{"id":32268,"date":"2022-05-24T13:17:57","date_gmt":"2022-05-24T11:17:57","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32268"},"modified":"2022-05-24T13:22:08","modified_gmt":"2022-05-24T11:22:08","slug":"prishtina-perqafon-te-madhin-ernest-koliqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32268","title":{"rendered":"PRISHTINA P\u00cbRQAFON T\u00cb MADHIN ERNEST KOLIQI"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"557\" height=\"419\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Biblioteka-ernest-koliqi-prishtine.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Biblioteka ernest koliqi ne prishtine\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Biblioteka-ernest-koliqi-prishtine.jpg 557w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Biblioteka-ernest-koliqi-prishtine-300x226.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 557px) 100vw, 557px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Inaugurohet Biblioteka Ernest Koliqi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Kam patur fatin q\u00eb 52-vjet m\u00eb par\u00eb t\u00eb kem takuar Profesor Ernest Koliqin, gjat\u00eb qendrimit tim si refugjat n\u00eb Rom\u00eb, para se t\u00eb vendosesha n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb vitin 1970.&nbsp;Si p\u00ebrfundim i k\u00ebsaj njohjeje, kam qen\u00eb n\u00eb kontakt me Profesorin e nderuar deri sa nd\u00ebrroi jet\u00eb me 15 Janar, 1975. Shk\u00ebmbenim letra, t\u00eb pak\u00ebn, dy tre her\u00eb n\u00eb vjet, para se t\u00eb vdiste. Nj\u00eb nga letrat q\u00eb Profesor Koliqi m\u00eb ka d\u00ebrguar n\u00eb vitin 1972, tri vjet para se ai t\u00eb shkonte n\u00eb amshim, m\u00eb ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme sepse p\u00ebrmbante nj\u00eb amanet.&nbsp; Letra e Ernestit erdhi pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje amatore nga ana ime p\u00ebr t\u00eb botuar, n\u00eb vitin 1972, nj\u00eb fletushk\u00eb kushtuar rinis\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim. &nbsp;Letra q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte Profesor Koliqi ishte plot k\u00ebshilla &#8212; tep\u00ebr t\u00eb nevojshme p\u00ebr mua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb &#8212; nga nj\u00eb personalitet i njohur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ernest Koliqi. Ai shkruante, nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201cI dashtuni Fran, m\u00eb kan\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb si letra e jote ashtu edhe Nr.1 i periodikut, \u201cRinija Shqyptare n\u00eb M\u00ebrgim\u201d. &nbsp;G\u00ebzohem pik\u00eb ma s\u00eb pari q\u00eb je mir\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb ndjekish studimet, e n\u00eb fund, p\u00ebr botimin kushtue mas\u00ebs s\u00eb re q\u00eb larg prej Atdheut ka shum\u00eb nevoj\u00eb t\u2019ushqehet me shkrime t\u00eb sh\u00ebndoshta shqipe.&nbsp; T\u00eb lumt\u00eb! Asht\u00eb nji filles\u00eb plot premtime.&nbsp; Mbaje mend ve\u00e7 nji fjal\u00eb t\u00eb mo\u00e7me: \u2018Trimi i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb\u2019.&nbsp; Avit moshatar\u00eb sa ma shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mundesh.&nbsp; <strong>N\u2019 asht\u00eb se kjo fletore do t\u00eb merret edhe me let\u00ebrsi, mos harro auktor\u00ebt q\u00eb regjimi komunist i ka p\u00ebrjashtue nga historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe\u2026\u201d<\/strong>. Ishte ky, pra, amaneti i tij, nj\u00eb amanet q\u00eb jam munduar ta mbaj\u00eb e ta ruaj, me at\u00eb kapacitetin tim t\u00eb vog\u00ebl, duke e kujtuar Koliqin, sa her\u00eb q\u00eb kam patur rast e mund\u00ebsi, si nj\u00ebrin prej atyre \u201c<strong>auktor\u00ebve<\/strong> <strong>q\u00eb regjimi komunist i ka p\u00ebrjashtue nga historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe\u2026\u201d-<\/strong> <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-amanetin-e-mban-toka-gezuar-ditelindjen-prof-ernest-koliqi\/\">Frank