{"id":31439,"date":"2022-03-17T18:25:26","date_gmt":"2022-03-17T17:25:26","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31439"},"modified":"2022-03-17T18:28:53","modified_gmt":"2022-03-17T17:28:53","slug":"pse-asimilimi-i-shqiptareve-ne-tivar-nuk-ka-te-ndalur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31439","title":{"rendered":"PSE ASIMILIMI I SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb TIVAR NUK KA T\u00cb NDALUR!?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"426\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/tivar.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/tivar.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/tivar-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Tivari<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Hajrullah Hajdari<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb aty, por nuk deklarohen si shqiptar\u00eb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tivari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i lasht\u00eb, fillimisht i vendosur 5 km nga deti n\u00eb rr\u00ebnz\u00ebt e malit Rimia. Gjetjet arkeologjike konfirmojn\u00eb se jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb daton q\u00eb nga koh\u00ebt parahistorike ilire. E kaluara historike e k\u00ebtij qyteti ilir nuk ndryshon shum\u00eb nga qytetet jera shqiptare n\u00eb bregdetin e Adriatikut dhe ndan fatin e tyre deri n\u00eb Kongresin e Berlinit (1878), kur ky qytet p\u00ebrfundimisht shk\u00ebput\u00ebt nga trungu am\u00eb- Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>Plot gjasht\u00eb (6) muaj para vendimit fam\u00ebkeq t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit ushtria malazeze sulmoi pa m\u00ebshir\u00eb Qytetin e Vjet\u00ebr t\u00eb Tivarit.Ushtria malazeze p\u00ebrdori metodat m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb luft\u00ebs, madje popullsis\u00eb civile iu nd\u00ebrpreu edhe furnizimin me uj\u00eb.Qyteti u dogj dhe u shkatrrue t\u00ebr\u00ebsisht. Nga 600 sht\u00ebpi sa kishte ky qytet i vog\u00ebl, asnj\u00ebra nuk shpetoi. Gjysma e tyre u b\u00ebn\u00eb shkrum e hi nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat u shnd\u00ebruan n\u00eb germadha. Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb xhami u gjeten dyqind (200) gra e f\u00ebmij t\u00eb vdekur. Gazetari freng Auguste Meylan k\u00ebto veprime fashiste p\u00ebr koh\u00ebn, i komenton k\u00ebshtu:\u201dKam\u00eb par\u00eb shum\u00eb rrethime t\u00eb tjera, por s\u2019kishnja pa kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb kaq t\u00eb tmerrshme sa ky qytet i mjer\u00eb i Tivarit, ku s\u2019ka mbetur asnj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u2026.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse rezistenca p\u00ebr mbrojtjen e Tivarit, me pjes\u00ebmarrjen e shum\u00eb shqiptar\u00ebve vendas, shkodran\u00eb e ulqinak\u00eb, gjat\u00eb dimrit t\u00eb vitit 1877\/1878 ishte heroike, qyteti m\u00eb 10 janar 1978 ra n\u00eb duart e Malit t\u00eb Zi. Aneksimi i k\u00ebtij qyteti zyrtarizohet me vendimet e Kongresit t\u00eb Berlinit. K\u00ebshtu Tivari u b\u00eb qend\u00ebr e vemendjes e shtypit t\u00eb koh\u00ebs dhe qyteti i par\u00eb shqiptar q\u00eb u shk\u00ebput nga trungu am\u00eb \u2013 Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Veta e pare<\/strong>:<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kushtet e krijuara nga shkat\u00ebrrimet e luft\u00ebs&nbsp; dhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb mos u dor\u00ebzuar malazezve dhe jetuar n\u00ebn Malin e Zi, nj\u00eb shumic\u00eb e madhe e popullsis\u00eb iku nga Tivari dhe u v\u00ebndos\u00ebn, shumica e tyre n\u00eb Shkod\u00ebr por edhe n\u00eb Durr\u00ebs, Elbasan e qytete t\u00eb tjera duke l\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb u kishte shp\u00ebtuar nga djegja dhe shkatrrimet e luft\u00ebs. Mbi 284 familje e kishin l\u00ebshuar Tivari prej t\u00eb cil\u00ebve 83 familje nuk u kthyen kurr\u00eb. Pasuria e tyre u zaptua nga malazez\u00ebt dhe kurr nuk u d\u00ebm\u00ebshp\u00ebrblyen. Ato q\u00eb u kthyen i gjeten malazez\u00ebt n\u00eb tokat e tyre shumica e t\u00eb cil\u00ebve nuk dol\u00ebn dot nga pronat e shqiptar\u00ebve tivaras.