{"id":31881,"date":"2022-04-14T14:33:30","date_gmt":"2022-04-14T12:33:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31881"},"modified":"2022-04-14T14:43:13","modified_gmt":"2022-04-14T12:43:13","slug":"veper-e-rendesishme-shkencore-qe-pasuron-njohjen-e-leksikut-e-te-frazeologjise-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31881","title":{"rendered":"Vep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme shkencore q\u00eb pasuron\u00a0 njohjen e leksikut e t\u00eb frazeologjis\u00eb shqipe"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"505\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/libri-gjovalin-shkurtaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/libri-gjovalin-shkurtaj.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/libri-gjovalin-shkurtaj-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjuh\u00ebtari i njohur, &nbsp;&nbsp;akademiku, profesor doktor &nbsp;Gjovalin Shkurtaj&nbsp; u dhuroi shqiptar\u00ebve&nbsp; edhe nj\u00eb vep\u00ebr shkencore me titull \u201cFjalori leksiko-frazeologjik i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d, nj\u00ebra nga krahinat e&nbsp; njohura p\u00ebr t\u00eb folmen &nbsp;e saj t\u00eb vecant\u00eb dhe p\u00ebr pasurin\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe leksikore, frazeologjike dhe etno-folklorike e sociolinguistike, q\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr prej koh\u00ebsh interesimin e studiuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm e sidomos t\u00eb dialektolog\u00ebve, t\u00eb historian\u00ebve t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb etimologjis\u00eb s\u00eb shqipes.&nbsp; Autori k\u00ebt\u00eb fjalor, si\u00e7 pohon ai,&nbsp; ia kushtoi me shum\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebni&nbsp; e nderim Mal\u00ebsis\u00eb &nbsp;dhe mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb tij.&nbsp; Ai k\u00ebt\u00eb&nbsp; Fjalor &nbsp;e mbaroi dhe e vendosi&nbsp; ta shtyp&nbsp; m\u00eb dat\u00ebn 25 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020 e q\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb rast\u00ebsi t\u00eb k\u00ebndshme, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht tet\u00ebvjetori i dekorimit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe me titullin \u201cNderi i Kombit\u201d dhe i p\u00ebrurimit t\u00eb shtatores s\u00eb Ded\u00eb Gjo Lulit n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb sheshin pran\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar. Kjo vep\u00ebr u botua&nbsp; pas 50 vitesh pun\u00eb t\u00eb autorit &nbsp;nga Akademia e Shkencave &nbsp;e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalor, si\u00e7 pohon autori n\u00eb fjal\u00ebn paraprij\u00ebse, &nbsp;ka shum\u00eb mundim e lodhje, ka shum\u00eb fjal\u00eb e m\u00ebnyra t\u00eb th\u00ebni q\u00eb besoj se do ta pasurojn\u00eb njohjen e leksikut e t\u00eb frazeologjis\u00eb shqipe dhe, mbi t\u00eb gjitha, ka shum\u00eb dashuri e adhurim p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe \u201cNderi i Kombit\u201d. \u201cSi bir modest e i p\u00ebrvujt\u00eb i saj, ashtu si emnaku i nderuar i an\u00ebve tona, Dom Gjoni i Bdek Buzukut, q\u00eb pat th\u00ebn\u00eb se e shkroi librin e tij \u201c\u00ebn s\u00eb dashunit bot\u00ebs san\u00eb\u201d, edhe un\u00eb, n\u00eb krejt sa kam mbledhur, shkruar e botuar, para k\u00ebtij Fjalori dhe n\u00eb faqet e tij, kam shkuar sipas hullis\u00eb Buzukiane \u201cdeshta me u f\u00ebdigun, p\u00ebr sa mujta me ditun&#8230;\u201d q\u00eb e folmja, fjal\u00ebt dhe urt\u00ebsia e Mal\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb Madhe t\u00eb marrin shk\u00eblzimin e njohjen q\u00eb meritojn\u00eb, i bindur se shqipja jon\u00eb kaq e pasur, vazhdon t\u00eb freskohet e pasurohet me burimet e pashtershme t\u00eb dialekteve t\u00eb saj. Le t\u00eb jet\u00eb ky Fjalor simbol i pengut nderues dhe i dashuris\u00eb sime p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb Madhe \u201cNderi i Kombit\u201d e p\u00ebr bijt\u00eb e saj t\u00eb lavdish\u00ebm q\u00eb ka nxjerr\u00eb ai vis n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb shekujve.