{"id":31418,"date":"2022-03-16T20:42:28","date_gmt":"2022-03-16T19:42:28","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31418"},"modified":"2022-03-16T20:43:49","modified_gmt":"2022-03-16T19:43:49","slug":"ambasadori-i-pushtetit-te-bute","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31418","title":{"rendered":"AMBASADORI I \u201cPUSHTETIT T\u00cb BUT\u00cb\u201d"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<h6 class=\"wp-block-heading\">Me rastin e promovimit t\u00eb librit Ambasadori i Pushtetit t\u00eb But\u00eb, e autorit Mal Berisha, ish-Ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/h6>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb gj\u00ebndem p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra \u2013 themeluar nga dy prej penave m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb letrave shqip, Peshkop Fan Nolit dhe Faik Konic\u00ebs, ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington nga 1926-1939. \u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrshtat\u00ebsh\u00ebm dhe me vend \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb jemi mbledhur sot k\u00ebtu&nbsp; p\u00ebr t\u00eb nderuar nj\u00eb ambasador tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs post-komuniste, Ambasadorin Mal Berish\u00ebn me promovimine vepr\u00ebs s\u00eb tij m\u00eb t\u00eb fundit, \u201cAmbasador i Pushtetit t\u00eb But\u00eb\u201d&nbsp; &#8212;&nbsp; nj\u00eb pasqyrim i ve\u00e7ant i jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij diplomatike shum\u00eb vje\u00e7are n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi si\u00e7 shprehet edhe ai vet, kur thot\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebnkuptohet edhe Kosova si pjes\u00eb e saj e pa ndar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjal\u00ebt e mia modeste sonte p\u00ebr vepr\u00ebn e Ambasadorit Berisha nuk jan\u00eb nj\u00eb recension bona fide &#8212; per se &#8212; pasi versioni PDF m\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb prak t\u00eb nj\u00eb vizite disa dit\u00ebshe n\u00eb Washington nga ku sa po jam k\u00ebthyer. Por jam k\u00ebtu, i nderuar dhe i privilegjuar, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur mikun ton\u00eb Mal Berish\u00ebn p\u00ebr vepr\u00ebn voluminoze, nj\u00eb pasqyrim i p\u00ebrvojave t\u00eb tija diplomatike disa vje\u00e7are. &nbsp;Por, b\u00ebra \u00e7\u2019mos t\u00eb isha sonte k\u00ebtu &#8212; n\u00eb kryeq\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs dhe t\u00eb mbar\u00eb Kombit p\u00ebr tu njohur m\u00eb mir\u00eb me vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fundit, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvijuar, nga ana ime, respektin q\u00eb kam Ambasadorin Mal Berisha si njeri, si shqiptar dhe si diplomat gjat\u00eb viteve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri i Z. Berisha mund t\u00eb jet\u00eb i pari i k\u00ebtij lloji me titullin \u201cPushteti i But\u00eb\u201d, por jam i bindur se n\u00eb historin\u00eb shqiptare ka pasur figura atdhetare q\u00eb e kan\u00eb ushtruar k\u00ebt\u00eb lloj\u00eb \u201cpushteti t\u00eb but\u00eb\u201d, p\u00ebr realizimin e objektivave r\u00eb tyre. Ky muaj sh\u00ebnon p\u00ebrvjetorin e vrasjes s\u00eb Luigj Gurakuqit (2 Mars 1925), p\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb Fan Nolit (13 Mars, 1965) dhe p\u00ebrvjetorin e lindjes s\u00eb Faik Konic\u00ebs. Fan Noli n\u00eb elegjin\u00eb e tij kushtuar Luigj Gurakuqit pas vrasjes s\u00eb tij e quan patriotin shkodran, \u201cgoj\u00eb mjalt\u00eb e zem\u00ebr hekur\u201d.