{"id":31699,"date":"2022-04-01T12:43:45","date_gmt":"2022-04-01T10:43:45","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31699"},"modified":"2022-04-01T13:04:07","modified_gmt":"2022-04-01T11:04:07","slug":"masakra-e-tivarit-tri-fakte-bashkefajesie-te-ndodhura-brenda-shtetit-shqiptar-sovran","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31699","title":{"rendered":"MASAKRA E TIVARIT: TRI FAKTE BASHK\u00cbFAJ\u00cbSIE T\u00cb NDODHURA BRENDA SHTETIT SHQIPTAR SOVRAN"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"575\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit.jpg 575w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit-300x209.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 575px) 100vw, 575px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Ramiz LUSHAJ<\/p>\n\n\n\n<p><br>1. N\u00eb burgun e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1945, i soll\u00ebn dy t\u00eb rinj shtatlart\u00eb, t\u00eb pash\u00ebm, energjik\u00eb. Ishin nga Kabashi i Prizrenit. Nj\u00ebri po shkonte p\u00ebr 19 vje\u00e7 e tjetri po kapte 20 vje\u00e7.Ishin arratisur nga kolonat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb serb\u00ebt po i \u00e7onin drejt Tivarit. Forcat e ndjekjes i kap\u00ebn dhe i fut\u00ebn n\u00eb burg, duke i trajtuar si &#8220;dezertor\u00eb&#8221;, armiq\u00eb&#8221; etj. M\u00eb afrohet ky djali m\u00eb i rritsh\u00ebm n\u00eb mosh\u00eb, q\u00eb kishte pak dit\u00eb i martuar, e m\u00eb len\u00eb nj\u00eb amanet: &#8220;Nuk i dihet pun\u00ebs e jet\u00ebs son\u00eb&#8230;po ke me shkue n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Kabash e ke me m\u2019iu than\u00eb q\u00eb ta lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb nusen time p\u00ebr me shkue n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, me pa fatin e jet\u00ebs s\u00eb vet, se un\u00eb&#8230;&#8221;. Ky rr\u00ebfim i nj\u00eb kuksiani t\u00eb thyer n\u00eb mosh\u00eb, i Qamil Hoxhes, m\u00eb ka prek\u00eb thell\u00eb n\u00eb shpirt, pasi ky amanet m\u00eb ngjan si n\u00eb ato legjendat shqiptare, si n\u00eb k\u00ebng\u00ebt epike historike, ku &#8220;luftonim me shtat\u00eb krajli&#8221;&#8230; Pas dy a tri dit\u00ebsh, e vazhdon bised\u00ebn ky kuksian, vijn\u00eb n\u00eb burg dy oficer\u00eb jugosllav\u00eb. Nuk e mora vesh a ishin serb\u00eb apo malazez\u00eb, po t\u00eb pal\u00ebt jan\u00eb nj\u00ebsoj n\u00eb q\u00ebndrimet shoviniste ndaj shqiptar\u00ebve. Ata shoq\u00ebroheshin nga nj\u00eb gardian i burgut t\u00eb Shkodr\u00ebs&#8230;Nxor\u00ebn nj\u00eb let\u00ebr. I thirr\u00ebn emrat atyne dy djemve t\u00eb rinj e ua l\u00ebshuan do fjal\u00eb k\u00ebrcenuese n\u00eb serbisht, tuj i vu p\u00ebrpara si t\u00eb ishin berra. Kushedi se nga i \u00e7uan e ku ua hodh\u00ebn trupat e pajet\u00eb: n\u00eb ndonj\u00eb skaj rruge, rrjedh\u00eb lumi apo grop\u00eb mali. Askush nuk diti gja p\u00ebr fatin e tyre. Pas tre muajsh dola edhe un\u00eb nga burgu, po ia kisha harrue emnin atij djali t\u00eb martuem. Amaneti m\u00eb ka mbet\u00eb peng n\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr tan\u00eb jet\u00ebn&#8230; Kjo m\u2019u kujtue tani q\u00eb po flitet p\u00ebr Masakren e Tivarit 1945. Ky fakt p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga tragjedit\u00eb e shumta t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb trevave t\u00eb tjera etnike shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, q\u00eb p\u00ebrjetuan brenda kufijve t\u00eb shtetit am\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Londineze t\u00eb 1913-t\u00ebs. Ende, sot e gjith\u00eb jet\u00ebn, mbetem i befasuar e i indinjuar se si mund t\u00eb ndodhi k\u00ebshtu n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb time, shtet sovran prej 33 vjet\u00ebsh, mbi kat\u00ebr muaj i \u00e7liruar nga gjerman\u00ebt (n\u00ebntor 1944), me qeveri t\u00eb krijuar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb (maj 1944), q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb oficer\u00ebt e OZNA-s (Sigurimit Jugosllav) deri n\u00eb birucat e errta t\u00eb burgjeve shqiptare e t\u00eb marrin prej andej shqiptar\u00ebt si t\u00eb ishin &#8220;pla\u00e7k\u00eb tregu&#8221;. Nuk \u00ebsht\u00eb aq e r\u00ebnd\u00eb burgosja e tyre sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e pafalshme p\u00ebrjet\u00ebsisht dor\u00ebzimi i tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tek jugosllav\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i vrasin pa m\u00ebshir\u00eb, pa ligje, n\u00eb tok\u00ebn shqiptare (!). Shtohet pyetja: A kishin ka\u00e7ik e pel\u00e7ik ta b\u00ebnin nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb komunistat shqiptar\u00eb, fjala vjen, \u00e7ifti i R.Alis\u00eb, komisar politik i Divizionit V-S t\u00eb UN\u00c7Sh n\u00eb Kosov\u00eb? Jo. At\u00ebher\u00eb, pse e si ndodhte kjon\u00eb territorin shqiptar, n\u00eb burgun e Shkodr\u00ebs?! Mjafton vet\u00ebm ky fakt p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmue se PKSH, nga lideri i par\u00eb i saj E. Hoxha e deri te lideri m\u00eb i fundit, R.Alia, k\u00ebta vasal\u00eb t\u00eb gjunj\u00ebzuem t\u00eb Titos e emisar\u00ebve t\u00eb tij, kan\u00eb gishtin e shpirtin t\u00eb ngjyem n\u00eb Masakr\u00ebn e Tivarit, q\u00eb ende kullon gjak.. . <\/p>\n\n\n\n<p>2. M\u00eb 30 mars 1945 kolona e dyt\u00eb, rreth or\u00ebs 14.00, kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, ku n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrshendet nga mij\u00ebra qytetar\u00eb shkodran\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, shkodran\u00ebt soll\u00ebn ushqime dhe uj\u00eb p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e tyre nga Kosova t\u00eb lodhur, t\u00eb etur e t\u00eb uritur, por, xhelat\u00ebt serbo-malazez\u00eb, t\u00eb ndihmuar edhe nga forcat e ndjekjes e sigurimit shqiptar, e ndaluan nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe me shpejt\u00ebsi kolona e t\u00eb mobilizuarve u vendos n\u00eb nj\u00eb kazerm\u00eb aty n\u00eb kodr\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb Rozafat.. Nga k\u00ebta shqiptar\u00eb, mbi 1.700 prej tyre, u masakruan t\u00eb pasnesermen n\u00eb Monopolin e Duhanit n\u00eb Tivarin e Ri.(!) e K. Xoxe, pas k\u00ebsaj tragjedie t\u00eb pashembull deklaronte: &#8220;u vran\u00eb ca kosovar\u00eb&#8221;, &#8220;mir\u00eb ua b\u00ebjn\u00eb&#8221; etj. Ende, sot e tan\u00eb jeten, indinjohem se si mund ta lejonin k\u00ebt\u00eb paturp\u00ebsi E. Hoxha. K.Xoxe, (q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb ndodhej n\u00eb Shkod\u00ebr) etj., q\u00eb n\u00eb tok\u00ebn shqiptare t\u00eb mos mundej shqiptari me ia dhan\u00eb dor\u00ebn shqiptarit, q\u00eb t\u00eb mos mundej shqiptari me ia dhan\u00eb nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb e nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb shqiptarit ?!!! Ndryshe, krejt ndryshe, ndodhi n\u00eb Raguz\u00eb t\u00eb Kroacis\u00eb, porsa e kap\u00ebrcen kufinin e Malit t\u00eb Zi, ku u helmuan 800 shqiptar\u00eb t\u00eb viseve shqitare n\u00eb Maqedoni (FYROM), t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb kolon\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, t\u00eb nisun m\u00eb 27 mars 1945 nga prizreni, kryeqendra e Kosov\u00ebs.Askush nuk e din\u00eb sakt\u00ebsisht se sa shqiptar\u00eb e humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi, po numri i tyre, sipas disa burimeve t\u00eb besueshme, shkon deri n\u00eb 650 shqiptar\u00eb. Disa p\u00ebrjetues e mbijetues t\u00eb k\u00ebsaj tragjedie, (pos asaj t\u00eb Tivarit), nga fshatrat Debreshi e Vranjevci t\u00eb Gostivarit pohojn\u00eb se kur u helmuan populli i Raguz\u00ebs, masivisht, iu \u00e7oi qum\u00ebsht, vez\u00eb, etj. edhe n\u00eb spitalet e qytetit kroat, \u00e7ka, kjo bujari, shum\u00eb prej tyne edhe ua shp\u00ebtoi jet\u00ebn. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre realiteteve t\u00eb kund\u00ebrta, t\u00eb ndodhun\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb Kroaci, republik\u00eb e Jugosllavis\u00eb Avnojiste dhe n\u00eb shtetin shqiptar, n\u00eb shtetin am\u00eb, lind prap\u00eb pyetja tjet\u00ebr: A i akuzon Masakra e Tivarit shtetin komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, lider\u00ebt e saj: E. Hoxha, R. Alia, H.Lleshi, Ko\u00e7i Xoxe etj.? Patjet\u00ebr e bot\u00ebrisht. Mjafton vet\u00ebm ky fakt p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmue bashk\u00ebfaj\u00ebsin\u00eb e PKSH e liderve t\u00eb saj t\u00eb shitun tek Tito e PKJ, q\u00eb sot mbeten t\u00eb damkuar e t\u00eb turp\u00ebruar p\u00ebrball\u00eb historis\u00eb shqiptare n\u00eb bashk\u00ebkryerjen e Masakres s\u00eb Tivarit.<\/p>\n\n\n\n<p><br>3. Pik\u00ebrisht n\u00eb Kuk\u00ebsin e Vjet\u00ebr, sot t\u00eb mbuluar nga liqeni i Fierz\u00ebs, kur mbrrini kolona e par\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, e nisur m\u00eb 24 mars 1945 nga Prizreni, sipas raportit t\u00eb Shtabit t\u00eb Kolon\u00ebs s\u00eb Armat\u00ebs IV Jugosllave, ndodhi nj\u00eb &#8220;rr\u00ebmuj\u00eb&#8221;, ku &#8220;nj\u00eb grup prej dhjet\u00eb syresh arriti t\u00eb ikte&#8230;&#8221;. Ku shkuan? U futen n\u00eb zabelin e sot\u00ebm t\u00eb qytetit t\u00eb Kuk\u00ebsit, ku iu v\u00ebrsulen forcat e ndjekjes s\u00eb shtetit shqiptar (njerezit ua dine emnat e mbiemnat) duke i gjuajt\u00eb me bresh\u00ebri plumbash e fyer me etiketimet &#8220;tradhtar\u00eb&#8221;, &#8220;armiq\u00eb&#8221; etj., pavar\u00ebisht se u thoshin &#8220;jemi vllaz\u00ebn&#8221;, &#8220;kena ik\u00eb prej shkaut (serbit), &#8220;a keni bes\u00eb&#8221;, etj. Kjo masak\u00ebr e zabelit edhe sot ka gjurm\u00eb&#8230; K\u00ebt\u00eb tragjedi shqiptare (me element\u00eb t\u00eb luft\u00ebs civile) e d\u00ebshmojn\u00eb edhe dokumentat serbe: k\u00ebta 10 shqiptar\u00eb t\u00eb kolon\u00ebs s\u00eb par\u00eb &#8220;do t\u00eb ndeshen me partizan\u00ebt shqiptar\u00eb&#8221;. (Burimi arkivor: AVII, K-1411, 1-6, Strogo pov. 53, 08.04.1945 dhe AVII, K-1411, 1-5, 08.04.1945). K\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete i shtojm\u00eb edhe faktin tjet\u00ebr se n\u00eb