Shkreli: Amanetin e mban toka- g\u00ebzuar dit\u00eblindjen Prof. Ernest Koliqi | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia dhe rasti q\u00eb m\u00eb jep Prishtina dhe Kosova p\u00ebr t\u00eb kujtuar Ernest Koliqin \u2013 po e kujtoj me fjal\u00ebt e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb nderuar dhe personaliteteve n\u00eb inaugurimin e Bibliotek\u00ebs q\u00eb mban emrin e tij n\u00eb Prishtin\u00eb. &nbsp;Shkrimtari i madh Ernest Koliqi, nism\u00ebtari i arsimit shqip n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb fillim t\u00eb 1940-ave, u kujtua n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e lindjes s\u00eb tij (20-maj, 1903), me inaugurimin e \u201cBibliotek\u00ebs Ernest Koliqi\u201d, n\u00eb Qendr\u00ebn \u201cBogdaniPolis\u201d, n\u00eb Katedralen &#8220;Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221;, n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Duke hapur ceremonin\u00eb e inaugurimit t\u00eb \u201cBibliotek\u00ebs Ernest Koliqi\u201d, fjal\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndetse dhe mir\u00ebseardh\u00ebse p\u00ebr t\u00eb pranish\u00ebmit e kumtoi Ipeshkvi i Kosov\u00ebs, Imzot Dod\u00eb Gjergji, duke e cil\u00ebsuar Bibliotek\u00ebn Ernest Koliqi si, \u201cnj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb kujtuar t\u00eb kaluar\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb kultivuar t\u00eb ardhmen ton\u00eb\u201d. <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=qB35SAsYL6o\">Inaugurimi i Biblotek\u00ebs &#8220;Ernest Koliqi&#8221; Prishtin\u00eb &#8211; YouTube<\/a> &nbsp;T\u00eb pranish\u00ebm ishin pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb gj\u00ebr\u00eb t\u00eb Ernest Koliqit t\u00eb ardhur nga Shkodra e Tirana, si dhe shum\u00eb personalitete t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb artit, shkenc\u00ebs e let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebrfaqsues t\u00eb klerit por edhe perosnalitete t\u00eb politik\u00ebs. Nj\u00eb nd\u00ebr perosnalitete e larta ishte Kryetari i Bashkis\u00eb Prishtin\u00eb, Z. P\u00ebrparim Rama i cili e kujtoi Ernest Koliqin me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cShkodrani Ernest Koliqi, shkrimtari i madh i let\u00ebrsis\u00eb ishte si\u00e7 e dini edhe Minist\u00ebr i Arsimit n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore, pruri mbi 200-m\u00ebsimdhen\u00ebs shqiptar\u00eb me hap shkollat shqipe an\u00eb e mban\u00eb viseve t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrndjekja e tij dhe ndalimi i vepr\u00ebs s\u00eb tij nga Shqip\u00ebria komuniste e p\u00ebr-rrjedhoi nga Kosova q\u00eb aso kohe thjesht\u00eb irritonte shtetin am\u00eb \u2013 nuk i kan\u00eb ber\u00eb aspak nder Kombit ton\u00eb. Prandaj p\u00ebrzgjedhja, pik\u00ebrisht, e emrit t\u00eb kolosit Ernest Koliqi p\u00ebr bibliotekpn tuja dhe inaugurimi i saj, pik\u00ebrisht, n\u00eb dit\u00eblindjen e tij nderojn\u00eb jo ve\u00e7 k\u00ebt\u00eb bibliotek\u00eb, as ve\u00e7 Ipeshkvin\u00eb, por gjith\u00eb kryeqytetin ton\u00eb dhe gjith\u00eb Kombin ton\u00eb shqiptar. Kur jemi te shskrimtar\u00ebt dikur\u00eb t\u00eb ndaluar uroj q\u00eb kjo bibliotek\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb lidhjet me bibliotek\u00ebn e Fran\u00e7eskan\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt me r\u00ebnjen e komunizmit po i ribotojn\u00eb me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh veprat e kolos\u00ebve t\u00eb ndaluar katolik\u00eb t\u00eb letrave shqipe, q\u00eb nga ajo e Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit, Gjergj Fisht\u00ebs, Anton Harapit, Donald Kurtit, Vin\u00e7enc Prenushit, Bernardin Palaj e deri tek ajo e At Zef Pllumit. T\u00eb anatemuar padrejt\u00ebsisht nga diktatura