{"id":31758,"date":"2022-04-05T20:43:14","date_gmt":"2022-04-05T18:43:14","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31758"},"modified":"2022-04-07T13:16:57","modified_gmt":"2022-04-07T11:16:57","slug":"111-vjetori-i-kryengrites-se-malesise-se-mbishkodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31758","title":{"rendered":"111 VJETORI I\u00a0KRYENGRITJES S\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb \u00a0MBISHKODR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nik\u00eb Gashaj, Politikolog<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nisemi nga njohja e historis\u00eb politike se Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs&nbsp; e vitit 1911 iu imponua fuqish\u00ebm historiografis\u00eb shqiptare. Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs si dhe gjith\u00eb q\u00eb e p\u00ebrcolli at\u00eb u b\u00eb objekt shkrimesh e analizash t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve, t\u00eb huajve q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi k\u00ebt\u00eb ngjarje, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt spikat Edit Durham.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, kjo ngjarje historike u identifikua dhe u p\u00ebrkufizua n\u00eb p\u00ebrmasat reale t\u00eb saj, q\u00eb n\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb historiografis\u00eb shqiptare. Po ve\u00e7ojm\u00eb k\u00ebtu numrat ekskluziv\u00eb t\u00eb revist\u00ebs Leka t\u00eb botuar me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb nj\u00ebzet e pest\u00eb t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vitin 1937. N\u00eb k\u00ebta numra t\u00eb k\u00ebsaj reviste iluministe, paraqiten nj\u00eb kronik\u00eb e detajuar me titullin \u201cKryengritja e Malcis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs\u201d brenda nj\u00eb kuadri m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb me titull:\u201dKronik\u00eb e Agimit t\u00eb Liris\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, historiografia shqiptare q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj(vitet 50, 60 t\u00eb shek.XX), k\u00ebt\u00eb ngjarje historike e p\u00ebrkufizoi si segment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm konstitutiv t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare. K\u00ebshtu n\u00eb sintez\u00ebn e par\u00eb histografike p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, titulli Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs z\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kapitullit Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e t\u00eb cilin kapitull e p\u00ebrgatiti historiani Prof. dr. Stefanaq Pollo. Kurse n\u00eb sintez\u00ebn e fundit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, k\u00ebsaj ngjarje i kushtohet nj\u00eb kapitull e ve\u00e7ant\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga historiani Prof. dr. Gazmend Shpuza.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs vazhdoi t\u00eb jet\u00eb objekt studimi deri m\u00eb sot dhe at\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha zhanret historiografike: trajtesa shkencore, monografi kushtuar ngjarjes dhe personazhave kryesore t\u00eb saj, si pjes\u00eb e monografive shkencore p\u00ebr l\u00ebvizjen Komb\u00ebtare q\u00eb mbulojn\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb p\u00ebrmendim kontribitin e autor\u00ebve: Prof. dr. Shukri Rahimi, Prof. dr. Romeo Gurakuqi, Prof. dr. Ramiz Abdyli, Prof. dr. Emine Bakalli, mr. Gjergj Nikprelaj etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Aspekti politik i kryengritjes<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr parashtrimin e aspektit politik t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje historike, kemi parasysh nj\u00eb titull sinjifikativ<strong>:\u201dRevolta, k\u00ebrkesa, nd\u00ebrhyrje\u201d, <\/strong>titull ky q\u00eb mbulon kryengritjen e vitit 1911 n\u00eb monografin\u00eb e historianit Prof. dr. Stavro Skendi, me titullin Zgjimi Komb\u00ebtar Shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7ka i revoltoi shqiptar\u00ebt ?