{"id":31781,"date":"2022-04-08T20:13:25","date_gmt":"2022-04-08T18:13:25","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31781"},"modified":"2022-04-08T20:14:42","modified_gmt":"2022-04-08T18:14:42","slug":"iliada-odiseja-eneada-prralla-te-klonuara-keq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31781","title":{"rendered":"ILIADA, ODISEJA, ENEADA, PRRALLA T\u00cb KLONUARA KEQ"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"480\" height=\"518\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gadishulli-Ilirik-shekulli-IV.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Gadishulli ilirik\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gadishulli-Ilirik-shekulli-IV.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gadishulli-Ilirik-shekulli-IV-278x300.jpg 278w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Saimir Lolja<\/p>\n\n\n\n<p>Dielli \u00ebsht\u00eb drita e jet\u00ebs mbi Tok\u00eb dhe prandaj arb\u00ebrit nderonin diellin. Shekulli V e.s. qe shekulli kur perandorin\u00eb e ndritur romake, e cila nderonte diellin, e mbuloi p\u00ebrfundimisht cipa fetare e krishter\u00eb. Caku i Err\u00ebsimit, dometh\u00ebn\u00eb i mos nderimit t\u00eb diellit, qe Marr\u00ebveshja e Milanos m\u00eb 313 e shpallur prej perandorit romak ilirit <em>Flavius Valerius Constantinus<\/em>. Pjesa per\u00ebndimore e saj u fik n\u00eb vitin 476 kurse ajo lindore vazhdoi e mug\u00ebt deri m\u00eb 1453. Me zhdukjen dhe djegien e t\u00ebr\u00eb shkollave, universiteteve e bibliotekave Europ\u00ebs i ra nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb q\u00eb do t\u2019i mbahej t\u00eb pakt\u00ebn 1000 vite. Si me magji, nuk pati m\u00eb qytete e past\u00ebrti por vet\u00ebm kasolle me kasht\u00eb e balt\u00eb. T\u00eb vetmit q\u00eb lexonin e shkruanin me porosi ishin murgj\u00ebrit. Q\u00ebllimi ishte t\u00eb harrohej qytet\u00ebrimi dhe zhvillimi i m\u00ebhersh\u00ebm i njer\u00ebzimit dhe t\u00eb mbushej boshll\u00ebku p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn me nj\u00eb p\u00ebrfytyrim t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shekullin V murgu <em>Fabius Planciades Fulgentius<\/em> botoi n\u00eb latinisht p\u00ebr murgj\u00ebrit e tjer\u00eb librin <em>Mythologi\u00e6, <\/em>q\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb dometh\u00ebn\u00eb Shkenca e t\u00eb Pav\u00ebrtet\u00ebs. Meqen\u00ebse ay lib\u00ebr nuk do t\u00eb anonte peshoren po t\u00eb ishte vet\u00ebm, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u krijuan edhe vjershat Iliada, Odiseja dhe Eneada. P\u00ebr dy t\u00eb parat caktuan si autor emrin Homer dhe shekullin VIII p.e.s. Tjetr\u00ebn ia caktuan vjersh\u00ebtarit romak <em>Publius Vergilius Maro<\/em> (70 \u2013 19 p.e.s.) nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej tij ishte vjersha blegtore ILLYRUS dhe ajo bujq\u00ebsore ARBANUS. Jet\u00ebshkrimi i tij mbetet i mjegullt. Vjershat e tij jan\u00eb ndryshe nga Eneada edhe si lloj edhe si p\u00ebrmbajtje. Titullin e vjersh\u00ebs blegtore e kaluan n\u00eb <em>Eclogae<\/em> kurse at\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb <em>Georgica<\/em>. Q\u00eb t\u00eb shtohej v\u00ebrtet\u00ebsia e d\u00ebshiruar me kalimin e shekujve, vjershat <em>Eclogae<\/em>, <em>Georgica<\/em> dhe Eneada u lidh\u00ebn si dor\u00ebshkrime me vizatime n\u00eb fashikujt <em>Vergilius Vaticanus<\/em> n\u00eb shekullin IV dhe <em>Vergilius Romanus<\/em> n\u00eb shekullin V. T\u00eb dy tituj e urdh\u00ebruar <em>Eclogae<\/em> e <em>Georgica<\/em> as nuk jan\u00eb latinisht as nuk gjenden n\u00eb k\u00ebto fashikuj n\u00eb Bibliotek\u00ebn e Vatikanit (<a href=\"https:\/\/digi.vatlib.it\">https:\/\/digi.vatlib.it<\/a>). Nj\u00eb gj\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje n\u00eb ato vizatime me ngjyra se niveli i tyre barazohet me \u00e7ka prodhojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs fillore tani. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Njihen mbi 2000 krijime apo kopjime prej murgj\u00ebve n\u00eb cop\u00ebza flet\u00ebsh ose fashikuj dhe p\u00ebrkthime p\u00ebr autorin Homer. \u201cPer\u00ebndit\u00eb\u201d n\u00eb ata fashikuj u krijuan q\u00ebllimisht q\u00eb t\u2019i jepnin lasht\u00ebsis\u00eb p\u00ebrfytyrim fetar (me jo nderim t\u00eb diellit), n\u00eb ngjashm\u00ebri me at\u00eb q\u00eb p\u00ebrhapin dhiatat simotra jahudite, kishtare e moslemane. T\u00eb gjith\u00eb fashikujt e dor\u00ebshkrimet q\u00eb lidhen me trek\u00ebnd\u00ebshin Iliada-Odiseja-Eneada q\u00eb kur u ngjiz\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn kujdesin dhe mbrojtjen e kish\u00ebs si q\u00ebllim dhe mjete t\u00eb saj. P\u00ebrkthimet krijuese n\u00eb anglisht t\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshit Iliada-Odiseja-Eneada mor\u00ebn udh\u00eb n\u00eb shekullin XVI. N\u00eb vitin 1685, vjersh\u00ebtari anglez <em>Matthew Prior<\/em> shkrojti nj\u00eb \u201cP\u00ebrqeshje p\u00ebr p\u00ebrkthyesit bashk\u00ebkohor\u00eb\u201d kur edhe vjersh\u00ebtari anglez <em>John Dryden, <\/em>i cili do t\u00eb botonte p\u00ebrkthimin e tij t\u00eb Enead\u00ebs m\u00eb 1697, merrej si shembull p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqeshur. Vet\u00ebm p\u00ebr Enead\u00ebn, 30 p\u00ebrkthime t\u00eb ndryshme nga p\u00ebrkthyes mbretnor\u00eb ishin n\u00eb qarkullim n\u00eb Angli n\u00eb fund t\u00eb shekullit XVII. Vjersh\u00ebtari anglez <em>William Cowper<\/em> shkruante n\u00eb parath\u00ebnien e p\u00ebrkthimit t\u00eb tij t\u00eb Iliad\u00ebs m\u00eb 1791: \u201cNuk kam l\u00ebn\u00eb gj\u00eb. Nuk kam shpikur gj\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa murgj\u00ebrit kryenin detyra \u00e7botimi e botimi, prift\u00ebrinjt\u00eb ngurt\u00ebsonin turmat popullore me fen\u00eb e krishter\u00eb. Inkuizicioni i shekujve XII &#8211; XIX d\u00ebnonte \u00e7do njeri q\u00eb dyshohej se i kishte lindur nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb e t\u00eb menduarit ndryshe. N\u00eb vitin 1567, autori venecian <em>Natalis Comes<\/em> botoi n\u00eb latinisht p\u00ebr freskim rradhorin me dhjet\u00eb v\u00ebllime t\u00eb titulluar <em>Mythologiae<\/em>. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Rilindja Europiane e madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb e pati at\u00eb rradhor si nj\u00eb dor\u00eb mendore p\u00ebr t\u00eb pikturuar fytyr\u00ebn e lasht\u00ebsis\u00eb. Ndikimi i tij vazhdon dhe sot botohen shkrime, libra e vulosen doktorata \u201cshkencore\u201d n\u00eb fush\u00ebn e Mitologjis\u00eb (alb.), dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb Shkenc\u00ebn e t\u00eb Pav\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Thuhet se murgu <em>Proclus Lychu<\/em>s i shekullit V p\u00ebrmendi gjasht\u00eb vjersha prrallore pa autor\u00eb, t\u00eb cilat tani i quajn\u00eb Cikli i Vjershave Epike. Ato q\u00ebndrojn\u00eb dor\u00eb p\u00ebr dore me vjershat Iliada dhe Odisea p\u00ebr t\u00eb cilat than\u00eb e thuhet se kan\u00eb qen\u00eb shkrojtur prej autorit t\u00eb hamend\u00ebsuar Homer. Hutimi shtohet kur thuhet e thon\u00eb se vjersh\u00ebtari Homer ka qen\u00eb edhe i verb\u00ebr. Nd\u00ebrsa e qeshura rrjedh me udh\u00ebtimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb historianit krijues gjerman A. H. L. Heeren i cili n\u00eb librin e tij \u201cGreqia e lasht\u00eb\u201d m\u00eb 1866 rr\u00ebfente se Homeri kishte edhe nj\u00eb veg\u00ebl muzikore, harp\u00ebn. Dhe se ai e p\u00ebrdorte at\u00eb p\u00ebr frym\u00ebzim, para dhe gjat\u00eb recitimeve. Pa shaka, libri i tij p\u00ebrdoret q\u00eb at\u00ebher\u00eb si dokumentar i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr \u201cGreqin\u00eb e lasht\u00eb\u201d. Si rradhitje ato vjersha prrallore i rendisin k\u00ebshtu:<\/p>\n\n\n\n<p>1) <em>Cypria<\/em> me ngjarjet deri tek adhnimi i Akilit n\u00eb Troj\u00eb. Thuhet se i mbijetuan 50 rreshta.<\/p>\n\n\n\n<p>2) Iliada me vet\u00ebm 57 dit\u00eb shtrirje n\u00eb koh\u00eb. Nuk ka Kal\u00eb Troje apo vrasje t\u00eb Akilit aty.<\/p>\n\n\n\n<p>3) <em>Aethiopis<\/em> me \u00e7far ndodhi pas vdekjes s\u00eb trojanit Hektor. Thuhet se i ngel\u00ebn 5 rreshta.<\/p>\n\n\n\n<p>4) Iliada e Vog\u00ebl me Odisen\u00eb q\u00eb sulmon Helenin, djalin e mbretit trojan Priam. Thon\u00eb se i tepruan 30 rreshta.<\/p>\n\n\n\n<p>5) <em>Iliou persis<\/em> me djegien dhe pla\u00e7kitjen e Troj\u00ebs. Thuhet se mbeti me 10 rreshta.<\/p>\n\n\n\n<p>6) <em>Nopstoi<\/em> me kthimin e luft\u00ebtar\u00ebve pas Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs. Thuhet se ngeli me 5.5 rreshta.