd\u00ebshi dhe t\u00eb lidhur me plumb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb<\/strong>&nbsp;duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e pozicionuar pjesa e poshtme e sarkofagut t\u00eb punuar n\u00eb mermer sipas tipologjis\u00eb s\u00eb varreve monumentale. Ajo \u00ebsht\u00eb e vendosur mbi nj\u00eb objekt t\u00eb periudh\u00ebs romake (shek.II, p.k.). Objekti \u00ebsht\u00eb i konservuar n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb mbuluar dhe q\u00ebndron e till\u00eb prej vitit 1980.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dhoma e fsheht\u00eb e n\u00ebndheshme&nbsp;<\/strong>mbetet nj\u00eb mister q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar, nd\u00ebrsa vijon t\u00eb jet\u00eb kurioziteti i shum\u00eb historian\u00ebve dhe arkeolog\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image-4.png?w=685\" alt=\"\" class=\"wp-image-779\"\/><figcaption>Memoriali i Skenderbeut n\u00eb Lezh\u00eb<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Pas vizit\u00ebs n\u00eb Memorialin e Skenderbeut mor\u00ebm drejtimin p\u00ebr n\u00eb pazarin e vjeter t\u00eb Krujes dhe p\u00ebr n\u00eb&nbsp;Kala.Afer&nbsp;pazarit na u sh\u00ebrby edhe dreka dhe m\u00eb pas nx\u00ebn\u00ebsit krijuan nj\u00eb atmosfer\u00eb festive me k\u00ebng\u00eb e valle.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Duke ecur n\u00eb lagjen e vjet\u00ebr t\u00eb Kruj\u00ebs, t\u00eb duket se ora e s\u00eb tashmes ka mbetur n\u00eb Mesjet\u00eb. Gra q\u00eb thurin dhe endin n\u00eb vegj\u00eb, burra q\u00eb gdhendin drurin, punojn\u00eb bakrin, ildisin veshjet komb\u00ebtare dhe, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, mbajn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb koh\u00ebt moderne. Artizanati i harruar rikthehet n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb moderne, m\u00eb shum\u00eb se sa p\u00ebr vendasit, p\u00ebr t\u00eb huajt. Edhe pse qyteti i Kruj\u00ebs \u00ebsht\u00eb i ftoht\u00eb, rruga p\u00ebr nga Kalaja zhurmonte nga njer\u00ebzit dhe bisedat. D\u00ebgjoje turist\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre pyesnin kureshtar\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb ndryshme t\u00eb vjetra si dhe p\u00ebr punime artizanati apo<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>apo veshje tradicionale t\u00ebrheq\u00ebse, n\u00eb larmi ngjyrash, t\u00eb ekzpozuara k\u00ebndsh\u00ebm.<br>Pazari i vjet\u00ebr i Kruj\u00ebs ose si\u00e7 thirret nga vendasit, Pazari i Derexhikut, shtrihet n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shtruar me kalldr\u00ebm q\u00eb t\u00eb \u00e7on p\u00ebr n\u00eb kala. Ky pazar ka ekzistuar q\u00eb n\u00eb Koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut. N\u00eb Derexhik, macja kalonte tjegull mbi tjegull n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi mbi 7 kilometra nga fshati Zahari deri n\u00eb Picrrak\u00eb. K\u00ebshtu thon\u00eb goj\u00ebdhanat p\u00ebr pazarin e vjet\u00ebr t\u00eb Kruj\u00ebs, n\u00eb kulmin e lul\u00ebzimit t\u00eb tij, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut. E t\u00ebr\u00eb rruga, q\u00eb lidhte dy fshatrat, n\u00eb kahe t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb qytetit, p\u00ebrb\u00ebhej nga dyqane n\u00eb an\u00ebt e saj.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Prej 15 shekujsh, Kalaja e Kruj\u00ebs q\u00ebndron mbi nj\u00eb kod\u00ebr shk\u00ebmbore, d\u00ebshmitare e luftrave dhe e jet\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb&nbsp;Kruj\u00ebs, nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb, qendra e shtetit t\u00eb Arbrit. Kalaja q\u00ebndron n\u00eb 557 metra lart\u00ebsi, e bukur dhe e pashembur ndon\u00ebse ka p\u00ebrballuar sulme t\u00eb panum\u00ebrta.