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt, m\u00eb s\u00eb pari, i revoltoi: politika e shtypjes dhe e antishqitarizmit q\u00eb zbatoi regjimi xhonturk;&nbsp; mungesa e p\u00ebrkrahjes s\u00eb duhur nga arbitri nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb koh\u00ebs \u2013 gjasht\u00eb Fuqit\u00eb e M\u00ebdha evropiane; politika e pasinqert\u00eb, respektivisht armiq\u00ebsore ndaj L\u00ebvizjes s\u00eb tyre komb\u00ebtare e fqinj\u00ebve ballkanik; nd\u00ebrhyrja n\u00eb front t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb ata t\u00eb hiqin dor\u00eb nga k\u00ebrkesa politike p\u00ebr autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe skamja materiale e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Masat antishqiptare t\u00eb regjimit xhonturk<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Masat antishqiptare t\u00eb regjimit xhonturk: mbydhja e shkollave shqipe, e klubeve, e gazetave; p\u00ebrndjekja dhe nd\u00ebshkimi i m\u00ebsues\u00ebve dhe veprimtar\u00ebve shqiptar\u00eb; mobilizimi dhe organizimi antikomb\u00ebtar i pjes\u00ebs fanatike dhe t\u00eb pavet\u00ebdijshme t\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr alfabetit dhe simboleve tjera komb\u00ebtare; vjelja me dhun\u00eb e taksave t\u00eb vjetra dhe t\u00eb reja; \u00e7armatimi, rekrutimi etj. filluan shum\u00eb shpejt pasi q\u00eb xhonturqit mor\u00ebn pushtetin. Nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb rinj osman\u00eb pretendonin p\u00ebr shkrirjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb osman\u00eb duke mohuar ekzistenc\u00ebn&nbsp; e kombit shqiptar. Sa p\u00ebr fillim xhonturqit projektuan iden\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb zhvishen nga aspiratat komb\u00ebtare p\u00ebrmes nj\u00eb represioni t\u00eb papar\u00eb. Dhe natyrisht e gjith\u00eb kjo fushat\u00eb u kamuflua me propagand\u00ebn intensive p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u201crebel\u00eb\u201d, antireformist\u00eb dhe me mend\u00ebsi antishtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>L\u00ebvizja Komb\u00ebtare Shqiptare, synim politik i kryengritjes s\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs -1911<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Jo rast\u00ebsisht n\u00eb fokus t\u00eb goditjes dhe represionit&nbsp; t\u00eb pushtetit xhonturk u gjend Mal\u00ebsia e Madhe, banor\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs kishin ruajtur me xhelozi gjith\u00eb tiparet etnike-komb\u00ebtare paraosmane. Prandaj, mal\u00ebsor\u00ebt me prij\u00ebsit e tyre shpirt\u00ebror-tribun\u00ebt popullor nga bota shqiptare perceptoheshin si \u201catdhetar\u00eb t\u00eb zjarr\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d. Prandaj, kjo kategori shoq\u00ebrore e cila tradicionalisht ishte bart\u00ebse e l\u00ebvizjeve masive nacionale dhe e rrezikshme p\u00ebr Perandorin\u00eb Osmane. Andaj, regjimi osman\u00eb, mal\u00ebsor\u00ebt i konsideroshin si \u201cnacionalist\u00eb shqiptar\u00eb\u201d. Mbi t\u00eb gjitha, mal\u00ebsor\u00ebt kishin arritur t\u00eb ruajn\u00eb pozit\u00eb autonome n\u00eb relacion me pushtetin osman. L\u00ebvizja komb\u00ebtare shqiptare ishte synimi politik i tyre, si dhe preokupim i madh i mal\u00ebsor\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mal\u00ebsia e Mbishkodr\u00ebs e mori stafet\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr <\/strong><strong>shtetin autonom shqiptar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Derisa nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e elit\u00ebs politike dhe intelektuale shqiptare t\u00eb koh\u00ebs, ishin ithtar\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja shqiptare t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje mund\u00ebsisht n\u00eb rrug\u00eb paq\u00ebsore dhe n\u00eb kuadrin kushtetues osman. Prandaj, nuk ishte \u00e7udi q\u00eb kjo elit\u00eb deshi t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb opsion politik dhe u involvua sinqerisht n\u00eb jet\u00ebn politike osmane sidomos gjat\u00eb viteve 1908-1911. P\u00ebrkundrazi,&nbsp; Mal\u00ebsia e Mbishkodr\u00ebs u detyrua t\u00eb niste rezistenc\u00ebn e saj n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb regjimit xhonturk q\u00eb kjo t\u00eb n\u00ebnshtrohej dhe popullsia e saj t\u00eb instrumentalizohej. Apo si\u00e7 thoshte Tring\u00eb Smajlja\u201d&#8230; do ti vem pushk\u00ebn turkut, se raja e tij nuk bahena&#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Mal\u00ebsia e Mbishkodr\u00ebs me faktin q\u00eb doli me k\u00ebrkesat politike, t\u00eb cilat i paraprin\u00eb Memorandumit t\u00eb Gre\u00e7\u00ebs dhe sidomos me k\u00ebt\u00eb Memorandum, e mori stafet\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr shtetin