{"id":3200,"date":"2015-04-01T07:00:11","date_gmt":"2015-04-01T05:00:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3200"},"modified":"2015-04-30T22:54:50","modified_gmt":"2015-04-30T20:54:50","slug":"perparimet-dhe-sfidat-ne-ballkanin-perendimor-shqetesime-serioze-per-influencen-e-rusise-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3200","title":{"rendered":"P\u00cbRPARIMET DHE SFIDAT N\u00cb BALLKANIN PER\u00cbNDIMOR &#8211; Shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr influenc\u00ebn e Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Ky ishte titulli i seanc\u00ebs q\u00eb u mbajt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga N\u00ebn-Komisioni i Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme t\u00eb Kongresit Amerikan q\u00eb merret me pun\u00ebt e Europ\u00ebs dhe t\u00eb Euro-Azis\u00eb.\u00a0\u00a0 Kryetari i k\u00ebtij N\u00ebn-Komisioni, deputeti i shtetit Kalifornia, Dana Rohrabacher e hapi sesjonin duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb n\u00eb dy vitet e kaluara q\u00eb ky N\u00ebn-Komisio i Kongresit\u00a0 merret me k\u00ebt\u00eb subjekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, dmth., me rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar mbi zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb rajon, N\u00ebnkomisioni i Kongresit p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Euro-Azin\u00eb kishte ftuar, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb Z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs Serektarin amerikan t\u00eb Shtetit, Hoyt Yee. (T\u00eb ftuarit e tjer\u00eb ishin Susan Fritz, Ndihm\u00ebs-Administratore e USAID p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Euro-Azin\u00eb, Ivan Vejvoda, Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs president i Fondit Gjerman Marshall n\u00eb SHBA dhe ish-Kongresmeni me origjin\u00eb arb\u00ebreshe, Joseph J. Dio Guardi, President i Lig\u00ebs Civile Shqiptaro-Amerikane).<\/p>\n<p>Diplomati amerikan, Hyot Yee, \u00e7\u2019prej fillimit t\u00eb kumtes\u00ebs s\u00eb tij pohoi para an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit se vizioni p\u00ebr nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb paq\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnohet sot m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr, \u00e7\u2019prej mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.\u00a0 Diplomati amerikan, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, tha se agresioni i Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb dhe terrori i ushtruar nga grupi ISIL n\u00eb Siri dhe n\u00eb Irak u jep vendeve t\u00eb Ballkanit nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe gjeopolitike, dhe si p\u00ebrfundim i k\u00ebtij konteksti t\u00eb ri gjeopolitik, theksoi ai, \u201cPuna e jon\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb dhe me Aleat\u00ebt tan\u00eb Ballkanik\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb treg\u00ebtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb popujve t\u00eb lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se kurr\u00eb &#8212; qoft\u00eb kjo n\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb ndihmuar k\u00ebto shtete q\u00eb t\u00eb marrin vet vendimin sovran\u00a0 p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre Euro-Atlantike&#8230;e deri tek p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur kancerin e korrupcionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke brejtur p\u00ebrmbrenda k\u00ebtyre shoq\u00ebrive, duke ndikuar d\u00ebmsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve, dhe nj\u00ebkohsisht duke rrezikuar\u00a0 demokracin\u00eb dhe sigurin\u00eb e k\u00ebtyre vendeve.\u201d\u00a0\u00a0 Megjith p\u00ebrparimet e b\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon dhe megjith\u00eb ndihm\u00ebn morale dhe financiare (mbi 7 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr rajonin, sipas tij) nga Shtetet e Bashkuara \u00e7\u2019prej\u00a0 vitit 1999, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrballen gjithnj\u00eb me sfida t\u00eb m\u00ebdha, theksoi Z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs Sekrektari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, para n\u00ebn-Komisionit t\u00eb Kongresit p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Euro-Azin\u00eb.