{"id":31868,"date":"2022-04-13T07:11:00","date_gmt":"2022-04-13T05:11:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31868"},"modified":"2022-04-13T08:15:50","modified_gmt":"2022-04-13T06:15:50","slug":"ne-kuader-te-100-vjetorit-te-marredhenieve-shqiptaro-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31868","title":{"rendered":"N\u00cb KUAD\u00cbR T\u00cb 100-VJETORIT T\u00cb MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"542\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta-194x300.jpg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>At Gjergj Fishta, nj\u00ebri prej protagonist\u00ebve kryesor\u00eb i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Viti 2021 sh\u00ebnoi 30-vjetorin e rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, m\u00eb 15 mars, 1991 \u2013 pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje prej gjys\u00ebm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs &#8212; dhe rihapjes s\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, zyrtarisht, m\u00eb, 1 Tetor, 1991. Nd\u00ebrsa ky vit sh\u00ebnon 100-vjetorin e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara me 28 Korrik, 1922.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto data m\u00eb soll\u00ebn n\u00eb kujtes\u00eb nj\u00eb artikull q\u00eb kam shkruar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb mbi vizit\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara e q\u00eb ndoshta ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendet dhe t\u00eb ribotohet, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane dhe p\u00ebr t\u00eb kujtuar rolin q\u00eb ka luajtur At Gjergj Fishta, si nj\u00ebri prej arkitekt\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb zanafill\u00ebn e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. E shoh t\u00eb arsyeshme t\u00eb kujtoj vizit\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb vitin 1922, si dhe veprimtarin\u00eb e tij lobuese me at\u00eb rast, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cilat pak njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb informuar dhe m\u00eb pak d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb flasin e t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb sot, p\u00ebrfshir\u00eb lobimin q\u00eb At Gjergj Fishta ka zhvilluar gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Washington, n\u00eb takime me zyrtar\u00ebt t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb &#8212; n\u00eb favor t\u00eb njohjes diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara. &nbsp;K\u00ebto sh\u00ebnime jan\u00eb bazuar pothuaj, kryesisht, n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna dhe korrespondenca nxjerr\u00eb nga libri i vjet\u00ebr p\u00ebrkujtimor,&nbsp;<strong>\u201cAt Gjergj Fishta 1871-1940\u201d,<\/strong>&nbsp;botuar n\u00ebn kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, m\u00eb 30-dhjetor, 1940. Nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna del se historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, e ka fillimin shum\u00eb m\u00eb heret se k\u00ebto tre dekada t\u00eb fundit, megjith\u00ebse protagonist\u00ebt aktual\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve do t\u00eb donin t\u00eb na bindnin sot, se historia e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve ka filluar me ta, e ndoshta po mos t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm, edhe mund t\u00eb mbaroj\u00eb me ta.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Komuniteti shqiptaro-amerikan me t\u00eb drejt\u00eb njihet si mbrojt\u00ebs historik i kauzave komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke filluar nga veprimtarit\u00eb e diaspor\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Faik Konic\u00ebs dhe Fan Nolit. &nbsp;Veprimtarit\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe kudo n\u00eb bot\u00eb, e q\u00eb n\u00eb fjalorin e sot\u00ebm politik njihen si \u201cveprimtari lobingu\u201d, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs kan\u00eb filluar me takimin e Fan Nolit me Presidentin amerikan Woodrow Wilson, kur ish-Presidenti Wilson, sipas Nolit, i kishte premtuar se, \u201cnj\u00eb z\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris dhe at\u00eb z\u00eb do ta p\u00ebrdorte n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. &nbsp;Shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim si dhe p\u00ebr veprimtarit\u00eb lobiste t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos gjat\u00eb pothuaj 50-viteve t\u00eb fundit, n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave dhe interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, kudo.