autonom shqiptar dhe u b\u00eb epiqendra e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare. Mal\u00ebsor\u00ebt e k\u00ebsaj krahin\u00eb u treguan krejt t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga venomet e tyre me kushtin q\u00eb k\u00ebto venome t\u00eb shkriheshin n\u00eb autonomin\u00eb e madhe, n\u00eb autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj mund t\u00eb thuhet se revolta fillestare e mal\u00ebsor\u00ebve u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjer\u00eb e cila pati jehon\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Stabolli u detyrua q\u00eb kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u2019i pranoj\u00eb si pal\u00eb dhe t\u00eb&nbsp;&nbsp; n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me ta.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;Fillimi i kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs filloi m\u00eb 24 mars 1911. Udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor t\u00eb saj kan\u00eb qen\u00eb Ded Gjo Luli, Gjek Marash Gjeloshi e t\u00eb tjer\u00eb. filluan veprimet e armatosura dhe n\u00eb fillim sulmuan fortikant\u00ebn kufitare t\u00eb Rapsh\u00ebs. L\u00ebvizja u shtri shum\u00eb shpejt n\u00eb Grud\u00eb, n\u00eb Kelmend dhe n\u00eb Kastrat.<\/p>\n\n\n\n<p>Shp\u00ebrthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke n\u00eb Shkod\u00ebr. Autoritetet osmane menduan t\u00eb p\u00ebrdorin si mjet p\u00ebr ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar t\u00eb nxisnin p\u00ebr\u00e7arjet e grindjet fetare nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb e katolik\u00eb, por pa sukses.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja p\u00ebrfshiu menj\u00ebher\u00eb krahinat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Numri i kryengrit\u00ebsve arriti brenda pak dit\u00ebsh n\u00eb 3000 veta. M\u00eb 28 mars kryengrit\u00ebsit mor\u00ebn qytetz\u00ebn e Tuzit. Garnizoni i vog\u00ebl ushtarak dhe qeveritar\u00ebt u detyruan t\u00eb mbylleshin n\u00eb kalan\u00eb e quejtur Shipshanik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mbledhja e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb kryengritjes n\u00eb Cetin\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>30 mars 1911<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 30 mars 1911 u b\u00eb n\u00eb Cetin\u00eb mbledhja e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb kryengritjes, e cila miratoi nj\u00eb memorandum drejtuar Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument k\u00ebrkohej paprekshm\u00ebria e territoreve shqiptare, t\u00eb njihej gjuha shqipe si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb kat\u00ebr vilajetet, n\u00eb zyra e gjyqe dhe si gjuh\u00eb m\u00ebsimi n\u00eb shkolla; t\u00eb&nbsp; gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ishin shqiptar\u00eb dhe t\u00eb njihej zyrtarisht komb\u00ebsia shqiptare; t\u00eb ardhurat buxhetore t\u00eb shpenzoheshin n\u00eb dobi t\u00eb vendit; ushtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb mos sh\u00ebrbenin jasht\u00eb trojeve shqiptare, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve t\u00eb luft\u00ebs. Memorandumi ishe n\u00ebnshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Ded\u00eb Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i koh\u00ebs theksonte se, megjth\u00ebse kryengritja zhvillohej n\u00eb nj\u00eb trev\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb banuar kryesisht nga katolik\u00eb, kryengrit\u00ebsit dol\u00ebn me k\u00ebrkesa komb\u00ebtare. Ata n\u00eb thelb k\u00ebrkuan autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lufta e mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb De\u00e7iq ( 6 prill 1911)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 6 prill 1911 u zhvilluan p\u00ebrleshje t\u00eb ashpra nd\u00ebrmjet mal\u00ebsor\u00ebve dhe forcave turke prej Tuzit deri n\u00eb Kastrat. Por luftimet m\u00eb t\u00eb rrepta u zhvilluan at\u00eb dit\u00eb pran\u00eb De\u00e7iqit, ku&nbsp; asgj\u00ebsuan 30 ushtar\u00eb, nd\u00ebrsa nga kryengrit\u00ebsit mbet\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e luft\u00ebs shtat\u00eb veta, midis t\u00eb cil\u00ebve ishte edhe prij\u00ebsi i tyre, Nish Gjelosh Luli.