komuniste, vepra e k\u00ebtyre kolos\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt m\u00eb e sh\u00ebndosha e let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare e p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opus q\u00eb bibliotek\u00ebn e Ipeshkvis\u00eb e pasuron dhe e nderon. Bibliotek\u00ebs i uroj fond gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb pasur librash, lexues gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb dhe me q\u00eb ambienti i bibliotek\u00ebs qenka jasht\u00ebzakonisht i k\u00ebnd\u00ebsh\u00ebm, uroj sa m\u00eb shum\u00eb organizime eventesh kulturore e letrare t\u00eb k\u00ebtij ambienti&#8230;Urime p\u00ebr Bibliotek\u00ebn e re \u201cErnest Koliqi\u201d.&nbsp; Kryebashkiaku i Pristin\u00ebs fal\u00ebnderoi Ipeshkvin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr krijimin e kushteve &#8212; p\u00ebr student\u00ebt dhe p\u00ebr gjith\u00eb kultur\u00ebn n\u00eb qytetin ton\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrpara \u2013 kushte q\u00eb ai i cil\u00ebsoi si, \u201cfenomenale, fantastike\u201d, duke premtuar se edhe ai vet\u00eb, do kaloj\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bibliotek\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Z. Minxhozi e cil\u00ebsoi ceremonin\u00eb e&nbsp; ianugurimit t\u00eb Bibliotek\u00ebs \u201cErnest Koliqi, si nj\u00eb ngjarje t\u00eb jashtzakaonshme dhe shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. \u201cDuke pas\u00eb p\u00ebrball k\u00ebt\u00eb korife t\u00eb madh t\u00eb historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare, Ernest Koliqin, me vepr\u00ebn e tij tregoi dhe i tregon bot\u00ebs, pavar\u00ebsisht sistemeve, pavar\u00ebsisht represionit, e drejta, arti dhe kultura q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb popullit, nuk shuhet kurr\u00eb. Politika \u00ebsht\u00eb momentale, nd\u00ebrsa veprat e kolos\u00ebve tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb pavdekshme.\u201d&nbsp; Ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb e cicl\u00ebsoi bibliotejk\u00ebn si shum\u00eb interesante dhe krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb llojin e vet. \u201cShum\u00eb, shum\u00eb e bukur, me nj\u00eb arkitekt fantastik q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, por shtoi ai , \u201cAjo q\u00eb e mbush m\u00eb tep\u00ebr, \u201c\u00cbsht\u00eb vepra e t\u00eb Madhit Ernest Koliqi\u201d. Ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, duke fal\u00ebnderuar ata q\u00eb kishin ardhur nga Shkodra dhe Tirana p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb inauagurimin, tha se Ernest Koliqi, \u201cishte shkodran, mbetet shkodran, ishte shqiptar, mbetet shqiptar dhe shum\u00eb i madh.\u201d &nbsp;Me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi uroj q\u00eb edhe brezat e rinj\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcjellin vepr\u00ebn e tij t\u00eb pavdekshme, p\u00ebrfundoi fjal\u00ebn&nbsp; ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, Z. Qemal Minxhozi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, kumtes\u00ebn kryesore e mbajti Prof. Xhavit Beqiri i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, i cili tha se, \u201cErnest Koliqi \u00ebsht\u00eb guri i k\u00ebndit n\u00eb themelin e shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb shkret\u00eb arsimor e kulturor, ai e hodhi i pari&nbsp;<em>far\u00ebn e sinapit<\/em>, nga e cila mbiu dhe hodhi shtat trungu i t\u00eb gjith\u00eb sistemit edukativ, arsimor e kulturor n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb etnis\u00eb. P\u00ebrtej figur\u00ebs: shkoll\u00ebn shqipe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsirat e tjera shqiptare t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb e krijuan gjat\u00eb viteve \u201940 t\u00eb shekullit XX, af\u00ebrsisht 200 m\u00ebsues