{"id":32111,"date":"2022-05-07T16:00:51","date_gmt":"2022-05-07T14:00:51","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32111"},"modified":"2022-05-07T16:04:45","modified_gmt":"2022-05-07T14:04:45","slug":"ne-100-vjetorin-e-marredhenieve-amerikano-shqiptare-kujtoj-ambasadorin-e-shqiperise-ne-washington-te-ndjerin-lublin-dilja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32111","title":{"rendered":"N\u00cb 100-VJETORIN E MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE KUJTOJ AMBASADORIN E SHQIP\u00cbRIS\u00cb\u00a0N\u00cb WASHINGTON, T\u00cb NDJERIN LUBLIN DILJA\u00a0"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"328\" height=\"332\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Lublin-Dilja-varri-ne-shba.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Lublin Dilja varri\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Lublin-Dilja-varri-ne-shba.jpg 328w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Lublin-Dilja-varri-ne-shba-296x300.jpg 296w\" sizes=\"auto, (max-width: 328px) 100vw, 328px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Ambasador Lublin Diljla pushon n\u00eb tok\u00ebn e bekuar amerikane n\u00eb varrezat Kew Gardens n\u00eb Queens t\u00eb Nju Jorkut.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Kur kam shkruar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano -shqiptare, gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb fundit, kam p\u00ebmendur kryesisht, diplomat\u00eb dhe politikan\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr meritat e tyre sa u p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb forta midis dy popujve tan\u00eb.&nbsp; Por, ka edhe diplomat\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb kontribuar dhe kontribojn\u00eb p\u00ebr forcimin e k\u00ebtyre lidhjeve miq\u00ebsore. Nj\u00eb prej tyre, ka qen\u00eb ish-Ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington, (1993-1997) i ndjeri Lublin Dilja.<\/p>\n\n\n\n<p>Me 10 Tetor t\u00eb vitit 2009, nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb i mori jet\u00ebn para kohe n\u00eb mosh\u00ebn 51-vje\u00e7are &#8212; n\u00eb kulmin e jet\u00ebs dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb diplomatike &#8212; ish-ambasadorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington, Lublin Dilja.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte nj\u00eb vdekje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pat\u00ebn fatin ta njihnin Lublinin, pasi nd\u00ebrroi jet\u00eb kur ishte n\u00eb kulmin e fuqive mendore, profesionale, diplomatike dhe shoq\u00ebrore.&nbsp;&nbsp;Ishte kjo nj\u00eb vdekje e r\u00ebnd\u00eb sidomos p\u00ebr familjen e t\u00eb ndjerit Lublin, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr trupin diplomatik t\u00eb saj, post-komunist.&nbsp;&nbsp;Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ishte nj\u00eb humbje e r\u00ebnd\u00eb edhe p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan, me t\u00eb cilin Ambasadori Lublin Dilja, pothuaj menj\u00ebher\u00eb pasi filloi nga detyra n\u00eb Washington \u2013 dhe si asnj\u00eb ambasador tjet\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb SHBA, \u00e7\u2019prej at\u00ebher\u00eb e sot &#8212; kishte lidhur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me komunitetin shqiptaro-amerikan, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe me individ\u00eb t\u00eb komunitetit, n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e kam njohur Lublin Diljen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb pasi ka arritur n\u00eb Washington n\u00eb N\u00ebntor t\u00eb vitit 1993 si Ambasador i Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe Fuqiplot\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, i akredituar gjithashtu edhe n\u00eb Meksik\u00eb dhe Kanada.&nbsp;&nbsp;Ai q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1997. Ishte kjo nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme por edhe e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb kujtohet sikur t\u00eb ishte dje, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Folls \u00c7\u00ebr\u00e7 t\u00eb shtetit Virxhinia, nja 10-kilometra jasht\u00eb Uashingtonit,&nbsp;at\u00eb nat\u00eb t\u00eb n\u00ebntorit 1993 kisha disa mysafir\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb delegacioni t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nga Shkodra edhe ata n\u00eb vizit\u00ebn e tyre t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara.&nbsp;&nbsp;Un\u00eb nuk e njihja Ambasadorin e ri shqiptar n\u00eb Uashington, por vizitor\u00ebt nga Shkodra m\u00eb njoftuan se nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte ardhur ambasadori i ri shqiptar, t\u00eb cilin ata e njihnin, n\u00eb personin e Lublin Diljes dhe m\u00eb sugjeruan q\u00eb t\u2019a ftoja edhe at\u00eb p\u00ebr dark\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb njiheshim me nj\u00ebri tjetrit.