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 8 prill 200 mal\u00ebsor\u00eb u b\u00ebn\u00eb ball n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kastratit p\u00ebr gjasht\u00eb or\u00eb rresht 1200 forcave xhonturke, t\u00eb cilat pas t\u00ebrheqjes s\u00eb kryengrit\u00ebsve pla\u00e7kit\u00ebn dhe dogj\u00ebn Bajz\u00ebn e Kastratit.<\/p>\n\n\n\n<p>Me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i fuste shqiptar\u00ebt n\u00eb mes dy zjarresh, komanda e ushtris\u00eb osmane d\u00ebrgoi nga Gjakova kat\u00ebr batalione n\u00ebn drejtimin e Ethem Pash\u00ebs. Kur po vinte nga Gucia, nat\u00ebn e 16 prillit, ushtria osmane u sulmua te Hani i Grop\u00ebs nga banor\u00ebt e Selc\u00ebs. Ajo nuk arriti t\u00eb vazhdonte marshimin drejt vendit kryesor t\u00eb luftimeve p\u00ebrreth Tuzit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr tri jav\u00eb rresht xhonturqit nuk mund\u00ebn jo vet\u00ebm t\u2019i n\u00ebnshtronin mal\u00ebsor\u00ebt, por as t\u00eb lidheshin me garnizonin e rrethuar t\u00eb Tuzit dhe t\u00eb p\u00ebrforcoheshin n\u00eb De\u00e7iq.<\/p>\n\n\n\n<p>( Historia e Popullit Shqiptar II, Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb-Instituti i Historis\u00eb, Tiran\u00eb, 2002, f.445).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fillimi i parakohsh\u00ebm i kryengritjes<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs filloi para kohe t\u00eb planifikuar, si pasoj\u00eb e presionit dhe kusht\u00ebzimit t\u00eb ndihm\u00ebs nga kreu malazias. Andaj, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historiografis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb konstatuar se fillimi i parakohsh\u00ebm i kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs negativisht \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb planin e L\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb nivelin komb\u00ebtar. Por, sa q\u00ebndron ky konstatim kur kihet parasysh koh\u00ebzgjatja e kryengritjes? Ajo filloi m\u00eb 24 mars dhe p\u00ebrfundoi m\u00eb 2 gusht 1911. N\u00eb fakt, \u00e7\u00ebshtjen e d\u00ebshtimit t\u00eb organizimit t\u00eb nj\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme shqiptare duhet k\u00ebrkuar n\u00eb shpres\u00ebn dhe besimin e nj\u00eb pjese t\u00eb elit\u00ebs politike shqiptare se ende kishte hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb autonomia e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb realizohej pa luft\u00eb, por p\u00ebrmes angazhimit legal politik, respektivisht nuk ishte e gatshme dhe e vendosur p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme mbar\u00ebkomb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrkrahja e jashtme politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritjen e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs, m\u00eb 1911.&nbsp; e p\u00ebrkrahi Mali i Zi \u2013 ku kishte selin\u00eb dhe Komiteti Qendror Komb\u00ebtar. Ndihma malazeze vinte nga lart, nga vet\u00eb mbreti Nikoll\u00eb. Kjo ndihm\u00eb, si\u00e7 edhe del nga t\u00eb gjitha burimet e koh\u00ebs, kishte t\u00eb b\u00ebj\u00eb me planet ekspansioniste t\u00eb kreut malazias. Nj\u00ebkosisht, kreu malazias nd\u00ebrmori hapa p\u00ebr marr\u00ebveshje me kreun serb p\u00ebr ndarjen e sferave t\u00eb interesit n\u00eb trojet shqiptare. Ndihma q\u00eb iu dha shqiptar\u00ebve n\u00eb sistemin e t\u00eb p\u00ebrndjekur\u00ebve nga Kosova dhe mal\u00ebsor\u00ebve kryengrit\u00ebs, kishte p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb ata t\u00eb lidheshin&nbsp; k\u00ebmb\u00eb e krye me Malin e Zi, dhe, mandje pse jo edhe t\u00eb p\u00ebrkrahnin ekspansionin e k\u00ebtij shteti n\u00eb pjes\u00ebn veripr\u00ebndimore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me qytet Shkod\u00ebr, Pej\u00eb, Prizren etj. N\u00ebse kjo nuk mund t\u00eb arrihej, at\u00ebher\u00eb s\u00eb paku t\u00eb parandalohej nj\u00eb kryengritje e p\u00ebrgjthshme shqiptare e cila mund t\u00eb p\u00ebrfundonte me autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe n\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo p\u00ebrkrahje do duhej t\u00eb ndikonte n\u00eb topitjen e rezistenc\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb momentin kur forcat e Malit t\u00eb Zi do t\u00eb dep\u00ebrtonin n\u00eb Shqip\u00ebri. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb pak shqiptar\u00eb besonin n\u00eb altruizmin e kreut malazias. T\u00eb gjith\u00eb e dinin se ku q\u00ebndronte puna, k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb thuhet se bashk\u00ebpunimi shqiptaro &#8211; malazez bazohej thjesht n\u00eb interesa t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Prandaj Mali i Zi arriti t\u00eb instrumentalizoj\u00eb shum\u00eb pak nga mal\u00ebsor\u00ebt e zhg\u00ebnjyer dhe t\u00eb d\u00ebshpruar<strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, n\u00eb Itali zhvillohej nj\u00eb aktivitet i t\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahjen t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb synimeve komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Atje po vepronin komitete si \u201cPro Albania\u201d, \u201cKomiteti italo-shqiptar\u201d, \u201cOrganizata Komb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d etj.&nbsp; Prezenca dhe ndihma e dh\u00ebn\u00eb dhe e pritur nga Italia ishte e nj\u00eb natyre jozyrtare. N\u00eb Itali, L\u00ebvizja Komb\u00ebtare Shqiptare p\u00ebrkrahej nga forca politike me orientim revolucionar garibaldian, antar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Republikane dhe Socialist\u00eb, demokrat\u00eb dhe element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrparimtar\u00eb italiane. Midis tyre kishte edhe 60 deputet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare u p\u00ebrkrah ve\u00e7an\u00ebrisht nga kolonit\u00eb arb\u00ebreshe, q\u00eb zhvilluan nj\u00eb veprimtari t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare. Komiteti filloi ta shtrij\u00eb veprimtarin\u00eb e tij me an\u00ebn e n\u00ebnkomiteteve n\u00eb vise t\u00eb ndryshme t\u00eb Gadishullit Apenin, duke synuar t\u00eb mblidhte ndihma n\u00eb t\u00eb holla dhe t\u00eb regjistronte vullnetar\u00eb p\u00ebr kryengritjen shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto rethana, me nism\u00ebn e patriotit komb\u00ebtar Nikoll\u00eb Ivanaj, u krijua n\u00eb Bari nj\u00eb komitet i kryengritjes, i cili u orvat t\u00eb vendoste lidhje me kolonit\u00eb e m\u00ebrgimit dhe me komitetet e fshehta brenda vendit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Komiteti i Podgoric\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe b\u00ebri Komiteti i Podgoric\u00ebs p\u00ebr sigurimin e arm\u00ebve dhe t\u00eb municioneve. Ai u b\u00eb qend\u00ebr, ku u grumbulluan gjat\u00eb kryengritjes ardhetar\u00eb nga viset e ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si edhe nga kolonit\u00eb e m\u00ebrgimit. Komiteti u ndihmua edhe nga atdhetar\u00ebt q\u00eb ndodheshin n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si Risto Siliqi,&nbsp; Nikoll\u00eb Ivanaj, Hil\u00eb Mosi, Luigj Gurakuqi etj. q\u00eb shkuan m\u00eb pas n\u00eb Podgoric\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb l\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrkrahje e qeverive t\u00eb shteteve fqinje dhe sidomios t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Bullgaris\u00eb. Por si Bullgaria, ashtu dhe Serbia, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebfaq\u00ebsues\u00ebve t\u00eb vet diplomatik\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, u kumtuan p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare se, derisa nuk do t\u00eb cenoheshin interesat e tyre shtet\u00ebrore dhe komb\u00ebtare, ato do t\u00eb vijojn t\u2019i p\u00ebrmbaheshin neutralitetit t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana Komiteti i Podgoric\u00ebs u p\u00ebrpoq t\u00eb shfryt\u00ebzonte ndihm\u00ebn e qeveris\u00eb malazeze, por pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e politik\u00ebs&nbsp; grabi\u00e7are ndaj tokave shqiptare. Por kjo nuk ishte e leht\u00eb t\u00eb arrihej. Qeveria e Malit t\u00eb Zi mori t\u00eb gjitha masat q\u00eb kryengritja t\u00eb mos fitonte karakter komb\u00ebtar, por kufizohej n\u00eb caqet lokale. Kjo do t\u2019i jepte mund\u00ebsi kral Nikoll\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrhynte m\u00eb leht\u00eb e ta p\u00ebrdorte at\u00eb p\u00ebr interesat e veta. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ai punoi q\u00eb kryengritja t\u00eb fillonte para kohe. N\u00eb shkurt qeveria e Malit t\u00eb Zi njoftoi Port\u00ebn e Lart\u00eb dhe Fuqit\u00eb e M\u00ebdha se nuk do t\u2019i mbante mal\u00ebsor\u00ebt m\u00eb gjat\u00eb se 28 marsi i vitit 1911.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Isa Boletini, n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb pati me kral Nikoll\u00ebn, hodhi posht\u00eb propozimin e tij q\u00eb veprimet luftarake t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb mb\u00ebshtetshin nga trupat malazeze. Po k\u00ebshtu veproi dhe Ded\u00eb Gjo Luli.