{"id":31690,"date":"2022-03-25T21:43:00","date_gmt":"2022-03-25T20:43:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31690"},"modified":"2022-03-29T21:45:42","modified_gmt":"2022-03-29T19:45:42","slug":"nderroi-jete-madeleine-albright-gruaja-qe-u-shpetoi-tiranive-fashisto-komuniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31690","title":{"rendered":"ND\u00cbRROI JET\u00cb MADELEINE ALBRIGHT \u2013 GRUAJA Q\u00cb U SHP\u00cbTOI TIRANIVE FASHISTO-KOMUNISTE\u00a0"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"450\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/medlin-allbright-bill-clinton.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Madeleine Albright\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/medlin-allbright-bill-clinton.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/medlin-allbright-bill-clinton-300x300.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/medlin-allbright-bill-clinton-150x150.jpg 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Madeleine Albright, e para fem\u00ebr Sekretare e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH), dhe ish-refugjate e tiranive fashisto-komuniste n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u2013nd\u00ebrroi jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga kanceri n\u00eb mosh\u00ebn 84-vje\u00e7are. Zonja Albright kishte lindur n\u00eb ish-\u00c7ekosllovaki.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb njoftimin e familjes, p\u00ebr kalimin n\u00eb amshim t\u00eb Zonj\u00ebs Albright, ajo u cil\u00ebsua, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe si \u201ckampione e palodhur e demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.\u201d&nbsp; Pas njoftimit se Zonja Albright kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb politik\u00ebs amerikane dhe bot\u00ebrore reaguan shpejt p\u00ebr vdekjen e gruas s\u00eb par\u00eb n\u00eb histori n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane, e em\u00ebruar n\u00eb at\u00eb post nga Presidenti Bill Clinton, n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00e7ifti Bill dhe Hillary Clinton e cil\u00ebsuan vdekjen e Zonj\u00ebs Albright si nj\u00eb humbje t\u00eb madhe p\u00ebr bot\u00ebn.&nbsp; Ish Presidenti Clinton dhe Hillary Clinton than\u00eb se ishin, \u201cthell\u00ebsisht t\u00eb hidh\u00ebruar\u201d, me kalimin n\u00eb amshim t\u00eb Zonj\u00ebs Albright, me t\u00eb cil\u00ebn ata kishin nj\u00eb miq\u00ebsi prej disa dekadash. \u201cVdekja e Zonj\u00ebs Madeleine \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr bot\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kemi m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimet nga jeta e saj, por jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm se trash\u00ebgimia e saj do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb nep\u00ebrmjet student\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve ajo u ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb Universitetin Xhorxhtoun. \u201cMe marrjen fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoft\u00eb, nd\u00ebrsa filloi nj\u00eb periudh\u00eb e re nd\u00ebrvart\u00ebsie globale, Albright qe b\u00ebr\u00eb z\u00ebri i Amerik\u00ebs pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Nju Jork dhe m\u00eb von\u00eb ajo u em\u00ebrua n\u00eb postin e Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit (n\u00eb administrat\u00ebn e Presidentit Bill Clinton), ku ajo sh\u00ebrbeu me nj\u00eb fuqi e bindje pasionante n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d, u shpreh\u00ebn Bill dhe Hillary Clinton n\u00eb deklarat\u00ebn e tyre me rastin e vdekjes s\u00eb bashkpuntores dhe mikes s\u00eb tyre t\u00eb ngusht, prej shum\u00eb vitesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Presidenti aktual Joe Biden iu referua origjin\u00ebs s\u00eb Zonj\u00ebs Albright, e cila \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb Prag\u00eb dhe ka ardhur n\u00eb Shtetet e Bashkuara si refugjate n\u00eb vitin 1948 pasi komunist\u00ebt mor\u00ebn fuqin\u00eb n\u00eb at\u00eb vend dhe an\u00eb e mbana\u00eb Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore dhe Lindore. \u201cAjo