{"id":32220,"date":"2022-05-18T07:42:28","date_gmt":"2022-05-18T05:42:28","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32220"},"modified":"2022-05-18T07:49:26","modified_gmt":"2022-05-18T05:49:26","slug":"32220","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32220","title":{"rendered":"HUMBJE E MADHE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb SHQIPTARE N\u00cb DIASPOR\u00cb DHE N\u00cb ATDHE"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>IN MEMORIAM: DALIP GRECA ND\u00cbRROI JET\u00cb: HUMBJE E MADHE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb SHQIPTARE N\u00cb DIASPOR\u00cb DHE N\u00cb ATDHE<\/strong><\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"628\" height=\"337\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/idriz-lamaj-dalip-greca-frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"dalip greca\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/idriz-lamaj-dalip-greca-frank-shkreli.jpg 628w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/idriz-lamaj-dalip-greca-frank-shkreli-300x161.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 628px) 100vw, 628px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><em>Foto nga darka e daljes s\u00eb Dalipit n\u00eb pension, korrikun e vitit q\u00eb kaloi, me kolegun dhe mikun ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, studiuesin Idriz Lamaj, Dalip Greca dhe autori.<strong>\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb mik e koleg i dashur dhe i nderuar p\u00ebr mua dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur, u nda papritmas nga kjo jet\u00eb. Gazetari i njohur Dalip Greca nd\u00ebrroi jet\u00eb.&nbsp; Lajmi na tronditi dhe na mjeroi.&nbsp; Nj\u00eb zi me plot dhimbje mbuloi familjen Greca, pik\u00eblloi koleg\u00eb, miq e dashamir\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb tij, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Mik i \u00e7muesh\u00ebm dhe i p\u00ebrzem\u00ebrt!&nbsp; Humb\u00ebm nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb paprituesh\u00ebm t\u00eb aktiviteteve kulturore k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha u thye nj\u00eb shtyll\u00eb e fort\u00eb e gazetaris\u00eb shqiptare n\u00eb m\u00ebrgim dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb pak se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, familja, miq\u00eb, shok\u00eb e dashamir\u00eb t\u00eb Dalipit \u2013 mbi 100-veta \u2013 t\u00eb ftuar nga Vatra historike e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs organizoi nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb nder t\u00eb Editorit t\u00eb Diellit dhe puntorit t\u00eb palodh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Vatr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb celebruar daljen e tij shum\u00eb merituar n\u00eb pension.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dalip Greca p\u00ebr 12 vjet udh\u00ebhoqi me profesionaliz\u00ebm, korrekt\u00ebsi dhe ndershm\u00ebri gazet\u00ebn Dielli, nd\u00ebrsa ndikimi i tij n\u00eb Vat\u00ebr dhe kontributi i tij i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb orgnizat\u00ebn m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan do t\u00eb mbetet trash\u00ebgimi e tij, sidomos ndihma e tij n\u00eb ringjalljen e gazet\u00ebs historike Dielli. &nbsp;Puna e gazetar\u00ebve atdhetar\u00eb si Dalipi, nuk njohin bjerrje. Puna e tij p\u00ebr ringjalljen e gazet\u00ebs Dielli n\u00eb ve\u00e7anti dhe t\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjithsi shihet dhe pranohen tanim\u00eb edhe nga disa kritk\u00eb, si di\u00e7ka me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb dobi t\u00eb komunitetit shqioqtaro-amerikan dhe t\u00eb interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb Kombit \u2013 t\u00eb cilit Dalipi ia kushtoi jet\u00ebn, mundin dhe djers\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nderimi n\u00eb dark\u00ebn e daljes s\u00eb Dalipit n\u00eb pension ishte nj\u00eb mir\u00ebnjohje e vog\u00ebl kundrejt\u00eb pun\u00ebs s\u00eb madhe dhe vlerave t\u00eb \u00e7mueshme q\u00eb Dalip Greca kultivoi dhe transmetoi p\u00ebr 12 vjet\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn Dielli, n\u00eb ve\u00e7anti dhe n\u00eb veprimtarin\u00eb e Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke u p\u00ebrpjekur t\u2019i k\u00ebthente ato n\u00eb misionin origjinal t\u00eb tyre, t\u00eb p\u00ebcaktuar nga themeluesit Fan Noli e Faik Konica.