<\/p>\n\n\n\n<p>7) Odiseja me varavitjet detare t\u00eb Odises\u00eb derisa ndaloi gjat\u00eb n\u00eb ishullin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>8) <em>Telegonia<\/em>, e th\u00ebn\u00eb se i mbet\u00ebn 2 rreshta. Pastaj klonimit, prralla rr\u00ebfen Odisen\u00eb q\u00eb shkon m\u00eb von\u00eb n\u00eb Thesproti (\u00c7am\u00ebri) e rimartohet atje. Pastaj kthehet n\u00eb Itak\u00eb ku i vjen djali jasht\u00ebmartesor Telegoni q\u00eb pat patur me per\u00ebndesh\u00ebn Circe. N\u00eb luftim Telegoni vret Odisen\u00eb. Telegoni martohet me gruan e t\u00eb atit Penelop\u00ebn dhe Telemaku me Circen, gruan tjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb atit (<em>incests<\/em>, ang.).<\/p>\n\n\n\n<p>Ata vjersh\u00ebtar\u00eb q\u00eb hodh\u00ebn far\u00ebn dhe e klonuan at\u00eb seri epike kan\u00eb p\u00ebrdorur pa dashje fjal\u00eb apo shprehje fjalor\u00eb t\u00eb Shqipes. Letrar\u00ebt e sot\u00ebm q\u00eb krijojn\u00eb rradhor\u00eb me romane ose vjersha e kuptojn\u00eb mir\u00eb at\u00eb seri epike. Treshja artistike Iliada, Odiseja, Eneada formojn\u00eb nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh p\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja, nd\u00ebrtimi, vjershimi e q\u00ebllimi. Atyre nuk u dihet sakt\u00eb fillimi i dukjes dhe cil\u00ebt i shkruan, edhe pse em\u00ebrtohen autor\u00eb p\u00ebr to. Klonimet e tyre dallojn\u00eb me p\u00ebshtjellimet, zhvendosjet, riqarkullimet, pa p\u00ebrputhshm\u00ebrit\u00eb, pik\u00ebpyetjet dhe palosjet kohore e vendore. Q\u00ebkur u ngjiz\u00ebn, ato vjersha artistike jan\u00eb qethun, ngjitur, ndryshuar, klonuar, arnuar e shtuar pa pushim.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Vulgatum<\/em> u quajt p\u00ebrkthimi n\u00eb latinisht i dhiat\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb i p\u00ebrgatitur nga murgu ilir Sh\u00ebn Jeronimi n\u00eb vitin 382 &nbsp;dhe q\u00eb u b\u00eb dhiata zyrtare e kish\u00ebs per\u00ebndimore. Meqen\u00ebse vjersh\u00ebrimet Iliada, Odiseja dhe Eneada kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb furriqet e kish\u00ebs per\u00ebndimore q\u00ebkur u ngjiz\u00ebn, ato tani quhen si veprat letrare m\u00eb t\u00eb vjetra per\u00ebndimore. Rri shtremb\u00ebr n\u00eb Lindje e fol drejt n\u00eb Per\u00ebndim, kjo dometh\u00ebn\u00eb se e drejta dhe pron\u00ebsia e autor\u00ebve ruhet. Kur furriqet e tyre nis\u00ebn t\u00eb ngroheshin prej perandoris\u00eb britanike, klonimet e tyre arrit\u00ebn n\u00eb shekullin XIX nj\u00eb optimum dhe mor\u00ebn vul\u00ebn \u201c<em>Vulgate<\/em>\u201d. \u00c7do p\u00ebrkthim, botim, cop\u00ebz flete papirusi me g\u00ebrma lindore t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga murgj\u00ebrit e shkuar apo cop\u00ebz d\u00ebrrase e g\u00ebrvishtur nga piktor\u00ebt bashk\u00ebkohor krahasohej me Iliad\u00ebn vulgate. N\u00ebse qoft\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb p\u00ebrputhej at\u00ebher\u00eb ai apo ata rreshta quheshin t\u00eb Iliad\u00ebs dhe dokumentit i caktohej nj\u00eb shekull origjine. Po ashtu, nj\u00eb skulptur\u00eb e gjetur edhe me copa apo e b\u00ebr\u00eb i caktohej apo caktohet nj\u00eb em\u00ebr nga k\u00ebto prralla ose Mitologjia (alb.).<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb t\u00eb mbulohet klonimi qindra vje\u00e7ar, ve\u00e7an\u00ebrisht tek Iliada, thon\u00eb e thuhet se \u00ebsht\u00eb e shkrojtur si amalgam\u00eb e t\u00eb folurave vendore t\u00eb ndryshme. Dometh\u00ebn\u00eb i verbi Homer si ecejak nd\u00ebr vise t\u00eb larg\u00ebta e t\u00eb laguna mblidhte me magji cop\u00ebzat e Iliad\u00ebs q\u00eb i kishte pat shp\u00ebrndar\u00eb era e t\u00ebrbuar; shaka serioze kjo. (P\u00ebr kujtes\u00eb, amalgam quhej dikur p\u00ebrzierja e m\u00ebrkurit me oksidin e zinkut p\u00ebr t\u00eb mbushur dh\u00ebmb\u00ebt e prishur.) \u00c7do lib\u00ebr ose botim sado i vjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb botim shkencor, dometh\u00ebn\u00eb i rimatsh\u00ebm, sepse nuk i zbulohet q\u00ebllimi i botimit dhe as nuk i v\u00ebrtetohet v\u00ebrtet\u00ebsia e p\u00ebrmbajtjes, e autorit dhe zanafilla. Kurse romanet dhe vjershat m\u00eb e shumta jan\u00eb thjesht vepra krijimtarie vetjake n\u00eb let\u00ebrsi. Bie fjala, libri \u201c20\u2019000 lega n\u00ebn det\u201d i Zhyl Vernit m\u00eb 1871 nuk dometh\u00ebn\u00eb se