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, Mali i Zi, duke synuar t\u2019i n\u00ebnshtronte me an\u00eb t\u00eb uris\u00eb, m\u00eb 14 mars ua preu ndihmat mal\u00ebsor\u00ebve. N\u00eb k\u00ebto rrethana mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb arratisur iu desh ta fillonin kryengritjen para kohe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kuvendi i Gre\u00e7\u00ebs (23 qershor 1911)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Memorandumi i Gre\u00e7\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me nism\u00ebn e Komitetit t\u00eb kryengritjes (t\u00eb Podgoric\u00eb), u mblodh n\u00eb Gre\u00e7\u00eb t\u00eb B\u00ebkajve t\u00eb Trieshit( Mal\u00ebsia e Madhe) Kuvendi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i krer\u00ebve shqiptar\u00eb i cili m\u00eb 23 qershor miratoi dokumentin m\u00eb t\u00eb&nbsp; r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kryengritjes, t\u00eb njohur me emrin\u201dMemorandumi i Gre\u00e7\u00ebs\u201d, i hartuar nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi.K\u00ebt\u00eb dokument, i njohur si \u201cLibri i kuq\u201d(p\u00ebr shkak t\u00eb ngjyr\u00ebs s\u00eb ballin\u00ebs s\u00eb broshur\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u shtyp) ia paraqiti Kuvendit t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb Kryengritjes Luigj Gurakuqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb akt kryengritja e armatosur e shqiptar\u00ebve t\u00eb veriut kishte tani nj\u00eb program komb\u00ebtar n\u00eb t\u00eb cilin aderuan tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Memorandumi i Gre\u00e7\u00ebs parashtronte nj\u00eb program t\u00eb plot\u00eb t\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp; Ky memorandum kishte nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse dilte nga gjiri i kryengritjes dhe n\u00eb formulimin e tij mor\u00ebn pjes\u00eb veprimtar\u00ebt atdhetar\u00eb t\u00eb krahinave t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit e t\u00eb kolonive shqiptare t\u00eb m\u00ebrgimit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb memorandum parashtrohen k\u00ebto k\u00ebrkesa: t\u2019u jepej garanci se nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriteshin veprimet antikushtetuese nga qeveria qendrore dhe nga autoritetet lokale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se do t\u00eb respektoheshin fet\u00eb e zakonet e vendit; t\u00eb njihej kombi shqiptar me po ato t\u00eb drejta q\u00eb kishin kombet e tjera t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane; t\u00eb kishte liri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e deputet\u00ebve shqiptar\u00eb, numri i t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrpjestim me popullsin\u00eb;&nbsp; t\u00eb kishte liri p\u00ebr p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb shkollave shqipe; t\u00eb b\u00ebhej bashkimi i vilajeteve, ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, sipas decentralizimit administrativ, dhe t\u00eb harmonizoheshin ligjet turke me t\u00eb drejtat zakonore t\u00eb vendit; n\u00ebpun\u00ebsit e lart\u00eb t\u00eb dinin gjuh\u00ebn e zakonet e vendit; t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb dhe financiar\u00eb t\u00eb&nbsp; ishin shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa gjyqtar\u00ebt, xhandar\u00ebt e polic\u00ebt t\u00eb ishin gjithashtu vendas; t\u00eb caktohej nj\u00eb guvernator i p\u00ebrgjithsh\u00ebm nga sulltani p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar; t\u00eb p\u00ebrdorej gjuha shqipe n\u00eb administrat\u00eb, n\u00eb gjyqe e kuvende, p\u00ebrkrah turqishtes, q\u00eb mbetej gjuh\u00eb zyrtare e qeveris\u00eb qendrore;sh\u00ebrbimi ushtarak i detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb&nbsp; koh\u00eb paqeje t\u00eb kryhej n\u00eb vend, nd\u00ebrsa p\u00ebr banor\u00ebt e zonave kufitare t\u00eb organizohej nj\u00eb sh\u00ebrbim i ve\u00e7ant\u00eb ushtarak, q\u00eb do t\u00eb kryhej n\u00eb krahinat e tyre, p\u00ebr t\u00eb ruajtur kufijt\u00eb; t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb vend, p\u00ebr nd\u00ebrtime rrug\u00ebsh, hekurudhash, shkollash e&nbsp; t\u00eb tjera, t\u00eb ardhurat fiskale me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre t\u00eb dogan\u00ebs, t\u00eb post\u00ebs, t\u00eb telegraf\u00ebs, t\u00eb duhanit, t\u00eb