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, fal\u00eb urrejtjes, shpalljes s\u00eb tij si armik e tradh\u00ebtar i popullit, &nbsp;harres\u00ebs dhe anashkalimit zyrtar t\u00eb personit dhe vepr\u00ebs s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nga regjimi komunist sllavo-aziatik, por edhe n\u00eb 30-vjet\u00ebt e regjimeve post-komuniste, p\u00ebrfshir\u00eb median dhe historiografin\u00eb shqiptare aktuale, t\u00eb influencuara nga komunizmi vizita e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar nuk p\u00ebrmendet fare. &nbsp;Pak, ose aspak njer\u00ebz mund ta din\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 kontributeve t\u00eb shumta n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, si n\u00eb let\u00ebrsi, gjuh\u00eb, kultur\u00eb dhe politik\u00eb shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, At Gjergj Fishta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm edhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot e quajm\u00eb \u201clobing\u201d, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare. K\u00ebt\u00eb ai e ka b\u00ebr\u00eb vazhdimisht n\u00eb konferenca dhe takime nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. \u00cbsht\u00eb i njohur fjalimi i tij, \u201cT\u00eb Drejtat e Shqiptar\u00ebve\u201d n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris, 1919. &nbsp;&nbsp;Ve\u00e7an\u00ebrisht, njihet shum\u00eb pak roli q\u00eb ka luajtur Gjergj Fishta p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe n\u00eb vendosjen e lidhjeve diplomatike midis dy vendeve tona m\u00eb 1922.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/foto-3-1.jpg\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpjekjet lobiste t\u00eb Fisht\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna dhe korrespondenca, p\u00ebrfshir\u00eb librin p\u00ebrkujtimor, t\u00eb lartp\u00ebrmendur, <strong>\u201cAt Gjergj Fishta 1871-1940\u201d,<\/strong>&nbsp;botuar n\u00ebn kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, me 30-dhjetor, 1940. Bazuar n\u00eb korrespondenc\u00ebn e pasqyruar n\u00eb at\u00eb botim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrkujtimor \u2013 midis Fisht\u00ebs, At Justin Rrota dhe At Pal Dodaj \u2013 Gjergj Fishta njoftonte Kuvendin fran\u00e7eskan n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr mb\u00ebrritjen e tij n\u00eb Amerik\u00eb, duke shkruar se: \u201cMe 8 t\u00eb k\u00ebtij muaji (Mars, 1922) n\u00eb ora 2:30 mbasdite vuna kamb\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb New York\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb paraqiten n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, del se vizita e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb kishte dy objektiva: Nj\u00eb, q\u00eb t\u00eb \u201ckujdesej p\u00ebr interesat e Shqip\u00ebnis\u00eb\u201d, sipas porosis\u00eb s\u00eb Imzot Luigj Bum\u00e7it, Kryetar i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris. &nbsp;Objektivi i dyt\u00eb ishte q\u00eb Fishta, t\u00eb takohej me personalitetet m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. I r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se nga korrespondenca e Poetit Komb\u00ebtar q\u00eb ai ka shk\u00ebmbyer nga Amerika me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Urdh\u00ebrit Fran\u00e7eskan n\u00eb Atdhe, pas takimeve me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shquar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan si, Faik Konica &#8212; gjat\u00eb asaj vizite &#8212; m\u00ebsojm\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb lobiste t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Washington. (I vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb k\u00ebtyre letrave, At Pal Dodaj ka shkruar se p\u00ebrmbledhja e letrave t\u00eb Fisht\u00ebs q\u00eb d\u00ebrgonte nga Amerika m\u00eb 1922 do t\u2019u interesoj\u00eb, eventualisht, studiuesve t\u00eb historis\u00eb, megjith\u00ebse deri m\u00eb sot nuk duket q\u00eb ky dokumentacion t\u00eb ket\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen as interesimin e historiografis\u00eb zyrtare pseudo-komuniste, q\u00eb gjithnj\u00eb dominon interpretimin e historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, le t\u2019i kthehemi disa prej komunikimeve midis Fisht\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb dhe Kuvendit Fran\u00e7eskan n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb cilat pasqyrojn\u00eb veprimtarin\u00eb lobiste t\u00eb Fisht\u00ebs n\u00eb Washington p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Washingtoni.