{"id":31093,"date":"2022-02-18T10:31:16","date_gmt":"2022-02-18T09:31:16","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31093"},"modified":"2022-02-21T17:26:29","modified_gmt":"2022-02-21T16:26:29","slug":"kur-politika-relativizon-etiken-dhe-moralin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=31093","title":{"rendered":"KUR POLITIKA RELATIVIZON ETIK\u00cbN DHE MORALIN"},"content":{"rendered":"<figure class=\"alignleft wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"448\" height=\"441\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga <strong>Qani Osmani<\/strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Politik\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb politikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb se idet\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e tyre duhet t\u2019i vendosin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa vetvetja apo familja. Pa dyshim q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e individ\u00ebve q\u00eb nisin nj\u00eb karrier\u00eb politike, nisen me k\u00ebt\u00eb premis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, pjesa m\u00eb e madhe e tyre q\u00eb angazhohen \u201cfort\u201d n\u00eb politik\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt nuk duhet votuar apo pajisur me pushtet, sepse ata nuk jan\u00eb nisur p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme! Jan\u00eb persona me ambicje ekstreme por me aft\u00ebsi t\u00eb pakta! Jan\u00eb dembel\u00eb e t\u00eb pashkolluar, por hiqen si t\u00eb palodhur dhe intelektual! Jan\u00eb manipulativ\u00eb dhe mashtrues por hiqen si t\u00eb drejt\u00eb dhe parimor\u00eb! N\u00eb raste t\u00eb rralla, mund t\u00eb ken\u00eb edhe shkollim t\u00eb mir\u00eb dhe intelegjenc\u00eb mbi mesataren, por k\u00ebta tipa jan\u00eb narcizist\u00eb dhe delitant! Prandaj shum\u00eb pak nga ata q\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb lart n\u00eb politik\u00eb jan\u00eb akoma disi t\u00eb ndersh\u00ebm apo paksa t\u00eb p\u00ebrlyer, sepse sistemi i pisll\u00ebkut moral t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb, i flak nj\u00eb nga nj\u00eb, dit\u00ebn kur e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromise q\u00eb shkelin parimet e tyre!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Zhvillimet anokronike n\u00eb politik\u00ebn e politikb\u00ebr\u00ebsve n\u00eb vendet ballkanike e kan\u00eb relativizuar edhe kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb dhe fillestar t\u00eb fjal\u00ebve moral, apo i moralsh\u00ebm, etik\u00eb dhe nuancat e tyre semantike. Ajo q\u00eb deri dje konsiderohej moral dhe virtyt njer\u00ebzor dhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput e kund\u00ebrt me fjal\u00ebn hipokrizi apo dyft\u00ebrsi, n\u00eb politik\u00eb ka marr\u00eb ngjyrim t\u00eb specializuar semantik, gjegj\u00ebsisht sfera e politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb situat\u00eb speciale, ku kjo fjal\u00eb p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrjashtim nga rregulla e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; N\u00ebse t\u00eb g\u00ebnjesh dhe t\u00eb mashtrosh n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme \u00ebsht\u00eb e turpshme dhe e gjykueshme, n\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsi dhe shkatht\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ngren lart n\u00eb vendimmarrjen politike, si nj\u00eb virtyt q\u00eb s\u2019mund ta ket\u00eb secili, dhe prandaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar. Vet\u00ebm n\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb e lejuar t\u2019i hash fjal\u00ebt, t\u00eb thuash t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb afat kohor t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm, t\u00eb premtosh edhe at\u00ebher\u00eb kur je i vet\u00ebdijsh\u00ebm se premtimi \u00ebsht\u00eb i pairealizuesh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e lejuar t\u00eb vjedh\u00ebsh pak, por jo ta teprosh, dhe t\u00eb ngjashme.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; &nbsp;Ky tjet\u00ebrsim rr\u00ebnj\u00ebsor i vlerave dhe i sjelljes etike, q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe profesionale apo ekonomike shkakton neveri dhe p\u00ebrbuzje nga bashk\u00ebqytetar\u00ebt apo klient\u00ebt dhe konsumator\u00ebt, dhe detyrimisht sjell deri te humbja e kredibilitetit dhe besimit nga t\u00eb tjer\u00ebt, nuk vlen vet\u00ebm p\u00ebr politikan\u00ebt, sepse ata jan\u00eb nj\u00eb rast special, nj\u00eb rac\u00eb m\u00eb e lart\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb cil\u00ebve u lejohet gjith\u00e7ka! P\u00ebr ta nuk vlejn\u00eb as edhe urdh\u00ebresat dhe udh\u00ebzimet e profet\u00ebve, si p\u00ebr shembull, mos vidh, mos e lakmo pasurin\u00eb, mos e tradhto gruan, mos ia b\u00ebn tjetrit at\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ta b\u00ebj\u00eb ty askush, respekto prind\u00ebrit, duaje t\u00eb af\u00ebrmin dhe t\u00eb ngjashme.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Nj\u00eb person q\u00eb u p\u00ebrmbahet urdh\u00ebresave t\u00eb besimit t\u00eb tij fetar, q\u00eb i respekton ligjet e shtetit ku jeton dhe q\u00eb jep kontributin e vet modest n\u00eb p\u00ebrparimin e shoq\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i respektuar dhe i vler\u00ebsuar nga t\u00eb tjer\u00ebt, si nj\u00eb njeri i moralsh\u00ebm dhe i devotsh\u00ebm, q\u00eb s\u2019i b\u00ebn d\u00ebm askujt dhe ndihmon me aq sa mundet. Por p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar deri n\u00eb fund moralitetin e nj\u00eb individi mjafton q\u00eb t\u2019i jepet mund\u00ebsia t\u00eb ngjitet n\u00eb shkall\u00ebt e pushtetit, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit pritet q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb dhe sakrifikoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr avancimin dhe mir\u00ebqenien shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Se \u00e7ka ndodh n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nuk e dim\u00eb, por