{"id":32243,"date":"2022-05-20T07:49:33","date_gmt":"2022-05-20T05:49:33","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32243"},"modified":"2022-05-20T07:53:36","modified_gmt":"2022-05-20T05:53:36","slug":"cka-mund-apo-duhet-te-presin-shiptaret-nga-qeveria-e-pakices","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32243","title":{"rendered":"\u00c7KA MUND APO DUHET T\u00cb PRESIN SHIPTAR\u00cbT NGA QEVERIA E PAKIC\u00cbS?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"308\" height=\"262\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg 308w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari-300x255.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 308px) 100vw, 308px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria e 43-t\u00eb, ose Qeveria e pakic\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi paralajm\u00ebroi se qeverisjen do ta bazoj\u00eb n\u00eb dy shtylla kryesore: sundimi i ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Edhe qeveria e kaluar ( e 42-ta)&nbsp; pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ishte edhe kryeministri aktual, por edhe qeverit\u00eb para saj, kan\u00eb proklamuar t\u00eb nj\u00ebjtat parime qeveris\u00ebse. Madje qeveria ekaluar u deklarua si Qeveri ekspert\u00ebsh. Epilogu dihet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Qeveria e pakic\u00ebs \u2013 Qeveri politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl apo me nj\u00eb nivel t\u00eb zhvillimit&nbsp; ekonomik si Mali i Zi, kabineti qeveritar me 20 ministra s\u2019ka dyshim se, n\u00eb rrethana normale,&nbsp; \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i madh dhe i pajustifikuesh\u00ebm.\u201dS\u2019ia ban\u00eb barra qiran\u00eb\u201d do t\u00eb thoshte populli. Por, n\u00ebse kjo i sh\u00ebrben q\u00ebllimit at\u00ebher\u00eb edhe mund t\u00eb sjell\u00eb rezultatet e pritura. Skena politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndar\u00eb dhe jostabile, nd\u00ebrsa partia politike URA si iniciatore dhe bart\u00ebse e aktiviteteve p\u00ebr themelimin e qeveris\u00eb pakic\u00eb ka nj\u00eb potencial t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb vendimmarrje. Kjo ishte edhe arsyeja q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebrkrahja pakushte e partis\u00eb deri dje n\u00eb pushtet, aq t\u00eb kritikuar por edhe e ngarkuar me kourupsion ekonomik dhe politik, nepotiz\u00ebm e shum\u00eb \u00e7ka negative p\u00ebr qeverisjen e saj. P\u00ebr t\u00eb zbutur sadopak ndikimin e DPS-it n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme, i&nbsp; mandatuari p\u00ebr krijimin e Qeveris\u00eb s\u00eb pakic\u00ebs ishte i detyruar q\u00eb n\u00eb qeveri t\u00eb th\u00ebrras\u00eb parti t\u00eb spektreve t\u00eb ndryshme&nbsp; politike, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, shqiptar\u00eb, bashnjak\u00eb e serb\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh numrin e partive,&nbsp; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri shum\u00eb e gj\u00ebr\u00eb dhe potencialisht e paq\u00ebndrueshme&#8230;\u201d deklaroi para disa dit\u00ebsh Pol Mekarti, drejtor p\u00ebr Evrop\u00ebn n\u00eb Institutin Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb Amerikan (IRI). Duke u nisur nga laramanit\u00eb e cekura t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, ajo m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 se nj\u00eb qeveri politike, mandati i t\u00eb cil\u00ebs nuk duhet t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit. Sa do t\u00eb jet\u00eb e sukseshme mbet\u00ebt p\u00ebr t\u00eb par\u00eb. Gjith\u00ebsesi programi i paraqitur i qeveris\u00eb ngjall\u00eb shpres\u00eb se di\u00e7ka do t\u00eb realizohet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Luftimi i korrupsionit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Luftimi i korrupsionit dhe veprimi i shtetit ligor jan\u00eb dy sfidat kryesore t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re. Korruptimi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb malazeze i ka rr\u00ebnj\u00ebt e thella dhe pothuajse ka p\u00ebrqafuar t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Kryemininistri ka premtuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim s\u00ebpari do t\u2019ia paraqes\u00eb p\u00ebr aprovim Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi Ligjin mbi origjin\u00ebn e pasuris\u00eb. S\u2019do mend ligj shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Dua t\u00eb kujtoj se ky ligj ka ekzistuar edhe n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, por asnj\u00ebher\u00eb nuk ka funksionuar. Dhe dihet pse? Sepse ato q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashtur t\u00eb sigurojn\u00eb zbatimin e tij, kan\u00eb qen\u00eb vet\u00eb ata q\u00eb i ka prekur ky ligj dhe prandaj rezultati ka qen\u00eb zero (0). Krahasimet nga nj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb reale, por kur mendojm\u00eb se Ligji p\u00ebr origjin\u00ebn e pasuris\u00eb prek\u00eb, pik\u00ebs\u00ebpari, elit\u00ebn e deridjeshme dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit kryesor t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb pakic\u00ebs, at\u00ebher\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb na lind dyshimi i zbatueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. A do t\u00eb gjej\u00eb mir\u00ebkuptimin e qeveris\u00eb s\u00eb re oportunizmi i mundsh\u00ebm i pushtetar\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm ose hap\u00ebsira e l\u00ebn\u00eb nga ata a do t\u00eb jet\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr zbatimin e ligjit n\u00eb fjal\u00eb?! Prandaj ky ligj, para se t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Kuvend duhet t\u00eb analizohet e peshohet mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos shijuar d\u00ebshp\u00ebrimin!