alkoholit dhe t\u00eb pullave, t\u00eb cilat ishin monopole t\u00eb shtetit ose u ishin dh\u00ebn\u00eb t\u00eb huajve sipas kapitulacioneve; t\u2019u njihej fshatar\u00ebve e drejta t\u00eb p\u00ebr prerjen e pyjve sipas nj\u00eb takse;&nbsp; k\u00ebshillat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb&nbsp; jepnin vendime p\u00ebr buxhetin e vilajeteve dhe t\u00eb kontrollonin shpenzimet; t\u00eb jepeshin fonde t\u00eb nevojshme p\u00ebr rregullimin e sht\u00ebpive e t\u00eb d\u00ebmeve t\u00eb tjera t\u00eb shkaktuara nga operacionet e ushtrive osmane dhe t\u2019u ktheheshin shqiptar\u00ebve arm\u00ebt q\u00eb u ishin marr\u00eb ( Historia e Popullit Shqiptar II, Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb-Instituti i Historis\u00eb, Tiran\u00eb, 2002, f.450).<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLibri i kuq\u201d iu dor\u00ebzua nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kryengrit\u00ebsve ambasadorit turk n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Sadredin Beut. P\u00ebr t\u00eb pasur garancin\u00eb e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb tyre, nj\u00eb delegacion i kryengrit\u00ebsve, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Luigj Gurakuqi, Ded\u00eb Gjo Luli, etj., ua dor\u00ebzoi Memorandumin e Gre\u00e7\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00ebve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Cetin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundime<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 2 gusht 1911 n\u00eb&nbsp; p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Podgoric\u00eb, u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja e mal\u00ebsor\u00ebve me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb xhonturke.<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebveshja e 2 gushtit 1911 e arritur me presionin frontal(malazias, nd\u00ebrkomb\u00ebtar po dhe nga segmente t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare (Jak Sere\u00e7i),&nbsp; kishte 12 pika t\u00eb ofruara nga pala osmane. Pala turke hyri n\u00eb negociata me mal\u00ebsor\u00ebt dhe doli me kund\u00ebrpropozime sepse kryengritja mund t\u00eb p\u00ebrhapej; sepse ajo po b\u00ebnte jehon\u00eb dhe po merrte p\u00ebrkrahje; sepse kishte presion nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishodr\u00ebs nuk arriti t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme shqiptare: sepse, n\u00eb koh\u00ebn kur ajo ishte n\u00eb kulmin e saj, krahinat e tjera shqiptare ngurruan t\u00eb ngriheshin n\u00eb kryengritje; sepse, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e elit\u00ebs politike dhe intelektuale shqiptare ishte e involvuar n\u00eb jet\u00ebn politike osmane dhe insistonte q\u00eb \u00e7\u00ebshtja shqiptare t\u00eb zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore n\u00eb kuadrin kushtetues osman.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, Kryengritja u zhvillua n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira brenda vendit dhe n\u00eb rrethana jo t\u00eb favorshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Shtetet ballkanike, duke e vler\u00ebsuar autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e synimeve t\u00eb tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare, vun\u00eb t\u00eb gjitha forcat p\u00ebr ta p\u00ebnguar Kryengritjen e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb ajo t\u00eb kthehej n\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Gj\u00ebndjen e mal\u00ebsor\u00ebve e r\u00ebndonte edhe m\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrimi i qeveris\u00eb malazeze, q\u00eb u b\u00eb m\u00eb armiq\u00ebsor kur kryengrit\u00ebsit nuk paranuan t\u00eb vinin luft\u00ebn e tyre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Cetin\u00ebs. Prandaj, Qeveria malazeze ua preu furnizimin me buk\u00eb kryengrit\u00ebsve mal\u00ebsor\u00eb dhe ushtronte presion mbi ta, q\u00eb t\u00eb pr\u00ebnonin marr\u00ebveshjen me xhonturq. N\u00eb ato rrethana mal\u00ebsor\u00ebt pranuan t\u00eb bisedonin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Perandoris\u00eb osmane, por ata p\u00ebrs\u00ebri, duke par\u00eb kombin shqiptar si nj\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb drejtat, q\u00eb do t\u2019u jepshin mal\u00ebsor\u00ebve, t\u2019u njiheshin t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse Kryengritja e vitit 1911 nuk