at\u00ebher\u00eb kishte n\u00ebndet\u00ebse dhe \u00e7far ndesh\u00ebn detar\u00ebt n\u00ebn det jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe prrallat e sotme jan\u00eb po prralla. Ato nuk p\u00ebrcaktojn\u00eb ndonj\u00eb komb apo popullat\u00eb, nuk kan\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsi jete e natyre, dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar jet\u00ebn e sotme. Ato nuk kan\u00eb histori, koh\u00eb e vendndodhje, dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb busull p\u00ebr njeriun. N\u00ebse thuhet e thon\u00eb se \u201cIliada formoi kombin grek\u201d (pse-si-qysh-kur-ku?), at\u00ebher\u00eb i bie q\u00eb seriali i librave <em>Harry Potter<\/em>, fatmir\u00ebsisht v\u00ebrtetohet se autorja \u00ebsht\u00eb <em>J. K. Rowling<\/em>, \u00ebsht\u00eb shkencor dhe formoi kombin anglez n\u00eb vitet 1997-2007.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb jugun e Gadishullit Ilirik ndodhet Gadishulli Dorik. Ky mbart k\u00ebt\u00eb em\u00ebr natyror sepse po t\u00eb shihet nga shum\u00eb lart, ose tani mbi hart\u00eb, ka form\u00ebn e dor\u00ebs. Prandaj n\u00eb latinisht ndeshet edhe me emrin <em>Manus<\/em> (lat.). Pjesa e poshtme e tij quhet rajoni i Manit i cili p\u00ebrkon me rajonin e spartan\u00ebve, pasardh\u00ebsit e dor\u00ebve n\u00eb shekujt XI \u2013 II p.e.s. U b\u00ebn\u00eb disa shekuj q\u00eb historian\u00ebt vulgat\u00eb e shpjegojn\u00eb historin\u00eb vet\u00ebm m\u00eb l\u00ebvizje popullatash pushtuese nga Lindja n\u00eb Per\u00ebndim dhe nga Veriu n\u00eb Jug. Ata t\u00eb shekullit XIX, me dashje dhe pamund\u00ebsi, shpik\u00ebn iden\u00eb e \u201cpushtimit dorik\u201d p\u00ebr t\u00eb sqaruar \u201cGreqin\u00eb e lasht\u00eb\u201d. E megjithat\u00eb, edhe sot e k\u00ebsaj dite, nuk kan\u00eb arritur t\u00eb zbulojn\u00eb origjin\u00ebn e dor\u00ebve. As nuk kan\u00eb p\u00ebr ta zbuluar sepse dor\u00ebt ishin vendas dhe jo ardhacak\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gadishulli Dorik u quajt Morea n\u00eb shekujt X \u2013 XIX dhe m\u00eb pas Peleponez. Akaia \u00ebsht\u00eb rajoni q\u00eb ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb veriore te Gadishullit Dorik. Emri shkruhet Akhaia n\u00eb gjuh\u00ebn dhimotiqi t\u00eb shtetit t\u00eb sot\u00ebm Greqi dhe <em>Achaea<\/em> n\u00eb anglisht. P\u00ebrkundrejt shtrirjes s\u00eb madhe t\u00eb drurit t\u00eb ahut (<em>beech<\/em>, ang.) n\u00eb Europ\u00eb, pik\u00ebrisht vet\u00ebm n\u00eb rajonin Akhaia ka tani pak pem\u00eb t\u00eb ahut. Prandaj vendasit e atij rajoni jan\u00eb th\u00ebrritur ahej, em\u00ebrtim i cili p\u00ebr t\u2019u theksuar si tingull n\u00eb Shqip kalon n\u00eb Akej. Emri Akil dhe Ahil n\u00ebnkuptojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Me gjuh\u00ebt e tjera origjina e k\u00ebtij emri as ka p\u00ebr t\u2019u marrun vesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Thon\u00eb e thuhet se qe nj\u00eb i quajtur <em>Eratosthenes<\/em> (276 \u2013 194 p.e.s.) n\u00eb Bibliotek\u00ebn e Aleksandris\u00eb i cili e caktoi fundin e Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs n\u00eb vitin 1183 p.e.s. Deri tani nuk i kan\u00eb gjetur ndonj\u00eb mbiem\u00ebr emrit <em>Eratosthenes<\/em>, t\u00eb cilin e quajn\u00eb edhe \u201cgrek\u201d ndon\u00ebse Greqia u krijua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 1830 dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Afrik\u00eb; apo jo? Q\u00eb t\u00eb mbulohet vjedhja dhe tjet\u00ebrsimi i shkenc\u00ebs pellazge-arb\u00ebrore edhe n\u00eb Etruria dhe Rom\u00ebn e shquar emrit <em>Eratosthenes<\/em> i mveshin matematik\u00eb t\u00eb gjithanshme, algorit\u00ebm p\u00ebr numrat primar\u00eb, gjeografi, vjersh\u00ebri, astronomi dhe muzik\u00eb. Sipas prrall\u00ebs vulgate, bie fjala, ai llogariti me sakt\u00ebsi t\u00eb mahnitshme vij\u00ebn rrethore, meridian\u00ebt, paralelet dhe pjerrsin\u00eb e boshtit t\u00eb Tok\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shekullin XII p.e.s. spikaste qyteza e Miken\u00ebs pellazge n\u00eb Gadishullin Dorik kurse lindjen e \u201chelen\u00ebve\u201d historia vulgate q\u00eb rishkruhet edhe sot e fillon vet\u00ebm n\u00eb shekullin VIII p.e.s. Nj\u00eb Err\u00ebsir\u00eb 400 vje\u00e7are dallohet n\u00eb shekujt XII \u2013 VIII p.e.s., t\u00eb