&nbsp; Nd\u00ebrsa fjalimi i Fan Nolit n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb b\u00ebri aq buj\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e at\u00ebhershme evropiane sa q\u00eb gazeta amerikane Nju Jork Tajms e kishte cil\u00ebsuar si nj\u00eb fjalim piktoresk me fjal\u00eb bind\u00ebse. &nbsp;Nd\u00ebrsa n\u00eb koh\u00ebt moderne, kush m\u00eb mir\u00eb se Dr Ibrahim Rugova personifikon fjal\u00ebt \u201cpushtet i but\u00eb\u201d, \u201cgoj\u00eb mjalt\u00eb\u201d por edhe bind\u00ebs, n\u00eb diplomacin\u00eb e tij p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb g\u00ebzon sot Kosova. M\u00ebnyra se si Dr. Rugova siguroi mb\u00ebshtetjen e bot\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjen e NATO-s p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs ishte ndoshta m\u00ebnyra m\u00eb e p\u00ebrsosur p\u00ebr nj\u00eb entitet t\u00eb okupuar, q\u00eb nuk ishte shtet, as nuk kishte ushtri as polici e ekonomi jo se jo \u2013 p\u00ebr t\u00eb projektuar para bot\u00ebs vlerat, kultur\u00ebn dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb por krenare t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta \u2013 ishte di\u00e7ka v\u00ebrtet\u00eb e mrekullueshme dhe fatlume p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb pushteteve t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 mb\u00ebshtetjes s\u00eb fort\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs,&nbsp; \u201cPushteti i but\u00eb\u201d, p\u00ebr Rugov\u00ebn ishte ushtrimi i k\u00ebtij pushteti n\u00eb veprim! Ishte ndoshta shembulli m\u00eb i mir\u00eb i p\u00ebrdorimit t\u00eb \u201cpushtetit t\u00eb but\u00eb\u201d, moral dhe njer\u00ebzor, n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shumica e njer\u00ebzve mund ta konsiderojn\u00eb detyr\u00ebn e ambasadorit, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb vendit t\u00eb vet, si nj\u00eb profesion me shum\u00eb prestigj dhe shum\u00eb ambasador\u00eb, qofshin ata shqiptar\u00eb ose t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, e p\u00ebrqafojn\u00eb at\u00eb detyr\u00eb, si nj\u00eb nder dhe privilegj t\u00eb madh t\u2019i sh\u00ebrbesh Kombit t\u00ebnd n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj, \u201cnj\u00eb jete t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pakursyer ndaj vendit ton\u00eb\u201d, si\u00e7 shprehet autori.&nbsp; Edhe \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb, sidomos p\u00ebr familjet e diplomat\u00ebve. Ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr ambasador\u00ebt shqiptar\u00eb. Nuk e di si ishte jeta e ambasador\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, por n\u00eb periudh\u00ebn e demokracis\u00eb, e di se nuk ishte dhe nuk \u00ebsht\u00eb as sot edhe aq e leht\u00eb, sidomos nga pik\u00ebpamja ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, p\u00ebrdorimi i \u201cpushtetit t\u00eb but\u00eb\u201d mund t\u00eb ishte edhe e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr Ambasadorin Berisha dhe t\u00eb tjer\u00eb si ai, p\u00ebr t\u00eb shprehur talentet, energjin\u00eb dhe emocionet, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut.<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadori Mal Berisha ishte, pra, nj\u00ebri prej atyre ambasador\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij diplomatike ka kontribuar me pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vog\u00ebla, por t\u00eb vyera, duke p\u00ebrdorur \u201cpushtetin e but\u00eb\u201d dhe \u201cgoj\u00ebn e emb\u00ebl\u201d, <a>p\u00ebr t\u00eb projektuar interesat e vendit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb bot\u00ebn e huaj.<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadori Berisha, karrier\u00ebn diplomatike e filloi, i ardhur nga nj\u00eb bot\u00eb kulturore e artistike gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb Ambasadori i ri t\u00eb kishte mund\u00ebsi \u2013 si\u00e7 thot\u00eb edhe vet, t\u00eb \u201cnd\u00ebrthurte p\u00ebrvoj\u00ebn e m\u00ebparshme me pun\u00ebn e diplomatit\u201d.&nbsp; Si\u00e7 duket, k\u00ebshtu lindi \u201cdiplomacia kulturore\u201d dhe libri me titull: \u201cAmbasadori i Pushtetit t\u00eb But\u00eb\u201d.