<\/p>\n\n\n\n<p>Familjet q\u00eb nuk u kthyen n\u00eb Tivar ishin pothuajse t\u00eb gjitha t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare. Kjo v\u00ebrtetohet nga nj\u00eb protokol i familjeve t\u00eb vitit 1977 dhe atyre q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb Tivar n\u00eb maj t\u00eb vitit 1879 (DACG, MUD,f.4nr.1106). Po p\u00ebrmendi vet\u00ebm disa nga ata: Emin begu, Mulla Sala, Dul Beqiraga,Haxhi Ahmeti, Selim Ademi, Salo Misherri, Usejn Zoja, Smajl Jusufi, Eto Pera, Osman Kacila, Omer K\u00ebr\u00e7iku, Haxhi Lanica, Avdullah Kaca, Met Harapi, Demo Zeka, Daut Kadija, Dem Salihu, Nelo Zemra, Jusuf Tafula, Mujo Mushica,Omer K\u00ebr\u00e7iku, Halil Ahmeti;Mahmut Spica\u2026.Edhe emrat e familjar\u00ebve q\u00eb ishin kthyer po ashtu v\u00ebrtetojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin shqiptare si: Ali beg Qorri, Mustaf\u00eb Haxhi Jusufi, Jaho Dervishaga, Haxhi Ala, Sulo Suma, Huso Shestani, Dul Buza, Can Spahia, Ahmet Kaca, Fazli Goca, Mahbub Arapi, Alush Kasmi, Ramo Kraina (Kraja), Rustem Ishma, Musto Tafica Rexhep Fazlija, Braho Korda, Mehmet Dibra\u2026.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb ngushtuar nga rrethanat politike t\u00eb brendshme dhe frika q\u00eb i kishte p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Tivar, ata filluan gradualisht t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebn me kushtet e reja t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb diktonte pushteti malazez. Filluan t\u00eb ndjekin shkoll\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze, por t\u00eb pak\u00ebt ishin ata q\u00eb arrinin t\u00eb p\u00ebrfundonin m\u00ebsimin fillor. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, duke mos u pajtur me k\u00ebt\u00eb realitet u larguan nga Tivari dhe vazhduan rrug\u00ebtimin e shpernguljes, rrug\u00eb q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk ka t\u00eb ndalur as sot e k\u00ebsaj dite. P\u00ebrve\u00e7 shp\u00ebrnguljes, si rrjedhoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, filloi edhe procesi i asimilimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Tivar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas regjistrimit t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb vitin 1879, Tivari dhe Zalefi s\u00eb bashku num\u00ebronin 507 familje me 2302 banor\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 1365 muhamedan\u00eb ( pothuajse t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb) dhe 448 katolik\u00eb (po ashtu shqiptar\u00eb) ose 78,75% t\u00eb popullsis\u00eb ishin shqiptar\u00eb. N\u00eb Tivar, sipas k\u00ebtij regjistrimi, jetonin 489 qytetar\u00eb t\u00eb fes\u00eb pravosllave ose vet\u00ebm 21,24 % t\u00eb popullsis\u00eb duke shtuar se n\u00eb Tivar 16 familje me 82 an\u00ebtar\u00eb ishin registruar si rom\u00eb. Regjistrimet e m\u00ebvonshme t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin SKS-s\u00eb (1921,1931) nuk japin sh\u00ebnime t\u00eb sakta p\u00ebr struktur\u00ebn komb\u00ebtare apo etnike t\u00eb popullsis\u00eb.Regjistrimet e popullsis\u00eb n\u00eb&nbsp; RSFJ (1948,1953,1961,1971,1981), shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. pothuajse u asimiluan t\u00ebr\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Veta e dyt\u00eb<\/strong>:<\/p>\n\n\n\n<p>Fundin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore shqiptar\u00ebt e prit\u00ebn me shpresa p\u00ebr&nbsp; shprehjen dhe rikthimin e integritetit dhe identitetit shqiptar! Por, Tivari, fatkeq\u00ebsisht, edhe nj\u00eb her\u00eb u b\u00eb qend\u00ebr e mizoris\u00eb dhe tmerr p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Pik\u00ebrisht, me 1 prill t\u00eb vitit 1945, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, dikur shqiptar, ndodhi tragjedia m\u00eb e madhe&nbsp; e njohur si \u201cMasakra e Tivarit\u201d! Vendngjarja Monopoli i Duhanit n\u00eb Tivar.