{"id":32069,"date":"2022-04-30T10:16:53","date_gmt":"2022-04-30T08:16:53","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32069"},"modified":"2022-04-30T10:22:08","modified_gmt":"2022-04-30T08:22:08","slug":"keshtu-i-duam-shqiptaret-te-bashkuar-me-amerikanet-newashington-ne-prishtine-por-edh-e-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=32069","title":{"rendered":"K\u00cbSHTU I DUAM SHQIPTAR\u00cbT &#8212; T\u00cb BASHKUAR ME AMERIKAN\u00cbT N\u00cbWASHINGTON, N\u00cb PRISHTIN\u00cb, POR EDH E N\u00cb TIRAN\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"530\" height=\"396\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/albin-kurti-vjosa-osmani-bill-hillari-klinton.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Albin Kurti, Vjosa Osmani, Bill dhe Hillari Klinton\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/albin-kurti-vjosa-osmani-bill-hillari-klinton.jpg 530w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/albin-kurti-vjosa-osmani-bill-hillari-klinton-300x224.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 530px) 100vw, 530px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi dinjitoze e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe e Kombit Shqiptar n\u00eb Washington<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb \u00ebnjt\u00ebn q\u00eb kaloi, dy udh\u00ebheqsit kryesor\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Presidentja, Zonja Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Zoti Albin Kurti mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb varrimin e ish-Sekretares s\u00eb Shtetit, Madeleine Albright, e cila nd\u00ebrroi jet\u00eb muajin e kaluar &#8212; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-nderroi-jete-madeleine-albright-gruaja-qe-u-shpetoi-tiranive-fashisto-komuniste\/\">Frank Shkreli: Nd\u00ebrroi jet\u00eb Madeleine Albright \u2013 Gruaja q\u00eb u shp\u00ebtoi tiranive fashisto-komuniste | Gazeta Telegraf<\/a>\u00a0 &#8212;\u00a0 Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Albin Kurti, bashk\u00eb me Presidenten e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Znj\u00ebn Vjosa Osmani dhe me ish presidenten Atifete Jahjaga, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e varrimit t\u00eb ish-Sekretares s\u00eb Shtetit t\u00eb SHBA-s\u00eb, t\u00eb ndjer\u00ebs Madeleine Albright, n\u00eb Katedral\u00ebn Komb\u00ebtare n\u00eb Washington.\u00a0 N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb varrimit, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn dhe fol\u00ebn me k\u00ebt\u00eb rast me nj\u00eb num\u00ebr personalitetesh politike amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, Sekretarin aktual t\u00eb Shtetit, Z. Antony Blinken, ish-Presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Z. Bill Clinton dhe bashk\u00ebshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Znj. Hillary Clinton. Krye-udh\u00ebheqsit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn me k\u00ebt\u00eb rast edhe me ish-Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs-presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara-s\u00eb, Z. \u00a0Albert Gore, si dhe me ish-Sekretar\u00ebt e Shtetit, republikan\u00ebn, Zonj\u00ebn Condoleezza Rice n\u00eb administrat\u00ebn e ish-Presidentit Xhorxh Bush dhe Z. John Kerry, si dhe mikun e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve ish-kongresistin Eliot Engel.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kan\u00eb postuar n\u00eb portalet e tyre foto nga takimet q\u00eb kan\u00eb zhvilluar gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Washington ku mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb varrimin e ish-Sekretares s\u00eb Shtetit Albright, si dhe nga sh\u00ebnime foto nga takimet q\u00eb kan\u00eb zhvilluar n\u00eb Kongresin amerikan, me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb djepit t\u00eb demokracis\u00eb amerikane dhe p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb popullit amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Udh\u00ebheqsit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me Ish-Presidentin e Amerik\u00ebs, Z. Bill Klinton dhe bashkshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Znj. Hillary Klinton \u2013 nj\u00eb takim dhe foto me ata q\u00eb Zonja Osmani i cil\u00ebsoi si \u201cShp\u00ebtimtar\u00ebt tan\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa, Kryeministri Albin Kurti shprehet n\u00eb portalin e tij rreth pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tij n\u00eb varrimin e ish-kryediplomates amerikane, t\u00eb ndjer\u00ebs Madeleine Albright, \u201cSe bashk\u00eb me Presidenten Vjosa Osmani mora pjes\u00eb n\u00eb varrimin e Madeleine Albright n\u00eb Katedral\u00ebn Komb\u00ebtare n\u00eb Washington DC. &nbsp;Ne i tham\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit nj\u00eb personi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr popullin ton\u00eb, p\u00ebr lirin\u00eb dhe paq\u00ebn ton\u00eb\u201d, ka shkruar Kryeministri Kurti.