cil\u00ebn historian\u00ebt vulgat\u00eb edhe sot nuk guxojn\u00eb as ta kap\u00ebrcejn\u00eb. N\u00eb Iliad\u00eb, \u201chelen\u00ebt\u201d nuk p\u00ebrmenden, sepse as m\u00eb d\u00ebshir\u00eb nuk ka patur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aty lexohet se Helena e rr\u00ebmbyer ishte emri i gruas s\u00eb Menelaut nga Sparta dhe Helen ishte emri i nj\u00ebrit prej djemve t\u00eb mbretit Priam dhe i nj\u00eb parashikuesi n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Yllit, Illit, Illionit, n\u00eb Troj\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Tek Iliada, Odiseja dhe Eneada nuk ka q\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb formimin e emrave, nuk ka dit\u00eb e data. Iliada \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjershim tmerri e skenash t\u00eb llahtarshme ku v\u00ebrshojn\u00eb vet\u00ebm dhun\u00eb e vrasje t\u00eb cilat p\u00ebrshkruhen imt\u00ebsisht. Aty nuk ka citate, fjal\u00eb t\u00eb urta e mir\u00ebsi p\u00ebr jet\u00ebn. Aty ka vet\u00ebm luft\u00eb, barbari, kafsh\u00ebri, dhimbje, qarje, urrejtje, hakmarrje, pabesi, skllav\u00ebri, armiqsi, p\u00ebrbuzje, pirateri, hareme dhe gjaktrazime (<em>incests<\/em>, ang.). N\u00eb k\u00ebto vjersha t\u00eb zymta nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb bukur, as nga ana letrare.<\/p>\n\n\n\n<p>Iliada fillon me Akilin q\u00eb u adhnua e u t\u00ebrhoq nga lufta sepse Agamemnoni i mori nj\u00eb nga vajzat e haremit t\u00eb tij. Sulmuesit quhen Akej ose Danaj ose Argej kurse mbrojt\u00ebsit thirren Trojan\u00eb-Trojs\u00eb ose Dardan\u00eb ose Teuk\u00ebr. (Nj\u00eb fshat i quajtur Trojsi ndodhet pran\u00eb qytez\u00ebs s\u00eb Belshit af\u00ebr Elbasanit.) T\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt e palat flasin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb. Iliada mbyllet me ritet e nderimit t\u00eb Hektorit, djal\u00eb i Priamit, t\u00eb vdekur dhe djegien e trupit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Yllit. Kaq dhe fund. NUK KA VRASJE T\u00cb AKILIT n\u00eb themr\u00ebn (zemr\u00ebn) e tij me shigjet\u00eb nga Parisi ose Paridi ose Leka, djal\u00eb tjet\u00ebr i Priamit. NUK KA KAL\u00cb TROJE dhe djegie t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Kali i Troj\u00ebs u shtua pak tek vjersha Odiseja. K\u00ebnga IV rr\u00ebfen p\u00ebr Helen\u00ebn q\u00eb i vinte rrotull Kalit t\u00eb Drunjt\u00eb dhe p\u00ebshp\u00ebriste. N\u00eb K\u00ebng\u00ebn VIII flitet me 33 rreshta p\u00ebr Kalin e Drunjt\u00eb, trojsit q\u00eb zgjodh\u00ebn \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnin me t\u00eb dhe akejt\u00eb q\u00eb sulmuan. Shtesa \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb tek vjersha Eneada ku K\u00ebnga II \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Kalin e Troj\u00ebs, shkat\u00ebrrimin e kalas\u00eb trojane t\u00eb Illit dhe arratin\u00eb e Eneas me t\u00eb atin dhe t\u00eb birin. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Vdekja e Akilit u shtua nga vjersh\u00ebtari anglez <em>Alexandre Pope<\/em> kur ai botoi p\u00ebrkthimin e tij t\u00eb Iliad\u00ebs n\u00eb vitin 1720. N\u00eb shekullin XVIII, ai qe vjersh\u00ebtar mbretnor me fam\u00eb. Tani, sipas Fjalorit t\u00eb Oksfordit p\u00ebr Citatet (<em>The Oxford Dictionary of Quotations<\/em>), ai \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i cituar pas vjersh\u00ebtar\u00ebve anglez\u00eb &nbsp;<em>William Shakespeare<\/em> (1564-1616) dhe <em>Alfred Tennyson<\/em> (1809-1892). N\u00eb K\u00ebng\u00ebn XXII ose faqe 657, n\u00eb sken\u00ebn ku Hektori i plagosur p\u00ebr vdekje dhe Akili bisedonin, <em>Alexandre Pope<\/em> krijon nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb fund t\u00eb faqes ku p\u00ebrshkruan gjat\u00eb vrasjen e Akilit n\u00eb thembr\u00ebn e tij me shigjet\u00eb nga Parisi dhe \u00e7\u2019b\u00ebhet m\u00eb tej me trupin e tij. Dhe pastaj me nj\u00eb faqe mbyll\u00ebse n\u00eb fund t\u00eb Iliad\u00ebs s\u00eb tij ai vulos shtesat: Troja ra pas vdekjes s\u00eb Hektorit. Akili u vra para r\u00ebnies s\u00eb Troj\u00ebs prej Parisit. Priami u vra nga Pirro, djali i Akilit. Helena pas vdekjes s\u00eb Parisit u martua me t\u00eb v\u00ebllain e tij Deifobus. P\u00ebrbri, Helena paraqitet po k\u00ebshtu tek Odiseja (VIII) dhe Eneada (II).