ishte nj\u00eb emigrante q\u00eb u arratis nga persekutimet (nazi-komuniste). Ishte nj\u00eb refugjate q\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr strehim t\u00eb sigurt nga k\u00ebrc\u00ebnimet dhe frik\u00ebsimet. Dhe si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, para dhe pas saj \u2013 ajo ishte krenare se ishte Amerikane\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Presidenti Joe Biden. Presidenti Biden shtoi se, \u201cbashkpunimi im me Sekretaren Albright gjat\u00eb 1990-ave ishte kulmi i karier\u00ebs time n\u00eb Senatin e Shteteve t\u00eb Bashkuara gjat\u00eb mandatit tim n\u00eb Komisionin e Senatit p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme&#8230;ne ishim bashkpuntor\u00eb dhe miq\u00eb n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebpritur demokracit\u00eb e reja t\u00eb posa \u00e7liruara nga komunizmi si an\u00ebtare t\u00eb NATO-s \u2013 ashtu edhe n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr tu ballafaquar me barbarizmat gjenocidale serbe n\u00eb Ballkan.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Senatori i Nju Jorkut, Shumer, duke iu referuar jet\u00ebs s\u00eb Zonj\u00ebs Albright si refugjate n\u00eb Evrop\u00ebn e pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore, tha se ajo u arratis, fillimisht, nga \u201cnazizmi dhe (pastaj edhe nga) komunizmi sovjetik\u201d, n\u00ebnvijoi kryetari i shumic\u00ebs n\u00eb Senatin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u00c7arles Shumer.&nbsp; Duke shtuar se, \u201cajo mish\u00ebronte \u00ebnd\u00ebrren amerikane\u201d dhe e cil\u00ebsoi at\u00eb nj\u00eb \u201cvigane e historis\u00eb Amerikane\u201d, q\u00eb ka frym\u00ebzuar grat\u00eb dhe vajzat, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs\u201d, ka then\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast Senatori i Nju Jorkut, Z. &nbsp;Chuck Shumer.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga refugjate e arratisur nga naziz\u00ebm-komunizmit arrijti n\u00eb maje t\u00eb diplomacis\u00eb bot\u00ebrore. Kreu i pakic\u00ebs n\u00eb Senatin amerikan, Senatori republikan, Mitch McConnell, gjithashtu iu referua f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb Zonj\u00ebs Albright si refugjate q\u00eb u arratis nga tiranit\u00eb shtyp\u00ebse t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar n\u00eb Evrop\u00eb, pasi p\u00ebr fat, ajo \u201cshp\u00ebtoi me familjen e saj nga komunizmi sovjetik si vajz\u00eb e re, duke arritur nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb sh\u00ebrbimit publik amerikan, \u201cp\u00ebr t\u00eb drejtuar &#8212; nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli m\u00eb von\u00eb \u2013 politik\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebse globale t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Kryerepublikani i Senatit amerikan. \u201cNuk ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb ndaje me \u2018t\u00eb, t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet politike p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar lidershipin e saj t\u00eb dedikuar ndaj kombit ton\u00eb\u201d, ka shkruar, Senatori McConnell. Sekretarja Albright, sipas Senatorit McConnell, e kuptonte mir\u00eb faktin se Shtetet e Bashkuara jan\u00eb nj\u00eb fuqi bot\u00ebrore me interesa por edhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi globale\u201d, tha ai. Aspektin e saj t\u00eb jet\u00ebs si refugjate e arratisur nga tiranit\u00eb nazi-komuniste t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar n\u00eb Evrop\u00eb \u2013 dhe arritjet saja n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, e kan\u00eb p\u00ebrmendur shum\u00eb personalitete amerikane dhe bot\u00ebrore, me rastin e kalimit t\u00eb saj n\u00eb amshim, si nj\u00eb aspekt pozitiv q\u00eb ka ndihmuar at\u00eb pun\u00ebn e saj n\u00eb mb\u00ebshtetjte t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Historia e saj familjare si refugjate nga tiranit\u00eb nazi-komuniste t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar n\u00eb Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ngjashme me shum\u00eb prej nesh q\u00eb kemi ardhur&nbsp; n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar p\u00ebr strehim t\u00eb sigurt nga persekutimet, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb p\u00ebr veten dhe familjet tona. Ashtu ka ndodhur edhe me familjen e Zonj\u00ebs Albright.