&nbsp;&nbsp;N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mezi prisnim t\u00eb takonim njer\u00ebz t\u00eb ardhur nga Shqip\u00ebria, e lere m\u00eb ambasadorin e par\u00eb t\u00eb rregullt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington. E pranova me k\u00ebnaq\u00ebsi propozimin e vizitor\u00ebve nga Shqip\u00ebria sepse &#8212; ndon\u00ebse kam qen\u00eb d\u00ebshmitar i n\u00ebnshkrimit t\u00eb protokollit p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Tiran\u00ebs dhe Uashingtonit n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1991&#8211; ardhja e ambasadorit t\u00eb ri shqiptar n\u00eb Uashington \u2013 p\u00ebrfaqsues i nj\u00eb qeverie post-komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8211;&nbsp;m\u00eb dukej gjithnj\u00eb si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merrej me mend, si realitet.&nbsp;&nbsp;Ishte di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kishim pritur dhe shpresonim p\u00ebr aq shume vite, por q\u00eb pothuaj se kishim humbur edhe shpres\u00ebn se do t\u00eb ndodhte ndonj\u00ebher\u00eb rivendojsa e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve tona \u2013 p\u00ebrball armiq\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, Ambasador Dilja e pranoi ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhur at\u00eb nat\u00eb tek sht\u00ebpia ime, pa asnj\u00eb hesitim, megjith\u00ebse ishte i lodhur nga rruga e gjat\u00eb, i ardhur nga Shqip\u00ebria vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.&nbsp;&nbsp;Ndejt\u00ebm deri von\u00eb at\u00eb nat\u00eb duke biseduar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrrat e popullit shqiptar p\u00ebr liri, demokraci pas pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, n\u00ebn nj\u00ebrin prej regjimeve m\u00eb t\u00eb eg\u00ebra komuniste q\u00eb ka njohur bota.&nbsp;&nbsp;Natyrisht, ishte i interesuar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe zhvillimet politike n\u00eb Uashington si dhe p\u00ebr misionin e tij t\u00eb ri diplomatik q\u00eb e priste n\u00eb kryeqyttein amerikan. Ambasadori Dilja ka l\u00ebn\u00eb pas gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme kujtimesh nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata persona me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb takuar shoq\u00ebrisht dhe me t\u00eb cil\u00ebt ka punuar profesionalisht, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn diplomatike por dhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera t\u00eb &nbsp;q\u00eb e njoh\u00ebn dhe e donin.&nbsp;&nbsp;Jo vet\u00ebm gjat\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tij diplomatik, si p\u00ebrfaqsues i denj\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Uashington, por edhe disa vite m\u00eb von\u00eb, edhe si Minist\u00ebr-Fuqi-Plot\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, si deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe si pedagog n\u00eb fush\u00ebn e arsimit shqiptar.&nbsp;&nbsp;P\u00ebr mua personalisht, p\u00ebrshtypjet e mia shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Ambasadorin Lublin Dilja si njeri dhe si p\u00ebrfaqsues i denj\u00eb diplomatik i Shqip\u00ebris\u00eb, u \u00e7imentuan at\u00eb nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Virxhinia jasht\u00eb Uashingtonit dhe nuk kan\u00eb ndryshuar at\u00eb dit\u00eb e sot.&nbsp; Lublini lente p\u00ebrshtypjen si njeri i thjesht\u00eb dhe pa pretendime, posedonte shum\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb larta njer\u00ebzore dhe atdhetare.&nbsp;&nbsp;&nbsp;Megjith sfidat sh\u00ebndetsore, ai e p\u00ebrballoi situat\u00ebn me kurajo t\u00eb thell\u00eb dhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie n\u00eb pun\u00ebn e tij prej diplomati dhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.&nbsp;&nbsp;Ishte shum\u00eb i urt\u00eb, me sjellje prej zot\u00ebnie, serioz n\u00eb pun\u00ebn e tij dhe i vetdijsh\u00ebm se p\u00ebrfaq\u00ebsonte Shqip\u00ebrin\u00eb.&nbsp;&nbsp;Si i till\u00eb, gjat\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tij diplomatik n\u00eb Uashington dhe n\u00eb Nju Jork, ai i solli nder Shqip\u00ebris\u00eb, si n\u00eb qarqet diplomatike amerikane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ashtu edhe n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai ishte pjes\u00eb e pandar\u00eb e komunitetit ton\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk mungonte kurr\u00eb n\u00eb aktivitetet e tija, megjith s\u00ebmundjen e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb e kishte lodhur shum\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, sidomos gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Misionin e P\u00ebrher\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb Nju Jork. &nbsp;Ish-Ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb OKB-s\u00eb, Adrian Neritani ka then\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb ambasadorit Dilja, se cil\u00ebsit\u00eb e ve\u00e7anta njer\u00ebzore dhe profesionale t\u00eb Amb. Dilja jan\u00eb shprehur edhe n\u00eb detyr\u00ebn e tij n\u00eb OKB, n\u00eb Nju Jork, duke shtuar se, \u201cAmbasadori Dilja ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb publike, jo thjesht zyrtare, nj\u00eb figur\u00eb e respektuar nga komuniteti shqiptar i Amerik\u00ebs dhe nga koleg\u00ebt e tij diplomat\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb misionit t\u00eb OKB-s\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam d\u00ebshmitar se si diplomat i ri, ai p\u00ebrfaq\u00ebsoi vendin e tij n\u00eb kryeqytetin amerikan, gjat\u00eb nj\u00eb periudhe shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr at\u00eb, personalisht.