<\/p>\n<p>Duke th\u00ebn\u00eb se megjith p\u00ebrparimet q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb at\u00eb rajon gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb kaluara, Hoyt Yee shtoi se Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebrballet gjithnj\u00eb me sfida t\u00eb m\u00ebdha. Ai\u00a0 e p\u00ebrq\u00ebndroi kumtes\u00ebn e tij mbi disa fusha kryesore, duke theksuar shkurtimisht gj\u00ebndjen aktuale n\u00eb secilin prej shtat\u00eb vendeve t\u00eb rajonit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ai foli edhe shqet\u00ebsimet mbi at\u00eb q\u00eb ai cil\u00ebsoi si \u201cndikimi kompleks i influenc\u00ebs s\u00eb rrezikshme ruse\u201d n\u00eb rajonin\u00a0 e\u00a0 Ballkanit Per\u00ebndimor, si dhe bashkpunimin n\u00eb lidhje me hetimin dhe d\u00ebnimin e luft\u00ebtarve t\u00eb huaj terrorist\u00eb, si dhe mbi gj\u00ebndjen ekonomike t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, diplomati amerikan Hoyt Yee u tha an\u00ebtarve t\u00eb Kongresit se \u00e7\u2019prej shembjes s\u00eb sistemit shtyp\u00ebs komunist, Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar\u00a0\u00a0 p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm demokratik. Ai vuri n\u00eb dukje n\u00ebnshkrimin koh\u00ebt e fundit t\u00eb Partneritetit Strategjik midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin, theksoi ai, n\u00ebnvijohet bashkpunimi\u00a0 midis dy vendeve n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, t\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, shoq\u00ebris\u00eb civile, zhvillimit ekonomik, siguris\u00eb, si dhe n\u00eb fush\u00ebn energjetike, n\u00eb arsim dhe n\u00eb shk\u00ebmbimet dy-pal\u00ebshe.\u00a0\u00a0 \u201cNe vazhdojm\u00eb t\u00eb gj\u00ebjm\u00eb mund\u00ebsi\u00a0 t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb rritje t\u00eb gjithanshme dhe t\u00eb vazhdueshme ekonomike, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet\u00a0 e Bashkimit Europian\u201d, tha Hoyt Yee. Por megjith p\u00ebrparimet e sh\u00ebnuara deri tani, Z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs Serektari\u00a0 amerikan i Shtetit i tha Kongresit se, \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri mbetet shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb.\u201d Ai shtoi se, \u201cNdon\u00ebse ka marr\u00eb statusin e vendit kandidat, Shqip\u00ebria do t\u00eb p\u00ebrballet me sfida t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zbatimin e reformave\u00a0 q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb filluar bisedimet p\u00ebr antar\u00ebsimn\u00eb BE. Shqip\u00ebris\u00eb i duhet t\u00eb intensifikoj\u00eb p\u00ebrpjekjet drejt\u00eb p\u00ebrforcimit t\u00eb institucioneve demokratike, t\u00eb b\u00ebj\u00eb reformat n\u00eb drejt\u00ebsi dhe t\u00eb luftoj\u00eb korrupcionin dhe krimin e organizuar.\u00a0 Influenca e krimit dhe e korrupcionit n\u00eb politik\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shqetsim i vazhduesh\u00ebm.\u00a0 Ne jemi duke i b\u00ebr\u00eb thirrje qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin dhe korrupcionin dhe q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga politika e mbrendshme konfliktuale dhe e korruptuar\u201d, p\u00ebrfundoi Hoyt Yee paraqitjen e tij mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, para N\u00ebn-Komisionit t\u00eb Kongresit q\u00eb merret me Europ\u00ebn dhe Euro-Azin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn, diplomati amerikan Hoyt Yee tha se gjat\u00eb k\u00ebtyre shtat\u00eb vite pavar\u00ebsi dhe \u00e7\u2019prej p\u00ebrfundimit t\u00eb mbikqyrjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Republika e Kosov\u00ebs \u201cKa hedhur hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e saj si shtet i cili g\u00ebzon sovranitet dhe pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb.\u00a0 Shtetet e Bashkuara vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin Kosov\u00ebn n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saja p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet modern, multietnik me institucione demokratike dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirse.\u201d\u00a0 Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara p\u00ebrkrahin themelimin tani t\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfolur t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr tu marr\u00eb me pretendimet e raportit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs nga senatori zviceran Marty, diplomati amerikan Hoyt Yee theksoi se, \u201c\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb udh\u00ebheqsit e Kosov\u00ebs t\u00eb marrin masat e nevojshme dhe t\u00eb miratojn\u00eb amandamentet kushtetuese dhe legjislacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e Gjykat\u00ebs Speciale, ashtuq\u00eb\u00a0 vendi t\u00eb merret me k\u00ebto akuza n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme.\u201d\u00a0\u00a0 Kjo, n\u00ebnvijoi ai, \u201c\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr viktimat, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu me r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs, me qellim q\u00eb t\u00eb largohet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga ky kapitull dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e saj\u00eb t\u00eb konsolidimit demokratik dhe drejt\u00eb integrimit Euro-Atlantik t\u00eb vendit.\u201d\u00a0\u00a0 N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrfaqsuesi i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij para Kongresit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn theksoi se, \u201cNe mb\u00ebshtesim antar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb NATO, n\u00eb Organizat\u00ebn p\u00ebr Bashkpunim dhe Siguri n\u00eb Europ\u00eb (OSBE), si dhe n\u00eb Bashkimin Europian &#8212; dhe nj\u00ebkohsisht i b\u00ebjm\u00eb thirrje Kosov\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reformat e nevojshme me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e k\u00ebtyre institucioneve.\u201d<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Malin e Zi,\u00a0 Hoyt Yee tha se megjith\u00eb p\u00ebrparimet e sh\u00ebnuara , ai citoi Progres Raportin e Bashkimit Europian n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se Mali i Zi nuk ka nj\u00eb sistem t\u00eb besuesh\u00ebm hetimesh, gjykimesh dhe d\u00ebnimesh, sidmos n\u00eb raste korrupcioni, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe raste t\u00eb korrupcionit n\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb shtetit.\u00a0\u00a0 N\u00eb lidhje me Malin e Zi, ai theksoi ato q\u00eb ai cil\u00ebsoi si \u201cShqet\u00ebsime serioze p\u00ebrsa i p\u00ebrket liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe liris\u00eb s\u00eb medias, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rastet e dhun\u00ebs kund\u00ebr gazetarve.\u201d<br \/>\nN\u00eb lidhje me zhvillimet e fundit n\u00eb\u00a0 Maqedoni, Hoyt Yee shprehu shqet\u00ebsimet e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb partnerve t\u00eb tyre europian\u00eb n\u00eb lidhje me zhvillimet\u00a0\u00a0 n\u00eb at\u00eb vend si dhe mbi marr\u00ebdh\u00ebnjet midis pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs atje, duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb kriza t\u00eb zgjidhet sa m\u00eb pare dhe n\u00eb nj\u00eb frym\u00eb q\u00eb \u201cdemonstron\u00a0 angazhimin serioz ndaj parimeve Euro-Atlantike, p\u00ebrfshir\u00eb zbatimin e ligjit, zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb drejta si dhe pavar\u00ebsin\u00eb e gjykatave dhe t\u00eb medias.\u201d\u00a0 N\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen e acaruar koh\u00ebt e fundit n\u00eb Maqedoni, diplomati Hoyt Yee i tha Kongresit se Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, \u201cJan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara n\u00eb lidhje me ndasit\u00eb n\u00eb rritje e sip\u00ebr n\u00eb shoq\u00ebri, midis shumic\u00ebs maqedone dhe komuniteteve t\u00eb minoritetit shqiptar n\u00eb Maqedoni.\u201d<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfundoi d\u00ebshmin\u00eb e tij nga pikpamja e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb lidhje me gjendjen aktuale n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke theksuar shqet\u00ebsimet e Washingtonit mbi at\u00eb q\u00eb ai cil\u00ebsoi si \u201cinfluenc\u00ebn e rrezikshme\u201d t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.\u00a0 Ai i tha Kongresit se, \u201cKur t\u00eb merret parasysh\u00eb agresioni i vazhduesh\u00ebm rus n\u00eb Ukrain\u00eb ne po i ndjekim me kujdes p\u00ebrpjekjet ruse n\u00eb rajon.\u00a0 Ne p\u00ebrkrahim vendosm\u00ebrisht integrimin Euro-Atlantik t\u00eb rajonit dhe mb\u00ebshtesim aspiratat e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebrdimor p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb k\u00ebto organizata. N\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb\u201d,\u00a0 shtoi zyrtari amerikan, \u201cShtatorin q\u00eb kaloi Ministri i Jasht\u00ebm rus, Lavrov ka deklaruar se zgj\u00ebrimi i NATO-s n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor do t\u00eb ishte nj\u00eb akt provokues.