{"id":31258,"date":"2022-03-05T08:55:51","date_gmt":"2022-03-05T07:55:51","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31258"},"modified":"2022-03-05T08:55:51","modified_gmt":"2022-03-05T07:55:51","slug":"mbajeni-shenim-serbia-mban-anen-e-putinit-ne-agresionin-kunder-ukraines-jo-te-perendimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31258","title":{"rendered":"MBAJENI SH\u00cbNIM: SERBIA MBAN AN\u00cbN E PUTINIT N\u00cb AGRESIONIN KUND\u00cbR UKRAIN\u00cbS, JO T\u00cb PER\u00cbNDIMIT!"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Serbia dhe Bjellorusia jan\u00eb t\u00eb vetmet vende evropiane q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb vendosin sanksione ekonomike kund\u00ebr Rusis\u00eb, si masa p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar agresionin e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb vende an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, por sidomos ato evropiane. Serbia \u00ebsht\u00eb prononcuar se nuk do t\u00eb vendos sanksione kund\u00ebr Rusis\u00eb p\u00ebr agresionin e saj ndaj nj\u00eb vendi t\u00eb pavarur e demokratik.&nbsp; Por k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, Serbia votoi me 141 vende t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndalimin e agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Si\u00e7 dihet, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb vet\u00ebm simbolike, si shum\u00eb vota t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb organizat\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb k\u00ebsaj natyre, q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb ndikim mbi zhvillimet ushtarake e poilitike n\u00eb terren, n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse jam i sigurt se Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama e di mir\u00eb se kjo vote n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjith\u00ebshme nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi sa i p\u00ebrket gj\u00ebndjes n\u00eb Ukrain\u00eb &#8212; as nuk i prish\u00eb hi\u00e7 pun\u00ebt e Mosk\u00ebs me Beogradin dhe se vota t\u00eb tilla n\u00eb OKB nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebrve\u00e7se mund t\u00eb shprehin q\u00ebndrimin e vendeve an\u00ebtare mbi nj\u00eb subjekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Por, \u00e7udit\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, i vetmi q\u00eb mendon se vota e Serbis\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme q\u00eb \u201cd\u00ebnon\u201d Rusin\u00eb p\u00ebr agresionin n\u00eb Ukrain\u00eb, tregon, sipas tij, se, Serbia ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebthes\u00eb, se <strong>\u201cVota e Serbis\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb unifikon Ballkanin Per\u00ebndimor me Per\u00ebndimin\u201d<\/strong>, sipas nj\u00eb sh\u00ebnimi t\u00eb Z. Rama n\u00eb rrjetin social. &nbsp;Serbia nuk ka ndryshuar aspak qendrimin e saj n\u00eb lidhje me sulmin barbar t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, pasi jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme deklaratat e Beogradit zyrtar q\u00eb tregojn\u00eb se e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por edhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb per\u00ebndimor\u00eb jan\u00eb shprehur se Serbia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb krahun e Mosk\u00ebs dhe se agresioni i Putinit kund\u00ebr Ukrain\u00ebs s\u00eb pavarur e demokratike gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, nj\u00eb kopje me t\u00eb nj\u00ebjtat justifikime &#8212; e luft\u00ebs s\u00eb Milloshevi\u00e7it kund\u00ebr Kosov\u00ebs 20- e sa vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, por ajo q\u00eb po habit njer\u00ebzit, sidomos shqiptar\u00ebt kudo, por edhe disa zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb perendimor\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti se pse e ndjen\u00eb si obligim Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb l\u00ebvdoj\u00eb e t\u00eb mbroj\u00eb vot\u00ebn e Serbis\u00eb n\u00eb OKB, si nj\u00eb kthes\u00eb, si shenj\u00eb se Serbia me vot\u00ebn e saj \u201ckund\u00ebr\u201d Rusis\u00eb, po \u201cunifikon Bashkimin Perendimor me Perendimin\u201d. &nbsp;Sipas disa mediave, Beogradi zyrtar \u00ebsht\u00eb shprehur nj\u00eb dit\u00eb a dy pas vot\u00ebs n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjith\u00ebshme se Serbia votoi n\u00eb favor t\u00eb 5 pikave t\u00eb para, nga 13 pikat gjithsejt q\u00eb kishte rezoluta kritike ndaj Rusis\u00eb dhe jo p\u00ebr rezolut\u00ebn n\u00eb ter\u00ebsi. Hajde merre vesh tani se si dikush mund t\u00eb arrij n\u00eb p\u00ebrfundimin se vota gjysmake e Serbis\u00eb n\u00eb OKB (n\u00eb favor t\u00eb 5 pikave dhe jo n\u00eb favor t\u00eb rezolut\u00ebs s\u00eb plot\u00eb) kund\u00ebr Rusis\u00eb, \u201cunifikon Ballkanin Per\u00ebndimor me Per\u00ebndimin\u201d, kund\u00ebr pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs nga diktatori Putin.