&nbsp;&nbsp; Ashtu si edhe veprat e tjera t\u00eb autorit, libri i fundit, \u201cAmbasador i Pushtetit t\u00eb But\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr historin\u00eb, por sidomos p\u00ebr diplomacin\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut i sh\u00ebnuesh\u00ebm. Nj\u00eb lib\u00ebr i \u00e7muesh\u00ebm, sidomos p\u00ebr nga d\u00ebshmit\u00eb personale p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb plot l\u00ebvizje e ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme diplomatike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Dikush mund t\u00eb pyet, more \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo fraz\u00eb \u201cpushtet i but\u00eb\u201d dhe nga e ka origjin\u00ebn. \u201cBabai\u201d, si t\u00eb thuash i k\u00ebsaj fraze, \u00ebsht\u00eb akademiku amerikan Joseph Nye Jr., i cili ishte i pari q\u00eb paraqiti k\u00ebt\u00eb koncept t\u00eb \u201cpushtetit t\u00eb but\u00eb\u201d, n\u00eb vitin 1990. Z. Nye e p\u00ebrcaktoi \u201cpushtetin e but\u00eb\u201d, si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron nep\u00ebrmjet nj\u00eb diplomacie t\u00eb but\u00eb dhe jo nep\u00ebrmjet k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe ultimatumeve. Profesor Nye ka then\u00eb se \u201cpushteti i but\u00eb\u201d mund t\u00eb zhvillohet nep\u00ebrmjet marr\u00ebdh\u00ebnieve me aleat\u00ebt, ndihm\u00ebs ekonomike dhe shk\u00ebmbimeve kulturore. Ai ka th\u00ebn\u00eb &nbsp;se p\u00ebrdorimi i diplomacis\u00eb kulturore ose \u201cpushtetit t\u00eb but\u00eb\u201d do t\u00eb rezultonte n\u00eb nj\u00eb opinion publik m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr vendin q\u00eb p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb koncept t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve edhe n\u00eb zhvillimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. \u00cbsht\u00eb pra nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb influencuar ngjarjet duke e bindur kund\u00ebrshtarin p\u00ebr q\u00ebndrimin t\u00ebnd, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret fuqia ushtarake ose sanksionet ekonomike \u2013 sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria. &nbsp;\u201cPushteti i but\u00eb\u201d, sipas Prof. Nye, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sot p\u00ebr arsye t\u00eb globalizmit dhe revolucionit n\u00eb fush\u00ebn informatike. &nbsp;Por, p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria &#8212; pa nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb konsiderueshme ushtarake ose financiare p\u00ebr t\u2019i imponuar dikujt vullnetin e saj &#8212; \u201cpushteti i but\u00eb\u201d, mund t\u00eb jet\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb efektive p\u00ebr zhvillimin e diplomacis\u00eb. Ky, \u00ebsht\u00eb pra edhe thelbi i librit prej 500 faqesh i Mal Berish\u00ebs ku ai e shpjegon m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb koncept t\u00eb diplomacis\u00eb kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>Joseph Nye e ka p\u00ebrkufizuar pushtetin e but\u00eb si &#8220;aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron n\u00ebp\u00ebrmjet diplomacis\u00eb dhe jo n\u00ebp\u00ebrmjet sht\u00ebrngimit ose&nbsp; shantazheve&#8221;. Ai ka theksuar gjithashtu se fuqia e but\u00eb &#8220;mund t\u00eb zhvillohet n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebdh\u00ebnieve me aleat\u00ebt, ndihm\u00ebs ekonomike dhe shk\u00ebmbimeve kulturore&#8221;. Ai ka argumentuar se p\u00ebrdorimi i \u201cpushtetit t\u00eb but\u00eb\u201d n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb &#8220;nj\u00eb opinion publik m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm dhe besueshm\u00ebri jasht\u00eb vendit&#8221;, p\u00ebr shtetin q\u00eb e p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb. Besoj se ky \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfundimi n\u00eb t\u00eb cilin ka ardhur Mal Berisha, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij diplomatike t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb librin e tij, Ambasadori i \u201cPushtetit t\u00eb But\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr tu lexuar edhe nga diplomat\u00ebt e rinj\u00eb shqiptar\u00eb, si nj\u00eb manual udh\u00ebzues i zhvillimit t\u00eb diplomacis\u00eb kulturore n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cI d\u00ebrguar i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe minist\u00ebr fuqiplot\u00eb&#8230;\u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull i pad\u00ebmsh\u00ebm por nuk p\u00ebrputhet fare me realitetin. N\u00eb dit\u00ebt tona, t\u00eb d\u00ebrguarit nuk g\u00ebzojn\u00eb fuqi t\u00eb plota. ata duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb udh\u00ebzime&nbsp; p\u00ebr \u00e7do rast, shkurt ata nuk jan\u00eb fuqi plot\u00eb; megjithse ndonj\u00ebher\u00eb , duke qen\u00eb njer\u00ebz,&nbsp; q\u00ebllon t\u00eb jen\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d. (Th\u00ebnje e Faik Konic\u00ebs, cituar n\u00eb librin e kolegut tim nga vitet tona n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Ilir Ikonomi).<\/p>\n\n\n\n<p>Miku i yn\u00eb Ambasador Mal Berisha (ashtu si t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebt kudo n\u00eb bot\u00eb) mund mos t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb fuqiplot\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb edhe Konica, por q\u00ebllon t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i jashtzakonsh\u00ebm, si ushtrues i pushtetit t\u00eb but\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut t\u00eb vet dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues i denj\u00eb i diplomacis\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, Ambasadori Mal Berisha kryen nj\u00eb detyr\u00eb ndaj vetvetes por edhe kundrejt shum\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tij diplomat\u00eb aktual\u00eb dhe ish-diplomat\u00eb shqiptar\u00eb \u2013 kryesisht&nbsp; i shtyr\u00eb &#8212; si\u00e7 shkruan edhe ish-Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,&nbsp; Z. Besnik Mustafaj &#8212; \u201cnga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb pohuar se, (Ambasador Mal Berisha), duke i sh\u00ebrbyer Shqip\u00ebris\u00eb, ka arritur t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebr veten e tij nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb bukur me gjith\u00eb andrallat e saj, gj\u00eb q\u00eb i shkon nj\u00eb burri t\u00eb realizuar\u201d. &nbsp;Nj\u00eb burri mal\u00ebsor q\u00eb i ka hije, do t\u00eb thosha un\u00eb!&nbsp; Urimet e mia i nderuar Z. Ambasador Berisha!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Me rastin e promovimit t\u00eb librit Ambasadori i Pushtetit t\u00eb But\u00eb, e autorit Mal Berisha, ish-Ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb gj\u00ebndem p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra \u2013 themeluar nga dy prej penave m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb letrave shqip, Peshkop Fan Nolit dhe Faik Konic\u00ebs, ambasadorit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"AMBASADORI I \u201cPUSHTETIT T\u00cb BUT\u00cb\u201d","_seopress_titles_desc":"Me rastin e promovimit t\u00eb librit Ambasadori i Pushtetit t\u00eb But\u00eb, e autorit Mal Berisha, ish-Ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 ","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-31418","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31418"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31418\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31420,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31418\/revisions\/31420"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}