<\/p>\n\n\n\n<p>Provinciali i Kuvendit Fran\u00e7eskan n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, At Pal Dodaj sh\u00ebnon n\u00eb librin p\u00ebrkujtimor, \u201cAt Gjergj Fishta, 1871-1940\u201d, se n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb dat\u00ebs&nbsp;8 Maj, 1922,d\u00ebrguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij lobiste n\u00eb favor t\u00eb njohjes diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Shtetet e Bashkuara si dhe p\u00ebr takimet q\u00eb ai kishte zhvilluar me senator\u00eb katolik\u00eb amerikan\u00eb, nd\u00ebrmjet\u00ebsuar me ndihm\u00ebn e fran\u00e7eskanit t\u00eb njohur amerikan t\u00eb asaj kohe, Godfried Shilling, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb g\u00ebzonte influenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb qarqet politike dhe diplomatike t\u00eb Washingtonit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr:<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cK\u00ebtu n\u00eb Washington kam kontaktue me nji senator katolik, si\u00e7 t\u00eb kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lut\u00eb me u interesue pran\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Tij, p\u00ebr njohjen e Shqypnis\u00eb si Shtet i Pamvarun\u201d, thuhet n\u00eb letr\u00ebn e Fisht\u00ebs. \u201cAi ka fol\u00eb sot me Senatorin e Partis\u00eb Republikane, Henry Cabot Lodge\u2026\u201d, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i madh i rolit amerikan n\u00eb pun\u00ebt bot\u00ebrore, \u2013 sh\u00ebnim i autorit), \u201c\u2026i cili m\u00eb tha se njohja e Shqypnis\u00eb, asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiran\u00ebs, t\u2019a paraqesi k\u00ebrkes\u00ebn e Saj me shkrim n\u00eb N\u00ebnsekretariatin e Shteteve t\u00eb Bashkueme t\u2019Amerik\u00ebs.\u201d&nbsp; N\u00eb faqen tjet\u00ebr t\u00eb letr\u00ebs, sipas&nbsp;At Pal\u00eb Dodaj, Fishta ishte shprehur se:&nbsp;\u201cNd\u00ebrkaq, vizita eme n\u00eb Washington ka pas\u00eb, si p\u00ebrfundim, njohjen e Shqypnis\u00eb prej an\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkueme t\u00eb Amerik\u00ebs. T\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e maparshme t\u00eb Qeveris\u00eb son\u00eb, si edhe ato t\u00eb (Federat\u00ebs Panshqiptare) \u201cVatra\u201d, s\u2019kan\u00eb pas\u00eb sukses\u2026Kjen\u00eb Senator\u00ebt katolik\u00eb,&nbsp;t\u00eb cil\u00ebve ua pata paraqit\u00eb \u00e7ashtjen, sidomos, nga pik\u00ebpamja fetare, ata t\u00eb cil\u00ebt me nd\u00ebrhymje t\u00eb veta siguruan njohjen zyrtare t\u00eb Shqypnis\u00eb nga Qeverija amerikane\u201d,&nbsp;citohet letra e At Gjergj Fisht\u00ebs d\u00ebrguar nga Washingtoni n\u00eb adres\u00ebn e At Pal Dodajt n\u00eb Shkod\u00ebr. Data e njohjes zyrtare e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiran\u00ebs, p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me vizit\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Washington si dhe me p\u00ebrmbajtjen e letrave t\u00eb tija, cituar m\u00eb lart<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>\u201d.<\/strong> &nbsp;&nbsp;<a href=\"https:\/\/history.state.gov\/countries\/albania\">Albania \u2013 Countries \u2013 Office of the Historian\u201d (state.gov)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Historianit t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb telegrami, q\u00eb mban dat\u00ebn 25 Korrik, 1922, Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH) n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, Maxwell Blake, se n\u00eb dat\u00ebn 28 Korrik, 1922, ai mund t\u2019i, \u201cDor\u00ebzoj\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, njoftimin me shkrim p\u00ebr njohjen \u2018de jure\u2019 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me vizit\u00ebn e Fisht\u00ebs n\u00eb Washington.&nbsp;&nbsp; Mb\u00ebshtetur n\u00eb Zyr\u00ebn e Historianit t\u00eb (DASH) njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis dy vendeve tona m\u00eb 4 Dhjetor, 1922, kur P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Jashtzakonsh\u00ebm dhe Ministri Fuqiplot\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, Ulysses Grant-Smith, i paraqiti let\u00ebr-kredencialet Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, pik\u00ebrisht me 4 Dhjetor, 1922, theksohet n\u00eb tekstin e Zyr\u00ebs s\u00eb Historianit t\u00eb (DASH).<\/p>\n\n\n\n<p>Thon\u00eb se njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj t\u00eb nj\u00eb Kombi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Fishta, vler\u00ebsohen m\u00eb shum\u00eb pas vdekjes se kur jan\u00eb gjall\u00eb. &nbsp;Fatkeq\u00ebsisht, kjo nuk ka ndodhur ende, zyrtarisht, me At Gjergj Fisht\u00ebn, ndon\u00ebse edhe sot pas 30-vjet \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d, Poeti i Kombit dhe Mbrojt\u00ebsi m\u00eb i vendosur i t\u00eb drejtave, vlerave dhe identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, sot e k\u00ebsaj dite \u00ebsht\u00eb i stigmatizuar si \u201ctradh\u00ebtar\u201d, gati, gati si nj\u00eb person i pad\u00ebshiruar n\u00eb Shqip\u00ebri: person \u2018non grata\u2019, n\u00eb vendin e vet, Atdheun, p\u00ebr t\u00eb cilin punoi e veproi aq shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e kam, gjithnj\u00eb, shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konstatoj se ku e ka hallin Tirana zyrtare me At Gjergj Fisht\u00ebn, i cili me veprat e tij p\u00ebrjet\u00ebsoi \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me t\u00eb cilat mund t\u00eb krenohet Kombi Shqiptar nd\u00ebr shekuj. Qoft\u00eb veprimtaria e tij shum\u00eb dimensionale, n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, qoft\u00eb kontributi i tij n\u00eb njohjen dhe vendosjen e lidhjeve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb ve\u00e7anti. &nbsp;Un\u00eb ende nuk e kuptoj se pse sot, gjoja n\u00eb demokraci, gjithnj\u00eb, \u201cAt Gjergj Fishta sakrifikohet, pik\u00ebrisht, si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi madhor i vlerave komb\u00ebtare\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur me nj\u00eb rast, i ndjeri Profesor Arshi Pipa.