{"id":31493,"date":"2022-03-22T13:29:14","date_gmt":"2022-03-22T12:29:14","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31493"},"modified":"2022-03-22T13:30:39","modified_gmt":"2022-03-22T12:30:39","slug":"shqiperia-te-heq-dore-nga-ballkani-i-hapur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31493","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria t\u00eb heq dor\u00eb nga \u201cBallkani i Hapur\u201d"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>SHQIP\u00cbRIA T\u00cb DISTANCOHET NGA KLYSH\u00cbT E RUSIS\u00cb&nbsp;<\/strong>&#8211; <strong>T\u00eb hiqet dor\u00eb nga \u201cBallkani i Hapur\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb (KASH) shprehet se Ukraina ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb pal\u00ebkundur. Absolutisht e v\u00ebrtet\u00eb dhe jam dakort plot\u00ebsisht me thirrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb.&nbsp; N\u00eb deklarat\u00ebn e KASH theksohet nevoja, q\u00eb \u201cN\u00eb Samitin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb NATO-s t\u00eb 24 marsit, Amerika e Veriut dhe Evropa kan\u00eb nj\u00eb shans historik p\u00ebr t\u00eb treguar vendosm\u00ebrin\u00eb dhe guximin e tyre t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vlerat dhe parimet e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themelet e aleanc\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb lira dhe demokratike\u201d. <a href=\"https:\/\/www.albanianambassadors.al\/sq\/2022\/03\/17\/ukraina-ka-nevoje-per-mbeshtetje-te-palekundur\/\">Ukraina ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb pal\u00ebkundur. (albanianambassadors.al)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u2019prej fillimit t\u00eb agresionit rus mbi Ukrain\u00ebn, Shqip\u00ebria, n\u00eb p\u00ebrputhje me qendrimet e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb NATO-s si edhe nep\u00ebrmjet &nbsp;deklaratave t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb saj dinjitoz n\u00eb OKB &#8212; Ambasadorit t\u00eb saj n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Nju Jork, Z. Ferit Hoxha \u2013 Shqip\u00ebria, publikisht, ka b\u00ebr\u00eb dhe ka th\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb duhen, n\u00eb bashkpunim me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndaluar barbarizmat e Rusis\u00eb putiniste n\u00eb Ukrain\u00eb.&nbsp; Ashtu si Perendimi, edhe Shqip\u00ebria gj\u00ebndet p\u00ebrball nj\u00eb momenti, n\u00eb mos historik, at\u00ebher\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga flirtimet e rrezikshme me Serbin\u00eb putiniste, p\u00ebr nisma si\u00e7 jan\u00eb \u201cBallkani i hapur\u201d dhe \u201cminishengeni ballkanik\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb hedh\u00eb nj\u00eb hap jetik, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, si nism\u00ebtare \u2013 s\u00eb bashku me Serbin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut \u2013 e t\u00eb ashtuquajturit \u201cBallkan i Hapur\u201d.&nbsp; Ky projekt, ashtu si ai para tij, \u201cminishengeni ballkanik\u201d, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur gjithmon\u00eb si nj\u00eb projekt \u2013 i pamenduar dhe i pa studiuar&nbsp; mir\u00eb &#8212; kund\u00ebr interesave komb\u00ebtare&nbsp; t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfshir Kosov\u00ebn. Definitivisht, e kam pa si nj\u00eb veg\u00ebl n\u00eb interes t\u00eb Serbis\u00eb dhe nep\u00ebrmjet saj n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb putiniste n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.&nbsp; Prandaj, sidomos duke pasur parsysh\u00eb gj\u00ebndjen n\u00eb Ukrain\u00eb dhe qendrimin serb ndaj okupimit t\u00eb atij vendi nga Rusia, si nj\u00eb detyrim moral dhe komb\u00ebtar, Tirana zyrtare &#8212; publikisht dhe diplomatikisht &#8212; duhet t\u00eb t\u00ebrhiqet menj\u00ebher\u00eb nga projekti \u201cballkani per\u00ebndimor\u201d, ashtuq\u00eb&nbsp; t\u00eb hiqet dor\u00eb prej saj si nj\u00eb ide dhe si praktik\u00eb dhe kemb\u00eb e krye t\u00eb hidhet n\u00eb shport\u00ebn eskperimentale t\u00eb plehrave t\u00eb historis\u00eb ballkanike q\u00eb, historikisht, i kan\u00eb kushtuar shum\u00eb interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta.&nbsp; Madje, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb shkoj\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb tej dhe t\u2019i bej\u00eb thirrje, drejt p\u00ebr drejt, Serbis\u00eb, q\u00eb t\u00eb bashkohet me vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje me BE-n\u00eb dhe NATO-n \u2013 nd\u00ebr t\u00eb tjera, duke vendosur sanksione ekonomike kund\u00ebr Rusis\u00eb putiniste p\u00ebr barabarizmat q\u00eb po kryen ndaj popull\u00ebsis\u00eb civile t\u00eb pafajshme n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duke mos u t\u00ebrhequr nga nisma serbo-ruse, \u201cballkani i hapur\u201d dhe duke mos i k\u00ebrkuar Serbis\u00eb \u2013 i vetmi vend evropian s\u00eb bashku me Bjellorusin\u00eb q\u00eb refuzon sanksionet&#8211; q\u00eb t\u00eb distancohet nga Rusia &#8211;Tirana zyrtare nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje as me thirrjet e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian drejtuar Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb bashkohet me sanksionet per\u00ebndimore kund\u00ebr Rusis\u00eb, si nj\u00eb nd\u00ebshkim p\u00ebr invadimin e nj\u00eb shteti sovran e demokratik evropian nga Moska. Bile, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nd\u00ebshkimin e Serbis\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje nd\u00ebrsa disa deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb ndalohen, p\u00ebrkoh\u00ebsisht, bisedimet me Serbin\u00eb si dhe t\u00eb nd\u00ebrpriten ndihmat financiare p\u00ebr aleatin e ngusht\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan, Serbin\u00eb, p\u00ebr derisa ai vend nuk ndjek dhe nuk zbaton q\u00ebndrimet e BE-s\u00eb n\u00eb lidhje me Rusin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Serbia i ka hedhur posht\u00eb thirrjet e per\u00ebndimor\u00ebve p\u00ebr t\u2019iu bashkuar sanksisoneve kund\u00ebr Rusis\u00eb, me justifikimin, sipas Presidentit serb, Vu\u00e7iq, se vendimi i Serbis\u00eb kund\u00ebr sanksioneve ishte i drejt\u00eb, \u201cp\u00ebr arsye se Rusia mb\u00ebshtet p\u00ebrpjekjet e Serbis\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe pretendimet (e Boegradit) mbi Kosov\u00ebn\u201d.