{"id":31309,"date":"2022-03-08T15:03:27","date_gmt":"2022-03-08T14:03:27","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31309"},"modified":"2022-03-08T15:04:34","modified_gmt":"2022-03-08T14:04:34","slug":"ne-shqiperi-vdiq-opozitarizmi-se-bashku-me-shpresen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31309","title":{"rendered":"N\u00cb SHQIP\u00cbRI VDIQ OPOZITARIZMI S\u00cb BASHKU ME SHPRES\u00cbN!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"628\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana.jpg 628w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana-300x191.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 628px) 100vw, 628px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ja edhe 6 Marsi erdhi e shkoi.&nbsp; Asgj\u00eb nuk zgjidhi n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7se theksoi edhe nj\u00ebher\u00eb ndasit\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7arjet politike si dhe mosk\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve me klas\u00ebn aktuale politike n\u00eb vend. Por, zgjedhjet e 6 Marsit treguan gjithashtu edhe nj\u00ebher\u00eb pasqyr\u00ebn e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike q\u00eb mbizot\u00ebron jet\u00ebn politike n\u00eb vend p\u00ebr 30-vjet t\u00eb ashtuquajturit \u201ctranzicion\u201d permanent politik n\u00eb Shhqip\u00ebri. K\u00ebsaj radhe, 70% e shqiptar\u00ebve as nuk shkuan n\u00eb vendvotime p\u00ebr t\u00eb hedhur vot\u00ebn e tyre duke shfaqur me t\u00eb drejt\u00eb urrejtjen e elektoriatit shqiptar ndaj politikan\u00ebve dhe gj\u00ebndjes s\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme &nbsp;politike dhe ekonomike n\u00eb vend.&nbsp; Mos pjes\u00ebmarrja e 70% e votuesve shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb referendumi i v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtar se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike \u201cpost-komuniste\u201d. &nbsp;30% e zgjedh\u00ebsve q\u00eb hodh\u00ebn vot\u00ebn e tyre n\u00eb zgjedhjet e 6 Marsit ishin \u201cbaza\u201d, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn fanatik\u00ebt partiak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt votojn\u00eb verb\u00ebrisht partit\u00eb, pa marr\u00eb parasysh se \u00e7far\u00eb i ofrojn\u00eb ato shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. &nbsp;6 Marsi mund t\u00eb quhet \u201czgjedhje t\u00eb pjesshme\u201d, por ama shqiptar\u00ebt d\u00ebrguan nj\u00eb mesazh t\u00eb plot alarmues dhe t\u00eb pa dyshimt\u00eb drejtuar klas\u00ebs politike dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb p\u00ebrkrahin k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike: KINI D\u00cbSHTUAR! DUHET FILLUAR NGA E PARA! DUHEN ZGJEDHJE T\u00cb PARAKOHSHME T\u00cb P\u00cbRGJITH\u00cbSHME P\u00cbR T\u00cb SHP\u00cbTUAR SHQIP\u00cbRIN\u00cb NGA KATASTROFA! \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se as partia-shtet q\u00eb sundon vendin, as \u201copozita\u201d e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetjen as miratimin nga shumica d\u00ebrmuese e shqiptar\u00ebve.&nbsp; Edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, po t\u2019ia duan t\u00eb mir\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo vet\u00ebm p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb partis\u00eb-shtet, duhet q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor poilitik n\u00eb at\u00eb vend, me njer\u00ebz t\u00eb ri dhe ide t\u00eb reja, para se t\u00eb jet\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebto zgjedhje &#8212; megjith\u00eb retorik\u00ebn, ndon\u00ebse nuk u duk aq euforike nga drejtues t\u00eb partis\u00eb-shtet p\u00ebr \u201cfitore\u201d &#8212; askush nuk fitoi, as partit\u00eb, as kandidat\u00ebt e tyre, as nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ose aktivisht ose n\u00eb heshtje mb\u00ebshtet\u00ebn partit\u00eb dhe kandidat\u00ebt e preferuar t\u00eb tyre n\u00eb zgjedhjet e 6 Marsit ashtu si\u00e7 ben\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar &#8212; jasht\u00eb rregullave t\u00eb qarta diplomatike dhe vijave t\u00eb kuqe q\u00eb nuk duhej t\u00eb shkeleshin kurr\u00eb. &nbsp;Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e turp\u00ebshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb partis\u00eb-shtet, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zhduk\u00eb opozitarizmin e v\u00ebrtet\u00eb politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhen\u00eb k\u00ebt\u00eb process u kan\u00eb humbur shpres\u00ebn edhe 70% t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri v\u00ebrtet\u00eb demokratike e t\u00eb begat\u00eb. Humbje shprese si\u00e7 pasqyrohet me zbrazjen e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat shqiptare po largohen n\u00eb mas\u00eb, nga dita n\u00eb dit\u00eb \u2013 pa shpres\u00eb dhe pa perspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e atdheut t\u00eb tyre. FATKEQ\u00cbSISHT EDHE K\u00cbSAJ RADHE HUMBI SHQIP\u00cbRIA e fituan fanatik\u00ebt dhe korrupsioni!