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dalip Greca e kishte n\u00eb gjak gazetarin\u00eb. E kishte pasion dhe e merrte me shum\u00eb seriozitet pun\u00ebn e gazetarit dhe t\u00eb editorit. Me nj\u00eb rast i thash\u00eb, more Dalip, mos kemi zgjedhur profesionin e gabuar, se me gazetari as n\u00eb Amerik\u00eb, nuk pasurohemi dot. Buzqeshi pak dhe m\u00eb tha: Jam gazetar p\u00ebr pothuaj 40-vjet dhe nuk jam penduar fare. Dalipi ishte nga ata gazetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj profesiosnit t\u00eb tij \u2013 si\u00e7 thon\u00eb se jan\u00eb mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr shp\u00ebtimin e jet\u00ebs s\u00eb pacient\u00ebve \u2013 ashtu ishte Dalip Greca i p\u00ebrkushtuar ndaj profesionit t\u00eb tij \u2013 nep\u00ebrmjet gazetaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb \u2013 si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u2013 n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.&nbsp; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne q\u00eb e kemi njohur, jemi t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb dhe krenar\u00eb me pun\u00ebn e tij t\u00eb gazetarit dhe editorit.&nbsp; Ai ishte aq i pasionuar pas gazetaris\u00eb, sa q\u00eb edhe pas pesionimit, Dalipi nuk u largua nga Dielli, nuk i tha lamtumir\u00eb, por premtoi se edhe n\u00eb pension do t\u00eb vazhdonte t\u00eb kontribonte artikuj, analiza, komente dhe shkrime t\u00eb tjera. Fatkeq\u00ebsisht, shkuarja e tij n\u00eb amshim, ia nd\u00ebrpreu k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, t\u00eb premtuar p\u00ebr gazet\u00ebn Dielli pas daljes n\u00eb pension \u2013 nj\u00eb humbje e madhe kjo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb lexuesit e gazet\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, gjithnj\u00eb n\u00eb ekzistenc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Besoj se si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb para-ardh\u00ebsi i tij, i Madhi Faik Konica, me rastin e botimit t\u00eb 1-vjetorit t\u00eb gazet\u00ebs Dielli, \u201cKur b\u00ebn\u00eb nj\u00eb udh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, udh\u00ebtari q\u00ebndron nga ndonj\u00eb her\u00eb, rri mbi gur dhe hedh syt\u00eb pas tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7lodhje dhe nj\u00eb d\u00ebfrim, nj\u00eb kurajo p\u00ebr t\u00eb vajtur m\u00eb p\u00ebrpara, kur sheh se sa eci dhe \u00e7\u2019mbaroj gjer atje\u2026\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam i sigurt se Dalip Greca n\u00eb udh\u00ebtimin e tij t\u00eb parakoh\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr n\u00eb amshim,&nbsp; shikon pas dhe krenohet me veten e tij p\u00ebr arritjet dhe sukseset, p\u00ebr tash\u00ebgimin\u00eb gazetareske dhe letrare q\u00eb ka len\u00eb pas \u2013 trash\u00ebgimi p\u00ebr familjen e tij t\u00eb nderuar dhe t\u00eb dashur \u2013 por edhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe kultur\u00ebn shqitare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Dhe i thot\u00eb vetes: Job Well Done! Pun\u00eb e kryer shum\u00eb mir\u00eb!