{"id":32251,"date":"2022-05-21T09:05:33","date_gmt":"2022-05-21T07:05:33","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32251"},"modified":"2022-05-21T09:06:38","modified_gmt":"2022-05-21T07:06:38","slug":"kane-filluar-punimet-per-rehabilitimin-e-kishes-se-kuvendit-te-arberit-afer-lezhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32251","title":{"rendered":"KAN\u00cb FILLUAR PUNIMET P\u00cbR REHABILITIMIN E KISH\u00cbS S\u00cb KUVENDIT T\u00cb ARB\u00cbRIT AF\u00cbR LEZH\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>APEL P\u00cbR NDIHM\u00cb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb m\u00eb pak se restaurimin e Kish\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb mbajtur Kuvendi i Arb\u00ebrit af\u00ebr Lezh\u00ebs &#8212; \u201cVendi ku u mblodh\u00ebn burrat e motit\u201d &#8212; n\u00eb vitin 1703, sipas studiuesit, nism\u00ebtarit dhe protagonistit kryesor t\u00eb k\u00ebtij projekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, Dr. Dom Nik\u00eb Ukgjinit. P\u00ebr holl\u00ebsi t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr historin\u00eb e Kuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit mund t\u00eb lexoni linkun e bashkangjitur t\u00eb nj\u00eb artikulli nga Dom Nik\u00eb Ukgjini &#8212; t\u00eb fjal\u00ebs q\u00eb ai ka mbajtur vitin e kaluar n\u00eb Konferenc\u00ebn Jubilare: \u201cPapa Klementi XI dhe Shqip\u00ebria\u201d, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Nunciatura Apostolike n\u00eb Shqip\u00ebri.<a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/merqia-kisha-e-kuvendit-te-arbrit-ne-te-kaluaren-dhe-sot\/\"> KISHA E KUVENDIT T\u00cb ARBRIT, N\u00cb T\u00cb KALUAR\u00cbN DHE SOT \u2013 Dielli | The Sun (gazetadielli.com)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se sipas disa studiuesve dhe historian\u00ebve t\u00eb asaj periudhe, Kuvendi i Arb\u00ebrit &#8212; q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb vitin 1703, n\u00ebn drejtimin e Papa Klementit t\u00eb XI, me origjin\u00eb shqiptare &#8212; \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e Kombit shqiptar, pas Bes\u00eblidhjes s\u00eb Lezh\u00ebs. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/kulture\/frank-shkreli-papa-klementi-i-xi-me-origjine-shqiptare-mbrojtes-i-identitetit-kombetar-te-shqiptareve\/\">Frank Shkreli:&nbsp;Papa Klementi&nbsp; i XI me origjin\u00eb shqiptare \u2013 mbrojt\u00ebs i identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Restaurimi i nj\u00eb monumenti t\u00eb till\u00eb kulture t\u00eb Kombit shqiptar do duhej t\u00eb t\u00ebrhiqte nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe nga autoritetet e Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb sakt\u00ebsisht, t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs t\u00eb atij vendi.&nbsp; Un\u00eb nuk e di se cili \u00ebsht\u00eb misioni aktual i nj\u00eb ministrie, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, por performanca e saj &#8212; p\u00ebrsa i p\u00ebrket restaurimit, ruajtjes dhe respektimit t\u00eb monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb kjo ministri mund t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb krenare para shqiptar\u00ebve, p\u00ebr pun\u00ebn e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i d\u00ebshtuar dhe nj\u00eb shfaqje e sh\u00ebmtuar e k\u00ebsaj ministries a I p\u00ebrket mbrojtjes s\u00eb identitetit kulturor e komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb shekujve, duke filluar nga momumenti i Gjergj Kastriotit n\u00eb Lezh\u00eb <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-monumenti-i-heroit-kombetar-ne-lezhe-kthehet-ne-nevojtore\/\">Frank Shkreli: Monumenti i Heroit Komb\u00ebtar n\u00eb Lezh\u00eb kthehet n\u00eb nevojtore | Gazeta Telegraf<\/a>, tek sht\u00ebpia ku ka jetuar At Gjergj Fishta <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-si-vlere-kombetare\/\">Frank Shkreli\/ At Gjergj Fishta, si vler\u00eb komb\u00ebtare | Gazeta Telegraf<\/a>, e deri tek trash\u00ebgimia e V\u00ebll\u00ebz\u00ebrve Frasheri, <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-a-eshte-trashegimia-kulturore-dhe-historike-shqiptare-ne-zhdukje-e-siper\/\">Frank Shkreli: A \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia kulturore dhe historike shqiptare n\u00eb zhdukje e sip\u00ebr? | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 e sa e sa t\u00eb tjera monumente t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb identitetit komb\u00ebtar \u2013 nga veriu e deri n\u00eb jug t\u00eb vendit \u2013 t\u00eb harruara dhe t\u00eb l\u00ebna pas dore &#8212; nga autoritetet, detyra e t\u00eb cil\u00ebve duhej t\u00eb ishte pik\u00ebrisht mbrojtja e tyre. Kjo gj\u00ebndje nevojit\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje urgjente. Nj\u00eb