&nbsp; Babai i saj, nj\u00eb anti-komunist i bindur q\u00eb nuk mund t\u00eb pajtohej me komunizmin, kishte vendosur t\u00eb largohej, n\u00eb 1948, nga \u00c7ekosllovakia p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku ai dhe familja e tij, p\u00ebrfshi vajza e vog\u00ebl Madeleine, k\u00ebrkuan dhe siguruan strehim politik nga frika se n\u00eb vendin e tij, babai i saj do t\u00eb persekutohej nga regjimi komunist p\u00ebr \u201cbindjet e tija t\u00eb thella n\u00eb idealet e demokracis\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Vet Zonja Albright ka shkruar disa&nbsp; vite m\u00eb par\u00eb (2016) se, \u201cShtet\u00ebsia amerikane ka qen\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn time\u201d, duke shtuar se, ashtu si t\u00eb \u201cgjith\u00eb refugjat\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, edhe un\u00eb shpresoja p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb siguri, me dinjitet, e q\u00eb t\u00eb kisha mund\u00ebsi t\u00eb kontriboja di\u00e7ka p\u00ebr atdheun tim t\u00eb ri.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeqsisht, Evropa po p\u00ebrballet p\u00ebrs\u00ebri me forca gjenocidale, si ato koh\u00ebs rinore t\u00eb Madelein Albright n\u00eb \u00c7eki, t\u00eb kryesuara nga Rusia putiniste, q\u00eb duan, pik\u00ebrisht, t\u00eb \u00e7bejn\u00eb arritjet politike dhe diplomatike t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha post-komuniste n\u00eb Evrop\u00eb, lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e vendeve. Evropa, p\u00ebrs\u00ebri sot po p\u00ebrballet me miliona refugjat\u00eb ukrainas, refugjat\u00eb si\u00e7 ishte edhe vet Madeleine Albright para 8 dekadash e sa. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikohet se si do p\u00ebrfundoj\u00eb agresioni barbar i Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe sa krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, dhimbje, vrasje e sa miliona refugjat\u00eb \u2013 si\u00e7 Madeleine Albright m\u00eb 1948 &#8212; do t\u00eb shkaktoj\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ky agresion i paprovokuar kund\u00ebr nj\u00eb shteti t\u00eb lir\u00eb e demokratik.<\/p>\n\n\n\n<p>Por ajo q\u00eb mund t\u00eb bejm\u00eb ne sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb ish-Sekretares s\u00eb Shtetit Madeleine Albright \u2013 sidomos shqiptar\u00ebt, qofshim ata ish-refugjat\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb Amerik\u00eb e gjetk\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb persekutimeve nazi-komuniste t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, qofshin sidomos shqiptar\u00eb refugjat\u00eb t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit gjenocidale kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb ne \u2013 mund dhe duhet t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin q\u00eb nj\u00eb ish-refugjate nga komunizmi, me origjin\u00eb \u00e7eke, gj\u00ebndej n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej periudhave m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve: lufta n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp; Nuk ka asnj\u00eb dyshim n\u00eb mendimin tim se p\u00ebrvoja personale dhe familjare e Zonj\u00ebs Madeleine Albright, si refugjate e arratisur nga komunizmi sovjetik \u00e7ek n\u00eb vitin 1948, t\u00eb ket\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb jetik n\u00eb politik\u00ebn amerikane t\u00eb 23-viteve m\u00eb par\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjet politike, ekonomike dhe ushtarake p\u00ebr t\u00eb ndaluar krimet kund\u00ebr njerzimit n\u00eb Kosov\u00eb nga forcat terroriste t\u00eb Millosheviqit.