raportet serbe e malazeze k\u00ebta 10 shqiptar\u00eb figurojn\u00eb t\u00eb &#8220;\u00e7\u2019rregjistruar&#8221;, kur iu dor\u00ebzue kolona e par\u00eb e shqiptar\u00ebve Divizionit t\u00eb IX-t\u00eb t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb IV Jugosllave. Ky rast tragjik, ndon\u00ebse i ve\u00e7uar si masak\u00ebr e kryer nga vet shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr akt-akuz\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqjen komuniste shqiptare si bashk\u00ebfajtore n\u00eb Masakr\u00ebn e Tivarit. 4. K\u00ebto tre fakte e rr\u00ebzojn\u00eb alibin\u00eb e hedhur nga R.Alia e Co. se &#8220;me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb merren kosovar\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrgjigjen vet\u00eb ata (shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs etj.)&#8221; etj. dhe nuk mund ta largojn\u00eb at\u00eb nga vendi i krimit n\u00eb Tivar, pasi ishte nj\u00eb nga kuadrot kryesor\u00eb q\u00eb kontriboi aktivisht n\u00eb mobilizimin e nisjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb, Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, etj. drejt varrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan. N\u00eb rast se politika e drejt\u00ebsia shqiptare n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nuk i shkon deri n\u00eb fund t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr zbardhjen e Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit duke nxjerr\u00eb p\u00ebrgjgjegj\u00ebsit\u00eb politike, historike e juridike p\u00ebr udh\u00ebheqjen komuniste t\u00eb koh\u00ebs, at\u00ebher\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb nj\u00ebsoj bashk\u00ebfajtor\u00eb p\u00ebrball\u00eb historis\u00eb e p\u00ebrgjat\u00eb brezave shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha viset etnike shqiptare n\u00eb Ballkan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramiz LUSHAJ 1. N\u00eb burgun e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1945, i soll\u00ebn dy t\u00eb rinj shtatlart\u00eb, t\u00eb pash\u00ebm, energjik\u00eb. Ishin nga Kabashi i Prizrenit. Nj\u00ebri po shkonte p\u00ebr 19 vje\u00e7 e tjetri po kapte 20 vje\u00e7.Ishin arratisur nga kolonat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb serb\u00ebt po i \u00e7onin drejt Tivarit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8415,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"MASAKRA E TIVARIT: TRI FAKTE BASHK\u00cbFAJ\u00cbSIE T\u00cb NDODHURA BRENDA SHTETIT SHQIPTAR SOVRAN","_seopress_titles_desc":"Nga Ramiz LUSHAJ 1. N\u00eb burgun e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1945, i soll\u00ebn dy t\u00eb rinj shtatlart\u00eb, t\u00eb pash\u00ebm, energjik\u00eb. Ishin nga Kabashi i Prizrenit. Nj\u00ebri po shkonte p\u00ebr 19 vje\u00e7 e tjetri po kapte 20 vje\u00e7.Ishin arratisur nga kolonat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb serb\u00ebt\u2026","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-31699","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31699","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31699"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31699\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31703,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31699\/revisions\/31703"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}