<\/p>\n\n\n\n<p>Ka vite q\u00eb kam parashikuar se Shqip\u00ebria po shkonte drejt\u00eb nj\u00eb vendi autoritar, madje edhe me miratimin, her\u00eb n\u00eb heshtje, e her\u00eb aktivisht edhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. &nbsp;Fatkeq\u00ebsisht, duket se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me nj\u00eb Shqip\u00ebri si Rusia putiniste ose Turqia erdoganiste, ndon\u00ebse shum\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl. &nbsp;Sa her\u00eb e kam p\u00ebrdorur at\u00eb th\u00ebnjen \u201cE Buono p\u00ebr Albania\u201d &#8212; kur thuhej se Italia fashiste d\u00ebrgonte mjek\u00eb e zyrtar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; kur i jam referuar toleranc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj d\u00ebshtimeve t\u00eb vazhdueshme politike dhe ekonomike t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare gjat\u00eb 30-viteve t\u00eb kaluara. Mos vall\u00eb edhe sot nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb k\u00ebshtu mendojn\u00eb, se Shqip\u00ebria e sot\u00ebme nuk meriton nj\u00eb klas\u00eb politike m\u00eb demokratike m\u00eb t\u00eb ndershme dhe m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse ndaj elektoratit shqiptar \u2013 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb zgjedhur me vota t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, sipas standardeve t\u00eb bot\u00ebs demokratike? A po nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me nj\u00eb pseudo-demokraci n\u00eb Shqip\u00ebri, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga kjo klas\u00eb politike aaktuale dhe thon\u00eb n\u00ebn buz\u00eb: E buono per Albania! Zot na ruaj!<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt duan ndryshimin e madh demokratik. 30-vjt\u00eb q\u00eb presin. E donin k\u00ebt\u00eb dje dhe e duan edhe sot, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Shqiptar\u00ebt e din\u00eb se me nj\u00eb \u201cautokraci me makiazh demokratik\u201d, nuk vendoset liria as demokracia &#8212; begatia jo se jo. Prandaj 70% e votuesve shqiptar\u00eb nuk g\u00ebnjehen kollaj, as nga propaganda e sofistikuar e qeversis\u00eb, as nga media e oborrit t\u00eb qeveris\u00eb e madje as nga diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb. Pjesa d\u00ebrmuese e shqiptar\u00ebve ndejt\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi dit\u00ebn e 6 Marsit, duke mos dashur t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb loje t\u00eb flliqt\u00eb e banale t\u00eb paraqitur n\u00ebn mask\u00ebn e demokracis\u00eb shqiptare. Shqiptar\u00ebt e lodhur tanim\u00eb presin NDRYSHIMIN E MADH, por jan\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm se ai ndryshim nuk vjen nga kjo klas\u00eb politike autokrate, t\u00eb \u00e7imentuar jo vet\u00ebm n\u00eb pushtetin qendror por edhe n\u00eb radh\u00ebt e partive dhe n\u00eb rrethe. Pa demokraci brenda partive nuk ka demokraci Shqip\u00ebria!<\/p>\n\n\n\n<p>Po e mbyll k\u00ebt\u00eb reagim timin modest p\u00ebr \u201c6 Marsin\u201d, me nj\u00eb citim t\u00eb botuar pas zgjedhdjeve t\u00eb 25 prillit t\u00eb vitit q\u00eb kaloi &#8212; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/politike\/frank-shkreli-diktatura-me-e-rrezikshme-eshte-ajo-qe-paraqitet-me-masken-e-demokracise\/\">Frank Shkreli: Diktatura m\u00eb e&nbsp;rrezikshme, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb, paraqitet me mask\u00ebn e demokracis\u00eb! | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 mbi pasojat&nbsp; e p\u00ebrjet\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb regjimi autokrat ose pseudo-demokrat n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pse n\u00eb at\u00eb vend nuk mund t\u00eb ndodh ndryshimi q\u00eb zakonisht pritet nga zgjedhjet e lira, n\u00eb nj\u00eb vend normal. P\u00ebrgjigjen na e jep nj\u00eb i ish-burgosur i komunizmit eneverist, At Pjet\u00ebr Meshkalla, i cili \u00ebsht\u00eb shprehur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, duke iu referuar regjimit diktatorial komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, se asgj\u00eb e mir\u00eb nuk mund t\u00eb vij\u00eb nga nj\u00eb pseudo-demokraci, ku &nbsp;\u201cAutokracia me makiazh demokratik, l\u00ebshon rr\u00ebnj\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha se sa vet\u00eb diktatura e shpallur tek nj\u00eb popull i lodhur e i demoralizuar, i cili bie n\u00eb preh\u00ebrin e saj symbyllas\u201d. &nbsp;At Pjet\u00ebr Meshkalla, ka paralajm\u00ebruar n\u00eb koh\u00ebn e tij se