&nbsp; N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn me CNN, Hillary Clinton vuri n\u00eb dukje lidershipin e Zonj\u00ebs Albright, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp; Ajo tha se, \u201c\u00c7\u2019prej fillimit, besoj se Madeleine, m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr, ishte e bindur se gj\u00ebndja e krijuar n\u00eb Kosov\u00eb nga Millosheviqi, p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim ndaj stabilitetit dhe unitetit evropian, si dhe nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj aleanc\u00ebs transatlantike&#8230;por edhe ndaj interesave amerikane\u201d, ka then\u00eb Hillary Clinton p\u00ebr gazetaren Christiana Amanpour n\u00eb CNN. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ky fakt \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb shum\u00eb reagime t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit dhe nga shum\u00eb personalitete amerikane dhe bot\u00ebrore\u2013 me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Madeleine Albright. &nbsp;Nj\u00eb nd\u00ebr udh\u00ebheqsit bot\u00ebror ishte edhe Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa osmani e cila u shpreh me k\u00ebt\u00eb rast se \u201cMadeleine Albright na dha shpes\u00eb kur shpres\u00eb nuk kishim. Ajo u b\u00eb z\u00ebri dhe arma jon\u00eb kur ne nuk kishim as z\u00eb, as arm\u00eb.&nbsp; Ajo p\u00ebrjetoi dhimbjen e popullit ton\u00eb sepse ajo vet\u00eb ishte e persekutuar n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb ajo ishte aq e vendosur q\u00eb t\u00eb ndalonte gjenocidin serb t\u00eb Millosheviqit kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; Albright mb\u00ebshteti Kosov\u00ebn deri n\u00eb fund dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb populli i Kosov\u00ebs do ta kujtoj\u00eb at\u00eb p\u00ebr sa t\u00eb jet\u00eb jeta\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, n\u00eb fjal\u00ebn e saj me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb ish-Sekretares Amerikane t\u00eb Shtetit, Madeliane Albright. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Fati i shqiptar\u00ebve!&nbsp; \u201cV\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb nj\u00eb lider ose lidere t\u00eb jen\u00eb aq t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrsosur p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebbyer\u201d, si\u00e7 ishte Madeleine Albright p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb ajo ka sh\u00ebrbyer n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp; K\u00ebshtu jan\u00eb shprehur Bill Clinton dhe Hillary Clinton me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb ish-refugjat\u00ebs nga komunizmi sovjetik-\u00e7ekosllovak dhe nazizmi, e cila pas strehimit t\u00eb saj prej refugjati politik n\u00eb Shtetet e Bashkuara, arrijti kulmin e diplomacis\u00eb amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebnjohje t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshme Madeleine Albright nga ky ish-refugjat politik shqiptaro-amerikan dhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb e demokratik \u2013 n\u00eb Amerik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dashur &#8212; q\u00eb ashtu si\u00e7 ishte p\u00ebr ju i \u201cpaz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm\u201d p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb bot\u00eb, ashtu vazhdon t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebr miliona njer\u00ebz an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Madeleine Albright, e para fem\u00ebr Sekretare e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH), dhe ish-refugjate e tiranive fashisto-komuniste n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u2013nd\u00ebrroi jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga kanceri n\u00eb mosh\u00ebn 84-vje\u00e7are. Zonja Albright kishte lindur n\u00eb ish-\u00c7ekosllovaki. N\u00eb njoftimin e familjes, p\u00ebr kalimin n\u00eb amshim t\u00eb Zonj\u00ebs Albright, ajo u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31692,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31690","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31690"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31690\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31693,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31690\/revisions\/31693"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31692"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}