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>P<em>opulli shqiptar identifikohet me historin\u00eb e k\u00ebsaj kalaje, duke gjetur aty humbjet e sigurta por, mbi t\u00eb gjitha, edhe fitoret e papritura t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb guximsh\u00ebm. Midis gjurm\u00ebve t\u00eb&nbsp; rr\u00ebnojave brenda mureve t\u00eb kalas\u00eb duket Kulla e Sahatit brenda s\u00eb cil\u00ebs gjendet k\u00ebmbana q\u00eb lajm\u00ebroi vdekjen e Sk\u00ebnderbeut. Sahati, i nd\u00ebrtuar nga artizan\u00ebt e Pazarit t\u00eb Vjet\u00ebr t\u00eb Kruj\u00ebs, organizonte koh\u00ebn e qytetit: hapjen e mbylljen e dyqaneve si dhe vaktet e lutjes. Fatkeq\u00ebsisht, vendasit tregojn\u00eb se \u201cOra\u201d e tyre nuk ekziston m\u00eb q\u00eb prej shekullit t\u00eb kaluar, kur vendi ishte n\u00ebn ushtrin\u00eb austro-hungareze.<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image-5.png?w=655\" alt=\"\" class=\"wp-image-783\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Pasi d\u00ebgjuam historin\u00eb nga cic\u00ebron\u00ebt n\u00eb Kalan\u00eb e Krujes, u larguam dhe u nis\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mujo Ulqinaku apo Mujo Cakuli mir\u00ebpret bashk\u00ebvendasit e vet.<\/p>\n\n\n\n<p>E pra, Lufton djali, lufton plaku,<\/p>\n\n\n\n<p>Lufton Mujo Ulqinaku.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ato momente m\u2019u kujtua k\u00ebnga q\u00eb aq bukur e interpreton me veshje komb\u00ebtare k\u00ebng\u00ebtari yn\u00eb vendas Shaban Gjeka, i cili m\u00eb pat kallxu se tekstin e k\u00ebsaj kange e ka shkru i ndjeri Basri \u00c7apriqi special vet\u00ebm p\u00ebr Shabanin sepse Basriu nuk shkruante tekste k\u00ebng\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p>Mua mendja m\u00eb shkoi te k\u00ebnga dedikuar Mujo Ulqinakut, me tekst t\u00eb Basri \u00c7apriqit, k\u00ebnduar nga k\u00ebng\u00ebtari vendas i mir\u00ebnjohuri Shaban Gjekaj.<\/p>\n\n\n\n<p>O se\u00e7 p\u00ebrpin nj\u00eb val\u00eb nga bregu<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2019\u00ebsht\u00eb nj\u00eb val\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7u krejt deti<\/p>\n\n\n\n<p>Ka nxi brigje, ka nxi mal<\/p>\n\n\n\n<p>Ulqinaku se \u00e7\u2019ka ra n\u2019 hall.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa her\u00eb prilli e lind zambakun<\/p>\n\n\n\n<p>E fton Durr\u00ebsi Ulqinakun<\/p>\n\n\n\n<p>Kur vdes trimi p\u00ebr lirin\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Lind Ulqini Arb\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>********<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Festivalin Mbar\u00ebkomb\u00ebtar b\u00eb Shkoder n\u00eb vitin 1991 kjo k\u00ebng\u00eb u shp\u00ebrblye me vendin e dyt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurioziteti p\u00ebr t\u00eb vizituar amfiteatrin na i shpejtoi hapat.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image-6.png?w=570\" alt=\"\" class=\"wp-image-786\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Amfiteatri i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb Ballkan.\u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb I-r\u00eb t\u00eb e.s gjat\u00eb sundimit t\u00eb perandorit Trajan.N\u00eb aren\u00ebn e k\u00ebti amfiteatri zhvilloheshin luftimet e gladiator\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image-7.png?w=515\" alt=\"\" class=\"wp-image-789\"\/><figcaption>Me Jetmira Sellaj, prof e historis\u00eb<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/luleavdiucurahome.files.wordpress.com\/2022\/05\/image-8.png?w=380\" alt=\"\" class=\"wp-image-790\"\/><figcaption>Me Arjeta Kurti, prof e gjuh\u00ebs shqipe dhe me Rita Avdiu, prof e kimis\u00eb<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Pas vizit\u00ebs n\u00eb amfiteater nj\u00eb kafe n\u00eb afersi t\u00eb bregut detit shijoi pa mas\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi u \u00e7lodhem u drejtuam p\u00ebr te autobusi i cili do merrte drejtimin p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke menduar p\u00ebr Vlor\u00ebn nuk mundesha t\u00eb mos mendoj p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e pamvar\u00ebsis\u00eb dhe&nbsp; p\u00ebr &nbsp;kapedanin e detit, ulqinakasin