nd\u00ebr aktet e para t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb llogari Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs mbi pun\u00ebn e saj dhe pse nuk kujdeset p\u00ebr ruajtjen, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve historike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb por edhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, sipas mund\u00ebsive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, fatbardh\u00ebsisht, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb autoriteteve shqiptare t\u00eb k\u00ebsaj fushe, ka individ\u00eb dhe organizata q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb do duhej t\u00eb b\u00ebnin, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, Ministria e Kultur\u00ebs dhe ente t\u00eb tjera qeveritare, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ruajtjen e monumenteve historike t\u00eb vendit. &nbsp;Nj\u00eb rast i dit\u00ebve t\u00eb fundit, q\u00eb pasqyron angazhimin e qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb monumenteve historike, \u00ebsht\u00eb ai i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Dr. Dom Nik\u00eb Ukgjinit me bashkpuntor\u00eb \u2013 njeriut me pasion dhe vullnet t\u00eb madh p\u00ebr restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve historike t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, por, fatkeqsisht, me mjete t\u00eb paka \u2013 por me ndihm\u00ebn e disa bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij patriot\u00eb e t\u00eb zell\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga shkat\u00ebrrimi Kish\u00ebn e \u201cKuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit\u201d, af\u00ebr Lezh\u00ebs. Duhet theksuar se ky nuk \u00ebsht\u00eb projekti i par\u00eb q\u00eb Dom Nika ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr si individ me bashkpuntor\u00ebt \u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb till\u00eb, privatisht.&nbsp; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb disa!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dr. Dom Nika nuk i trembet asnj\u00eb nisme. Por \u2013 n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs nga entet dhe autoritetet qeveritare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Dom Nik\u00eb Ukgjini me koleg\u00ebt e tij, ka nevoj\u00eb edhe k\u00ebsaj radhe, p\u00ebr ndihm\u00eb p\u00ebr projektin e restaurimit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb \u201cKuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit\u201d af\u00ebr Lezh\u00ebs. Prandaj po shp\u00ebrndahet ky APEL p\u00ebr ndihm\u00eb &#8212; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb bashkpunim me dioqezen e Lezh\u00ebs, me rektorin Kish\u00ebs s\u00eb \u201cKuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit\u201d, dom Martin Jaku, famullitarin te zon\u00ebs dhe me&nbsp;At\u00eb Karlos Kalero &#8212; kan\u00eb filluar tanim\u00eb punimet p\u00ebr rehabilitimin e Kish\u00ebs s\u00eb \u201cKuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit\u201d.&nbsp; Ndon\u00ebse, punimet per momentin jan\u00eb duke u zhvilluar me ndihm\u00ebn e sip\u00ebrmarr\u00ebsit, Gjergj Lejqeza, me mb\u00ebshtetjen e banor\u00ebve vendas dhe atyre jasht\u00eb vendit, sipas Dom Nik\u00ebs, pritet edhe ndihma&nbsp;e Bashkis\u00eb se Lezh\u00ebs si dhe disa m\u00ebrgimtar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00eb. Por kjo nun mjafton p\u00ebr restaurimin e plot\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb \u201cKuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit\u201d me rrethin\u00eb.&nbsp; Prandaj, edhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike mbar\u00ebkomb\u00ebtare q\u00eb mbart ky projekt, ky APEL nga nism\u00ebtar\u00ebt e tij, u drejtohet, sidomos biznismen\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb sukses\u00ebsh\u00ebm \u2013 t\u00eb shumt\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Evrop\u00eb. &nbsp;Ndihma e juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar historin\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar t\u00eb atyre trojeve, para se t\u2019i shkat\u00ebrroj\u00eb mos kujdesi i njeriut dhe aktet e papritura t\u00eb natyr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pason <strong>APELI <\/strong>i Rektorit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit, Dom Martin Jaku drejtuar t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebve dhe atdhetar\u00ebve t\u00eb gjitha trevave dhe trojeve shqiptare dhe shqipfol\u00ebseve kudo q\u00eb ndodhen, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rruzull tok\u00ebsor:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb dashur besimtar\u00eb, miq t\u00eb nderuar t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjonit, M\u00ebrqi. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e rektorit t\u00eb k\u00ebsaj kishe, pra, si kujdestar i saj, u drejtohem jo vet\u00ebm ju si banor\u00eb t\u00eb fshatit M\u00ebrqi, por t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebve dhe atdhetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha trevave dhe trojeve shqiptare dhe shqipfol\u00ebseve kudo q\u00eb ndodhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rruzull tok\u00ebsor: paq\u00eb, hir, drejt\u00ebsi, mbar\u00ebsi e begati ju dhe familjeve tuaja kudo q\u00eb ndodheni. Kisha e Sh\u00ebn Gjonit asht nj\u00eb vend me simbolik\u00eb, histori dhe vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb fetare dhe komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend u thirr dhe u mbajt ngjarja m\u00eb madhore dhe vendimtare p\u00ebr fatet e kombit dhe t\u00eb fes\u00eb, Kuvendi i Arb\u00ebnit ose i Arb\u00ebnis\u00eb! Ky kuvend i thirrur dhe i mbajtur me 14-16 janar 1703, n\u00eb M\u00ebrqi, m\u00eb s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e Zotit, t\u00eb cilit i kjoshim fal\u00eb, dhe iniciativ\u00eb e Papa Klementit t\u00eb XI, Albani, pra shqiptar. Ai e shpalli dhe e organizoi duke ngarkuar me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe fisnike, arqipeshkvin e p\u00ebrndritur t\u00eb Tivarit, Imzot Vinko Zmajeviq. Vendimet, masat dhe propozimet e k\u00ebtij kuvendi soll\u00ebn nj\u00eb rigjall\u00ebrim dhe nji rip\u00ebrt\u00ebrirje t\u00eb madhe p\u00ebr kish\u00ebn dhe kombin shqiptar i cili l\u00ebngonte n\u00ebn shtypjen e sundimit ottoman\u201d, shprehet Rektori i Kish\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit, Dom Martin Jaku, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fal\u00ebnderon me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn bujare, bashk\u00ebpunimin dhe mb\u00ebshtetjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb besimtar\u00ebve dhe banor\u00ebve t\u00eb fshatit M\u00ebrqi, af\u00ebr Lezh\u00ebs.&nbsp; Rektori Dom Martin Jaku fal\u00ebnderon edhe Bashkin\u00eb Lezh\u00eb megjith\u00ebse pret m\u00eb shum\u00eb ndihm\u00eb prej saj p\u00ebr p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij projekti, si dhe shprehje mir\u00ebnjohje p\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsin Gjergj Leqejza p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb po jep p\u00ebr restaurimin e Kish\u00ebs s\u00eb \u201cKuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit\u201d.&nbsp; Nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Rektori Jaku rezervon p\u00ebr Dom Nik\u00eb Ukgjinin, hulumtuesin, studiuesin dhe restauruesin e k\u00ebtij projekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kulturor, komb\u00ebtar dhe fetar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb <strong>APEL <\/strong>ky q\u00eb meriton t\u2019i bashkohen t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb bashkpunim e solidarizim me nj\u00ebri tjetrin dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, duke dh\u00ebn\u00eb kontributin, sipas mund\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti madhor t\u00eb historis\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju lut\u00ebm lexuesve t\u2019a shp\u00ebrndajn\u00eb k\u00ebt\u00eb <strong>APEL <\/strong>ndihmese q\u00eb na vjen nga Lezha legjendare, p\u00ebr restaurimin e Kish\u00ebs s\u00eb \u201cKuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit\u201d \u2013 nj\u00eb ngjarje me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr fatet e kombit. Ndoshta e dyta pas Bes\u00eblidhjes s\u00eb Lezh\u00ebs e vitit 1444, q\u00eb sipas disa historian\u00ebve &#8212; mbi parimet e t\u00eb cil\u00ebs &#8212; \u00ebsht\u00eb mbledhur m\u00eb von\u00eb Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe shum\u00eb t\u00eb tjera organizime komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Kombin, gjat\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>APEL P\u00cbR NDIHM\u00cb! Nga Frank Shkreli \u00a0B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb m\u00eb pak se restaurimin e Kish\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb mbajtur Kuvendi i Arb\u00ebrit af\u00ebr Lezh\u00ebs &#8212; \u201cVendi ku u mblodh\u00ebn burrat e motit\u201d &#8212; n\u00eb vitin 1703, sipas studiuesit, nism\u00ebtarit dhe protagonistit kryesor t\u00eb k\u00ebtij projekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, Dr. Dom Nik\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-32251","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32251"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32251\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32253,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32251\/revisions\/32253"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}