\u201d, &nbsp;shkruan akademiku Shkurtaj, duke e mbyllur me nj\u00eb varg t\u00eb k\u00ebng\u00ebs mal\u00ebsor\u00e7e, q\u00eb thot\u00eb: \u201cKaq e dita, kaq e tha\u00e7, merrnje ju tijert, se jua la\u00e7\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Fjalorin,ndon\u00ebse vepra sapo ka dal\u00eb nga shtypi, kan\u00eb shkruar recensione vler\u00ebsuese&nbsp; &nbsp;disa albanolog\u00eb dhe studiues&nbsp; t\u00eb&nbsp; njohur nga Zvicra dhe mjaft studiues t\u00eb k\u00ebsaj fush\u00eb nga Shqip\u00ebria , Kosova, Zvic\u00ebr&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Prof.Dr.Valter Memisha, leksikolog i njohur, shkruan: \u201cFjalori krijon mund\u00ebsi t\u00eb shumta p\u00ebr sip\u00ebrmarrje studimore m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb e m\u00eb t\u00eb plota (madje dhe n\u00eb nivel doktoraturash) n\u00eb fush\u00ebn e fonetikes e t\u00eb gramatik\u00ebs dialektore, p\u00ebr studime sinkronike dhe ato diakronike, p\u00ebr studime etnolinguistike e etno-kulturore. Ai sh\u00ebrben si nj\u00eb burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Fjalorin e madh normativ t\u00eb shqipes, por edhe p\u00ebr fjalorin saj t\u00eb ardhsh\u00ebm \u201ctesaurus\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Vepra Fjalor leksiko-frazeologjik i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr i fuqish\u00ebm, se n\u00eb ligj\u00ebrimet popullore, n\u00eb goj\u00ebn e popullit gjallon nj\u00eb pasuri e madhe gjuh\u00ebsore ve\u00e7an\u00ebrisht leksikore e frazeologjike q\u00eb duhet gjurmuar e regjistruar me kujdes dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb studiuar e t\u00eb planifikuar institucionalisht. Roli i k\u00ebsaj pasurie, si burim i pashtersh\u00ebm p\u00ebr leksikun e shqipes standarde \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm dhe p\u00ebrcaktues p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin e k\u00ebsaj gjuhe dhe karakterin e saj popullor.<\/p>\n\n\n\n<p>Vepra synon t\u00eb jet\u00eb pasqyruese e pasuris\u00eb s\u00eb madhe leksikore e frazeologjike dhe etnolinguistike t\u00eb nj\u00eb krahine kaq tipike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb veriper\u00ebndimore, po edhe t\u00eb jet\u00eb si mb\u00ebshtetje p\u00ebr studime t\u00eb ndryshme q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb t\u00eb ardhshmen p\u00ebr krejt t\u00eb folmet e shqipes ose edhe ve\u00e7mas p\u00ebr sa nden kjo krahin\u00eb me hap\u00ebsirat e fjal\u00ebve, kuptimeve dhe shprehjeve t\u00eb q\u00ebndrueshme frazeologjike, si dhe me nj\u00eb sasi t\u00eb madhe fjal\u00ebsh e togfjal\u00ebshash kushtuar veglave muzikore, dokeve dhe praktikave t\u00eb ndryshme etnofolklorike e etnolinguistike, t\u00eb cilat, n\u00eb fakt, e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr edhe mjaft t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb grupin e fjalor\u00ebve t\u00eb shqipes. Kjo ve\u00e7anti, duket si n\u00eb v\u00ebllimin e fjal\u00ebsit, ashtu n\u00eb trajtimin leksikografik t\u00eb fjal\u00ebve q\u00eb p\u00ebrmban, n\u00eb gjer\u00ebsin\u00eb e strukturave kuptimore e t\u00eb shpjegimeve t\u00eb kuptimeve etj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Prof.dr.Tef\u00eb Topalli,gjuhtar i njohur nga Shkodra &nbsp;&nbsp;k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr e ka cil\u00ebsuar&nbsp; nj\u00eb pasuri t\u00eb &nbsp;madhe leksikore e frazeologjike dhe etnolinguistike t\u00eb nj\u00eb krahine kaq tipike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb veriper\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n<p>Vepra \u201cFjalori leksiko-frazeologjik i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d e autorit prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, vjen si fryt i nj\u00eb pune shum\u00ebvje\u00e7are. Fjalori ka n\u00eb baz\u00eb pjes\u00ebn e leksikut t\u00eb botuar n\u00eb monografit\u00eb e vet\u00eb autorit, po edhe krahasime e kundrime p\u00ebrqas\u00ebse me ato t\u00eb botimeve t\u00eb m\u00ebparshme, qysh nga Fjalori i Bashkimit, N. Gazullit, Fjalori i B. Dem\u00ebs etj., si dhe n\u00eb nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb gjer\u00eb etnofolklorike t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb Madhe, nj\u00eb num\u00ebr i madh fjal\u00ebsh, kuptimesh dhe togfjal\u00ebshash t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm e frazeologjik\u00eb, shoq\u00ebruar edhe me fjal\u00eb t\u00eb urta e m\u00ebnyra t\u00eb th\u00ebni t\u00eb k\u00ebsaj treve gjuh\u00ebsore, duke synuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb paraqitje sa m\u00eb t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb asaj pasurie t\u00eb madhe leksikore e frazeologjike t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. N\u00eb shpjegimin e fjal\u00ebve dhe n\u00eb shembullzimet e tij, shpesh, autori u \u00ebsht\u00eb referuar edhe fjal\u00ebve q\u00eb i kishte p\u00ebrdorur Gjergj Fishta n\u00eb poem\u00ebn madhore \u201cLahuta e Malcis\u201d, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn, si t\u00eb themi, \u201dnj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar\u201d t\u00eb k\u00ebtij Fjalori. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, duhet theksuar se n\u00eb idiom\u00ebn e t\u00eb folmes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, \u00ebsht\u00eb regjistruar edhe Eposi i Kreshnik\u00ebve, qysh para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ku studiues t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme filologjike, mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin hulumtime nd\u00ebrdisiplinore, nga fonetika, leksikologjia, morfologjia deri tek sintaksa e pasur n\u00eb struktura fjalish, frazash a tekstesh gjuh\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Mendoj se \u201cFjalori leksiko-frazeologjik i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d, si p\u00ebr nga vlerat mir\u00ebfilli studimore, ashtu edhe nga prurjet konkrete nga hulumtime t\u00eb b\u00ebra n\u00eb vendbanime t\u00eb ndryshme t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, dhe n\u00eb vendet e tjera ku jan\u00eb shp\u00ebrngulur mal\u00ebsor\u00eb, si Bregun e Mat\u00ebs, n\u00eb Ishull t\u00eb Lezh\u00ebs e t\u00eb Sh\u00ebngjinit, n\u00eb vet\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs dhe n\u00eb pjes\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka mbetur jasht\u00eb kufijve shtet\u00ebror\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, meriton t\u00eb botohet n\u00eb kolan\u00ebn e botimeve t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ndihmes\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkimet n\u00eb l\u00ebmin e dialektologjis\u00eb dhe t\u00eb sociolinguistik\u00ebs shqiptare edhe n\u00eb planin bashk\u00ebkohor, aq m\u00eb tep\u00ebr, duke marr\u00eb parasysh se autori i k\u00ebsaj vepre gjuh\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb fol\u00ebs i lindur i k\u00ebsaj treve t\u00eb pasur edhe n\u00eb planin e gjuh\u00ebs son\u00eb, \u201c thekson Topalli.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr.Tonin \u00c7obani&nbsp;&nbsp; v\u00eb n\u00eb dukjes se&nbsp;\u201cSot kemi n\u00eb tryezat tona t\u00eb pun\u00ebs nj\u00eb Fjalorin leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb akademikut Gjovalin Shkurtaj q\u00eb i ka kushtuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, dialekteve t\u00eb saj dhe ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb folmes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Gjuha e k\u00ebsaj krahine ka mb\u00ebrritur deri n\u00eb dit\u00ebt tona si nj\u00eb e folme origjinale. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht prej Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn e tij dhe ve\u00e7an\u00ebrisht te Lahuta e Malcis. Aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo, sa&nbsp; ka pasur fishtolog\u00eb q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar kontaktet e Fisht\u00ebs me leksikun e Mbishkodr\u00ebs dhe t\u00eb rrethinave t\u00eb Lezh\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr hartimin e k\u00ebtij fjal\u00ebsi dhe studimin e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb vjel\u00eb, autori i k\u00ebtij fjalori ka shfryt\u00ebzuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh burimesh, mbi 240 vepra shkencore, letrare, publicistike etj., dhe mbi 90 autor\u00eb nga Mal\u00ebsia dhe shkrime kryesore p\u00ebr t\u00eb, t\u00eb dh\u00ebna k\u00ebto t\u00eb cilat jan\u00eb pasqyruar n\u00eb bibliografin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb fjalorit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrurimi i k\u00ebtij&nbsp; fjalori me mbi&nbsp; 10 mij\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb fjalorin e madh&nbsp; t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe&nbsp; i cili pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb&nbsp;&nbsp; vitin e ardhsh\u00ebm , do t\u00eb&nbsp; jet\u00eb&nbsp;&nbsp; m\u00eb dat\u00ebn&nbsp; 22 prill&nbsp; n\u00eb Panairin e Librit, n\u00eb sall\u00ebn \u201cAleks Buda\u201d&nbsp; n\u00eb Tiran\u00eb .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonaj Gjuh\u00ebtari i njohur, &nbsp;&nbsp;akademiku, profesor doktor &nbsp;Gjovalin Shkurtaj&nbsp; u dhuroi shqiptar\u00ebve&nbsp; edhe nj\u00eb vep\u00ebr shkencore me titull \u201cFjalori leksiko-frazeologjik i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d, nj\u00ebra nga krahinat e&nbsp; njohura p\u00ebr t\u00eb folmen &nbsp;e saj t\u00eb vecant\u00eb dhe p\u00ebr pasurin\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe leksikore, frazeologjike dhe etno-folklorike e sociolinguistike, q\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr prej koh\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31883,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-31881","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31881"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31881\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31884,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31881\/revisions\/31884"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31883"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}