&nbsp; Rolin e editorit t\u00eb Diellit, Dalip Greca e kishte marr\u00eb me shum\u00eb seriozitet, dinjitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe krenari p\u00ebr ta drejtuar gazet\u00ebn Dielli n\u00eb nj\u00eb frym\u00eb p\u00ebrbashkuese, por mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb interes t\u00eb Vatr\u00ebs, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe n\u00eb ve\u00e7anti, me aq sa kishte mund\u00ebsi n\u00eb mbrojtje t\u00eb interdave dhe vlerave kombltare t\u00eb shqipotar\u00ebve \u2013 si nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb interesave t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe m\u00eb gjer\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte merit\u00eb e Dalip Grec\u00ebs q\u00eb me nj\u00eb diplomaci dhe urt\u00ebsin\u00eb q\u00eb e karakterizonte at\u00eb si person dhe pun\u00ebn e tij, si pasoj\u00eb, ai mundi t\u00eb menaxhonte me aft\u00ebsi, p\u00ebr 12 vjet, prit\u00ebshm\u00ebrit\u00eb e individ\u00ebve dhe t\u00eb gupeve t\u00eb ndryshme brenda dhe jasht\u00eb Vatr\u00ebs, duke pajtuar k\u00ebrkesat dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e diaspor\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr me ato t\u00eb emigrant\u00ebve t\u00eb ri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.&nbsp; \u00cbsht\u00eb gjithashtu merit\u00eb e Dalipit q\u00eb gazet\u00ebn Dielli e ngriti nga nj\u00eb gazet\u00eb e komunitetit, n\u00eb nj\u00eb forum diskutimi t\u00eb subjekteve t\u00eb ndryshme me r\u00ebnd\u00ebsi dhe karakter komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ky k\u00ebndveshtrim, d\u00ebshiroj t\u00eb shprehi fal\u00ebnderimet e mia t\u00eb thella Dalip Grec\u00ebs i cili p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb sh\u00ebrbeu si editor i Diellit ai, pa asnj\u00eb hezitim dhe pa aasnj\u00eb p\u00ebrjashtim, gjithmon\u00eb ka botuar t\u00eb gjitha shkrimet e mia modeste q\u00eb i kam d\u00ebrguar gazet\u00ebs Dielli. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i jam, p\u00ebrjet\u00ebsisht, mir\u00ebnjoh\u00ebs!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kalimi n\u00eb amshim i Dalipit dhe zbraz\u00ebtia q\u00eb le pas do t\u00eb ndihet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan.&nbsp; Mungesa e tij do t\u00eb natyrisht do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e rend\u00eb dhe m\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr familjen e tij dhe p\u00ebr farefisin k\u00ebtu n\u00eb m\u00ebrgim dhe n\u00eb Atdhe. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Familjes s\u00eb ngusht\u00eb bujare dhe t\u00eb nderuar t\u00eb Dalipit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe farefisit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb Greca kudo qofshin ata, u paraqes me zem\u00ebr dhe mendje t\u00eb pik\u00eblluar, p\u00ebrdhimbtimet e mia m\u00eb t\u00eb thella, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zin\u00eb e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr humbjen e fort t\u00eb dashurit t\u00eb tyre, Dalipit, me ngush\u00ebllimet e mia m\u00eb t\u00eb sinqerta dhe me ndiesi miq\u00ebsije v\u00ebllaz\u00ebrore!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>IN MEMORIAM: DALIP GRECA ND\u00cbRROI JET\u00cb: HUMBJE E MADHE P\u00cbR GAZETARIN\u00cb SHQIPTARE N\u00cb DIASPOR\u00cb DHE N\u00cb ATDHE Foto nga darka e daljes s\u00eb Dalipit n\u00eb pension, korrikun e vitit q\u00eb kaloi, me kolegun dhe mikun ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, studiuesin Idriz Lamaj, Dalip Greca dhe autori.\u00a0 Nga Frank Shkreli Nj\u00eb mik e koleg i dashur dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32224,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"dalip greca","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-32220","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32220"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32220\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32226,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32220\/revisions\/32226"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32224"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}