normalist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me misionin e shenjt\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb shkronj\u00ebs shqipe u ngarkuan nga vet\u00eb Ernest Koliqi, asokohe minist\u00ebr i Arsimit. P\u00ebr mua, Koliqi \u00ebsht\u00eb profeti, nd\u00ebrsa ata normalist\u00eb t\u00eb zgjedhur prej tij, jan\u00eb apostujt e shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb k\u00ebto treva\u201d, u tha, nd\u00ebr t\u00eb tjera, t\u00eb pranish\u00ebmve Prof. Xhavit Beqiri i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Prof. Beqiri theksoi se, \u201cPoeti, publicisti e studiuesi Ernest Koliqi, p\u00ebrve\u00e7 epitetit t\u00eb themeluesit t\u00eb shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb Kosov\u00eb, mori edhe epitetin e nism\u00ebtarit t\u00eb proz\u00ebs moderne shqipe\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Me ianugurimin e Bibliotek\u00ebs \u201cErnest Koliqi, Kosova po ia lan\u00eb nj\u00eb borxh t\u00eb madh k\u00ebtij burri t\u00eb madh t\u00eb Kombit shqiptar. Amanetin e tij 50-vjet m\u00eb par\u00eb &#8212; q\u00eb,<strong><u> <\/u><\/strong>t\u00eb<strong> \u201cmos harrohen auktor\u00ebt q\u00eb regjimi komunist i ka p\u00ebrjashtue nga historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe\u2026\u201d &#8212; <\/strong>Kosova e \u00e7oi n\u00eb vend me ianugurimin e Bibliotek\u00ebs me emrine&nbsp; tij n\u00eb prishtin\u00eb, &nbsp;\u201cn\u00eb kujtim t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe p\u00ebr kultivimin e t\u00eb ardhmes\u201d ton\u00eb, si\u00e7 u shpreh Imzot Dod\u00eb Gjergji.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Duke mos dashur t\u00eb jem kritik ndaj disave \u2013 sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtur t\u00eb inaugurimit t\u00eb Bibliotek\u00ebs Ernest Koliqi n\u00eb Prishtin\u00eb &#8212; m\u00eb duket se ka ardhur koha q\u00eb Tirana zyrtare politike dhe akademiko-historike, t\u00eb heq dor\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb nga denigrimi e p\u00ebrjashtimi nga historia shqiptare e burrave t\u00eb Kombit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ernest Koliqi, At Gjergj Fishta dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft! Nga \u00e7far\u00eb kini frik\u00eb? Merrni shemb\u00ebll Kosov\u00ebn.&nbsp; Fatbardh\u00ebsisht, n\u00eb rastin e Ernest Koliqit dhe t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs, sa m\u00eb fort q\u00eb t\u00eb urrehen k\u00ebto figura dhe t\u00eb tjera si k\u00ebto t\u00eb Kombit, nga Tirana zyrtare dhe nga nostalgjik\u00ebt e komunizimit sllavo-aziatik, madje edhe 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit &#8212; aq m\u00eb shum\u00eb ata adhurohen n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Inaugurohet Biblioteka Ernest Koliqi Nga Frank Shkreli Kam patur fatin q\u00eb 52-vjet m\u00eb par\u00eb t\u00eb kem takuar Profesor Ernest Koliqin, gjat\u00eb qendrimit tim si refugjat n\u00eb Rom\u00eb, para se t\u00eb vendosesha n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb vitin 1970.&nbsp;Si p\u00ebrfundim i k\u00ebsaj njohjeje, kam qen\u00eb n\u00eb kontakt me Profesorin e nderuar deri sa nd\u00ebrroi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32270,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6,10],"tags":[],"class_list":["post-32268","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32268","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32268"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32268\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32271,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32268\/revisions\/32271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32268"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32268"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32268"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}