se ndodh nj\u00eb transformim shpirt\u00ebror n\u00eb mendjen e tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb se evidente. Pas vet\u00ebm nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, nga vet\u00ebp\u00eblqyeshm\u00ebria, ai fillon t\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb indiferent dhe moskok\u00eb\u00e7ar\u00ebs, mosmir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj atyre q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u201clejen\u201d t\u00eb ngjitet k\u00ebtyre shkall\u00ebve, pak nga pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i ndihmuar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr shkaqe objektive, por m\u00eb shum\u00eb nga \u201cverbimi\u201d prej drit\u00ebs s\u00eb pushtetit, q\u00eb pastaj nga humbja e d\u00ebgjimit p\u00ebr hallet e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka dal\u00eb vullnetar dhe \u00ebsht\u00eb zotuar se do t\u00eb punoj\u00eb me t\u00eb gjitha forcat.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Dhe n\u00eb vend q\u00eb kjo t\u00eb konsiderohet devijim dhe shmangje nga zotimet e tij, nga po ata q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mandatin, ai konsiderohet i aft\u00eb dhe i shkatht\u00eb nga goja, duke premtuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb se i duhet edhe pak koh\u00eb p\u00ebr ta mbajtur premtimin, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb paplanifikuara objektive, t\u00eb cilat gjoja se kan\u00eb krijuar pengesa dhe kan\u00eb shkaktuar prolongimin e kryerjes s\u00eb pun\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, shija e pushtetit \u00ebsht\u00eb e shoq\u00ebruar nga mendjemadh\u00ebsia dhe mbivler\u00ebsimi individual i bart\u00ebsit t\u00eb pushtetit, nga fakti se ata habiten edhe vet\u00eb me zot\u00ebsin\u00eb e tyre, q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb ngjiten aq lart n\u00eb piedestalin e pushtetit, por edhe nga paranoja e humbjes s\u00eb tij, dhe nga \u201cvjedhja e postit\u201d nga pretendent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Ruajtja me xhelozi e karriges s\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb obsesion dhe secili q\u00eb e kujton p\u00ebr zotimet e dh\u00ebna, q\u00eb e kritikon p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, atij i duket se gjoja e aspiron vendin e tij, dhe si rrjedhoj\u00eb fillon t\u00eb abuzoj\u00eb me pushtetin drejt \u201cgjuatjes s\u00eb shtrigave\u201d dhe luftimit preventiv t\u00eb atyre q\u00eb mendon se e d\u00ebshirojn\u00eb karrigen e pushtetit, duke shkaktuar rrug\u00ebs pasoja t\u00eb pariparueshme n\u00eb drejtim t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb fateve individuale dhe familjare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse dikush v\u00ebrtet\u00eb beson se politikani sakrifon nga vetja p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme (respekt p\u00ebr p\u00ebrjashtimet pozitive), \u00ebsht\u00eb naiv dhe e gjith\u00eb jeta e tij ka qen\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Ose ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme nga ky politikan dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebfajtor me t\u00eb n\u00eb shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs. N\u00eb fakt, k\u00ebta individ\u00eb jan\u00eb karburanti i pushtetit t\u00eb k\u00ebtyre politikan\u00ebve! Jan\u00eb ata q\u00eb nuk shohin m\u00eb larg sesa nj\u00eb favor i p\u00ebrkohsh\u00ebm nga nj\u00eb politikan \u201cbamir\u00ebs\u201d!&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Institucioni i moralit \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb themelor\u00ebt p\u00ebr politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt. Morali si kategori universale ndan t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja, t\u00eb dobishmen nga e d\u00ebmshmja, t\u00eb ndershmen nga e pandershmja, legjitimen nga jolegjitimja, shoq\u00ebroren nga egoistja. Morali \u00ebsht\u00eb tejet i lidhur me politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt. \u00c7do moral ka politik\u00ebn e vet, por asnj\u00eb politik\u00eb nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb pa moral. Kur politika ose politikan\u00ebt humbasin moralin at\u00ebher\u00eb politika dhe politikani kan\u00eb humbur t\u00eb drejt\u00ebn, t\u00eb dobishme dhe legjitimitetin t\u00eb ekzistojn\u00eb. Morali \u00ebsht\u00eb institucion m\u00eb vete. Morali p\u00ebrgjith\u00ebsisht dhe n\u00eb politik\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht lidhet me marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore, me drejt\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore. R\u00ebnia e moralit do t\u00eb thot\u00eb nd\u00ebrprerje e lidhjes s\u00eb politik\u00ebs me njer\u00ebzit, do t\u00eb thot\u00eb c\u00ebnimi ose shkelja e vlerave njer\u00ebzore, do t\u00eb thot\u00eb humbjea e dobishm\u00ebris\u00eb shoq\u00ebrore, do t\u00eb thot\u00eb mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Qani Osmani &nbsp;&nbsp; Politik\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb politikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb se idet\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e tyre duhet t\u2019i vendosin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa vetvetja apo familja. Pa dyshim q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e individ\u00ebve q\u00eb nisin nj\u00eb karrier\u00eb politike, nisen me k\u00ebt\u00eb premis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-31093","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31093","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31093"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31093\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31094,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31093\/revisions\/31094"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31093"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31093"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31093"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}