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia e pav\u00ebrtet\u00eb u sp\u00ebrkat kudo dhe mbeti. Shembulli m\u00eb i dalluesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb filmi me ngjyra \u201c<em>Made in Hollywood<\/em>\u201d i vitit 2004 i titulluar \u201c<em>Troy<\/em>\u201d. Pra, edhe sikur Iliada dhe Odiseja t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb ngjizur e dukur n\u00eb shekullin VIII p.e.s. dhe Eneada t\u00eb ket\u00eb mbir\u00eb v\u00ebrtetas n\u00eb shekullin I p.e.s., matematika nuk gabon. Ajo tregon se filmi i plot\u00eb p\u00ebr Kalin e Troj\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtuar 700 vite m\u00eb pas dhe ai p\u00ebr vdekjen e Akilit bashk\u00eb me seriale t\u00eb tjer\u00eb u prodhuan 2450 vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Koh\u00ebzgjatja e Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr varg qesharak thashethemesh. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb sulmuesit e mbrojt\u00ebsit t\u00eb rronin e t\u00eb luftonin me vite ashtu si p\u00ebrshkruhet n\u00eb m\u00eb pak se dy muaj tek vjersha Iliada. Th\u00ebniet jo v\u00ebrtetuese kohore jan\u00eb: \u201cPlot nand\u00eb vjet t\u00eb Zeusit kaluen&#8230;\u201d (II, rr. 169); &nbsp;\u201c&#8230;t\u00eb dhetin vjet Ilioni u katandis&#8230;\u201d (XII, rr. 16); \u201c&#8230;e p\u00ebr dhjet\u00eb vjet rrotull kalas\u00eb&#8230;\u201d (XXIV, rr. 648); Helena duke qar\u00eb p\u00ebr Hektorin \u201cPlot 20 vjet q\u00eb kur braktisa atmen&#8230;\u201d (XXIV, rr. 911). Kurse nj\u00eb tjet\u00ebr koh\u00eb (XXI, rr. 45-64) duket m\u00eb pranuesh\u00ebm: Duke luftuar, Akili ndeshet me Lykaonin, nj\u00eb djal\u00eb i Priamit. Akili e kishte kapur at\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 12 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb duke prer\u00eb dru fshehtas nat\u00ebn n\u00eb pronat e t\u00eb atit. Pastaj e kishte shitur si skllav n\u00eb ishullin Lemni, nga ku ishte shitur si skllav edhe dy her\u00eb t\u00eb tjera. Por para 11 dit\u00ebve mundi t\u00eb arratisej e t\u00eb vinte n\u00eb Illion dhe dit\u00ebn e dymb\u00ebdhjet\u00eb u p\u00ebrball me Akilin p\u00ebrs\u00ebri. Pra Akili e akejt\u00eb ishin t\u00eb pa nisur para 12 dit\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Luft\u00ebn e Troj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb \u201cgrek\u201d nj\u00eb vend apo em\u00ebr \u00ebsht\u00eb shpikur nj\u00eb prrall\u00eb, qesharake, e cila botohet me seriozitet edhe n\u00eb enciklopedit\u00eb fam\u00ebm\u00ebdha. Pra, v\u00ebrtetimi i pav\u00ebrtet\u00eb se nj\u00eb vend apo em\u00ebn ka qen\u00eb apo mbetet \u201cgrek\u201d \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr t\u00eb ka prralla \u201cgreke\u201d. K\u00ebshtu ndodh edhe me Lugun e ngusht\u00eb t\u00eb Dardaneleve q\u00eb lidh Detin Egje me at\u00eb Marmara t\u00eb cilin e quajn\u00eb <em>Hellespont<\/em> (Pika Helle) n\u00eb Iliad\u00eb. Sipas nj\u00ebr\u00ebs nga prrallat q\u00eb ndodhet n\u00eb Enciklopedin\u00eb Britanike, Dardanus ishte bir i Zeusit sipas goj\u00ebdhan\u00ebs greke (?!) dhe themeloi Dardanin\u00eb (<em>\u00c7anakkale<\/em>, sot) n\u00eb <em>Hellespont<\/em>. Dhe se ai qe babi i Dardan\u00ebve t\u00eb Troj\u00ebs dhe p\u00ebrmes Eneas edhe i Romak\u00ebve. (?!?!?!)<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe si vend K\u00ebshtjella e Yllit ose Troja nuk v\u00ebrtetohet me Iliad\u00ebn t\u00eb jet\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb Lugut t\u00eb Dardaneleve. Sepse Iliada e jep at\u00eb mbi kod\u00ebr t\u00eb lart\u00eb me mure me gur\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, me malin pran\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Id\u00ebs nga ku Zeusi v\u00ebrente betejat, me nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb gjan\u00eb p\u00ebrpara, e rrethuar nga male pyjor\u00eb, hone e humbnera, dhe t\u00eb pakt\u00ebn dy lumenj t\u00eb rr\u00ebmbyesh\u00ebm malor\u00eb. Bregdeti ishte nj\u00eb gji ranor midis dy kurrizve malor\u00eb kurse deti i pa mat\u00eb. K\u00ebto nuk jan\u00eb veti q\u00eb lidhen me vendin dhe rrethinat e rr\u00ebnojave t\u00eb quajtura t\u00eb Troj\u00ebs (<em>Hissarlik<\/em>, sot) q\u00eb gjoja i zbuloi gjuetari i thesareve <em>Heinrich Schliemann<\/em> n\u00eb vitin 1873. Duke p\u00ebrdorur dinamit dhe zbuluar asgj\u00eb lidhur me prrall\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs, ai preku n\u00ebnt\u00eb shtresa jetese q\u00eb cekin 3600 vite. Simbas Iliad\u00ebs, vendi p\u00ebrputhet me fush\u00ebn, lumejt, malet, pyjet, minierat dhe kalan\u00eb e Lezh\u00ebs me malin pran\u00eb t\u00eb Vel\u00ebs. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Tek Iliada, djali i Akilit quhet Neoptolem ose Pirro dhe ishte tutje larg n\u00eb sht\u00ebpi (XIX). Kurse tek Odiseja Ullisi hyn n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Vdekjes, takon Akilin dhe i tregon se djali i tij luftoi deri n\u00eb fund n\u00eb Illion (XI). Tek Iliada, Odiseja, Eneada dhe librat e Mitologjis\u00eb (Shkenc\u00ebs s\u00eb t\u00eb Pav\u00ebrtet\u00ebs) imt\u00ebsit\u00eb e historive gjenealogjike t\u00eb \u00e7do emri njer\u00ebzor dhe per\u00ebndie ia kalojn\u00eb edhe gjendjeve civile t\u00eb sotme. Libri \u201cLufta dhe Paqja\u201d m\u00eb 1869 i Leon Tolstoit me af\u00ebrsisht 1500 faqe duket \u00e7ik\u00ebrrim\u00eb kundrejt pem\u00ebve gjenealogjike mitologjike \u201cgreke\u201d. K\u00ebto prralla b\u00ebhen m\u00eb qesharake kur n\u00eb to lexohen \u00ebndrrat apo bisedat e njer\u00ebzve dhe hyjnive.<\/p>\n\n\n\n<p>Odiseja e Odises\u00eb-Ullisit ose Udh\u00ebsia e Udh\u00ebsit \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb fillim e mbarim. Ithaka aty nuk \u00ebsht\u00eb ishulli i that\u00eb i Ithak\u00ebs tek Deti Jon\u00eb. Ullisi quhet mbret i Ithak\u00ebs por besnik t\u00eb tij n\u00eb Ithak\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb bari derrash. Lufta e Troj\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb th\u00ebnie \u201c9 vite\u201d (III, XXII) ose \u201c9 vite e ca muaj\u201d (XIV). N\u00eb K\u00ebng\u00ebn XIV rr\u00ebfehet se Ullisi q\u00ebndroi nj\u00eb muaj i kthyer n\u00eb sht\u00ebpi me pla\u00e7k\u00eb lufte, m\u00eb pas 7.5 vite n\u00eb Egjypt dhe 0.5 vite n\u00eb Fenicia. Pastaj deti e hedh n\u00eb breg t\u00eb Thesprotis\u00eb. Nga aty ai shkon n\u00eb Ithak\u00eb ku bashk\u00eb me bariun dhe t\u00eb birin Telemakun vrasin bandill\u00ebt q\u00eb donin t\u2019i martonin gruan Pendelop\u00ebn. Jan\u00eb dy th\u00ebnie \u201c20 vite larg\u201d (XVII, XIX) dhe kur i ati Laerti i thot\u00eb ke 5 vite q\u00eb je larguar Ullisi i p\u00ebrgjigjet kam 20 vite (XXIV). Gjaktrazimi (<em>incest<\/em>, ang.) duket p\u00ebrs\u00ebri: princi Alcinus martohet me vajz\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait (VII) dhe mbreti Aeolus marton 6 vajzat me 6 djemt\u00eb e tij (X). &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Prralla e Enead\u00ebs pati q\u00ebllim madhor g\u00ebnjeshtr\u00ebn se Roma magjepse nuk kishte origjin\u00eb vendase. Trash\u00ebgimin\u00eb e Arbrit q\u00eb urt\u00ebsia e atit mbahet mbi supe kurse f\u00ebmija drejtohet p\u00ebr dore e tjet\u00ebrsuan me prrall\u00ebn e Eneas. Udh\u00ebtimi i Eneas ngjan me nj\u00eb udh\u00ebtim turistik t\u00eb sot\u00ebm me <em>Cruise Ship<\/em> n\u00ebp\u00ebr Detin Mesdhe. Ai niset andej nga Troja e hamend\u00ebsuar me shum\u00eb anije, arrin n\u00eb Kret\u00eb, pastaj merr p\u00ebrpjet\u00eb tek Deti Jon\u00eb, shkon n\u00eb Butrint ku zbulon Helenin djalin e Priamit q\u00eb sundonte pjes\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Pirros. Pastaj lundron p\u00ebrreth Si\u00e7ilis\u00eb, i mbyten shum\u00eb anije e zbresin n\u00eb Kartagjen\u00eb ku vozit nj\u00eb dashuni tragjike me mbret\u00ebresh\u00ebn aty. Pastaj ata nisen p\u00ebrqark Si\u00e7ilis\u00eb e ndalojn\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb Latium. Aty ay hyn n\u00eb luftimet nd\u00ebrmjet vendasve, del fitues e i pari i vendit. Kudo ku shkonte, t\u00eb gjith\u00eb i kujtonin se sipas fletushk\u00ebs turistike ndalesa e fundit do ishte Latiumi. Gjysma e par\u00eb e Enead\u00ebs \u00ebsht\u00eb film i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb Odises\u00eb, kurse gjysma e dyt\u00eb ngjason me Iliad\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Tek Iliada-Odiseja-Eneada, per\u00ebndit\u00eb e krijuara paraqiten si tifoz\u00eb mizor\u00eb, gjakpir\u00ebs ndaj njer\u00ebzve dhe kafsh\u00ebve. Bie fjala, Zeusi ishte tifoz me trojan\u00ebt kurse Poseidoni me akejt\u00eb. Hyjnit\u00eb i shohin nga