Haxhi Ali Ulqinaku, me tartan\u00ebt e tij, q\u00eb kishte qen\u00eb kryekomandant i flot\u00ebs turke t\u00eb Mesdheut , erdhi u vendos n\u00eb Karaburun dhe mbronte brigjet shqiptare nga sulmet q\u00eb b\u00ebnin venecian\u00ebt, sara\u00e7en\u00ebt nga Malta dhe Egjipti, spanjoll\u00ebt, anglez\u00ebt dhe francez\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe u b\u00eb 22 vjet mbrojt\u00ebsi i k\u00ebtyre brigjeve. N\u00eb luft\u00eb me venedikasit ai u vra dhe varri i tij thuhet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb det. Anijet kur kalonin i binin sirenave dhe hidhnin buk\u00eb e vaj p\u00ebr shpirtin e tij n\u00eb det. K\u00ebt\u00eb zakon e vijojn\u00eb dhe disa nga banor\u00ebt e Dukatit, n\u00eb zon\u00ebn e Raven\u00ebs, ku kan\u00eb bag\u00ebtit\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb atje.<\/p>\n\n\n\n<p>Cdo m\u00ebngjes gushti hedhin buk\u00eb e vaj n\u00eb det p\u00ebr shpirt t\u00eb Haxhi Alis\u00eb. N\u00eb Karaburun ku ai jetoi ndodhet shpella me emrin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Aq em\u00ebr mori ky detar me t\u00eb bemat e tij n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sa q\u00eb filluan ta hyjnizojn\u00eb. Nga pleqt\u00eb pran\u00eb vatrave e staneve Ai quhej \u201cujk deti\u201d, nd\u00ebrsa bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb tij tregonin se Haxhi Alia p\u00ebr veten e vet shprehej:<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>\u201c<\/strong>Deti \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia ime,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>pragu i k\u00ebsaj sht\u00ebpie \u00ebsht\u00eb bregu,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>dallg\u00ebt e detit i kam jast\u00ebk p\u00ebr kok\u00eb;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>ato do t\u00eb jen\u00eb edhe gur\u00ebt e varrit tim\u2026\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe k\u00ebshtu duke u munduar t\u00eb gjeja copa t\u00eb Ulqinit kudo nga pak mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb hotel ku na priste dreka dhe pushimi I merituar pas nj\u00eb dite t\u00eb lodhshme.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Vazhdon<\/em>\u2026.me p\u00ebrjetimin p\u00ebr diten e dyt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Ulqin, 29.05.2022<\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"800\" height=\"427\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekskurzioni-i-femijeve-nga-ana-e-malit-dhe-kraja-ne-shqiperi-4.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekskurzioni-i-femijeve-nga-ana-e-malit-dhe-kraja-ne-shqiperi-4.jpg 800w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekskurzioni-i-femijeve-nga-ana-e-malit-dhe-kraja-ne-shqiperi-4-300x160.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/ekskurzioni-i-femijeve-nga-ana-e-malit-dhe-kraja-ne-shqiperi-4-768x410.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/figure>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Luljeta Avdiu Cura Sh\u00ebtitje me klasat e teta dhe t\u00eb n\u00ebnta t\u00eb shkollave fillore \u201cBedri Elezaga\u201d-kat\u00ebrkoll\u00eb dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu-Ostros. Dit\u00ebn e shtune t\u00eb 7 majit t\u00eb vjetes 2022, n\u00ebn organizimin e Fondit Shqiptaro-Amerikan \u201cTrojet tona\u201d, nx\u00ebn\u00ebsit e klasave t\u00eb teta dhe t\u00eb n\u00ebnta mor\u00ebn rrug\u00ebn drejt shtetit am\u00eb n\u00eb sh\u00ebtijen edukativo-arg\u00ebtuese q\u00eb pat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32197,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-32325","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32325"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32325\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32328,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32325\/revisions\/32328"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32197"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}