\u201d. Zyrtari i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit tha se, \u201cVendet e rajonit jan\u00eb dhe do mbeten t\u00eb lira t\u00eb vendosin vet se n\u00eb cilat organizata duan t\u00eb antar\u00ebsohen ato dhe Rusia nuk ka t\u00eb drejt\u00eb vetoje mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, theksoi diplomati amerikan n\u00eb\u00a0 d\u00ebshmin\u00eb e tij para antar\u00ebve t\u00eb N\u00ebn-Komisionit t\u00eb Kongresit p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, Hoyt Yee.<\/p>\n<p>Mbi nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr, diplomati amerikan i tha Kongresit se vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, sidomos Bosna-Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb burim nga ku rekrutohen terrorist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb Irak dhe Siri.\u00a0 Ai shtoi se k\u00ebto vende po i marrin seriozisht k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb vijn\u00eb nga ky fenomen dhe se t\u00eb gjitha k\u00ebto vende kan\u00eb miratuar ligje duke shpalur si krim pjes\u00ebmarrjen n\u00eb luftimet p\u00ebrjashta si dhe mb\u00ebshtetjen ndaj tyre.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs Serektari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee p\u00ebrfundoi kumtes\u00ebn e tij n\u00eb Kongres, mbi gj\u00ebndjen aktuale n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, duke th\u00ebn\u00eb se megjith\u00eb sfidat e m\u00ebdha me t\u00eb cilat p\u00ebrballet rajoni, \u201cShtetet e Bashkuara dhe partner\u00ebt e tyre Europian\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesin k\u00ebto vende me t\u00eb gjitha\u00a0\u00a0 mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kemi, ashtuq\u00eb ato t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin b\u00ebrjen e reformave t\u00eb nevojshme, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebto sfida, sidomos n\u00eb zbatimin e reformave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrparimin ose me munges\u00ebn e p\u00ebrparimit n\u00eb rrug\u00ebn e tyre euro-atlantike.\u201d\u00a0 Por, ai p\u00ebrfundoi duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cNd\u00ebrsa ne jemi serioz n\u00eb angazhimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb rajon, duhet t\u2019a ken\u00eb t\u00eb gjith t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore m\u00eb n\u00eb fund &#8212; p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt\u00eb udh\u00ebs s\u00eb reformave dhe integrimit Euro-Atlantik \u2013 \u00ebsht\u00eb dhe mbetet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqsve t\u00eb zgjedhur t\u00eb rajonit.\u00a0 Qytetar\u00ebt dhe shoq\u00ebria civile e k\u00ebtyre vendeve duhet t\u00eb tregojn\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e vet q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse qeverit\u00eb e tyre kur ato devijojn\u00eb nga kjo rrug\u00eb, ose kur pengojn\u00eb zhvillimin e procesit t\u00eb integrimit\u201d, paralajm\u00ebroi shoq\u00ebrit\u00eb dhe qytetar\u00ebt e vendeve t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor Z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee\u00a0\u00a0 n\u00eb kumtes\u00ebn e tij t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, para seanc\u00ebs s\u00eb N\u00ebn-Komisionit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme t\u00eb Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Euroazin\u00eb.<br \/>\nNga Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ky ishte titulli i seanc\u00ebs q\u00eb u mbajt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga N\u00ebn-Komisioni i Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme t\u00eb Kongresit Amerikan q\u00eb merret me pun\u00ebt e Europ\u00ebs dhe t\u00eb Euro-Azis\u00eb.\u00a0\u00a0 Kryetari i k\u00ebtij N\u00ebn-Komisioni, deputeti i shtetit Kalifornia, Dana Rohrabacher e hapi sesjonin duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb n\u00eb dy vitet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-3200","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3201,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3200\/revisions\/3201"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}