&nbsp; A mund t\u00eb p\u00ebrfytyroni, s\u00eb bashku, dy personalitete t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare n\u00eb cilindo takim e rast si ky n\u00eb Washington \u2013 q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb flasin &#8212; me nj\u00eb gjuh\u00eb e me nj\u00eb z\u00eb &#8212; n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu si\u00e7 ben\u00eb Osmani\/Kurti n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt u takuan k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Washington?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka raste pra q\u00eb, nga koha n\u00eb koh\u00eb,&nbsp; t\u00eb krenohemi me udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb, si\u00e7 ishte rasti i vizit\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheqsve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Washington k\u00ebto dit\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb m\u00ebher\u00ebsh\u00ebm kisha shkruar duke b\u00ebr\u00eb pyetjen n\u00ebse Osmani\/Kurti ishte<em> modeli i ri i qeverisjes nd\u00ebr shqiptar\u00eb?<\/em>&nbsp;&nbsp; <a href=\"http:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-zgjedhjet-ne-kosove-a-eshte-ky-ndryshimi-i-madh-ne-politiken-shqiptare\/\">Frank Shkreli: Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb: A \u00ebsht\u00eb ky ndryshimi i madh n\u00eb politik\u00ebn shqiptare? | Gazeta Telegraf <\/a>. Un\u00eb shpresoj dhe lutem q\u00eb k\u00ebta t\u00eb jen\u00eb shemb\u00ebll i ndryshimit n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; T\u00eb pak\u00ebn deri tani kemi shpresa se, ndryshe nga politikat konfliktuale \u2013 q\u00eb kulmojn\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie armiq\u00ebsore midis pal\u00ebve, k\u00ebta t\u00eb jen\u00eb fillimi i ndryshimit n\u00eb t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb midis shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr hir t\u00eb transparenc\u00ebs, m\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebfej se nuk jam krejt\u00ebsisht i pa-ansh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin tim, pasi kam pak anim dhe simpati ndaj k\u00ebtyre dy udh\u00ebheqsve t\u00eb ri n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 mund t\u00eb thuhet se ndjej\u00eb k\u00ebshtu, p\u00ebr nj\u00ebrin p\u00ebr arsye ideologjike dhe p\u00ebr tjetrin p\u00ebr arsye krahinore.&nbsp; E simpatizoj Presidenten Osmani sepse m\u00eb duket &#8212; n\u00ebqoftse mund ta quaj k\u00ebshtu &#8212; politikanja m\u00eb e kushtuar ndaj ideve t\u00eb ish-Presidentit Ibrahim Rugova, (rugoviste do ta cil\u00ebsonin disa ndoshta) p\u00ebr t\u00eb cilin vazhdoj t\u00eb kem simpati dhe admirim si nj\u00ebri prej udh\u00ebheqsve shqiptar\u00eb m\u00eb patriot\u00eb dhe m\u00eb pro-per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe i cili, mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb vend t\u00eb interesave personale ose partiake, &nbsp;mbronte interesat e kombit shqiptar, lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb p\u00ebr popullin e vet si dhe miq\u00ebsin\u00eb e perhershme t\u00eb shqiptar\u00ebve me Shtetet e Bashkuara.&nbsp; Kryeministrin Kurti e admiroj p\u00ebr qendres\u00ebn e tij historike kund\u00ebr pushtuesve serb\u00eb dhe p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e tij q\u00eb tregon n\u00eb mbrojtjen e interesave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Kombit shqiptar \u2013 por natyrisht, mund t\u00eb jem edhe pak krahinor pasi t\u00eb dy jemi bashkvendas dhe rrjedhim nga familje q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb dy fshatra af\u00ebr nj\u00ebri tjetrit, n\u00eb rrethin e Ulqinit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pjes\u00ebmarrja e Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti n\u00eb ceremonin\u00eb e varrimit t\u00eb ish-Sekretares s\u00eb Shtetit, Madeleine Albright, p\u00ebr mua ishte nj\u00eb prezenc\u00eb dinjitoze komb\u00ebtare &#8212; n\u00eb radh\u00ebt e 1400 pjes\u00ebmarr\u00ebsve, personaliteteve amerikane dhe bot\u00ebrore \u2013 p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar duke i dhen\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit nj\u00ebr\u00ebs prej personaliteteve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Madeleine Albright, e cila b\u00ebri aq shum\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga regjimi terrorist i Millosheviqit. Nga nj\u00eb an\u00eb, un\u00eb u ndjeva krenar\u00eb p\u00ebr dy udh\u00ebheqsit e ri t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb aq me dinjitet mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb varrim dhe q\u00eb me aq respekt u prit\u00ebn, biseduan dhe u p\u00ebrsh\u00ebndeten me personalitetet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2013 aktuale dhe t\u00eb administratave amerikane t\u00eb m\u00ebpar\u00ebshme &#8212; sikur t\u00eb ishin shok\u00eb e miq\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, n\u00eb Tiran\u00eb gj\u00ebndej p\u00ebr vizit\u00eb nj\u00eb delegacion i lart\u00eb i Departamentit &nbsp;Amerikan t\u00eb Shtetit, n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb pa d\u00ebshirueshme dhe t\u00eb paparishkueshme politike n\u00eb at\u00eb vend \u2013 t\u00eb nj\u00eb \u00e7orbe politike ballkanike konfliktuale, t\u00eb krijuar nga faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt me dashje ose pa