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kontrata baz\u00eb me KOS-in<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb aspektin politik, Kryeministri&nbsp; si nj\u00eb nd\u00ebr detyrat e para ka cil\u00ebsuar n\u00ebnshkrimin e Kontrat\u00ebs baz\u00eb me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe (KOS). S\u2019e kuptoj pse gjith\u00eb ai nxitim p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb! Me bashk\u00ebsit\u00eb tjera fetare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, po ashtu ekzistojn\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb caktura me shtetin,&nbsp; por rishqyrtimi i tyre nuk p\u00ebrmendet. Kontrata baz\u00eb me KOS-in, n\u00eb pjes\u00ebm ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb,&nbsp; prek\u00eb interesat e komunitetin shqiptar \u2013 fetar dhe komb\u00ebtar\u00eb. Kryeministri duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh, para se gjithash, veprimet parmanente e n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb KOS-it p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare, e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr zaptimin e pronave dhe devastimin e objekteve fetare n\u00eb goricat (ishujt) e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs.\u00cbsht\u00eb bot\u00ebrisht e njohur se k\u00ebto gorica s\u00eb paku nga koha e Republik\u00ebs s\u00eb Venedikut dhe gjat\u00eb sundimit osman, Mbret\u00ebris\u00eb Malazeze dhe jugosllave, madje edhe n\u00eb Jugosllavin\u00eb socialiste, deri n\u00eb vitin 1984, kur \u00ebsht\u00eb themeluar Parku Nacional \u201cLiqeni i Shkodr\u00ebs\u201d kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi ose i kan\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr nevojat e veta fshatrat shqiptare kranjane q\u00eb gravitojn\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb tyre<strong>. <\/strong>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pohim ekzistojn\u00eb dokumente t\u00eb shumta arkivore. N\u00ebse Parku Nacional \u00ebsht\u00eb i mbrojtur nga shfryt\u00ebzimet e paligjshme dhe nd\u00ebrtimet e egra&nbsp; at\u00ebher\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb shtrohet pyetja: Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb k\u00ebto gorica t\u2019u merren fshatrave shqiptare e t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi apo edhe n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb KOS-it e t\u2019u lejohet atyre, n\u00eb sy t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb devastimin e objekteve sakrale madje t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pa leje edhe objekte t\u00eb reja?! Nuk dua t\u00eb besoj q\u00eb k\u00ebto fakte nuk i di Dritan Abazi, prandaj ai, para se t\u00eb n\u00ebnshkruaje kontrat\u00ebn baz\u00eb me KOS-in&nbsp; duhet t\u2019i sqaroje k\u00ebto relacione, t\u00eb vej\u00eb n\u00eb zbatim ligjin dhe t\u00eb marr\u00eb masat e duhura.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rishqyrtimi i procesit t\u00eb transformimit ekonomik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb aspektin e zhvillimit ekonomik kryeministri Abazi ka premtuar se do t\u00eb rishqyrtoj\u00eb procesin e transformimit ekonomik i cili m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb konsiderohet i d\u00ebshtuar dhe shkattrues. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb sfida kryesore, sepse ballafaqimi me realitetin e hidhur t\u00eb privatizimeve shkattruese do t\u00eb has\u00eb n\u00eb rezistenc\u00eb dhe p\u00ebrseri n\u00eb oportuniz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfitues\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb patjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb lidhur me ish-qeveritaret, por ata sot duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsit e k\u00ebtyre veprimeve! Si do t\u00eb duket n\u00eb praktik\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb paramendohet. Gjith\u00ebsesi shteti ligjor duhet t\u00eb vihet n\u00eb funksion. N\u00ebse ky veprim i qeveris\u00eb deshton, at\u00ebher\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb flasim p\u00ebr realizimin e qellim\u00ebve dhe synim\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb. Kriza ekonomike \u00ebsht\u00eb aq e thell\u00eb sa q\u00eb nuk duron dot kriza t\u00eb tjera.