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr t\u00eb papar\u00eb deri at\u00ebher\u00eb,&nbsp; ndaj shqiptar\u00ebve kosovar\u00eb t\u00eb mobilizuar me dhun\u00eb e t\u00eb paarmatosur u masakruan&nbsp; me shufra hekuri duke i goditur n\u00eb kok\u00eb, gjoks apo n\u00eb shpin\u00eb dhe nga k\u00ebto goditje mbet\u00ebn t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebr vdekje rreth 100-150 veta. Por kjo nuk ishte e gjitha. Ndaj tyre &nbsp;shtihej me t\u00eb gjitha llojet e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit si: me pushk\u00eb automatike, mitraloz\u00eb, mortaja, bomba dore, revole e tjera. Oborri dhe sheshi i Monopolit u mbuluan me lum\u00eb gjaku q\u00eb i ngjante nj\u00eb kataklizme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtesa u shnd\u00ebrrua n\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb, me qindra kufoma shqiptar\u00ebsh brenda saj!. Sh\u00ebnime t\u00eb sakta p\u00ebr numrin e t\u00eb masakruar\u00ebve t\u00eb pushkatuar\u00ebve nuk ka por mendohet se n\u00eb Tivar dhe gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet u vran\u00eb mbi 3.500 shqiptar\u00eb kosovar\u00eb.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Po pse masakra ndodhi bash n\u00eb Tivar\u00eb!?Q\u00ebllimi dhe arsyet jan\u00eb t\u00eb shumta, por kjo nuk ndodhi rast\u00ebsisht. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb vitin 1944 dhe n\u00eb fillim vitin e 1945, duke kujtuar t\u00eb kaluar\u00ebn e hidhur n\u00ebn sundimin serbo-malazez, kishin shprehur d\u00ebshir\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019iu bashkuar shtetit shqiptar. Kjo d\u00ebshir\u00eb e tyre duhej t\u00eb shuhej p\u00ebrfundimisht. Pra, shtypja e ndjenj\u00ebs komb\u00ebtare n\u00ebp\u00ebrmjet&nbsp; masakr\u00ebs ishte nj\u00eb nd\u00ebr q\u00ebllimet e ultraracist\u00ebve serbo-malazez t\u00eb cil\u00ebt besonin se masakra do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e k\u00ebtyre trojeve.Rrjedhimisht, n\u00eb regjistrimin e par\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Jugosllavi, n\u00eb vitin 1948, n\u00eb Tivar si shqiptar\u00eb u regjistrun vet\u00ebm&nbsp; 26 persona, nd\u00ebrsa n\u00eb regjistrimin e vitit 1981 vet\u00ebm 102 persona! Po ku shkuan, \u00e7u b\u00eb me shqiptar\u00ebt!? Shumica mbet\u00ebn aty fizikisht, por nuk u identifikuan kurr m\u00eb si shqiptar! Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre emigruan por pjesa m\u00eb e madhe e tyre u asimiluan duke u regjistruar si malazez\u00eb apo mysliman\u00eb.&nbsp; &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Veta e tret\u00eb<\/strong>:<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimi i demokracis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1990, t\u00eb intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb ngjalli shpres\u00ebn se tani m\u00eb shqiptar\u00ebt autokton\u00eb apo t\u00eb ardhur nd\u00ebr vite n\u00eb Tivar do t\u2019a kuptojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre komb\u00ebtare shqiptare. Por jo! Rezultatet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim jan\u00eb fare t\u00eb vogla. Megjithate lufta n\u00eb Bosnje e sidomos n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebri q\u00eb disa shqiptar\u00eb, sidomos t\u00eb fes\u00eb myslimane, t\u00eb k\u00ebtij qyteti t\u00eb nd\u00ebrgjegjsohen. K\u00ebshtu n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb t\u00eb vitit 2011 si shqiptar\u00eb u deklaruan 250 persona! \u00cbsht\u00eb interesant t\u00eb ceket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjistrim , n\u00eb pyetjen \u201cp\u00ebrkat\u00ebsia fetare\u201d u deklaruan \u201ckatolik\u00eb\u201d plot 3.043 persona. Dihet se kroat\u00eb apo katolik\u00eb kroat\u00eb ka shum\u00eb pak n\u00eb Tivar, pra shumica e tyre jan\u00eb shqiptar\u00eb. Pra, shqiptar\u00ebt jan\u00eb aty por nuk deklarohen si shqiptar\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>! Pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu?<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse shqiptar\u00ebt ishin popull shumic\u00eb n\u00eb Tivar, n\u00eb k\u00ebte qytet asnj\u00ebher\u00eb nuk u hap shkolla m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe! Duke u nisur nga parimi se \u201cn\u00ebse do t\u2019a shkatrrosh nj\u00eb popull, mos i hap shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn amtare\u201d mund t\u00eb konkludohet se m\u00ebsimi n\u00eb shkoll\u00eb vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze i shqiptar\u00ebve autekton si edhe i atyre t\u00eb v\u00ebndosur k\u00ebtu nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore t\u00eb asimilimit t\u00eb shqiptar\u00ebv\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n\n\n\n<p>Me q\u00eblloi nj\u00eb her\u00eb q\u00eb t\u00eb marr n\u00eb telefon nj\u00eb vendasin tim. \u201cAlo\u201d i thash\u00eb\u201d, \u201cMolim\u201d m\u2019u p\u00ebrgjigj nj\u00eb voglushe! Vazhdoja t\u2019i flisja shqip dhe i tregova kush jam! \u201c Majko, majko, neko od onih va\u0161hih te tra\u017ei\u201c (\u201cN\u00ebn\u00eb, n\u00ebn\u00eb, dikush nga ato t\u00eb tuajt t\u00eb k\u00ebrkon\u201d). Pasi u paraqit n\u00ebna e pyeta p\u00ebr sjelljen e vajz\u00ebs dhe e pyta se a e din ajo kush jan\u00eb \u201cato t\u00eb tuajt\u201d!? \u201cPo ashtu ka m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb, gjith\u00eb dit\u00ebn m\u00ebson dhe luan me shoqet e saja malazeze. Por as nuk guxojm t\u00eb themi kush jena\u201d! m\u2019u p\u00ebrgjigj. Mbeta i d\u00ebshpruar, por edhe nj\u00eb her\u00eb e v\u00ebrtetova se mungesa e shkoll\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb handikep i madh p\u00ebr k\u00ebto shqiptar\u00eb t\u00eb mbetur n\u00eb Tivar.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithate, viteve t\u00eb fundit mbase ka levizur di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.Shum\u00eb shqiptar\u00eb me prejardhje nga Kraja dhe Ana e Malit, me rastin e martesave&nbsp; kan\u00eb filluar t\u2019i organizojn\u00eb dasmat n\u00eb restorantet e Ulqinit me k\u00ebng\u00eb shqipe madje disa p\u00ebrdorin edhe flamurin komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Veta e kat\u00ebrt\u00eb<\/strong>:<\/p>\n\n\n\n<p>Duke pasur parasysh t\u00eb gjitha rrethanat politike t\u00eb s<a><\/a>\u00eb kaluar\u00ebs dhe t\u00eb tashme dhe politik\u00ebn asimiliuese t\u00eb pushtetit malazez nd\u00ebr vite, i takon faktorit politik shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr hapjen e s\u00eb paku nj\u00eb paraleleje n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. P\u00ebrndryshe asimilimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Tivar nuk ka t\u00eb ndalur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tivari Nga Hajrullah Hajdari Shqiptar\u00ebt jan\u00eb aty, por nuk deklarohen si shqiptar\u00eb! Tivari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i lasht\u00eb, fillimisht i vendosur 5 km nga deti n\u00eb rr\u00ebnz\u00ebt e malit Rimia. Gjetjet arkeologjike konfirmojn\u00eb se jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb daton q\u00eb nga koh\u00ebt parahistorike ilire. E kaluara historike e k\u00ebtij qyteti ilir nuk ndryshon shum\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18937,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"PSE ASIMILIMI I SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb TIVAR NUK KA T\u00cb NDALUR!?","_seopress_titles_desc":"Tivari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i lasht\u00eb, fillimisht i vendosur 5 km nga deti n\u00eb rr\u00ebnz\u00ebt e malit Rimia. Gjetjet arkeologjike konfirmojn\u00eb se jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb daton q\u00eb nga koh\u00ebt parahistorike ilire. E kaluara historike e k\u00ebtij qyteti ilir nuk ndryshon shum\u00eb nga qytetet jera shqiptare n\u00eb bregdetin e Adriatikut dhe ndan fatin e tyre deri n\u00eb Kongresin e Berlinit (1878), kur ky qytet p\u00ebrfundimisht shk\u00ebput\u00ebt nga trungu am\u00eb- Shqip\u00ebria.","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-31439","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31439"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31439\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31441,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31439\/revisions\/31441"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18937"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}