pasojat e r\u00ebnda t\u00eb autokracis\u00eb me makiazh demokratik, \u201cjan\u00eb m\u00eb afatgjata se ato t\u00eb nj\u00eb diktature t\u00eb ligj\u00ebruar, mbasi populli i shpres\u00ebhumbur gjunj\u00ebzohet prej d\u00ebshp\u00ebrimit, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pr\u00e9 e leht\u00eb p\u00ebr despot\u00ebt e rinj\u00eb me grim demokratik\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim botuar n\u00eb portalin, \u201cRadi and Radi\u201d, At Meshkalla citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se, \u201cduke i l\u00ebn\u00eb kastile t\u00eb hapura dhe t\u00eb pa mjekuara plag\u00ebt e diktatur\u00ebs, ato do t\u00eb infektohen dhe shoq\u00ebria shqiptare do t\u00eb gangrenizohet duke u dob\u00ebsuar dhe \u00e7\u2019orientuar progresivisht, derisa t\u00eb katandiset n\u00eb nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb hallakatur lyp\u00ebsar\u00ebsh t\u00eb n\u00ebnshtruar.\u201d &nbsp;&nbsp;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr citohet t\u00eb ket\u00eb shkruar At Meshkalla, \u201cPseudo-demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anarshi e organizuar me q\u00ebllim q\u00eb pushtetar\u00ebt despot\u00eb dhe bashkpun\u00ebtor\u00ebt e tyre m\u00ebkatar\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme at\u00eb q\u00eb ua ndalon ligji i tyre, fasad\u00eb mashtrimi!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse n\u00eb zgjedhjet e 6 Marsit fituan fanatik\u00ebt e partive, por humbi Shqip\u00ebria. Humbi se 70% e votuesve shqiptar\u00eb refuzuan t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaqsuesit e klas\u00ebs politike shqiptare t\u00eb \u201ctranzicionit post komunist\u201d, shqiptar. Nj\u00eb mesazh i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ky jo vet\u00ebm p\u00ebr qeverin\u00eb aktuale dhe p\u00ebr partit\u00eb \u201copozitare\u201d, por edhe p\u00ebr ambasadat per\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb, si\u00e7 duket vazhdojn\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me realitetin e nj\u00eb \u201cautokracie shqiptare me makiazh demokratik\u201d, si pengesa kryesore drejt themelimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb lir\u00eb e demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, e denj\u00eb e nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe pretenduese p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian. T\u00eb reflektojn\u00eb edhe k\u00ebsaj radhe &#8212; me rastin e zgjedhjeve t\u00eb 6 Marsit n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; dhe, nd\u00ebrgjegj\u00ebshm\u00ebrisht, t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse k\u00ebt\u00eb autokraci shqiptare me makiazh demokratik p\u00ebr gjendjen aktuale politike dhe ekonomike n\u00eb vend. Sepse, \u201cDiktatura m\u00eb e rrezikshme \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb paraqitet me mask\u00ebn e demokracis\u00eb.\u201d &nbsp;N\u00ebqoftse duhet t\u00eb nxirret nj\u00eb m\u00ebsim nga t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb, si dhe nga ambasadat per\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb nga zgjedhjet e 6 Marsit \u2013 ai m\u00ebsim duhet t\u00eb jet\u00eb se nj\u00eb popull i \u201cshpres\u00ebhumbur gjunj\u00ebzohet m\u00eb kollaj prej d\u00ebshp\u00ebrimit, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pr\u00e9 e leht\u00eb p\u00ebr despot\u00ebt e rinj\u00eb me grim demokratik\u201d. Mos pjes\u00ebmarrja e 70% e votuesve shqiptar\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 6 Marsit tregon \u201cnj\u00eb popull shpres\u00ebhumbur\u201d, por uroj q\u00eb ky popull t\u00eb mos gjunj\u00ebzohet para t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb keqe politike q\u00eb po ia merr shpirtin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ja edhe 6 Marsi erdhi e shkoi.&nbsp; Asgj\u00eb nuk zgjidhi n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7se theksoi edhe nj\u00ebher\u00eb ndasit\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7arjet politike si dhe mosk\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve me klas\u00ebn aktuale politike n\u00eb vend. Por, zgjedhjet e 6 Marsit treguan gjithashtu edhe nj\u00ebher\u00eb pasqyr\u00ebn e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb klas\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6648,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"N\u00cb SHQIP\u00cbRI VDIQ OPOZITARIZMI S\u00cb BASHKU ME SHPRES\u00cbN!","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-31309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31309"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31311,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31309\/revisions\/31311"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}