lozhat e tyre betejat nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve q\u00eb i nxisin po vet\u00eb. Ata duan t\u2019u beh\u00ebt fli me njer\u00ebz ose kafsh\u00eb sepse p\u00ebrndryshe toksor\u00ebt e p\u00ebsojn\u00eb. Hyjnit\u00eb martohen mes vedi dhe me njer\u00ebz. Zeusi at\u00eb q\u00eb e kishte mot\u00ebr e kishte edhe grua (<em>incest<\/em>, ang.). Hyjnit\u00eb duan t\u00eb quhen t\u00eb fort\u00eb apo t\u00eb bukur prej njer\u00ebzve, sepse p\u00ebrndryshe fyen keq dhe njer\u00ebzit l\u00ebngojn\u00eb. Ato luftojn\u00eb mes vedi, marrin pjes\u00eb n\u00eb betejat e njer\u00ebzve dhe si alien\u00eb l\u00ebvizin me mjetet e tyre n\u00eb aj\u00ebr, mbi tok\u00eb e n\u00ebn uj\u00eb. Per\u00ebndit\u00eb aliene \u201cgreke\u201d apo \u201cromake\u201d jan\u00eb kopjim i Qiellor\u00ebve n\u00eb tekstet Sumere, i t\u00eb Fuqishm\u00ebve (<em>Elohim,<\/em> hebr.) n\u00eb dhiat\u00ebn jahudite apo i V\u00ebzhguesve (<em>Watchers<\/em>, ang.) n\u00eb dhiat\u00ebn e krishter\u00eb dhe moslemane.<\/p>\n\n\n\n<p><a>Shpikja e Mitologjis\u00eb t\u00eb zotave, q\u00eb p\u00ebrfshinte trek\u00ebnd\u00ebshin Iliada-Odiseja-Eneada, af\u00ebr shekullit V ushqente t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb e t\u00eb Rom\u00ebs arb\u00ebrore n\u00eb ve\u00e7anti. At\u00eb detyr\u00eb e mori Perandoria Romake Lindore e Krishter\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u gatuan g\u00ebrma e gjuh\u00eb ndryshe nga ato per\u00ebndimore. Lugu nd\u00ebrlidh\u00ebs Lindje-Per\u00ebndim ishte Patriarkana Latine e Kostandinopoj\u00ebs, ku spikati kardinali Bessarion (1403-1472). Dhe sajuan nj\u00eb bosht qesharak kulturor \u201cheleno-romak\u201d kurse per\u00ebndit\u00eb \u201cgreke\u201d i b\u00ebn\u00eb \u201cromake\u201d duke ua ndryshuar emrat pa i pyetur per\u00ebndit\u00eb. Romak\u00ebt nuk mor\u00ebn dhe nuk kishin nevoj\u00eb t\u00eb merrnin qoft\u00eb edhe nj\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb t\u00eb vetme nga &#8220;helen\u00ebt apo grek\u00ebt&#8221;. Helen\u00eb nuk ka patur ndonj\u00ebher\u00eb dhe Greqin\u00eb me 1\/6 e sip\u00ebrfaqes s\u00eb sotme e polli Lidhja Britani-Franc\u00eb-Rusi vet\u00ebm n\u00eb vitin 1830. Qytet\u00ebrimi romak mbiu e lul\u00ebzoi n\u00eb shekullin VI p.e.s. si vazhdim i qytet\u00ebrimit t\u00eb p\u00ebrsosur n\u00eb E-tru-ria dhe Latium (Albanum-Arbanum). Pas vitit 146 p.e.s., romak\u00ebt nuk krijuan ndonj\u00eb rajon t\u00eb quajtur \u201cGreqi\u201d, kurse Prefektura Ilirike shtrihej nga Austria e sotme n\u00eb Kret\u00eb.<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Pas 1000 vite Err\u00ebsir\u00eb europiane, drita e l\u00ebshuar af\u00ebr shekullit XV kaloi p\u00ebrmes prizmit fetar. Ashtu, p\u00ebrthyerja e drit\u00ebs q\u00eb jepte ai priz\u00ebm paracaktoi se si do nd\u00ebrtohej t\u00eb menduarit dhe si do vizatohej fytyra e d\u00ebshiruar e lasht\u00ebsis\u00eb. Dhe kur Europ\u00ebs po i binte ai spekt\u00ebr drite, me porosi, Gadishullin Ilirik e mbuloi Err\u00ebsira mongole-arabe-osmane p\u00ebr 500 vjet. N\u00eb shekullin XIX, krijimi nga hi\u00e7i i nj\u00eb \u201cGreqie\u201d e \u201cServie\u201d qe jetik p\u00ebr majat evropiane fetare sepse p\u00ebrndryshe \u00ebnd\u00ebrrimet dhe fantazit\u00eb e tyre po treteshin shpejt n\u00eb eter me r\u00ebnien e drit\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Saimir Lolja Dielli \u00ebsht\u00eb drita e jet\u00ebs mbi Tok\u00eb dhe prandaj arb\u00ebrit nderonin diellin. Shekulli V e.s. qe shekulli kur perandorin\u00eb e ndritur romake, e cila nderonte diellin, e mbuloi p\u00ebrfundimisht cipa fetare e krishter\u00eb. Caku i Err\u00ebsimit, dometh\u00ebn\u00eb i mos nderimit t\u00eb diellit, qe Marr\u00ebveshja e Milanos m\u00eb 313 e shpallur prej perandorit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31783,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-31781","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31781","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31781"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31781\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31784,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31781\/revisions\/31784"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31783"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}