dashje, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb at\u00eb vend nj\u00eb xhung\u00ebl t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb pa para n\u00eb Evrop\u00ebn e shekullit 21, nj\u00eb l\u00ebmsh q\u00eb nuk i dihet filli \u2013 me thurje e nd\u00ebrthurje, nj\u00eb l\u00ebmsh intrigash, q\u00eb as dreqi nuk e di se si dhe pse \u00ebsht\u00eb ardhur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kulmore t\u00eb rrezikshme dhe ku do ta \u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Nga k\u00ebndveshtrimi im i par\u00eb, ndoshta i gabuar, kemi t\u00eb bejm\u00eb me nj\u00eb paradoks midis politikave t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs dhe t\u00eb perendimor\u00ebve karshi atyre politikave. Sikur kemi t\u00eb bejm\u00eb me dy popuj krejt\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe me dy ambasada q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm \u2013 Shtetet e Bashkuara at\u00eb Amerik\u00ebs.&nbsp; Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Kryeministri Rama pretendon se Shtetet e Bashkuara mb\u00ebshtesin \u201cBallkanin e Hapur\u201d, nd\u00ebrsa Republika e Kosov\u00ebs \u2013 pozit\u00eb dhe opozit\u00eb &#8212; e kund\u00ebrshtojn\u00eb me ngulm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb reagim zyrtar amerikan, pro ose kund\u00ebr deklarat\u00ebs s\u00eb Z. Rama? Heshtja n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje.&nbsp; Nisma Vu\u00e7iq-Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur \u00e7\u2019prej fillimit nga Rusia putiniste agresore n\u00eb Ukrain\u00eb e q\u00eb po sjell\u00eb bot\u00ebn n\u00eb prak t\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb tret\u00eb bot\u00ebrore. Nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs zhvilloi k\u00ebto dit\u00eb takime dhe bisedime n\u00eb Washington mbi, \u201cR\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sigurin\u00eb n\u00eb kontinentin ton\u00eb (evropian), ndikimin malinj t\u00eb Rusis\u00eb dhe nevoj\u00ebn q\u00eb SHBA t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb prezente n\u00eb rajonin ton\u00eb\u201d, ka shkruar Presidentja Osmani n\u00eb portalin e saj.&nbsp; &nbsp;<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/VjosaOsmaniMP\">Vjosa Osmani | Facebook<\/a> (Foto t\u00eb tjera nga vizita). P\u00ebr fat t\u00eb keq, Tirana zyrtare flet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d &#8212; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-pushtimi-i-ukraines-nga-rusia-dhe-ballkani-i-hapur\/\">Frank Shkreli: Pushtimi i Ukrain\u00ebs nga Rusia dhe Ballkani i Hapur | Gazeta Telegraf<\/a> se sa p\u00ebr p\u00ebrpjekjet q\u00eb duhej t\u2019i kushtonte an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat legjitime nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shtimit t\u00eb njohjeve diplomatike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vizita n\u00eb Washington, pjes\u00ebmarrja dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi dinjitoz i Kosov\u00ebs nga&nbsp; Presidentja dhe Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb varrimin e mikes s\u00eb&nbsp; madhe t\u00eb Kombit shqiptar, Madeleine Albright, si dhe takimet q\u00eb ata zhvilluan me p\u00ebrfaqsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 demokrat\u00eb e republikan\u00eb &#8212; &nbsp;\u00ebsht\u00eb shemb\u00eblli m\u00eb i mir\u00eb, se si duhet t\u00eb jen\u00eb lidhjet midis dy shteteve shqiptare me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, por edhe me Amerik\u00ebn dhe midis dy popujve tan\u00eb miq &#8212; popullit shqiptar dhe atij amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu pra i duam shqiptar\u00ebt, t\u00eb bashkuar, s\u00eb pari me nj\u00ebri tjetrin, e pastaj t\u00eb bashkuar me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb Washington dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, por edhe n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi dinjitoze e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe e Kombit Shqiptar n\u00eb Washington \u00a0Nga Frank Shkreli T\u00eb \u00ebnjt\u00ebn q\u00eb kaloi, dy udh\u00ebheqsit kryesor\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Presidentja, Zonja Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Zoti Albin Kurti mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb varrimin e ish-Sekretares s\u00eb Shtetit, Madeleine Albright, e cila nd\u00ebrroi jet\u00eb muajin e kaluar &#8212; Frank [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32071,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"both","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":301,"_seopress_analysis_target_kw":"albin Kurti,vjosa osmani","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[1249,2561],"class_list":["post-32069","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione","tag-albin-kurti","tag-vjosa-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32069"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32069\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32072,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32069\/revisions\/32072"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32071"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}