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7ka mund apo duhet t\u00eb presin shqiptar\u00ebt nga Qeveria e pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur n\u00ebse partit\u00eb shqiptare, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb pakic\u00ebs, kan\u00eb pasur k\u00ebrkesat e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb?! Sidoqoft\u00eb,, vendet ministrore t\u00eb ndara kuadrove shqiptare \u2013 Ministria e Administrat\u00ebs Publike dhe Ministria e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njerit dhe Pakicave, nuk ngjallin shpres\u00eb se zhvillimi ekonomik, kulturor e arsimor do t\u00eb jet\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i suksessh\u00ebm. Jo pse k\u00ebto ministri nuk jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por pse fush\u00ebveprimi i tyre p\u00ebr nj\u00eb zhvillim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb ekonomik \u00ebsht\u00eb i kufizuar. Do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb premtuese p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00ebse ministrat shqiptar\u00eb do t\u00eb kishin udhehequr me ministrin\u00eb e ekonomis\u00eb, financave apo investimeve kapitale, mbase&nbsp; meqen\u00ebse \u201cgjaku nuk \u00ebsht\u00eb uj\u00eb\u201d do t\u00eb kishin realizuar ndonj\u00eb investim m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb trojet shqiptare! Gjith\u00ebsesi, shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsuar me premtime. K\u00ebsaj radhe na mbetet t\u00eb shpresojm\u00eb n\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb \u201cp\u00ebr popullin\u201d e jo \u201c p\u00ebr fotele personale\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt shpresojn\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se do t\u00eb rishqyrtohen privatizimet n\u00eb trojet e tyre, do t\u00eb veproj\u00eb ligji dhe drejt\u00ebsia, k\u00ebshtu q\u00eb Kriporja e Ulqinit, objektet hotelerike dhe turistike t\u00eb privatizuara me \u201chile\u201d gjithandej&nbsp; n\u00eb trojet shqiptare, tokat e vreshtaris\u00eb s\u00eb \u201c13 korrikut\u201d \u201cAgroulqinit\u201d e shum\u00eb objekte t\u00eb tjera, t\u00eb cilat p\u00ebr efekt t\u00eb hapsir\u00ebs nuk po i p\u00ebrmendim k\u00ebsaj here, t\u00eb rivler\u00ebsohen e t\u00eb vendosen n\u00eb funksion p\u00ebr t\u00eb cilen jan\u00eb themeluar, pra t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb. Kjo pa tjet\u00ebr do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e standardit jet\u00ebsor por edhe n\u00eb ngadal\u00ebsimin e boshatisjes se trojeve tona etnike.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt, po ashtu, nga kjo qeveri presin zbatimin konsekuent t\u00eb Ligjit p\u00ebr drejtat e pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi (planet m\u00ebsimore, zbatimi i administrat\u00ebs dygjuh\u00ebsore n\u00eb organet gjyq\u00ebsore dhe administrative, p\u00ebrdorimi i simbol\u00ebve komb\u00ebtare s\u00eb paku n\u00eb nivelin e vitit 1974, ruajtjen e trashigimis\u00eb kulturore etj. konform\u00eb Strategjis\u00eb qeveritare p\u00ebr pakicat). Shqiptar\u00ebt nga kjo qeveri presin aplikimin e normave t\u00eb njohura n\u00eb rajon p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e pakicave ( mandatet e garantuara me kushtetut\u00ebn e vendit, si n\u00eb Kosov\u00eb e Kroaci p\u00ebr serb\u00ebt, pjes\u00ebmarrja obligative e partive shqiptare n\u00eb qeveri etj).&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt presin nga kjo qeveri q\u00eb t\u00eb ndalohen presionet e KOS-it ndaj trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare, n\u00eb Shas, liqenin e Shkodr\u00ebs, Martinaj e udo tjet\u00ebr. Konform k\u00ebtyre k\u00ebrkesave shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ndalimin e devastimeve dhe nd\u00ebtimeve t\u00eb egra (informale) n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs, e kudo tjet\u00ebr, dhe k\u00ebthimin e kompetencave t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb goricave n\u00eb liqenin e Shkodr\u00ebs nga ata q\u00eb shekuj me radh\u00eb (edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve zyrtare ) i kan\u00eb shfryt\u00ebzuar. \u00cbsht\u00eb koha, pas shum\u00eb perepecive e premtive, q\u00eb kisha \u201ckonzerv\u00eb\u201d n\u00eb majen e Rumis\u00eb, nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb largohet. Kjo padyshim do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb ruajtjen dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e mar\u00ebdh\u00ebnjeve etnike dhe fetare.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve, t\u00eb l\u00ebna pas dore vite e vite, jan\u00eb t\u00eb shumta, k\u00ebsaj here vet\u00ebm kaq<a><\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresojm\u00eb n\u00eb pjekurin\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj qeverie dhe klase politike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb ose p\u00ebr t\u00eb keq. Gjithashtu shpresojm\u00eb se m\u00eb n\u00eb fund kjo klas\u00eb politike (edhe qeveria) do t\u00eb kuptoj\u00eb se ato jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit e jo populli n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Qeveria e 43-t\u00eb, ose Qeveria e pakic\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi paralajm\u00ebroi se qeverisjen do ta bazoj\u00eb n\u00eb dy shtylla kryesore: sundimi i ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Edhe qeveria e kaluar ( e 42-ta)&nbsp; pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ishte edhe kryeministri aktual, por edhe qeverit\u00eb para saj, kan\u00eb proklamuar t\u00eb nj\u00ebjtat parime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-32243","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32243"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32243\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32245,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32243\/revisions\/32245"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}