arriti t\u00eb send\u00ebrtoj\u00eb objektivat e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, respektivisht, ajo nuk arriti ta detyronte qeverin\u00eb xhonturke t\u00eb pranonte k\u00ebrkesat autonomiste t\u00eb Memorandumit t\u00eb Gre\u00e7\u00ebs, ajo z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar. Sepse, ajo sh\u00ebnoi nj\u00eb hap cil\u00ebsor p\u00ebrpara n\u00eb organizimin e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare dhe ngriti n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrgjegjen politike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ajo u zhvillua n\u00ebn udh\u00ebheqjen e nj\u00eb qendre t\u00eb vetme, t\u00eb Komitetit t\u00eb Podgoric\u00ebs. Kulmin e saj kryengritja e arriti n\u00eb qershor, kur duke miratuar (m\u00eb 23 qershor) Memorandumin e Gre\u00e7\u00ebs, shpalli k\u00ebrkes\u00ebn e autonomis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si program t\u00eb mbar\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja nxori n\u00eb pah \u00e7\u00ebshtjen shqiptare si nj\u00eb problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmon, krahas t\u00eb tjerave, edhe interesimi i diplomacis\u00eb angleze p\u00ebr kryengritjen dhe sidomos p\u00ebrkrahja prej Londr\u00ebs e k\u00ebrkesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Historiania e njohur Emine Bakalli, nd\u00ebr t\u00eb tjerat shkruan: \u201cMe plot\u00eb goj\u00eb mund t\u00eb thuhet se Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs e vitit 1911 u b\u00eb katalizator homogjenizues te shqiptar\u00ebt. Nd\u00ebrkaq, fakti q\u00eb Perandoria Osmane u detyrua t\u00eb n\u00ebnshkuante nj\u00eb marr\u00ebveshje me mal\u00ebsor\u00ebt, n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve zhveshin mitin e pathyeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj dhe trasoi rrug\u00ebn drejt organizimit t\u00eb revolucionit nacional shqiptar t\u00eb vitit 1912.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs e vitit 1911 \u00ebsht\u00eb shembull i shk\u00eblqyesh\u00ebm se r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe madhshtin\u00eb e ngjarjes historike nuk e p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebrmasat fizike, por p\u00ebrkushtimi, vendosm\u00ebria dhe orientimi politik n\u00eb harmoni me rrjedhat e koh\u00ebs, n\u00eb harmoni me postulatat universale, si\u00e7 jan\u00eb dinjiteti, prosperiteti dhe liria.<\/p>\n\n\n\n<p>Sukseset q\u00eb po sh\u00ebnonin kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs pat\u00ebn jehon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb opinionin evropian dhe afirmuan \u00e7\u00ebshtjen shqiptare si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Prof. dr. Emine Bakalli, Revista Gjurmime albanologjike-Seria e shkencave historike, Instituti Albanologjik, Prishtin\u00eb, 2011, f.187).<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nik\u00eb Gashaj, Politikolog Nisemi nga njohja e historis\u00eb politike se Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs&nbsp; e vitit 1911 iu imponua fuqish\u00ebm historiografis\u00eb shqiptare. Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs si dhe gjith\u00eb q\u00eb e p\u00ebrcolli at\u00eb u b\u00eb objekt shkrimesh e analizash t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve, t\u00eb huajve q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi k\u00ebt\u00eb ngjarje, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"111 VJETORI I\u00a0KRYENGRITJES S\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb \u00a0MBISHKODR\u00cbS","_seopress_titles_desc":"Nik\u00eb Gashaj, Politikolog Nisemi nga njohja e historis\u00eb politike se Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs\u00a0 e vitit 1911 iu imponua fuqish\u00ebm historiografis\u00eb shqiptare. Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs si dhe gjith\u00eb q\u00eb e p\u00ebrcolli at\u00eb u b\u00eb objekt shkrimesh e analizash t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve, t\u00eb huajve q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi\u2026","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-31758","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31758"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31758\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31761,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31758\/revisions\/31761"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}