&nbsp; Deklarata e Vu\u00e7iqit \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.&nbsp; Qendrimet dhe lidhjet e Serbis\u00eb me Rusin\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, historikisht, dhe jan\u00eb aktualisht, qart\u00ebsisht dhe vendosm\u00ebrisht, antishqitare. Un\u00eb nuk e kuptoj se kush shqiptar mund t\u00eb presi ndonj\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga Beogradi p\u00ebr interesat shqiptare!&nbsp; Un\u00eb nuk e dij se \u00e7far\u00eb arsyeje tjet\u00ebr k\u00ebrkon Tirana zyrtare, q\u00eb nuk largohet menj\u00ebher\u00eb nga nisma \u201cballkani i hapur\u201d, me Serbin\u00eb. &nbsp;Deklarata t\u00eb tilla si kjo e Vu\u00e7iqit, duhej ta kishin distancuar me koh\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga Serbia dhe jo ta afronin m\u00eb ngusht duke len\u00eb jasht\u00eb gjysm\u00ebn e Kombin.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nuk ishte n\u00eb \u201cmod\u00eb\u201d &#8212; ka nja 10-15 vjet\u00eb &#8212; q\u00eb me modesti kam paralajm\u00ebruar mbi influencat e huaja, (ruse, kineze dhe turke) n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor e sidomos n\u00eb trojet shqiptare.&nbsp; Madje edhe m\u00eb kan\u00eb kritikuar se, \u201cora jote ka ngelur n\u00eb luft\u00ebn e ftoht\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, sot \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mendimi im, por i shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka sekrete tani se Rusia putiniste me agresionin e saj kund\u00ebr Ukrain\u00ebs e ka nd\u00ebrmend t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj zone gjeografike, p\u00ebrfshur Ballkanin, (politika \u2018near abroad\u2019 e Rusis\u00eb q\u00eb u referohet ish-shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Sovjetik) me \u201cdiplomacin\u00eb e saj mashtruese\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur koh\u00ebt e fundit edhe ish-Ministri i Jasht\u00ebm i Rusis\u00eb, Andrey Kozyrev, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur influenc\u00ebn e saj \u2013 politike, ekonomike dhe ushtarake &#8212; p\u00ebrfshir Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria sot, n\u00ebqoftse d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb e besueshme, serioze dhe e vendosur p\u00ebr ato q\u00eb thot\u00eb n\u00eb entet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir Kombet e Bashkuara, n\u00eb lidhje me agresionin rus n\u00eb Ukrain\u00eb, at\u00ebher\u00eb Tirana zyrtare duhet t\u00eb distancohet pa vones\u00eb nga \u201cballkani i hapur\u201d, por edhe duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Serbis\u00eb tu bashkohet sanksioneve per\u00ebndimore kund\u00ebr Rusis\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb hap i till\u00eb i b\u00ebn deklaratat e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Ukrain\u00ebs, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat e shteteve aleate per\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb par\u00ebt tan\u00eb na kan\u00eb paralajm\u00ebruar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb: Kujdes klysh\u00ebt e Rusis\u00eb! Ka ardh\u00eb koha q\u00eb Kombi shqiptar t\u00eb zgjohet, p\u00ebrfundimisht, nga gjumi shekullor dhe t\u00eb distancohet, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, nga majtizmi sllavo-bolshevik nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe nga bolshevizmi liberal i brendsh\u00ebm.&nbsp; Distancohuni nga klysh\u00ebt e Rusis\u00eb para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb. Ku tjet\u00ebr po ringjallet Stalini ve\u00e7se n\u00eb Rusin\u00eb bolsheviko-fashiste dhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb bolsheviko-liberale!? Shqip\u00ebria n\u00eb \u201cBallkanin e Hapur\u201d po fle me djallin. Distancohuni nga e keqja!<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-ndersa-stalini-i-ri-ne-moske-pushton-ukrainen-stalini-i-vjeter-ripushton-tiranen\/\">Frank Shkreli: Nd\u00ebrsa Stalini i ri n\u00eb Mosk\u00eb pushton Ukrain\u00ebn, Stalini i vjet\u00ebr ripushton Tiran\u00ebn | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHQIP\u00cbRIA T\u00cb DISTANCOHET NGA KLYSH\u00cbT E RUSIS\u00cb&nbsp;&#8211; T\u00eb hiqet dor\u00eb nga \u201cBallkani i Hapur\u201d &nbsp;Nga Frank Shkreli N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb (KASH) shprehet se Ukraina ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb pal\u00ebkundur. Absolutisht e v\u00ebrtet\u00eb dhe jam dakort plot\u00ebsisht me thirrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb.&nbsp; N\u00eb deklarat\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-31493","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31493"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31493\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31496,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31493\/revisions\/31496"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}