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebndrimi Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb jo vet\u00ebm dyfytyr\u00ebsie, por edhe pafytyr\u00ebsie nga ana e Beogradit zyrtar si dhe nga ata q\u00eb shprehen pozitivisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb politik\u00eb dhelp\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201cunifikuese\u201d me Per\u00ebndimin.&nbsp; Sepse, po t\u00eb ishte Serbia e disponuar seriozisht p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar agresionin rus n\u00eb Ukrain\u00eb, ajo do duhej t\u00eb d\u00ebnonte m\u00eb s\u00eb pari agresionin dhe krimet serbe kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb ish-Jugosllavi.&nbsp; Presidenti serb Vu\u00e7iq, i p\u00ebrk\u00ebdheluri i disave, mbron gjithnj\u00eb agresionin kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe krimet e kryera atje ndaj mij\u00ebra shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm, viktima t\u00eb regjimit fashist serb. Gjithashtu, Serbia jo vet\u00ebm q\u00eb &nbsp;nuk njeh, por b\u00ebn \u00e7\u2019mos p\u00ebr t\u00eb minuar pavar\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe s\u00eb bashku me Rusin\u00eb, p\u00ebr vite tani, vepron kund\u00ebr njohjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shtetit t\u00eb&nbsp; Kosov\u00ebs,, n\u00eb entet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rajonale.<\/p>\n\n\n\n<p>Udh\u00ebheqsit e Serbis\u00eb sot, disa prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb bashkpuntor\u00eb t\u00eb Millosheviqit, p\u00ebrfshir Vu\u00e7iqin, nuk ka sesi t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb pushtimin e Ukrain\u00ebs nga Rusia sepse diktatori kriminal Putin n\u00eb Ukrain\u00eb po kopjon, pothuaj me p\u00ebrpikm\u00ebri, veprimet barbare t\u00eb Millosheviqit n\u00eb Kosov\u00eb, si\u00e7 u shpreh Kryeministri britanik, Boris Xhonson, jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb parlamentin britanik duke folur rreth sulmit rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Udh\u00ebheqsi britanik krahasoi agresionin e Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb me at\u00eb t\u00eb Milloshevi\u00e7it n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1998\/99.&nbsp; <strong>\u201cUn\u00eb mendoj se nj\u00ebra nga gj\u00ebrat m\u00eb impresionuese se \u00e7far\u00eb Putin po b\u00ebn \u00ebsht\u00eb sa i p\u00ebraf\u00ebrt \u00ebsht\u00eb krahasimi midis veprimeve t\u00eb tij dhe atyre t\u00eb Sllobodan Milloshevi\u00e7it. Ekzakt\u00ebsisht i nj\u00ebjti nonsens i p\u00ebrdorur mbi lidhjen mistike mes Kosov\u00ebs dhe Beogradit dhe Kievit me Mosk\u00ebn. Ekzakt\u00ebsisht i nj\u00ebjti agresion dhe kujtoni se Sllobodan Milloshevi\u00e7 vdiq gjat\u00eb gjyqit\u201d,<\/strong> ka then\u00eb Boris Johnson.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa jav\u00ebn e kaluar, nj\u00eb z\u00eb nga Amerika, ish-ambasadori i SHBA-ve n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, Filip Kosnet dha alarmin n\u00eb lidhje me qendrimin e Serbis\u00eb n\u00eb lidhje me sulmin barbar t\u00eb Rus\u00ebs kund\u00ebr Ukrain\u00ebs: \u201cmbajeni sh\u00ebnim\u201d, ka shkruar ai, <strong>\u201cVu\u00e7iq mbajti an\u00ebn e Putinit, jo Per\u00ebndimit.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cPra, duket se presidenti i Serbis\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7 ka zgjedhur Putinin n\u00eb vend t\u00eb Per\u00ebndimit \u2013 nd\u00ebrsa pretendon se duart e tij jan\u00eb t\u00eb lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kish\u00ebs (ortodokse). Kjo nuk \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheqje; \u00ebsht\u00eb moral frikacaku. BE, SHBA ju lutem mbani sh\u00ebnim\u2019,&nbsp;ka <\/em>shkruar ish-ambasadori i SHBA n\u00eb Kosov\u00eb, Philip Kosnett n\u00eb rrjetin social.