&nbsp;&nbsp;Megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb dhe sfidat financiare dhe politike me t\u00eb cilat p\u00ebrballej \u00e7do dit\u00eb ambasada shqiptare n\u00eb Uashington dhe vet Ambasadori Dilja,&nbsp;p\u00ebrfshir\u00eb kriz\u00ebn e mall\u00ebkuar q\u00eb kishte pllakosur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ai sh\u00ebrbeu me dinjitet dhe si patriot q\u00eb ishte, u k\u00ebthye n\u00eb atdhe, megjithse mund t\u00eb rrinte dhe t\u00eb vendosej n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permamente, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb shum\u00eb diplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb gjat\u00eb viteve.&nbsp;&nbsp;Me sjelljet e tija dhe bazuar n\u00eb bisedat me \u2018t\u00eb gjat\u00eb asaj periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano-shqiptare, kurr\u00eb nuk u d\u00ebgjua t\u2019i hidhte balt\u00eb Atdheut q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte, t\u00eb cilin e donte aq shum\u00eb, por ndjehej i privilegjuar q\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte vendin e vet n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.&nbsp;&nbsp;Madje edhe n\u00eb biseda private, Ambasador Dilja nuk shfryhej kurr\u00eb si disa diplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb asaj kohe p\u00ebr problemet personale ose institucionale n\u00eb t\u00eb cilat hasnin. Por, si p\u00ebrfaqsues i v\u00ebrtet\u00eb dhe i denj\u00eb i vendit t\u00eb tij, t\u00eb l\u00ebnte p\u00ebrshtypjen se ai ishte, me detyr\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo domosdo n\u00eb sh\u00ebrbim ose si p\u00ebrfaqsues i ndonj\u00eb partie ose individi t\u00eb ve\u00e7ant.<\/p>\n\n\n\n<p>Puna e tij e zellshme dhe e palodhshme, megjith sfidat serioze sh\u00ebndet\u00ebsore me t\u00eb cilat p\u00ebrballej, trim\u00ebrisht dhe diplomatikisht, \u00e7do dit\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij \u2013 t\u00eb pak\u00ebn n\u00eb publik, ashtu n\u00eb heshtje dhe pa buj\u00eb, vuante. &nbsp;Dashuria e tij p\u00ebr Atdheun, puna e tij e palodh\u00ebshme si dhe besimi i tij i thell\u00eb n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrhershme t\u00eb Kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara dhe promovimi i marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane, s\u00eb bashku me komunitetin shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb &#8212; e stolisin Ambasadorin Lublin Dilja me merita t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, vlerat prej diplomati dhe patrioti shqiptar t\u00eb denj\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb ambasadorin Lublin Dilja, nj\u00eb sh\u00ebmbull t\u00eb nj\u00eb diplomati t\u00eb denj\u00eb dhe t\u00eb respektuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb diplomacis\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye dhe t\u00eb tjera &#8212; e kujtoj k\u00ebt\u00eb ish-p\u00ebrfaqsues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike Shqip\u00ebri &#8211; SHBA &#8212; me respekt, si nj\u00eb kontribues i forcimit t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebddh\u00ebnieve &#8212; p\u00ebr pun\u00ebn e tij si diplomat, por edhe si mik e dashamir i imi dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan, pjes\u00eb e pandar\u00eb e t\u00eb cilit ishte gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Uashington dhe n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasador Lublin Diljla pushon n\u00eb tok\u00ebn e bekuar amerikane n\u00eb varrezat Kew Gardens n\u00eb Queens t\u00eb Nju Jorkut. Nga Frank Shkreli Kur kam shkruar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano -shqiptare, gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb fundit, kam p\u00ebmendur kryesisht, diplomat\u00eb dhe politikan\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr meritat e tyre sa u p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb forta midis dy popujve tan\u00eb.&nbsp; Por, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32113,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[1502],"class_list":["post-32111","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-lublin-dilja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32111"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32111\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32114,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32111\/revisions\/32114"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}