<\/p>\n\n\n\n<p>At Gjergj Fishta, ndoshta mbrojt\u00ebsi m\u00eb i vendosur, historikisht, i interesave dhe identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, i k\u00ebtij populli, t\u00eb drejtat e t\u00eb cilit i mbrojti si askush tjet\u00ebr n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, meriton q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb p\u00ebrmendet \u2013 n\u00eb mos tjet\u00ebr, si n\u00eb kalim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, p\u00ebr rolin e tij, deri tani jo aq t\u00eb njohur. &nbsp;Megjith\u00ebse mund t\u00eb jet\u00eb naivitet nga ana ime q\u00eb pres q\u00eb emri i Fisht\u00ebs t\u00eb p\u00ebrmendej n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Washington, kur t\u00eb merret parasysh\u00eb stigmatizimi i Fisht\u00ebs nga ish-regjimi i Enver Hoxh\u00ebs. &nbsp;Pasi, zyrtarisht, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ende me nj\u00eb At Gjergj Fisht\u00eb, i cili p\u00ebr pothuaj nj\u00eb shekull, i shpallur \u201carmik i popullit\u201d dhe \u201creaksionar\u201d nga ish-regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, vazhdon ende t\u00eb trajtohet si persona \u2018non grata\u2019 n\u00eb vendin e vet edhe nga regjimet pseudo-demokratike, t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit tranzicion \u201cpost-komunist\u201d, i tre dekadave t\u00eb kaluara n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi arritur n\u00eb nj\u00eb moment n\u00eb histori pas kaq vitesh, kur detyrohemi t\u00eb themi me keqardhje t\u00eb madhe, se me ket\u00eb klas\u00eb politike e kemi humbur shpres\u00ebn se shqiptar\u00ebt si komb, madje edhe 30 e sa vjet pas komunizmit, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm me vetveten q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, ashtu si\u00e7 meritojn\u00eb, njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj t\u00eb Kombit si, At Gjergj Fishta &#8212; p\u00ebr meritat historike q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. &nbsp;Me k\u00ebt\u00eb nivel kulture bolshevike nuk mund t\u00eb pretendohet se kjo klas\u00eb politike ndan\u00eb vlerat me bot\u00ebn per\u00ebndimore, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e me Amerik\u00ebn, n\u00eb ve\u00e7anti. Vlerat e v\u00ebrteta per\u00ebndimore jan\u00eb vlerat e At Gjergj Fisht\u00ebs! &nbsp;Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr Kombin Shqiptar, po shihet tani se me anashkalimin e vlerave dhe meritave t\u00eb Fisht\u00ebs, kjo klas\u00eb politike po tregon edhe nj\u00ebher\u00eb se i ka rr\u00ebnj\u00ebt thell\u00eb \u2013 jo n\u00eb vlerat e bot\u00ebs per\u00ebndimore &#8212; por n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs, trash\u00ebgimi kjo nga e cila duket se e ka, pothuaj, t\u00eb pamundur distancimin prej saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Vlerat per\u00ebndimore jan\u00eb vlerat e At Gjergj Fisht\u00ebs! Ato jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaqsuesi madhor t\u00eb vlerave komb\u00ebtare dhe per\u00ebndimore, t\u00eb nj\u00eb shqiptari t\u00eb madh pro-per\u00ebndimor si Fishta. Ato vlera duhet t\u00eb kujtohen gjithmon\u00eb me mir\u00ebnjohje p\u00ebr kontributin e tij, por sidomos, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, si nj\u00ebrit prej arkitekt\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>At Gjergj Fishta, nj\u00ebri prej protagonist\u00ebve kryesor\u00eb i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve \u00a0Nga Frank Shkreli &nbsp;Viti 2021 sh\u00ebnoi 30-vjetorin e rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, m\u00eb 15 mars, 1991 \u2013 pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje prej gjys\u00ebm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs &#8212; dhe rihapjes s\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, zyrtarisht, m\u00eb, 1 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31868","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31868"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31868\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31870,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31868\/revisions\/31870"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}