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb do t\u2019p\u00ebrfshija n\u00eb k\u00ebt\u00eb porosi t\u00eb Ambasadorit Kosnet &#8212; drejtuar SHBA-ave dhe BE-s\u00eb &#8212; edhe Tiran\u00ebn zyrtare, n\u00eb krye me Kryeministrin Rama dhe mbar\u00eb klas\u00ebn politike shqiptare q\u00eb \u2013 para se t\u00eb b\u00ebjn\u00eb deklarata t\u00eb tilla pro-serbe n\u00eb lidhje me tmerin q\u00eb po ndodh\u00eb sot n\u00eb Ukrain\u00eb &nbsp;&#8212; t\u00eb kujtojn\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb, pak m\u00eb shum\u00eb se 20-vite m\u00eb par\u00eb, por edhe t\u00eb mos harrojn\u00eb &#8212; n\u00eb euforizm\u00ebn e tyre, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d &#8212; se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi zyrtar vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb Serbia dhe pasardh\u00ebsit e Millosheviqit n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn dhe me shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Mos harroni vitin 1999. Mos harroni deportimin n\u00eb mas\u00eb e me dhun\u00eb nga trojet st\u00ebrgjyshore t\u00eb af\u00ebr nj\u00eb milion shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; Ve\u00e7an\u00ebrisht, ju lutem mos harroni aq shpejt vrasjen e mbi 12.000 viktimave civile t\u00eb pafajshme dhe t\u00eb pa-armatosur, t\u00eb vrar\u00eb nga regjimi terrorist serb, qindra masakra dhe varrezat masive e pa shenj\u00eb si dhe ata t\u00eb cil\u00ebve ende nuk u dihet fati. Kujtoni gjithashtu edhe p\u00ebrdhunimin e 20.000 femrave t\u00eb Kosov\u00ebs. Serbia ende nuk i njeh as nuk i pranon k\u00ebto krime t\u00eb fund shekullit 20-t\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve!&nbsp; Mendoni mir\u00eb se \u00e7\u2019po b\u00ebni dhe nj\u00ebherazi kujtoni &#8212; \u00ebsht\u00eb lutja dhe porosia ime drejtuar Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Tiran\u00ebs zyrtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u2013 k\u00ebto viktima, t\u00eb gjalla e t\u00eb vrara nga Serbia, jo m\u00eb larg se dy dekada m\u00eb par\u00eb \u2013 para se t\u00eb hidheni n\u00eb preh\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb avokat i politik\u00ebs s\u00eb Beogradit ndaj agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb. &nbsp;Bota e di tashm\u00eb, se Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Putinit dhe jo t\u00eb Per\u00ebndimit!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrkujtimin e 578-vjetorit t\u00eb \u201cBes\u00eblidhjes s\u00eb Lezh\u00ebs\u201d, (2 mars 1444 -2 mars 2022), dhe duke pasur parasysh gj\u00ebndjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Evrop\u00eb&#8211; Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashkim, bashkim idesh e interesi. Situata aktuale q\u00eb po ndryshon, mot pas moti, k\u00ebrkon vepra bashkimi dhe dashuri v\u00ebllaz\u00ebrore, jo p\u00ebr\u00e7arje. E kam then\u00eb shpesh se diplomacia dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve me Beogradin zyrtar, duhet t\u00eb kalojn\u00eb nep\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs! Kam droj\u00eb se kini humbur drejtimin, t\u00eb nderuar v\u00ebll\u00ebzer shqiptar\u00eb! \u00cbsht\u00eb momenti historik p\u00ebr nj\u00eb Bes\u00eblidhje t\u00eb re Shqiptare \u2013 n\u00eb bashkpunim me miqt\u00eb perendimor\u00eb n\u00eb krye me Shtetetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs &#8212; n\u00eb mbrojtje t\u00eb ideve dhe interesave komb\u00ebtare afatgjata.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Serbia dhe Bjellorusia jan\u00eb t\u00eb vetmet vende evropiane q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb vendosin sanksione ekonomike kund\u00ebr Rusis\u00eb, si masa p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar agresionin e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb vende an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, por sidomos ato evropiane. Serbia \u00ebsht\u00eb prononcuar se nuk do t\u00eb vendos sanksione kund\u00ebr Rusis\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31258","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31258"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31258\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31259,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31258\/revisions\/31259"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}